• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2016

NENI QË NDALON HETIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT

January 28, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shkodër, Pëllumb Sulo njoftoi të hënën që kaloi se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të revoltës historike anti-komuniste të Malësisë së Madhe. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në Koplik,Presidenti Nishani nderoi Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe Janarin e 1945, me Dekoratëne Artë të Flamurit me këtë motivacion: “Në vlerësim të lartë ndaj revoltës popullore të organizuar nga burra kuvendi të shquar për urtësi dhe autoritet, të cilët me heroizëm të pashoq, me pushkë në dorë e me besën e shqiptarit, luftuan pa kompromis kundër vendosjes së diktaturës së pashpirt komuniste, deri në sakrificën sublime të vetëmohimit për një Shqipëri vërtet të lirë dhe demokratike.”
Në fjalimin e tij me këtë rast, sipas Zërit të Amerikës, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani kritikoi ashpër atë që ai e quajti, “tentativë me kurajo të paimagjinueshme për rishfaqjen e simboleve të egra të diktaturës”, kohët e fundit. Presidenti Nishani theksoi gjithashtu nevojën për dënimin e krimeve të komunizmit dhe të ish sigurimit të shtetit. Udhëheqsi shqiptar shprehu gjithashtu shqetësimin e tij se, “Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vjet që mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar.” Ai u duk se shprehi gjithashtu zhgënjimin e tij për mos-zbatimin e ligjit të dosjeve ndërsa shtoi se, “Ligji për hapjen e dosjeve, ndonëse dhe i paplotë, ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit”, ka thënë Presidenti Nishani në fjalimin e tij. “Hetimi i krimeve të komunizmit dhe i sigurimit të shtetit nuk është çështje revanshi dhe hakmarrjeje”, ka theksuar udhëheqsi shqiptar por, “Është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik”. Si i tillë, nënvijoi Presidenti Nishani, “E quaj të pa-pranueshme hartimin dhe tendencën e një neni të tillë nga të ashtuquajturit ekspertë të reformës në drejtësi, për të vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë një nen që e ndalon një herë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit.” Ai tha se i konsideron këto si përpjekje për të provokuar,“përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me tendenca për të rehabilituar ideologjinë, platformën dhe figurat e asaj kohe kriminale.”
Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kushtetute tjetër në botë që haptas, me ligj dhe kushtetutë të ndalojë hetimin e krimeve të komunizmit, ose të krimeve të çfarë do lloji tjetër qofshin, ose të lirive të shtetasve të vet, me përjashtim të ligjit mbi ndalimin e fesë në Shqipërinë komuniste. Në vend që të dënohen krimet e komunizmit, Shqipëria jonë pas 25 vitesh të shembjes së Murit të Berlinit, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë masë gjatë kësaj periudhe për të denoncuar dhe dënuar zyrtarisht krimet e diktaturës komuniste ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish komuniste, por në vend të kësaj propozon miratimin e një neni kushtetues që do të ndalonte përgjithmonë hetimin e krimeve të atij regjimi diktatorial. Të një regjimi i cili për pothuaj një gjysëm shekulli vrau, burgosi, torturoi dhe dërgoi në kampet e përqendrimit mijëra shqiptarë, jo se atakishin bërëndonjëkrim, por vetëm e vetëm sepse i konsideronte ata si kundërshtarë të tij politikë, të cilët aspironin një të ardhme tjetër për Atdheun e tyre. Të një diktature komuniste që karakterizohej ngakrime dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, një sistemi i cili për të ruajtur pushtetin mbi popullësinë ka bërë më shumë se vrasje të personave të caktuar dhe masakrime të ndryshme. Në të vërtetë ishte një sistem, aktivitetet kriminale të të cilit ishin bërë pjesë e pandashme e sistemit qeverisës.
Është i pabesueshëm fakti se përpilimi i këtij draft neni përflitet dhe propozohet nga qeveria shqiptare në kuadër të reformës në drejtësi! Reformë në drejtësi, për të ndaluar hetimin e krimeve të njërit prej regjimeve më kriminale në Europë e ndoshta në botë. Këta propozues të këtij neni duhet të detyrohen të vizitojnë Spaçin dhe të gjitha burgjet komuniste dhe qendrat e përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë, ashtuqë, ndonëse ka kaluar një kohë, të shohin me sytë e vet natyrën kriminale dhe jo legjitime të regjimit enverist. Këto ishin krime kundër njerëzimit dhe si të tilla në bazë të ligjeve ndërkombëtare nuk kanë afat të caktuar për dënimin e kriminelve dhe të abuzuesve që kryen krime në emër të atij regjimi. Mos hetimi dhe mos dënimi i krimeve të komunizmit u mohon të drejtën e viktimave të komunizmit, nëqoftse besohet se ata kishin ose kanë ndonjë të drejtë. Përpjekje të tilla për një “reformë” të tillë në drejtësinënë një shoqëri demokratike, sado të brishtë, jo vetëm që nuk reformon sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por e përçudnon atë.
Një shoqëri demokratike duhet të jetë e zoja që të dënojë krimet e komunizmit dhe jo t’i mbrojë atë me ligj. Ideologjia dhe krimet komuniste që kanë shkaktuar aq shumë vuajtje dhe mjerim në Shqipëri dhe anë e mbanë Europës, me sjelljet dhe krime e tyre kriminale, kanë qenë dhe janë në kundërshtim të plotë me Konventat e ndryshme Europiane dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, përfshirë Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut. Për më tepër, Asamblea parlamentare e Këshillit të Europës dhe Bashkimi Europian, të cilit Shqipëria spiron ti bashkohet, nepërmjet rezolutash të ndryshme kanë dënuar ish-regjimet komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore dhe u kanë bërë thirrje ish-vendeve komuniste që të rivlerësojnë historinë e komunizmit dhe të dënojnë ish-regjimet komuniste, në përpjekje që ajo histori të mos harrohet nga brezat e ardhëshëm. Janë caktuar data mbarë europiane për të kujtuar viktimat e komunizmit dhe janë ndërtuar monumente kushtuar këtyre viktimave, jo vetëm anë e mbanë Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Është qesharake që Shqipëria pretendon t’i bashkohet Europës, ndërsa njëkohësisht propozon nene me të cilat do të ndalojë hetimin e krimeve të komunizmit. Kësaj i thonë, jo vetëm politizim i historisë, por edhe mohim i historisë dhe i drejtësisë për të gjallët dhe të vdekurit të cilët e pësuan aq rëndë nga regjimi komunist. Duket se inati kundër viktimave të komunizmit ende vazhdon në shoqërinë shqiptare. Çfarë mund tu bëhet më shumë këtyre viktimave – të cilët fundi i fundit ishin shqiptarë dhe jo të huaj. Shqiptarët po pajtohen me armiqtë shekullorë të shqpitarëve, por nuk pajtohen dot me njëri tjetërin! Viktimat e komunizmit nuk ishin as robër lufte, as serbë, grekë turq ose italianë, por vëllezër të një gjuhe, të një gjaku të një kulture, e të cilët regjimi komunist i viktimizojë,vetëm e vetëm, sepse kishin një ide tjetër për të siguruar lirinë dhe demokracinë e vendit të tyre. Se çfarë poshtërimi tjetër mund tu bëhet këtyre viktimave ndoshta iu përgjigj më së miri,Profesor Sami Repishti, intelektualiinjohurshqiptaro-amerikandheishiburgosurpolitikikomunizmit enverist, në një komunikim dërguarDrejtoritte ISKPKSH( InstitutittëkrimevedhepasojavetëkomunizmitnëShqipëri,Agron Tufa, Profesor Repishti reagoi ndaj draftit të qeveverisë shqiptare që do të ndalonte hetimin dhe ndërshkimin e krimeve komunistedukeshprehur shqetësimin dhe indinjatën e tij të thellë ndaj nenit të propozuar: “Kyparagrafashtëshumëshqetësues” kathënëProfesorRepishti. “Po të vërtetohej do tëishtenjingaturpet ma të mëdha nëish botën komuniste, dhenjinjollë e pashlyeshme për tëgjithë ne shqiptaret tërezistencës anti-komuniste.Edhetëvdekunitngavarri do tëprotestojshin këtepadrejtësimonumentale. Tashti, ajo qëmbetetngasulmi pro-komunistashtë kërkesa përi-arrestimin tonë për “fajet” e se kaluemës….Epabesueshme!, përfundon Profesor Repishti mesazhin e tij dërguar Agron Tufës.
Me të vërtet e pabesueshme! Njeriut i mungojnë fjalët për të reaguar ndaj një absurditeti të tillë. Është sikur vdes një i ri dhe njeriu nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjet për humbjen e madhe. Njësoj mungojnë fjalët për të përshkruar dhimbjet tona për vdekjen e drejtësisë në demokracinë re e të brishtë shqiptare. Njeriut i mungojnë fjalët për të reaguar ndaj një absurditeti të tillë.
Por ishte një kohë, 25 vite më parë, kur shpresonim për një Shqipëri ndryshe nga ajo e 50-viteve më parë nën regjimin komunist. Fatkeqsisht, drafti nenit të qeverisë shqiptare për të ndaluar hetimin e krimeve të komunizmit dhe personave që i kryen ato të bindë se—përveç pallateve të mëdha, pronë e oligarkëve të ri – asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitet as në moral nga periudha komuniste. Shpresohej se një brez i ri udhëheqsish shqiptarë do bënin ndryshimet e nevojshme të kërkuara nga shoqëria shqiptare e shumë vuajtur dhe nga miqtë e Shqipërisë, mbi të gjitha ndryshimet në drejtësi, pasi ajo është baza e çdo zhvillimi tjetër të shoqërisë. Kjo nuk ka ndodhur! Nëqoftse mohohen krimet dhe nëqoftse me ligj ndalohet ndëshkimi i këtyre krimeve të bëra nga shqiptarët kundër shqiptarëve, si mund të kërkohen zbulimi, hetimi dhe ndëshkimi i krimeve të shumëta, që historikisht, janë bër kundër shqiptarëve nga armqiët e tij gjatë shekujve në mbarë torjet shqioptare në Ballkan?
Por megjithë dhimbjen dhe pesimizmin me të cilin të mbulon një lajm i tillë, dhe me gjithë kohën e kaluar ç’prej shembjes së atij regjimi, nuk është vonë kurrë për t’u përballur me krimet e komunizmit, me drejtësinë për viktimat e tij, si dhe me dilemat dhe sfidat që paraqet historia fatkeqe e kësaj të kaluare totalitare për të ardhmen e kombit shqiptar. Por, pa një angazhim të tillë serioz për rivlersimin e asaj historie — përfshirë krimet dhe ndëshkimin e tyre — kamë drojë se shoqëria shqiptare nuk do të gjëjë paqen për të cilën ka aq shumë nevojë për të ecur përpara me vendet e tjera si motra europiane.

Filed Under: Analiza Tagged With: E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT, Frank shkreli, NENI, QË NDALON HETIMIN

FASLLI HALITI NE DIELLI: Kadaresë me rastin e jubileut të 80-të

January 28, 2016 by dgreca

FASLLI HALITI/
BISEDË ME LISIN/
Kadaresë me rastin e jubileut të 80-të/
Me/
T’u bërë/
Lis,/
Qindra,/
Mijëra gozhdë /
Të ngulën në trung,/
Tentuan të të thanin./
Ti ua kalbe gozhdët më në fund…/

1997/

FTESË NGA HOMERI

Zbrita
Në Athinë.
Përveç babazot
Homerit
Nuk njihja në Athinë njeri.
Me ta marrë vesh ardhjen time
Homeri më ftoi për një kafe në shtëpi.

Shtëpia
E Homerit
Pa drita,
Krejt në errësirë.
Babazot Homeri porositi Helenën
Të ndizte qirinjtë, të na sillte një kafe të mirë.

Helena
Ndezi qirinjtë në shenjë nderimi
Për mua mikun ballkanik.
Na solli si nuse
E ndrojtur
Kafenë,
Por unë s’e desha
Nga dora e kuçkës tragjike Helenë.

Por e desha
Nga dora e Penelopës vetë,
Penelopa s’kishte kohë për mikpritje
Ajo vazhdonte të thurte, të ç’thurte pëlhurën
Duke pritur Odisenë.
Ç’të bëja?
Të mos e pija nga kuçka tragjike kafenë?

Pa
Pirë
Akoma
Kafen
Homeri
Më pyet
Për Naimin,
Për Kadarenë…
Naimi të ka përkthyer,
I them.

Vura re se babazotit i erdhi mirë.
Gropat e syve iu mbushën
Me dritë.
U çel në fytyrë.

I them
Përsëri:
Kadareja
Të ka quajtur Babazot.
Më përgjigjet me entuziazëm mitik:
Bravo i qoftë!

Pas kafesë
Bëmë
Një bisedë intime.
Me babazotin Homer.
Ai më foli tepër intimisht
Për Helenën mitike
Kuptova…
Babazoti ish i dashuruar epikisht
Me kuçkën e bukur tragjike…

Athinë, 1993

S’ANKOHEM,
Ç’kemi
X,
Y,
Z?
Hiç !
Mbetemi të panjohur zi zakonisht.

Ç’kemi
Zoti 1- ësh?
Nuk ankohem,
Po kthehem në mit…
Më vlerësojnë kodo në botë,
Kudo më njohin të gjithë!

1972, «Drita»

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: e jubileut të 80-të, Faslli Haliti, Kadaresë, me rastin

Dy takime me Ismail Kadare, në kampin e interrnimit në Lushnje dhe në Nju Jork

January 28, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/MANHATTAN – NEW YORK: Dy herë në jetën time – jam takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 25 vjet më parë, si një i interrnuar në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, në javën e dytë të muajit Tetor 1990, (vetëm 1 javë më parë se ai të arratisej nga Shqipëria, në Francë), dhe takimi i dytë, ka qenë ai si gazetar në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur Kadare erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia.
Tanimë, dihet se nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, të thuash se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!… Por, të flisje 25 vite më parë, rreth kësaj, teme, ishte krejt e paimagjinueshme, dhe me pasoja që një shkrimtar si Ismail Kadare, të ulej në të njejëtën sallë me të interrnuarit, dhe, vetëm nji javë, më pasë ai të arratisej nga Shqipëria – Kadare, erdhi në “kryeqendrën” e kulturës në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , me një mikun e tij, Xhelo Murra ( profesor agronomie), të takohej popullin në “këndin e kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës, sidomos në ditët e vështira të vitit 1990.
Veprimi i tij, që ndoshta deri në atëhere nuk kishin kuptuar dhe nuk e kishin menduar ndonjëher se ai mund të bënte një “arratisje” spektakolare, sot ka shumë të pa thëna dhe pikëpyetje. Përse, erdhi në Savër dhe kërkojë takim me popullin si thirreshin atëhere.
Por, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, u folë sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte të interrnuarit “armiqt e popullit”

Nostalgjia për Kadarenë…
As që e kisha imagjinuar dhe menduar se Kadaren, mbas Savrës do ta takoja në Nju Jork. Ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, ligjeratën “Literatura dhe Tirania”. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta. Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.
Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, e tjer.
Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.
Në atë takim Kadare zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature.
Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë.
“Zoti Kadare, unë jam një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë. Sot, pas 16- vjetëve,(bëhet fjalë për takimin e vitit 1990) në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe, Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! Por, ja që sot, ne që u takuam në fshatin simbol të diktaturës – për koicidencë, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun.
“A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?
Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një rregjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë rregjim”.
Kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?
Kadare “ Kur të duan shqiptarët….!”
Shkrimtari i madh Ismail Kadare në Nju Jork
nga Beqir SINA, Nju Jork
Kadare në Universitetin Kolumbia: “Literatura dhe Tirania”
KKSHA nderon shkrimtarin Kadare “Për arritje jetësore”
Dy shtete shqiptare në ballkan përfaqësojnë bukur kombin

Profesori amerikan John Carey, ka thënë për shkrimtarin tonë se: “Ismail Kadare, është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal i një traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri.”
MANHATTAN – NEW YORK: Mbas ish- kryeministrit të Kosovës, zotit Bajram Kosumi, dhe kryeparlamentares së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, në tepullin e diturisë, në Nju Jork – vjen si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia, shkrimtari i madh shqiptar, zoti Ismail Kadare. Ai vjen për herë të parë në insituticionin i konsideruar si nga më presitigjozët në Botë. Pikërishtë, aty ku ftohen për çdo vitë të ligjërojnë, personalitetet dhe figurat nga më të njohura prej kryqetërthor rruzullit. Ndërsa, i është bashkëngjitur ndoshta per koicidencë ftesës, edhe Këshilli Kombëtar Shqipëtaro – Amerikan, i cili, me këtë rastë, një ditë pas takimit në Columbia University, zhvillon një ceremoni të veçantë, për të nderuar shkrimtarin tonë të madh, zotin Ismail Kadare. Ai do të nderohet me çmimin ” Për Arritje Jetësore”. KKSHA, me këtë ditë ka lëshuar një deklerat, ku shprehet se ka vendosur t’a nderojë Kadaren me motivacionin : “Për kontributin që ka dhënë për komunitetin letrar botëror”, thuhet ndërtë tjera në dekleratën e sipercituar.

Kadare, i cili, sipas njoftimeve këtu në komunitet, ka mbrritur( të shtunën 15 prill), pas dite, në Nju Jork, në aeroportin ndërkombëtar:”John F. Kennedy International Airport”, i ka vizituar SHBA-ës, disa herë. Si i ftuar nga komuniteti ynë, dhe ndonjë Universiteti amerikan. Njëhereshit , duhet peremdur edhe fakti, se në qarqe të ndryshme në bashkisinë shqiptare, egzistojnë edhe kritika, të hedhura ndaj shkrimtarit të madh shqiptar, dhe njërit prej figurave më të njohura të letërsisë botërore,ku flitet rreth të kaluarës së tij. Sidoqoftë, arrdhja e tij ka ngjallur një interesim të madh tek shqiptarët e Amerikës. Kandare ka qënë disa herë kandidati për të fituar çmimin Nobël për Letërsi.Ai është fituesi i parë çmimit “The Man Book International”. Cmimi “The Man Book International”, një iniciative e re kjo e hapur në Britaninë e Madhe, me vlerë £60.000(stërlina). Çmimi ky që pasë Kadares, do të jepet çdo dy vjet i sponsorizuar nga kompania Man Group, e cila sponsorizon dhe Çmimin “The Man Booker Price” për fiction(prozë artistike).
Amerikanët për Kadarenë:
Professori amerikan John Carey, ka thënë për shkrimtarin tonë se:“Ismail Kadare, është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal i një traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri.” Ndërsa, për njohjen edhe më shumë të Kadares, në opinionin amerikan e qarqet letrare në SHBA-ës, ka shkruar së fundi dhe gazeta The New York Times. Muajin janar të këtij viti dy herë brenda dy javësh, kjo gazetë që është padiskutim një ndër gazetat kryesore amerikane, dhe më e madhja e Botës, botojë shkrimet për librin e ri të shkrimtarit Ismail Kadare, “Trashëgimtari”. Kritiku letrar amerikan Richard Eder, shkruan në gazetën The New York Tajms, se ngjarjet e librit “Trashëgimtarit”, i shkojnë aq për shtat stilit të Kadaresë, një universi të ankthit që ai ka krijuar gjatë viteve, sa që shpesh duket sikur ai vetë me ato që shkruan i jep jetë.
Kadareja, vazhdon kritiku, e bën misterin më të mistershëm, deri në atë pikë ku nuk ka më rëndësi të pyetet pse apo kush, aty ku koha bën ecejake mes të shkuarës dhe së ardhmes. Mes shkrimtarëve të mëdhenj të kohës moderne, dhe Kadareja është një prej tyre, vazhdon autori, vetëm Kafka, ka eksploruar një territor të tillë.
Të dy përdorin një butësi endacake, një hare të zymtë për të krijuar makthin, e megjithatë të dy janë tepër të ndryshëm. Alegoritë e Kafkës merren me një botë abstrakte që na lejon të kuptojmë pafuqinë me të cilën ne jetojmë në botën tonë. Ndërsa tiranitë raskapitëse që krijon Kadareja, po aq universale, janë të errëta dhe me rrënjë të thella, shkruan kritiku Richard Eder. Romani “Trashëgimtari”, doli për shitje në libraritë në Amerikë, në muajin shkurt. Libri është përkthyer nga David Bellos. Shtëpia botuese Arcade, theksonë gazeta e sipërcituar që nxorri në qarkullim në SHBA-ës, romanin “Trashëgimtari”, ka në proces botimi edhe romanin tjetër të Kaderesë, atë me titull “Vajza e Agamemnonit”. The New York Times ju rikujtoi lexuesve të saj se shkrimtari i madh shqiptarë Ismail Kadare, është fituesi i parë çmimit prestigjioz ndërkombëtar Man Booker, që për herë të parë filloi të jepej këtë vit edhe për shkrimtarë të tjerë veç atyre të vendeve anglishtfolëse.

Filed Under: Featured

Linja direkte me ish të përndjekunit

January 28, 2016 by dgreca

NGA GJON BUÇAJ/
Kryetar i VATRES/
Vatranët kanë qenë shpirtnisht bashkëvuejtës nga larg me popullin shqiptar, sidomos të burgjeve dhe të kampeve të përqendrimit, gjatë regjimit antikombëtar dhe anti njerzor të komunizmit. Me përmbysjen e diktaturës erdhi liria e fjalës dhe na, bashkë me ata që i mbijetuen asaj skëterre, shpresuem se do të vinte edhe drejtësia. Mjerisht, edhe tash mbas 25 vjetësh pluralizëm, ata ende kërkojnë drejtësi dhe na vazhdojmë t’i përkrahim.
Kemi mbështetë vazhdimisht kërkesat dhe përpjekjet e asaj shtrese për integrimin në strukturat politike dhe ekonomike dhe këthimin e dinjitetit të tyne të nëpërkambun, me brutalitet të paimagjinueshëm, për afër nji gjysmë shekulli. Tashma nuk duhej të kishte nevojë për këso krëkesash, por megjitate, ish të përndjekunit vazhdojnë me dëshmue pakënaqsitë e tyne me kërkesa ose edhe protesta. Mbas aprovimit të ligjit për hapjen e dosjevet, nuk u ba asnji veprim nga ana e qeverisë për zbatimin e tij, megjithse ai ligj asht i mangët pa ligjin e lustracionit dhe si i tillë asht i padobi. Hapja e dosjevet duhet të shoqnohet me ligjin e lustracionit, përndryshe nuk ka as dobi as kuptim. Me zbatmin e ligjit të lustracionit do të luftohej burimi i korrupcionit që në klasën politike shqiptare ka mbërrijtë përmasa shqetsuese, tue rrezikue edhe stabilitetin e vendit e ma përtej.
Në keto ditë, kur debatohet për reformën e drejtsisë, bahen përpjekje për të ruejtë të pacenueme trashigiminë e regjimit të diktaturës, nga e cila shoqnia shqiptare duhej të ishte shkëputë me kohë. Tendenca për të vendosë në Kushtetutën e Shqipnisë një nen që do të ndalonte hetimin e krimeve të komunizmit, kundër të cilës foli publikisht Presidenti Nishani, asht jo vetëm ofendim për shqiptarët që i vuejtën ato krime, por edhe nji atentat arrogant kundër vlerave dhe rendit demokratik.
Shoqata e ish të përndjekunëvet ka kërkue qeverive, të tashmes e të maparshmes, ngritjen e nji monumenti për viktimat e komunizmit, por, si duket, nji vepër e tillë ende mendohet si tepër kontradiktore në nji vend ku krimet e diktaturës komunste nuk janë dënue dhe figurat e veprat e së kaluemes së përgjakshme përkujtohen e nderohen, ku askush nuk u ka lypë falje viktimavet, ku ndërtohen memoriale për ushtarët grek të ramë si okupatorë në tokën shqiptare, ku kryeqyteti “zbukurohet” me bunkerin, simbol i së kaluemes nga e cila politika shqiptare nuk don të shkëputet, ku……..Lista shkon gjatë, por janë edhe dy shembuj që dëshmojnë trajtimin shpërfillës të shtresës së ish të përndjekunëvet, dy faktorë që zvarriten qyshë prej fillimit të tranzicionit të pambarim: procesi i damshpërblimit për kohën e kalueme, pa faj, në burgje dhe në kampet e përqendrimit, që ish të përndjekunit atë proces e quejnë tallje me vuejtjet e tyne, dhe ngatrresat me pasoja shpeshherë tragjike të politikës së kthimit të pronave të konfiskueme padrejtsisht nga regjimi “popullor” te pronarët legjitim. Këto janë edhe dy ndër shejet dalluese në kartën e identitetit të klasës sunduese në tranzicionit.
Populli i ynë e ka nji fjalë të urtë: “fjalët e mira e gurët në strajcë”. Kështu janë trajtue ish të përndjekunit nga klasa politike tash 25 vjet, fjalë të mira sa të duesh, liri me folë e me shajtë komunizmin deri të lodhesh dhe me u largue prej vendlindjes kur të mundesh. Përsa u përket të drejtavet dhe barazisë qytetare, gurët në strajcë. Realiteti asht i idhët, i turpshëm dhe vjen tue u ba gjithënji e ma kërcnues.
Por duket se jemi në fundin e teposhtes dhe shoqnija shqiptare do të fillojë trajektoren e ngritjes. Ka fillue të ndigjohet zani i arsyes, gjithnji e ma i fuqishëm, jo vetem nga populli, por edhe nga intelektualët, aty-këtu edhe nga politikanët e inkurajuem, sidomos prej interesimi që po tregojnë SHBA me anë të ambasadorit Donald Lu. Reforma e Drejtësisë asht vendi kyç me fillue dhe pikërisht aty Ambasadori mik asht përqendrue me shumë përkushtim miqësor. I faleminderës! Kombi Shqiptar, edhe për këte, do t’i jetë gjithmonë mirënjohës atij dhe Amerikës.
Linja e jonë direkte me ish të përndjekunit mbetet e hapun, për t’u ba jehonë kërkesavet dhe arritjeve të tyne edhe në të ardhmën.

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Linja direkte, me ish të përndjekunit

NJË DITË OSE GJASHTË ORË KRYEMINISTËR

January 28, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Dita në kalendarin tonë është fshirë. Kështu,që pas një moti,pas një mori ngjarjes mërijnë përsëri në stacionin nga u nisëm,tepër të ndryshuar. Mot më mot,koha ngjason me një ëndërr vjeshte. Themi mot më mot se nga historia shqiptare vjen një fakt i çuditshëm. Pas-koha e viteve ‘20. Fryma e atyre viteve të ringritjes,lufta e parë botërore 8.5 milion viktima,kafshimi i kufinjëve shqiptarë,lufta e ’20,kjo e fundit ishte tregues i zgjuarsisë dhe patriotizmit. Fqinjët djallëzor u rikthyen në origjinë. Ajo pushka që nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtaristi serbo-boshnjak me 28 qershor 1914,nuk ishte krejt rastësisht .Fqinjët ringrihen nga gjumi i rëndë dimëror. Fqinjët nga errësira e labirinteve .Fqinjët ringrihen duke hedhur vështrimin te kufijtë e popullsisë autoktone Në mos ishin ,kanë pjesë nga marrëzia e djallit .Këta armiq zemërkeq me piskama ulëritëse si lukuni ujqish të xhindosur,që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. Ushtri, pushkë, barot, para, marrëzi,fe,diplomaci,tradhti,interesa të tyre,kështu në këtë kohë me mjegull e trazirë botërore ,prenë kufijtë e shtetit shqiptar nga rreth 67 mijë km në 28 mijë km, ose 39 mijë km më pak. Këto toka ,të kësaj popullsie autoktone konsarkojnë frymën e Zotit. Hapësira e saj është pakufishmëria. Fytyra e saj :pamatësia. Bukuria :pafundësia. Ende sot gjymtyrët e prerë kullojnë gjak. Kështu u sosën vitet e trazuara, që sollën gjëmën për një popullsi autoktone .Ata i prenë tokat dhe as rënkimet,as qarjet dhe as baroti madje ,as pushkët tona nuk bënë punë. Dhe sot kemi një shtete të cunguar të prerë në mes tokat jashtë sinorit tonë janë më të mëdha se këto brenda kufinjëve dhe ende na akuzojnë se përse i kërkojmë kufijtë,sinorët tanë që na i dha Zoti,mirëpo ata duke fshehur qëllimin,si nuk e do nëna,djalin e vet që ja prenë djallëzisht. Cila konferencë kishte këtë fuqi, që të marrë tja jap tjetrit,atë që Zoti na kishte dhënë që kur krijoi botët?Ali Asllani thotë:Konferenca në Parisë i dha dermën Shqipërisë…
2.Kështu na gjetën vitet që erdhën pas luftës së parë të përbotshme. Vitet ’20 kanë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Lufta e Vlorës ,që pengoi më tej copëtimin. Një personazh i kësaj lufte që u zgjodh pas betejës së Kotës,dikur thirrej fusha e Ahmete dhe Kotë i mbeti emri nga italianët që ndërtuan garnizonin më të fuqishëm me gjeneral Gotin,ky vend që u quajt nga rapsodët e kohës :”Obobo se ç’qenka Kota/më e bukur se Evropa… (dhe asaj dite që gjëmonte 5 qershor 1920 A.Agaj shprehet ditën sulmit për sokëllimët dhe thirrjet origjinale .Asnjë imitacion i tillë ,por gjithsekush thërriste mikun,shokun,nganjëherë dhe kundërshtarin por jo armikun e tij me emër dhe aq fortë sa tundej mali.
O Hasan, nga vajte o m…i gomarit,del në shesh të burrave,ose O o o Kanan,ku je qen i qënit, del të shohësh si luftojnë burrat….)pra nga aty hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Për merita në këtë luftë i dhuruan edhe një vilë në Ujë të Ftohtë. Dhe për atë kohë të luftës burrat e kishin bërë benë e madhe të mos rruheshin deri sa të lirohej Vlora,thotë A.Agaj ndërsa në
vjershën kushtuar këtij burri thuhet:Zoti Qazim trashamani,i thotë vilajtetit c’bani /dhe vilajeti dëgjuan.muarr dyfeqet e shkuan….
3.Ky burrë që kishte lindur në një katund, që thirrej Kocul më 22 gusht 1887,i biri i Muhamet Kociut quhej ,pra ky ishte Qazim Koculi. Në historinë e saj ky vend ka edhe këtë fakt. Kryeministër për 6 orë ose një ditë kryeministër dhe e çuditshme edhe dita shënonte 6 dhjetor 1921 .Keni dëgjuar për një kryeministër që një ditë të tërë krye këtë detyrë të lartë shtetërore?
Si e përshkruajnë mediumet tona në vitet 200:
” Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor formoi pa konsultime një kabinet prej 8 anëtarësh, për askush nuk që i gatshëm të ndihmonte. I vetmi urdhër që lëshoi “kryeministri” njëditor ishte ai për drejtorin e përgjithshëm të postave, të cilin e urdhëroi të mos lëshonte asnjë lloj telegrami të pakontrolluar prej tij. Nga këto dy shkaqe, Koculi dha dorëheqjen brenda të njëjtës ditë që u emërua kryeministër.
4.Për herë të parë emrin e tij e kam ndeshur në dokumente të luftës. Kur në vitet 70,djali i tij dhe pjesëtarët e familjes u internuan në Stalingradin e jugut të Shqipërisë merret me mend emri i këtij fshati dhe ishte i kuptueshëm për kohën. Atje në Kuç,deri në ardhje të demokracisë familjarët u mbyllën muajt në grackën e vet, duke harxhuar qindra minuta,orë nga ditë jeta për ekonominë socialiste.
5.Po citoj disa rrëfime për Qazim Koculin të pabotuara, që i kam regjistruar posaçërisht:
Fahri Shaska me origjinë nga fshati Kocul i Vlorës,ka një bibliotekë të pasur me botime që aktualisht i disponon dhe është më e pasur se biblioteka publike:”35 vjet aktivitet politik,patrioti,ushtarak, dhe administrativ, duke qenë deputete ,senator, prefekt,ministër,kryeministër,por mbi të gjitha komandant ushtarak i epopesë së Luftës së Vlorës. E filloi aktivitetin në vitin 1908 kur mbaroi në Stamboll shkollimin e lartë ushtarak dhe e mbylli më 5 janar 1943 kur u vra tradhtisht nga italianët dhe mercenarët .Është kilikuar nga komunistët për kthimin në Shqipëri pas 15 vjet emigrimi në qershor 1939. Përgjigja e tij për këtë ishte:”Kur shtëpia merr flakë dhe fëmijët janë brenda,burri nuk bënë sehir por futet brenda të shpëtoj c’të mundet dhe pse e di që do bjerë çatia dhe do ta zerë. Shqipëria ka marrë flakë. Unë nuk mund të bëjë sehir se e di fundin tim. Një arsye tjetër ishte se E. Hoxha e quante armik dhe e denigroi gjithë kohës së tij. Enveri dërgoi H.Kapon tek shtëpia e tij në Kocul që të bashkohej me ta por ai e përzuri nga shtëpia duke kundërshtuar teoritë komuniste.Pra jo se kishte ardhur në kohë të italianëve, por se ishte antikomunist.
6.Kujtimet e Faik Qukut dorëshkrim.
“Qazim Koculi ishte mburrja dhe shpresa e atdheut .Ai me prestigjin madh q kishte në popull mbetesh armikun Nr 1 dhe më i rrezikshëm i Italisë.Ai vuri maskën për të treguar se ishte pajtuar me gjendjen krijuar. Për Q. Koculin njeri të vërtet realist s’kishte rëndësi forma para idealit të madh të shpëtimit të Shqipërisë .Këto sjellje nuk etronditën besimin e patriotizmin ndaj Qazimit por as nuk ua mbushnin mendjet edhe italianëve për sinqeritetin e tij..Një ditë midis meje dhe Qazimit u zhvillua kjo bisedë:”Ty Qazim Nuk të ka hije me u përzje kaq tepër me italianët. Faik nën maskën e bashkëpunimit duhet ë përgatitemi me i ra Italisë. Duhet të përgatisim Luftën e Vlorës.
Ç’thuhet për mikun tënd Mustafa Kruja? Në rast të një lufte mes Shqipërisë dhe Italisë, Mustafai është me Shqipërinë.
Një ditë para nisjes për në Vlorë 4 janar Athanas Simonidhi lajmëroi Qazimin të mos shkonte në Vlorë se do ta vrisnin. Edi –tha ,por do të shkoj.
Simonidhit i kishte thënë e shoqja e gjeneral Zaninit se:”Q. Koculi do të shkojë në Vlorë dhe do të dalë ilegalë në datën 9 janar.
Me vrasjen e Q.Koculit italianët likuiduan njeriun potent më revolucionar dhe më të rrezikshëm që kishte Shqipëria,heroin e epopesë së Vlorës,shpëtimtarin e Shqipërisë .Ai ka qenë njeriu më i kualifikuar për me i pri popullit për një luftë decizive kundra italianëve. Pasojat për vendin tonë do të ishin shumë të mëdhaja. Me një Kocul të gjallë nuk ishte çudi që fati i Shqipërisë të kishte marrë tjetër rrugë.
Mbas vrasjes së Koculit të gjithë ballistët dhe komunistët mblidhen në Velcë dhe bisedojnë me sulmue dhe pushtue Vlorën dhe me vra të gjithë italianët e dibranë. Ura e Mifolit do hidhej në erë. Fëmijët dhe gratë do ti çonim në Mallakastër.
Punën e prishi Beqir Sulua me arsyen se italianët janë ende të fortë dhe do bëjnë shumë dem. Organizuesi dhe urdhëruesi i vrasjes gjeneral Zanini u transferua menjëherë për në Itali,(shkruan F.Quku në ditarin, që ndodhet në dorëshkrim në arkivin pasur të F.Shaskaj) si drejtues i luftës së Vlorës në përfundim të së cilës vet komiteti i kësaj lufte i dhuroi në Ujë të Ftohtë vilën,banesë e cila ndodhet edhe sot.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, GJASHTË ORË KRYEMINISTËR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 87
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT