• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

E pazakontë Ekspozita “Shkollat Amerikane në Shqipëri”

March 7, 2016 by dgreca

NJË FTESË PËR TY, BUJAR LESKAJ/
 Nga Ramiz LUSHAJ/
   1.E pazakontë Ekspozita “Shkollat Amerikane në Shqipëri (1891-1933)”, me mbi 300 foto të hershme të ngjitura vertikalisht në 71 stenda të hijshme prej druri, me mbi 200 tekste shkollore e programe mësimore, gjithato dokumenta të ndryshme si dëftesa shkollore, blloqe shënimesh, mjete mësimore, etj. të hapura horizontalisht në nëntë  tavolina ekspozimi, që flasin për historinë kumtuese për mirë të pesë shkollave shqiptaro-amerikane: Shkolla e Vashave në Korçë (1891), Shkolla Teknike në Tiranë, e njohur ndryshe “e Harry Fultzit” (1921), Instituti “Kyries” në Kodër-Kamëz (1922), Shkolla Fillore “Kennedy” në Korçë (1925) dhe Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926).
Ende dhe sot, në të 125-tin vit, shkollat shqiptare në trojet etnike në Ballkan nuk e kanë mbrri nivelin e lartë e fuqinë e madhe të tyre të mësimdhënies teoriko-praktike, të bazës materiale e didaktike, etj.
Kjo Ekspozitë, në këtë 7 Mars 2016, me gjithçka ekspozon në stenda e vitrina të saj, është një leksion i hapur për politikën shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Preshevë, që t’i kthejnë ma shumë e ma mirë sytë me fjalë e vepra drejt arsimit kombëtar shqiptar, që ta ngrejmë në lartësinë e standarteve bashkëkohore euro-atlantike.
 2.
 Komisioni Organizator i Ekspozitës, teksa po hartonte listën e ftesave për eliten politike të Tiranës: presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ish presidentin e ish kryeministrin Sali Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, liderin e  ri të Opozitës Lulzim Basha dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolli, u ndal tek një emër i njohur: Bujar Leskaj. Pas tij vinte kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Myzafer Korkuti. Lista rendore mbyllej me të ftuarin e dhjetë, një tjetër politikan i kohës. Kaq, e mjaft.
            Një ftesë e veçantë është për Ambasaden Amerikane në Tiranë, për ambasadorin e saj Donald Lu, për këtë diplomat që ka një çerek shekulli në diplomacinë amerikane, që është një misionar i madh amerikan, që sillet si një shqiptar i vërtetë, jo vetëm se flet shqip, por edhe ngaqë mendon e vepron shqiptarisht.
            Po çështja shtrohet ndryshe: çka e lidh sot dr. Bujar Leskaj, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit me Ekspozitën “Shkollat Amerikane në Shqipëri” në dy shekujt e kaluar të kombit shqiptar?! Me çfarë “statusi” i çohet atij kjo ftesë në listën elitare me vetëm dhjetë të ftuar të tillë nderi në këtë veprimtari shqiptaro-amerikane?!
            Epilogu i kësaj Ekspozite, që ngjan si një “muzeum” për nga objektet e vlerat e saj, e ka prologun e vet, dhjetë vjet ma herët, prej nga viti 2006, çka lidhet dhe me emrin e dr. Bujar Leskaj, asokohe ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ai, atëherit, për herë të parë, e përkrahu pjesmarrjen e koleksionistëve shqiptarë me një stendë të madhe e të veçantë në Panairin e Librit në Pallatin e Koncerteve në Tiranë. Ai, tek Shpëtim Sala, kryetari i sotëm i Qëndres Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH), pa një dalëzotas të përkushtuar, një studjues e koleksionist me passion e aksion, me arkiv të pasur, me shpirt kombëtar shqiptar. Ndaj i ofroi atij, Shpëtimit me miqtë e tij koleksionistë, mundësinë e mirë të hapjes së një ekspozite tematike në Vlorë në Nëntorin 2006, në Ditën e Festës të Flamurit, e cila ishte mjaft e suksesshme. Diçka përtej një arritjeje të zakonshme, një befasi e rrallë.  Ishte e dyta ekspozitë brenda vitit, brenda pak muajve.
            E prej atëherit, nga viti 2006, në këto dhjetë vite, Shpëtim Sala – kryetar i  QMKSH me antarët e veprimtarët e saj koleksionistë, ka hapur 30 ekspozita të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe deri në Budapest të Hungarisë. Vetëm për arsimin kombëtar shqiptar ka hapur disa ekspozita të tilla si në Tiranë e Strugë, në Korçë e Pogradec. Kjo Ekspozita “Shkollat Amerikane në Shqipëri” është e 31-njita Ekspozitë e historianit e koleksionistit Shpëtim Sala, e Qëndres së tij, me miqtë e tij.
            Vet Shpëtim Sala, kryetari i QMKSH, thotë se i është mirënjohës dr. Bujar Leskajt, ish ministrit të Kulturës, sepse ai iu besoi, i vlerësoi, i përkrahu në kryehere e tevona, vitin tjetër, si një ministër shqiptar kombëtar. Ndaj dhe në këtë 7 mars 2016, plot dhjetë vite ma vonë, Shpëtim Sala, kryeprotoganisti veprimtar i kësaj ekspozite, në fjalën e tij kryesore në hapje të ekspozitës, i shpreh mirënjohje me fjalë shpirti, miku e shqiptari dr. Bujar Leskajt, pasi ai iu dha dorën për mirë, iu dha udhën për mbarë. Përndryshe, si të thuash, dr. Bujar Leskaj, është “kumbara” i kësaj pune të çmuar të nisur dhjetë vite ma herët, e që vjen me kurorë lavdie dhe në këtë ekspozitë “Shkollat Amerikane në Shqipëri”, që hapët nga Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë  e historianit e koleksionistit Shpëtim Sala, në bashkëpunim me Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestante me kryetar David Hosaflook dhe Muzeun Historik Kombëtar, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit e firmën tregtare sponsore plotore “Bijoutiful”.
   Dr. Bujar Leskaj, ish deputet i Vlorës, sapo erdhi në krye të Ministrisë së Kulturës, me shpirtin e hapin e tij kombëtar shqiptar, në vitin 2006-2007, ende pa u shpall Kosova shtet i pavarur e Sovran (17 shkurt 2008)  e organizoi në mënyrë institucionale e bashkëpunuese “Muajin e Veprimtarive Shqipëri-Kosovë”, tue bashkrendue punët me Ministrinë e Kulturës së Kosovës. Edhe kur ishte “kloni i kufinit”, kur piramidat ngriheshin përgjatë vijës së kufinit, kur kalimi i kufinit ishte tradhëti kombëtare, kur gjakosej me gjak shqiptari kufini, ishin librat e kangët, veprimtaritë kulturore-artistike, që po e thyenin kufinin në mes Shqipërisë e Kosovës, që po kërkonin e jetësonin bashkimin Kosovë-Shqipëri. Po, realisht, “de facto”, kufini Shqipëri-Kosovë u thye për herë të parë nga UÇK në Koshare, në vitin 1999, ndërsa për herë të dytë, në fushën e lidhjeve e bashkimit kulturor, e ka “thye” zyrtarisht dr. Bujar Leskaj në vitin 2006. Të tjerë ministra të kulturës të tipit aksidental “Pango” apo “Xhaferri”, që erdhen pas dr. Bujar Leskajt, e zbehën, e shuan, e harruan këtë punë të mirë e të madhe kombëtare të paraardhësit të vet.
            Për sa kohë që dr. Bujar Leskaj, kuadri me tri universitete inxhinierike, ekonomi-financë e juridik, ishte në krye të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, ka kryer gjithato veprimtari që e kanë lartësuar kulturën kombëtare shqiptare, që kanë lanë gjurmë e emër për mirë, që kanë krijuar traditë ndër vite, aq sa shumkush atë e vlerëson si një “Ministër Kulture me Status të Përhershëm”, ndaj e ftojnë në veprimtari të ndryshme kombëtare në gjithato rrethe të Shqipërisë, në disa treva shqiptare në Ballkan, sikurse dhe më 7 mars 2016 në Ekspozitën elitare “Shkollat Amerikane në Shqipëri”.
Dhe, në këto veprimtari, sa herë që ftohen personalitete elitare, organizatorët mirënjohës kanë dhe “Një ftesë për ty, Bujar Leskaj”…

Filed Under: ESSE Tagged With: nje Ftese per Bujar Leskaj, Ramiz Lushaj, Shkolla shqiptaro-amerikane

KOSOVË-FESTOHET DITA E MËSUESIT

March 7, 2016 by dgreca

*Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë/

 *Urojnë Kryeministri Mustafa, Kryeparlamentari Veseli,Minstri i Arsimit Bajrami, Minsitri i daispores Murati etj…/

PRISHTINË, 7 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vizitoi sot shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori, Nazif Jashari dhe stafi i kësaj shkolle. Presidentja Jahjaga, me këtë rast, takoi mësuesen Xhemajlie Oruçi, e cila ka dhënë kontribut në këtë shkollë mbi 40 vjet, si dhe klasën e saj. Presidentja e falënderoi mësuesen për kontributin e dhënë në arsimimin e brezave të qytetarëve të Kosovës.“Dëshiroj t’ju uroj për ditën e 7 Marsit, juve dhe gjithë mësuesve dhe arsimtarëve kudo në Kosovë. Punës dhe përkushtimit tuaj 40-vjeçar duhet falënderuar gjenerata të tëra, që kemi ardhur deri në këtë ditë të sotme. Unë çdo 7 Mars e bëjë një aktivitet të caktuar, por këtë vit kam zgjedhur shkollën tuaj. Ju uroj fat dhe suksese”, tha Presidentja Jahjaga. Mësuesja Xhemajlie Oruçi e falënderoi Presidenten Jahjaga për këtë vizitë. “Për mua është një kënaqësi e veçantë që kontribuova në këtë shkollë për 40 vite. Më 24 mars e përfundoj karrierën time në këtë shkollë. Unë të falënderoj në emër timin dhe të gjithë stafit për këtë vizitë. Për mua është kënaqësi që përvojën 40-vjeçare ta përfundoj me këtë befasi dhe me këtë vizitë të veçantë nga presidentja Jahjaga dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë”, tha mësuesja Oruçi.

Veseli: Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ku u shpreh krenar që, pikërisht sot, në Ditën e Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet rresht.Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.

“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli.Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë, kështu, themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë, Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve.

 Mustafa: Urime Dita e themelimit të shkollës së parë shqipe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.“Mësues të dashur, juve që për shumë gjenerata kishit dhe keni për mision shpërndarjen e mësimit dhe dijes, sot në përvjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe, ju uroj 7 Marsin Ditën e Mësuesit”, ka shkruar ai.

 Bajrami: 7 Marsi, ditë e veçantë në kalendarin e arsimit  kombëtar

 “Dita e Mësuesit, 7 Marsi, është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit  kombëtar”, është shprehur sot Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Kosovës. “Në këtë ditë, kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre në përhapjen dijes dhe kontributibutin e tyre në emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare”, theksoi ai.

Roli i mësuesit, vijoi ministri, është shumë i rëndësishëm për  edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë.“Vetëm me kontributin tuaj, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Jam i bindur se së bashku mundemi që Kosovës t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, përfundoi mesazhin ministri Bajrami me urimin: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Murati: Krenarë me mësuesit në diasporë

 Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, ua ka uruar festën e 7 marsit, Ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve të diasporës, me nderimet më të mëdha për ata që e kanë mbajtur identitetin tonë në diasporë. Sipas ministrit Murati, përkushtimi i Ministrisë së Diasporës, së bashku me mësimdhënësit, për ruajtjen e identitetit është shumë e nevojshme të vazhdojë, që kështu të jetësohet edhe marrëveshja e nënshkruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të larta të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar  do ta braktisnin identitetin e vet. Pikërisht për këtë arsye, dua t’ju falënderoj për punën tuaj në ruajtjen e identitetit dhe jetës së kombit tonë. Ne jemi krenarë me ju!”, theksoi në fund ministri Murati./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 7 MARSI FESTOHET, Jahjaga, Mustafa, ne Kosove, veseli urojne

Të paidentifikuarit” – Përgjegjësia përkrime lufte

March 7, 2016 by dgreca

(Një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje….)/
Nga Violeta MIRAKAJ/
Ditën e enjte , mbasdite me 3 Mars 2016 . në 1539 Longworth House Office Building, Washington D.C. u promovua filmi dokumentar : –  “The Unidentified” :– Përgjegjësia për krime lufte.  Çfaqja e këtij filmi dokumentar ështe realizuar prej rrjetit të gazetarisë ivestigative BIRN‘s, organizuar nga komisioni Tom Lantos – shqyrtimi i të drejtave të njeriut.
“Të Paidentifikuarit” heton disa prej krimeve më të egra,të rënda dhe tëpazgjidhshme deri tani, tregon dëshmi nga civil shqiptarë, jep skenat makabre që kanë përjetuar në këtë kohë kosovarët, kanë përjetuar në trojet e tyre. Sekuencat e filmit – dokumentar na çojnë në disa fshatra rreth Pejes, ku u vranë më shumë se 180 shqiptarë të cilët u masakruan në mënyrën mëbarbare nga paraushtarakët e ushtrisë Serbe, të urdhëruar nga shteti. Trupat e masakruar ose i dogjën ose u zhvendosën, dhe një pjesë e tyre u gjendëndy vjet më vonë në disa qendra të trajnimit policor në Serbi. Skenat e këtijfilmi– dokumentar, të ngjethnin dhe të dukej se po kalonim solsticin e dimrit, një natë të gjatë dimri….
Dokumentari për krimet ne Kosovë ishte si rezultat i punes dyvjeçare të njëgazetareje nga Serbia, Marija Ristic. Ajo ka mundur të mbledhë dëshmi tëparaushtarakëve serbë, të cilët kanë marrë pjesë në krime gjatë konfliktit nëKosovë ne vitin 1999. Skenat dëshmuese të krimit në këtë vend vijnë njera pas tjetrës, pavarësisht arësyes përse kanë dëshmuar, të bën përshtypjedëshmia e disa paraushtarakëve kriminel, gjë që fakton natyrën çnjerëzore tëngjarjeve të vitit 1999, në Kosovë, si dhe ata nuk kanë qenë vetëm, po kanëqenë të shumtë, të cilët jetojnë të qetë dhe të patrazuar…
Pas dhënies së filmit – dokumentar pati pyetje dhe diskutime nga tëpranishmit, të cilët ishin nga kombësi të ndryshme. Midis të tjerave, Marije Ristic thekson se ajo ka bëre një film për kriminelet që bënë krimet dhe ende shetisin të lirë, për krimin në Kosovë. Një ndër të pranishmet, e cila padyshim që nuk mund të mungonte në këtë event, ishte Vlora Çitaku,Ambasadore e Republikes së Kosovës në U.S.A ; midis të tjerave kërkon t’u kujtojë të pranishmëve dhe të gjithëve se krimet u bënë nga të gjithë palët epërfshirë në këtë luftë, por ekziston një ndryshim i madh mes krimeve tënxitura nga shteti dhe akteve individuale. Ajo që kishim në rastin e Serbisëishte një krim i mbështetur nga shteti jo vetëm në Kosovë, por edhe nëBosnje e Kroaci , dhe ishte  po e njejta infrakturë institucionale, e njejta udhëheqje.etj.. Diane Orentlicher, Profesore e të drejtës Ndërkombëtare teUniversiteti Amerkan, bëri një përshkrim si dhe theksoi  luftën kundër krimit dhe krimineleve
Fatos Bytyqi, dëshmon për tragjedin personale familjare, se në këtëraprazalje ka humbur tre vëllezer, Ylli, Mehmeti dhe Agron Bytyqi; secili ka qenë qytetar amerkan. Ata janë ekzekutuar dhe hedhur në një varr masiv nëKorrik 1999.  Për vite me rradhë, ai së bashku me vellain e tij, Ilirin, për 17 viteme rradhë kanë avokuar për drejtësin e vëllezërve të tyre. Pra një drejtësi e vonuar, një drejtësi e mohuar… është në pritje
Ariton Ismaili, banues ne Uashington shprehet se dhe ai ka humbur disa pjesëtarë të familjes në këtë barbarizëm,edhe se në të gjithë botën  ndodhin krime, krime ka kudo, por më vjen mirë që dikush ngrihet dhe ngul këmbë qëkëto krime dhe të tjera  duhen të denohen, pavarësisht se ku ndodhen ,e sado larg janë….Nuk ishin gjëra dosido, por shume të rënda …tragjike.
Ky film – dokumentar si dhe nga bashkebisedimi midis te pranishmeve, ne Longworth House Office Building, theksohet se krimi, dhe veçanërisht krimi shtetëror duhet ndëshkuar. Por duhet të nënvizojmë dhe një herë thënien e Ismail Kadares, shkrimtarit tonë të shquar se: “ Bota do t’i vlerësojëshqiptarët aq sa Shqiptarët vlerësojne veten.”

Filed Under: Komunitet Tagged With: drejtesi e vonuar, te paidentifikuarit, Violeta Mirakaj

EPOPEJA E UÇK-së PERKUJTOHET TEK VELLEZERIT BYTYQI NE YONKERS, NY

March 7, 2016 by dgreca

18-vjetori i Epopesë të UÇK-së, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, veprimtar të komunitetit bënë homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, dhe vendosën kurora me lule /

Nga Beqir SINA/

YONKERS NY : Manifestimi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, këtë të dielë nën organizimin e ish luftëtarve të Batalionit Atlantiku nga SHBA, u shënua edhe në Yonkers New York, me një ceremoni përkujtimore në varrezat e tre vëllezërve Bytyqi, Agron, Ylli e Mehmet.

Më datën 6 Mars 2016, ditën e dielë, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, veprimtar të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfaqësues të Republikës së Kosovës, në Washington dhe New York, u mblodhën së bashku – për të përmbyllur aktivitetet tre ditore 5-6-7, Marsin, në nderim, të Epopesë së UÇK-së.
Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues, babai dhe nëna, vëllezërit, dhe anëtarët e tjerë, të Tre Vëllezërve Bytyqi, të vrarë 18 vjetë më parë , barbarisht nga forcat serbe, ambasada e Kosovës në Washington, dhe Konsullata e saj në New York, vendosën kurora me lule të freskta, dhe folën duke sjell kujtim të tyre, dhe përkujtuar me këtë rast rënjen heroike të Dëshmorëve Bytyqi, tre vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit,

Në këtë manifestim morën pjesë dhjetra vetë, Asambleisti i New Yorkut zoti Mark Gjonaj, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, Gani Shehu, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadoria Vlora Çitaku, Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës Gjeneral Xhavit Gashi – Konsulli i Kosovës në New York, Ylber Kryeziu, dhe Fatmir Zajmi,Ish-i burgosuri politik, dhe ish ushtarë i UÇK-së, Ali Lajçi, Kryetari i ASHASH, profesor Skënder Kodra, si dhe veprimtarë të tjer të komunitetit, mbështetës të pa kursyer të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Kenektiket dhe New Jersey, dhe anëtar të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Aktiviteti në shënimin e 18-vjetorit të Epopesë të UÇK-së, vazhdojë me homazhet pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit .

Manifestimi për Epopenë e UÇK-së, që konsiderohet ngjarja më e ndritur e historisë sonë më të re, u mbyllë me një koktejl në mjediset e Hotelit Royal Regency, vendin ku 17 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë, për lirinë dhe çlirimin e saj Batalioni Atlantiku, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i Batalionit Atlantiku, z. Gani Shehu, me rastin e Epopesë së UÇK-së, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të Shoqatës Atlantiku, dhe ish luftëtarin e Batalionit Atlantiku, Adrian Grajçevci ishi organizatorët e kësaj veprimtarie, foli në emër të organizatorit.

“Ne jemi tubuar këtu para 3 lapidarve të tre dëshmorve, tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, për të nderuar veprën e tyre, sakrificën dhe gjakun e tyre” tha ai ndërsa shtoi se “ ne sot po ashtu nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit, ata që dhanë gjithë çka që patën, pra edhe jetën e tyre, për lirinë e Kosovës”.

Ndërsa, ai kujtojë 5,6,7 marsin e vitit 1998, Shehu, tha se ai ishte muaji i atij viti, i cili ndryshoi edhe historinë e Kosovës dhe shqiptarëve me daljen në skenë të UÇK-së, të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, sepse pikërisht ato ditë, në Prekaz të Drenicës, ndodhi edhe kthesa e madhe historike, kujtojë Shehu..

“Me rënjen e Komandatit legjendar, të UÇK-ës, dhe familjes së tij, rradhët e UÇK-së, tha Shehu, po shtoheshin ditat ditës, mijëra djem dhe vajza, nga Kosova, Shqipëria, dhe gjitha tokat shqiptare, dhe, diaspora, iu bashkuan radhëve të saj për të luftuar për lirinë e Kosovës. Radhëve të ushtrisë së lavdishme çlirimtare, të Kosovës, ju bashkua edhe Batalioni Atlantiku nga SHBA, që dha edhe këta tre dëshmorë , tre vëllezërit Bytyçi, për të mos vdekur kurrë dhe ne i kujtojmë sot”

Ne ishim ata që bemë diçka, tha në fjalën e saj Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Washington – Vlora Çitaku, ndërsa, për një moment, një pikë loti i rrëshqiti, ajo shtoi por ju ishit ata që dhatë gjithçka, dhatë tre fëmijë – tre dëshmorë të Kosovës.

“Me shpirt dhe me mendje çdo ditë, tha ajo ky vend është vend nga ku ne të gjithë frymëzohemi për të punuar edhe më shumë dhe për të jetësuar Kosovën, atë për të cilën, djemtë e juaj kan ra dëshmor. Amaneti i tyre dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nuk është realizuar plotësisht, por ne të gjallët i sigurojmë do të punojmë pa u kursyer që të realizojmë edhe amanetin e të gjithë të rënëve”.

Ish gazetari Zerit të Amerikës, Gjekë Gjonleka, njeri prej atyre, që ka mbajtur fjalimin kryesorë në këtë vend,18 vjetë më parë, prej ku u nisën ushtarët e Batalionit Atlantiku, përfshirë këta tre dëshmor, tre vëllezër , Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, tha se “Kur, kujtojmë këtë familje, natyrishtë se kujtojmë edhe ato çfarë kjo familja na dha, për çlirimin e Kosovës. Pra, këta tre dëshmor, të cilët na drithëruan zemrën – kur u sollën tre arkivolat me trupat e tyre, të cilët ranë mekanisht në dhe, në këto tre varre në këtë vend, që duhet të kthehen në një vend pelegrinazhi, për të gjithë ne shqiptarët. Mbasi tani këto tre varre, janë varret më të nderuara, janë varre heroike, janë legjendare, se janë në tokën e SHBA e tre shtetasve amerikanē”

Duke paralelizuar vrasjen e tre vëllezërve ushtarë amerikanë në Luftën e Parë Botërore, Gjonlekaj, e quajti këtë rastin e dytë në historinë e SHBA, këtë të tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë të ekzekutuar në Serbi, si rastet më te veçanta dhe që ngelen në histori.

“Historia e kësaj familje, tha Gjonlekaj, është shumë më shumë se sa e dimë ne. Ajo është një nga historitë më të shkëlqyeshme të shqiptarëve të Amerikës. Sepse, me shkue tre vëllazër të lindur në Amerikë, dhe për të luftuar për vendin e tyre, dhe, të vriten për Kosovën, është histori. Andaj kjo familje, sot është familja më e nderuar, kurdo herë, nga ne të gjithë shqiptarët ” tha ai.

Aktori Shaban Lajçi dhe rapsodi popullor Tom Gjergji, recituan, një poezi, të përshtatura për luftën e Kosovës, dhe tre vellëzërit Bytyçi, Agron Ylli dhe Mehmet Bytyçi, duke vendosur nga një plisë të bardhë në tre lapidarët.

Në fund në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi falenderoi në emër të familjes së tij të gjithë të pranishmit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Epopeja UCK, Gani Shehu, velelzerit Bytyqi

SHKOLLA SHQIPE NE ASTORIA MBUSHI NJE VIT

March 6, 2016 by dgreca

Një vit më parë, me rastin e Festës së Mësuesit, në Astoria të Queens-it, NY, u hap e para Shkollë Shqipe, një klasë me fëmijë të bashkatdhetarëve që jetojnë në këtë zonë. Inisiator ishte bashkatdhetari Kristaq Papa. Inisiativa e tij u konkretizua nga Familja e Kristaq Fotos, që vuri në dispozicion një nga mjediset pranë Kafesë ”Kuq e Zi”, pronë e kësaj familjeje patriotike.

Në kronikën përcjellëse Gazeta Dielli shkroi me 7 Mars 2015:” Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.

Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe…. Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikanë; në një kënd janë portretet fotografike të Nenë Terezës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve, ku dhe Vatra dha kontributin e vet. “

Një vit më vonë, sot, me 6 Mars 2016, me rastin e Festës së Mësuesit, në mjediset e shkollës, u organizua një orë mësimi e hapur për publikun, ku ishin të ftuar edhe prindër e fëmijëve  dhe disa mësues të cilët në Shqipëri e kanë ushtruar këtë profesion të nderuar.

Kanë ardhur për t’u bërë pjesë e kësaj feste Sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu, kryetari i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Dr. Skënder Murtezani, Editori i gazetës Dielli dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Dalip Greca.

Pas një fjalë hapjeje përshëndetse nga Kristaq Papa për ecurinë njëvjecare të shkollës, nxënësit dëshmojnë njohuritë e marra në gjuhën shqipe. Recitojnë, rrëfejnë, recitojnë. Bie në sy shqiptimi i saktë i gjuhës shqipe. Ndihmës mësuesja Vera Qehaja, e cila ka në këtë klasë të shqipes edhe dy fëmijët e saj, Liza, që është ndër më të mirët e klasës, dhe Denisin, e drejton klasën me shumë siguri dhe duartroket me të gjithë pjesmarrësit përgjigjet e sakta të nxënësve.

Më pas për të parë ecurinë njëvjecare të mbarëvajtjes të nxënësve në përvetësimin e programit mësimor, Kristaq Papa dhe Vera Qehaja, e lënë klasën në duart e ish mësuesëve, që sot kanë festën e tyre. Mësuesit e vjetër Milika Foto, Vita Bano, Kujtime dhe Bujar Bejkollari, Leonidha Xuhani, Nazo Veliu, Dalip Greca,marrin nënësit dhe i pyesin ose i ushtrojnë në lexime tekstesh të Abetares , u bëjnë pyetje formuse rreth përmbajtjes, u këkrojnë recitime dhe krijohet një atmosferë fare e vecantë e mbushur me plot emocione.

Seicili prej fëmijëve u dhurojnë mësuesëve lule për Festën e 7 Marsit.

Duartrokiten për lexim të rrjedhshëm dhe përgjigje të sakta Liza Qehaja, që flet mirë shqip,Chris Bundo, Daniel Beqo, Donald Rapaj, Ernei dhe Naile Tollja, Karmela Papa, Rion Krasniqi dhe të gjithë fëmijët ndjehen të sigurtë në gjuhën e bukur shqipe.

Shume prej nxenesit kishin zgjedhe per recitim poezin e Gjergj Fishtes”Gjuha shqipe”…

Percjellim vargjet:

Porsi kanga e zogut t’verës,

qi vallzon n’blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t’detit,

porsi gjâma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

 

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,

porsi gjumi m’nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhè ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubinit,

ka’i bien qiellvet tue flutrue

n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;…

Pas mbylljes së orës së mësimit fiksohen castet e gëzuara në fotografi , më pas një koktejl.

Pas ikjes së nxënësve të rriturit ulen dhe diskutojnë se si të organizohen më mirë në komunitet që shkolla të tërheqë më shumë nxënës dhe se si komuniteti të jetë më i bashkuar në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Kristaq papa, MBUSHI NJE VIT, SHKOLLA SHQIPE NE ASTORIA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT