MITROVICË, 23 Korrik 2015/-Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, tiranasit nisën shfaqjen e komedisë në skenën e ndriçuar me qirinjë. Mbrëmë, pikërisht në momentin kur duhej të fillonte shfaqja e komedisë “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur”, nga trupa teatrore e Tiranës “Edukojmë Art”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u ndal rryma elektrike.
Mirëpo, kjo nuk i pengoi aktorët tiranas që të fillojnë shfaqjen e tyre nën dritën e qirinjëve të ndezur nga organizatorët dhe të ndriçimit me celularë nga ana e audiencës. Ikja e rrymës elektrike nuk zgjati shumë dhe në vazhdim shikuesit patën mundësinë që të ndjekin shfaqjen në kushte normale.
Kjo shfaqje ishte njëra nga aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës” dhe u prit mirë nga shikuesit./b.j/
Archives for July 2015
Në Makondon e Myzeqesë
(Prindërve të Maria Shollës)/
Nga Ilir Levonja/
Drama, fatkeqësia juaj ka filluar sot, e do të vijojë në ditët në vazhdim, të zbulohet pak e nga pak. Me kërshërinë e syve të shtypit. Ndofta dhe shumë e shumë njerëz, bëjnë pyetjen si është e mundur? Kaq të varfër vërtetë? Kaq të mjeruar? Kaq injorantë? Kaq të pazotë? Sa lënë fëmijët nëpër kisha dhe ikin më këmbë për ditë e ditë me radhë? Kaq blozë fare paskan qënë, sa as pesë lekë për pasaportat nuk kishin? Vërtetë deri këtu janë katandisur shqiptarët? Vërtetë punoje tokat e fshatit me pesëmijë lekë dita? Pastaj me atë ndjesinë e kopetentit për gjithçka. Do thonë, o po pse pjellin? Kur nuk i ushqejnë dot? Po, pjellin…, jo lindin. Ne vdesim për ta denigruar tjetrin. Dhe kënaqësinë më të madhe e kemi kur e krahasojmë me kafshën. Ndjejmë kënaqësi kafshërore. Fërkojmë barkun.
Dhe ju që rrëfeheni. Kujtoni se po prekni teletat e kështjellës shtetërore. Kështjellës shoqërore. Dhimbjen e nënave të tjera që shqyhen protestave të partive. Dhimbjen e burrave që vriten në emër të iks lideri. Duke sheshuar githçka në synim politik, të krahut. Të partisë etj. Të interesit të oborrit personal. Me strategjinë e kafshës kur kufizon territorin që preferon të dominojë.
Ju rrëfeni. Jepni intervista. Dhe të gjitha nënat të kuptuan ty. Që e le vetëm gocën tënde atje në lumë. Dhe tani na qan. E ndjenë dhimbjen tënde. Janë veshur me të zeza. Burrat, po pinë cigare. Po diskutojnë. Ky është shtet muti. Këta burra që të vrasin për partinë. Të tjerë që kanë ca lekë a valutë të palosur në xhep. Thonë, prapë avazin e mendjeplotit, po dhe ata paskan qënë rreckë fare… punonin për pesë mijë lekë. Dhe në vesh, u pyesin. A keni nevojë për ndonjë lek? Se keni hall? Jo për gjë. Vulëhumburit ju. A nuk e kuptoni. Më shumë fiton duke u marrë me llafe se sa duke punuar. Qoftë edhe me një, dy apo pesëmijë lekë.
Ju jepni intervista. Në këtë stinë temperaturash të larta. Lotët tuaj apo mizerja juaj është habi. A e di përse. Pasi në këto njëzetë e pesë vite, Shqipëria është ngucur drejt qëndrave. Dhe nuk e di më. Ose nuk beson se akoma ekzistojnë provincat. Se ekzistojnë Makondot e realizmit magjik. Çfarë është Makondo? Një fshat, ku një i ”mënçur” u shiste të gjore akull për diamant.
Jo, shqiptarët nuk besojnë se ekzistojnë provincat. Megjithëse, atyre fshatrave, blejnë mish të gjallë për Italinë dhe dritat e kuqe të Greqisë. Ato provinca ku mund të mbjellësh hashash, kanabis sativa, kërp etj. Ku mund të ulësh për qejfin tënd, fluturak vocërrak.
Nga ana tjetër, këto Makondo mbajnë si pika e ujit të pakët, ndonjë gjeneral të liruar. I cili, në këto Makondot tona, u shet sapunin për djath, ju mjeranëve. Një shitës me listë. Me shiritin ceremonial të shtetit. Kuq e zi. Ju vë në radhë. Ju jep thërrimet. U kon me kafshata. Dhe u cakton edhe pesëmijëlekshat për punë me bel arash. Sot, në kohën e bujqësisë me tezga dheu. Me kate. Me skela. Me pemë hekuri dekorative, ku nëpër degë varen kovat me material shkume deti, plot perime. Ju punoni arat me bel. Sot kur mekanizimi i bujqësisë ka arritur pikun e zhvillimit.
Të mirë prindër. Ju jeni zogj që keni dhe jetoni në një kafaz. U mbushet mendja të fluturoni, por hekurat u thyejnë krahët. Emri i Grevenesë, vendi, ai lumi. Madje edhe kënga qeraxhiu i Grevenesë, u tundojnë shpirtrat. Do u tundojnë tërë jetën. Maria është një humbje e pazevendësueshme. Shpirtrat fisnik dhe të gëzuar ikin. Ajo ishte e tillë. Këtë e dëshmon detaji i ditarit. A e dini, të mbash ditar është prova e sinqeritetit. Eshtë libri më i vështirë për t’u shkruar. Maria e bëri. Ndaj është humbje e madhe. Ne kemi vetëm fillimin e tij. Por sa të tilla në këtë tranzicion shekullor shqiptar. Sa shumë kanë vdekur andej, maleve dhe lumenjëve të Greqisë. Sa shumë janë shfytyruar dhe sa shumë janë dhunuar. Sa shumë zogj, nga një atdhe kafaz? Kjo është një histori më vete. Që për fatin tonë të mbrapsht, do harrohet shumë shpejt. Eshtë harruar.
Eshtë vdekje ta thuash, por ka qytetarë që nderojnë ”heronjtë” e partive, ndërsa harrojnë humbjet shpirtit të tyre, fëmijën, djalin, vajzën etj…, maleve me borë. Për pak para, për pak jetë më të mirë. Përpos zhbërjes shpirtërore, ndjehuni gjysmë triumfatorë për shkak të përpjekjes për një jetë larg asaj shqiptares. Ku anëtarësimi në parti, të bën me një thes mielli më shumë. Me një vend pune të pasiguruar. Me një armik shoqëror…, duke filluar nga motra apo vëllai, fqinji etj. Ku të bën pronar tokash të lëna me qera. Qytetarë burrash shteti që shahen nga nënat. Që u përdorin ju si model të injorancës kur duan të fyejnë njëri-tjetrin. Por kjo nuk është ajo që na duhet sot. Të kërkosh të ikësh sot, në një vend të pashpresë. Eshtë shpresë. Mos urreni Greqinë, mos urreni lumenjtë, Grevenanë etj. Ua dha këtë short të keq. Vendi amë, i lumtur me arritjet e shumimit të palmave.
Kremlini e zbuloi fytyrën e vërtetë
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Para ca ditësh, siç është bërë e njohur nga mjetet e informimit masiv, ministria e punëve të jashtme të Rusisë dha shpjegime lidhur me votën kundër projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar për vrasjet masive në Srebrenicë njëzet vjet më parë.
Për projektrezolutën që paraqiti Britania e Madhe, votuan dhjetë anëtarë, kurse katër prej tyre, midis tyre edhe Kina, abstenuan.
Pala ruse vuri veton për këtë projektrezolutë.Ngjarjet e Srebrenicës, sipas projektrezolutës angleze, qenë cilësuar si një gjenocid i pastër. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin “sqaroi” se projektrezoluta e propozuar nuk na qenkej konstruktive dhe se ajo të gjithë fajin ua hidhte vetëm serbëve, çka mund të sillte si pasojë konflikte të reja.
Me këtë rast, presidenti serb Tomislav Nikoliç, i entuziazmuar nga qëndrimi i Kremlinit, në një deklaratë të posaçme për mjetet e informimit masiv, tekstin e së cilës e pati botuar Blic, theksonte me të madhe se dita kur u vu vetoja ruse kundër projektrezolutës për Srebrenicën, qenkej një ditë e madhe për vendin e tij. Sipas fjalëve të tij, Rusia jo vetëm nuk lejoi të hidhej hije mbi mbarë popullin serb, por edhe vërtetoi se ajo është një mikeshë e vërtetë e Serbisë.
Një burim diplomatik rus u pati deklaruar gazetarëve se “projektrezoluta për Srebrenicën, ashtu siç ishte paraqitur, ishte e papranueshme” (Citohet sipas: “Rusia vuri veton në Këshillin e Sigurimit kundër Rezolutës për Gjenocid në Srebrenicë”. Marrë nga faqja e internetit “interfaks.ru”.08 korrik 2015).
Sipas këndvështrimit paradoksal të diplomacisë së Kremlinit, rezulton se për gjenocidin e tmerrshëm në Srebrenicë, nuk na qenkan fajtorë vetëm serbët! Por atë krim barbar, me përmasa të lemerishme në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, e kryen pikërisht bishat fashiste të Millosheviçit që përfaqësoheshin nga Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Lexuesit nuk kanë ndonjë tjetër informacion për pjesëmarrje formacionesh të rregullta ushtarake të ndonjë shteti të huaj gjatë asaj vrasjeje masive, që të kujton krimet e Hitlerit gjatë Luftës II Botërore kundër hebrenjve dhe kundër popullsisë civile në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik.
Po si shpjegohet ky qëndrim kriminal i Kremlinit ndaj projektrezolutës britanike dhe entuziazmi alergjik i presidentit serb nga përkrahja ruse me veton në Këshillin e Sigurimit?
Shpjegimi është fare i thjeshtë. Edhe Beogradin, edhe Kremlinin, i bashkon psikologjia e krimit.Këtu e ca vjet të shkuara, zoti Xhafer Martini, në një artikull mbresëlënës me titull “Qytetërimi dhe barbaria nuk mund të bashkëjetojnë”, paraqet disa fakte interesante për kodin moral të serbëve. Ndër të tjera, ai shkruan:
“Serbët janë si hienat që vërsulen mbi kërma. Serbët jo vetëm e vrasin njeriun, por edhe e përçudnojnë kufomën në atë mënyrë, saqë ajo të mos identifikohet fare se ç’ka qenë: njeri, kafshë apo ndonjë gjallesë tjetër. Kodi i car Dushanit, ndryshe nga Kanuni ynë burrëror e njerëzor, parashikon dënime nga më të çuditshmet që nuk njihen as në popullsitë e egra të ndonjë zone të thellë të globit tokësor.Nga llojet e dënimeve për fajtorin, që janë të panumërta, parashikohen gjymtimet më të rënda trupore, si prerja e veshëve, prerja e hundës, prerja e duarve, nxjerrja e syve etj.” (Gazeta “Rimëkëmbja”, 21 nëntor 2000, f. 4).
Për analogji me krimet serbe kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës, u rekomandoj lexuesve të respektuar të shfletojnë gazetën “Shekulli”, 27 tetor 2002, f. 17, në të cilën është botuar një fotografi befasuese me këtë diçiturë:
“Kufomat e dy luftëtarëve çeçenë, duke u tërhequr zvarrë pas një kamioni ushtarak rus”.
Dhe pranë dy kufomave duket një ushtar entuziast rus që është duke i goditur ato me shkelma. Më tutje, në një plan të dytë të fotografisë, këtë skenë makabre janë duke e soditur dy ushtarë të tjerë. Kurse pak më thellë, në planin e tretë të fotografisë, tre të tjerë ushtarë të ngeshëm rusë, hipur majë një autoblinde, vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi skenën e mësipërme.Sigurisht që kjo skenë rrëqethëse është vetëm maja e aisbergut të krimeve të përbindshme që shovinizmi rusomadh dhe makina e tij ushtarake ka kryer kundër popullit liridashës të Çeçenisë. Poshtërimi i kufomave të dy luftëtarëve çeçenë nga ana e ushtarëve agresorë rusë, zbulon fytyrën e vërtetë gjakatare të shovinizmit rusomadh dhe përmbajtjen e kodit moral të ushtarëve rusë (kopje e kodit moral të ushtarëve serbë), të cilët Kremlini i kishte lëshuar si bisha të tërbuara kundër një populli të vogël, por heroik.
Por, për t’u njohur më nga afër me psikologjinë e krimit që karakterizon Kremlinin, u propozoj lexuesve të nderuar të njihen me një rrëfenjë të të ndjerit Aleksandër Litvinjenko, ish-oficer i Shërbimit Federativ të Sigurisë, i cili ra viktimë e Putinit, pas demaskimit që ai u bëri përgatitjeve paraprake të tij për masakrimin e popullit çeçen:
“I gjendur si mysafir mes miqve të mi çeçenë, unë po ndiqja një film dokumentar, ku shihej qartë se si qarqet ushtarake ruse po fshinin nga faqja e dheut qytete dhe fshatra çeçene, duke shfarosur me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë, unë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i torturave të llahtarshme të atyre njerëzve që u pati buzëqeshur fati për të lindur dhe për të jetuar në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë.
U duhet dhënë haku autorëve të filmit, në të cilin nuk bëhej kurrfarë propagande: aty flitej vetëm me gjuhën e së vërtetës. Aty kishte vetëm të vërtetë dhe asgjë përveç së vërtetës. Dhe kur në kuadrin e radhës, nga ekrani i televizorit po më vështronte një plak i thinjur që kishte humbur çatinë mbi kokë, ose një vogëlush pesëvjeçar me pamjen e një burri të rritur, mua më erdhi turp tmerrësisht që jam rus dhe unë, si i ndotur me pisllëk kokë e këmbë, kisha dëshirë t’ia rrjepja me shparcë lëkurën vetvetes, së bashku me përkatësinë time kombëtare, si bir i popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Tek po ndiqja të gjitha tmerret e asaj lufte, fatkeqësitë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja burrat çeçenë që po shtrëngonin grushtat në heshtje, gratë çeçene që po qanin pa bërë zë, kurse unë dëshiroja vetëm një gjë: të bëja një dush me ujë të nxehtë dhe të vazhdoja të rrjepja, të rrjepja dhe përsëri të rrjepja gjithçka që ne e emërtojmë me fjalën “RUS”, në mënyrë që trupi im asnjëherë të mos lëshojë më erën e qelbur rusizëm.
Vladimir Bukovski¹, dikur, duke përsiatur për Rusinë dhe për rusët, pati deklaruar:
“Putini!?Ai nuk është rus,vrasës dhe fundërrina të tillanuk kanë kombësi.Rusë janë njerëz të tillë, si puna ime, si Saharovi dhe si Sollzhenjicini”.
Nuk ka dyshime se edhe këtë herë Vladimir Bukovski ka pasur të drejtë.Se njerëz të tillë, si puna e Putinit, nuk kanë kombësi. Poatëherësiibëhethallitme 145 milionëtetjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte në këtë tokë putinë dhe soj të degjeneruarish dhe maskarenjsh si puna e tij? Dhe ç’kombësie i përkasin këto miliona gjallesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, vazhdojnë ta quajnë veten RUSË?
Atëherë çfarëështë lumturia? Lumturi do të thotë kur nuk e fsheh kombësinë tënde. Lumturi do të thotë kur nuk të vjen turp për Atdheun tënd. Lumturi do të thotë kur nuk të pështyjnë nga pas për faktin që ti je RUS!” (Citohetsipas: AleksandërLitvinjenko. “Çfarëështëlumturia?”.Marrë nga faqja e internetit “apocalypse-2012.com”.06qershor 2006).
Tek po ballafaqoja në përfytyrimin tim krimet e shtazërisë serbe në Srebrenicë dhe në Kosovë, me krimet e shtazërisë ruse kundër popullit heroik çeçen, nuk mund të rrija pa sjellë në kujtesë masakrimet barbare të nazifashizmit grek kundër popullsisë së pafajshme të krahinës shqiptare të Çamërisë. Dhe vetvetiu vjen e tëravijëzohet në kujtesë trekëndëshi dybrinjënjëshëm: me dy brinjët Moskë-Beograd dhe Moskë-Athinë dhe me bazën Beograd-Athinë. Një trekëndësh ortodoks ky, i mbarsur me një urrejtje shtazërore mesjetarekundër tre popujve të besimit islam në kontinentin tonë.Për krimet e Srebrenicës u përgatit një projektrezolutë me nismën e Britanisë së Madhe. Po për krimet e nazifashizmit grek kundër Çamërisë dhe për krimet e shovinizmit rusomadh kundër Çeçenisë, a do të kujtohet kush vallë për të përgatitur ndonjë projektrezolutë? Nuk e besoj. Se Shqipëria është një vend pa zot. Se klasa politike e Tiranës, gjatë 25 vjetëve,jo vetëm qëështë selitur si një servile e pështirë e Greqisë, por ka edhe paturpësinë ta konsiderojë atë si “fqinjen tonë strategjike”. Paçka se Greqia sot përfaqëson shtetin më të pamoralshëm të rruzullit tokësor. Sa për Çeçeninë, mund të thuhet me bindje se Putini atje i ka kopsitur punët me shumë kujdes: ka vënë në krye të saj një kukull të zgjedhur për merak, një tradhtar të regjur të popullit çeçen me emrin Ramzan Kadirov, i cili, sa herë bëhen zgjedhje presidenciale në Federatën Ruse, Kremlinit ia sjell votat të gatshme në tabaka, me rezultatin 99,99%.
————————-
¹VladimirBukovski (1942), shkrimtar, personalitet politik dhe shoqëror,ështënjëringathemeluesitelëvizjessëkundërshtarëvetëregjimitnëBashkiminSovjetik.Nëtërësi, aipatikaluar 12 vjetnëpërburgjedhekampetëpunëssëdetyruar.Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e shkëmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalan (1916-2010), i burgosur politik.Pas këtij shkëmbimi, Bukovski u shpërngul në Angli, ku edhe jeton në Kembrixh.Në vitin 2007 ai vuri kandidaturën për president i Federatës Ruse, por komisioni qendror i zgjedhjeve nuk e regjistroi emrin e tij.Në vitin 2014, ministria ruse e punëve të jashtme nuk pranoi t’i jepte shtetësinë (E.Y.).
Tiranë, 23 korrik 2015
Urat kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet
Shkruan: Gëzim Llojdia/
1.Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.
2.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë përdorimit me ndërtimet e urave me beton dhe hekur.Bëhet më interesant fakti se shumica e urave kanë edhe emërtim të tyre disa të veçanta. Si Ura e frengut,ura e Belasë e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh. Pranë urës së e Belasë vite më parë gjendej një banesë dhe banori i saj ishte i vetmi njeri që kishte parë ,disa lloje regjimi si dhe në kohën kooperativës , ishte i vetmi banor i republikës që nuk kishte tufëzuar bagëtitë e imta. Nga lindi emri bela,Slap,freng etj është e kuptueshme fjala por ato kërkojnë ende një studim më të thelluar.
A jemi në gjendje, që këto ndërtime ti rikthejmë në kujtesë duke i evidentuar, mirëmbajtur ?Qarku i Vlorës shprehen në rrjete sociale, specialist të DRKK Vlorë,ka një reliev kodrinor-malor, te pasur me ujera rrjedhëse, lumenj e përrenj.
Për bashkimin e dy krahinave, e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banoreve te një krahine u është dashur qe nder shekuj te ndërtojnë vepra arti siç, ura, etj. Në këtë territor sot numërohen me qindra ura te mëdha dhe te vogla qe u takojnë periudhave te ndryshme historike nga antikiteti deri ne mesjetën e vone. Ato dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale. Me iniciativën e drejtuesit të DRKK Vlorë Agim Haxhiraj dhe historianit Novruz Barjami, po kryhen pastrime dhe evidentime si dhe mirëmbajtje për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për t’i shpallur monumente kulture.Disa nga urat e evidentuara janë :Ura e Drashovicës,Ura e Slapit-Kufiri midis Drashovicës dhe Mavrovës shek. XVII-XVIII,Ura e Belasë Mavrovë shekullit XIX,Ura e Bratit,Brataj shek XV dhe Ura e Frëngut –Gjormë Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI
3.Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës , monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.
….Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtricës,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty fletë gjithë Labëria,Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Në kufirin midis fshatrave Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Ura e Slapit që mendohet e shek.XVIII ,ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinjerike. Ura e Slapit gjendet e pozicionuar perëndim- jug përmbi përroin me të njëjtin emër .Ky përrua në stinën e dimrit është mjaftë problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60. Nga ujëra e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh bëhej njësh ngase grykëderdhja e lumit të Shushicës,nuk tërhiqte ujin e përroit .Ura është e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve në pjesën perëndimore të sa,j është rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. Pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure ,ajo e trenit ndërtuar nga italianët,që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë,për qëllime ushtarake.
Ura e Belasë, është një urë lidhëse me përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrove, mendohet të jetë ndërtuar në shek .XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të fshatit.Mavrova është emri i sotëm qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.
Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.
Duke qenë një qytet me kohë lindje para Krishtit në luginën e lumit, urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.
Ura e frëngut në Gjormë. Nga gërmimet arkeologjike, shkruan intelektuali K.Kapaj është vërtetuar se janë të asaj periudhe disa vepra kulti, disa kështjella dhe urat me harqe guri mbi përrenj dhe lumenj si Ura e Frengut në Gjorm, në Brataj etj.
Ura e Frëngut është një urë e ngritur përmbi buzët e dy shkëmbinjve .Gryerja nga ujit ka formuar një përrua të thatë më tepër në verë .Ura ka dy frëngji,njëra në formë dritareje .Ka dëmtime në pjesën e sipërme.
4.Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan e Brate.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit .Legjenda e urës se Bratit shkruar nga Bledar Muçaj:”Ustallarët janë ne pune,/behet ura përmbi lume./Qe te rroje sa me shume,/duhet bere kurban një burrë./As kafshe, as nuse , kurban/veç një burrë urën e mban./Do ja leme fatit ne dore/kush me pare themel do shore./Do ja leme ne dore fatit,/hijen e burrit te Bratit /Kur hija te prek themele,/kurban ure do te ngele./Kush i pari do kaloje /kush i pari kureshtar,/kur hija te prek themelin ,/do te jete nen gurë te pare./Kështu u muros një burrë/qe ura mos shembej kurrë,/Mbi tre harqe u mbështet/Dhe ngeli aty për jete./Atje te ura ne lume , /Bashke me ujin qe bën zhurme/Si ne vere dhe ne furtune/”e mban mbi shpatull një burrë..
NJE INTERVISTE NGA ARKIVI NE KUJTIM TE MANDELES SHQIPTARE, PJETER ARBNORI
Arbnori : Me Kosoven shtet dhe i pavarur , Shqiperia ka”shpatullat” e ngrohta/
Ish – Kryetari i Parlamentit te pare pluraliste te Shqiperise, ish deputeti i Shkodres per Partine Demokratike (PD), zoti Pjeter Arbnori, ne nje interviste 10 vjet me pare me gazeten tone ne Nju Jork, pati thene se vetem ne Shqiperi mund te ndodh gjitheçka. Ai e pati beri kete deklarim duke ju referuar zhvillimeve me te fundit ne te dy kampet politike, ne Shqiperi te cilat ishin te paparashikueshme simbas tij. Ai ne ate interviste akuazoi ashper maxhorancen socialiste,( e cila ishte ne pushtet -ashtu sic eshte edhe sot) se nuk i ka pranuar te miratoje Rezoluten per njohjen e çeshtjes çame si dhe hodhi dyshime per te mashtruar me ligjinin e ri – te demshperblimit per te burgosurit dhe te presekutuarit politik, ne Shqiperi. Nderkaq , zoti Arbnori akuzat i vazhdoje edhe ndaj drejtuesve te larte te Partise Socialiste (PS) dhe e “vuri” gishtin tek ish kryetari i saj , duke thene se ai ishte bere pengese jashtezakonishte madhe per kryerjen e reformes zgjedhore. Ne nje pyetje per pavaresine e Kosoves, at’here i ndjeri Arbenori, pati thene se Kosova eshte prioriteti i Partise Demokratike, qysh ne krijim. “Shqiperia, me Kosoven e pavarur, pati then ai i ka “shpatullat” e ngrohta. Dhe se vendi i Kosoves eshte vetem ne Europe, si shtet i lire, i pa varur dhe demokratik”. Per me shume po sjellim ne perkujtim te 9 vjetorit te vdekjes se tij ( 9 Korrik 2006 ) intervisten e plote te marre “,”Mandeles se Shqiperise” te ndjerit Pjeter Arbnori gjate nje vizite ne Nju Jork, e cila ishte dhe fundit Intervistoi Beqir SINA
Arbnori nga Amerika: “ tek ne mund te ndodh gjithcka….!!!” /
-Keni disa dite qe jeni larguar nga Shqiperia, ndodheni per vizite ne SHBA-s, si po i percillni zhvillimet me te fundit, ne te dy kampet politike ?
P. Arbenori : E pare ne çdo aspekt nje koment per sejcilin kamp ne Shqiperi, eshte se ç’do zhvillim atje eshte ende i paqarte. Ose me mire te themi; qe ne vete i kemi mjaft te qarta , por se atje kurr nuk mund te beshe percaktime kaq te pergjegjesishme. Sepse, aktualishte atje lufta kryesore eshte lufta jone, lufta per voten e lire te ndershme. Te vetmin percaktim, qe mund te beje me pergjegjesi per ne Shqiperi, eshte se: ne Shqiperi, gjithçka mund te kete, por kurr nuk ka vote te lire e te ndereshme, nuk ka demokraci, per sa kohe ne krye te Qeverise, te jete Partia Socialiste . Gjerat atje do te ndryshojne e levizin ne menyre marramendse, dhe se atje per dite do te kemi zhvillime te reja dhe te çuditeshme.
Nje fakte lidhur me kete pytje qendron ne ate se atje u vodhen votat hapur edhe brenda parlamentit, siç qe rasti i votimit per te burgosurit dhe te presekutuarit .
P. Arbnori : Arrita para ketij votimi te mbledh firmat e deputeteve pothuajse nga te gjitha partite. Kuptohet, se deputetet e djathte kane qene me unanim. Por, duhet theksuar, se kemi pasur fatin qe te mbledhim firmat edhe nga disa deputet te majte.Te cilet, e kuptojne se kjo eshte nje çeshtje e nevojeshme dhe e ligjeshme teresishte e zgjidheshme. Fatkeqesishte, e ideologjizuar deri ne “palce” Qeveria shqiptare, nuk e ka kurajon dhe kete mendim, per t’a zgjidhur drejt kete problem me te presekutuarit dhe te burgosurit . Ajo, me qellim e ka shtyre disa her me pare kete ligj duke gjetur shkaqe pas shkaqeve, si e si t’a vonje sa erdhi deri ketu, pikerishte tek votimi me mashtrimin e votes.
Kryeministrit , per kete i dergova disa letra, duke i kerkuar te vere nje perqindje te caktuar marre nga buxheti shtetrore ne favore te burgosurve dhe te presekutuarve politike. Ne baze te nenit 44 te Kushtetutes te nenit 57 te Kodit Penal, te cilat, parashikojne demeshperblimin e njerezve, te cilet kane vuajtur denimin per bindjet e tyre politike e fetare. Pra per te gjithe ata qe kaluan vuajtjen fizike, torturat, jane pushkatuar, ose kane vdekur neper kampet dhe burgjet e diktatures komuniste. Sigurishte, qe eshte bere nje lufte e madhe, nje lufte e gjitheaneshme, duke shfrytezuar edhe ekcesin mediatik, peticionet e mitingjet, duke treguar se partia Demokratike, e ka perkrahur dhe e perkrahim kete shtres, deri ne realizimin e drejte te kerkesave te tyre. Ne fund rreth kesaj pyetje do te shtoja, megjithse kjo eshte nje problem i gjate, ai eshte nje problem qe pa u zgjidhur nuk humbet kurre.
