• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

KUVENDI I VATRES ORGANIZOHET ME 2 MAJ NE JACKSONVILLE, FLORIDA

April 16, 2015 by dgreca

Kryetari i VATRES Dr. Gjon Bucaj, njofton se sic ka vendosur Këshilli i Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Kuvendi i radhës do të zhvillojë punimet me 2 Maj 2015 në Jacksonville, Florida. Kuvendi i fillon punimet në orën 9.00 të mëngjesit.
Mikpritësit, Vatranët e Degës Jacksonville, kanë marrë masat e duhura. Për delegatët që udhëtojnë nga shtete e qytete të largët do të mund të bëjnë rezervimet në Hotelin, ku organizohet Kuvendi.:Ramada Inn Jacksonville/Baymeadows hotel & Conference Center, 9150 Baymeadoëws Road, Jacksonville, FL 32256 Tel. (904) 737-1700 – Fax: (904) 737-0207
Delegatët paguajnë shpenzimet e udhëtimit dhe të hotelit. Rezervimet duhet të bëhen sa më parë. Edhe darka do të organizohet në të njëjtin hotel.

Filed Under: Vatra Tagged With: 2 Maj, florida, Jacksonville, Kuvendi i Vatres

Kolaboracionist apo patriot …?

April 16, 2015 by dgreca

*70 vjetori i gjyqit special/
*Bota baltën e bën njeri, kurse shqiptarët, për fat të keq, njeriun e kthejnë në baltë/
Shkruan: Reshat Kripa/
Në 70 vjetorin e gjyqit special natyrshëm të lind pyetja: Çfarë kanë qenë personazhet që aktivizoheshin në administratën shtetërore në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kolaboracionist apo patriot? Kjo pyetje qëndron pezull në skakierën e politikës shqiptare. Mendimet janë të ndryshme dhe shpesh herë përplasen midis tyre. Historianët e periudhës totalitare i rendisin politikanët që morën pjesë në administratën shtetërore të kohës në radhën e kolaboracionistëve. Madje, për këtë shkak, shumë prej këtyre politikanëve, si pjestarët e grupit të gjyqit special, me vendosjen e pushtetit komunist, shkuan në satër pa as më të voglin hezitim. Të tjerët ishin detyruar, për të mos pësuar të njëjtin fat, të merrnin rrugën e emigrimit në vendet perëndimore ku gjetën një strehë të sigurtë dhe një liri veprimi, ku asnjë organ shtetëror i këtyre vendeve nuk i radhiti në rradhët e kolaboracionistëve.
Pas ndryshimeve demokratike lindi edhe nje kategori tjetër historianësh që ngjarjet e asaj periudhe i shikonin me nje sy tjetër. Kjo kategori ngulte këmbë, me të drejtë, se ngjarjet historike nuk duheshin parë bardhë e zi. Ylberi ka shtatë ngjyra dhe të gjitha ato duhen patur parasysh. Ndaj çdo gjë duhet parë në prizmin e periudhës kur ka ndodhur.
Personalisht, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kam qënë mjaft i vogël për të kuptuar të vërtetën. Hera-herës dëgjoja tim atë kur bisedonte me miqtë e tij të ngushtë, opinione mbi figurat kryesore të luftës. Vija re se opinionet e tim eti binin ndesh me ato që na mësonte historia që bënim në shkollë. Por pata fatin që u arrestova Them pata fatin se, gjatë kësaj kohe, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër, ndryshe nga ajo që kisha mësuar në shkollë. Këtë histori ma mësuan ata burra të rrallë që zor se mund t’i vijnë më këtij kombi. Ata ishin doktor Isuf Hysenbegasi, Avokatët Xhevdet Kapshtica, Fatosh Kokoshi dhe Haki Karapici, kleriku Padre Mëshkalla dhe përkthyesi Gjon Shllaku, agronomët Meçan Hoxha dhe Sami Bitincka, mësuesit Tahir Hoxha dhe Matish Çefa dhe plot të tjerë që nuk po i përmend pasi do të duheshin faqe të tëra.
Këta burra më flisnin për ngjarjet dhe personazhet kryesorë që ishin ndeshur gjatë periudhës së luftës me njëri-tjetrin. Më flisnin për ata që kishin pranuar të merrnin pjesë në administratën e lartë të pushtuesit, për shkaqet pse kishin pranuar dhe nëse kishin vepruar drejt apo jo. Më flisnin edhe për aktivitetin e tyre në të kaluarën, për luftën e gjatë dhe përkushtimin e tyre në dobi të vendit. Në sytë e mi gjithmonë e më shumë lartësoheshin figurat e këtyre martirëve të shquar që u sakrifikuan për Shqipërinë. Kështu tek unë u formua një opinion i plotë mbi aktivitetin e zhvilluar prej tyre ndër vite.
Kohët e fundit, me zhvillimin e madh që ka marrë interneti, shfletoj faqet e tij dhe lexoj mbi këta burra. Çuditërisht ato përputhen me opinionin e krijuar prej meje qysh prej vitesh.
Do përqëndrohem vetëm në dy prej tyre, njëra nga e djathta dhe tjetra nga e majta

1. Patër Anton Harapi:

1921-1924, drejtues i revistës “Ora e Maleve”.
1924, përkrah opozitës shqiptare me në krye Nolin, Gurakuqin, Fishtën e të tjerë.
1920-1930, ideator i organizimit politik të demokristianve shqiptarë dhe përpjekjet për krijimin e një partie të këtyre parimeve
1930-1936, Drejtor i revistës “Hylli i Dritës”.
13 shtator 1943, anëtar i Këshillit të Lartë të regjencës. Pjesmarrës i marrëveshjes me komandën gjermane që i konsideronte hebrenjtë qytetarë shqiptarë, si rezultat i së cilës asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Lidhur me këtë ai i tha ushtarakut të lartë gjerman:

Marrëveshja është që trupat gjermane do ta përdorin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendëshme shqiptare.

Më 1945 Arrestohet dhe dënohet me pushkatim. Në sallën e gjyqit i deklaron gjykatësve:

E pranova detyrën se nuk mujshe me pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkije, nuk dojshem të krijohej nji babiloni shqyptare me luftë vllavrasëse qi zhgatërronte katundet, familjet. Ndjeva mëshirë si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni.
Qeshë i shtrënguem të zgjedh njerën dysh: a të baj nji marri tue e pranue këte detyrë, a të tregoj nji dobësi tue u largue. Vendosa ma mirë të baj nji marri ose, sikurse thonë ata shqyptarë qi duen të ruhen të pastër, desha të kompromentohem!”

Ky ishte Patër Anton Harapi

2. Emrush Myftari

Një i ri komunist kosovar, pjesmarrës i luftës së Spanjës përkrah brigadave internacionale, shokë me Xhemal Kadën, Petro Markon, Skënder Luarasin. Më 17 prill 1941 Jugosllavia kapitulloi përpara ofensivës gjermane. Emrushi së bashku me një grup shumë të madh pejanësh pret ardhjen e çlirimtarëve gjermanë, siç i quante ai, ndërsa një grup serbësh ishin ngujuar në bashkinë e qytetit për ta pritur “okupatorin” me armë. Me mbërritjen e tanksit të parë gjerman, Emrushi hipën në tanks dhe së bashku me turmën e madhe i drejtohen vendit ku ishin serbët. Fillon përplasja. Nga ana kosovare vriten dymbëdhjetë trima. Së fundi serbët detyrohen të dorëzohen. Për këtë veprim, Emrushi u dënua me vdekje nga komunistët, vendim që mundi të zbatohej në vitin 1945.
Si duhet t’i quajmë veprimet e këtyre herojve, kolaboracionizëm apo patriotizëm? Ata i thirri zëri i atdheut pasi ishin pikërisht gjermanët që kishin krijuar Shqipërinë Etnike të ëndërruar prej shekujsh. Ishte Gjermania që kishte korigjuar një gabim të pafalshëm të kryer nga Franca dhe Anglia në Konferencën e Londrës. Ishte së fundi Gjermania që e trajtoi vendin tonë jo si një vend të pushtuar por si një vend të lirë. Dhe ishin pikërisht komunistët ata që, duke mohuar vlerat kombëtare, ia kthyen sërish këto krahina jugosllavisë, armike e betuar e popullit tonë.
Në të njejtat kondita kishin luftuar dikur paraardhësit e tyre. A nuk ishin Ismail Qemali, Abdyl dhe Sami Frashëri, Vaso Pashë Skodrani dhe të tjerë, funksionarë të perandorisë turke? Por kjo nuk i pengoi të luftonin edhe për mëmën Shqipëri. Atëhere përse këta quhen patriot dhe intelektualët tanë kolaboracionista?
Një miku im më thoshte një ditë:

Bota baltën e bën njeri, kurse shqiptarët, për fat të keq, njeriun e kthejnë në baltë.

Nuk doja t’i besoja sentencës së mikut tim, por ngjarjet e kohëve të fundit e vënë në dyshim ndërgjegjen time. E lë në ndërgjegjen tuaj, të nderuar pjesëmarrës, të gjykoni mbi drejtësinë e mendimeve të mia të shprehura në këtë shkrim. Do të mirëprisja çdo mendim hapur dhe pa prapaskena, madje edhe ato kundra, që do të më paraqiteshin. Unë jam në pritje.

Filed Under: Analiza Tagged With: apo, kolaboracionizem, reshat kripa

Vëllai i shqiptaro-amerikanëve të vrarë paralajmëron kryeministrin serb

April 16, 2015 by dgreca

Vëllai i tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në Kosovë pak pas luftës i kërkoi kryeministrit serb të bëjë përparime në zgjidhjen e vrasjes para vizitës së tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara./
NEW YORK( BIRN):Vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët u vranë në Kosovë 15 vjet më parë nga forcat serbe, paralajmëroi kryeministrin Aleksandër Vuççi se familja do të shkakonte polemika nëse nuk bëhej ndonjë progres domethënës në këtë çështje para se kryeministri serb të vizitojë Beogradin.
Fatos Bytyçi tha se Vuçiç i kishte premtuar familjes në disa raste se ai nuk do ta vizitonte SHBA-në apo takohej me Presidentin Barak Obama para se të kishte zhvillime të rëndësishme në këtë çështje.
“Vizita në Shtetet e Bashkuara ose takimi me presidentin Obama pa pasur progres në këtë çështje do të ishte premtimi i tij i shkelur në lidhje me këtë çështje. Ai më ka shprehur gjithmonë angazhimin e tij personal që vrasësit e vëllezërve të mi të ndiqeshin penalisht – pavarësisht se kush janë ata,” tha Bytyçi të enjten.
Premtimi i fundit që ai mori nga qeveria serbe ishte se çështja do të zgjidhej deri në mars të këtij viti, tha ai. Prokuroria serbe ka njoftuar gjithashtu disa herë se do të zgjidhë çështjen, por deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.
Vëllezërit Bytyçi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, iu bashkuan një dege vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të quajtur Brigadat e Atlantikut, e cila ishte aktive gjatë konfliktit me forcat e Beogradit në vitin 1999.
Përkrahë anëtarëve të tjerë të Brigadave të Atlantikut, të cilët kryesisht kishin ardhur nga SHBA-ja, vëllezërit udhëtuan për në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë. Sipas Fatos Bytyçit, pas marrëveshjes së paqes të korrik 1999 që i dha fund luftës së Kosovës, ata ranë dakord tëshoqëronin disa fqinjët romë në Serbi.
Por kur ata kaluan një vijë të pashënuar kufitare pranë Merdares, u arrestuan nga policia serbe se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në atë që atëherë ishte ish-Jugosllavia
Pasi kryen dënimet e tyre, ndërsa largoheshin nga burgu u Prokupljes, u arrestuan përsëri, u çuan në një qendër stërvitore policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.
Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, ata u lidhën me tel nga persona të panjohur dhe u çuan në një vendgrumbullim plehrash, ku u ekzekutuan me plumba pas qafe.
Eshtrat e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001 nga një varr masiv në fshatin Petrovo.
Prokuroria e krimeve të luftës paditi dy oficerë policie, Streten Popovic dhe Milos Stojanovic, për transportim të vëllezërve nga Prokuplje në Petrovo Selo. Në vitin 2012 të dy u liruan nga akuzat.
Gjatë gjyqit, Stojanovic dhe Popovic u shprehën se ata morën urdhër t’i shoqëronin vëllezërit në Petrovo Selo nga Vlastimir Djordjevic, i cili në atë kohë ishte ndihmës ministër i brendshëm i Serbisë.
Vitin e kaluar Gjykata e Hagës e dënoi Djordjevicin me 18 vjet burg për krime lufte në Kosovë.
Hetimi fillestar për vrasjen e vëllezërve, i cili u nis nga prokuroria serbe për krimet e luftës me ndihmën e SHBA-ve, u përqëndrua te tre persona: Djordjevic, Vlajko Stojiljkovic, një ish-ministër i brendshëm i cili vrau veten në vitin 2002, dhe Goran Radosavljevic, ish-komandant i një njësie speciale policore dhe i qendrës së stërvitjes në Petrovo Selo.
Radosavljevic tani është në pension, por mbetet aktiv në politikë si anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Progresiste të Serbisë. Ai gjithashtu drejton disa kompani të sigurimit.
Ai është marrë në pyetje në lidhje me vdekjet e vëllezërve Bytyçi, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Ai ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje në krim.
Serbia është vënë disa herë nën presion nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje – më e fundit në muajin mars nga një agjenci qeveritare e quajtur “Komiteti Amerikan i Helsinkit”, i cili tha se mungesa e përparimit në çështjen Bytyqi tregonte se nuk ishte vendosur drejtësi.
Autoritetet u kritikuan gjithashtu edhe nga ambasadori i SHBA-ve për krimet e luftës Stefen Rap, i cili deklaroi se Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që urdhëruan krimin dhe se asnjë ambasador amerikan do të pushojë së i bëri presion Serbinë derisa kjo çështje të zgjidhet.
Vuçiç mori një ftesë për të vizituar SHBA-në më 9 prill nga zv/presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Data e vizitës mbetet ende për t’u përcaktuar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fatos Bytyqi, kryeminsitrin serb, paralajmeron, Vucic

RUGOVË KRESHNIKE, JEMI BASHKË ME JU

April 16, 2015 by dgreca

Nga Esad GJONBALAJ/
Historikisht dy treva emblematike të trungut të Atdheut, si Rugova dhe Plavë-Gucia, u gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo periudhë të historisë. Nuk besoj që të gjesh krahina shqiptare që me shekuj qëndruan bashkë dhe të pandara e të pamposhtura si truall i kreshnikëve të fisit të Kelmendit i shtrirë në këto troje të Shqipërisë Natyrale të njohura si Rugovë dhe Plavë-Guci .
Sot kur Kosovën e kemi të Lirë, sot kur trojet e tjera shqiptare rënkojnë për përkrahje dhe ndihme nga shtet tona, është e pakuptimtë që tokat stërgjyshore të kreshnikëve të Rugovës të tentojnë t’i gllabërojë shteti malazias me bekimin e institucioneve të Kosovës.
Sa herë që krahina e Plavë-Gucisë u sulmua nga hordhitë sllave bjeshkët e Rugovës gjëmuan nga zëri i Rexhë Avdisë e Sali Ramës dhe i trimave të Rugovës, sepse matanë bjeshkëve në Nokshiq priste vëllezërit e vet oshtima e zërit të Jakup Ferrit. Ndërsa Mark Milani i Malit të Zi me vetveten dhe me habi do të thoshte: Unë nuk munda t’i merrja me luftë e sot po m’i dhurojnë me paqe. Andaj edhe sot si gjatë historisë Plava dhe Gucia, qoftë në Vendlindje, qoftë në Diasporë, përkrah dhe qëndron bashkë dhe të pandarë në mbrojtjen e tokave, pronave dhe bjeshkëve të Krahinës së Rugovës.
Shkrimtari rugovas Ramiz Kelmendi me pat’ thënë në një rast se edhe Zoti e ka dashtë që ne të jemi bashkë, se përveç gjakut të përbashkët Arbënor ne na lidhin me Plavë- Gucinë bjeshkët tona, të cilat janë larë me gjakun e bijve ma të mirë të kombit tonë.
Andaj, as sot e as kurrë, Plavë-Guci nuk do të lejojë që shteti malazias të vazhdojë me gllabërimin e bjeshkëve të Rugovës për qëllimet e errëta ekspansioniste të krijesës së quajtur Mali i Zi.
New York, 16 Prill 2015

Filed Under: Mergata Tagged With: Esad Gjonbalaj, Rugova Kreshnike

“Noli – Konica” , Albumi i një bashkohësie” prezantohet në Prishtinë

April 16, 2015 by dgreca

Ne Foto:Oboja e famshme e Nolit/
Librat, dorëshkrimet, fotografitë, citatet e shënimet, apo edhe lapsi dhe oboja e famshme e Nolit, monografia e Konicës, si dhe skulptura medalion e Nolit , janë prezantuar për shqiptarët e Kosovës, të cilët e kanë mikpritur ekspozitën e cila përveç prezantimit për herë të parë të disa objekteve nga dy personalitetet, ka si qëllimin dhe vënien në dukje të kontributit të përbashkëta të Nolit dhe Konicës si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të guqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ekspozita, Noli-Konica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT