Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Morën pjesë zv.ministriz.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.SalaRashica-Shala dhe z.ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.IsmetSinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.
Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”
Zj.Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucioneve tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”
ImerLladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.
Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.BasilSchader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.BasilSchader-in, z.NuhiGashi(MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.
Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.
U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.
U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 17 qershor 2015 në Vjenë.
Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.
U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.
Archives for October 2015
DIELLI NE SHERBIM TE KOMUNITETIT-The Albanian-American Educators Association
VEPRIMTARI NE NDIHME TE MESUESEVE SHQIPTARO-AMERIKANE. Kliko siper titullit dhe lexo flyerin.Folesi kryesor Profesor Shinasi Rama. Veprimtaria organizohet te Premten me 23 Tteor 2015, ora 4-6 pm. Organizator i Veprimtarise:The Albanian-American Educators Association
Dielli
AAK në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
Kosova tashmë ka hyrë në agjendë dhe është në prag të anëtarësimit në Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).
Edhe pse autoritet e Serbisë kanë konfirmuar se janë duke bërë betejë të ashpër për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, AAK është optimiste se në këtë synim, Kosova, me përkrahjen edhe të partnerëve të saj ndërkombëtarë, do ta realizon të drejtën e anëtarësimit.
Anëtarësimi në UNESCO është domosdoshmëri që vendi ynë të ketë mundësi të barabarta dhe të mos mbetet i izoluar. UNESCO mbulon mbi 70 programe të ndryshme, përveç që merret me çështjen e reformave, standardizimit dhe shkëmbimeve të programeve arsimore, përfitimet e Kosovës janë edhe në shkencë, kulturë dhe trashëgimi kulturore, fusha këto në të cilat Kosova do të mund të merrte pjesë.
Edhe pse Serbia nuk e ka të drejtën e vetos në këtë proces, është për të ardhur keq nga qasja e autoriteteve serbe për gjoja humbjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë dhe tjetërsimin e saj, përderisa Trashëgimia Kulturore e Kosovës është kategori kushtetuese, dhe se Kosova ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore të standardeve ndërkombëtare. Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore objekt i këtij ligji janë vlerat e Trashëgimisë Kulturore, të krijuara gjatë shekujve, dhe vlera historike e kulturore e kësaj Trashëgimie është thesar i tërë popullit të Kosovës.
Kosova ka vlera të panumërta që mund t’i ofrojë komunitetit ndërkombëtar.
AAK fton qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë peticionin për pranimin e Kosovës në UNESCO, në mënyrë që zëri ynë të jetë më i fuqishëm se zëri i kundërshtarëve të këtij procesi.
*Nënshkruaj peticionin në linkun:https://www.change.org/p/unesco-kosovo-in-unesco-for-guaranteed-protection-of-its-rich-and-diverse-cultural-heritage?recruiter=false&utm_source=share_petition&utm_medium
#Kosova në UNESCO
AAK,
Departamenti për Planifikim Hapësinor, Kulturë dhe Mjedis,
Kosovë, Mustafa në Spanjë në Kongresin e EPP-së
PRISHTINË, 20 Tetor 2015/ Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Gjatë qëndrimit në Madrid, kryeministri Mustafa do të takohet me udhëheqës të qeverive, si dhe liderë të partive politike të qendrës së djathtë, të shteteve të ndryshme evropiane.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e kanë marrë vendimin formal për njohjen e Republikës së Kosovës.
Gjatë vizitës në Madrid, më 21 dhe 22 tetor, Mustafa do t’i drejtohet Kongresit të EPP-së, ku do të jenë të pranishëm krerë shtetesh dhe udhëheqës të qeverive të dhjetëra shteteve evropiane, që qeverisen nga partitë e qendrës së djathtë.
Njoftimi dërguar nga LDK thekson se, Partia Popullore Evropiane (EPP) është familje politike e qendrës së djathtë, më e madhja në Parlamentin Evropian që nga fundi viteve ‘90, e cila përfshinë në gjirin e saj parti të mëdha siç është Unioni Kristian Demokratik i Gjermanisë (CDU) i kryesuar nga kancelarja Angela Merkel, apo Partia Popullore (PP) në Spanjë, e kryeministrit Mariano Rajoy, etj.
Lidhja Demokratike e Kosovës është anëtare e EPP-së që nga viti 2012./b.j/
Hermes Nikaj dhe ”Magjia femërore”!
Nga Albert Z. ZHOLI/
”Magjia femërore”!Ky libër me intervista i dedikohet femrave (këngëtareve, pedagogeve, moderatoreve, juristeve, redaktoreve, stilisteve, modeleve) atyre që me zërin e tyre magjik, me modelin ndryshe të moderimit, me mënyrën elokuente të shpjegimit, me mënyrën delikate të sjelljes, me elegancën e paraqitjes,me artikulimin perfekt të shqipes, janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së jetës sonë. Për femrat nuk gjenden dot fjalët e dashurisë, fjalët e bukura të zemrës, sepse ato me sjelljet e tyre janë përcjellëset më të spikatura të virtytit më të lartë shpirtëror, ndjenjës më të spikatur, dashurisë njerëzore. Historikisht hireve dhe veçantisë gjenetike femërore si një krijesë e përkryer për ripërtëritjen e jetës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në letër dhe këngë. E kush nga ata që kanë provuar dashurinë, fjalën e ngrohtë femërore,brishtësinë e bukurisë, buzëqeshjen mikluese, ledhat prej zane, nuk kanë kaluar në “qiellin e shtatë” nga lumturia?! Personazhet e këtij libri modest janë pjesë e jetës së gjithkujt, pjesë e atij realiteti ku secili përpiqet të “vjedhë” diçka të spikatur, magjepsëse nga fjalët dhe mendimet e tyre, nga sjellja, mençuria, zëri, interpretimi, përcjellja e shqipes së bukur. Të gjithë i duam këto personalitete të fushave të ndryshme, me mendimet, vegimet, idetë, ku patjetër, duam të jemi pjesë e atij realiteti jetësor të tyre që përcjell mesazhe miqësie, respekti, kulture, emancipimi pse jo dhe krijim të një modeli jetësor. Jashtë idhujve “QIELLOR” që errësojnë mendimin korrekt, krijimi i një modeli pranohet në shoqërinë e sotme, si një idol për të parë të ardhmen më të bukur, më me guxim, më me optimizëm. Këto personazhe, Hermesi i ka përshkruar me thjeshtësi dhe ka mundur të hyjë brenda universit të tyre kompleks, ku jo çdo gazetar mund të depërtojë, por vetëm të ëndërrojë pafundësisht…Në intervista (ku gazeta prestigjioze “Telegraf” ka qenë foleja e tij e ngrohtë), Hermesi ka krijuar individualitetin e tij, mënyrën e tij të komunikimit dhe të zhbirimit të personalitetit të tyre, ku edhe pse ndonjëherë bie në përsëritje të pyetjeve, ai mundet të dalë me finesë, për të kaluar në situata dhe provokime, që duhet njohje e mirë e personazhit për kapërcime të tilla. Këto intervista të shtyjnë të njohësh madhështinë, sakrificat, guximin, por edhe “marrëzitë” e personazheve që me këto cilësi i kanë çuar në “zyrtarizmin” e veçantë që të quhen VIPA. Me punën e tyre dhe idetë jetësore, këtyre personazheve populli i ka thurur lavdet e tij jo më kot. Virtytet e tyre të veçanta i kanë ngritur figurat e tyre në tempujt e shpirtit dhe në modelin e zemrës, respekti për to është liri dhe lumturi. Në këtë respekt dhe mirënjohje, ne jemi spektatorë të qeshur të një kohe të bukur mes njerëzve të artit dhe të kulturës, që përcjellin mirësi, kulturë për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave dashurinë njerëzore dhe atë ndaj atdheut.”Magjia femërore” le të jetë një libër modest por tepër intrigues, që është munduar të depërtojë në sekretet e bukura të disa prej femrave më të spikatura të shoqërisë shqiptare.
- « Previous Page
- 1
- …
- 38
- 39
- 40
- 41
- 42
- …
- 104
- Next Page »