• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

ARDHJA E KOSOVARËVE NË NDIHMË TURIZMIT TË RËRËS DHE DIELLIT

August 7, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Lexova një shkrim në një të përditshme ku flitej për turizmin, ose më saktë ardhja e kosovarëve në plazhet publike shqiptare. Adresimi, që duhej bërë për dyndjen e kosovarëve në plazhet publike shqiptare është në kuadër të “turizmit patriotik “një nismë e filluar vite më parë. Besnikërisht vëllezërit tanë të lënë përtej kufirit, popullojnë plazhet shqiptare duke xhiruar kështu të ardhura për ekonominë tonë dhe sivjet ata kryen të njëjtin ritual duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pas përfundimit të muajit të agjerimit. Dihet, që turizmi ka disa ndarje ku përfshihen dhe turizmi i rërës dhe diellit. Ky lloj turizmi është më masivi në të gjithë botën ngase edhe është më i nevojshëm nga ana shëndetësore. Turizmi i rërës dhe diellit në Shqipëri ka vite, që frekuentohet masivisht madje, që nga koha e diktaturës
2.Krijimi i Ministrisë së Kulturës popullore shënoi edhe hapin zyrtar të fillimit të turizmit kulturor etj.Ja cfarë përmend shtypi i asaj kohe:”Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939, cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij.Në gazetën:” Drita “ të vitit’ 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore .Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite . Ky aktivitete cilësohet se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre . Thuhet se qëllimi në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale, muzikën dhe vallet e popullit tonë “.
3.Në turizmin e rërës dhe diellit, Shqipëria ka një bregdet të shtrirë në dhjetra km dhe plazhe ,që përfshinë dy dete,nga veriu kryesisht nga Shëngjini në jug,në Sarandë.
Frekuentuesit e këtij lloji janë vëndas, por edhe të huaj.Pretendimet e kësaj kategorie janë të vogla.Jo vetëm kosovarët ,por dhe të huajt, italiane apo turistë nga Evropa qëndrore që përfshihen në këtë nëndarje të turizmit kryejnë të njëjtin ritual ditor :plazh ,hotel,pasdite plazh ose qëndrimi në lokal dhe sic është theksuar ata nuk shprehin interesa për historinë apo kulturën e vendit,që janë duke pushuar.Vetëm një kategori e vogël del jashtë guacke.Kur menaxhoja dy parqet arkeologjike në jug,ishte i cuditshëm fakti,që dhjetra pushues ,turistë të huaj e vendas merrnin rreze dielli dhe kalonin pasdite duke pirë birë, por nuk shfaqnin asnjë interes për të vizituar Orikun e lashtë vetëm 5 m larg plazhit të tyre.Kur maqedonësit, 5 vite më parë erdhën në plazhet e Orikumit,ata e bënin më të theshtë jetesën,bukë me vete dhe asnjë interes për kulturën apo historin,për vende ataraktive,natyrale etj.
Një fakt tjetër, që dua të sjell është ky.Në Orikum është porti i jahteve.Pronarët e tyre janë të gjithë të huaj shumica italian etj, e ngrysnin dhe e gdhinin ditën në detë, por asnjëherë nuk shprehën interesë për të vizituar portin më të vjetër në gjiun e Vlorës,Orikun ,portin dikur e kishte zotëruar Pompei dhe e mori gati pa luftë Julio Cezar, në kohët e luftës civile.Është një fakt tjetër turizimi kulturor, fetar,mjekësor,balnar,malor ka frekuntuesit e tij.Në turizmin kulturor vetëm 10% e popullësisë ,përfshihet dhe është e interesuar për ti vizituar vendet kulturore apo historike.Prandaj thuhet se numri i tyre mbetet gjithmon në rritje,por gjithsesi i vogël në krahasim me turizmin e rërës dhe diellit.Këtë lloj turizmi e frekuentojnë intelektualët, studentet,njerzitë e artit,kulturës dhe një pakicë e vogël.Ka edhe një arsye që e mbanë të vogël numrin e turistëve në këtë fushë.Një vizitor e viziton vetëm një herë një sitë arkeologjik,qëndër historike apo dicka tjetër të këtij lloji.Askush nuk i rikthehet për herë të dytë të rivizitojë Butrintin,Apoloninë,Orikun,Antigonen etj.Ndryshe qëndron puna me të interesuarit sic janë studiuesit.Pier Cabane prej 20 vjetësh sjell në sitet arkeologjike të Shqipërisë,grupe studiuesish francez.Apo grupet turistike, që janë në patronazh të agjencive turistike.Turistëtë e tjerë vijnë të pa organizuar dhe janë frekuentuesit e rërës dhe diellit ata mërijnë në kohë dhe kryejnë ritualet e zakonshme për cdo vit. Kështu duke gjykuar shkrimin e disa ditëve më parë duhet të thekësoj se turistët e rërës dhe diellit janë ata të cilët gjenerojnë të ardhura për ekonominë.Dhjetra kosovarë të cilët mërijnë nga Morina në plazhet e këtij vendi,me automobilat e tyre konsumojnë karburante, ujë, bukë, ushqime,djath,mish,vezë,perime,pije,kafe,alkol etj dhe këto të ardhura u shkojnë pronarëve shqiptarë.Në një farë mënyre kosovarët janë duke e bërë mjaftë mirë detyrën e tyre patriotike, madje prej disa vjetësh,ata mbeten frekuentuesit më të mëdhenj të turizmit, të rërës dhe diellit.Edhe një fakt tjetër shkollat e Kosovës, që prej 100 vjetorit të pavarësisë kanë ndërmarë një nismë.Të vizitojnë muzeumin e pavarësisë në Vlorë dhe të tjera pika historike , në vjeshtë apo në pranverë,ata mërijnë në autobuzët e turistik duke e bërë realitet nismën e ndërmarrë.Edhe më sipër theksova se kosovarët po e bëjnë cdo vit detyrën e tyre dhe duhet ti jemi mirënjohës jo vetëm atyre që shfrytëzojnë turizmin e rërës dhe diellit, turizmin elitar,malor,kulturor,fetar etj ,por duhet të kujtohemi se kosovarët cdo vit po i përndjekim me rritjen e cmimeve në cdo pikë që blejne kosovarët.Po ua kthejme pushimet në ferr e dëshpërim me cmime të kripura dhe më pas ankohemi se :përse nuk vijnë turistë e pushues në këtë bregdetin tonë.Ata vijnë madje cdo vit, po ne vijojmë avazin e vjetër.I presim me fjalë,me citate patriotike se jemi vëllezër dhe nga pas i dyfishojmë faturat dhe cmimet e hoteleve ku atyre u bie më mirë të shkojnë të pushojnë në Malë të Zi e gjetkë ku tarfiat janë sa gjysmat e lokaleve prej kashte në jug të vendit.

Filed Under: Analiza Tagged With: dielli, Gezim Llojdia, kosovaret, rera, Turizmi

VETVRASJA E NJË FILOZOFI

August 7, 2015 by dgreca

Në 105 vjetorin e lindjes së Tij…/
Profesor Prenkë KAÇINARI- 1910 – 1956/
HAPINI DOSJET!- DOSJA 1167: U MBYLL ME 3 SHTATOR 1956, ORA 5 MBAS DREKE.
■PROF. PRENKË KAÇINARI/…
Asht lé në Mitrovicë më 17 korrik 1910 . Ka përfundue studimet e nalta në fakultetin e Filozofisë, në vitin 1937 në Lion të Francës. Vjen profesor në Shkodër. Ka miqësi me Dr. Federik Shirokën, me të cilin asht mjekue dhe ka ba pjesë bashkë me Te në Organizatën “Balli Kombëtar”.
Në vitin 1946, transfërohet mësues në Korçë, ku arrestohet pikërisht kur ishte tue verue mbasi ishte randue nga sëmundja tbc dhe “… Akuzohët:
– Se ka vazhduar shkollën nëpërmjet të Klerit Katolik.
– Ka bashkpunuar për ardhjën e fashizmit.
– Kur erdhi Italia u holl në mal me “Ballin Kombëtar” dhe në Kishë tek priftërijtë shtypte trakte, merrte udhzime nga kleri katolik dhe elementët e pakënaqur në Tiranë, gjoja i sëmurë rrinte i mbyllur në shtëpi.
– Ka bërë pjesë në grupe Social-Demokrate, kishte lidhje me profesorët e Korçës, Foto Bala, Sulo Klosi etj. – Ka punuar për të rrëzuar Pushtetin Popullor dhe për shkëputjet e lidhjeve me Bashkimin Sovjetik për t’u lidhë gjoja me popuj përparimtarë sipas tij, që donte të thonte të lidhesh me Anglo-Amerikanët. – Ka propaganduar për të rrëzuar Pushtetin me vjolencë. – Ka punuar me elementët e rinjë për të patur lidhje me demokristjanën dhe grupet e social-demokratës të udhëzuara nga Prenka.
■Me kalimin e kohës Sigurimi i Shtetit sa vinte e bahej ma i ashpër dhe i rrezikshëm. Përditë e ma tepër specializohej në drejtim të së keqes. Sigurisht, që në fillim i mungonte eksperienca por shpirti i keq dhe i mbrujtun me krime, ishte zgjedhë me kujdesin ma të madh ndër këta organe të mnershme e terroriste. Bie në sy që në fillim të vëprimëve të para të sigurimit mënyra e përzgjedhjes së elementit që kanë ndër mend me arrestue, ku merrët pikë orientuese shkolla që ka krye ose vendi ku ka përfundue shkollën e mesme ose të naltë. Kontrollohej rrethi familjar dhe shoqnor, e para, a ka simpatizue doktrinën komuniste ose jo dhe se a mund të na shërbejnë ne ose jo. Në shenjë janë shkollat e Françeskanëve dhe të Jezuitëve, ndërsa në pikëpamje mbarshtetnore janë në shënjestër edhe ata që kanë përfundue Gjimnazin e shtetit në Shkodër.
Ishte koha kur ishstudentët e vitëve maparë kishin mundësinë me u hakmarrë ndaj atyne që nuk ishin angazhue në rrethët komuniste, që nuk i kanë simpatizue, ose kanë kenë indiferent ndaj vëprimëve të tyne. Kush mund të kishte shprehë ndonjë fjalë u quejt menjëherë “armik i popullit”, ose u mendue si “zog” i çelun në çerdhën e reaksionit që ishte “Shkodra”. Shumë nga studentët e ardhun në Shkodër, pa përjashtue ata që jetuen në Konviktin e njohun “Malet tona”, ose që kanë banue në Shkodër, por që kanë ndjekë shkollën në këtë qytet kjoftë edhe atë femnore të Motrave Stigmatine apo “Donika Kastrioti”, u ndoqën njësoj si nxanësit e shkollës Fullcit.
■Hys Zaja me një copë letër, madje, pafarë kursimi të çonte në duertë e kriminelëve: Zoji Themeli, Cuf Lohës, Ali Qorrit, Filip Pemës, Qamil Gavoçit, Kolec Ilisë, Petro Ballatës, Qazim e Fadil Kapisyzit, Jonuz Dinit, Dul Rrjollit, Ali Xhungës, Lilo Zenelit, Nesti Kopalit etj., ose një telefon nga “qendra” dhe të merrte dreqi sa nuk dijshe a do të shihësh ma dritën e diellit. E, sa të pafajshëm u zhdukën prej duerve të katilave?
As nuk bahet fjalë se ka me u dijtë e vërteta. Derisa mbulohet Gjenocidi që i asht ba gjithë Popullit Shqiptar, Shqiptarët do të vazhdojnë me kenë të fyem dhe të poshtnuem. ■Prof. PRENKË KAÇINARI e Prof. ARSHI PIPA ishin të burgosun që në vitin 1946.
Të dy “armiqë të popullit”, të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem …
■Vëprimtaria armiqësore e Prenkës vërtetohet edhe nga të pandehurit:
– Sulo Konjari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i partisë Social-Demokrate.
– Gjovalin Vlashi thotë: Unë kam folë rreth gjendjes së formueme në Shqipni, gjithmonë kundër Pushtetit. Ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Xheudet Tirana thotë: Elementët që unë kam biseduar kundër Pushtetit Popullor dhe që ishin një mendimi me mue, ndër të tjerë ka qenë edhe Prenkë Kaçinari.
– Pashko Gjeçi: Në mbledhjën e parë që kemi ba në Lice në Durrës, ka kenë edhe Prenkë Kaçinari… Një mbledhje e kemi ba në shtëpi të Vasil Zirit, dhe një tek Simon Deda(gjoja i vetvramë në sigurim), një tek Stavro Frashëri…Ndër të gjitha ka kenë Prenkë Kaçinari…
■Në grup kishim edhe Pjetër Gjinin, Nush Radovanin, Kol Ashtën, Ndrekë Demën, Prenkë Kaçinarin, Simon Dedën, Luigj Ljarjen, Gaspër Jakovën, këta ishin për Social-Demokratën.” Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë prap edhe Prof. Prenkë Kaçinarin bashkë me Arshi Pipen para Gjyqit…
■Pyetet PROF. PRENKË KAÇINARI, i cili deklaron:
“Kam kenë profesor në Shkodër. Atëherë nuk kishte Këshill të Lëvizjes N.Çl., por Lëvizje N.Çl. kishte. Në korrik të 1943 kam shkue në Shllak me “Ballin Kombëtar” për t’i ikë kuesturës. Me Mit-hat Frashërin jam takue në fillim të 1943 dhe bashkë me Zef Palin, jam organizue me “Ballin Kombëtar”. Në Tiranë jam takue me R. Barbullushin që më foli për Social-Demokratën, por unë i thashë, se jam i sëmurë e nuk due me dijtë gja për këtë punë. Pashko Gjeçin e njof, por nuk kam ba pjesë në ndonjë organizatë me té. Thanjet tjera nuk i pranoj, mbasi me ata përsona nuk kam asnjë lidhje. Me Klerin Katolik nuk kam pasë asnjë lidhje. Kam njoftë Don Mikel Koliqin dhe Don Ndre Zadejën. Me Don Ndreun kam bisedue vetëm për probleme filozofike dhe letrare.
Nuk dij se ka pasë ndonjëherë në Shqipni organizatë apo parti demokristjane.
Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti apo organizatë trathtare klandestine.
Jam kenë antifashist. Don Ndre Zadeja dhe në përgjithsi Kleri nuk e ka simpatizue okupacionin e fashizmin. Mbas 1944 nuk jam angazhue në politikë, ata që më akuzojnë nuk dij mbi ç’baza më akuzojnë.”(Dosja 1167, po aty).
■Thirret Pashko Gjeçi, i cili deklaron: “Preka më duket se ka kenë në mbledhje në Durrës me Partinë Social-Demokrate, kështu e dij unë.”
“Prenkë Kaçinari i përgjegjet: Unë nuk kam ndonjë anmiqësi, por le të pohojnë drejtë!”
■Edhe ndonjë dëshmitarit tjetër të parapergatitun Prenka, gjakftohët dhe me ton burrnor i jep atë përgjegje që meriton. Jam i sigurt, se këta dëshmitarë të topitun para qëndrimit të palëkundun të Prenkë Kaçinarit, fillojnë që në gjyq me mohue jo aq nga turpi, sa nga mendimi i gabuem i tyne, se në gjyq ata nuk kanë me kenë ndonjëherë përballë Prenkës.
Vetë përdorimi i fjalës “më duket” se ka qenë edhe Prenka!…, tregon lëkundje, një lojë që gënjeshtarët e përdorin shpesh me mendimin që i akuzuemi me u lëkundë në qëndrimin e tij dhe po e hangri “ullinin”, hyni në grackë, ose ma vonë me pasë mundësinë me i thanë viktimës: “Të dhashë një mundësi me mohue!”.
■Faktet tregojnë se ata mbetën gjithmonë akuzues dhe shpifës, ndërsa burra u rikëthyen vetëm ata që para gjyqit thanë: “E kemi pranue me shtërngim, por e vërteta asht kjo që po tham tashti këtu !” e, nuk janë kenë të paktë edhe burrat që mbas dhunimit të mnershëm në hetuesi, kanë gjetë forca me thanë të vërtetën.
■Tue mos pasë fakte për gjykimin që mund t’i kenë ba gjykata, Prenka ose Arshiu ma vonë prap do të përsërisnin gjyqin. Unë po vazhdoj me thanjet e tyne mbasi jam i bindun se edhe Prenka edhe Arshiu, do të ridënoheshin njësoj edhe sikur kurrkush mos t’i kishte dalë dëshmitar i rremë në gjyq ose në hetuesi, madje, ma vonë edhe do t’ishin pushkatue si shumë shokë të tyne.
■Por, për me kenë të qetë shpirtnisht të paktën sot, ata që jetojnë nuk duhët të mendojnë se ata burra vdiqën pa folë për dobësinë tonë e, “ishalla edhe dokumentat janë djegë, se ashtu po flitët!” Jo, jo! Mos rreni veten gjithë jetën! Të gjithë dokumentat janë! Koha ka me provue dhe ka me vulosë ndër fletët e historisë se të gjitha poshtërsitë Enver Hoxha, me shokët e tij i ka lanë këtu e askush mos të mendojnë, se i kanë marrë me vedi në varr!
***
■Me datën 24 dhetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës, major Gjon Banushi, jep vendimin nr. 704 themel. Si mbas zhvillimit të gjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:
“… Në emër të Popullit Shqiptar”:
“… Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore dhe antarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë.
I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin, Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin, Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun e qytetit.
Prandaj: … Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht në kundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:
1. Prenkë Kaçinari, me privim lirije për jetë, konfiskim të pasurisë së tij të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
2. Arshi Pipa, me 20 vjet privim lirije.
3. Hysen Ballhysa, me 15 vjet privim lirije.
4. Pashko Gjeçi, me qenë se u tregua shumë i sinqertë para Gjyqit dhe deponoi vullnetarisht jo vetëm fajsinë e tij, por edhe të shokve të tij pjestarë të po një organizate, i akordohën shkaqe lehtësore në konformitet me nenin 45, të ligjës 382, dt.12 dhjetor 1946, dhe vendosë: dënimin e tij me 5 vjet privim lirije, dhe konfiskimin e pasurisë.
Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit. Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga: Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku dhe Kap. I Halil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.
Durrës 24 dhjetor 1947. Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)
***
■Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument: “Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se:
Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë të organizatës agjento-sabotatore… Organizata është shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje të rregullta.
Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar në sektorët e tyre, kanë agjituar për të përgatitur terrenin për ndërhyrjen e Anglo-Amerikanve. Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dhe me anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.
Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut…
24 shkurt 1948 Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare; Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.
***
■Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, e mbledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë, kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I Nevzat Haznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino,
mbasi shqyrtoi dokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:
1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.
2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.
3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.
4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.
Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v. (vetëm firmat). “
●Këtu mbyllet vetëm dosja…
***
■Prof. Prenkë Kaçinari, provoi, se ka rasë që jeta tregohët e ashpër dhe mizore e ndonjëherë, jo e meritueme kjo veper për atë që e provoi…
●Lexoni me kujdes këta pak rreshta, (pa koment):
■“I dashtuni Mark, (Të dashtunit e mi)
Edhe pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithve: kunatën, motra, nipa e mbesa që kaq fort ju kam dashtë. Vëndosa me e krye këtë akt dobësije do ta quani, por për mue kje akt kurajoz. Vuajta tepër e tash ma s’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuajtjeve të mija. Kjeshë te ju; nuk dhashë me kuptue gja; nuk dojshe me tradhtue veten, kisha frigë të mos më mbusheshin sytë me lotë. Nuk e pashë edhe motrën time të dashur, Luljen, që ishte e shtrueme në spital. Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t’i përshkruej. Po e shkruej këtë letër me lot ndër sy.
Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.
Një dëshirë tjetër e, që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.
E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’ju shkruajshe ma gjatë. S’po më punojnë ma as mendja, as dora.
Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat tuaja, jam i juaji
Prenkë Kaçinari
Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.”
■Kjo letër iu postue nga Tirana nga vetë Prenka, z. Mark Lezhja në Durrës, që ishte burri i motrës së Prenkës, Karrolinës, ku ruhet origjinali. (shënimi i FR).
■Vetvrasja u krye nder varrezat Ortodokse të Tiranës, ku edhe u varros mbas veprimeve të Prokurorit të Tiranës, Minir Tirana. Ai njoftoi per vetvrasjen Lajde Kaçinarin.
■Në kjoftë se Prof. Prenkë Kaçinari u vetvra si pasojë dishprimi nga Vendimet e Jaltës…
■Po të njajtin fat pësoi edhe Shqipnia nen thundren sllave, gja të cilen, sot e kemi të dokumentueme në librin e Kolë Mirakaj “VETVRASJA E NJË KOMBI”…
Melbourne, Gusht 2015.

Filed Under: Analiza Tagged With: e verteta e nje vetvrasjeje, Fritz radovani, Prenkë Kaçinari

Varrezat ilire në Tetovë dhe xhamia e Hajredin Pashës në Dibër

August 7, 2015 by dgreca



Nga Fahri XHARRA/

“Kur njerzit e qelbur heshtin apo e mohojnë të vertetën reagon toka e shenjtë dhe detyrohet te flet vetë për të nxjerrur në dritë të vërtetën.( nga Nagi Husa, Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në dritë varrezat Ilire në Shipkovicë !) ” Thënje me kokë , thënje që dhuje t` i vë në lëvizja edhe më të përgjumurit , edhe më të mashtuarit edhe më të pa fuqishmit . Kujdes nga mashtruesit!

Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i sllavëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë (Kolec Troboini) 
 T`i kthehemi të vërtetës sonë historike në tokat tona në Maqedoni : Kryengritja e Dervish Carës ishte njëra ndër kryengritjet me shtrirje më të gjerë në Ballkan gjatë shekullit të XIX. Megjithatë, asaj shumë pakë i është dhënë hapësirë në trajtesat historike. Në lidhje me figurën e Dervish Carës dhe kryengritjen të cilën e udhëhoqi ai ekzistojnë burime të ndryshme, kryesisht raporte konsullore. Përveç raporteve osmane që dërgoheshin në kryeqendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, ngjarjet ndiqeshin edhe nga qarqet tjera, si nga diplomatët britanikë e francezë, organet e shtetit serb, murgjit e manastireve etj.
E vërtetë ! Po edhe sot sa flitet për Dervish Carën , Dibren kryengritese , Dibren hitorikisht të rrebeluar.
Ne , shqipatarë den baba den iu shkojmë pas thenjëve të mohuesve “ ». Në Historinë e Popullit Maqedonas në tre vëllime në vitin 1969 për kryengritjen është shënuar vetëm ky resht: «Myslimanët e Malit të Zi të Shkupit dhe nga Tetova, u çuan në kryengritje nën udhëheqjen e një dervishi…»

“Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morrën Gostivarin dhemenjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës(Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit1844. I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë ,pergatitejpër Dibren, Prizrenin ,Prishtinën dhe Vranjen, porqëllimi i tij ishte Shkupi ,sepse e dinte që edhe aty ikishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr Shkupi , dhe u formua Këshilli i Lartë ,të ciline udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi SupremOrganizativ i territoreve të çliruara. Pra, Dervish Cara e çliroi Shkupin.Rruga e tij prej çlirimtari s`kishte të ndalur: Pas Kumanovës u çlirua Presheva , Bujanovci , Vranjadhe Leskofça ( Leskovac). Kryengritja i përfishintenjë nga një tokat shqiptare; Peja , Gjakova, Prizrenidhe Shkodra. Kryengritja dhe çlirimi në pranverënevitit të përmendur 1844 e përfishinte Ohrin me Manastir në Jug,Shkodrën në Perëndim, KosovënVeriore në Veri dhe Kumanovë në Lindje ( F. Xharra,Gordana Jankullovskes’ Mos e harroni fervid Caren, ).

Cila është Dibra , Radika dhe kush ishte Hajredin Pasha ? “Të prekësh Radikën, është si të prekësh dritën e syrit të Dibrës dhe të dibranëve. Radika është ushqimi i saj ujor, por edhe ushqimi i saj shpirtëror e patriotik. Radika është sinonim i Dibës dhe i historisë së saj. Gryka e Radikës është monument natyror i gjallë i luftërave shekullore të dibranëve kundër hordhive pushtuese osmane, bullgare, serbe, austriake, gjermane e italiane. Në këtë Grykë është shkruar heroizmi i pashembullt dibranë kundër të gjithë këtyre pushtuesve. Këtë Grykë, këtë shtegkalim pushtuesish, dibranët e kishin kthyer në një varrë të madh të hapur për këdo që do të guxonte të shkelte trojet shqiptare. Këtyre luftërave dhe këtij heroizmi që lidhen me ekzistencën dibrane e shqiptare dhe me Radikën, u janë kushtuar aq shumë këngë e trimëri, disa prej të cilave janë dhe himne për Dibrën dhe dibranët, siç është ajo e luftës kundër gjeneralit famëkeq Hajredin Pasha. 
A jemi krenar me të kaluarën tonë ? Jo,Aspak . A e duam vetveten ? Jo ,aspak ? Shqiptarëve të Maqedonisë ( jo vetëm atyre ) që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet,duhet t`iu thuhet e vërteta .

Ne nuk e mbrojmë historinë tonë , e dhunojmë atë “Në Dibër të Madhe u bë përurimi solemn i Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myfti i Dibrë, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës.( shkruante shtypi ato ditë ) … Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organi-zata dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisësë shtetit shqiptar. Evenimente të tilla të bukura e të paharruara mund të ndodhin vetëm në Dibër të Madhe, në Dibrën e Perëndisë, bujarisë, besës, mikpritjes, urtësisë, të pushkës e mençurisë. Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi, kulla e Sahatit dhe 100 dritaret në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “ Ironi shqiptare , ndërtohet Xhamia e Hajredin Pashës , me 100 dritare për “hatër” të 100 vjetorit të Pavarësisë ! Pavarësia nga kush ?

Cili ishte Hajredin Pasha ?
Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, ….. i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës që e shkretoi Dibrën
Koha kalon , myku nuk do dielli se drita ia vret sytë . myku e do lagështinë , errësirën , mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit .
Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi….


Fahri Xharra,07.08.15 Gjakovë
****

P.S. Disa minuta para dorëzimit të shkrimit për botim më arrijti kjo letër publike : I nderuari Fahri Xharra,!Une qe po te shkruaj jame shipkovicas.Nga vershimet e diteve te fundit ,qe fatkeqesisht tronditen temelet e fshatit tim te lindjes,pas kater viktimave ne njerez qe humbem nga kjo kataklizme natyrore te theme,nga shume te lenduar dhe shume deme materiale qe na shkaktuan neper shtepite tona.Kjo permbysje e tmershme nxorri nga pluhuri i harreses edhe varret shume te vjetra ilire.Kjo foto eshte deshmi e pakontestueshme e autoktonise tone autentike.Ky varre eshte gjetur afer Xhamise se poshtme te fshatit,qe me heret ne kete vende ka qene “Kisha e banorve shipkovicas”.Ende njerezit gjate bisedave e perdorin “”te kisha;te perroi i kishes,te popat”” dhe shume argumente e fakte te tjera te origjinalitetit te gjenezes tone autentike.Pervece kesaj banoret shipkovicas edhe me heret kane gjetur varre shume te vjetra,relikte dhe gjesende tjera,por nga frika e sundusve sllave mos e pesojne jane detyruar ti mbajne ne heshtje keto zbulime shume te vlefshme per kombin tone.une apeloje te ju qe si gjurmues dhe hulumtues i vjetersise tone,te caktohet nje grupe arkeologesh shqiptare dhe te bejne kerkime dhe hulumtime te kjo pjese e ketij terreni ku eshte gjetur”” ky varre shenjtori””,.Me respekt dhe konsiderate ndaj juve Vebi Voka.




Filed Under: Histori Tagged With: Diber, Fahri Xharra, varreza Ilire ne Tetove, xhamia e Hajredin Pashes

Kosova, 158 milionë euro investime të jashtme për 5 muaj

August 6, 2015 by dgreca

-Mustafa: Në 2015-ën, vetëm për pesë muaj kemi më shumë investime të jashtme se sa kemi pasur për tërë vitin 2014. Qeveria e Kosovës krijon ambientin për biznes dhe investimet e huaja direkte/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Gusht 2015/ Në Kosovë, investimet e jashtme kanë arritur 158 milionë euro për pesë muaj, tha sot kryeministri Isa Mustafa në një konferencë shtypi, të mbajtur në Prishtinë së bashku me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Ai prezantoi të arriturat e qeverisë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimet e huaja direkte në Kosovë gjatë gjashtë muajve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe është arritur një progres domethënës, në implementimin e prioriteteve strategjike sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Objektivi ynë më i rëndësishëm është që të rritet prodhimtaria vendore, të kemi investime më të mëdha të jashtme në Kosovë, të përmirësojmë bilancin tregtar, të krijojmë vende të reja të punës dhe ta rrisim normën e zhvillimit ekonomik”, theksoi Mustafa.
“E vlerësojmë veçmas faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një rritje të investimeve të jashtme. Në bazë të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e jashtme kanë arritur gati 160 milionë euro, ose saktësisht 158 milionë euro për pesë muaj. Ndërsa, për pesë muaj të vitit të kaluar kanë qenë 29 milionë ose për tërë vitin e kaluar kanë qenë 151 milionë, që flet se vetëm për pesë muaj kemi më shumë investime të jashtme se sa kemi pasur për tërë vitin e kaluar”, u shpreh kreu i qeverisë kosovare.

Më gëzon fakti poashtu, vijoi ai. që kemi edhe numër shumë më të madh të firmave me pronarë të jashtëm, të cilat janë regjistruar në Kosovë gjatë gjashtë muajve, përkatësisht janë regjistruar 211 biznese, me pronarë të jashtëm karshi 80 bizneseve, sa kanë qenë për të njëjtën periudhë në vitin 2014.

“Një e arritur shumë e madhe është edhe nënshkrimi i kontratës për Brezovicën me konsorciumin francez, e cila kontratë parasheh që përfundimisht të kemi investime të jashtme prej 410 milionë eurove në Kosovë dhe hapjen e 3000 vendeve të punës, përkatësisht do të kemi 163 milionë euro për tre vitet e para investime të drejtpërdrejta dhe në mënyrë graduale do të rriten edhe vendet e punës”, tha Mustafa.

Ministria, vijoi ai, ka marrë masa gjatë kësaj periudhe në ndarjen e granteve të cilat janë siguruar përmes Bashkimit Evropian në shumë prej 4 milionë euro, janë përkrahur 20 mikro ndërmarrje dhe 16 ndërmarrje të vogla dhe të mesme me këto shuma, dhe ka funksionuar edhe skema voucher përmes së cilës është mundësuar që t’ju jepen këshilla bizneseve sipas kërkesave të tyre.

“Mendojmë se po tregohen shumë efikase edhe Zonat Ekonomike në Kosovë. Zona e Drenasit veç është përmbyllë me 41 biznese dhe më nuk ka vend as për biznese të brendshme as të jashtme aty, por po punohet në zgjerimin e kësaj e zone. Është investuar pastaj në Zonën Ekonomike në Mitrovicë gjatë këtij viti me 200 mijë euro dhe në Zonën Ekonomike në Shtime, ndërsa presim që Zona Ekonomike në Gjakovë të fillojë të realizohet në momentin kur ajo i zgjidh problemet pronësore të kësaj zone dhe poashtu kemi pas investime shtesë në Zonën e Drenasit sa i përket energjisë elektrike dhe sigurimit të ujit”, tha kryeministri kosovar.

Ne, vijoi Mustafa, e vlerësojmë poashtu të rëndësishme edhe organizimin e panaireve dhe pjesëmarrjen e bizneseve tona dhe bizneseve të jashtme në panaire në vendin tonë dhe pjesëmarrja e tyre në panaire në vendet e jashtme.

“Dëshiroj tani të theksoj se çfarë është bërë gjatë kësaj periudhe në rregullativën ligjore dhe në aktet e tjera, të cilat kanë mundësuar që ne të sigurojmë një ambient më të mirë për biznese. Është bërë plotësim ndryshimi i Ligjit për Markat Tregtare dhe Ligjit për Patentën. Esenca e kësaj qëndron në thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve, në mbrojtjen e pronësisë industriale dhe në përmirësimin e klimës së të bërit biznes tek ne”, tha Mustafa.

Ai shtoi se, qeveria ka aprovuar Projektligjin për Treguesit Gjeografikë dhe Emërimet e Origjinës, ndërsa tani kemi në procedurë Projektligjin për Dizajnin Industrial. “Të dy këto ligje bëhen në bazë të kritereve të Bashkimit Evropian, të cilat ne duhet t’i përmbushim edhe me rastin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, por vetëm në situatën kur nënshkruhet Marrëveshja. Ne po i paraprijmë kësaj Marrëveshje edhe me këto ligje”, u shpreh kryeministri kosovar.

Jemi zotuar se do ta formojmë Fondin Zhvillimor të Kosovës, theksoi Mustafa, duke shtuar se hapin e parë e kemi bërë dje në Qeveri me aprovimin e Projektligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, ndërsa më vonë do të vazhdojmë edhe me shtyllat e tjera të këtij Fondi Zhvillimor.

“Ky Fond për Garantimin e Kredive tani për tani përmbledh një shumë financiare prej rreth 15.5 milionë euro, pjesa dërrmuese e tyre, apo rreth 10 milionë e 500 mijë janë si donacion apo kontribut i USAID-it, pastaj kemi kontributin e Bankës Gjermane për Zhvillim, të Zvicrës dhe të Austrisë dhe një milion është kontribut i qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Më vonë ky Fond do të veprojë në bazë të vetëfinancimit dhe jam i bindur se do të jap një kontribut multiplikues në zhvillimin ekonomik”, tha kreu i qeverisë kosovare.
Ajo çfarë e konsiderojmë se është shumë e rëndësishme, vijoi Mustafa, është Projektligji për Investime Strategjike.
“Ne po punojmë tani konceptin e këtij ligji, do ta kemi në Qeveri javën e ardhshme, ndërsa si projektligj do ta përgatisim deri në fund të gushtit. Ne vlerësojmë se me aprovimin e këtij Ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të krijojmë krejtësisht kushte tjera, të cilat do të mundësojnë marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorë të jashtëm dhe tërheqjen e investimeve strategjike. Përmes këtij Ligji ne do të përcaktojmë se cilat janë fushat e investimeve strategjike në Kosovë, cilat janë kompanitë të cilat do të konsiderohen si kompani me interes strategjik në pikëpamje të shumës që ato investojnë këtu dhe në pikëpamje të numrit të të punësuarve, dhe cilat do të jenë procedurat përmes të cilave ne do të tërheqim dhe do të arrijmë marrëveshje me investitorët e jashtëm”, theksoi Mustafa.
Ai bëri të ditur se, përmes Ministrisë poashtu janë aprovuar, përkatësisht janë pru udhëzime administrative të cilat e kanë thjeshtëzuar mënyrën e të bërit biznes, të regjistrimit të bizneseve dhe poashtu udhëzime administrative të cilat e kanë rregulluar regjistrimin e bizneseve të jashtme, përkatësisht investitorëve të jashtëm. “Ne do të kemi një portfolio të saktë në të ardhmen të të gjitha investimeve që do të kemi nga jashtë në Kosovë”, paralajmëroi Mustafa.
“Është punuar mjaft shumë edhe në miratimin e standardeve të caktuara, në regjistrimin e markave tregtare, është filluar me rregullimin e tregut të naftës, sepse kemi pasur 44 për qind të pikave të karburanteve në fund të vitit 2014, të cilat nuk kanë pasur licencë të vlefshme. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe ato tani po vihen në kontroll. Kemi kërkesa të mëdha për licenca dhe Ministria po procedon me të gjitha kriteret në mënyrë që ato të plotësohen”, tha kryeministri.
Mustafa shtoi se, në pikëpamje të bashkëpunimit rajonal, në fushën e zhvillimit ekonomik, ne tani jemi duke bërë përgatitjet tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministritë tjera që merren me fushën e ekonomisë, që të implementojmë detyrime tona që rrjedhin më vonë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim.
“Kjo Ministri është drejtpërdrejt e kyçur në pjesëmarrjen aktive në aktivitetet e CEFTA-s, edhe në organizimet tjera ndërkombëtare. Kemi aktivizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillim. Ky Këshill tani ka filluar të funksionojë dhe përmes këtij Këshilli ne po marrim sugjerime, propozime, masa nga akterët që e përbëjnë, në mënyrë që ecuritë e zhvillimit ekonomik dhe orientimet zhvillimore në të ardhmen t’i orientojmë në interes të zhvillimit më të shpejtë të Kosovës”, tha kryeministri kosovar.
Qeveria e Kosovës vazhdon me punë në këtë verë e muaj pushimesh, ndërsa paralajmëron edhe shumë angazhime edhe në ditët e javët e ardhëshme, veçmas në çështjet zhvillimore të vendit.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme miratoi Projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. “Fondi per Garantimin e Kredive po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në aplikimin e përvojave më të mira të përkrahjes së bizneseve dhe të garantimit të kredive për biznese”, ka theksuar Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
Në 24 korrik, kryeministri Mustafa në konferencë për shtyp ka prezantuar realizimin e prioriteteve të qeverisë së Kosovës në fushën e ekonomisë, veçmas në fushën e politikave fiskale dhe rezultateve që priten nga këto politika, ndërsa paralajmëroi se, “në ditët në vijim opinioni publik dhe mediat do të informohen edhe për çështjet e tjera të rëndësishme aktuale”, duke bërë të ditur se po punohej për Ligjin mbi fondin e garantimit të kredive.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po punohet edhe në projektin e termocentralit “Kosova e Re”, që të sigurohet energji elektrike në mënyrë perspektive për Kosovën.
Është poashtu në negociata që të shihen mundësitë edhe të zhvillimit të projekteve tjera, edhe për termocentralin “Kosovën A”, pastaj në projektet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor 6 që përfshijnë hekurudhën, transmisionin 400 kilovoltësh, rrugën Prishtinë-Shkup dhe autostradën për në Merdar, si dhe në projekte që kanë të bëjnë me bujqësinë e të tjera.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 158 milionë euro, investime të jashtme, Isa Mustafa, osova, për 5 muaj

TIRANË-PRISHTINË, forum i rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës

August 6, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ TIRANË-PRISHTINË, 6 Gusht 2015/ Forumi i rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës, mekanizma këto të iniciuara nga Ministria e Diasporës e Kosovës, që janë formuar në përpjekje për të bërë organizimin sa më të mirë të diasporës dhe thellimin e bashkëpunimit, ka përfunduar punimet, të nisura në Prishtinë e të vazhduara në Tiranë.
Njëzet pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës, kanë arritur të nxjerrin një draft platformë e cila do të shërbejë për punën e mëtutjeshme të rrjeteve deri në krijimin e Unionit.
Përpos në Prishtinë, ku edhe u përmbyllën këto punime, pjesëmarrësit me organizim të Ministrisë së Diasporës, udhëtuan edhe në Tiranë, për tu njohur për së afërmi me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, si dhe për marrë inputin e tyre lidhur me bashkëpunimin institucional në të ardhmen.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ministri kosovar i Diasporës Valon Murati me bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, si dhe përfaqësues të rrjetit Asan përgëzuan iniciativën, duke u shprehur të gatshëm që të bashkëpunim ta ngritin në nivel akoma më të lartë.
“E përgëzoj këtë iniciativë të Ministrisë së Diasporës. Sot Shqipëria e Kosova kanë nevojë për një kategori të njerëzve, të rinjve, të cilët përmes aktiviteteve kërkojnë ta sfidojnë vetveten, të arrijnë ta transformojnë jetën e tyre, të familjeve e të shoqërisë e pse jo edhe të vendeve. MPJ-ja është duke punuar për të ndërtuar një marrëdhënie me diasporën shqiptare, veçanërisht me diasporën e re. Roli i diasporës në vite ka qenë shumë i rëndësishëm për ndërtimin e Shqipërisë”, tha Peleshi.
Ai porositi të rinjtë se vendi ka nevojë për dijet, aftësitë, për modelet e tyre të sukseseve.
Ministri kosovar i Diasporës, Murati theksoi se diaspora është një dhe e pandarë, prandaj do të trajtohet si e tillë. “Nga një diasporë që ka ndihmuar për lirinë e vendit, po shndërrohet në një diasporë që e ka gjetur vendin e vet aty ku jeton, po shndërrohet në një faktor politik. Duhet të krijojmë kushte që këta të rinj të kthehen dhe të kontribuojnë për vendin e tyre, të vijnë edhe si ekspertë, të punojnë në projekte të caktuara. Gjithashtu, duhet të mobilizohemi që të krijojmë raporte institucionale me ju”, tha ministri Murati.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës e Shqipërisë, theksoi se, “sot diasporën duhet ta kthejmë në një diasporë jo vetëm në interes të kombit, por edhe në interes të vendit ku jeton. Individët e suksesshëm, kudo ku jetojnë, modelin e suksesit mund ta sjellin në Kosovë ose Shqipëri”.

Në këtë forum morën pjesë edhe përfaqësuesit e rrjetit As@n, një rrjet i studentëve shqiptarë në botë, i krijuar para 12 vjetësh. Përfaqësuesi i tij tha se ky rrjet është krijuar që të jetë një zë i përbashkët për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Përfaqësuesit e këtij rrjeti folën për strukturën dhe punën e rrjetit. Ata premtuan se do ta mbështesin punën e Rrjetit të të rinjve nga diaspora, duke ofruar përvojën e tyre.

Në forum pati edhe pyetje lidhur me politikat integruese, për krijimin e një draft-strategjie e të tjera, por pati edhe propozime si ai për krijimin e një fondi bursash, që studentët të mund të ndihmohen për t’i zhvilluar kapacitetet e tyre, në mënyrë që në të ardhmen ta japin kontributin e tyre në shtetet shqiptare.
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të atyre nga Kosova u premtuan anëtarëve të rrjetit të rinjve nga diaspora se do ta kenë mbështetjen tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë.
Rrjeti i të rinjve nga diaspora u prit edhe nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Qirjako Qirko i cili i përgëzoi për punën në krijimin e rrjeteve të të rinjve në diasporë.
“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe rrjeteve të studentëve është një ide për t’u vlerësuar. Jam i emocionuar që shoh brezin e ri të shkolluar, pasi ju keni mundësi që të shikoni një realitet të ri. Ju garantoj se do ta keni mbështeten e institucioneve për t’i realizuar objektivat tuaja”, tha Qirko.

Filed Under: Rajon Tagged With: forumi i rrjeteve, studente te rinje, TIRANE-PRISHTINE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT