-Lufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Shtator 2015/ Në Kosovë, drejt krijimit të Gjykatës Speciale, Ligji për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar, është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi pas dy javësh, në 15 shtator.
“Me këtë ligj themelohet dhe rregullohet organizimi, funksionet dhe juridiksioni i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar”, thuhet në nenin 1 “fusha e veprimit dhe qëllimi i ligjit”, ndërsa në nenin e fundit – 65 thuhet se “ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”. Ligji është miratur në Kuvendin e Kosovës në 3 gusht 2015, është shpallur me dekretin e datës 20 gusht nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në nenin 1, pika 2, thuhet edhe se “Dhomat e specializuara brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të specializuar janë të domosdoshme për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të parapara në Ligjin nr. 04/L-274, për garantimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe për garantimin e procedurave penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të kryera gjatë konfliktit në Kosovë dhe pas tij, krime të cilat ndërlidhen me ato që janë raportuar në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Dok 12462, i datës 7 janar 2011, dhe të cilat kanë qenë objekt i hetimeve penale të kryera nga Task Forca Hetimore Speciale (“TFHS”) e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (“PSRK”)”.
Ndërsa, në nenin 2 “përputhshmëria me Nenin 55 të Kushtetutës”, thuhet: “Çdo kufizim i të drejtave dhe lirive themelore bëhet në përputhje me nenin 55 të Kushtetutës për qëllime objektive dhe të arsyeshme që janë shprehur në këtë nen, në pajtim me kapitullin II të Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe procesit të drejtë. Këto qëllime janë në interesin e Kosovës si shoqëri e hapur dhe demokratike dhe janë në shërbim të përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës. Në përputhje me nenin 55 të Kushtetutës, këto kufizime shqiptohen vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike”.
Ndërsa, Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, siç thuhet në nënin e fundit – 10, “hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”. Në këta gazetë në 31 gusht 2015 është publikuar edhe ky ligj, e poashtu është miratur në Kuvend në 3 gusht e është dekretuar në 20 gusht nga Presidentja.
Fillimisht, në preambulë, thuhet:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Duke konfirmuar edhe një herë qëndrimin dhe besimin e paluhatshëm që Lufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;
Duke njohur sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës;
Me qëllim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta për proceset e mundshme gjyqësore që do të zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara, pa ndonjë ndërhyrje dhe veprim të mundshëm i cili do të mundësonte ndërprerjen e këtij procesi dhe i cili do të mund të linte njollë të pazgjidhur në historinë e re të Republikës së Kosovës;
Duke ritheksuar zotimin e Republikës së Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj;
Duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës në vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, i paraqitur edhe në Marrëveshjen Ndërkombëtare të ratifikuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (Ligji nr. 04/L-274);
Miraton
Ligj për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”.
Në nenin 1 – “qëllimi”, thuhet: “Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara”.
Mdërsa, në nenin 2 – “fushëveprimi” thuhet: “Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj çdo personi i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset
gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtareve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore, që mbahen jashtë Republikës së Kosovës”.
Neni 9 – “aktet nënligjore” përcakton: “Ministria e Drejtësisë miraton akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji, më së largu tre (3) muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”.
Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror me seancën e jashtëzakonshme të nisur pak para mesnatës së 3 gushtit, që ishte e treta brenda ditës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet drejt krijimit të Gjykatës Speciale.
Në 11 gusht, grupet parlamentare opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, dorëzuan në Gjykatë Kushtetuese kërkesën ku kontestohet kushtetutshmëria e amendamentit nr. 24 lidhur me formimin e Gjykatës Speciale, të votuar më 3 gusht 2015 nga Kuvendi. Lidhur me këtë kërkesë të opozitës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është deklaruar ende.
Archives for September 2015
Bytyçasit vlerësojnë vatranin Ibrahim Kolarin me Mirënjohje
Ditën e e Dielë më 30 Gusht në Malin e Dajtit në Tiranë për të 12 vit rradhazi u mbajt aktiviteti i krahinës së Bytyçi me temë: “FESTA E PLISIT TË BARDHË”. Kjo shoqatë mbarëkombëtare udhëhiqet nga av. Agron Isa Gjetia dhe organizon çdo vit takim të brezave nga krahina e Bytyçit. Në festë morën pjesë shumë Bytyças nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora, por ashtu sikurse thuhet në traditën e popullit të Bytyçit që është shquar për bujari se “kur vjen miku gëzohen edhe trarët e shtëpisë”, më të drejtë theksojmë se vitalitetin e sajë e shtuan miqtë dhe mysafiret e shumtë qe erdhën jo vetëm nga Malësia e Gjakovës, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Dibra e Madhe, Amerika, Kanadaja, Greqia, etje.
Në aktivitet morën pjesë grupe të ndryshëm të muzikës dhe valleve popullore. Më tej aktiviteti vazhdoj me ndarjen e Mirënjohje, ku midis figurave të njohura të jetës kulturore, humane dhe kombëtare nga Maqedonia u vlerësua biznesmeni i njohur nga Dibra e Madhe, Ibrahim Kolari. Z.Kolari u propozua për mirënjohje nga Shoqata Kulturore dhe Humanitare Programi Unik Shqiptar në Maqedoni, me motivacionin: “Për Kontributin e Dhënë në çështjen Kombëtare, duke ndihmuar financiarisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në ndërtimin e disa shkollave, kulteve fetare, duke financuar bursa për studentët, për botimin e veprave të ndryshme, etj”.
Bizesmeni dibran Ibrahim Kolari prej 14 vitesh ka hapur një biznes të tij në Dibër ku ka financuar mbi 2 milion dollarë. Ai në vitin 2013 ishte kandidat i pavarur për Kryetar i Komunës së Dibrës, edhe pse humbi ai mundi të marri rreth 1.500 vota, duke u rradhitur si forcë e dytë në këtë komunë.(A Llalla)
KOSOVA NIS VITIN E RI SHKOLLOR
-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm/
PRISHTINË, 1 Shtator 2015/ Në gjithë Kosovën sot nisi viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të suksesshëm.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka drejtuar “një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen”. “Uroj që ky vit shkollor 2015-2016 të sjellë ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka shtuar ajo.
“Qeveria e ka prioritet shumë të rëndësishëm përkrahjen, reformimin dhe avancimin e vazhdueshëm të sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë”, ka siguruar kryeministri Isa Mustafa në urimin për nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai edhe më këtë rast ka shprehur “respektin dhe konsideratat më të larta për mësimdhënësit e Kosovës, njerëzit që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre kanë pasur rol vendimtar për të gjitha të arriturat që Kosova ka bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit”.
Vitin e ri shkollor, që në Kosovë nis tradicionalisht në 1 shtator, e ka uruar edhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami.
“Jam i sigurt se të gjithë ne do të punojmë së bashku që vërtetë ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh se sa investimi në edukim”, është shprehur ai.
Ministri Bajrami sot do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kishte zgjedhur Shkollën Fillore
“Ibrahim Rugova” në Obiliq, në mënyrë që, nga atje, të përcjell urimin e
tij, për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sot për ju fillon edhe një vit i betejës për dije, që sot për sot, i duhet
Kosovës më shumë se gjithçka tjetër. Unë jam i nderuar që në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së AAK-së, nga
kjo Shkollë që mban emrin e Presidentit historik të Kosovës “Ibrahim
Rugova”, t’iu uroj një vit të mbarë shkollor”, u shpreh ai. /B.Jashari/
SERGEJ ESENIN
Perktheu:Faslli HALITI/
Sergej Alexandrovich Esenini ka lindur 3 tetor 1895 në Konstantinovo (sot Esenino), në rajonin e Ryazan (Rusi); bir i vetëm i prindërve fshatarë, është eksponenti më i rëndësishëm i së ashtuquajturës shkollë e “poetëve fshatarë”. Në vargjet e tij pasqyrohet bota rurale e Rusisë të fillimit të shekullit të njëzetë; fjalët e tij lartësonin bukuritë e fshatit, dashurinë ndaj mbretërisë së kafshëve, por edhe ekseset e jetës së tij (Esenin qe alkoolik)
1.E QETË ËSHTË
Lugina gjithë dëllinja është e qetë
Vjeshta si kalë – dori, krifën kreh.
Shkon uturima blu e vargonjve të saj
Mbi perde brigjesh të lumit në skaj.
Hapshkurtër, era, si një monak asket
Gjethet anash rrugës lag edhe tret.
Dhe mbi gëmushën e vadhëzës prush
Plagët e një Jezusi të padukshëm puth.
1914-1916
2. NË ATDHE
Në atdhe jam lodur së jetuari
Duke menduar fushave të gjëra, zymtë;
Hajdut bredharak , dua të iki që këtej,
Duke lënë prapa koliben time të tymtë.
Për kaçurrelat e bardha të ditës
Do të shkoj të kërkoj një shpellë të mjerë.
Nga këmbalja miku që kakm më pranë
Thikën grerëz kundër meje do nxjerrë.
E vështirë është rruga e verdhë
Pranverës dhe diellit mbi lëndinë.
Dhe pragu i saj do jetë e mbyllur.
Unë do t’i dëboj prej pragut tim.
Do të kthehem në shtëpinë atërore,
Gëzimi i të tjerëve do më mbështet,
Në dritare një mbrëmje të gjelbër
Me mëngën time do të varem vet.
Më ëmbëlsisht kokën do të përkulin
Shelgjet thinjur gardheve të anuar
Midis lehjeve të pafundme të qenve
Trupi jo i larë prej meje, i mbaruar.
Do të lundrojë do të lundrojë hëna,
Duke braktisur rremat brenda liqeneve.
Do jetojë Rusia pa ndryshuar ndonjë
Fat gardheve duke qarë gjatë kërcimeve.
1915- 1916
3. JO MË KOT
Jo më kot fryjnë erërat,
Jo më kot furtuna buçet.
Sytë e mi mistershëm dikush
I dehu me dritë të qetë.
Dhe me ëmbëlsi pranverore
Dikush nëpër mjegullën gri
Më hoqi trishtimin për misin
Po jo që këtu nga toka hyjni
Kullimi memec nuk brengos
Lemeria yjore nuk torturon,
Universin, përjetësinë dua, qëkur,
Si të ishin vatra ime që prushon.
Gjithçka në ta është e mirë,
Dhe ajo që mundon shkëlqen.
Perëndimi, lulëkuqe e ndezur,
Mbi qelqin e liqenit vërshen.
Një vegim në detin e grurit
I papërballueshëm buzëve vjen:
Qielli lëpin viçin e kuq
Që sapo e ka pjellë.
1017
4. KU JE
Ku je, ku je shtëpia atërore,
Që ngrohje shpinën nën kodër?
Kaltërsia ime, lule kaltërore
Rërë e pashkelur
Ku je, ku je shtëpi atërore?
Këndon një gjel përtej lumit
Ku bariu kulloti grigjën,
Dhe tre yje nën ujë
Shkëlqejnë larg, larg
Këndon gjeli tej lumit me natë.
Mulliri me erë kohën e shtyn poshtë.
Lavjersja hënore përtej fshatit
Midis thekrës kalliplot
Shiun e padukshëm të orëve,
Mulliri me erë, kohën e shtyn poshtë…
Me miriada shtiza shiu
Midis reve mbështolli shtëpinë time.
Lulen blu këputi ai
Dhe rërën e artë shkeli.
Me miriada shtiza ky shi.
1917-1918
5. O FUSHA, O FUSHA
O fusha, fusha të lëruara,
Të Kolomnës melankolike.
Në zemër është dita e djeshme
E në zemër Rusia shëndritëse.
Fishkëllejnë si zogj verset
Nën potkoin e kalit
Dhe veson dielli
Sipër meje, me grushta.
O truall plot trandje të frikshme,
Forcë e heshtur pranverore,
Afër agshunit dhe yjeve
Kam ndjekur këtu shkollën fillore.
Dhe kam lexuar e kam menduar
Mbi Biblën e erërave të acarta,
Me Isain kam kullotur
Kopetë e mia të arta.
1917- 1918
- « Previous Page
- 1
- …
- 89
- 90
- 91