Shkruan: Prof.Sami Repishti/
Ridgefield,CT.USA.-Kohet e fundit, shtypi gjerman ka trajtue “problemin” e nji nazisti 93 vjeçar, Oskar Gruening, “llogaritar ne Auschwitz” (1944).
Jehona e kesaj fushate ka perfshi Europen dhe ka arrijte edhe ne SHBA. Ne nji artikull-opinion te gazetares Anna Lauerbeck, editore e gazetes Tagespiegel, çeshtja “Gruening” trajtohet per efektin e saj ne popullsine gjermane, per menyren si e kaluemja naziste ka afektue opinionin publik gjerman, dhe per mundesite e nji kuptimi ma te mire te periudhes naziste ne Gjermani.
I pandehuni Gruening akuzohet si”…pjesmarres” ne vrasjen (murder) e te pakten 300.000 te internuemesh, shumica hebreje nga Hungaria. Gjate viti 1944, ai deshmoi zbritjen e kolonave nga treni, hymjen e te internuemeve ne kamp, ndamjen e tyne ne dy grupe: te fortit per pune te detyrueshme, dhe te pa aftit per denim me vdekje. Ai nuk reagoi.Ai nuk deshmoi per terrorin qe pau me syte e vet. Ai u mbulue me heshtje te plote…nga turpi, nga pesha e fajit, nga frika e denimit.
Gruening ashte keshtu nji tjeter ekzemplar i te ashtuquejtunit fenomen i “banalitetit te se Keqes” (siç e percaktoi Hannah Arendt); krime te perbindeshme, masive, jashte aftesise sone me kuptue e spjegue- siç ka qene rasti “holokaust”- gjate L2B, te kryeme nga individe medioker, pa asnji vlere intelektuale ose morale,, elemente robote qe veprojne simbas urdhenave te dhanun nga nalt, pa pyete, pa nevoje sqarimi te permbajtjes se urdhenit, pa deshiren me parashikue efektin shkaterrimtar te aksionit vrastar…!
Interesimii popullit gjerman per kete gjykim u rrit edhe ma shume sepse ne te gjithe deshmine e tij, Gruening nuk zuni me goje fjalen “vrasje” (murder) por u shpreh se eliminimi i te internuemeve ka qene “i rregullte” dhe “i paster”, nji akt rutinor qe konsumoj me precision 5.000 viktima ne dite”. Vetem nji dite ai u prek kur nji roje SS vrau me dru nji femij qe vajtonte nga uria. Gruening u prek…! Ne spjegimin e tij ai deklaroi:”Mos harroni se ma ne fund, keshtu veprohej ne kampet e perqendrimit…!” Gjyqi kunder Gruening vazhdon ende. Popullsia gjermane reflekton mbi te kaluemen….
Ky gjyq ka nji randesi te posaçme sepse mund te jete i fundit. Qenga viti 1945 e deri sot kane kalue 70 vjet. Por dalja e krimineleve para gjykatave gjermane detyron breznite tona me rishqyrtue: ç’fare na kujtojne krimet e djeshme, siregojme na sot, me qellim qe te mos perseriten neser?
Nga reagimi si rrjedhim i se kaluemes varet jeta e jone politike sot. Nga mesimet e marruna, na percaktojme trajektoren e edukimit te femijve tone. Gjermania ka qene dhe mbetet nji nga vendet ma tekulturueme ne bote. Por eksperienca naziste akuzon rande kulturen gjermane, dhe na tregon se edhe nji shoqeni mjaft e kulturueme gabon dhe rreshqet ne pellgun e krimit kolektiv. Kultura qe ngren nivelin tone si qenie njerezore, kultura qe mbjell ne zemrat tona idealin e njeriut te lire e me dinjitet, si epiqendra e gjthe veprimeve dhe qendrimeve tona, deshton para forces brute te legjoneve te djallit qe perfaqesojne “kulturen e vdekjes”, siç e shohim sot, sidomos ne Lindjen e Mesme, ne qendren e ish qytetnimit arab….
Para se emnat, shifrat e tregimet e vuejtjeve tona te se kaluemes te marrin konotacione abstrakte, para se te bahen objekte diskutimesh akademike e mjete propaganda nga “donkishotet” e klasave politike –cilado qofshin ato- na duhet te ndermarrim me vendosmeni te shumaneshme –dhe pa sentimentalizmin e njeriut/qytetar, ne kete rast shqiptar- zbulimin e thelbit te karakterit tone, dhe te mentalitetit qe kemi formue e qe na drejton sot. Na duhet te njohim veten kur themi “une jam shqiptar!”
Nuk mjafton leximi i tregimeve te vuejtjeve nen rregjimin diktatorial – na qe kemi perjetue fashizmin italian, nazismin gjerman dhe komunizmin “internacionalist” (maske e pansllavizmit agresiv). Na jemi ngope me ushqimin e tyne helmues. Po, e kemi luftue! Po, e kemi perkrahe, e sidomos e kemi pranue me koke ulun per dekada te gjata. Para nji gjendje te tille, na detyrohemi moralisht me tregue mirenjohjen tone per te gjithe ata, vellazen e motra, qe gjeten guximin e duhun me luftue per lirine e vendit gjate pushtimeve te hueja, dhe per demokraci gjate dekadave te terrorit komunist. Keta heroj dhe heroina te diteve tona kane shpetue nderin dhe dinjitetin e mbar kombit tone!
Ata qe moren rrugen e turpit te bashkepunimit me okupatorin, ose qe sherbyen besnikerisht ne legjonet vrastare te “diktatures se proletariatit” duhen perbuze. Edhe historia e jone, e nji vendi te vogel, ashte nji monedhe me dy faqe; bashke me lavdine e fitueme duhet te skuqemi nga turpi i shnjerezimit ku kemi ra ne disa epoka. Bashke me duertrokitjet, na duhet te gjejme forcen morale me denue te kaluemen tone poshtenuese, me denue te gjithe ata qe zbriten kombin tone ne pellgjet e nenshtrimit, e te krimit politik. Duhet denue krimi, duhet pranue pergjegjsia, e duhet te punojme drejt rindertimit moral…ne se duem te pengojme vdekjen tone morale qe mund te vij nga amnezia e plote e se kaluemes.
Sot, viktimet e terrorit te çdo ngjyre luten: “Mos na harroni!”Sot, kriminelet, ustallaret e ferrit e terrorit komunist kercenojne me perseritje te terrorit, ne vend te kerkimit te faljes se krimit te kryem. Nga leximi i procesit te kriminelit nazist Gruening, m’u kujtue spjegimi i komandantit te kampit te perqendrimit komunist ne Saver,Lushnje, (emni nuk me kujtohet), pellgu i zi ku humben jeten qindera e qindera femije, sidomos femije, gra e pleq – te gjithe qytetare te pafajshem. Sot, ai jeton i qete (ne se jeton akoma) aty ka ku ka qene ma pare, dhe flet, pa pike turpi e pa bremje ndergjegjje per vuejtjet e torturat e ushtrueme mbi viktimet e kampit: “Ashtu ishte koha!…Na kishim urdher….Ç’te beja une?…Te kundershtonja?”
Ky ashte kulmi i banalitetit qe karakterizoi mediokritetet e pushtetit te terrorit. Dhe “e keqja” zhvillohet “normalisht” deri ne masaker kolektive, deri ne çfarosje. E pamundura bahet e mundur nga banalitetii roboteve te indoktrinuem, pa mend pa zemer ne kampet e internimit per te pafajshmit per 45 vjet me rradhe te mbyllun ne kasolla prej balte me mure prej kashte…!
Jo, ovella katil: mos kundershto! Zbato me perpikemeni urdhenat e marrun nga nalt, vrit, shndero, rrah me drue, ngordhe me uri, moho sherbimet mjeksore, mos lejo arsimimin e femijeve, pengo vizitat familjare, …dhe mos harro “plotesimin e normes” ditore dhe ndeshkimin e te dermuemit, telodhunit nga mosha e smundja qe nuk plotesojshin “normen”, …ne vend qe te punosh ne nji ferme ose fabrike ku buka fitohet me djerse e ndershmeni…! Kriminale!
Jo, o vella katil: mos kundershto! Per turpin tand e te kombit qe ti i perket…! Sepse ti , bashke me kryekriminelet e piramides shtetnore jetoni sot jeten e qete…e jo ne kasolle balte. Asgja nuk ngjau ne te shkuemen! “E kaluara e kaluar, e shkuar…! Harrojeni, e te fillojme perseri…! Dhe ndoshta behemi edhe deputete , edhe ministra, pse jo? Shqiptare jemi ne…bijte e kesaje toke…” ne vend qe te punojshe ne ndertim, ne arsim, ne shendetesi aty ku buka fitohet me djerse e ndershmeni Groteske!
Sot, kercenime te fshehta e te hapura u bahen viktimave akoma te frikesueme nga jeta e veshtire per dekada te gjata, viktimave qe nuk kane guximin me kerkue banesat e tyne te sekuestrueme 70 vjet ma pare…Absurde!
E gjithe kjo katrahure nuk sherohet me fjale e fjalime. Duhet aksioni! Ne vendet europiane ku “pastrimi” i krimineleve ka perfundue me sukses, popullsia e çlirueme ban hapin e dyte, perpjekjen me qetesue ndergjegjet e trazueme me akte bamirese, ndihme per te tjeret: te vorfen, emigrante, azil politik, mundesi me rifillue nji jetete re etj. Por shqiptaret qe i ka lane mbrapa zhvillimi i shpejte europian (e te kenaqun me “supen ideologjike”), per njirindertim moral duhet “pastrimi” i shoqenise nga elementet toksike te kriminalizuem dhe frika qe ata ende shperndajne.
“Ligji mbi dosjet dhe lustracionin”, ashtu si u paraqit ne Kuvend me 30 prill 2015 nuk duket se synon “pastrimin”, kondita kryesore per nji proces qe naqeteson ; nji domosdoshmeni per nji periudhe te re ne historine tone, dhe hymjem ne fazen e dyte te procesit, humanizimin e shoqenise sone shqiptare dhe pyetjen “perse” ngjau katastrofa e jone? Me spjegimin e arsyes se katastrofes vjen mirekuptimi dhe qetesimi i shpirtenve tone qe sot ne Shqiperi jetojne akoma te trazuem.
Ligji irii “dosjeve” per “lustracion” nuk permbushe kete mision. Me pushtete ne duer te caktueme e te akuzueme per fryme absolute, te zhytun ne krim e korrupsion qe kontrollojne jeten publike te vendit, nuk ndertohet as shteti, as shoqenia civile e paster shqiptare. Ligji i ri konfirmon sundimin e “personit”, te “titullarit” te nji dikasteri qe vendos cili “zyrtar” mund te hetohet e cili jo – pa arsyetim ligjor!- Ky ashte nji shantazh i turpshem, i hapun, qe do te kthej “zyrtaret” ne sherbetore besnike te “titullarit”…ashu si jane sot deputetet partiake te Kuvendit, “kukulla” te kryetareve te partive perkatese… e jo te zgjedhun nga populli…individe qe shiten e blehen, si dhente ne tregun e fshatit…!
Ashte patetike me lexue ne shtypin shqiptar se Kuvendi i Republikes se Shqiperise percaktohet si nji grumullim ku “…gjysma e Kuvendit, ne mos me shume, perbehet nga njerze pa asnje kontribut politik e publik, por jane ca tregetare, kontrabandiste, biznesmene qe vijne edhe nga bota e krimit, e kriminele safi qe ende nuk kane shperlare dosjet e tyre dhe nuk dine endeke emer te perdorin si zyrtare, per shkak te llagapeve qe mbanin kur trafikonin droge e prostitucion!” Fatkeqsi kombetare!
Vitet kalojne. Shumica e ish te persekutuemeve kane vdeke pa i pare “dosjet” Familjet e tyne vazhdojne jeten e mjerimit, vorfenise e harreses nga “bota e re”, jete qe filloi me 1945 dhe vazhdon edhe sot 70 vjet ma vone Shume nga ata qe mbijetojne nuk kane as fuqine e duhun, as aftesine praktike me imponue hapjen e dosjeve dhe lustracionin e ndershem, nji kerkeseelementare per sherimin kombetar….
Keshtu, ata jane “te denuem” me ba nji ekzistence pa drejtim, pa mjete, pa shprese per nje te ardhme me dinjitet, per vete dhe per femijte e tyne. Ndersa ata qe “sundojne”, qe drejtojne institucionet tona shtetnore, shkruente gazetarja Luljeta Progni ne Panorama”…kane frike nga e kaluara, kane frike se humbasin pushtetin e trasheguar, kane frike se u rrenohen bizneset e ngrituna pa te drejte mbi asetet kombetare, kane frike nga demokracia, kane frike nga e verteta…!
Sot, edhe une kam friken time.Me 30 prill 2015, ne rruget e Durresit, falangjistet pro-fashiste u perpoqen, me pengue fushaten elektorale paqesore te kandidatit te opozites, veprimtari qe na kujton Shen Petersburgun ne 1917, Romen e vitit 1922, Nurembergun e viteve 1932-33. Fashizmi si kult i dhunes qeveritare, pavaresisht nga ngjyra, nuk do te kaloje ne Shqiperi. Nuk besoj se do te kene sukses, keto grupe rrugaçesh qe kerkojne kthimin e se kaluemes diktatorjale. Po ata mund te kene sukses ne pergatitjen e nji tragjedie te re shqiptare!
Atehere, ndoshta te vdekunit do te ngrihen nga varret – e te shpetojne te gjallet qe sot kane vdeke…!
Archives for May 2015
Skenarët e Gruevskit për shkatërrimin e Maqedonisë
Shkruan: Enver Bytyçi/
Nga ora 04 të mëngjesit e gjatë gjithë ditës së sotme forcat policore e forca tjera special kanë rrethuar lagjen e Trimave në Kumanovë, të banuar nga shqiptarët, duke krijuar një skenë horror të lakmueshme dhe për regjizorët e Hollivudit. Eshtë thënë se këto forca të krimit shtetëror maqedonas të Nikolla Gruevskit po luftojnë kundër disa uniformave të armatosura, “të ardhura nga një vend fqinjë” e që në fjalorin qeveritar ato konsiderohen si terroristë.
Se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, kjo tashmë dihet, sepse nuk është as e para dhe as e fundmja. Para disa javësh Gruevski tha se 40 “terroristë shqiptarë” linçuan një postë policie në rrethinat e Shkupit. I kishte numruar kryeministi me dylbi dhe nuk i dolën as 39, as 41, por plot 40 “terroristë” shqiptarë, të cilët nuk e dashkan Maqedoninë dhe stabilitetin e saj. Në fakt skenaristët, regjizorët dhe aktorët e ketyre sulmeve barbare mbi shqiptarët nuk kanë mundur ta ndërtojnë alibinë të besueshme. Nga ata 40 “terroristë” nuk iu mësua meri e mbiemri askujt. A mos kemi të bbëjmë me një provokacion shtetëror për destabilizimin e vendit dhe homogjenizimin e maqedonasve rreth një diktatori “modern”, Nikolla Gruevski?!
Policia dhe forcat special maqedonase sot vranë 5 shqiptarë të pambrojtur, civilë, midis tyre edhe një fëmijë 8 vjeç. Forcat shtetërore kudo në botë, nëse luftojnë, përballen me njerëz të armatosur, jo me civilë dhe fëmijë. Gruevski, ashtu si Milosheviçi bën përjashtim. Ai edhe fëmijët shqiptarë i ka klasifikuar si “terroristë”. Kjo është shumë e rëndë. Kjo duhet ta bëjë kryeministrin e presidentin e Maqedonisë të japin dorëheqjen. Kjo duhet ta bëjë Hagën dhe gjyqi n e saj të nisin proçedurën e ekstradimit të të gjithë përgjegjësve për vrasje fëmijësh e civilësh në Maqedoni, në krye të të cilëve gjendet Nikolla Gruevski.
Uniformat e shtetit nuk rrethuan terrotistë, por lagjen më të varfër të banuar me shqiptarë të një qyteti, i cili përmbledh brenda vetes disa data dhe ngjarje simbolike, duke filluar nga viti 1912 e deri më 9 qershor 1999. Dhe Gruevskit simbolikat i pëlqejnë më shumë sesa i pëlqenin Milosheviçit. Domethënë nuk u rrethuan “terroristët’, të cilët fare mirë mund të izoloheshin në kufi ose afër kufirit. Por u izolua, sulmua, torturua dhe u terrorizuan mijëra banorë shqiptarë të një lagjeje të qytetit të Kumanovës, ndërkohë që lagjet e banuara nga qytetarë të etnisë maqedonase pinin kafet e paradites rehat e të patrazuar. Kjo do të thotë se kjo ngjarje nuk ka kazus. Po ama ka motiv.
Motivi i Gruevskit e qeverisë së tij ,si dhe presidentit Ivanov është dëestabilizimi i Maqedonisë. Nuk janë ë nuk mund të jenë shqiptarët destabilizuesit e kësaj Republike ende të padefinuar, jo për fajin e shqiptarëve. Nëse ka e do të ketë qytetarë dhe njerëz të interesuar që Maqedonia të qëndrojë stabile, në paqe e në harmoni etnike, ata janë e do të jenë shqiptarët. Nuk flas për shqiptarët e llojit çfarë i kemi në drejtimin e politikës në Maqedoni, pra nuk flas vetëm për Ali Ahmetin, i cili erdhi në pushtet me flamurin e nacionalizmit dhe e përdori atë flamur për interesat e tij personale e klanore. Nuk flas as për Mënduh Thaçin, i cili ia mban besën shefit të shërbimit sekret të Maqedonisë dhe nuk e ka për gjë të bëjë pabesinë e radhës për shqiptarët. Flas edhe për kryeministrin e Shqipërisë, për drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot e sa vite janë në pushtet, si dhe për të tjerë politikanë, të cilët e kanë përdorur dhe e përdorin nacionalizmin si kalë beteje për pushtetin e pasurinë e tyre të paligjshme, për të mbrojtur lidhjet me korrupsionin e krimin e organizuar, me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore. Dikush prej tyre ka abuzuar me gjakun e dëshmorëve në Kosovë e Maqedoni, dikush tjetër me jetën e viktimave të vrara në protesta të dhunshme, si ajo e 21 janarit 2011. Ndryshe nuk ka si shpjegohen deklaratat e dy ministrave shqiptarë të Punëve të Jashtme, Thaçit e Bushatit, ku bëhet fjalë për “ulje tensioni”, sikur të ishte ballafaquar ndonjëlloj “intifade” midis policëve maqedonas dhe të rinjve e studentëve shqiptarë. Pea, sikur të mos kishte ndodhur asgjë më shumë, as gjakderdhje e njërezve të pafajshëm e të pambrojtur, jeta e të cilëve duhej mbrojtur edhe në kushte lufte. Nuk ka si shpjegohet pelegrinazhi i Thaçit, Ali Ahmetit dhe Ramës para tri-katër ditësh në Maqedoni, nuk ka si shpjegohet heshtja e tyre para masakrës së Kumanovës.
Kjo lidhje me krimin i bën udhëheqësit e sotëm në pushtet në territoret ku banojnë shqiptarët të pafuqishëm të reagojnë kundër një Milosheviçi të ri në Ballkan, i cili nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse shkatërrimit e ndarjes së Maqedonisë, eleminimit të shtetësisë së saj dhe copëtimin e vendit sipas oreksit të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë nën monitorimin e Moskës.Shpesh herë kjo që ka ndodhur sot shpjegohet me akuzat e Zaiev, shefit të opozitës maqedone, për qeverinë e Gruevskit përmes publikimit të përgjigmeve skandaloze. Por akuzat e Zaievit dhe protestat që kanë filluar në Shkup e kudo, janë motivi ndërmjetës, konjuktural, i dhunës kundër shqiptarëve. Ose më saktë, mjeti për të realizuar skenarin e shkatërrimit të shtetësisë së Maqedonisë.
Presidenti maqedon, Ivanov, u kthye nga Moska me instruksione të reja për destabilizimin e vendit e për ta shndërruar atë në një Ukrainë të Ballkanit, siç paralajmëronte para pak ditësh një zyrtar rus. Ai mblodhi Këshillin e Sigurisë, por përjashtoi pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë mbledhje. Mesa duket Ali Ahmeti, pavarësisht shërbimit prej plebeu ndaj garniturës maqedone, nuk është ende aq i besueshëm sa të marrë pjesë në vendimmarrjen e shtetit të Maqedonisë për aksionet e tjera të planifikuara kundër shqiptarëve.
Kjo situatë e sotmja do ta ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve në Maqedoni. Maqedonia nuk do të jetë më si më parë. Kush do ta fitojë atë dhe kush do ta humbë? Nëse e fiton Gruevski dhe politika e tij, atëherë shqiptarët do ta kenë humbur kryeqytetin e tyre të hershëm e të sotshëm, Shkupin. Nëse fitojnë forcat progresive, ato që duan integrimin dhe paqen, atëherë banorët e Maqedonisë, shqiptarë, maqedonë e të tjerë nuk do të vuajnë më trishtimin e sotëm, terrorin e dhunën e shtetit kundër shtetasve të këtij vendi.
LEGALISTËT U KUJTOJNË DEMOKRATËVE KONFERENCËN E MUKJES
Letër e Hapur/
Drejtuar: Z. Lulzim BASHA/
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë/
I nderuar zotëri Basha!/
Si për ironi të fatit, më 1 Prill 2015 u thirr nga PD, në selinë e saj, mbledhja e parë e partive tona, për të filluar negociatat për formimin e një koalicioni opozitar. Në atë mbledhje shprehëm bashkërisht vullnetin politik për koalicion midis nesh, me objektiv: fitoren e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2015, duke u “… bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes”.
Në atë mbledhje ne vendosëm bashkërisht afate për zhvillimin e negociatave midis subjekteve tona, për jetësimin e koalicionit tonë, duke iu referuar zotimit Tuaj se do të sundonte fryma e bashkëpunimit, e harmonisë, e besimit dhe respektit reciprok ndërmjet palëve.
Mbi këto baza, më datë 3 Prill 2015, PLL u ka paraqitur negociatorëve të PD një dokument ku shpreheshin propozimet tona për koalicionin…, dhe në të cilin i referoheshim realitetit politik, rezultateve faktike, eksperiencave të së kaluarës dhe synimit tonë të përbashkët për fitoren e zgjedhjeve vendore të radhës.
Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se propozimet tona ngjallën një debat konstruktiv me negociatorët tuaj, dhe se shkëmbimi i informacioneve që pasoi mbledhjen e datës 3 Prill 2015, si dhe takimi i datës 5 Prill 2015, krijuan bindjen se aktorët e koalicionit opozitar kishin arritur nivelin e një mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellët, që konsideron rrethanat dhe problematikat që secili subjekt duhet të përballojë në raport me realitetin e tij dhe të partnerëve politikë.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbledhjen që zhvilluam me negociatorët e PD-së më datë 8 Prill 2015, ku për çudinë tonë konstatuam një ndryshim të pozicioneve dhe qëndrimeve të miratuara më parë nga PD, gjë që shkaktoi edhe vonesa në përfundimin e negociatave.
Për të zhbllokuar situatën, propozova takimin kokë më kokë me Ju, takim të cilin e zhvilluam më datë 20 Prill 2015 në zyrën Tuaj, pasi vlerësova dhe vlerësoj se konturet e një koalicioni opozitar duheshin dhe duhen miratuar në nivelin më të lartë, për të siguruar pjesëmarrjen në këtë koalicion të PLL, si një parti kombëtariste, e djathtë dhe me trashëgimi antikomuniste.
Gjatë atij takimi, ne të dy miratuam pikat më të rëndësishme të koalicionit PD-PLL, ku përveç parimeve politike miratuam bashkërisht edhe disa aspekte teknike që do të ndihmonin koalicionin tonë për maksimalizimin e votave të djathta, por edhe për krijimin e ndjenjës së besimit reciprok.
Eksperiencat e së kaluarës kanë qenë shpesh herë të hidhura për PLL-në, sidomos gjatë procesit të numërimit, ndaj dhe vullneti ynë i përbashkët ishte që të tejkalohej kriza e mosbesimit.
Mekanizmi që kishim propozuar për këtë qëllim u pranua dhe u sanksionua në marrëveshjet dypalëshe që nënshkruam atë ditë.
Po Ju rikujtoj se kriteri mbi të cilin u dakorduam së bashku ishte i thjeshtë: Në bashkitë ku PLL e ka fuqinë elektorale për të nxjerrë këshilltarë nga listat e veta (sipas rezultateve të vitit 2011), PD do të vendoste në listat e saj dhe në pozicion të mundshëm zgjedhjeje një kandidat të propozuar nga PLL; dhe njëkohësisht, në të njëjtat bashki, PD do të kishte një kandidat në vendin të parë në listat e PLL për këshillat bashkiakë.
Ky kriter i shkëmbimit të kandidatëve do të materializonte edhe frymën e bashkëpunimit tonë, krahas materializimit të kriterit të proporcionalitetit dhe parimeve të mirënjohura të reciprocitetit dhe bashkërendimit të veprimeve tona. Por mbi të gjitha do të krijonte frymën e besimit reciprok, pasi strukturat tona do të ishin të siguruara në ndershmërinë e procesit të numërimit.
Në ditët në vazhdim, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin tonë, kemi patur disa takime me përfaqësuesit tuaj ku kemi paraqitur në mënyrë të argumentuar informacionet përkatëse për 30 bashkitë që miratuam së bashku dhe që integruam në marrëveshjen tonë.
Me vullnet të mirë dhe gjithmonë me frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, pas nënshkrimit të marrëveshjes sonë, reduktuam bashkërisht numrin e bashkive objekt të marrëveshjes: nga 30, në 19.
Për fat të keq, PD nuk na paraqiti asnjë informacion lidhur me kandidatët e saj që do të renditeshin në listat tona në bazë të marrëveshjes.
Pavarësisht kërkesave tona të përsëritura me telefon, e-mail dhe SMS për shkëmbimin e informacioneve që do të na mundësonin përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm sipas dispozitave ligjore për regjistrimin e listave brenda afateve kohore, kemi marrë me telefon nga përfaqësuesi juaj një informacion verbal vetëm ditën e Hënë, më datë 4 Maj 2015, në ora 17:00, pra vetëm 60 minuta para përfundimit të afatit zyrtar për paraqitjen e listave në KQZ dhe KZAZ-të. Bëhet fjalë vetëm për 9 raste (nga 19 që kishim rënë dakord) dhe ku shumica e propozimeve të PLL në listat e PD ishin ishin renditur në pozicione jashtë mundësisë për tu zgjedhur. Ndërkohë, asnjëherë nuk kemi marrë informacion për kandidatët e PD, që sipas marrëveshjes, do të ishin në pozicionet nr. 1 në listat e PLL.
Këto vonesa tuajat na kanë shkaktuar dëme serioze, sepse, për shkak të marrëveshjes, të cilën ne legalistët e kemi zbatuar deri në sekondën e fundit duke pritur edhe nga PD të njëjtën gjë, kandidatët tanë më të mirë kanë mbetur edhe jashtë listave tona, ngaqë sipas marrëveshjes ishin parashikuar të ishin brenda listave tuaja dhe ne vend të sigurt, sipas kriterit të shkëmbimit të kandidatëve.
Legalistët e bazës e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si veprim të qëllimtë për eliminimin e lidershipit të PLL dhe kontributeve të tij të padiskutueshme në pushtetin e ardhshëm vendor…, pushtet që, pas reformës territoriale, është tejet më i rëndësishëm. Gjithashtu ata e kanë lexuar shkeljen tuaj të marrëveshjes si një synim për dëmtimin e PLL dhe të së Djathtës tradicionale në vendin tonë.
Zotëri Basha!
PLL ka pranuar të bashkohet në koalicionin APPD duke u nisur nga vullneti ynë për të bashkuar forcat dhe energjitë tona për një kauzë që ne legalistët e konsiderojmë të drejtë.
Ne, asnjëherë në historinë tonë politike nuk e kemi konsideruar aksionin tonë në raportin e ngushtë “pushtetarë-opozitarë”, dhe anasjelltas. Përkundrazi, besojmë se populli shqiptar ka të drejtën të gëzojë një qeverisje qendrore dhe vendore të bazuar në vlerat që e Djathta dhe elektorati i saj mbartin dhe përfaqësojnë.
Ndonëse shpesh herë elektorati i djathtë ka pranuar të heshtë për hendekun fiktiv që është krijuar pas vitit 1990 midis dy blloqeve politike që e kanë vendosur aksionin e tyre në raportin “pushtetarë-opozitarë”, – sot ka ardhur koha që ky elektorat të vlerësohet me respekt dhe dinjitet për kontributin e vet të paçmuar për demokracinë, ligjin dhe shtetin.
Gjithmonë kemi konsideruar se luajaliteti dhe korrektësia në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve parazgjedhore do të ishte një shtysë e madhe për motivimin e elektoratit të djathtë, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve politike të vitit 2013.
Gjithashtu kemi bindjen se, shkelja e marrëveshjeve midis partive opozitare sot, do të përkthehej nga elektorati ynë, ende i traumatizuar pas humbjes së vitit 2013, si një ndërmendje e një përfundimi se, kur arrihet të shkelet brenda pak ditësh deri edhe kontrata midis partnerëve politikë që është e nënshkruar me firmë dhe vulë, atëherë çfarë sigurie mund të ekzistojë se nuk do të shkelet edhe kontrata e pushtetarëve tanë vendorë me zgjedhësit dhe mbarë qytetarët?!
Shkelja brenda pak ditësh e marrëveshjes së sipërcituar, ne legalistëve dhe mbarë kombëtaristëve na kujton Mukjen…
Por për Mukjen do të shkruaj një herë tjetër, ndoshta shumë shpejt.
Sulejman Gjana
Kryetar i PLL
Kumanove, 22 të vdekur pas përleshjeve të armatosura
SHKUP, 10 maj /ATSH-AFP/ – Përleshjet e armatosura dje dhe sot në veri të Maqedonisë, në Kumanovë në kufi me Kosovën, kanë shkaktuar 22 të vdekur, tetë prej të cilëve policë dhe 14 anëtarë të një grupi të armatosur, theksoi policia.“Tetë policë janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur”, deklaroi për shtypin një zëdhënës i policisë, Ivo Kotevski duke shtuar se operacioni ishte drejt fundit.“Nga ana tjetër, 14 trupa të veshur me uniformë u gjendën në vend”, shtoi ai duke konfirmuar se anëtarët e grupit të armatosur ishin pjesë e një grupi terrorist prej 30 personash.(Sipas Agjensise Telegrafike Shqiptare)
EMIN AZEMI PER NGJARJET NE KUMANOVE
Kumanova gdhiu me 9 maj në një panik të paparë. Të gjithë ne që ndodheshim në këtë qytet, mundëm nga afër të ‘’prekim’’ psikozën e një atmosfere lufte. Detonime të fuqishme, kalibra armësh nga më të ndryshmet.