Zoti Arbenori, te njetin fate pesoje para disa muajve edhe nje Rezolute e kerkuar nga Partia e Legalitetit dhe Balli Kombetar, per njohjen nga shteti shqiptare, te çeshtjes Çame.
P. Arbnori : Po ashtu eshte ishte nje turp i madh kombetar. Sigurishte, qe ju be presion atyre deputeteve te majte, te terhiqeshin megjithse kishin nenshkruar. Pasi, ato qene arsye krejtesishte politike dhe te shoqeruar nga te gjitha anet me presione e frike nga Greqia. Ketu, ka pasur padyshim edhe nderhyrje nga qarqe te ndryshme, te cilat nuk dashur kurresesi te votohej Rezoluta, qe e njihte çeshtjen çame .E verteta eshte se si u votua dhe si nuk u votua, si socialistet i moren 70 vota a nuk i moren 70 vota, çeshtja çame egziston dhe mbetet nje plage e rende, per popullin shqiptare, deri sa te zgjidhet.
Ne kete menyre sipas meje kjo çeshtje, kerkon leverimin e madh te saj ne te gjitha format demokratike e qytetare ne mbrojtje te te drejtatave e lirive te njeriut ne bote. Duke dale para kryeministrise, preisdences me protesta paqesore, per te kerkuar ne fillim nga Qeveria jone dhe shteti Shqiptare, t’a njohe kete çeshtje, pastaj t’ua kerkojme Qeverise e shtetit grek e organizmave nderkombetare. Ose, t’a çojme kete çshtje deri ne baze te konventave nderkombetare . Çeshtja Çame, eshte pjese e pandar e historise sone. Pasi dihet mire se si jane keqtrajtuar e grabitur çamet e perzene me force nga shtepite dhe trojet e tyre, ne Greqi. Me duhet te nenvizoje, se gjate peruidhes se Qeversijes se partise Demokratike, kjo çeshtje eshte vene per diskutim disa here qofte ne rang kryeministrash, parlamentare dhe takime te tjera midis dy vendeve.
Keto dite eshte Kongersi amerikan ai qe ka thirrur nje seance degjimore me Komisionin e Helsinkit te ketij Kongresi, me temen :”Demokracia ne Shqiperi”, a keni ndonje koment ?
P. Arbnori : Si jo ! Kjo seance per kendeveshtrimin tim eshte hapja dhe sensibilizimi me serioz qe i bene mbas 7 – 8 vjeteve, administrata amerikane, problemeve te medha qe ka Shqiperia sot. Kjo seance eshte shumepritur dhe e rendesishme, e percaktuese ne qendrimet qe do te mbaj ne te ardhmen, nga konkluzionet qe do te nxjerr me pase administrata amerikane, ne lidhje me Shqiperine. Problemet, me te cilat po ballafaqohet demokracia e brishte ne Shqiperi, tani per here te pare prej kur edhe socialistet erdhen ne pushtet me ane te dhunes dhe vjedhjes se votes se lire te shqiptarve, shtrohen hapur pra , para institucioneve me te larta amerikane, Kongresit amerikan, Senatit dhe Qeverise amerikane. Seanca degjimore do te tregoje edhe nje her nderkombetarisht, duke u vertetuar me deshmi reale, se kush eshte penguese e reformes zgjedhore dhe votes se lire dhe se kush po i pengon reformat ne Shqiperi. Kete deshmi me pare e kane demonstruar institucionet nderkombetare ne Europe, permes raporteve te Keshillit te Evropes (KE) si dhe OSBE-se. Tani- faleminderit i erdhi rradha edhe shtetit me te fuqishem te botes, simbol i demokracise dhe i lirise se fjlales dhe te drejtave te njeriut te degjoje per Shqiperine dhe me pas t’a thote vet ajo fjalen e saje.
Çeshtja e demokracise ne Shqiperi sot, eshte nje çeshtje e madhe , e cila lidhet ngushte me vizionin demokratik ne Ballkan. Ajo i hap rrugen zgjidhjes se shume problemeve edhe ne Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi , Presheve, Bujanovc e Medvegje. Nje Shqiperi e forte dhe me te vertet demokratike, perforcon dhe shtyne shume perpara çeshtjet e pazgjidhura te shqiptarve ne trojet e tyre etnike dhe ndihmon ne menyre te padiskutueshme vete Shqiperine drejt Europes , aty ku e meriton e ka vendin.
Sa besoni ju pra, se ne Shqiperi mund te mbahen zgjedhje te lira e te ndershme, dhe Shqiperia te deshmoj kete qe thate ju zoti Arbenori ?
P. Arbnori : Gjate ketyre viteve kemi pare disa here zgjedhje ne Shqiperi, te cilat asnjeher nuk kane qene as te lira dhe as te ndershme. Une kryesoje nje forum per te drejta e njeriut dhe kundra dhunes policire si dhe beje pjes ne Komisioni paralamentare per te drejta dhe lirite e njeriut ne Shqiperi. Si ne forumin qe beje pjes edhe ne Komisionin paralamentar e kame thene vazhdimishte fjalen time pa frikene çdo institucion te vendit dhe nderkombetar .
Njekohesishte me argumnte dhe dokumente te faktuara filmike dhe fotografike te shoqerura me inetervista me njerez te goditur ne keto zgjedhje vetem se kane qene antare te komisionit per opoz i ten ne Shqiperi. Njekohesishte, kemi parqitur edhe denoncuar ne çdo instutcion nderkombetar vjedhjen, dhunen dhe mashtrimin e pushtetarve me voten e lire te shqiptarve.
Sepse eshte nje diçka qe flet vet ne ket aspekt, te vrare jemi ne , te vjedhur jemi ne, te dhunuar nga pozita jemi ne. Vetem gjate ketyre zgjedhjeve qe jane mbajtur ne keto shtate – tete vjetet, jane vrae 30 aktiviste te shquar demokrate, dhe mbi dy mije te lenduar e keqe -trajtuar keqazi ne Tirane, Shkoder, Korçe, Gjirokaster, Fier, Tropoje , Elbasan e tjer vetem se kane dashur te mbrojne me manifestime paqesore voten e lire e te ndershme ne Shqiperi. E bera kete tablo per t’ju pergjigjur pyetjes suaj se nuk ka zgjdhje te lira e te ndereshme, kur ne pushtet qendron me voten e vjedhur e te dhunuar . Por edhe i besoje popullit shqiptare, i cili ka deshmuar disa here me ane te protestave paqesore te cilat kane qne nga me te medhat te zhvilluara ndonjeher, se populli i ndershem e demokrate, nuk pajtohet kur me kete fenomen te dhimbeshem te politikes ne Shqiperi.
Deshim te dinim ne se ka mundesi si po punohet nga ju per te ringjallur besimin dhe shtyre njerezit drejt te ardhmes se demokracise ne Shqiperi ?
P. Arbnori : Ne kemi punuar dhe po punojme gjate gjithe kesaj kohe ne opozite , qe t’i kthejme popullit demokrate, besimin tek vota e lire dhe e ndershme ne rradhe te pare. Pasi ne jemi i vetmi vend ne bote ku shqiptaret i tremben votes se lire. Pra ne garatojme se do te vijme ne pushtet, vetem me voten e lire e te ndershme e jo me voten e dhunes policore, te vjedhur dhe te dhunuar. Dhe nuk jemi aspak eforik e te krenohemi me punen e veshtire qe kemi ber deri tani. Pasi çdo njeri duhet t’a dije mire dhe t’a kuptoje mire se çdo te thote jesh ne opozite ne Shqiperi: me socialistet, e me kete kryetar mbi krye.
Ku e shihni ju Kosoven…?
P. Arbnori : Kosoven, ne e shohim vetem ne Europe dhe te pavarur. Per te qene sa me real duhet pranuar se prej krijimit te partise Demokratike, kjo parti ka qene gjithmon ne favor te Pavaresise se Kosoves. Dhe nuk kemi qene vetem me fjale, kete e ka treguar dhe koha , pasi pati edhe shqiptare nga Shqiperia, qe derdhen gjakun dhe dhane jeten per lirine e pavaresine e Kosoves. Veç kesaj, kemi perkrahur te gjitha inisiativat dhe marreveshjet si brenda dhe jashte Kosoves. Ato ne r r afshin ligjor dhe ato ne r r afshin moral dhe organizativ. Te gjitha keto, i kemi bere te ndihmojme popullin e Kosoves, te lirohej nga pushtuesi shoviniste qe kerkonte t’a zhdukte pop u llin shqiptare te Kosoves. Jemi ne ata qe dolem me slloganin ne kohen e luftes, “Nje Komb nje Qendrim”.
Ne kurr nuk e kemi mohuar se Kosova, ka te drejten e saj te vendose per pavaresine e saj, per te jetuar e lire dhe e pavarur. Sepse, kjo eshte nje e drejt qe Kosova e fitoje me gjak dhe e ka merituar. Dhe kurr nuk kemi ndjekur nje qendrim paternaliste, qe t’i themi Kosoves, te behet si themi ne. Pavaresia e Kosoves, ka qene dhe eshte ne qender te punes se partise Demokratike. Me Kosoven e shtet demokratik e te pavarur , Shqiperia, ka “shpatullat” e ngrohta dhe ka me shume siguri ne çdo veshtrim. Mb asi me Kosoven shtetin e pavarur, ne kemi nje shtet vellazeror, shtet te nje gjaku, nuk kemi mbi krye nje shtet armik. Ne me Kosoven, e pavarur shohim shkuarjen e te gjithe shqiptarve, ne familjen Europjane.
- « Previous Page
- 1
- …
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- …
- 100
- Next Page »