• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Tirane, Gazetashitësit nën presionin e pronarëve të lokaleve

July 22, 2015 by dgreca

Erion Veliaj ka premtuar se do të legalizojë kioskat e gazetashitësve/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Disa e shohin gazetën si mjet jetese, mënyrën e vetme ose profesionin e vetëm që mund të mbijetojnë, ku marrin një pagë, por nuk është kështu për të gjithë. Po kaq e kanë pasion këtë profesion dhe nuk mund ta kuptojnë jetën pa të. Në mbarë botën është folur për pasionin e shumë gazetarëve të cilët kurrsesi nuk mund ta braktisin profesionin e
vështirë edhe kur jeta e tyre është vendosur në fije të perit, ashtu sikundër ka gazetarë, që nuk mund ti përshtaten punës në kompjuter, duke lënë mënjanë tastierën e zhurmshme të makinës së shkrimit, që i ngacmon në punën e përditshme. Një gazetare meksikane ka thënë: “Të paktën u jap njerëzve diçka që ia vlen ta marrin vesh”. Në Japoni, një redaktor i vjetër i gazetës së përditshme më të madhe në botë komenton: “Kënaqem kur
mendoj se i kam ndihmuar njerëzit dhe kur drejtësia vihet në vend. Sigurisht që gazetat nuk janë vetëm fryt i punës së gazetarëve. Në varësi të madhësisë dhe të organizimit të shtëpisë botuese, mund të ketë redaktorë përgjegjës, korrektorë bocash, kontrollorë për verifikimin e fakteve, arkivistë e shumë të tjerë që punojnë pa u lodhur, edhe pse emri
i tyre nuk del në gazetë. E gjithë kjo bëhet që gazeta të arrijë deri tek lexuesi”.
Po si shitet gazeta në Shqipëri?
Problemet e gazetashitësve në vendin tonë janë tepër interesante. Në mos gabon vetëm në Tiranë ka rreth 111 pika shitje të shtrira në gjithë gjeografinë e kryeqytetit. Tirana është qyteti i gazetave, jo vetëm se aty prodhohen, aty shtypen, ato formatohen, por pikërisht në Tiranë ndodhen afërsisht 60 % e lexuesve. Pra kryeqyteti ynë është qyteti i shitjes së gazetave. Pika shitje shikon që nga fundi i Kombinatit dhe deri në fundin e lagjes Kinostudio. Lind pyetja në çfarë moshe janë shitësit e gazetave? Nga një vëzhgim i kryer për gazetën “Telegraf” rezulton se 80% e gazetashitësve janë të moshës 60-75 vjeç, 15 % të moshës 45-60 vjeç dhe pjesa tjetër e papërfillshme të rinj. Kjo ndarje moshe vjen për shumë arsye. E para sepse të moshuarit që nuk kanë pension të lartë, apo që janë mësuar me leximin dhe me punën e shohin jo vetëm si mënyrë jetese por edhe si mënyrë argëtimi dhe kalim kohe. Por është dhe ana tjetër që një pjesë e tyre nuk duan tu bien në qafë fëmijëve duke siguruar sadopak të ardhura shtesë.

Po çfarë ndodh me shitjen dhe si janë kushtet e shitjes?
Nga këto pika shtije vetëm 63 janë kioska dhe pjesa tjetër shesin në tavolina të improvizuara dhe me mbrojtje të thjeshtë me plasmas ose me beze. Pra kushtet janë tmerrësisht të këqija. Në dimër shumicën e tyre e sheh të strukur nën çadër apo të mbledhur si grusht brenda kioskës së ngushtë, ndrysa në verë i sheh me kanotiere të mbuluar me djersë dhe pluhur. Shpeshherë tavolinat e improvizuara kanë nga një këmbë të thyer ku llamarinat dalin jashtë kuadratit dhe mund të përbëjnë rrezik. Në tërë këto vite demokraci është folur për standartizmin e kioskave kush shiten gazetat. Në çdo vend të botës, kioskat janë të shpërndara në pika nevralgjike, anës rrugëve ku njerëzit ta kenë të lehtë gjetjen dhe blerjen e gazetave. Ndërsa Tirana vazhdon ende të ketë një problematikë të madhe në këtë drejtim. Një kioskë është ndryshe se tjetra. Disa janë të shëmtuara sa nuk shihen, disa të mëdha dhe ide artistike. Të gjitha kioskat janë bërë sipas shijes së gazetashitësve, ku dominojnë ato të lëvizshmet. Të gjithë ish-kryetarët e bashkisë në Tiranë kanë bërë premtime të vazhdueshme për konkretizimin dhe satndartizimin e pikave dhe kioskave të gazetashitësve pro deri tani asgjë nuk është bërë. Të gjitha pikat e shitjes, janë në mëshirë të fatit, të natyrës dhe të dëshirave të Kryetarëve të Bashkive që në çdo moment edhe mund ti hiqnin si të pa sistemuara dhe jashtë kushteve teknike. Por ato ende mbijetojnë nën këtë trysni politike, ekonomike por edhe me kushtet e natyrës. Mbijetojnë duke punuar 16 orë dhe duke fituar pak, pro që ën fund të ditës së punës sërishmi gazetashitësit i sheh të kënaqur por edhe me humor, që i shërbejnë komunitetit për atë çka kanë të domosdoshme, marrjen e informacionit për probleme të ndryshme ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe lajmet kryesore. Ndoshta gazetashitësit janë ata që hapin të parët punën në kryeqytet. Ata i sheh që në orën 04-00, në qendër të Tiranës duke marrë gazetat për ti çuar në pikat e shitjes. Shi apo bor, ftohtë apo nxehtë ata janë të parët që i japin qytetit sinjalin e zgjimit. Mbase është ora që edhe pastrueset kanë përfunduar punën në pastrimin e rrugëve të qytetit.

Problemet
Jo vetëm legalizimi, jo vetëm standartizmi i kioskave, por problem i kohëve të fundit për gazetashitësit e rrugës “Don Bosko” është dhe përballja apo debati me pronarët e lokaleve. Aktualisht në këtë rrugë, janë ndërtuar disa pallate, ku katet e para janë bërë Pab-e, ose kafenera. Pronarët e lokaleve të rinj, pa marr parasysh fare kohën e gjatë që kanë këta njerëz të heshtur të punës, po i largojnë ata nga trotuari, a thua se trotuari është pronë e tyre. Kushdo që i sheh këto lokale mëson se aktiviteti i tyre shtrihet disa metra larg trotuareve, pra disa metra larg gazetashitësve, por pronarët e duan shesh pamjen deri në kufijtë e rrugës, pasi gjasme kioskat e improvizuara u prishin sheshpamjen klientëve, u prishin qetësinë, u krijojnë ndjesi ndryshe nga aroma relaksuese e kafenesë. Në fakt këto janë vetëm dëshira meskine ët pronarëve, janë pretekse dhe kërkesa zemërngushtësie, pasi hollë hollë, të gjithë klientët që ndalin para gazetave, e shtojnë kohëqendrimin dhe shikimin ndaj kafeneve. Me një sy real, kioskat e gazetave e plotësojnë më mirë ambientin e rrugës me njerëzit kureshtarë të dijes. Pronarët duhet ta kuptojnë se kioskat nuk i prishin punë por i shtojnë punë çdo lokali, pasi aty mblidhen njerëz në çdo orë. Askush nuk i kupton marifetet e përdorimit të forcës dhe mekanizmit të njohjes (ndërhyrjes nga policia bashkiake) që përdorin pronarët e lokaleve ndaj gazetashitësve duke i larguar ata në qoshe të padukshme.
Konkretisht
Në rrugën “Don Bosko” ka katër kioska të shitjes së gazetave. Të katër kioskat dy të lëvizshme dhe dy stacionere kanë mbi 15 vjet që funksionojnë. Shpesh herë policia bashkiake u ka nxjerrë probleme, por asnjëherë nuk ka marrë vendime për largimin përfundimtar. Por dy muaj para zgjedhjeve, në kohën që përfunduan dhe dy lokale në rrugën anësore, pronarët e lokaleve kanë përdorur lloj-lloj mënyrash për largimin e tyre. Duke hasur në qëndresën e gazetashitësve, pronarët kanë përdorur policinë bashkiake për largimin e tyre nga trotuari dhe pse nuk është pronë e tyre. Ja si shprehet njëri prej tyre:
Ndrec Dod Seferi dhe Mrika Gjon Seferi
Kam 11 vjet që bëj këtë punë. Jam i dashuruar me gazetat dhe me librin. Është një punë që e bëj me kënaqësi. Kur u shërbej njerëzve më duket sikur u hap një dritare apo një rreze drite më shumë. Në çdo ditë shkoj që në katër të mëngjesit dhe marr gazetat. Këtu mbërrij në orën pesë. Tirana nuk është zgjuar ende. Lëvizjet janë tepër të rralla. Por edhe në këtë orë kam lexuesit e mi. Shumica e lexuesve thuajse janë si të abonuar. I di çfarë duan dhe çfarë lexojnë. Jemi miqësuar me njeri-tjetrin dhe nuk bëjmë gjë pa njeri-tjetrin. Kohët e fundit me ndërtimin e lokaleve të rinj kam ndeshur në një problem. Pronari i lokalit këtu afër më çoi haber të largohesha. Unë i them se kam 12 vjet këtu dhe jam shumë larg lokalit tuaj, jam në trotuar, larg pronës tuaj. Disa ditë nuk u largova dhe presionet ishin të përditshme. Një mëngjes kur u çova pashë trotuarin të rrethuar me vazo të mëdha pikërisht aty ku vendosja kioskën. Unë e çova sërishmi bri saj. Pas një ore mbërrin tek unë policia bashkiake. Pas asaj dite s’më lanë më në trotuar. Jam në gjendje stresi. Nuk mund të rri dot pa punë. Nuk mund të rri dot pa kioskën dhe miqtë e mi 11 vjeçarë. Gazeta është pjesa më e bukur e jetës sime. Besoj se Kryetari i ri Erion Veliaj do ta zgjidhë këtë punë.

Filed Under: Featured Tagged With: Albert Z. Zholi, Erion Veliaj, gazetashitesit, kioskat

Kosovë, EULEX i përgjigjet mocionit të Vetëvendosjes

July 22, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 22 Korrik 2015/-Në seancën plenare të Kuvendit kosovar, sot pasdite, po zhvillohet debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës. Debati ka hyrë në axhendë me kërkesën e deputetes Albulena Haxhiu (nga Lëvizja Vetëvendosje), e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, ndërsa po zhvillohet në vazhdimin e seancës së ndërprerë, në 16 korrik për shkak të mungesës së kuorumit.
Misioni i BE-së, EULEX “në përgjigje të mocionit substancial të sponsoruar nga Vetëvendosje”, sipas njoftimit të dërguar, “dëshiron të rikujtojë si vijon:
Për rastet “e reja” të EULEX-it:
Po, natyrisht se ka raste të reja të EULEX-it, meqenëse ligjet e miratuara në prill 2014 përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it punojnë normalisht në rastet që janë duke u zhvilluar, përveç në “rrethana të jashtëzakonshme kur një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it” përmes një vendimi të përbashkët të autoriteteve kompetente, të cilët janë Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i EULEX-it. Në pajtim me këto ligje, që nga muaji prill 2014 ishin parashtruar 46 kërkesa të tilla. Nga ky numër, prokurorëve të EULEX-it u janë caktuar 38 raste të reja, prej të cilave 31 raste janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe 7 raste janë në kompetencë të PSRK-së. 7 kërkesa ishin refuzuar, dhe 1 kërkesë ishte tërhequr. 8 raste i janë caktuar një ekipi të përbashkët që përbëhet prej prokurorëve të EULEX-it dhe prokurorëve vendës.
Lidhur me kompetencat ekzekutive të EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës:
Rikujtojmë se EULEX-i ende i mbanë kompetencat e tilla (në bazë të Nenit 7 paragrafi 1 dhe 5, dhe Neni 7A – i përshkruar lart – të Ligjit mbi Juridiksionin). Kushdo që thotë ndryshe i ka faktet e gabuara, që nuk kanë bazë ligjore dhe prandaj janë të pasakta.
Ndërsa – përkitazi me përfshirjen e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës – në të shtënat e pohuara të cilat kanë sjellë deri te vdekja e një personi të ri në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, shpjegojmë si vijon:
Nga respekti për familjet e viktimve dhe në përputhje me praktikat e prokurorisë në Kosovë, raportet nga autopsia nuk mund të publikohen. Edhe për këtë rast raporti i autopsisë nuk përbën përjashtim nga kjo rregull. Mirëpo, prokurori kompetent i EULEX-it ka autorizuar lëshimin e këtij informacioni për publik:
“Nuk ka pasur të shtëna. Viktima nuk ka pasur shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbi. Gjatë rindërtimit të rastit në vendin e ngjarjes, njërit (dhe të vetmit person) i cili më herët kishte aluduar për të shtëna, nuk po i kujtohej një incident i tillë.”
Lidhur me pikën tetë të mocionit, ne duam të përsërisim se raporti i përmendur është një fabrikim.
Ja se çfarë kishte deklaruar zëdhënësi i Përfaqësuesit Special të BE-së Stojan Pelko, më 12 qershor 2015:
“Ne nuk kemi njohuri për një raport të tillë dhe prandaj nuk mund të spekulojmë se kush dhe me çfarë motivi e ka hartuar atë.
Sidoqoftë, ne mund të konfirmojmë qartazi se raporti nuk ka qenë i përgatitur nga EULEX-i, ShVJE ose Komisioni Evropian, e as për asnjërën prej këtyre organizatave.” /B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: EULEX i përgjigjet mocionit, Kosove, të Vetëvendosjes

Shqipe Biba/Histori suksesi

July 22, 2015 by dgreca

Flet‘’Shqiponja Shqiptare’’ Shqipe Biba, pateriotja e vertete qe jeten ia kushtoi perparimit te Gruas dhe Kombit Shqiptar/
Bashkebisedim, Shqipe Biba dhe Liliana Pere/
Sapo ka nisur te agoi mëngjesi dhe unë po kryej punen impenjative, te perditshme, kontrolloj e-mailin në kompjuterin tim. Shoh e-mailin e mirepritur nga ‘’Shqiponja e Kosoves’’ , Dua ta quaj keshtu se ajo e meriton, ta simbolizosh me Shqiponjen dykrenare qe mbart flamuri Shqiptar.
Lexoj, lexoj dhe zemra me rreh fort. Ku e gjen Shqipja gjithe kete force? Gjithe kete perkushtim dhe vitalitet? Njé grua me energji te medha positive, me njé formim te larte dhe aktivitet te dendur ne dobi te Gruas dhe kombit shqiptar.
Aktiviste ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra themeluese e Deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY.
Ne Mars te vitit 1990 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove, me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Themeluese dhe udheheqese ne QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA Themeluese e shkolles se pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba. Me pastaj ne Klubin shqiptar e “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themeloi Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Botuese e revistes”Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare. Shqipe Biba ka udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV, duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Ajo eshte intervistuese e mire pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Humaniste ne aktivitetin, ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kogres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Organizatore dhe udheheqese ne shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texasduke treguar né solidaritet te madh per popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte.
Ka mbeshtetur maksimalisht duke grumbulluar fonde dhe te mira materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel, ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si cmim doganor.

Shqipja ka punuar vertet me vetmohim si intelektuale e shquar, njé pateriote e vertete duke ndjekur traditen e saj familjare. Babai Nexhmi Sejdiu eshte nje nder themeluesit e NDSH, dhe me pas mbasi mbroi vuajtjet e regjimit te asaj kohe punon Profesor Gjimnazi per te te mbjelle arsim e kulture ne vendin tyre martir Kosove.
Shqipja ‘’Shqiponja kosovare’’ fluturoi me pas kur ne Nyc per aresye te njohura si per shume shqiptare. Ajo vazhdoi te punoje më fort, e palodhur dhe humane per te perhapur kulture dhe per te ndihmuar bashkeatdhetaret e saj ne Kosove dhe vazhdoi te punoje per idealet dhe aspirat per te ngritur vlerat e gruas shqiptare, per te transmetuar kulture. Jo pa qëllim po e përmend këtë fakt, sigurisht kjo figurë jo karizmatike ne natyren e saj, por njé heroine e heshtur, njé luftetare e vendosur, njé
Grua qe flet pak dhe vetem me punen saj kualitative, parreshtur asnje minute. Pasi mbarova e qullosur nga lotët, per vuajtjet e saj, njé krenari dhe dashuri e madhe me pershkoi te gjithen per kete grua shqiptare.
Sa shumë u emocionova, kurrë më shumë se këtë herë, me duket sikur me krah flatrash Shqipja vjen lehte lehte , dhe bashkohet me tingujt harmonike te nje kenge lirie, kenge te gjuhes shqipe, kenge te evolucionit madheshtise dhe perparimit te gruas shqiptare ne Kosove dhe vendin ku tani ajo jeton, Eshte melodia e rruges se suksesit te Shqipe Bibes , Gruas shqiptare, që shumë popuj akoma nuk e kanë degjuar kengen e lirise dhe madheshtise te gruas Kosovare, edhe pse në këtë fillim shekulli! Shteti më i fuqishëm në botë Amerika i doli në krah Kosovës për Lirinë ëndërruar dhe shtet formimin .
Endrra për Lirinë. Panvaresine, dhe integritetin e saj te larte professional e njerezor. Këtë kishte ndjerë gruaja shqiptare qe jeton ne shtetit Amerikan, kur makina kriminele e shetit Serb, me Sllobodan Miloshevicin kishte kryer dhunimet dhe masakrat më të egra që ka parë historia e njerëzimit.

Ja pra ky emer ‘’Shqipe’’ sa kuptimplotë dhe simbolikë, komunikimi i ngrohtë online, modestia dhe deshira per te mos folur shume per vehten, puna e saj pateriotike me permasa shume dimesionle me krijoji nje respekt te madh, me la mbresa te thella, jeta dhe puna e shkelqyer e saj. Emocione te paimagjinueshme, më dha flatra duke fluturuar e lirë në boten e grave shqiptare qe deshirojne Integrimin ne boten e lire , paqesore dhe humane .

Bisedon Liliana Pere
Profili I Shqipe (Sejdiu) Biba
Shqipe Biba Lindur me 1957 ne ne nje fshat malor te quajtur Hotle rrethina e Kumanove.
Shkollen fillore dhe te mesme i kam perfunduar ne Podujeve.
Fakulteti Juridik -dega e Gazetarise diplomuar me 1979
Kam studiuar edhe degen Gjuhe dhe Letersi Shqipe
Ne vitet 2001-2002 vazhdoj studimet ne NYU INternational Trauma Studies
Nga viti 1979-1985 kam punuar si gazetare/reportere ne Televisionin e Prishtines -programi dokumentar
Nga vitet 1977-1985 bashkepunetore e gazetes Rilindja, revistes javore Zeri dhe revistes Kosovarja.
Nga viti 2002-2006 jap mesim ne GIT Instituti Teknologjik Globe.
Tani jam e licencuar per shitblerjen e pasurise se patundshme (Real estate) nga shteti i NY dhe jetoje e veproje ne NY.

Me 1985 per arsye te thjeshte politike emigroi ne SHBA/New York se bashku me bashekeshortin Safet Biba dhe tre femijet e mi ate kohe Dritero 4 vjec dhe Mirdita e Bardhoku pa mbushur dy vjet.
Menjehere me 1986 angazhohem ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra.
Ne Janar te vitit 1990 se bashku me nje grup te vogel bashkekombasish themelojme Degen e Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY
Ne Mars te vitit 1900 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Me 1991 themeloje dhe udheheqe QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA program thjeshte informativ transmetuar per cdo dite 7 dite ne jave.
Me 1992 ne Nentor themeloje shkollen e pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba e udheheqim kete shkolle nga shtepia jone. Me pastaj ne Klubin shqiptar “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Me 5 Shkurt te vitit 1993 , duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themelova Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Drejtoje kete organizate per nje dekade duke u munduar keshtu te afroje rreth vedi edhe te tjere gra e vajza shqiptaro amerikane.Gjate kesaj kohe botoi revisten “Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare.
Jam e lumtur qe kam hedhur themelet e guximit dhe inkurajimin e femres shqiptare ne mergim.
Gjate kesaj kohe kam udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Kam takuar e intervistuar pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Kam qene ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kongres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Kam organizuar dhe udhehequr shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texas, gjithemone ne solidarizim me popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte. Kam organizuar grumbullimin e te mirave materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel , ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si ncmim doganor.
Me letersi jam marre qe nga femijeria. Kam shkruar e botuar proze dhe poezi.
Gjate luftes ne Kosove nga 12 Shkurti 1999 deri me 20 Prill 1999 u gjenda ne Kosove ku perveq dheimbjes se humba nenen time u ballafaqova me luften, refugjatet dhe tmerrin qe solli kjo lufte ne atdheun tim.
Meqenese gjendesha ne mesin e refugjateve ne Maqedoni, ate kohe raportoja per Radion e LDK-se duke intervistuar shume nga refugjatet ,poashtu kam strehuar dhe ndihmuar shume familje te ikura nga tmerri i luftes, shumicea nga ta kane qendruar te te afermit e bashkeshortit ti Safetit, per cka i falenderoj perzemersisht.
Sot jetoj dhe veproj ne NYC.
Ju faleminderit e dashur Shqipe Sejdiu Biba per biseden rreth jetes dhe aktivitetit tuaj pateriotik si brenda vendit dhe jashe Shqiperise. Kam biseduar me njé Grua me vlera universale, ne shume dimesione te jetes , ne fushen profesionale,dhe ate humane. Me emocionoi, me mbushi shpirtin me krenari dhe dashuri.

Bisedoi
Liliana Pere
Presidente Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Liliana Pere, Shqipe Biba/Histori suksesi

Sekretari Kerry, letër Ministrit të Brendshëm

July 22, 2015 by dgreca

Sekretari Kerry, letër Tahirit: Samiti i Ballkanit me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale

Në një letër dërguar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sekretari Kerry falenderon Shqipërinë për nismën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Samiti i Ballkanit, i pari në radhën e Samiteve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ishte me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale dhe do të bëjë të mundur që shumë qeveri të ndjekin shembullin e Shqipërisë për të shpallur nisma konkrete kundër ekstremizmit të dhunshëm, në takimin e liderëve që do të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të këtij viti. Sikurse Presidenti Obama vuri në dukje në Samitin e Shtëpisë së Bardhë në muajin shkurt, shoqëria civile, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe pakicat fetare, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur kundër ekstremizmit të dhunshëm”, nënvizon në letër zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit. 
Sekretari Kerry thekson më tej se “vetëm së bashku, duke bashkëpunuar ndërmjet qeverive tona, shoqërisë civile dhe sektorit privat, mund të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët, për parandalimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm”.
Sh.Kercelli

Filed Under: Rajon Tagged With: leter Tahirit, Sekretari Kerry

Unë djali i antifashistit përballë fashizmit të ministrit të Jashtëm grek

July 22, 2015 by dgreca

Shqiptarët e Çamërisë kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut nga Greqia/
Nga Hyqmet Zane/
“Nëse flasim për të drejtat e njeriut, çdo vend përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara kanë vend për përmirësim.”, është shprehur Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke lënë të hapur mendimin se si mund të përmirësohen të drejtat e njeriut në rajonin tonë të Ballkanit, kru hapur dhe në mënyrën më shantazhuese minitri i fundit grek i punëve të jashtme, akuzoi në mënyrë fashiste popullatën çame si “kriminelë”. A mund të flitet për të drejtat e njeriut përballë një gjuhe të tillë që të kujton modelet e kriminelëve të genocideve antinjerëzore. Do të doja t’i drejtohesha këtij burri shteti të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, kur dëgjon një ministër të jashtëm të një qeverie të NATO-s që flet ndaj një popullate që gjtiashtu janë në NATO, se si do të ndjehej dhe si do i përgjigjej. E pyes zotërinë e tij, a quhem fashist e kriminel unë djali i një ish të internuari në kampet e shfarosjes masive në Dakao të Gjermanisë si antifashist apo ministri I jashtëm grek është një fashuist i kohëve moderne që kërkon të vrasë si kriminelët një popullatë të tërë të pafajshme edhe pas 71 vjetësh?
Është kjo arsyeja që bëj prezent një problem që ka lidhje me familjen time, po aq sa edhe me mijëra çamë të tjerë në Shqipëri, në Greqi, në SHBA, në Turqi, në Itali e në çdo vend tjetër ku shkuan shqiptarët e Çamërisë dhe që kërkon mendimin e një përfaqësuesi të një shteti që në themelet e tij ka liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që ka ngritur një shtet të vërtetë demokratik, shembull botëror.
Si kudo tjetër në Europë e në veçanërisht në rajonin e Ballkanit po ndjekim me vëmendje realitetet e pazakonta që po ndodhin në Greqi dhe mënyrën e reagimit të qeveritarëve dhe qytetarëve grekë që hapur po flet për një lloj abuzimi të gjatë me paratë e taksapaguesve europianë, por që askush nuk i ka cilësuar hajdutë dhe aq më tepër kriminelë e të tjera.dystandartizimi i sjelljes së qeveritarëve grekë me fqinjët dhe me europianët është një sjellje që buron nga klashtësia e një popullate që ekzistencëne vet e ka mbështetur tek abuzimi me fqinjët e me të tjerët.
Përdorimi i kartës antishqiptare për ekstremizëm dhe fashizëm që përdori ministri i jashtëm i Athinës zyrtare këto ditë, është hapur një shantazh, veçanërisht për çamët, si vazhdim i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në forma të tjera, por në thelb agresiv dhe antidemokratik. Fjalori i përdorur në mënyrë të herëpaskershme edhe nga përfaqësuesit e qeverisë greke ndaj shtetit shqiptar në tërësi dhe veçanërisht ndaj nënkryetarit të zgjedhur të parlamentit shqiptar, njehërazi kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është një arsye më shumë për të thënë se ata që i fryjnë urave të zjarrit të nacionalizmit ekstrem me tone fashiste, ata janë grekët. Kështu kanë qenë jetë e mot me shqiptarët.
Me gjithë tendencën tolerante të manifestuar gjatë gjithë kohës së bashkëjetesës me grekët nga ana e çamëve, vlen për të thënë se diplomacia greke e përdor helenizimin si shpatë antishqiptare dhe antiçame duke rrëzuar çdo mirëkuptim për të realizuar kërkesat e fqinjësisë dhe miqësisë që janë nënshkruar në traktate të ndryshme bilaterale.
Le të kthehemi tek realitetet që përjetojmë here pas here në rajonin tonë të Ballkanit.
Lajmin e para do kohësh se Greqia po i kërkon qeverisë gjermane dëmshpërblimin për të vrarët e Luftës II Botërore, është një fakt dhe një e drejtë e tyre në mbrojtje të jetës së shtetasve të vet. Edhe pse këtë e kushtëzon me borxhet që shteti Gjerman i ka dhënë Greqisë, përsëri them se shtë një çështje e tyre dhe deri këtu nuk kam asnjë koment, mejgihtëse rrjedha e ngjarjeve mori atë drejtim që është tragjike për një shtet dhe një popull të tërë.
Ajo që më shqetëson mua si shtetas shqiptar është fakti se unë jam djali i një ish të internuari në kampin famëkeq të shfarosjes në masë në Dakao të Gjermanisë. Babai im i ndjeri, Nuri Emin Zane, shtetas grek me kombësi shqiptare nga Filati i Çamërisë, u kap në Janinë në fund të marsit 1944 dhe, më pas, u internua dhe u kthye në atdhe në fund të gushtit 1945. U kthye të shkonte në shtëpinë e tij në Filat të Çamërisë në Greqi, por nuk u lejua nga autoritetet greke me pretekstin se popullsia çame ishte përzënë nga shtëpitë e tyre sepse ishin bashkëpunëtorë me gjermanët gjatë kohës së Luftës !?!?
Me gjithë absurdin që kuptohet, se im atë ishte antinazifashist dhe përse nuk duhej lejuar të shkonte në shtëpinë e tij, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, edhe im atë ka të drejtën të përfitojë nga reperacionet e luftës, ashtu si edhe disa pjesëtarë të komunitetit çam që gjithashtu ishin të internuar në këto kampe përqëndrimi si në Itali e në Gjermani, Osman Zenel Taka, Hajri Hasan Fetahu, Merzan Emin Jonuzi e të tjerë. Dy prej këtyre ish të internuarve, Nuri Emin Zane dhe Hajri Hasan Fetahu janë dekoruar më 2005 nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”.
Do të doja të dija se si i mendojnë këto realitete tashmë pas 71 vjetësh personalitetet e larta të SHBA, por edhe atyre europianë që si do të ndjehen kur dëgjojnë një ministër të jashtëm partner të tyre që akuzon kriminel e fashit edhe antifashistët. Se mosgjetja e asnjëp prgjigje për ministrin e jashtëm grek nga zyrtarët e lartë të qeverisë shqitpare, por as nga analistë dhe mëdiat që vetëm e dhanë, nuk ka asnjë notë proteste për atë fjalor antidemokratik që nuk i ndihmon fqinjësisë në një rajon si Ballkani.
Ndoshta do të pyesni se cili është motivi që ju drejtohem këtyre perosnlaiteteve ndërkombëtarë. Po, e vërtetë! Kanë kaluar 70 vjet nga përfundimi i Luftës II Botërore dhe grekët kujtohen që të kërkojnë dëmshpërblime, ndërsa detyrimet që grekët kanë ndaj shtetasve shqiptarë, jo vetëm atyre të Çamërisë, ata kërkojnë t’i mohojnë. Bile shkojnë deri aty sa nuk na lejojnë në kufi për të vizituar shtëpitë tona, në një kohë kur pronat e shqiptarëve janë të mbetura pa të zotët e tyre. Shumë prej shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi, me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare, janë sot shtetas amerikanë, të cilët gjithashtu janë të mohuar për të kërkuar pasuritë e tyre. Për hir të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës njerëzore, unë kërkoj në mënyrë miqësore gjithë këtyre peronaliteteve që vajtojnë krimet e genocidit në Sebrenicë për të më krijuar mundësinë që edhe pjestarët e komunitetit çam që luftuan në Luftën II Botërore të jenë pjesë e vlerësimit objektiv, ashtu siç Greqia kërkon për shtetasit e vet.
Tashmë kaluan edhe 71 vjet nga ai genocid antishqiptar dhe antinjerëzor që grekët u bënën banorëve të Çamërisë pas atij 27 qershori 1944. Të gjithë, edhe shtetarët, edhe qeveriatërt, edhe diplomatët e huaj në Tiranë, edhe vetë ndërkombëtarët amerikanë dhe europianë janë të mirëinformuar dhe kjo është një çështje edhe drejtësie për një shtet si Shtetet e Bahskuara dhe vetë Europa që ka hetuur gjatë jo më për shkeljen flagrante të tëd rejtave të njeriut, por që është një genocid i pastër dhe që nuk konfirmohet, aq më tepër që ka edhe një Rezolutë të miratuar nga Parlamenti Shqiptar për këtë çështje. Ata dinë shumë e shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë vend, por mosndëshkimi i një qëdnrimi kriminal i një shteti që sillet me shumë standarte të ndryshme në raportet me shqiptarët, aq më tepër me një shtet që është pejsë e NATO-s, krijon precedentët e këqij të sjelles së përhershme të një shteti të ashtuquajtur demokratik me një shtet që kërkon ndërtimin e demokracisë.
Në praktikën e qëndrimeve që ka mbajtur shteti amerikan ndaj padrejtësive, genocideve dhe terrorizmit, e gjej të udhës të di se cili do të jetë qëndrimi i ambasadorit amerikan të sotëm si përfaqsues i këtij shteti të se drejtës të gjej të vërtetën e moslejimit dhe mos respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga një shtet që më dhunon prej 71 vjetësh.
Ndihma ndërkombëtare është një vlerë jo vetëm për mua peesonalisht dhe familjen time si antifashiste që akuzohem sot në 2015 si “kriminel” , por edhe për të gjithë komunitetin çam që ndodhet në Shqipëri, të cilëve u janë mohuar dhënia e të drejtave njerëzore, u janë mohuar rikthimi në vendlindjen dhe vendbanimin e tyre si dhe u janë mohuar të gjitha të drejtat shtetërore sipas kartave ndërkombëtare nga Greqia që gjithnjë pretendon për minoritetin e saj në Shqipëri. Ky minoritet as nuk është dhunuar (dhe jo më të bëhet fjalë për genocid), as nuk është dëbuar nga tokat që u kanë zaptuar vendasve shqiptarë dhe që u janë dhënë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore në Shqipëri. Për këto fakte kam shkuar shumë, kam edhe një libër të botuar për genocidin greko-serb ndaj shqiptarëve në një shekull.

Filed Under: ESSE Tagged With: djali i antifashistit, fashizmi i Ministrit, Hyqmet Zane, te Jashtem Grek

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT