Archives for September 2015
SHBA, përkrahje e fuqishme për Kosovën
-Kryeministri Isa Mustafa në Nju Jork takon zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee/
Nju Jork, 28 Shtator 2015/ Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, në takimin sot në Nju Jork me kryeministrin Isa Mustafa vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Yee po ashtu e përgëzoi qeverinë e Kosovës për konstruktivitetin e treguar në kuadër të proceseve rajonale.
Zëvendës ndihmës sekretari Yee gjithashtu shprehu vlerësimet e tij për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke shprehur përkrahjen e SHBA-ve në këtë rrugë, thekson njoftimi dërguar nga Nju Jorku i Zyrës së kryeministrit kosovar. Në takim, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.Mustafa theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe proceset integruese euroatlantike. Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-të po japin për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit me SHBA-të.
Po ashtu kërkoi mbështetjen e SHBA-ve për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari Yee biseduan edhe për modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) si dhe përfundimin e mandatit të EULEX-it.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron në Nju Jork, ku është ftuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator./b.j/
OSCE Mission in Kosovo launches campaign to promote free helpline for reporting threats against journalists
-Misioni i OSBE-së promovon linjë telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve/
PRISHTINË/PRIŠTINA, 28 September 2015 – The OSCE Mission in Kosovo today launched an awareness-raising campaign urging journalists to report cases of intimidation, threats or blackmail to a new helpline set up by the Association of Journalists of Kosovo.The campaign will run for one month on billboards posted across Kosovo in the Albanian, Serbian and Turkish languages. The aim is to inform the journalist community of this helpline and use the information received to help law enforcement bodies take necessary action.
“Recent years have been quite difficult for journalists in Kosovo. At least 27 journalists were harassed, threatened, attacked or mistreated in 2014,” said Ambassador Jean-Claude Schlumberger, Head of the OSCE Mission in Kosovo. “The trend remains the same for the first three quarters of 2015 – 22 cases have already been registered. For this reason, we have supported the Association of Journalists of Kosovo in establishing the free helpline through the Telecom of Kosovo, which will be used by journalists to report attacks on them directly and confidentially.”“Journalists should be free to report on sensitive topics of public interest. Failure to investigate attacks against them encourages perpetrators to continue with these acts and suppress good journalism,” he added.Zekirja Shabani, Head of the Association of Journalists of Kosovo, said: “Ensuring the safety of journalists needs the support and the help of everyone. This is why we are launching this 24/7 helpline where journalists can lodge their complaints, concerns or threats. The helpline will also help us to create a log with first-hand data on cases involving journalists, that will be used to better protect the journalists and try to end impunity of perpetrators.”The free helpline for reporting threats against journalists is 0800 11 333.The OSCE Mission in Kosovo is mandated with human rights protection and promotion, democratization and public safety sector development. It is helping safeguard freedom of media and freedom of expression and supports media development.
**
Kosovë-Misioni i OSBE-së promovon linjë telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Shtator 2015/ Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot një fushatë vetëdijesimi për të inkurajuar gazetarët të raportojnë rastet e frikësimeve, kërcënimeve dhe shantazheve në linjën e re telefonike falas të themeluar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Fushata me billborde në gjuhën shqipe, serbe dhe turke në mbarë Kosovën do të vijojë për një muaj dhe ka për qëllim informimin e komunitetit të gazetarëve rreth kësaj linje telefonike dhe përdorimin e informative të marra për të ndihmuar organet e zbatimit të ligjit në marrjen e masave e duhura. “Vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për gazetarët në Kosovë. Së paku 27 gazetarë janë kërcënuar, sulmuar ose keqtrajtuar në vitin 2014” , tha ambasadori Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Trendi mbetet i njëjtë edhe për vitin 2015 me 22 raste të regjistruara deri më tani. Për këtë arsye kemi përkrahur Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të themelojë linjën telefonike falas përmes Telekomit të Kosovës, linjë që do të përdoret nga gazetarët për të raportuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konfidenciale sulmet ndaj tyre”, theksoi ai. “Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë për tema të ndjeshme në interes të publikut. Dështimi për të hetuar sulmet ndaj tyre inkurajon sulmuesit të vazhdojnë me veprime të njëjta dhe të sfidojnë gazetarinë e mirë”, shtoi ambasadori Schlumberger. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, tha se, “garantimi i sigurisë së gazetarëve kërkon mbështetjen dhe ndihmën e të gjithëve”.“Për këtë arsye po fillojmë më këtë linjë telefonike falas në dispozicion 24 orë ku gazetarët mund t’i shprehin ankesat, shqetësimet ose kërcënimet. Kjo linjë do të na ndihmojë të krijojmë një regjistër me informata të dorës së parë për rastet që përshijnë gazetarët e të cilat do të përdoren për të mbrojtur më mirë gazetarët dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të sulmuesve”, vijoi ai. Linja telefonike falas për raportim të kërcënimeve ndaj gazetarëve është 0800 11 333.Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.
AFRESKU I JANULLATOSIT….Kryeshkelësi i hyjnoreve hesht…
Nga Arben LLALLA/
Pas disa shkrimeve për afreskun në kishën brenda territorit të Katedrales Ortodokse në Tiranë, KOASh-i nuk është pozicionuar ende se çfarë do të bëjë me afreskun e Janullatosit.Kryeshkelësi i hyjnoreve hesht…Sipas burime nga brenda KOASh-it thonë se kisha në fjalë është mbyllur dhe nuk lejohet hyrja. Afresku është siç ka qenë, i pandryshuar me imazhin e Kryepeshkop Anastasit!Ekipi i ngushtë i Kryepeshkopit me sjelljen e tyre bizantine na bëjnë të besojmë se imazhi fytyrë i mbuluar u bë vetëm për të çoroditur e për të blerë kohë.Disa klerikë e besimtarë që guxuan të sugjerojnë zëvendësimin e kryepeshkopit me Krishtin në këtë afresk, u kërcënuan të rrinë urtë nga besniku më intim i kryepeshkopit: “I biri i Lutfiut”, siç përflitet nga priftërinjtë dhe besimtarët, peshkopi asistent i Fortlumturisë së tij. Ndërkohë një person i besueshëm brenda KOASh-it thotë se ka kërcënime të tilla si: “Nëse vazhdon debati mbi afreskun, do të ndërkombëtarizoj çështjen e Dhërmiut.” Nga ana tjetër, vëzhguesit që njohin mirë mënyrat e kërcënimeve të tilla thonë se afresku në kishën e vogël është një barometër për të parë reagimet, nëse diçka e ngjashme mund të konceptohet e imponohet edhe brenda Katedrales së madhe, apo dhe në kisha të tjera ortodokse në Shqipëri. Sidoqoftë skandali ka sfondin e qartë historik: Projekti i vetshenjtërimit të Janullatosit nisi menjëherë mbas fronëzimit të tij, kur autorizoi librin e një prifti greko-amerikan, i cili ka shërbyer pranë tij edhe në Shqipëri, që u botua anglisht në vitin 1994. Në libër kryepeshkopi barazohet me shenjtorë e martirë të krishtërimit ortodoks: Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations. (Fr. Luke Veronis, 1994.)
Dhe ky labërishte është vetëm fillimi i një letërsie biografike/okultiste që vijoi e zgjeruan Perëndim duke e pikturuar Janullatosin si shenjtor të kohëve tona, i cili jovetëm ringriti kishën e “grekëve-ortodoksë” por madje po ugjillëzoka Shqipërinë duke konvertuar “masivisht” myslimanët në ortodoksë. Kjo përshtypje e rreme u imponua nga fakti se peshkopët e rinj shqiptarë erdhën nga komuniteti mysliman, e jo nga komuniteti ortodoks, gjë që nënkuptonte se ata përfaqësonin një popullsi shumë të madhe e rikthyer në Kishën Ortodokse.
Në perceptimin e ngjizur përmes një propagande të sponsorizuar prej Janullatosit, KOASh-i është një kishë misionare greke, përbërë në shumicë nga grekë e myslimanë të konvertuar sepse nuk paska shqiptarë ortodoks. Kjo është vitrina e KOASh-t në botën e krishterë perëndimore.
Ndërsa në Shqipëri gazeta e themeluar dhe botuar nëndrejtimin e rreptë të Kryepeshkopit (Ngjallja), në pjesën dërrmuese flet vetëm për Anastasin. Krishti vjen gjithmonë mbas Tij. Disa herë gazeta në fjalë ka dokumentuar gjëra të papranueshme për një kishë ortodokse, duke sugjeruar që besimtarët të vendosin një foto të “Kryepiskopit” në krah të ikonave të shenjta.
Shenjt a djall?
Pyetëm mbi këtë çështje specialistë të lëmit në fjalë dhe kemi tashmë mjaft materiale interesante. Përgjigjja më e spikatur na erdhi nga një prift i mirënjohur si autor e teolog i ortodoksisë shqiptare:“Ikonografimi i kryepeshkopit Anastasios Janullatos bash në afresk është në të huajtje me traditën e Kishës Ortodokse Lindore, ashtu siç shprehet ajo sot në dëshminë e kishave lokale të krishtërimit ortodoks, dhe ashtu siç e trashëguam edhe ne në Kishën Ortodokse Shqiptare!
Jo vetëm që Janullatosi na del mbi shenjtorët e mbi Hyjlindësen, duke fluturuar si “Panajia e dytë”, por mëton të na barazohet me vetë Jezu Krishtin: Askush nuk ka guxuar të zëvendësojë në ikonografinë ortodokse Zotin Perëndi, e madje duke iu imponuar Kishës në pamje vegimi si i zbritur nga qielli, e duke e paraqitur trupin në trajtë gjysmëqiellore.
Në këtë afresk Janullatosi fluturon si magjistar mbi Shqipëri për të mahnitur, trembur e pushtuar një fëmijë… Por një fuqi e tillë prej magjibërësi nuk vjen nga Perëndia, por nga “princi i kësaj bote”, djalli vetë! (Joani 12:31)
Përveç perversitetit të autorit në këtë afresk me frymëzim eosforik, dy detaje tradhtojnë jetëshkrimin e Misionarit:
E para, është zgjedhur një i mitur, sepse lidhja e Janullatosit me shqiptarët e rritur nuk ngjizet në dashuri të sinqertë; ajo nuk është marrëdhënie shpirtërore: “mahnitja” e tyre ndaj tij është subjekt shkëmbimesh të vazhdueshme, një lidhje krejt materialiste. Ai e di se nuk mundet as t’i manipulojë, e as t’i hutojë të rriturit. Janullatosi është i vetëdijshëm se të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e mbrojnë sot publikisht do ta hedhin poshtë shumë shpejt mbas vdekjes së tij; ashtu siç kanë bërë edhe me të tjerë para tij.
E dyta, në përpjekje për ta paraqitur veten sa më të shenjtë, ai dha udhëzime që gjymtyrët e pasme të mos përfshiheshin në afresk. Përse? Antropologjia e krishterë e pranon trupin njerëzor në plotërinë e tij. Por përderisa i sëmuri i lavdisë është në kapërcyell të marrëzisë, dhe përderisa ka klerikë dhe besimtarë që e njohin jetën e tij të dyfishtë në Greqi dhe në Shqipëri, ai ka bërë një lojë “vetënjohje”: Mohohet pjesa e keqe, mëkatëria e madhe, duke rrëfyer “në përulësi” jetëshkrimin e errët; rrugëtimi përmes luginës së lotëve, për të dalë në malin e lavdisë së sotme…
Në debatet publike mbi këtë skandal të KOASh-it, disa studiues argumentuan se afresku nuk mund të bëhej sepse nuk ishte “mbas vdekjes”. Por as mbas vdekjes nuk lejohet të ikonografohet dikush me porosi, sepse nuk pranohet nga teologjia ortodokse. Vetëm ndërgjegjja e Kishës është ajo që dëshmon shenjtërinë e një anëtari të saj, dhe jo individë të veçantë, e aq më keq të interesuarit, me ndihmën e një shteti fqinj…
Jo vetëm mbas vdekjes, por dhe mbas një dëshmie kohëgjatë e të pamohueshme nga populli i Perëndisë, dhe vetëm atëherë, mund të përvijohet në ikona e afreske një anëtar i Kishës. Për më tutje, kjo nuk mund të bëhet pa shquar të gjalla tiparet e domosdoshme të përulësisë, dashurisë, besimit dhe veprave të një të krishteri, pavarësisht rolit të tij në Kishë.
Në të kundërt, tek njeriu Anastas, ne të gjithë jemi bërë dëshmitarë të gjallë të shumë e shumë cilësive tepër negative e të papranueshme edhe për një besimtar të rëndomtë, e aq më tepër për një kryepeshkop që mëton se është i shenjtë. Sot po rendis vetëm disa cilësi të tij:
Mendjemadhësia, megallomania dhe narcisizmi; tre tipare të mjaftueshme për të humbur shpirtin, sipas teologjisë ortodokse.
Ku është ligji i krishterë “unë jam më mëkatari”, pa të cilën nuk mund të shpëtohet shpirti? A nuk na mëson Kisha Ortodokse se djalli u rrëzua nga parajsa pikërisht nga mendjemadhësia, se deshi të barazohej me Perëndinë?
Urrejtja ndaj atyre që nuk i binden ta adhurojnë,dhe persekutimi ndaj atyre që kanë guxuar të zbardhin lojën e tij politike në Kishë.
Janullatosi flet shumë për dashuri, hiqet si dijetar i madh, por kjo është e kundërt me doktrinën ortodokse. Dashuri e krishterë nuk është dashuri për ata që të adhurojnë, por për të gjithë krijesën e Zotit, e sidomos për ata që nuk të lëvdojnë, e madje dhe për armiqtë e tu, zoti Janullatos!
Për sa i përket gjenialitetit të tij, Kisha na mëson se dijetari më i madh është vetë djalli, i cili sipas Shkrimit të Shenjtë e di përmendsh Biblën, gjë që e dëshmoi vetë para Jezuit në shkretëtirë. Madje djalli është dhe çudibërës, sepse bëri mrekulli edhe para vetë Krishtit, për ta hutuar e tunduar Atë. Dija dhe mrekullitë, atëherë, për një njeri me urrejtje e pasione 86-vjeçare, kthehen në pengesë jo vetëm për t’u shpallur shenjtor, por dhe për të shpëtuar shpirtin. Për sa u përket veprave të shumta të Janullatosit, nga pikëpamja e krishterë nuk ka rëndësi se sa bën, por përse i bën?
Kohë më parë media shqiptare publikoi një foto ku afreskut i është vënë një pëlhurë e bardhë si vello nusërore…
Njeriu që bën lojë vazhdimisht në Kishë, tinzar dhe i papenduar, përpiqet të fitojë kohë duke iu hedhur hi syve shqiptarëve, ndoshta për të shkaktuar ndonjë krizë tjetër shqiptaro-greke, në mënyrë që të kapërcehet e të harrohet sakrilegji, e që të dalë prapë në afreskun kishtar fytyra e tij satanike!
Si rrjedhojë, për këdo që ka ndërgjegje kishtare ortodokse, afresku i Janullatosit është përdhosje e faltores Lindja e Krishtit dhe dëshmia më flagrante e vetkultizimit të tij në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Duke përfunduar le të themi se autoportretizimi i misionarit grek në afreskun kishtar është në armiqësi edhe me martirët dhe dëshmorët e kishës vendore, të cilët qëllimisht janë harruar e shpërnjohur nga KOASh-i për afro një çerek shekulli. Dhe mbasi u dëbuan nga historia e rishkruar prej një misioni jo shqiptar, ata sot janë sfiduar e çuar në mosqenie historike.
U FESTUA 100 VJETORI I KISHES SHQIPTARE ORTHODIKSE ‘FJETJA E SHEN MARISE’
- « Previous Page
- 1
- …
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- …
- 91
- Next Page »