• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

Kosova në ditëfeste për 8 vjetorin e Pavarësisë …edhe Protestë

February 17, 2016 by dgreca

Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 17 Shkurt 2016/ Kosova po feston sot ditën e  8 vjetorit të Pavarësisë së shpallur në 17 shkurtin histotik 2008, të njohur deri tash nga 111 shtete të OKB-së dhe që nga orët e para tregim suksi i përbashkët i kosovarëve e aleatëve, i mbështjtjes së botës së lirë e demokratike, për të cilën përjetshëm është falënderuese dhe mirënjohëse.

“Secili qytetar i Republikës së Kosovës, do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë dhe të gjitha shteteve tjera të Bashkimit Evropian e vendeve tjera që e mbështetën dhe po e mbështesin në rrugëtimin e saj. Kjo mbështetje është garanci se Kosova ka të ardhmen e saj”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa në pritjen zyrtare për korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve, me rastin e tetë vjetorit të Pavarësisë, të organizuar së bashku me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Shtetit të ri evropian, është shprehur se, “padyshim, Dita e Pavarësisë duhet të jetë ditë reflektimi, por, mbi të gjitha ajo është ditë feste, ditë gëzimi kur kthejmë kokën prapa dhe ndihemi krenarë për të arriturën tonë më të madhe këtë shekull, bërjen e Kosovës shtet”. 

“E ndajmë këtë ditë me më të dashurit tanë për të festuar dashurinë tonë më të madhe – dashurinë tonë për Kosovën, këtë ëndërr brezash që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë”, është shprehur Jahjaga.

Përfaqësuesit institucionalë e politikë kosovarë si dhe të pranisë ndërkombëtare gjatë ditës së sotme të festimeve ishin së bashku edhe në parakalimin e kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës. 

Në kryeqytet, Prishtinë, pak pas orës 10:00 nisi parakalimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së kosovare. Parakalimi, mes mijëra njerëzve në festë, ku ishin edhe liderët shtetërorë e politikë të Kosovës e përfaqësues të pranisë ndërkombëtare, u përcoll edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve në shesh si dhe nga bendi muzikor i FSK-së. Manifestimi nisi me Himnin Shtetëror të Kosovës dhe me një fjalë të Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, e cila theksoi se “Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe një paqe e fituar”. Kryeministri Isa Mustafa, poashtu foli në hapje të parakalimit festiv duke theksuar se, “kjo ditë është kurorëzim i aspiratës për liri, pavarësi e demokraci”.

Po nga ora 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hapi ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.

Homazhe, në orën 11:00, në Prishtinë, iu bëne Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, ndërsa në orën 12:00 Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë të familjes Jashari në Prekaz.

 Në orën 12:00, Ansambli Shota defiloi në Prishtinë  në sheshet Zahir Pajaziti, Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.

Në ora 20:00, Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.

Organizime të festës së 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka edhe nëpër komuna, mes të cilave në qytetin e Mitrovicës, në ambientet e Muzeut, sot do të hapet ekspozita “103 telegrame”, lidhur me Pavarësinë e Shqipërisë nga viti 1912 deri në vitin 1914. Ekspozita hapet në mesditë pas nënshkrimit të Protokollit për binjakëzim të Muzeut të Mitrovicës me Muzeun e Vlorës.

Tradicionalisht, në çdo 17 shkurt ka edhe koncerte dhe njerëzit në festë mbushin sheshet e rrugët me defilime për Lirinë dhe Pavarësinë, për të shprehur edhe falënderimin e mirënjohjen e përjetëshme për të gjithë kontribuesit në botë, ndërkohë që sot po mban mot pranvere në dimër.

Në këtë ditë feste në Kosovë ka edhe orë proteste opozitare nga 14:00 në Prishtinë. Opozita e bashkuar, e cila kërkon edhe shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ka paralajmëruar se “protesta e 17 shkurit, do të jetë ndër më të mëdhatë të organizuara deri me tash”.

Në 9 janar 2016, në protestën në Prishtinë, kundër qeverisë, sipas opozitës ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas Policisë së Kosovës  ishin 8 mijë.  Më parë, në ditën e festës së 28 nëntorit 2015, në manifestimin e opozitës në Prishtinë sipas vlerësimeve të saj ishin 35 mijë pjesëmarrës. “Protesta e 17 shkurtit do të jetë qytetare dhe paqësore”, paralajmëron opozita.

*Foto: Prishtine 17 Shkurt 2016. Foto nga Behlul Jashari, Gazeta Dielli/

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari, Kosova në ditëfeste për 8 vjetorin e Pavarësisë ...edhe Protestë

17 SHKURT 2008 Shqiptaret e Amerikes “Pushtuan” Time Square

February 17, 2016 by dgreca

*Shqiptarët e Amerikës, u bënë pjesë e historisë në ditën e 17 Shkurtit 2008 e Pavarësisë së Kosovës

*Gjysmë milonë shqiptarë dolën në sheshet e rrugët e Amerikës për të festuar Pavarësinë e Kosovës

Nga Beqir SINA/

*17 Shkurt 2008 – SHBA – Kanada : Epiqendra e festimeve të papara ndonjëherë në historinë e SHBA-së, u bë 17 Shkurt 2008 – në mesdrekë në metropolin e botës qytetin e 12 milion banorëve , metropolin e botës New Yorkun. Mënyra se si e festuan shqiptarët në New York, është e rrallë dhe e pa parë ndonjëherë në historinë e emigracionit shqiptarë. Manifestimi i shqiptarëve i ka çuditur amerikanët, të cilët siç u shpreh edhe një ruajtës i rendit – punonjës policie me uniform veteran i NYPD,: “kurrë në jetën e time, tha ai nuk kamë parë kaq shumë njerëz entuziast, me flamurin kuq e zi dhe atë të SHBA-së, të “derdhen” si lumë në sheshin më famozë të botës Time Square.”

Por, në të gjitha territoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadas, vendbanimet e shqiptarve, filluan festimet masovike atë të diel më 17 Shkurt 2008. Festime këto për një festë, që këtu, kishte më shumë se 100 vjet që e kishin pritur, mbarë kombi shqiptarë, dhe shqiptarët e Amerikës, prej shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë më 1912.

Më 17 shkurt 2008 – më shumë se 500 mijë shqiptarë (gjysmë milioni), fëmijë, të rijë e të reja, gra e burra, pleq e plaka, u bënë së bashku me lotë gëzimi në sy, për të pritur lindjen e diellit – diellin e kësaj dite të bardhë dhe të rëndësishme, që edhe shqipëtarët me në fund këto lotë shekullorë, t’i shëndrojnë në gëzim e hare të papërshkrueshme, me Shpalljen e Pavarërsisë së Kosovës.

Asnjëherë, u tha se nuk mbahet mend në historinë e Amerikës, që të jenë parë kaq shumë shqipëtarë, në shesh duke festuar. Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë parë kaq shumë flamurë kuq e zi – që thuaje se kishin mbuluar e veshur kuq e zi kryeqytin e Amerikës Washingtonin D.C, qytetet e shtetet më mëdha amerikane New Yorku-n, Detroitin, Çikagon, Bostonin, Floridën, Kaliforninë, Teksasin, Arizonën, New Jersey, Kenektiket, Pensillvaninë, Karolinëne Veritu e të Jugut, Atlantën, Toronton, Montrealin, Vankuverin,Visnskosin e të tjera.

Shqipëtarët e këtueshëm nga e gjithë Amerika e Kanadaja, kishin dalë tashmë në rrugë e sheshe për të festuar këtë ditë të madhe, ditë historike, e cila vjen menjër pas asaj të 1912. Sot, të gjithë po festojnë, duke mos harruar se kemi me vete, mikun e madh dhe të përjetëshëm tonin Amerikën e George Washingtonit, Ullsonit, Bushit të parë, William Jefferson Clintonit dhe George W, Bush! E gjithë kjo po ndodhte kur vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra amerikanët të nesërmen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, fetostonin ditën e Presidentit të SHBA- President Day .

Në mënyrë krejt spontane dhe më gëzim të përshukrueshem me daljen për të festuar në rrugët e shesht e SHBA dhe Kanandas, çdo shqiptarë në Amerikë e Veriut, ashtu si bashkombasit e tyre – shqiptarë, në Kosovë, Shqipëri, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Arbëreshët e Italisë, dhe shqiptarët, në Zvicër, Belgjikë, Angli, Francë, Itali, Gjermani, Suedi, Australi, Argjentinë, Turqi, Austri, Holland, më këtë rastë më 17 shkurt 2008 u bënë pjesë e historisë së kombit tonë, duke dalë e festuar atë. Për të kujtuar sot një nga gëzimet më të bukura të jetës së tyre.

Në zëmer të qytetit 12 milion banorësh, metropolit të botës New York, në sheshin e famëshëm Time Square, krejt spontanisht, defiluan mijëra studentë, dhe nxënës shqiptare të shkollave të ndryshme, të rinjë e të reja, burra dhe gra shumica edhe me me veshjet tona kombëtare, duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi, dhe dardanisë, uniformat e flamurin e UÇK-së, kan kenduar e vallëzuar në shesh vetëm shqip.

Gëzimi i shfrenuar i shqiptarëve kulmoi me “pushtimin” e sheshit Times Square dhe vërshimin nga të katër anët e këtij sheshi të dhjetra makinave me flamurin kuq e zi dhe borijet e thirrjet e zjarrta – Kosova – Shqiperia

Pasë këtij festimi të papërshkueshëm për disa orë – festa e asaj nate kalojë në shtëpinë e Vatrës, Vatrës, së kolosëve të kombit.

Në shtëpinë Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e udhëhequr nga mëmëdhetarët e shquar, e kombit Faik Konica, Fan Noli, Koço Dako, Kristo Thanasi etj. dhe deri tek pasardhësi i tyre Agim Karagjozi, shenojë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, me një pritje solemne, duke hapur dyert e saj për të pritur urimet e veprimtarëve dhe liderve të dalluar të komunitetit .

Më pasë Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, kishte ftuar edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ta festoin së bashku në një mjedis festiv në New Jersey.

Kurse, Ish luftëtarët e Bataloinit luftarak “Atlantiku” dhe fondacionit “Vendlindja Thërret”, pikërishtë nga ai vend ku gati 10 vite më parë, se të shppallej pavarësia e Kosovës, ishin nisur për të luftuar reth 200 ushtarët e këtij Batalioni të çlirojnë Kosovën, pra nga sheshi dhe vendi Royal Regency Hotel, në Yonkers, ku tashmë nuk do të mblidheshin për të luftuar, por për të festuar dhe gëzuar fitoren e tyre për atë që luftuan , sakrifikuan dhe u flijuan disa prej tyre – tre vëllezërit Bytytqi, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Edhe – Kisha katolike shqiptare, Zoja e Shkodrës, në meshën e mesditës – famillitari i saj Dom Pjetër Popaj, dha një meshë e quajtur për Pavarësinë e Kosovës, ashtu si dhe Xhamia e Staten Island, dhe ajo në Brooklyn e Paterson e Garfiled, do të kryenin lutjet fetare për pavarsinë e Kosovës, dhe do të ndanin gosti për besimtarët me këtë rastë.

Gjatë gjithë ditës me makinat e tyre kan bërë “defilime” duke i rënë borijeve të makinave, dhe fanfarave nëpër rrugët e qyteteve, Bruklin, Bronks, Qiuns, Staten Island, me makina të mbuluara me flamurin kuq e zi dhe atë Amerikanë, dhjetra shqiptarë.

Menjëherë shpejt e shpejtë disa organizata dhe shoqata organizuan me këtë rastë mbrëmje festive me këngë e valle patriotike në restorantet , klubet e lokalet e shqiptarve në Amerikë e Kanada.

Ndërkohë, nëpër medias u njoftua se disa restorante e lokale, shqiptare në New York dhe New Jersey, jepinin pijet dhe ushqimin falas për shqiptarët.

Atmosfera ka qenë e papërshkueshme mjaft madhështore dhe gëzimi kishte mbrritur kulinacionin e tij, duke festuar 17 Shkurtin 2008 – Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: Histori Tagged With: 17 SHKURT 2008 Shqiptaret e Amerikes, Beqir Sina, Time Square

Sekretari i Shtetit Kerry përgëzon Kosovën

February 17, 2016 by dgreca

Me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, përshëndeti përparimin që vendi ka bërë drejt integrimit Euro-Atlantik.

“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, – thuhet në urim, – kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt. Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik. Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, ndërkohë që ajo merr vendimet e vështira dhe të nevojshme për të ecur më tej në rrugën drejt stabilitetit, begatisë dhe integrimit më të madh rajonal. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë.”

Filed Under: Komente Tagged With: përgëzon Kosovën, Sekretari i Shtetit Kerry

Mustafa: Kosovës vlerat e lirisë e demokracisë nuk mund t’ia rrënojë askush

February 17, 2016 by dgreca

– Kryeministri Isa Mustafa: Jemi të lumtur se Pavarësia e Kosovës tashmë është realitet, të cilin e kanë pranuar 111 vende, pjesë e të cilave janë vendet më të fuqishme, më demokratike e më të zhvilluara të globit-  /

Nga Behlul Jashari/ Prishtinë, 17 Shkurt 2016/

 Republika e Kosovës i ka përvetësuar vlerat e lirisë dhe të demokracisë të cilat nuk mund t’i rrënojë askush. Për këtë siguroi kryeministri i Republikë së Kosovës, Isa Mustafa, duke folur në ditëfeste, në parakalimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 8-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se kjo ditë është kurorëzim i aspiratës për liri, pavarësi dhe demokraci, është ditë e përkujtimit të sakrificës së shumë gjeneratave që u flijuan për këtë ide dhe dëshmorëve e martirëve të vendit të bekuar.  “Republika e Kosovës po e shënon Ditën e Pavarësisë në sheshin e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, këtu pranë Ibrahim Rugovës, që me simbolikën e hapit të tij, shënon vizionin e ecjes përpara të këtij vendi, shënon rrugëtimin e vështirë por të vendosur të këtij populli, shënon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orientimin euroatlantik të qytetarëve të Kosovës”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.Kryeministri Mustafa u shpreh se, është kjo ecje mbi vështirësitë kah një e ardhme e sigurt.

 “Jemi të lumtur se Pavarësia e Kosovës tashmë është realitet, të cilin e kanë pranuar 111 vende, pjesë e të cilave janë vendet më të fuqishme, më demokratike e më të zhvilluara të globit.

 Jemi krenarë që Republika e Kosovës është shtet i gjithë qytetarëve të saj, është shtet i vlerave dhe përkushtimit të tyre, është një sukses i përbashkët i kosovarëve dhe aleatëve të tyre”, tha kryeministri kosovar.

 Të gjithë, theksoi Mustafa, se bashku do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës aleatëve perëndimor për përkrahjen e tyre për liri dhe shtetndërtimin tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Mustafa, rrenimi, Vlerat e Lirise

Kosova, dhimbja dhe krenaria jonë

February 17, 2016 by dgreca

Nga Atifete Jahjaga*/

Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që përmbledh sakrificën, mençurinë e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për një shtet. Kjo është dita e Kosovës – dita kur kremtojmë lirinë, një lindje të re për qytetarët e shtetit të ngritur mbi themelin e barazisë.Kosova është dhimbja dhe krenaria jonë, është amaneti i gjeneratave të tëra që i kujtojmë me respekt e krenari të thellë, sepse kanë sakrifikuar për këtë ditë të sotme, të nisur me dekada të tëra.

Tetë vjet që prej shpalljes së pavarësisë ne përkujtojmë idealet që na bëjnë bashkë, përkushtimin për lirinë dhe për zhvillimin e vendit tonë, për demokracinë që ndërtohet çdo ditë dhe njëkohësisht edhe për paqen.Prandaj, janë parime që na përkufizojnë neve si komb, vlera që krijojmë çdo ditë bazuar në themelet e diversitetit edhe kulturor, fetar dhe etnik dhe aspirata që synojmë t’i realizojmë për të qenë pjesë e pandashme e botës së përparuar.Kosova është një realitet i pakthyeshëm; një paqe e fituar pas një lufte të gjatë e të rëndë; një liri për të cilën është sakrifikuar; një miqësi e përjetshme me SHBA-në që kanë qëndruar kaq pranë nesh në secilin kapitull të shtetndërtimit tonë. Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, një forcë e pazëvendësueshme e fqinjësisë, garantuese e paqes për të gjithë, që hap rrugën e integrimeve.Megjithatë, Kosova sot është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar, në një kohë kur na duhet më shumë forcë për të tejkaluar dallimet dhe më shumë guxim për t’u përballur me dëshpërimin.Shtetndërtimi kërkon vullnet, dashuri dhe fuqi, edhe shpirtërore. Ai kërkon punë më të madhe për të dëshmuar se ligji dhe rendi janë themeli i shtetit tonë, ku secili jemi të barabartë përpara drejtësisë dhe njëkohësisht kërkon më shumë kurajë për ta mbyllur kulturën e mosndëshkikmit për të gjithë ata që janë fajtorë për gjendjen e rëndë në shoqëri, me qëllim të ndërtimit të një të ardhmeje më ndryshe.Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët e Kosovës. Festë e shtetit në secilin cep të tij, festë e të gjithëve që e shohin si atdheun dhe tokën e tyre, festë e secilit që jeton brenda kufijve të tij dhe atyre që e ndjejnë si shtet të tyre, kudo qofshin.Sot është festë për ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që keni përmbledhur me sukses prej shumë muajsh punën tuaj në ndërtimin e një force të re mbrojtëse e që po prisni, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, ta realizoni ëndrrën tuaj. Forca e Armatosur e Kosovës është e ardhmja e juaj, e ardhmja jonë e përbashkët, e ardhmja e shtetit të Kosovës!Ne kemi dëshmuar se Kosovën mund bëjmë pjesë të pandashme të arkitekturës globale të sigurisë, duke e rreshtuar përkrah botës demokratike, në ruajtje të vlerave themelore të lirisë dhe të demokracisë.Sot është festë për Kosovën, kur secili prej nesh e ndjejmë se e ardhmja duhet të jetë më ndryshe, kur na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vet, por jo me dhunë dhe me forcë. Jo me fuqinë e grushtit që sjell dhimbje dhe rrënim, që sfidon institucionet e shtetit, besimin në të cilat e kemi luhatur. Jo me mohimin e asaj që kemi ndërtuar deri sot, dhe assesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar.Sot është festë dhe festat zakonisht bëjnë bashkë që të gjithë; në një dialog që zëvendëson moskomunikimin dhe keqkuptimet, që ndryshon botëkuptimin dhe që mban gjallë kulturën e marrëveshjeve.Është koha për të harruar mëritë, për të tejkaluar dallimet dhe tani është koha e ndërtimit që varet nga vetë ne.

 Ne nuk jemi njerëz që i frikësohemi të ardhmes, por e krijojmë atë dhe në këtë tetëvjetor na duhet të bëhemi sërish bashkë, për ta shkruar një kapitull të ri të shtetit: të bazuar mbi dijeni, zhvillim e përparim, me njerëz të aftë për ta bërë Kosovën pjesë të pandashme të botës demokratike.Historinë do ta shkruajmë sërish – të forcuar me pjekurinë e të sotmes dhe të gatshëm për të ardhmen më të mirë. Bashkëqytetarë, urime tetëvjetori i pavarësisë! 

Gëzuar!

*****

President Jahjaga’s speech at the KSF and Kosovo Police Ceremonial March in honour of the eighth anniversary of the Independence of the Republic of Kosovo /

This is the most marked day in the history of Kosovo, which entwines in it the sacrifice, wisdom and determination to enliven the ideal of many generations for a state.

This is the day of Kosovo- day when we celebrate freedom, a rebirth for the citizens of the country erected upon the foundations of equality.

Kosovo is our pain and our pride, is the heritage of many generations which we remember with deep respect and pride, because they have sacrificed for this very day, commencing many decades ago.

Eight years since the declaration of independence remind us of the ideals which bring us together, dedication to freedom and to the development of the country, and for the democracy which is being built every day, and at the same time, for the peace.

For this reason they are principles which define us as a nation, values which we create every day based on principles of cultural, religion and ethnic diversity, which we aim to realize in order to become an inseparable part of the developed world.

 Kosovo is an irreversible reality; a peace won after a long and hard war; a freedom for which sacrifice was made; an eternal friendship with the USA, who stood so close to us in every single chapter of our state building. Kosovo is the added value to the stability and security not only in the region, an irreplaceable force of neighbourliness, and guarantor of peace for all, which opens the way to integrations. 

  However, Kosovo today is an as yet unfinished democracy, challenged too, at a time when we need more strength to overcome the differences and more strength to deal with the disappointment.

State building requires will, love and strength of spirit too. It requires hard work to prove that law and order are the foundations of the state, in which we are all equal before the law, and at the same time requires lots more courage to end the culture of impunity for all those who are guilty for the difficult situation in the society, all for the purpose of building a different future.

 Today is a day of celebration for all the citizens of Kosovo. A holiday in each and every corner of the state, a celebration of all those who see it as their fatherland and their soil, a celebration for everyone who lives within its borders  and of those who feel it as a state of theirs, wherever they might be. Today is a day of celebrations for you as well, members of the Kosovo Security Force, who have successfully concluded your work of many months, in building of a new defence force, which you are so eagerly awaiting to, together with all citizens, to enliven your dream. Kosovo Armed Force is your future, our common future, the future of Kosovo.

 Today is a celebration in Kosovo, in which every one of us senses that the future should be a bit different, where we need more work to show that we can change the present ourselves, but not with violence and force.

 Not with the strength of the fist which brings pain and destruction, which challenges the institutions of the state, faith in which is shaken. Not with the denial of all that which we have built to date, and definitely not with the testing of our partnership with the international factor.

Today is a holiday, and usually we celebrate holidays together, all of us; in a dialogue which replaces non communication and misunderstandings, which change the viewpoints and keep alive the culture of agreements.It is time to forget the spites, to overcome differences and it is time to build, and this all depends upon us.

We are not people who are afraid of the future, we make it, and on this eighth anniversary we need to get together again to write a new chapter of our state; based on knowledge, development and advancement with people capable to make Kosovo an irreplaceable part of the democratic world.

We shall be writing the history again- strengthened by the wisdom of today and ready for a future a bit more different. 

 Dear fellow citizens – have a happy eighth anniversary of the Independence! CONGRATULATIONS.

*Fjalimi i Presidentes kosovare Atifete Jahjaga në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës  për nder të tetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës

Filed Under: Editorial Tagged With: atifete jahjaga, dhe krenaria jonë, dhimbja, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT