• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Hillary Klinton dhe Donald Trump, votuan në “shtëpinë e tyre”, në New York

April 19, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York City/

Tek Presidencialet 2016, votat paraprake , dy njujorkozët kandidatë për President, Donald Trump dhe Hillary Clinton, kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet paraprake New York, sot në mëngjes. Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka votuar me ish-presidentin Bill Clinton në një qender votimi që ishte ngritur të një shkollë të mesme – gjimnaz në shkollën Douglas G. Grafflin pranë shtëpisë së tyre në Chappaqua, New York, ku si njoftohet pas tyre kan votuar edhe shumë shqiptarë, banorët e kësaj zone elektorale që kan shtëpitë e tyre, komshi me çiftin Clinton.Kurse, kandidati republikan Donald Trump, i cili ka lindur dhe banon në New York, së bashku me bashkëshorten e tij, u pa të hedhë votën e tij në Sinagogën Qendrore në Manhattan, duke shtuar se ndihet mirë në lidhje me shanset e tij në këtë shtet që eshtë edhe vendlindja e tij.Trump nëse merr të gjithë delegatët e GOP, ka shanse dhe ai mund të fitojë edhe përkrahjen e shumicës në GOP në të gjitha shtetet, në këto zgjedhje presidenciale, thonë analistët e këtyre zgjedhjeve, mbasi ai sot në New York, ka shumë mundësi të marr të gjithë 95 delegatët.”Duke hedhur votën e tij në kutinë e votimit , ai tha se ishte me të vërtetë diçka e frikshëme”, duke qëndruar prane qendres së votimit tek një gradaciele gjigande, e cila mban emrin e tij dhe eshte prone e tij, Trump Tower.

Në kampin e Partise Demokratike, Clinton, ka për rival një Senator, socilalist amerikan, i cili megjithëse është i pavarur, Bernie Sanders, por voton gjithmonë si Demokrat. Clinton kyeson New Yorku në sondazhe sipas shifrave në sondazhet e kohëve të fundit, me 249 pikë .Clinton, duke ecur në dhomën e fshehtë, me shaka tah për shtypin :”Ky është një votim im privat!””Ky ka qenë një gëzim i gjatë i dy javëve të fundit, të jem këtu në të gjithë shtetin e NY dhe unë shpresoj se gjithkush ka për të më votuar”, tha Clinton. “Unë kisha një kohë të madhe duke shkuar nëpër qytet në ditët e fundit si çift. Vetëm duke parë shumë prej miqve të vjetër, por kam takuar edhe njerëz të rinj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve: Ju lutem, dilni dhe votoni para se të mbyllen kutite e votimit në oren 9 të darkës sonte. “!

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe Donald Trump, e tyre në New York, Hillary Klinton, votuan në shtëpinë

DEMOKRACIA DHE POLITIKA E JASHTME E SHBA-ave

April 19, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Fushata paraprake për president këtu në Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin ndërkohë që të dy partitë kryesore të këtij vendi — Partia Demokrate dhe Partia Republikane – më në fund do të zgjedhin kandidatin/en e tyre për president nga ata që kanë mbetur e të cilët i kanë mbijetuar fushatës së gjatë dhe debateve të shumta mbi çështje të mbrendshme dhe të jashtme me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Kandidatët që po zhvillojnë gjithnjë fushatë të ashpër janë tre nga Partia Republikane – biznismeni Donald Trump, Senatori Ted Cruz dhe governatori John Kasich. Ndërsa nga Partia Demokrate vazhdon fushata e ashpër, sidomos kohët e fundit, midis ish-Senatores dhe ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe Senatorit Bernie Sanders.

Përveç aftësive dhe përvojës të secilit kandidat për të udhëhequr politikën e mbrendshme dhe të jashtme të këtij vendi, në debatet midis kandidatëve për president të Amerikës, kanë mbizotëruar kryesisht çështje shoqërore dhe probleme të politikës së mbrendshme, përfshirë ekonominë, imigracionin por edhe terrorizmin ndërkombëtar. Në debatet e deritanishme midis kandidatëve për president, politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara nuk ka tërhequr vëmendjen e duhur dhe rëndësinë që meriton, duke marrë parasyshë zhvillimet ndërkombëtare në botën që jetojmë sot.

Vërejtsit e zhvillimeve të fushatës janë shprehurse gjatë fushatës paraprake për president, kandidatët e të dy partive kryesore, nuk kanë theksuarsa duhet çështjet e politikës së jashtme amerikane dhe nuk kanë tërhequr vëmëndjen që sipas tyre duhej të kishte politika e jashtme në një administratë të ardhshme amerikane. Sipas tyre nuk është folur mjaft as për rolin që do të luante zhvillimi dhe mbështetja amerikane ndaj demokracisë anë e mbanë botës, si pjesë e kësaj politike të jashtme amerikane në të ardhmen. Mbi 150 ekspertëtmë të dalluar amerikanë të politikës së jashtme dhe zhvillimeve ndërkombëtare, të cilët kanë punuar për administrata të ndryshme republikane dhe demokrate gjatë 50-viteve të kaluara – kohët e fundit i kanë drejtuar një letër të hapur në lidhje me këtë çështje kandidatëve të dy partive që ende zhvillojnë fushatë për president.   Në letrën e tyre të nënshkruar nga këta ekspertë — dikur përpilues dhe zbatues të politikës së jashtme amerikane, por në një mënyrë ose në një tjetër, gjithnjë të angazhuar në këtë fushë — ata këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qëndër të agjendës së politikës së jashtme amerikane.

Ata shkruajnë se Shtetet e Bashkuara janë themeluar mbi parimet për respekt ndaj jetës, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe se këto parime kanë qenë jo vetëm pjesë e pa ndarë por edhe në qëndër të politikës së jashtme amerikane gjatë dekadave të kaluara. Ata nënvijojnë se kombet e lira dhe demokratike janë më të suksesshme ekonomikisht, më stabile dhe partnerë më të besueshëm të Shteteve të Bashkuara. Ka më pak mundësi që shtetet e lira, thonë ata, të ndërmarrin agresione kundër fqinjve ose të shtypin popullin e vet.

“Vitet e fundit”, shkruajnë ata, “regjime autoritare siç janë Rusia dhe Kina janë bërë edhe më shtypëse se përpara. Ato e shikojnë avancimin e demokracisë jo vetëm mbrenda kufijve të tyre, por edhe në shtetet fqinje, si një kërcënim ndaj monopolit të tyre mbi pushtetin politik të vendit”.  Prandaj, thonë eskpertët amerikanë të politikës së jashtme, “nuk është për tu habitur që aq shumë  nga sfidat politike, ekonomike dhe të sigurimit me të cilat përballemi sot, e kanë burimin në kryeqytete siç janë Moska, Pekini, Pjonjangu, Teherani dhe Damasku”. Për nga natyra, regjimet shtypëse nuk janë stabile dhe për të vazhduar të qëndrojnë në pushtet ato  natyrisht, sipas ekspertëve, si përfundim shtypin lëvizjet demokratike dhe aktivitetin e shoqërisë civile. Si të tilla, shtojnë ata, këto regjime shtypëse, “janë gjithashtu edhe burim dhe eksportues të korrupsionit masiv, një rrezik ky gjithnjë më i madh e i cili tejkalon kufijt ndërkombëtarë, ndaj qeverive stabile demokratike anë e mbanë botës.”

Mbështetja amerikane për lirinë anë e mbanë botës, theksojnë ata, nuk do të thotë që të imponohen vlerat amerikane ose të përdoren ndërhyrjet ushtarake amerikane, por ekspertët e politikës së jashtme amerikane u drejtohen kandidatëve për president, duke pohuar se, “mbështetja ndaj demokracisë nevojitë një partneritet midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe organizatave jo-qeveritare të cilat po përpiqen, shpesh në rrethana tepër të vështira, për të vendosur lirinë dhe demokracinë në vendet e tyre.”  Kjo mbështetje, në vendet në tranzicion drejtë demokracisë, thonë ata, duhet të përfshijë edhe forcimin e insititucioneve të tyre përfaqsuese dhe juridike, ndërkohë që ndihmat amerikane duhet që doemosdoshmërisht të jenë të lidhura rezultatet, nga vullneti i mirë dhe nga avancimi pozitiv në fushën e të drejtave të njeriut  dhe të lirive themelore.  Ndërsa në vendet jo demokratike, shkruajnë ekspertët amerikanë të politikës së jashtme, mbështetja amerikane do të thotë, “Përkrahje paqësore dhe krijuese për aktivistët vendas të cilët kërkojnë reforma demokratike dhe të cilët për këtë qëllim, presin edhe mbështetjen morale, politike, diplomatike dhe nganjëherë edhe materiale të Shteteve të Bashkuara.”  Këta aktivistë, thonë ekspertët e politikës së jashtme amerikane, rrezikojnë burgime, tortura por edhe vdekje në përpjekjet e tyre për të pasur një shoqëri më demokratike. Duke ndihmuar këta aktivistë, shkruajnë ata, ne zbatojmë parimet mbi të cilat është themeluar vendi ynë, Shtetet e Bashkuara të Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët ma të njohur të politikës së jashtme amerikane gjatë dekadave të kaluara, republikanë dhe demokratë – në letrën e përbashkët drejtuar kandidatëve për pressidentë të ty dy partive – u kërkojnë atyre që të vendosin mbështetjen ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut në qëndër vëmendjes të agjendës së politikës së jashtme të tyre.  Ata shkruajnë seperiudha e tanishme përbën sfida të dukshme ndaj lirisë dhe demokracisë në botë ndërsa vende të ndryshme përpiqen të themelojnë demokracinë e vërtetë, ndërkohë që autokraci të fuqishme brutalizojnë popujt e tyre dhe njëherazi kërcënojnë dhe minojnë zhvillimet pozitive në vendet fqinje.  Gjëja pozitive është se njerëz të thjeshtë anë e mbanë botës preferojnë demokracinë, qeverisje të ndërgjegjëshme dhe llogari-dhënse dhe për këtë arsye  u shkruajnë ekspertët amerikanë kandidtaëve për përesident, se “kjo mund të jetë koha e përshtatshme për të rifilluar përpjekjet për një përparim të vërtetë demokratik anë e mbanë botës.”

Ekspërtët amerikanë me përvojë të gjatë dhe njohës të dallura të politikës së jashtme amerikane dhe asaj ndërkombëtare, u bëjnë thirrje kandidatëve për president se për një përparim të vërtetë demokratik anë e mabnë botës, “Nevojitët që Shtetet e Bashkuara në bashkpunim me aleatët tanë demokratikë, të ushtrojnë rolin e udhëheqsit në këtë fushë,   në mbështetje të përpjekjeve të grupeve dhe individëve vendas për t’i bërë shoqëritë ku jetojnë më të lira dhe qeveritë  e tyre më demokratik.”

“Ne kërkojmë që të angazhoheni se do të luani rolin e udhëheqsit në mbështetje të kauzës së demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, nëqoftse zgjidheni president i Shteteve të Bashkuara”, përfundojnë letrën e hapurmbi 150- ekspertët amerikanë të politikës së jashtme, drejtuar kandidatëve demokratë dhe republikanë për president të Shteteve të Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka pohuar se gjatë çerek shekullit të kaluar, një numër i madh kombesh kanë shënuar një tranzicion të sukesshëm nga diktatura, kryesisht komuniste, në demokraci. Sipas DASH, numri i vendeve demokratike është shtuar dukshëm, duke shënuar se nga 30-vende demokratike në vitin 1974, sot llogaritë 117 vende të cilat konsiderohe si demokratike.

Me letrën e tyre, ekspertëtmëtënjohurtëShtetevetëBashkuarambipolitikën e jashtmekërkojnëqëkushdodheicilës do partiqoftëkandidatiicilimënë fund do tëfitojëzgjedhjet e përgjithshmepresidencialetënëntoritqëvjen, tëvazhdojëkëtëtrashëgimiamerikanenëmbështetjetëlirisëdhedemokracisë, duke përcaktuardemokracinëdhetëdrejtat e njeriutsipjesëtëpandarëtëpolitikëssëjashtmetëadministratëssëardhshmeamerikane.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: demokracia, DHE POLITIKA E JASHTME E SHBA-ave, Frank shkreli

Bisedë me tenorin me famë botërore Saimir Pirgu

April 19, 2016 by dgreca

Intervistoi: Mimoza Dajçi/

Me Saimirin u takuam në hollin e hotelit ku ishte akomoduar, jo larg “Kaufman Music Center” ku do të mbante edhe koncertin e tij recital. Ishte i saktë, erdhi në kohë. U përshëndet me ne. Veshur me xhinse e kapele sportive, dhe me mënyrën e thjeshtë të komunikimit, bënte të harroje për pak çaste që përballë kishe këngëtarin operistik me famë botërore. Me vajzën time Merlinin kishin studjuar bashkë në Liceun Artistik – Tiranë. Së bashku folën rreth muzikës, miqve të përbashkët e më pas unë i drejtova disa pyetje për intervistë.

 M.D – Përshëndetje Saimir, e mirë se u takuam në New York!

S.P  – Eshtë kënaqësi edhe për mua.

 M.D – Ju vini këtu pas disa koncerteve të suksesshëm nëpër Europë e botë, po pas New York-ut cila është ndalesa juaj operistike?

S.P – Ndalesa tjetër do të jetë në Chicago, ku do të interpretoj operan “Falstaff” të dirizhuar nga Maestro Riccardo Muti, shoqëruar nga “Chicago Symphony”. Sapo kam ardhur nga Moska ku interpretova në Teatrin “Bolshoi”. Sot jam në New York për mbylljen e turneut tim botëror “Il mio canto” që mban titullin albumit tim të cilin jam edhe duke promovuar në nivel internacional. Në këtë turne u përfshinë 9 performanca si në Tokyo, Tiranë, Firenze, Opera e Vienës, Opera e Berlinit, Teatri Châtelet i Parisit. Janë nga qytetet më kryesore, ku unë kam pasur sukses vitet e fundit dhe kam një publik që më ndjek rregullisht.

M.D – Si ka qenë pjesëmarrja e shqiptarëve gjatë turneut tuaj?

S.P – Në Tokyo, përveç përfaqësisë diplomatike, mesa di unë nuk ka shumë shqiptarë. Prezent në koncertin tim ishte vetëm ambasada jonë. Kam takuar shqiptarë në Vienë, se ka më tepër popullsi shqiptare, shumë pak shqiptarë në Berlin, por kam përshtypjen se në New York është pjesa dërrmuese e diasporës tonë, të cilët përbëjnë një numër të madh si ndjekës të koncerteve të mia.

Kam një publik internacional që më ndjek prej 12 vitesh, ku unë kam kënduar në Operan “Metropolitan” në Manhattan e në Teatrin “La Scala” në Itali, por çfarë më bën përshtypje është se prezenca e shqiptarëve është e pranishme, pavarësisht faktit që repertori im nuk përmban vepra shqiptare në përgjithësi.

M.D – Sa e rëndësishme është për ju muzika lirike – operistike dhe kur filluat të merreshit me tingujt e saj të parë?

  1. P – Muzika operistike është jeta ime. Sfida është tek ajo ç’ka ti do të sjellësh të re tek një vepër klasike e kompozuar 100 apo 200 vite më parë, dhe kjo është gjëja më e vështirë. Mënyra se si ti do ta interpretosh përpara publikut bën diferencën midis teje dhe qindra të tjerëve që e këndojnë. Të kënduarit për mua nuk është punë, është diçka hyjnore.

M.D – Në fëmijërinë tuaj keni studiuar për violinë. Kur i keni rënë për herë të

            fundit instrumentit tuaj të dashur?

S.P – Hera e më e fundit kur unë kam luajtur në violinë ka qenë me nipin tim, me rastin e vitit të ri që lamë pas. Ai është gati 4 vjeç. Improvizuam një koncert dhome për familjen. Ai dirizhonte e i binte pianos. Unë këndoja dhe më pas i rashë violinës.

M.D – Në çfarë moshe morët leksionet e para në violinë?

S.P – Në klasën e parë të shkollës fillore.

M.D – Pse ndryshuat drejtim nga instrumentist violine në këngëtar i muzikë operistike. Kush e dëshiroi i pari këtë zhanër tek ju, ju vetë, prindërit apo ndonjë pedagog i  juaji?

S.P – Në retrospektivë, nuk e shikoja veten në një nivel të lartë si violinist. Endrra e bukur e të kënduarit filloi me koncertin e tri tenorëve Plácido Domingo, José Carreras dhe Luciano Pavarotti në televizor kur isha ende fëmijë, derisa mori përmasa që as në ëndërr nuk do t’i kisha menduar. Nganjëherë e lexoj curriculumin tim dhe habitem me arritjet e mia.

M.D – A është e vërtetë se Pavarotti është ai që zbuloi tek ju talentin e rallë me famë  botërore?

S.P – Ajo ç’ka më dha pa masë Maestro Pavarotti ishin leksionet si dhe më mësoi të mos kënaqesha me pak e me arritjet e vogla në jetë. Në këtë aspekt kam qenë shumë me fat. Shikon një koncert në vitin 1995, ku tre tenorët këndojnë, dhe jeta e sjell që me njërin (Pavarottin) studjon e bëhet pjesë e jetës tënde deri sa u nda nga jeta, ndërsa me tjetrin (Domingon) këndon së bashku në Operan “Metropolitan”. 

  1. D – Nga kush e trashëgoni artin e bukur të muzikës, violinës e kantos?

S.P – Asnjë nga prindërit e mi nuk është muzikant, por janë dashamirës të artit. Gjithsesi nuk më kanë shtyrë me ngulm në këtë drejtim.

M.D – Për arritjet e sukseset tuaja jeni fitues i disa Çmimeve të mëdha nëpër botë, e tani së fundi Bashkia Tiranë ju dekoroi me Çmimin e Lartë “Çelësi i Qytetit”. Ç’do të   

            thotë kjo për ju?

S.P – Eshtë e vërtetë se jam fitues i disa çmimeve nëpër botë, por asgjë nuk arrihet pa sakrificë e përpjekje intensive. Ftesa nga Bashkia e Tiranës ishte e çiltër, e sinqertë. Pati shumë kërkesa për bileta nga publiku. Vura re se kishin dëshirë për të më ndjekur live, pasi kishin kaluar shumë vite që nga hera e fundit që kisha mbajtur koncert atje. Herës tjetër duhet të organizoj një koncert 2-3 netësh për të kënaqur bashkëkombasit e mi artdashës.

M.D – Në karakterin tuaj gjithashtu spikat edhe humanizmi. Së fundi fitimet e koncertit që mbajtët në Tiranë i dërguat për fëmijët e sëmurë.

S.P – Po ashtu ka ndodhur. Ishte dëshira ime që fondet e atij koncerti t’i adresoja për fëmijët e pediatrisë. Menduam që t’i jepeshin fëmijëve në nevojë, të cilët kanë sëmundje terminale dhe janë në fazat e fundit të jetës. Me kërkesën time, kjo iniciativë nuk u bë publike, për vetë faktin se i shërbente një kauze bamirësie që nuk ka nevojë për reklamë.

M.D – Një gjë që i bëri përshtypje artdashësve të muzikës klasike, ishte çmimi i arsyeshëm që vendoset për shitjen e biletave.

S.P – E kam bërë me dëshirë që t’i vendos çmimet e biletave me 30 dollarë, në mënyrë që t’i jap mundësi më shumë njerëzve të vijnë. Pasi jemi në kohëra të vështira e njerëzit vuajnë ekonomikisht. Kur jam në “Metropolitan” sigurisht që vendosja e çmimeve të biletave nuk varet nga unë, por ky është recitali im.

M.D – Faleminderit Saimir e suksese të mëtejshme!

S.P – Faleminderit edhe juve!

Prill 2016, New York

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, me tenorin me famë botërore, Mimoza Dajci, Saimir Pirgu

ME 1 MAJ DO TË PËRKUJTOHET 26 VJETORI I RËNIES SË NICK MRNACAJ

April 19, 2016 by dgreca

* Ky manifestim i përvitshëm është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare”/

*Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Të dielën me 1 MAJ 2016, ora 1 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains, NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 26 Vjetorit të rënies.
Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi dhe familja Mrnacaj. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ME 1 MAJ DO TË PËRKUJTOHET 26 VJETORI I RËNIES, SË NICK MRNACAJ

Filmi Artistik Kosovar “A BAD DAY IN KOSOVO” Shfaqet me 3 Prill ne Nju Jork

April 19, 2016 by dgreca

Konsullata e Pergjithsme e Republikes se Kosoves ne New York njofton se Filmi Artistik Kosovar “A BAD DAY IN KOSOVO” (i njohur si “AZEMI”) shfaqet në Nju Jork.

 Saturday    : April 23, 2016

Screening   : 8:00 p.m

Address  : Producers Club: 358 W 44th St, New York, NY 10036

Filmi shtjellon temen e njohur të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: “A BAD DAY IN KOSOVO”, 23 prill, Azemi, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT