• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Kosovë, dy deputetë të VV arrestohen

December 8, 2015 by dgreca

-Policia ka arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës deputetin Faton Topalli, ndërsa deputeten Albulena Haxhiu teksa po shkonte në një tubim në Gjilan/ PRISHTINË, 8 Dhjetor  2015/ Mbërrin në dy numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar sot, që të dy nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje. Sapo njoftohet se, Policia e Kosovës ka arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetin Faton Topalli. Ndërsa, paradite u arrestua deputetja Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.Dje, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas orësh qëndrimi i ftuar në Polici dhe Prokurori, është liruar me procedurë të rregulltë.Në 30 nëntor, arrinte në pesë numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar, pasi policia konfirmonte shoqërimin në stacionin policor të Ismail Kurteshit e Fisnik Ismaili të VV dhe Haxhi Shalës së Nisma-s.Më parë, është arrestuar në selinë e VV-së Albin Kurti,  Donika Kada Bujupi e AAK është arrestuar  në shtëpinë e saj,  ndërsa kërkoheshin dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli, të VV.  Për këta deputetë kishte fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.Në reagime opozita sot thekson se, “veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe për demarkacionin me Malin e Zi”.Sipas opozitës, “Kosova sot është përballë një problemi politik, një krize politike, një krize parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore nuk mund të interepretohet ndyshe përpos si shtypje e lirive politike”.“Arrestimi i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. S’ka shtet normal që mban kaq shumë deputet në burg, në të njejtën kohë”, thuhet në reagimet e opozitës./b.j/

Ne foto:Deputeti Faton Topalli, ne mes

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohen, dy deputetë të VV, Kosove

OSCE Dialogue Academy

December 8, 2015 by dgreca

OSCE Dialogue Academy, focused on women involvement in dialogue and policy making from Prishtinë/Priština and Belgrade, concluded in Austria/

The OSCE Dialogue Academy, proposed by the group of prominent women from Prishtinë/Priština and Belgrade as part of their OSCE-supported “Follow us” initiative, was held from 27 November to 6 December 2015 at Stadt Schlaining, Austria.

The Academy provided 22 young women activists from civil society and youth organizations, students and young professionals an opportunity to discuss the role of women in conflict mediation and politics in the region.

The Academy aimed at encouraging women to play a stronger role in peace building, negotiation processes and decision making and to increase their prospects for being a vehicle for contributing to normalization of relations between Prishtinë/Priština and Belgrade. Through seminars held by scholars and experts, participants learned about technics for mediation and negotiations, gender equality, women and youth in political parties, challenges of women participation in politics.

Prominent women from Follow us Initiative also joined the Dialogue Academy, to share their experience in politics and decision making, promotion of dialogue through the initiative, and have discussed issues of concern affecting women in the region.

“During these days we learnt that we have so much in common,” said one of the participants. “There are no differences between us and we must continue to work together and foster women role in society.”

The Deputy Head of the OSCE Mission in Kosovo, Paivi Nikander, addressing the participants at the closing ceremony, expressed the OSCE’s satisfaction with the Dialogue Academy. “We are proud of this overall initiative and what it has become, and we will make sure to support it further.”The event was organized by the OSCE Mission in Kosovo in co-operation with the OSCE Mission to Serbia as part of their work to promote dialogue and reconciliation and gender equality in public participation.

Filed Under: Rajon Tagged With: Beograd and Prishtine, OSCE Dialogue Academy

Gratë e shquara nga Prishtina dhe Beogradi për normalizimin e marrëdhënieve

December 8, 2015 by dgreca

– Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikë-bërje/

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2015/ Akademia e Dialogut e OSBE-së, me fokus përfshirjen e grave nga Prishtina dhe Beogradi në dialog dhe politikë-bërje, përfundon në Austri.Akademia e Dialogut e OSBE-së, organizuar me nismën e grupit të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi si pjesë e Iniciativës “Follow us” (Na ndiqni) dhe e përkrahur nga OSBE, është mbajtur nga 27 nëntor deri më 6 dhjetor 2015 në Stadt Schlaining, Austri. Akademia ishte një mundësi për 22 aktiviste të shoqërisë civile dhe organizatave rinore, studente dhe profesioniste të reja, të diskutojnë për rolin e grave në ndërmjetësimin e konflikteve dhe në politikë në rajon. Akademia kishte për synim inkurajimin e grave që të luajnë rol më të fuqishëm në ndërtimin e paqes, në proceset e negocimit dhe në vendimmarrje, si dhe të rrisin mundësitë e tyre për të kontribuuar në normalizimin e marrëdhënieve mes të Prishtinës dhe Beogradit. Përmes seminareve të mbajtur nga studiues e ekspertë, pjesëmarrëset mësuan për teknikat e ndërmjetësimit dhe negocimit, barazinë gjinore, gratë dhe të rinjtë në parti politike, si dhe për sfidat e pjesëmarrjes së grave në politikë. Gratë e shquara të Iniciativës “Follow us” iu bashkuan Akademisë së Dialogut për të ndarë përvojën e tyre në politikë dhe vendimmarrje, promovim të dialogut përmes iniciativës, dhe diskutuan çështje me interes për gratë në rajon. “Gjatë këtyre ditëve, kemi mësuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, tha njëra nga pjesëmarrëset. “Nuk ka dallime mes neve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku e të fuqizojmë rolin e grave në shoqëri”, citon njoftimi dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.Zëvendës Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, duke iu drejtuar pjesëmarrëseve në ceremoninë e mbylljes, shprehu kënaqësinë e OSBE-së me Akademinë e Dialogut. “Jemi krenarë për iniciativën dhe për çfarë ka arritur ajo, dhe do të sigurohemi që të vazhdojmë ta përkrahim”, theksoi ajo. Ngjarja është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi si pjesë e punës së tyre për të promovuar dialogun dhe pajtimin si dhe barazinë gjinore në pjesëmarrjen publike./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Beograd-Prishtine, Dialog, grate e shquara

