• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

FOTO E RRALLE E FAN S. NOLIT E VITIT 1932

May 27, 2015 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/*
Kjo është një fotografi e rrallë e Fan S. Nolit, udhëheqës i shqiptarëve të Amerikës. Është bërë nga një gazetar më 21 tetor 1932, në bordin e anijes S.S. New York, kur ajo po i afrohej brigjeve amerikane. E kisha parë këtë foto të botuar me dimensione fare të vogla në gazetën Hayward Daily Review, por më në fund gjeta origjinalin dhe tani e kemi me përmasa të plota.
Vini re tiparet karakteristike – vetullat e trasha e të harkuara, fytyrën vrarëlije dhe sidomos buzëqeshjen e zgjuar që ndriçon pamjen e përgjithshme të këtij njeriu të ditur.
Noli, ish-Kryeministër i Shqipërisë, vinte në Amerikë nga Hamburgu i Gjermanisë, por kaloi nëpër disa peripeci, për shkak se autoritetet amerikane dyshonin se ai ishte komunist. Noli u mbajt disa ditë në Ellis Island, ishulli nga ku aso kohe hynin imigrantët, shumë pranë ishullit tjetër Liberty, ku ndodhet Statuja e Lirisë.
Dy personalitete amerikane, miq të tij të dikurshëm të Harvardit, ndërhynë që Noli të lejohej të hynte në SHBA. Njëri prej tyre ishte kongresmeni Richard Wigglesworth, tjetri ishte Hamilton Holt, president i Kolegjit Rollins të Floridës. Holt i shkroi Sekretarit të Shtetit se Noli ishte një klerik i shquar dhe se ardhja e tij do t’i bënte një shërbim me vlerë Amerikës. Në Ellis Island u mblodh një komision i posaçëm për të shpejtuar procedurën e pranimit.
Megjithatë, Nolin e mbajtën në ishull plot pesë ditë. Thuhej se autoritetet kishin probleme me dokumentin e hyrjes, por më pas u mësua se ai ishte në rregull.
Fan Noli erdhi në Amerikë me premtimin se do të merrej vetëm me punët e kishës dhe jo me politikë. Ai mohoi se ishte komunist dhe menjëherë pas arritjes i deklaroi një gazete të Bostonit se dëshironte të bëhej shtetas amerikan. Noli e mori shtetësinë amerikane më 11 mars 1940.
Fan S. Noli kishte patur një jetë të pazakontë mes Evropës dhe Amerikës. Për herë të parë erdhi në SHBA në vitin 1906, u bë prift, themeloi kishën shqiptare dhe u diplomua nga Universiteti Harvard. U largua për në Evropë në fund të vitit 1912 dhe u kthye në Amerikë më 1915. Më 1920 shkoi përsëri në Shqipëri, ku u bë deputet dhe kryeministër. U rrëzua nga Ahmet Zogu në dhjetor 1924, u end nëpër Evropë 10 vjet me radhë, deri sa u vendos përfundimisht në SHBA. Vazhdoi të merrej me përkthime e me shkrime, të cilat i dhanë famë, ndoshta më shumë se sa punët e kishës dhe të politikës. Vdiq më 13 mars 1965.
Çfarë jete!(Marre nga Facebooku)

Filed Under: Histori Tagged With: e Nolit, foto e rralle, Ilir Ikonomi

Rama e Vuçiç: Të ndarë për Kosovën

May 27, 2015 by dgreca

Kryeministri serb u prit me nderimet e larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar. Më pas dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama vijuan me takimin dypalësh të delegacioneve.
Vuçiç: “Shqipëria sot i ka marrëdhëniet shumë më të mira me Serbinë se sa në të kaluarën besoj se në të ardhmen do të jenë shumë më të mira.”
Vuçiç: Faleminderit për mikpritjen
Vuçiç:“Me Ramën jemi shoqëruar disa herë anembanë botës dhe kemi folur haptas dhe kur nuk jemi pajtuar. Jam i bindur se marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mikpritjen jam i sigurtë se do kemi biseda të fryshme “
Ora 13: 15 Vuçiç: Kemi folur për zhvillimin e turizmit dhe diplomave
Kemi folur jo vetëm për diplomat por dhe për zhvillimin e turizimit. Si të motivojmë qytetarët serbë të vijnë në Tiranë dhe anasjelltas. Jemi në rrugë të mirë që duhet të bëjmë më shumë. Është fakt që nuk pajtohemi për Kosovën”
Ora 13: 11 Vuçiç: Jam krenar qe jam kryeministri i pare serb ne Tirane
Jam krenar që jam kryeministri i parë i qeverisë serbe që kam ardhur në Tiranë. Kam ardhur në emër të qytetarëve serbë.
Ora 13: 04 Rama: Pavarësisht se ka mes nesh një mosdakordësi sa një mal për Kosovën nuk zbeh aspak vlerën e madhe të dialogut mes Serbisë e Kosovës që për ne është prologu serioz i celjes së një kapitulli të ri mes shqiptarëve e serbëve”
Rama: Kemi mosdakortësi për Kosovën, por kemi vullnet
E vërteta se aty ku ka një vullnet të përbashkët ka edhe një rrugë të përbashkët vlen edhe për ne, shqiptarët dhe serbët edhe pse kanë një mosdakortësi për Kosovën. Kjo nuk e zbeh vlerën e madhe të dialogut Kosove-Serbi, që për ne është celja e një kapitulli të ri.
Pa hapjen e dialogut Serbi- Kosovë procesi i celur në Berlin, nuk do të kishte qëne i mundur, ashtu sic nuk do të kishte qene e mundur që Shqipëria dhe Serbia të kishin hyrë në rrugën e bashkëpunimit nën shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas luftës.
Sot konfirmoj vullnetin plotë të palës serbe për njohjen e diplomave të të rinjëve që e nisëm kur unë isha në Serbi.
Dialogu Serbi-Kosovë që Shqipëria e mbështet duke përshëndetur kurajon dhe vullnetin për të ecur përapra duhet të përparojë, sepse nuk është në interein e askujt që ai dialog të mbetet një histori suksesi në letër.
Rama: Ngjarjet në Kumanovë, brishtësi e paqes së endërruar në Ballkan.
Ngjarja në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e paqes të ëndërruar kaq gjatë në Ballkan dhe për Ballknin. Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të sajin dhe të shqiptarëve në Maqedoni integritetin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë.
Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues.
Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distanxohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për ballaknin e sotmë dhe të nesërm.
Rama: Të bëjmë atë që Gjermania dhe Franca bëri pas L.II.B
Sot shqiptarët dhe serbët kanë një mundësi historike që ta kthejnë paqen e meziarritur në këte rajon në një paqe qe ja vlen të jetohet. Unë besoj se ne shqiptarët dhe serbët kemi mundësi të bëjmë për të mirën tonë dhe të njerit tjetrit atë që francezet dhe gjermenat bënë pas luftës së dytë botërore. Vullneti i qeverisë shqiptrare ështëi i palëkundër për të cuar përpara axhendën e pakufi. të bien barrierat e trashëguara prej vitesh, që nga ato historike, tregtare, kulturore. ta projektojmë sëbashku të ardhemn.
Ora 13:00 Rama: Jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë në përpjekjen pëtr të rritur ekonominë tonë
Ora 12: 50 Rama në konference: Shpreh bindjen se këto 24 orë që do të qëndrojë në Tiranë do të jetë një shtysë që të kthehet në vendin tonë dhe shpresat pozitive ta nxisin kolegun serb që në kthim të inkurajojë bashkëqytetarët ta vitizojnë Shqipërinë sidomos gjatë verës.”
Pritja ne Tirane
Kryeministri serb u prit me nderimet e larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar. Më pas dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama vijuan me takimin dypalësh të delegacioneve.
Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në aeroportin e “Nënë Tereza” ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Më pas delegacioni u nis drejt Pallatit të Brigadave ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.
Vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri blindoi Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë

Filed Under: Rajon Tagged With: per Kosoven, Rama-Vucic, te ndare

Rama- Vuçiç:Shqipëria e madhe s’është projeki ynë

May 27, 2015 by dgreca

*Kryeministri Rama: S’kam shpallur veto, dhe s’kam kërcënuar./
Shqipëria e madhe nuk është as projekti as vizioni dhe i Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i qartë që kryeministri Edi Rama mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.
Nga ana e tij Vuçiç këmbënguli se droni ishte organizuar politikisht dhe përmendi emrin e një shqiptari që sipas tij kishte ardhur nga Italia në Beograd 3- 4 ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.
Vuçiç në konference:” Incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor.
I di emrin. Është zoti Ismail. Kanë ardhur nga Italia tre ose katër ditë para mbajtjes së kësaj loje. Kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona.
Rama: “Nuk dua të kthehem tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve. Shqipëria e madhe nuk është as vision as projekt as program dhe nuk na ben përshtyjpje kur shfaqet qoftë dhe në formën e sic u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por kjo është çështje perceptimesh”
Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kosovën. Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet.
E them pa asnjë gajle Shqipëria e madhe është një ide të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë normale me të gjithë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe nuk ka projekt të Shqipërsisë së madhe mes nesh por vetëm projekti i bashkimit drejt BE-së.
Rama: S’kam shpallur veto, dhe s’kam kërcënuar./
Rama tha se nuk e kam kërcënuar Maqedoninë dhe nuk kam shpallur veto për anetaresimin e saj në NATO.
Edi Rama: “As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju me ndihmën e mendimtarëve dhe politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s e flasim në emër të NATO-s kur është fjala për të. Nuk është as kërcënim dhe as bllokim por vetëm qëndrim, mbrëmë morën me kqënaqësi vizitën e kryeministrit Gruevksi këtu një nga miqtë të gjithë kryministrat për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm”
Rama: Ajo qe ndodhi ne Kumanove, brishtesi e paqes se enderruar
Kryeministri Edi Rama në konferencë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç tha se ajo që ndodhi në Kumanovë ishtë një brishtësi e paqes të ëndërruar prej kohës në Ballkan.
Rama tha se mbështet integrimin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë dhe do ishte e papranueshme. Kreu i shtetit shqipta i kërkoi të gjitha vendeve që bëjnë thirrje për ndasi etnike të distancohen.
Edi Rama: Ngjarja në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e paqes të ëndërruar kaq gjatë në Ballkan dhe për Ballknin. Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të sajin dhe të shqiptarëve në Maqedoni integritetin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë.
Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues.
Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distanxohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për ballaknin e sotmë dhe të nesërm.

Filed Under: Rajon Tagged With: jo projekti yne, Rama-Vucic, shqiperia

Pakti detar , Rama: Nuk negociojmë interesin kombëtar!

May 27, 2015 by dgreca

E pamigjanueshme ndërhyrja e Athinës për Idrizin/
“Jemi zotuar të bëjmë një politikë të jashtme me zero probleme me fqinjët, por jo të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne” tha kryeministri Edi Rama në lidhje me cështjen e paktit detar mes Shqipërisë e Greqisë.
Rama e quajti të paimagjinueshme faktin e ndërhyrjes së Athinës në emërimin e nënkryetarit të Parlamentit Shpëtim Idrizi.
Edi Rama: “Për Greqinë, kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e athinës. Unë e kam uruar Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as athina dhe as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë të cuditen pse shteti shqiptar kërkon nga Greqia bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë dhe të ndrejtësn dërkombëtare, informacion për kërkimet në det. Nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverine e re te Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një cështje të interesit kombëtar dhe interes dy palësh, cështjen e kufirit detar. Duam të vijojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuar. Kemi pasur një bashkëpunim tëmirë me qeverinë e Samaras. Kemi zgjidhur problemin e toponimeve dhe kemi mbajtur hapur kanalin e dialogut për detin. Nuk kemi ndërmend të negociojmë ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë. Jemi zotuar për një politikë të të jashme me zero probleme me fqinjët.
Përsa i përket cështjes që lidhet në zgjedhjen e nenkryetarit të parlamentit, ashtu si ne nuk e imagjonojmë ti tregojmë Athinës kë duhet të zgjedhe në krye të parlamentit apo nënparlamentit, apo kë do përfshijë në qeverinë sovrane, ashtu nuk e imagjonojmë që të na tregojë Athina apo ndonjë kryeqytet tjetër të na tregojë sesi duhet të veprojë parlamenti i zgjedhur nga populli. Kjo është e qartë për ne, duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky është një problem artificial. “

Filed Under: Kronike Tagged With: Edi Rama, interesin, Kombetar, nuk negociojme

SHKRIMI KALIGRAFIK I FASLLI HALITIT…

May 27, 2015 by dgreca

(Skicë letrare)/
Nga Përparim Hysi/
Kur marr të shkruaj këtë skicë letrare, më vjen ndërmend Arkimedi, që thoshte:”Gjemëni një pikë, ku të mbështetem dhe unë mund të lëviz tërë botën!” E bëj këtë analogji jo pa qëllim. E kishim lënë të takoheshim për një kafe miqësore me Faslli Halitin. I përpiktë, si një orë zvicerane, hyri te kafe “Ulqini”, tanimë, i shoqëruar nga zonja e tij e nderuar, Nirvana. Sa bëmë toka, pashë që nxori nga qeska një libër për t’ma dhuruar. E hapi dhe, te bënte përkushtimin për mua, më mbetëm sytë te kaligrafia (bukurshkrimi), aq unike e tij. Më mbetën sytë dhe jo pa shkak. Kam parë qindra e qindra lloj shkrimesh çfarëdo, por shkrimi i Faslliut është për t’u vënë në “kornizë”, si një model, që rrallë mund të arrihet.
Kur shkruaj kështu, kini parasysh një ish-nxënës të Normales së Elbasanit, ku bukurshkrimi qe lëndë e veçantë. Dhe, megjithatë, unë mbeta gojëhaptë nga kaligrafia e tij. Mësuesit tanë të shkollës së mesme, që të gjithë qenë diplomuar në Perëndim, në universitetet më në zë të Evropës dhe, megjithatë, të rrallë qenë ata, që kishih shkrim, ku të mbeteshin sytë, si mua sot te i Faslliut. Për bukurshkrim, në gjithë ata mësues aq të nderuar, vetëm dy veçoheshin: profesori ynë i biologjisë, i ndjeri, Jovan Beça dhe, mësuesi i shkollës ushtrimore “Dr.Xhaferr Kongoli”, i mrekullueshmi Hysen Caushi. Bukurshkrimin na e jepte piktori i merituar, Bukurosh Sejdini, që,sado mëngjarash, në dërrasë shkruante me dorën e djathtë. Kur pashë shkrimin aq të bukur, desh bërtita: “Piktor, për piktor!” Britmën nuk e bëra dhe nga “sikleti” më nxori Faslliu. “Ky shkrim,- më tha,- jo vetëm më ka mbajtur me bukë, por ma ka zbardhur dhe faqen”.
* * *
Nuk jam i zoti, që t’u ballafaqoj me shkrimin e tij aq të bukur. Por, sidoqoftë, në vija të trasha, po ua sjell këtu të fotokopjuar, që të keni një përfytyrim të përafërt . Dhe prapë një analogji: Më kujtohet një fshatar i vobektë, nga fshatrat e Fierit, i ndjeri Ahmet Gjojdeshi. Hyzmeqar ky, Ahmeti, te ca bejlerë të kohës. Pasçlirimi, bjelerët i la me gisht në gojë dhe, për t’i diskretituar para popullit, më shumë i ballafaqonin me hysmeqarët e dikurshëm. Kur i kërkuan xha Ahmetit, që t’i demaskonte zotninjtë e vjetër, ky tha: “Aha, Zoti mua më kish dhënë zërin. Ma kish dhënë dhe këndoja bukur. Por dhe këta qejflinj të mëdhenj, donin këngë. Unë kendo, ata kënaqu.Kënaqu, po më trajtonin mirë.”Vu”, pulëza e pjekur, para dhe faqorja e rakisë. Tani,xha Ahmeti, “ngordhi” fare, se i bëtë ata tohidho si unë…”.
U shqye fshati me të qeshura, por unë, tek e sjell këtë ngjarje, që e kam parë me sytë e mi, në fshatin Petovë të Fierit, e bëj këtë analogji se shiko, se ç’ më tregoi, në vija të trasha, Faslliu:
“… E mbarova klasën e pestë me të gjithë njësha (njëshi qe nota më e lartë, deri në vitin 1948) dhe nuk di pse mësuesi më tha:-Shumë mirë! Tani shko e ruaj lopët! Po, pse do ruaja lopët? Lopët nuk i ruajta, por fillova e plugoja tokën me qetë e mi. I vogël isha, aty te 13-vjeçar, por e kisha merak: vijën, që plugoja, e doja të drejtë. Dhe ashtu e bëja: t’i vije vizoren! Kur çlodhja qetë, lexoja. Po, 13-vjeçar lexoja “Kasollja” të Blasko Ibanjezit. Shkruaja dhe pikturoja. Dhe, shkrimin, si pikturë. E mbarova Liceun Aritistik “Jordan MIsja” dhe, kur shkova ushtar, nga shkrimi e piktura nuk kapa pushkë me dorë. Por, shkrimi i bukur më shpëtoi dhe kur më ra”dielli” mbi kokë”.
Kur thotë kështu,e ka për atë dënim të pistë, që iu bë Poetit Faslli Haliti, për poemën ” Dielli dhe rrëketë”.Ia hoqën të drejtën e profesionit (për botime, as që bëhej fjalë, por e çuan të hapte kanale në Plug të Lushnjes. Dhe aty faqen të bardhë ia ruajti bukurshkrimi. Se ferma kish nevojë, sa për “parrulla revolucionare”,aq dhe për dizenjo gjithfarësh, ku shquhej dora e artë e Faslli Halitit.
Këto m’u kujtuan, kur ai po bënte shënimin për mua. Unë sot u ndala te shkrimi i tij i bukur, por kjo është veç një skicë dhe aq. Se, që të flasësh për Faslli Halitin, nuk mjafton vetëm një skicë. Ai e ka të plotë profilin e tij letrar: edhe poet, edhe porzator, edhe publicist, edhe përkthyes dhe, mbi të gjitha, është “Mjeshtër i Madh”. Pra, profili i tij letrar i ka kaluar kufijtë e Kombit, duke u përkthyer në gjuhë të huaja. Jo më larg se më 13 qershor 2015, ai është i ftuar në Itali. Atje, një vëllim i tij është përkthyer në gjuhën italiane dhe vlerësuar me çmim.
Pra, unë sot fola vetëm për shkrimin aq të bukur të Faslli Halitit. Dhe, në mbyllje, mund të them: Nuk është vetëm krijues i bukur, por dhe Njeri me zemër të madhe!
Tiranë, 26 maj 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Faslli Haliti, Shkrimi kaligrafik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT