Archives for September 2015
Kosovë-Qeveria zhvilloi mbledhjen e 50-të
-Opozita peticion me afër 63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin. Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër 63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.
“Bunjevci “ dhe “shokci”
Nga Fahri XHARRA/
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të zhvillimit demografik në një zonë të caktuar janë struktura e popullsisë. Ata gjithashtu pasqyrojnë faktorin e popullsisë. Strukturat drejtpërdrejt të përcaktuar popullsinë e përgjithshme, (shtegtare, migruese) lëvizjet natyrore dhe fizike të popullsisë. Në të njëjtën kohë, tendencat në rritjen natyrale dhe migrimi janë të rëndësishme në përcaktimin e tendencave themelore në zhvillimin demo-strukturore të popullsisë. Progresi dhe drejtimin e zhvillimit të strukturës së popullsisë ndikim (biologjik, socio-ekonomike dhe arsimore) dominuese ushtrohet tri udhëzime bazë – demografike, socio-ekonomike dhe politike. Determinantat politike të zhvillimit demografik i takon një grupi të quajtur. faktorët e jashtëm e zhvillimit të popullsisë, të cilët kryesisht pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Konfliktet politike, luftërat dhe ndryshimet territoriale të shkaktuara nga proceset politike dhe / ose konfliktet ushtarake, sidomos nëse ata janë natyra e dhunshme, sjell dinamikën e duhur dhe ndryshimet strukturore në zhvillimin e popullsisë. Veçanërisht e rëndësishme të theksohet ndikimi i migrimit të detyruar për zhvillim demografik. Në kuadër të sa më sipër, një nga aspektet më të rëndësishme dhe të treguesve të varësisë shkak-pasojë dhe në profesion të tendencave demografike dhe ndryshimet historike-politike dhe territoriale në një zonë të caktuar janë vetëm të ndryshojë strukturën etnike të popullsisë. Në këtë kuptim, struktura etnike e popullsisë është një tipar kyç, sepse i njëjti – në mënyrë të konsiderueshme më shumë se në disa karakteristika të tjera strukturore demografike të popullsisë të caktuar – të pasqyrojnë ndikimet ngjarjet e kaluara dhe të tanishme historike, sociale dhe politike. Me fjalë të tjera, drejtimi dhe ritmi i ndryshimit etnik në një zonë të caktuar kryesisht varet trendin e zhvillimeve të përgjithshme historike, politike, shoqërore dhe demografike dhe proceseve në këtë fushë. Roli vendimtar në dinamikën dhe drejtimin e ndryshimeve etnike kanë migracionit, dmth, të detyruar ose vullnetar, popullsia dominuese etnike të përcaktuara, emigrant-emigrant migrimit aktual.
Dy komunitete te harruara ( apo më shumë , për ne të pa njohura ) janë “ Bunjevci “ dhe “Shokci” në Vojvodinë ( Serbia e sotme ) . Aty çdo gjë është e përzier : gjuhët që nuk dallohen nga njera tjetra, emrat, mbiemrat, prejardhja e pa dijtur dhe e pa qartë,zakonet popullore, këngët popullore dhe këngët me lahutë , ushqimi.
Bunjevci dhe Shokci janë dy komunitete me “ prejardhja e pa ditur dhe e pa qartë”. Pse? Sepse , si të ardhur ( migruar ) në këto anë “ e kishin shpëtuar “ vetëm kokën , e shumë pak nga e kaluara e tyre. Por , nga të gjithë ata që jetojnë në Vojvodinë ( këtu jambi 22 kombësi të ndryshme ) këta e kishin “gjuhën, këngët , lahutën , ushqimin, veshjet popullore” ndryshe nga të tjerët .
Qëllimi i shkrimit nuk është që këta të kthehen në gjirin e tyre të dikurshëm, por më shumë të iu bëhet e ditur si kroatëve dhe serbëve që vendlindja e Bunjevcave dhe Shokcave “ Pashallëku në Sanxhakun e Hercegovinës deri me ardhjen a turkut , aty flitej shqip.
Në qarkullim , ka shumë dokumente dhe libra që “shkruajnë “ se ata kanë prejardhje serbe
( në dëshirat e shkruara serbe , si serb katolik ) ose kroate , sepse kur zgjerohej kroatizmi në vitet e 30-ta ,parola e Vatikanit ishte : “Svi rimo katolici Balkana – Hrvati “ ( Të gjithë romano -katoliket jane kroat )“Edhe studjuesi çek, Jaroslav Šidak të gjithë Bunjevcat dhe Shokcat e Sllavonisë , Baranjes dhe Baçkes u fuste në grupin e kroatëve” – ankohen serbët.
Është një “luftë “ e madhe në mes serbëve dhe kroatëve se kujt i takojnë këto dy komunitete,
por , nga historianët shqiptar asgjë . E vërtetë që ne që kemi mbetur këndej pari “ende nuk po e dimë se çka jemi (?) “ : dhe nuk kemi kohë të merremi as me bunjevcët e sa shokcët, e as me Perrojasit e Istrisë. Jemi çliruar nga kjo “barrë “ e rëndë ; serbet, kroatët dhe malazezët le të merren me ta në “luftën “ e tyre për “zgjerimin” kombëtar.
Se Bunjevcat dhe Shokcat janë të ardhur dhe janë krejt ndryshe nga të gjithë ata aty, tregon edhe tendenca e madhe e gjermanëve për ti “ gjermanizuar “ dhe e hungarezëve për ti “magjarizuar.”
(Askush nuk e thotë që Shocat janë popull nativ i Syrmiumit dhe Sllavonisë)
Pashallyku turk në Sanxhakun e Hercegovinës
Pak histori : ky Snxhak është formuar në vitin 1462 ,nga Perandoria osmane ,me qendër në Foqë. Më vonë selia e sanxhakut kaloi ne Plevle ( tur, Taslixhe) Me rëndësi te ceket se Sanxhaku i Hercegovinës i takonte Vilajeteve të Rumelisë ( Pra” e kuptuat si kush ishin banorët e atyre anëve ) . Pashallëku i Hercegovinës ishte nga keto qendra : : Prijepolje, Taslidžame Kolašinin dhe Šaranci me Drobnjakum, Čajniče, Nevesinje, Nikšić, Ljubinje-Trebinje, Stolac, Počitelj, Blagaj, Mostar, Duvno .
Në shekullin osman , filloi islamizimi me dhunë i popullatës vendase ( që ishin shqiptar katolik )
Që nga viti 1605 janë të evidentuara lëvizjet dhe ikjet e bunjevcave dhe shok cave nga tokat e tyre. ( Identitet i etnogeneza primorskih Bunjevaca )
Cilët janë këto dy komunitete?
Fahri Xharra,23.09.16
Gjakovë
Për të interesuarit , ka shumë për të studjuar
*Šokci are considered to be a native population of Slavonia and Syrmia in Croatia.[2] Ljubica Gligorević (2004). “Etnološke znakovitosti”. Vukovarsko-srijemska županija (special ed.). SN Privlačica Vinkovci / Vukovar-Srijem County. pp. 60–69. Retrieved 2012-02-14.
*Matija Petar Katančić (1798). De Istro ejusque adcolis commentatio in qua autochthones illyrii ex genere Thracio advenae item apud illyrios a primis rerum publicarum temporibus ad nostram usque aetatem praesertim quod originem, linguam et literaturam eorumdem spectat deducuntur, aucto. typis Universitatis Pestinensis. pp. 109–.
*Ante Sekulić (1989). Bački Bunjevci i Šokci. Školska knj. ISBN 978-86-03-99172-7.*Ivan Ivanić (1899). Bunjevci i Šokci u Bačkoj, Baranji i Lici. Dr. Dimitrijević.
DUKE PRITUR SKANDALIN E RADHES TE JANULLATOS & KOMPANI
SHKRUAN: ATE NIKOLLA MARKU/
Tashme eshte e qarte per cdo besimtar dhe shqiptar se cdo replike apo denoncim te puneve te Janullatosit nuk ja vlen ti drejtohemi atije personalisht, sepse eshte e qarte qe ai personalisht eshte kthyer ne nje kukull, qe mbahet si dordolec nga te tjere, keta jane ‘banda Janullatos’.Janullatos tashme nuk ka asnje vlere, sepse detyrat e asfalise greke dhe shovinizmit grek i mbaroi, tani puna do te vazhdoje me te tjere, me banden e tije pseudo fetare dhe drejtperdrejte shoviniste kunder atdheut tone.
Banda Janullatos, eshte e njohur per te gjithe shqiptaret. Banda fillon me pseudo prifterinjte greke brenda kishes ortodokse shqiptare, prifterinjte e shitur tek shovinizmi grek, partine bashkimi te drejtave te njeriut, shoqata biznesmene omonia, partia agimi i arte ne Greqi.
Jam plotesisht ne solidaritet dhe ne mbeshtetje te intelektualeve, gazetareve, politikaneve qe mbajten qendrim te shkelqyer kunder skandalit te fundit te bandes Janullatos ne lidhje me kishen e Dhermiut.
Nje bande, plot skandale brenda kishes ortodokse shqiptare, por dhe ne prishje te historise kishtare dhe asaj kombetare ne teresi, nuk mundet te beje krahasime te ngjashme me vitin 1967, kur diktatura burgoste klerike dhe prishte godina kulti. Sot, te mendosh se shteti Shqiptar, ka mendesi te viteve 1967, eshte kulmi i cinizmit dhe shprehje e nje farmaku te konservuar brenta mendjes shoviniste te vorio epirit. Per kishen e Dhermiut, u reagua nga banda Janullatos ne menyre me egersore, te krahasueshme me nje fortune anti besim, te ngritur nga shteti shqiptar. Ndodhi, qe me e pakta qe u be, ishte se, reagimi mazhorance opozite i tregoi kufirin tek thana, duke i kujtuar bandes Janullatos, se e teproi qellimisht per te krijuar imazhin e nje Shqiperie e cila demton besimet fetare. Sigurisht ishte skandali i radhes i bandes Janullatos.
Banda Janullatos, ka perparuar shume ne dem te Shqiperise, ne shume drejtime duke filluar me financime aspak transparente, ndertime te ndryshme kishtare, klinika e shoqata te drejt perdrejta me programe vorio epirote dhe tjetersim te origjines se besimit ortodoks shqiptar. Banda Janullatos tashme ka kryer nje invazion te rende brenda territorit te Shqiperise dhe me propogande te zeze deri ne bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara. Me te drejte shqiptaret pyesin. Ku jane mrekullite e Janullatosit? Po e them me bindje se, mrekullite e ketije anti shqiptari deri ne neveri jane, perbaltja e Shqiperise dhe e sistemit shteteror te saje, me cdo menyre. E fundit ishte kisha e Dhermiut disa dite perpara takimit ne Tirane te mijra besimtareve nga e gjithe bota. Fatmirsisht nuk pyeti kush per balten e bandes Janullatos. Te krahasosh shtetin dhe shoqerine shqiptare me ngjarjet anti besim te vitit1967 eshte turp dhe genjeshter, kur ne te njejten kohe besimet tashme financohen nga shteti, madje dhe Janullatos me banden e tije.
Bandes Janullatos, duhet ti pergjigjemi fort, per te pastruar poshtersite dhe invazionin ekonomik teper te rrezikshem. Kete duhet ta kuptojme te gjithe dhe se kjo pune do burra shteti e patriotizem pa interes.
Skandali i rradhes do te jete kur Janullatos nuk do te jete kryepeshkop per arsye te ligjeve te Zotit. Banda Janullatos do te zgjedhe perseri nje grek ne krye te kishes. Jane menduar te gjitha me kohe. Cfar do te bejme ne? Ne duhet te jemi bashke per ta shembur kete invazion te paster grek ne dem te Shqiperise.
Banda Janullatos nuk eshte ceshtje ortodoksesh shqiptare, eshte ceshtje e te gjitheve. Banda Janullatos shoqerohet ne historine e saje me skandale anti shqiptare, qe nga ndrrimi i statutit te kishes, cvarrimet ne Kosine, ngjarja ne Permet, regjistrimi i popullsise, mbeshtetja per agimin e arte, bllokimet ne kufi te emigranteve, operacionet fshesa te policise greke, heshtja per krimet e luftes ne Kosove, mos mbajtja e meshes per viktimat e genocidit Grek ndaj shqiptareve ne Cameri, perdorimi i gjuhes greke ne kishat shqiptare dhe forume nderkombetare, bizneset e tipit coza nostra ne Shqiperi, njohja si kryetare shteti dhe kryeminister jo te shqiperise por ata te Greqise, ndertime kishash te stilit Grek, zhdukjen e ikonave shqiptare me vlere historike, konvertim te shqiptareve ne greke, perdorim te shtetit Grek si presion ndaj Shqiperise si dhe shume te tjera. Dhe sa gjera duhet te beje banda Janullatos ndaj Shqiperise? Dhe sa njerez do te korruptoje me rryshfete per ti hedhur kunder atdheut te tyre?
Me kane telefonuar pa fund se pse nuk jap nje mendim. Po. Mendimi per kishen e Dhermiut eshte; Kisha ka historine e saje brilante, e cila duhet respektuar se bashku me institucione historike, qeverisje, gjykate, te shtetit shqiptar. Shqiperia ka disa kisha unite, qe do te thote te bashkuara katolike dhe ortodokse.
Gjithmone ka zgjidhje. Banda Janullatos, do te shporret kur ne ortodokset e vertet te Shqiperise te mblidhemi ne nje kuvend mbar kombetar, per te rivendosur statutin e Fan Nolit ne krye te kishes pavarur ortodokse kombetare Shqiptare, statut i punuar me dashuri dhe besim tek zoti dhe kombi.
Ne, si kisha shen Maria ne Elbasan, nuk levizim nga qendrimi yne asnje presje, sepse nuk mund te dalim kunder apo te fshijme veprat e rilindasve tane, qe jane dhe rilindja shpirtrore dhe identifikuese e kombit Shqiptar ne Ballkan.
Një “lodër” në kohë të shkuar
Tregim nga Përparim Hysi /
-Ka ” ballo” ndajnate,- më tha Zariku. Kaq qe mjaft për mua. Duke pritur për “ballo”, organizova një ndeshje futbolli me nxënësit e shkollës dhe,aty, afër mbrëmjes, shkova në “ballo”. “Balloja” bëhej tek lëmi i fshatit, ku në mungesë të korentit, kishin vënë dy “petrogazë” dhe, sa orkestra kurdisej, Zariku, njoftonte:- I thonë “tango”, kësajta! Dy çapa para dhe një më mbrapa!
Kështu ndodhi dhe me mua. Pas “ballos”, një natë, tek po shkoja tek dhoma e fjetjes, më kish zënë rrugën Ura! Kur them Ura,e kam fjalën për Uraninë. E bukur qe si ruspë dhe unë në një nga “ballot”, i paskam propozuar. Ajo, pa vënë re, në e kisha seriozisht atë “propozimin”, më kish zënë pritë dhe donte të ndante fjalën:-Po apo jo?
Kur i premtova Urës, shkollës, për atë vit, po i vinte fundi. Unë kisha tri vjet aty, tek fshati i “ballove”, dhe kisha kërkuar transferim. Për fatin tim të mirë dhe të keq për Urën, gushtin e atij viti , kur fillonte viti i ri shkollor, mua më transferuan në fshatin tim. Po atë vit dhe u martova me një mësuese, të njohur prej kohësh. Me fshatin e “ballove” nuk më lidhte më gjë dhe,siç kuptohet,as me Uraninë që e “mashtrova”. As që do ta tregoja këtë histori, po të shkonte deri këtu.
- « Previous Page
- 1
- …
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- …
- 91
- Next Page »