Nga Beqir SINA/
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
Nga Beqir SINA/
by dgreca
– ”Perdet” e hekurta do të qëndrojnë të ulura në bankat greke sot, dita e parë e dekretimit nga Greqia të kontrollit të kapitalit në prag të gropës financiare, ndërkohë që bursat botërore përgatiten për një të hënë të zezë, të friksuar nga një infektim i mundshëm nga kriza.Nga Tokio në Hong Kong, bursat aziatike ishin në ulje të ndjeshme, ku Hong Kongu ulej me 3,63 për qind.
Në Evropë analistët presin një rënie të fortë me rreth 5 për qind, përveç se në Greqi ku bursa do të mbetet e pandryshuar.
Qeveria greke e Aleksis Ciprasit vendosi të dielën të mbyllë sektorin financiar për ta ruajtur nga një rënie e frotë, ndërkohë që bankomatët janë gati bosh.
Tërheqja e parave nga bankomatët deri më 6 korrik do të jetë deri në 60 euro në ditë, sipas një vendimi të kontrollit të kapitalit të botuar në Fletoren Zyrtare greke në mbrëmjen e së dielës.
Teksti i nënshkruar nga presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopoulos dhe nga Cipras, tregon karakterin shumë urgjent për të mbrojtuar sistemin financiar grek dhe ekonominë greke për shkak të mungesës së likuiditetit që vjen nga vendimi i eurogrupit më 27 qershor mbi refuzimin e vazhdimit të marrëveshjes së huasë për Greqinë.
Bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 korrik, ndërkohë që referendumi i programuar nga qeveria greke mbi degociatat me kreditorët e vendit do të zhvillohet të dielën më 5 korrik.
Këto negociata dështuan të shtunën, duke e futur krejtësisht Evropën në dyshime dhe duke mbajtur Greqinë pranë daljes nga eurozona(Kortezi:ATSH-AFP/)
by dgreca
Nga Behlul JASHARI/ Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisur në mëngjes, të dytin brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
Ndërmjetësuesja, shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj elegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral, i cili sapo ka filluar.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se bisedimet midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, janë përqendruar në çështjet e pazgjidhura midis palëve, si: energjia, telekomi, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe liria e lëvizjes.
“Përparim i mirë është bërë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për këto katër çështje në orët e ardhshme dhe ne do të mblidhemi shumë shpejt, në ditët e ardhshme, për të finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini përmes një deklarate për media, pas raundit të 26-të.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të makinave është nënshkruar në prag të takimit.
Ne Bruksel, kryeministri i Kosovës, Mustafa, nuk është deklaruar, ndërsa pas kthimit në Prishtinë, në një mbledhje të qeverisë, tha se, “ gjatë takimit të datës 23 qershor janë trajtuar disa prej çështjeve që kanë qenë të parapara, si çështja e parimeve themelore lidhur me asociacionin e komunave, çështja e energjisë, çështja e kodit telefonik, çështja e kalimit mbi urën e Ibrit dhe poashtu është arritur që të nënshkruhet Marrëveshja lidhur me policat e sigurimit”.
“Mund të them se për çështjet e tjera, sa i përket asociacionit të komunave, energjisë, për të cilat është diskutuar në mënyrë specifike, të tjerat nuk kanë arritur të diskutohen thellësisht. Kemi mbetur që të punojmë edhe më tutje në nivel të ekspertëve për të sqaruar disa çështje që kanë qenë shumë të hapura ndërmjet nesh dhe jemi marrë vesh që të vazhdojmë këtë të hënë”, shtoi ai.
Ne, vijoi Mustafa, jemi angazhuar që të gjitha këto çështje të zgjidhen në suaza të parimeve të cilat ne i kemi përcaktuar më parë dhe unë mendoj se ashtu edhe do të ndodhë.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që dialogu të jetë konstruktiv dhe që zgjidhjet të jenë ato të cilat do të ndihmojnë që ne në të ardhmen t’i lëmë anash problemet të cilat i kemi tani të hapura, por edhe të orientohemi në perspektivën tonë zhvillimore dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi kreu i qeverisë kosovare.
Ndersa, kryeministri i Serbisë, Vuçiç, ka folur në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Mustafa, ku ka thënë se bisedimet kanë qenë shumë të vështira dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale.
“Kemi shënuar mjaft përparim, para së gjithash për çështjen më të vështirë që është Asociacioni i Komunave Serbe. Shpresoj se në ditët e ardhshme, së paku këtë marrëveshje mund ta finalizojmë, por po punojmë intensivisht dhe seriozisht për të gjitha temat e tjera”, shprehej Vuçiç.
“Bashkësia e komunave serbe” në Kosovë, renditej e para nga “katër temat” e raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Media në Serbi ka renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.
Burimet zyrtare në Prishtinë po ashtu kanë theksuar katër tema, me dallim vetëm në renditje, “energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe Asociacionin e komunave serbe”.
Ndërsa, shtypi i sotëm në Prishtinë thekson se, për dallim nga herët e tjera, të hënën, që në mëngjes, pritet të fillojë raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. “Takim Mustafa-Vuçiç pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar”, shkruan shtypi, duke shtuar se, “vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika”.
Për katër vite bisedimesh në Bruksel, që nisën me teknike e kaluan në nivel të lartë kryeministror, Kosova dhe Serbia kanë arritur 20 marrëveshje. Këtë e bëri të ditur në Prishtinë ministrja për Dialogun në qeverinë kosovare, Edita Tahiri, në konferencën e tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ku në fundjavë foli për temën “Progresi në dialogun e Brukselit dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës”.
“Sot katër vite pas, janë arritur njëzet e dy marrëveshje me Serbinë, disa janë zbatuar nga Serbia, e disa janë rrugës së zbatimit, dhe në disa fusha Serbia ka shënuar ngecje serioze në zbatimin e marrëveshjeve”, u shpreh ajo.
Ministrja Tahiri tha se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate të rëndësishme në disa plane. Vlen të veçohen rezultatet në forcimin e kushtetutshmërisë, ligjit dhe demokracisë në tërë vendin dhe shuarja e strukturave paralele serbe në fushat ku janë arritur marrëveshjet, pastaj përparime ka pasur në normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Serbinë, dhe në mënyrë të veçantë dialogu i Brukselit ka kontribuar në perspektivën euro-atlantike për Kosovën. Ajo pastaj u ndal në veçanti tek procesi i zbatimit të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë dhe shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, si dhe informoi mbi takimin e radhës në Bruksel në nivel kryeministrash ku, “do të trajtohen dhe eventualisht mbërrihen marrëveshjet për temat që janë në rend dite”.
Ajo shprehu pritshmërinë që, “do të ketë rezultate për përmbylljen e çështjes së kodit shtetëror telefonik, për të cilën do të aplikojë shteti i Austrisë, pastaj do të ketë përparime në çështjet e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, në përkufizimin e parimeve të përgjithshme për asociacionin dhe për heqjen e barrikadës nga ura e lumit Ibër”.
Ministrja Tahiri shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të polisave të sigurimit të automjeteve mes dy shteteve, e cila marrëveshje do të ulë koston e tarifave dhe mundësojë një lëvizje më të lirë për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Kosova me dialogun e Brukselit po dëshmohet si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe vetë dialogu i Brukselit po konsiderohet si kontribuuesi kryesor për paqen në rajon duke qenë se në vendet tjera nuk ka pasur zhvillime inkurajuese, duke pasur parasysh që në Maqedoni ka probleme demokratike dhe etnike ku nuk ka pasur përparime në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe po ashtu Bosnja vazhdon me sfidat e saja”, tha ministrja Tahiri.
Në Bruksel këtë të hënë të 29 qershorit 2015 takohen për herë të katërt kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë, ndërsa nga 26 raundet e zhvilluara deri tash të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë, 23 ishin mes kryeministrave të atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Takimi i parë kryeministror në Bruksel është zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa i 26-ti në 23 qershor 2015. Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik Kosovë-Serbi, të filluar në 8 mars 2011, po ashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre.
Pas raundit të 26-të, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në 25 qershor ka nisur me pyetjet për delegacionin kosovar se çfarë biseduan e për çfarë u dakorduan në raundin e 26-të kryeministror në 23 qershor dhe çka do të nënshkruajnë të hënën me delegacionin e Serbisë në Bruksel. Gjatë “koha për deklarime jashtë rendit të ditës”, këto pyetje i bënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, dhe deputetja e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, duke theksuar opinonin e tyre se bashkësia e komunave serbe në veri do jetë “një autonomi apo republikë”.
Marrëveshja 15 pikëshe për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar para dy vitesh, në 19 prill 2013, nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton, në 6 pikat e para ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
by dgreca
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për gazetën austriake Der Standard se institucionet e Kosovës edhe pas vendimit janë të përkushtuara që të themelojnë Gjykatën Speciale.“Ka pasur shumë akuza për situata të paqëna dhe shpifje kundër luftës së drejtë të popullit të Kosovës për pavarësi. Ne jemi të vendosur për të pastruar emrin dhe trashëgiminë tonë. Gjykata Speciale është instrumenti ynë për t’i mbyllur një herë e përgjithmonë të gjitha spekulimet dhe akuzat që janë drejtuar ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj atyre që na mbështetën”, ka thënë Thaçi për Der Standard.
Ai shpreh bindjen se Gjykata Speciale do të themelohet nga institucionet e Kosovës. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, sipas Thaçit, tani janë duke punuar për të tejkaluar këto detaje dhe për të miratuar draft-ligjin e prezantuar, i cili do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Kurse, i pyetur për mosvotimin e deputetëve të PDK-së herën e kaluar, Thaçi u shpreh se në PDK respektohet çdo opinion dhe vendim i deputetëve, por se do të vazhdojnë të flasin me deputetët për t’iu ofruar informacione dhe garanci shtesë në çështjet që ata po i kundërshtojnë.
“Ne do të sigurohemi që sa më shpejt projektligji të miratohet në Kuvend. Po ashtu do të evitojmë dhe parandalojmë çdo ndikim nga politika ditore”, tha Thaçi për Der Standard, transmeton KosovaPress.
E përditshmja austriake, Thaçin e ka pyetur edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin ai ka thënë se Kosova është një shembull i bashkëpunimit në një rajon që ka vuajtur mjaft gjatë nga luftërat dhe konfliktet.
“Në këtë raund të dialogut, ne presim që të nënshkruajmë marrëveshje për telekomin, energjinë dhe Asociacionin e Komunave”, nenvizoi Thaçi, duke shtuar se asociacioni do të mbështesë komunat me shumicë të komunitetit serb që të koordinohen dhe të bashkëpunojnë mes vete.
Thaçi tha se “asociacioni do të krijohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ligjet tona tashmë i refe rohen të gjitha dokumenteve kryesore, konventave, përfshirë edhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”.
Për këtë të përditshme, ai është shprehur se interesi i Kosovës është përsëri i njëjtë me interesin e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje, e cila do të akomodojë komunitetet, por edhe për të siguruar, ruajtur dhe fuqizuar paqen dhe stabilitetin.
Ndërkaq, i pyetur për rolin e Austrisë në fushën e telekomunikacionit gjatë bisedimeve me palën serbe, zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se pret që të finalizohet tash kjo marrëveshje dhe më në fund Kosova të marr kodin e vet telefonik.
“Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm këtu, duke aplikuar në ITU për kod shtetëror, i cili do të përdoret nga Kosova. Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Thaçi, raporton Der Standard.
Këto marrëveshje, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, janë duke ndihmuar për të ndërtuar besimin dhe për të nxitur pajtimin mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë. /KosovaPress/
by dgreca
BRUKSEL, 29 qershor / – Vendimi i Greqisë për kontrollin e kapitaleve është plotësisht i drejtë dhe i justifikuar, deklaroi sot Komisioni Evropian, pas diskutimit të kësaj mase të ndërmarrë nga vendi ballkanik.“Në situatat aktuale, stabiliteti i sistemit financiar dhe bankar në Greqi përbën një çështje thelbësore për interesin publik që ka lidhje me vendosjen e shtrëngesave të përkohshme për rrjedhjen e kapitaleve”, tha me anë të një deklarate eurokomisioneri për Shërbimet Financiare, Jonathan Hill.”Këto kontrolle të kapitaleve janë të domsdoshme dhe në proporcion”, theksoi ai.
”Megjithatë, lëvizja e lirë e kapitaleve duhet të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur në interes të ekonomisë greke, eurozonës dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian”, shtoi Hill.