Mbi qiell pati edhe helikopterë. Breshëria e të shtënave kishte prishur sidomos gjumin e fëmijëve. Ata nuk e kishin ditur se sërish dikush do t’ua prish gjumin.
Sërish, dikush do të kujdeset që pikërisht në këtë zonë, të banuar me njerëz të urtë e hallexhinjë, të sprovojë edhe njëherë durimin e tyre.
Kumanova sot u rizgjodh sërish për të eksperimentuar armatimin dhe municionet e blerë taze nga shteti, por nuk e kemi ende të qartë se kundër kujt sot luftoi shteti i Maqedonisë.
Banorët përreth shtëpive ku u zhvillua përleshja nuk kanë lidhje me atë se çka ka ndodhur. Askush nuk di të tregojë se kush janë njerëzit misterioz kundër të cilëve sot u shkrepën gjithë ato armë dhe u zhvillua gjithë ajo përleshje mbi dy orëshe.
Pse pikërisht sot Kumanova edhe njëherë u zgjodh të jetë ‘’fole qyqesh’’ dhe pse pikërisht kjo zonë e qetë u piketua si një fushëbetejë absurde. Nuk e kemi të qartë se kush i solli ‘’vezët e qyqes’’ në këtë qytet, por një është e qartë se kushdo që të jenë ata, që sot iu futën kësaj aventure diletante, i kanë bërë një shërbim kolosal regjimit aktual, duke ia zgjatur jetën për aq sa atij do t’i duhet t’i realizojë edhe skenaret tjera. Të realizojë atë që paralajmëruam ditë më parë,:
1. T’i mbyllet goja opozitës maqedonase, që ajo të mos dominoj hapësirën publike me të vërtetën e saj për babëzitë e pushtetit
2. Që shqiptarët në vend se të kthjellen dhe të konsolidohen për një ristrukturim të ri politik, ata tash duhet të mbrohen nga sulmet për vepra e trilluara subverzive kundër shtetit
3. Opinioni publik maqedonas të homogjenizohet rreth idesë megalomane të Gruevskit për ruajtjen e Maqedonisë nga ‘’tradhtarët’’ maqedonas dhe ‘’bashkëpunëtorët’’ e tyre shqiptarë
Asnjë shqiptar në Kumanovë nuk ishte i rrezikuar nga askush që të ketë nevojë dikush prej anësh të vijë dhe t’i ‘’mbrojë’’ ata. Asnjë shqiptar në këtë qytet nuk pati nevojë që dikush të futet në shtëpinë aty afër dhe prej aty të zhvillojë njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë.
Kush deshi edhe njëherë këtë popullatë ta paraqesë kaq pa tru dhe kaq jointeligjente. Pse ka nevojë që tash zëdhënsit policorë ta tregojnë versionin e tyre për këtë aksion misterioz, ndërkohë që asnjë burim tjetër jozyrtar nga ana e shqiptarëve, madje edhe nga ata që supozohet se sot luftuan me shtetin e Maqedonisë, nuk po arrin të zbardh ndonjë detaj se çka në të vërtetë sot ndodhi në orët hershme të mënghjesit në Kumanovë.
Duke qenë viktimë vetëm të një vërtete që na servon shteti, shqiptarët, jo vetëm të Kumanovës, në mungesë të një truri politik shqiptar këtu, do të përdoren edhe gjatë kohë si pëluhurë toreadorësh për të mashtruar demin e harlisur, që pamëshirshëm shkel mbi fatet e qindra mijëra njerëzve.
Dikush, nesër, do të duhej ta paguaj tagrin e këtij mashtrimi.
Në Kumanovë sot pati shumë krisma, por ato nuk arritën të shurdhojnë vetëdijën e kësaj popullate e cila është e bindur se edhe këtë mëngjes maji dikush deshi ata t’i qeras me një omlet ‘’vezë qyqesh’’.
- « Previous Page
- 1
- …
- 47
- 48
- 49
- 50
- 51
- …
- 67
- Next Page »