Pellazgët dhe Jeronim de Rada

December 8, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Romantiku i mirënjohur francez Aleksandër Dymasi, duke e pasur parasysh figurën universale të De Radës, me të drejtë do ta quante “Dante të Shqipërisë”. Një adhurues tjetër i De Radës, bashkëkohaniku, po ashtu francez, Lamartini, më mirë se askush tjetër diti që me pak fjalë të spikasë kontributin e madh të De Radës dhënë kulturës, letërssisë, shkencë dhe publicistikës shqiptare, duke u shprehur: “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë,   E bëre ti me pendë, o i madhi De Radë!”
Megjithë se pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Në mënyrë anti shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….
Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m. Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera. Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit. Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit.
Cila është gjuha shqipe ? Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i deshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli. Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.
Jeronim De rada është një nga atdhetarët më të flaktë. Ai ka qenë i pari që ëndërroi Shqipërinë, kur ende Shqipëria nuk ekzistonte. Nuk ishte De Rada vetëm vizionar, se vizionar do të qe patjetër si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj në botë, por ai la përshtypjen e një intelektuali që shihte të ardhmen e Shqipërisë, kur vetë shqiptarët as nuk e shikonin. Kështu që ky kthim i De Radës është një fakt që na nderon si arbëreshë, si pasardhës të padenjë të De Radës, por njëkohësisht është një risi e shqiptarëve që nxjerrin në dritë identitetin e tyre të humbur.

Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia. Rruga e ngritje së farmave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën. Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar).Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge.
Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë. Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë së Kosovës.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.
Por ç`po ndodhë në boten per rreth nesh ? Kroatet po kërkojnë mënyrë si te ikin nga sllavet dhe te identifikohen me popuj me te civilizuar, po fakti është se ata janë sllav te pasuruar me gjakun ilir dhe çka është tragjike i trashëguan viset dhe trashëgiminë me te bukur ilire:

“Kontakti më i lashtë, siç thekson gjuhëtari nga Zagrebi Radosllav Katiçiç në një takim të kohëve të fundit që i kushtohej pikëtakimeve Indo-Jugosllave, duhet kërkuar në fenë e hershme të Sllavëve, që në origjinë ishte Indiane, e përçuar përmes Persianëve. Megjithatë, ky fakt, i dëshmuar falë emërtimeve të perëndive, është diçka e përbashkët për të gjithë popujt Sllavë. “   Nuk është çudi , ne heshtim. !
De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve. “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.( De Rada )
Referencat :

-PROF.DR.LUFTULLA PEZA: JERONIM DE RADA DHE PROBLEMI PELLAZGJIK
-Matteo Mandala:Jeronim de Rada dhe arbëreshët e Sicilisë
-„Pellazgët hyjnorë” Prof. dr. Skënder Rizaj
-LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT – Zef Mulaj
-DE RADA – FIGURË E MADHE LETRARE E MATANË DETIT- Sami Islami
-Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët
-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore Prof. Dr. M Y S L I M   I S L A M I
– Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Çabej Eqerem,
-Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë, Shpëtim Kelmendi
-Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. doc. Odise Çaçi
– Shqipja dhe Sanskritishtja, Çfarë parandjen Petro Zheji
Fahri Xharra 08. 12.15
Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Jeronim de Rada, Fahri Xharra, Pellazgët

Kosova përkrahet nga Banka Evropiane e Investimeve

December 8, 2015 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Reformat e Qeverisë po krijojnë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik/Prishtinë, 8 dhjetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci. Gjatë takimit, u bisedua për mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve në projekte konkrete që lidhen me zhvillimin ekonomik në Kosovë, siç janë projektet në infrastrukturën hekurudhore, në efiqencën e energjisë, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahja e sektorit privat përmes bankave komerciale në Kosovë. Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi  për progresin në Kosovë dhe për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të posaçëm për reformat fiskale dhe stabilitetin financiar që është arritur.Kryeministri Mustafa, po ashtu, prezantoi orientimet e mëtejshme të Qeverisë dhe mundësitë e zhvillimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. “Qeveria e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, është përcaktuar që prioritet kryesor t’i jap zhvillimit ekonomik. Kemi bërë reforma të shumta sidomos të fushës fiskale, kemi miratuar në Qeveri Projektligjin për Investime Strategjike, i cili do të mundësojë investime të mëdha në Kosovë, kemi miratuar Ligjin për Garantimin e Kredive dhe një varg hapash të tjerë të cilët do të rezultojnë me krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Isa Mustafa, duke përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes me FMN-në.   Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve, Romualdo Massa Bernucci, vlerësoi të arriturat e deritashme në Kosovë. Bernucci, gjatë takimit, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të Bankës Evropiane të Investimeve për projekte konkrete në Kosovë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeministri Mustafa, pret, Romualdo Massa Bernucci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT