Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, mori pjesë në një diskutim publik me rastin e shënimit të 800-vjetorit të hartimit të Magna Carta, të organizuar në Bibliotekën Britanike (British Library) në Londër.
Në panelin e organizuar me temën “Ligji i një vendi – Si të krijohet një shtet” (The law of the land -How to create a country), së bashku me Presidenten Jahjaga, morën pjesë Sir Jeremy Greenstock, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, Albie Sachs, ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Afrikës së Jugut dhe u drejtua nga profesoresha Ngaire Woods, dekane e Shkollës Blavatnik të Universitetit të Oxfordit.
Presidentja Jahjaga në prezantimin e saj foli për rezistencën paqësore në Kosovë dhe periudhën e luftës për çlirimin e saj si dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit me ndihmën ndërkombëtare. Ajo gjithashtu foli edhe për procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nga aspekti i kushtetutshmërisë. Presidentja Jahjaga gjatë prezantimit u pyet edhe për ndërtimin e institucioneve të vendit në veçanti për institucionet e sigurisë.
Archives for July 2015
NJE PERKTHYESE SI DOREIDA GEDAJ
Shqiptarja, Doreida Gedaj do ta mbaje mënd mënd gjatë /
Prezencen e saj dinjitoze ne ne krah te kancelares Gjermane si perkthyese e ne koferencen e Shtypit/
Nga Liliana PERE/
Vajza perkthyese Doreida Gedaj, shume e re dhe simpatike nga Elbasani me njé siguri dhe saktesi absolute ka perkthyer 4 ore rresht, takimet e Kancelares Angela Merkel ne Tirane
Doreida ka nderuar jo vetëm kancelaren Gjermane dhe kryeministrin shqiptar por edhe popullin shqiptar duke treguar kështu një kulturë të lartë shqiptare dhe evropiane.
E qetë, pa emocione, me një gjuhë të rrjedhshme shqipe e gjermane, Doreida Gedaj ka marrë vlerësimet maksimale si nga stafi I kryeministrit ashtu edhe nga kancelarja gjermane.
Doreida ka ka bere krenare gjithe shqiptaret, Me njé perkthim ne njé kohe record pa emocione , me njé gjuhe te rrjedhshme dhe te artikuluar bukur , pa asnjenderprerje , perktheu koferencen e shtypit me njé rritem te jashtzakonshem.
Ajo ndjehet e gezuar dhe krenare me kete prezanim te larte professional se perfaqson denjesisht profesionalizmin e larte te femres shqiptare
Koj vizite mjaft e rendesishme e motivon kete vajze. Ajo punon ne Ambasaden Gjermane si perkthese Gjermanisht Shqip.
Kancelarja Angela Merkel nuke u zhgenjye asnjehere.
Vizita e Kncelares Merkel eshte njé dite e shenuar per te gjithe Shqiptaret. Te gjithe e adhurojme kulturen dhe korrektesine Gjermane.E ndjejme we kemi nevoje ta fusim ne jeten dhe punen tone kete culture.
Kjo është vizita e parë e një kancelareje Gjermane në Shqipëri pas asaj të kancelarit Schroeder në vitin 1999 dhe në këtë prizëm mund të konsiderohet si një vizitë historike. Është një vizitë që e sjell Shqipërinë në qendër të vëmendjes së opinionit Europian. Është një vizitë që tregon vëmendjen që i kushton Gjermania Federale jo vetëm Shqipërisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.Kjo vizite I perket promovimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale midis vendit tonë dhe Republikës Federale Gjermane. Synimi eshte qe keto mardhenje te shtrihen dhe te ngrihen ne njé nivel te konsiderueshem, si në aspektin politiko-diplomatik, ashtu edhe në atë ekonomik.
Rajoni ndjehet me I sigurt me kete vizite ekujlibruese, dhe me shpresa te medha të njé dore të forte dhe njé perkrahje te njé shteti te fuqishem , I vendose ata ne pozita te forta pune, per te arritur standartet e kerkuara, per te qene pjese e Europes se Bashkuar. Jane kaq shume vlera ne kete vizite sa c’do qytetar I ndjen dhe I kupton, pasi është një vizitë në ndjekje të procesit të Berlinit we nga viti i kaluar me konferencën e mbajtur atje, me ftesë të kancelares Merkel. Është një vizitë që synon të konsolidojë marrëdhëniet gjithnjë e më konstruktive që po ndërtohen në rajon dhe që në një lloj mënyre synon të përgatisë pritshmëritë e rajonit nga vijimi i procesit të Berlinit në Konferencën e Vienës,si vijimin e politikës dhe prezencës gjermane në Ballkanin Perëndimor.
Gjermania ka patur tradicionalisht një vështrim që e konsideronte Ballkanin Perëndimor si një rajon me interes, si pjesë të Europës dhe natyrisht me interes të Gjermanisë. Mirenjohja jone per shtetin Gjerman eshte e thelle Vlen te permendet prania e Gjermanisë në operacionet paqeruajtëse, siç ka qenë ai i ESFOR-it në Bosnjë, KFOR-it në Kosovë, përfshirë praninë ekonomike të Gjermanisë me ndihma të jashtëzakonshme. Vetëm në rastin e Shqipërisë, gjatë 25 viteve të fundit kontributi gjerman i kalon 1 miliard eurot. Pra, është një zhvillim i natyrshëm i politikës gjermane ndaj rajonit.Eshte nje ndikim I padiskutueshem we shpreh interes per vendet ne zhvillim ,në vizitën e gruas së hekurt të Europës në rajonin tonë.
Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote
MASKARADA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË
Në përvjetorin e Srebrenicës të mos harrohet gjenocidi në Kosovë!/
Ne Foto:Pamje makabre nga masakra e Recakut/
Nga Bardhyl Mahmuti/
Njëzet vjet pas vrasjes së mbi 8000 civilëve në Srebrenicë të Bosnjës, Rusia e Putinit përdori veton në Këshillin e Sigurimit dhe pengoi miratimin e rezolutës së propozuar nga Britania e Madhe përmes së cilës dënohej gjenocidi i forcave serbe.
Ironia më e madhe e qëndrimit rus ka të bëjë me kualifikimin e projekt-rezolutës si “të motivuar politikisht”.
Nuk ka ironi më të madhe se kur ky cilësim bëhet pikërisht nga ata që janë aq të zëshëm për krijimin e një Gjykate Speciale për të dënuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Më poshtë po sjell provat se nëse diçka ka “të motivuar politikisht” në MASKARADËN NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË kjo është Gjykata speciale.
Për të kuptuar kontekstin historik të motiveve politike të idesë për krijimin e një gjykate speciale për Kosovën më duhet të sjell për lexuesin faktin se një muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës doli nga shtypi libri autobiografik i Carla Del Ponte-s, «Përndjekja: Unë dhe kriminelët e luftës». Fokusimi i vëmendje mediatike në supozimet për trafikim të organeve njerëzore që gjoja ishte bërë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nxori në rend të ditës një çështje tanimë të mbyllur.
Përmasat e efekteve që shkaktoi kjo “informatë” bëri që edhe ish-zëdhënësja e Prokurores së Përgjithshme, Florence Hartmann-i të deklarohet publikisht dhe ta cilësojë veprimin e Carla Del Ponte-s si të PAPËRGJEGJSHËM.
Në një shkrim të publikuar në gazetën «Le Temps» të datës 16 prill 2008 dhe të titulluar «Carla Del Ponte dhe thashethemet për trafikimin me organe në Kosovë», Florence Harmann-i shpreh habinë e vet se si është e mundshme që “Carla Del Ponte, puna e të cilës konsistonte që të kërkohet e vërteta sot të na fundosë në kohën më të errët të propagandës.”
Aktualizimin e një çështjeje të mbyllur pesë vjet para publikimit të këtij libri, të mbyllur për arsye se nuk u gjet as prova më e vogël, revoltoi ish-zëdhënësen e Carla Del Ponte-s. Për Florence Harmann-in “të flitet sot, përderisa për pesë vjet nuk u soll asnjë element i ri që do ta mbështeste këtë tezë, është papërgjegjësi.” Ndërsa “është jo dinjitoze emërtimi, në mënyrë të nënkuptueshme, i atyre që urdhëruan një krim të padëshmuar, nën arsyetimin se disa liderë shqiptar të Kosovës kanë qenë të dyshuar për krime tjera.”
Sado “skandaloze”, të “papërgjegjshme” dhe “jo dinjitoze” të kualifikoheshin veprimet e Carla Del Ponte-s, libri i saj bëri bujë në opinionin publik dhe u shërbeu si pretekst të gjitha qarqeve që ishin të mobilizuara në kulm kundër pavarësisë së Kosovës.
Më 15 prill 2008, deputeti rus i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev-i, dorëzoi propozimin për rezolutë lidhur me “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve”.
Deputetët nënshkrues të këtij propozimi u mbështetën vetëm në thëniet e Carla del Ponte-s dhe në propozimin e tyre citohet nga libri i saj se gjoja “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në vitin 1998, kishte rrëmbyer më shumë se 300 serbë, romë, shqiptarë dhe pjesëtarë të grupeve tjera etnike, të cilëve u ishin hequr organet vitale, që u dërguan nga Aeroporti i Rinasit në klinikat jashtë shtetit, për t’u transplantuar pacientëve që paguanin”.
Një ditë pas kësaj projekt-rezolute, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbajtur nga 14 deri më 18 prill 2008, delegacioni parlamentar zviceran dhe ai suedez, propozuan të hapet debat lidhur me «pasojat e shpalljes së pavarësisë së Kosovës». Gjatë këtij debati, që u zhvillua më 16 prill 2008, një vend të rëndësishëm zë fjala e Dick Marty-t.
Ishte një rast i volitshëm për të që t’i përsëriste qëndrimet e veta të mëparshme. Në fillim të fjalës së tij, Dick Marty tërhoqi vërejtjen se “ajo që është shqetësuese lidhet me bilancin e veprimeve ndërkombëtare në Kosovë.”
Sipas tij ky bilanc është tejet negativ. “Pas dhjetë vjet të administrimit ndërkombëtar, Kosova gjendet pa një shoqëri të mirëfilltë civile. Të gjithë ata që preokupohen për kriminalitetin e dinë se Kosova-mjerisht!- ka qenë gjithmonë, e ndoshta sot më shumë se dje, një qendër e kriminalitetit ndërkombëtar e krimit të organizuar (…) gjendja ekonomike është katastrofike (…) minoritetet nuk mund të jetojnë në Kosovë, pos të mbrojtur nga trupat e huaja…” Dhe, kuptohet, këtë gjendje të keqe, sipas tij, e krijoi pikërisht ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë dhe mosrespektimi i së drejtës ndërkombëtare. “Kjo filloi me bombardimet e NATO-s, bombardime në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, që u bënë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (…) dhe pas shkeljes flagrante të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit që garantonte integritetin territorial të Serbisë…!”
Nuk mund ta di saktësisht se deri në cilën shkallë ndikoi fjalimi i Dick Marty-t, i mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill 2008, por, ajo që konstatohet pas këtij fjalimi është fakti se hetimet lidhur me thëniet për “trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim kundërligjor të organeve njerëzore në Kosovë” iu ngarkuan Dick Marty-t.
Në qëndrimin propagandistik të regjimit të Beogradit dhe të atyre që për shkak të verbërimit nga «antiamerikanizmi» u rreshtuan përkrah kësaj propagande, “shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe sidomos e rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së” përbëjnë shtyllat kryesore për t’ia mohuar legjitimitetin shtetit të ri të Kosovës.
Propaganda për “trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim kundërligjor të organeve njerëzore në Kosovë” arriti efektet e veta politike. Të inkurajuar nga qëndrimet e qarqeve antiamerikane që shihnin “në shtetin e Kosovës bazën më të madhe ushtarake të SHBA-ve në botë” Serbia ndërmori iniciativën për të gjetur mbështetje në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në sesionin e 63 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të datës 8 tetor 2008, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremić-i, shtroi për miratim një projekt–rezolutë përmes të cilës kërkohej që kjo asamble të kërkonte mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri serb i punëve të jashtme i shtroi motivet e kësaj kërkese. Ndër të tjera, ai theksoi se “më 17 shkurt 2008, institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes autonome të krahinës jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë e shpallën njëanshëm pavarësinë. Ne e larguam mundësinë që të përdorim forcën dhe t’i vëmë sanksione ekonomike kësaj krahine që kërkonte ndarjen. Serbia ka vendosur që ta mbrojë sovranitetin e vet dhe integritetin e saj territorial duke iu drejtuar diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare… Sa i përket legalitetit të kësaj deklarate të njëanshme të pavarësisë, ne vendosëm të kërkojmë mendimin konsultativ nga GJND-ja. Duke e bartur këtë çështje në Gjykatë, “Republika e Serbisë vlerëson se mund të shmanget që kriza e Kosovës të mos përbëjë një precedent skajshmërisht problematik në regjionet tjera të botës apo të ambicieve për shkëputje në shumë situata ekzistuese… Ne mendojmë gjithashtu se mendimi konsultativ i Gjykatës, do të ofronte një mendim politikisht neutral dhe vendeve të shumta të cilët ende pyesin se si ta konsiderojnë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës karshi të drejtës ndërkombëtare do tu jepte mundësi të gjenin përgjigje nga këndvështrimi juridik.”
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli vendimin se akti “i miratimit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk e ka shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk ka bërë shkeljen e asnjë rregulle të aplikueshme të së drejtës ndërkombëtare.”
Përkundër vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë qarqet serbo-ruse përpiqen të mbajnë akuzat e sajuara me motive politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me qëllim që të përmbyset perspektiva dhe në vend të përgjegjësisë për gjenocidin e kryer në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë ata të paraqiten si viktima! Dhe rrjedhimisht të mohojnë ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Fatkeqësisht mohimi rus i gjenocidit të ushtruar nga Serbia nuk është mohim i vetëm dhe ky mohim nuk kufizohet vetëm në rastin e Srebrenicës. Një numër intelektualësh të fushave të ndryshme dhe politikanë të spektrave ideologjike që shkon nga e majta ekstreme e deri te e djathta ekstreme mohojnë këtë gjenocid.
Parlamenti Evropian gjatë seancës së 9 korrikut 2015 miratoi një rezolutë që dënon fuqishëm gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë dhe dënoi veton e përdorur nga Rusia kundër projekt-rezolutës së propozuar nga Britania e Madhe.
Vetoja ruse përball fakteve të pakontestueshme të gjenocidit në Srebrenicë duhet t’i bëjë të mendojnë ndryshe ata përfaqësues të demokracive perëndimore që po ushtrojnë presion ndaj përfaqësuesve të Kosovës për të miratuar krijimin e një gjykate të motivuar politikisht dhe ideologjikisht nga «antiamerikanizmi».
Rezoluta e Parlamentit evropian është një hap tejet pozitiv dhe domethënës për përcaktimin e institucioneve demokratike të Evropës për të dënuar krimin e gjenocidit dhe ata që pengojnë dënimin ndërkombëtar të këtij krimi. POR, në përvjetorin e Srebrenicës të mos harrohet gjenocidi në Kosovë!
Kosovë-Kadetët e FSK-së përfunduan ushtrimin në Maqedoni
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan sot me sukses operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit 12 ditor “Kampi Veror 2015” në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak, Maqedoni. Sot, në ditën mediale dhe të fundit të ushtrimit fushor, kadetët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse përbënin një batalion shumëkombësh, që ishte i ngarkuar me detyra të operimit dhe ndërmjetësimit në mes të dy lokaliteteve që ishin në konflikt mes tyre.
“Ushtarët dhe eprorët treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimi në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara nga skenari i ushtrimit”, thekson njoftimi i dërguar nga Ministria e FSK-së.
Për të përcjellë ditën kryesore të ushtrimit fushor, përveç eprorëve të lartë ushtarakë nga shteti mikpritës, ishin edhe shumë oficerë të lartë nga ushtritë e shteteve tjera, që kishin pjesëmarrës kadetët e tyre.
Ushtrimi fushor “Kampi Veror 2015” organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë dhe ka karakter ndërkombëtar. Për çdo vit marrin pjesë kadetët nga vende të ndryshme, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe.
“Kampi Veror 2015” ka karakter garues, ndërsa Forcën e Sigurisë së Kosovës e përfaqësun 10 kadetë dhe një oficer nga Qendra për Studime Universitare./B. Jashari/
SHBA, nismë për të luftuar ISIS me mediat sociale
Nga Shefqet Kërcelli/
Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një përpjekje të re të mërkurën për t’iu kundërvënë grupit “shteti islamik”, me anë të rrjeteve sociale. Ideja është për të paraqitur zëra të moderuar dhe tolerantë nga i gjithë rajoni, për t’iu kundërvënë ideogjisë së militantëve të grupit ISIS. Projekti në fjalë quhet Qendra Sawab dhe vepron nga Abu Dabi. Qendra publikoi mesazhe në Twitter dhe postoi një video në YouTube, ku thuhet se militantët shtrembërojnë fenë islame për të përhapur urrejtje, frikë dhe intolerancë. Nënsekretari amerikan i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, i tha televizionit Alhurra se qëllimi është që të përdoret informacioni për të bindur njerëzit që të mos i bashkohen grupit “shteti islamik” dhe për t’i nxjerrë jashtë loje ata që shfrytëzojnë mediat sociale në rekrutimet për ISIS-in. Zoti Stengel tha se një nga idetë e Qendrës Sawab është të përpiqet të frenojë rrjedhën e luftëtarëve të huaj:-“Pra, nëse dikush argumenton se përse duhet të bashkohet me ISIS, atij t’i shpjegohet se miti i asaj që grupi ISIS përpiqet të krijojë është i rremë, se Kalifati nuk është parajsë, se atje nuk ka ujë, nuk ka drita dhe as internet.” Frenimi i rrjedhës së luftëtarëve të huaj drejt Irakut dhe Sirisë është një nga synimet kryesore të vëna nga presidentit amerikan Barak Obama për t’iu kundërvënë shtetit islamik. Përpjekjet e koalicionit përfshijnë edhe një fushatë gati njëvjeçare bombardimesh prej më shumë se 5 mijë sulmesh ajrore si dhe punën për të ndërprerë financimin e militantëve. Si rrjedhojë është arritur përparim në rimarrjen e kontrollit të disa zonave, por fushata deri tani nuk e ka çrrënjosur grupin shteti islamik nga baza e tij kryesore, Raqqa në Siri, apo nga një numër qytetesh të mëdha të Irakut. Zoti Stengel tha se koalicioni, i cili përfshin më shumë se 60 vende, po arrin sukses. Fakti që ata kanë një armik të përbashkët, ka çuar në marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Por ai përsëriti pikëpamjen e zotit Obama se lufta kundër terrorizmit është “luftë e një brezi të tërë” dhe nuk matet me muaj apo ditë. “Mendoj se nuk është realiste të thuhet se çdo formë terrorizmi do të zhduket apo çdo manifestim i ISIS do të zhduket. Por, si kërcënim i mprehtë, si kërcënim ekzistencial, si kërcënim që zgjerohet, kjo do të frenohet dhe është duke u frenuar,” tha zoti Stengel. Nënsekretari amerikan i Shtetit e pranon se “askush nuk është imun” ndaj kërcënimit që vjen nga shteti islamik, por se situata është e ndryshme për Shtetet e Bashkuara dhe për vendet e Lindjes së Mesme.
Shënim.
Mendoj se dhe shteti shqiptar mund të reflektojë në lidhje me këtë cështje të rëndësishme dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme. Muslimanët shqiptarë predikojnë një islam larg dhunës dhe vrasjeve, larg konfilteve dhe hakmarrjes. Ata e kanë treguar veten me urtësinë e tolerancën e spikatur në trevat shqiptare, larg radikalizmit fetar, por dhe në përpjekjet e tyre për paqe e siguri në botë. Mjaft predikues të fesë islame në Durrës, të cilët kam pasur fatin ti takoj, më kanë shprehur të njëjtin mendim. Feja jonë, s’ka të bëjë me dhunën dhe ekstremizmin, thonë ata. Marinari i vjetër shkodran, Bahri Guri, personazh i librave të mi të detarisë dhe një predikues i rregullt i fesë islame më shpjegon se ne jemi ndryshe nga ISIS. S’kemi të bëjmë fare me ta, ne duam paqe, vëllazëri e qetësi. Feja jonë nuk i pranon të tilla veprime. Nuk e kuptoj cfarë përfaqsojnë këta njerëz që bëjnë veprime të tilla. Më duket aventurë sjellja e tyre, thotë marinari i vjetër . Unë kam qenë dhe në Arabi Saudite, pasi djali im është trajnier i një ekipi futbolli atje. Por si ai dhe nipërit e mi predikojmë islamin tonë paqësor, human, vëllazëror. Ky është mesazhi që më dha ky detar fisnik në këto ditë të Muajit të Madhënueshëm të Ramazanit. Ndaj qeveria jonë për cdo nismë që dënon radikalizmin fetar, ka mbështetjen popullore të muslimanëvë shqiptarë në radhë të parë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 64
- 65
- 66
- 67
- 68
- …
- 100
- Next Page »