• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Presidenti Obama: Sistemi ynë penal nuk është i drejtë aq sa duhet

July 15, 2015 by dgreca

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë penale duke kërkuar të korrigjohen abuzimet e të kaluarës që kanë çuar dhjetëra mijëra amerikane në burg për raste jo të dhunshme.
“Sistemi ynë penal nuk është i drejtë aq sa duhet të ishte dhe ne duhet të bëjmë diçka”, theksoi ai në një fjalim në Filadelfia para rreth 3 000 të deleguarve të NAACP, shoqata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave qytetare të amerikanëve me ngjyrë.
Duke i kërkuar Kongresit të reagojë, presidenti amerikan ka këmbëngulur prej shumë kohësh në për numrin e madh të të burgosurve në SHBA gjatë dekadave, për shkak, në të shumtën e rasteve, të disproporcionit të dënimeve në raport me veprat e kryera.
“Ne mbajmë më shumë njerëz pas hekurave se sa 35 shtete europiane së bashku”, u shpreh Obama duke shtuar se afro-amerikanët dhe latinët përbëjnë pjesën më të madhe të të burgosurve në Amerikë
“Kjo nuk është gjithmonë rasti, numri i të burgosurve tanë është dyfishuar këto dy dekadat e fundit”, theksoi ai duke shtuar se SHBA-ja shpenzonte 80 miliardë dollarë në vit për sistemin e saj të burgjeve.
Sipas Presidentit të SHBA-ve, të burgosurit duhet të vuajnë dënimin, por në të njëjtën kohë, shteti duhet t’iu bëjë më të lehtë rikthimin në normalitet në momentin kur ata do të dalin jashtë.
Gjithashtu, duke folur për rastin e izolimeve, Obama është shprehur se izolimi i të burgosurve 23 orë në ditë nuk i bën amerikanët më të sigurtë.
Të hënën, Obama iu shkurtoi dënimet 46 të burgosurve të cilët ishin dënuar për raste jo të dhunshme, ndërsa të enjten do të bëhet Presidenti i parë i SHBA-ve në detyrë që do të vizitojë një burg federal.

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, sistemi penal

Jahjaga në Londër, pritet me nderime në Buckingham Palace

July 15, 2015 by dgreca

Londer 15 Korrik/- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot me nderime dhe interpretimin e himnit të Kosovës në pallatin mbretëror të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.
Në një postim në rrjetin social të Presidentes Jahjaga thuhet “Ditë historike për Kosovën. Presidentja Jahjaga pritet me nderime dhe interpretimin e himnit të Republikës së Kosovës në Buckingham Palace për takimin me Lartmadhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, në Buckingham Palace, pritet

Idrizi:”Kotzias si Napoleon Zerva, grekët e kanë humbur busullën”

July 15, 2015 by dgreca

Nga Shpëtim Idrizi/
Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çëshjten çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu sIç ka ndodhur në të vërtetë.
Qëndrimi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit.
Natyrshëm lind pyetja: Po ju z. Kotzias do të kërkoni falje për 5100 të vrarë, të masakruar e të përçunduar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Për 5900 shtëpi të djegura e të shkatërruara? Për dhjetra çamë ortodoksë të vrarë brutalisht për të dhënë shembullin të pjesa tjetër? Është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës.
Batalioni “Çamëria” dhe batalioni “Ali Demi” janë faktet historike që askush nuk mund t’i mohojë. Ata që luftuan paepur nazistët, të cilët sot z. Kotzias i mbron me fanatizëm, janë shembulli i gjallë i luftës së drejtë të shqiptarëve të Çamërisë.
Ligji i luftës mes dy vendeve, një fantazëm historike që u miratua nga kryetari i Partisë Nacional-Socialiste Greke, Metaksas, fatkeqësisht sot mbretëron si ligj dhe si mendësi në qeverinë e re greke, që me sa duket ka humbur çdo lidhje ne antifashizmin nga buron dhe ka kaluar në përqafimin e ideve të papranueshme për Evropën.
Çdo mendje e shëndoshë beson tek drejtësia evropiane dhe jo te falimentuesit e një vendi evropian, që sot kanë humbur busullën e orientimit të tyre historik e politik.

Filed Under: Opinion Tagged With: deklarate e papergjegjshme, Idrizi, Ministrit te Jashtem grek

Ministri grek ne Tirane: Nuk ekziston ligji i luftës me Shqipërinë, jemi në NATO

July 15, 2015 by dgreca

Ministri i Jashtëm Grek, Nikolaos Kotzia ka deklaruar sot në Tiranë se mes dy vendeve nuk ekziston ligji i luftës. Ai tha se dy vendet janë aleatë në NATO dhe kanë një fqinjësi të mirë.
“Greqia dhe Shqipëria kanë ura shumë të fuqishme miqësie, të cilët janë emigrantët shqiptarë dhe sigurisht minoriteti grek që ekziston këtu prej shumë vitesh. Bashkë me këto diplomacia krijon shumë ura të tjera. Nuk besojmë se nuk ekzisotn një ligj lufte me Greqinë. Në besojmë se bashkëpunimi në NATO jo vetëm na bëjnë miq, por janë dy vende që janë partnerë aleatë”,- tha Kotzias gjatë konferencës së përbashkët të dhënë më ministrin e jashtëm shqiptarë, Ditmir Bushati. Ai tha se marrëveshjet mes dy vendeve që do të nënshkruhen janë dëshmi se mes dy vendeve nuk ka ligj lufte.
“Në të gjitha marrëveshje që ne do të bëjmë do të gjejmë mënyrën për të konfirmuar se nuk jemi në gjendje lufte. Përsa i përket heqjes së ligjit të luftës dhe të drejtës së pronës, çdo qytetar shqiptar mund të shkojë në gjykatat greke dhe të kërkojë të drejta e tij”,- tha ai.
Lidhur me çështjen Çame, diplomati grek u përgjigj në mënyrë indirekte. “E kam si zakon të them; të mësojmë nga historia. Të mos përsërisim gabime të së shkuarës, por edhe të mos mbetemi të burgosur në këtë linjë. Ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen”.(KJ)

Filed Under: Rajon Tagged With: Nikolaos Kotzia, s'ka ligj Lufte, Shqiperi-Greqi

KOSOVA DREJT DY MARRËVESHJEVE ME GJERMANINË DHE MALIN E ZI, QEVERIA MIRATON NISMAT

July 15, 2015 by dgreca

-Ekskluzivisht për Gazetën Dielli/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Korrik 2015- Qeveria e Republikës së Kosovës miraton nisma për dy marrëveshje, me Gjermaninë dhe me Malin e Zi.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për Bashkëpunim Zhvillimor (marrëveshjen kornizë) me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë.
Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe krijon mundësi më të mira të bashkëpunimit afatgjatë të Kosovës me Qeverinë Federale të Gjermanisë.
Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes bilaterale për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar që financohet në kuadër të IPA-s 2014-2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

SOT QEVERIA, NESËR KUVENDI, KOSOVA DREJT RISHIKIMIT TË BUXHETIT TË SHTETIT

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka informuar kabinetin qeveritar me procedurat e rishikimit të Buxhetit në Kuvendin e Kosovës, duke bërë të ditur se Projektligji ka kaluar diskutimet në komisionet e Kuvendit me ndryshime të vogla.
Kryeministri Mustafa theksoi se të gjithë jemi koshientë lidhur me kapacitetin e Buxhetit dhe lidhur me mundësitë tek ky ndryshim dhe plotësim i buxhetit. Kryeministri po ashtu e vlerësoi faktin se Komisioni Parlamentar për Buxhet nuk ka propozuar amendamente që e ndryshojnë strukturën e Buxhetit dhe nxjerrin pastaj nevojën që të rikonsiderohet edhe njëherë.
Qeveria e Republikës së Kosovës u mblidh sot, ndërsa nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2015, me procedurë të përshpejtuar.
Votimi me shumicë e miratimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit u bë javën e kaluar, në 10 korrik, në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës pas debatit të një dite më parë.
Në prezantimin e Projektligjit nga qeveria iu dha një rëndësi e veçantë marrëveshjes me FMN-në, ruajtjes së fondeve për investime dhe uljes së shpenzimeve në mallra dhe shërbime.
Nga Komisioni për Buxhet u tha se shqyrtimi i dytë i projektligjit duhet të bëhet në seancën plenare në 16 korrik pasi që në 24 korrik bordi i FMN-së në Uashington do të diskutojë marrëveshjen me Kosovën.
Miratimi në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin do t’i hapë rrugë rishikimit të Buxhetit të Shtetit për këtë vit, ndërsa sipas paralajmërimeve të Qeverisë shpenzimet e parapara do të jenë më të ulëta për 49 milionë euro. Rishikimi i Buxhetit është bërë në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar Qeveria.
Buxheti i Kosovës 2015 me të hyra të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, është miratuar në 29 dhjetor nga Kuvendi i zgjedhjeve të 8 qershorit, i konstituar pas gjashtë muajsh.

QEVERIA E KOSOVËS ANGAZHOHET QË TË GJITHË QYTETARËT TA NDJEJNË VETEN TË SIGURT

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kosovare, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariç, ka ngritur para kabinetit qeveritar çështjen e disa problemeve ndaj të kthyerve në disa komuna të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e pronave dhe jetës së qytetarëve si dhe dënimin e akteve të dhunës. “Gjithsesi se ne kërkojmë dhe do të kërkojmë si Qeveri që organet përgjegjëse ta bëjnë punën e vet. Ne e dënojmë çdo sulm ndaj qytetarëve serbë në Kosovë. Mirëpo, duhet të bashkëpunojmë, duhet të punojmë së bashku që të ketë sa më pak, të komunikojmë”, tha ai. Unë si kryeministër, dhe të gjithë ministrat, vijoi Mustafa, jemi të gatshëm që të jemi në ato mjedise ku mund të kemi probleme të tilla.
“Janë krime të cilat ndodhin dhe ndaj të cilave duhet të ndërmerren masa ligjore. Ne mund të zhvillojmë një bisedë të veçantë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe me organet e tjera në mënyrë që të shohin se çfarë masa do të ndërmerren për të krijuar siguri të plotë të qytetarëve tanë. Ajo për të cilën ne do të angazhohemi si Qeveri, është që të gjithë qytetarët ta ndjejnë veten të sigurt dhe që mos të ketë probleme të tilla, që nesër problemet mos t’i dallojmë se a po ndodhin ndaj serbëve apo ndaj shqiptarëve. Çdo krim do të jetë i dënueshëm dhe duhet të ndërmerren masat e tilla”, tha kryeministri Mustafa.

MBLEDHJA E 38-TË E RREGULLT E QEVERISË MUSTAFA

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi mbledhjen e 38-të të rregullt dhe miratoi vendime dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhje është miratuar Udhërrëfyesi për vlerësimin ex-post të legjislacionit në Republikën e Kosovës. Vlerësimi ex-post është mjet i rregullimit më të mirë që është definuar me Strategjinë për Rregullim më të mirë 2014-2020 në Kosovë. Ky vlerësim i mundëson administratës publike që të mbledh të dhëna për një akt juridik: sa është zbatuar, sa janë arritur qëllimet e aktit juridik, sa ka realizuar akti efektivitetin e kostos, si dhe për sfidat në realizim dhe implementim të aktit. Këto informata do t’ju shërbejnë institucioneve për të vendosur nëse legjislacioni duhet të ndryshohet apo zëvendësohet me dispozitat të reja.
Kabineti qeveritar ka miratuar sot edhe Koncept dokumentin për fushën e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës. Analiza e përgjithshme e gjendjes së statistikave zyrtare në Kosovë, sipas këtij koncept dokumenti, rekomandon shqyrtimin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Statistika zyrtare në Kosovë.
Plotësim ndryshimet e ligjit do të bëjnë harmonizimin me legjislacionin evropian dhe do përmbushen obligimet që dalin nga fusha e statistikave zyrtare në procesin e integrimeve evropiane.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Gjermani, kosova, Mali i Zi, nisma per marrveshje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT