• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

USAID on behalf of the American People Committed to Support Kosovo’s Development

September 21, 2015 by dgreca

  U.S. Ambassador to Kosovo Greg Delawie, USAID/Kosovo Mission Director James Hope and President of the Republic of Kosovo Atifete Jahjaga today signed an amendment to the bilateral Development Objective Grant Agreement, signed between the two governments in December 2013.     The document outlines the U.S. Government commitment to provide $25 million in funds to support a broad range of U.S. Agency for International Development (USAID) activities in Kosovo. The funds will be used for rule of law and governance activities, activities to increase investment and private sector employment, and programs to enhance human capital in Kosovo.

“Much as been accomplished.  However, important work lies ahead to achieve our joint goals.  In particular, Kosovo must intensify efforts to combat corruption so that barriers are removed to economic growth and citizen confidence in democratic institutions is enhanced, “said Ambassador Delawie. The United States Agency for International Development (USAID) provides economic and humanitarian assistance worldwide for over 50 years.

***

Qeveria e SHBA vazhdon ta ndihmojë Kosovën përmes USAID-it

 PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës. Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e  vazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Committed, Development, to Support Kosovo’s, USAID on behalf of the American People

Vuçiç ka pranuar se me Bidenin folën edhe për vëllezërit Bytyçi

September 21, 2015 by dgreca

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Washington ku takoi zyrtarë të lartë amerikanë, në mesin e tyre edhe zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, premtoi se “po punohet në zgjidhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyci”./

WASHINGTON D.C:  Vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, pjesëtarë të UÇK dhe shtetas amerikanë me prejardhje nga një fshat i Therandës, ishin arrestuar nga forcat serbe menjëherë pas lufte më 1999 derisa po e ndihmonin kalimin e një familje rome në kufirin Kosovë – Serbi. Ata u ekzekutuan pa gjyq në Serbi, ndërsa vrasësit e tyre ende nuk janë identifikuar.
Vuçiq gjatë vizitës në Washington e pranoi se kjo ishte një çështje që u bisedua edhe në takimin me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe se “Serbia së shpejti do të përmbush këtë obligim”, ndonëse përmendi edhe kundërshtimet nga “pjesa më e madhe e vendit”.
“Nuk folëm për afate, por për gjëra konkrete. Ata dinë çdo gjë, të gjitha hollësitë dhe për të gjitha problemet me të cilat përballemi. Më pëlqeu ajo që më tha Biden se ‘ka njerëz që janë të guximshëm dhe guxojnë dhe veprojnë jo vetëm për këtë çështje por edhe të tjera, përkundër kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e vendit’”, tha Vuçiq, duke e pranuar vështirësitë lidhur me këtë, përcjell televizioni publik.
Edhe gjatë vizitës në qershor Vuçiq tha se “kam premtuar se do ta zgjidhim çështjen e vëllezërve Bytyqi dhe ju do ta shihni se do ta përmbush”.
Qeveria amerikane dhe ligjdhënës amerikanë në nivele të larta dypalëshe prej vitesh kanë kërkuar nga regjimet e ndryshme serbe që të zbardhin çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe që ekzekutorët e tyre të dalin para drejtësisë, vrasje kjo që vetë Vuçiq e pati quajtur “një krim të tmerrshëm”.
Ndërkohë edhe qeveritë e mëparshme serbe përkundër premtimeve, siç kanë thënë zyrtarët amerikanë, nuk na kanë dhënë asnjë informacion./B.S/

Filed Under: Featured Tagged With: edhe për vëllezërit Bytyci, ka pranuar, se me Bidenin folën, Vucic

NE SOFREN E DIELLIT- VASKO POPA

September 21, 2015 by dgreca

 VASKO POPA 1922-1991/

Vasko Popa ka lindur 29 qershor 1922 në fshatin Bellacërkë në Grebenac si Vasile Popa. Ai ndoqi shkollën fillore dhe shkollën e mesme në Vrsac.Në vitin 1940 ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Beograd, pastaj duke vazhduar studimet e tij në Bukuresht dhe Vjenë. Në vitin 1949 ai u diplomua në gjuhët romane në Fakultetin Filozofik në Beograd.Poezitë  e tij të para i botoi në revistën “Novine Književne” dhe në gazetën “Borba”.Vasko Popa është një nga poetët më të përkthyer dhe vlerësuar në ish-Jugosllavinë dhe madje edhe sot është një nga poetët më të përkthyer serbë dhe të njohur në botë. Poezitë e tij në anglisht u dukën që në vitin 1969, kuruar e prezantuar nga Ted Hughes (poezi të zgjedhura, Penguin Books), i cili më vonë publikoi dhe shkroi intoduktin në një gamë të gjerë të poezive Popa, shkruar midis viteve 1943 dhe 1976. Përkthyer  në njëzet gjuhë, përveç Hughes mes përkthyesve të tij ose midis atyre që kanë shkruar për të, Çarls Simiq (Anglisht), Alain Bosquet (frëngjisht), Octavio Paz (spanjisht), Gun Bergman, Artur Lundkvist si dhe të tjer  të famshëm ndërkombëtarë.

Në Itali Popa ka pasur një vëmendje gati njëzet vjet pas vdekjes së tij, kur revista “Në formën fjalësh” botoi një përmbledhje të poezive të tij të titulluar “Vasko Popa, Poezi”, kuruar e perkthyer nga Lorenzo Casson, me një Pasthnie, shkruar nga Dan Oktavian Cepraga. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u internuar në kampin e përqendrimit në gjermani Bečkerek sot Zrenjanin.

1.ËNDRRA E GURIT

Nga toka u shtri një dorë

Hodhi lart një gur

Ku është guri

Në tokë s’u kthye

Deri në qiell nuk arriti

Ç’ndodhi me gurin

Mos e hëngri vallë lartësia

Apo mbase u transformua në një zog

Ja guri

Mbetur me kokëfortësi e vet

As në tokë e as në qiell

Dëgjon veteveten

Dhe botën midis botëve

 

2-DY GURË

Ata e shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin dy gurë

Dy karamele dje

Në gjuhën e përjetësisë

Sot dy lot prej guri

Në qerpikun e së panjohurës

 

Nesër dy miza rëre

Në veshët e shurdhërisë

Nesër dy gropëza të gëzuara

Në faqet e ditës

 

Dy viktima të një shakaje të vogël

Të një shakaje pa shije pa një shakaxhi

E shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin me vithe të ftohta

Flasin nga barku

Flasin në erë

 

3-HISTORIA E NJË HISTORIE

Na ish një herë një histori

Që mbaronte

Para se të nistente

Dhe fillonte

Pasi kishte mbaruar

Heronjtë hynë në skenë

Pas vdekjes së vet

Dhe dolën

Pas lindjes së vet

Heronjtë treguan

Për një tokë apo qiell

Treguan për gjithçka

Nuk flasin ata, vetëm për një gjë

Për  të cilën nuk dinin as edhe vetë ata

Që ishin heronj të historisë

Të një histori që përfundon

Para se të nisë

Dhe fillon

Pasi kae mbaruar

Përktheu: Faslli Haliti

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endrra e Gurte, Faslli Haliti, HISTORIA E NJË HISTORIE, Vasko Popa

“Serbët katolikë” – dëshira serbe për “ autoktoni “ në Ballkan

September 21, 2015 by dgreca

(A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik ?- Pjesa e dytë )/

Nga Fahri XHARRA/
Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që  nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre  “një lidhje gjaku “, pra një popull të  “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë” (nga pjesa e parë). E kam një mëndim të posaçem për Vuk Karxhiqin, Sima Sarajlinë , Dositej Obradoviqin dhe Ilija Garshaninin, se sa të zotët që ishin ; nga një turmë besimtarësh ortodoks e krijuan një komb .Por edhe më e lakmueshme është se të gjithë “serbët” e përkrahën idenë e tyre , dhe askush nuk doli kundër  ( nga ata ) që të thotë edhe më të voglën kundërshti.. Serbët e arsimuar janë të vetdijshëm për origjinën e tyre, mënyrën se si u krijuan dhe  përpjekjet  e mëdha të Kishës së tyre Pravosllave për të mbajtur gjallë “serbizimin” dhe popullin dhe “ popullin serb”. Pak ndryshe nga ne shqiptarët , apo jo?

Nejse , ku dhe pse  ideatorët e kombit serb e “zbuluan  se pse  edhe ata paskëshin qenë të besimit katolik.
Thjesht por me mençuri : – Për të rritur besimin e të tjerëve se serbet janë popull i Ballkanit e jo ardhacak; për të shtuar kredibilitetin historik të një trashigimije të rrejshme se janë autokton të këtyre anëve atëherë patjetër duhen të ishin edhe të besimit katolik . Besimi katolik ishte feja e parë e kësaj ane të Europës ;  vendasit e parë dhe të vërtetë e  kësaj dhe asaj toke   nga paganizmi kaluan në katolicizëm .Dhe, serbëve për të  “fituar  “ edhe nja 7- 8 shekuj trashëgimi të hershme të mileniumit të parë pas Krishtit në   Ballkan patjetër iu deshtë që të rrejnë ( s`ka prova ) se  edhe ata dikur ishin edhe katolik . Lojë me ne ,lojë me histori ?
Por është edhe tjetra ; përvetësimi më i lehtë i të gjithë shqiptarëve shkizmatik në gjiun e tyre !!!!!!
Lojërat historike e duan një themel të fortë , ato i merre era sidomos në këto anë nëse nuk janë të ndërtuar me gurë ciklopik , apo  jo?

Serbët , kur është në pyetje kombi dhe “historia “ e tyre  , atëherë ata nuk kanë kompromis, nuk i thërrasin schmittat në ndihmë por mohimin e rrenës së tyre. ( Ne, të vërtetën tonë e shqelmojmë pa dhimbje , “jo me njo, por me pesë a gjashtë “ )

“Srbi” katolici su slatki san SANU i srpske intelektulne elite koja bi voljela da Srbi liče na pravu naciju, da ih ima od sve tri vjere – i pravoslavaca i muslimana i katolika. SANU perfektno zna da, kako Sima Ćirković kaže -“nesvakidašnje” je da jedna nacija bude 99,9% potekla iz jedne konfesije i da je jedinirazlog zašto je neko Srbin – to što mu je neko tokom istorije ušao u srpsku crkvu. “ (Miroslav Çosoviq ) .

Pra ‘ serbët “katolikë” janë një ëndërr e ëmbël edhe per Akademinë Serbe (SANU) dhe elitën intelektuale serbe. Sepse për të u parë karshi botës si një kombi  vërtetë , duhen t`i kenë prestarët e tri feve- pravosllavet , katolikët dhe muslimanët. SANU , shkëlqyeshëm e dijnë që një komb  nuk mund të jetë 99.9% të një besimi ( në rastin e tyre , pravosllavë )

Sa për sot edhe këte: “Kombi serb  nuk e ka asnjë shenjë të identitetit nacional përveç asaj që i takonin Kishës së Nemanjiqëve ( Nemanjasve, pra) , ( Lexoni studimet e pro.dr. Skender Rizajt   ) sepse  bile edhe kapuçi i tyre “kombëtar” shajkaqa  nuk është më e vjetër se 100 vjet ( shajkaqen iu dizajnoi  Austro- Hungaria pak para Luftës se pare Botërore )

Mu për këtë e pata edhe një  kundërshtim të fuqishem me Bardhyl Demirajn dhe Anila Omarin të cilët me shkrimet e tyre , mundoheshin t`iu “ dhurojnë “ serbëve edhe nja 700 vjet histori të pa qenë ( Fahri Xharra :” Shkau (shqau ) “ i prof . Bardhyl Demirajt dhe prof. Anila Omarit  (http://www.ikvi.at/?p=8825)

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, pjesa 2, serbet katolike

Kosovë-Opozita paralajmëron protesta pas peticionit

September 21, 2015 by dgreca

-Peticioni, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë/

-Për vazhdimin e seancëns së ndërprerë të Kuvendit, sot mblidhet Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare/

-Shtypi: A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?/

Nga Behlul Jashari PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Në Kosovë, sipas njoftimeve të opozitës, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë kanë bërë qytetarët  që “po e shprehin masivisht vullnetin e tyre”, edhe sot në ditën e katërt, në peticionin e  organizuar me kërkesën që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Pas peticionit, opozita në demonstrata masive”, “Protestat, pas peticionit”,  “Nënshkrimi i peticionit, parapërgatitje për protesta masive”, paralajmërohet sot në kryetitujt e gazetave në Kosovë.

“Opozita e bashkuar njëherë po vazhdon kundërshtimin nëpërmjet peticionit, ndërsa më pas do të shkohet me protesta të fuqishme”, citohet  lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili, “vazhdon të këmbëngulë se dy marrëveshjet e fundit të qeverisë, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, janë të dëmshme dhe duhet të parandalohen”.  Deputetja e  Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, citohet se “janë të vendosur ta detyrojnë kryeministrin të tërheqë firmën e tij nga marrëveshjet”.

Javën e kaluar, tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor. Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare mblidhen sot në mesditë për “caktimin e datës për vazhdimin e seancës plenare”, e cila u ndërpre pasi opozita pamundësoi votimin për shtyrjen e kërkuar nga pozita të “raportimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit. Seanca udhëheqej nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, i grupit parlamentar të partisë në pushtet LDK,  i cili u “rrethua” dhe pengua nga deputetët opozitarë, që edhe u ulën në vendin e tij pasi dhe 10 minuta “pushim” dhe nuk ia liruan vendin e kryesimit  kur u rikthye.

Opozita, edhe në seancën e Kuvendit, edhe me një deklaratë të përbashkët, duke kundërshtuar “bosnjëzimin e Kosovës”, për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, shprehej me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deklarata ka paralajmëruar “veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit” për  “t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike” dhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i fillojë bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.

“A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?”, është titulli i editorialit të botuar në faqen e parë të një gazete kosovare sot.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, opozita paralajmeron, Protesta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT