• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

VATRA (THE HEARTH)- PRESS RELEASE

April 11, 2016 by dgreca

The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH)/

April 10, 2016/

P R E S S  R E L E A S E/

The Board of Directors of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), held a meeting today at the organization’s headquarters in New York, where its discussion focused primarily on a reported statement by the Prime Minster of Albania that “Donald Trump is a threat to America and, no doubt, a threat to Albanian-American ties.” According to The New York Times and other media sources, Mr. Rama was speaking at a talk show Thursday evening on Kosovo’s private television channel Klan Kosova, when he said that Trump’s election would bring “major damage” to the U.S. and would also be “a real threat to Albanian-American ties”.

The Prime Minister’s statement was unanimously condemned by the Board Members, as irresponsible and out of touch with reality. Intentionally or not, he interferes in the electoral process of the U.S. He also seems to ignore the fact that the friendly Albanian-American ties were established a long time ago and have been progressively strengthened, especially around the time of World War I, when President Woodrow Wilson saved Albania from further partitioning by the European Allies. The credit goes both ways: on one side, the reputation of Albanian Americans who showed love and loyalty to this Country and intensive lobbying, particularly by Bishop Fan Noli, Faik Konitza and others on behalf of Albania; on the other side, the spirit of democracy and compassion for the small nations and for human rights of the people of the United States. This has been a continuous pattern since its inception over a century ago and it will continue unabatedly for the foreseeable future.

In addition, Mr. Rama should know that the friendship of the United States towards Albania is bipartisan, as it has been demonstrated in the past and in recent times; and Albania is the one who enjoys a greater benefit from its relationship with the United States, not the other way around!

During the dreadful communist rule, the Albanian diaspora in America and elsewhere in the Free World, particularly VATRA, has been the true voice of the Albanian people and has maintained and strengthened friendly ties with the American people, as opposed to the official voice of the communist party that gave birth to the party that Mr. Rama chairs today.

We know that whoever wins the presidential election will maintain strong friendly ties with Albania. At the same time, we want to assure Mr. Trump and other candidates, that the Albanian people everywhere will remain friendly and pro-American as always, regardless of who occupies the White House.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Donald Trump, PRESS RELEASEPrime Minster of Albania, VATRA (THE HEARTH)-

Kujtoj Isa Elez Ndreu, Shqiptari qe punoi aq shume per Komb

April 11, 2016 by dgreca

Ne Foto: Isa Elez Ndreut ,7 Mars 1919-9 Prill 2005/

Nga Loro STAJKA/ VA-USA/

Isa Elez Ndreu lindi ne katundin Sllove te rrethit te Peshkopise me 7 mars 1919.Shkollen fillore e kreu ne Kastriot(Kader)dhe ato te mesmet i nisi ne Liceun e Korces, i vazhdoi ne Normalen e Elbasanit dhe i kreu ne Firenze (Itali) prane Institutit Manzoni.Me 1950 u regjistrue ne degen e Drejtesise, prane Universitetit te Firences, njekohesisht u muer me fabrikimin e bijouteries,te cilen Z,Ndreu dijti t’a zhvilloje dhe ta shfrytezoje me mjetet ma moderne ket dege me randesi te industrise aq sa prodhimet e tij qeene te njoftuna ne kater anet e botes,per punimin,estetiken dhe cmimin e tyne kundra cdo konkurruesi.

Mbasi ky shkrim asht perkujtimor, do te kufizohem vetem ne veprimtarine e tije ma kryesore,nepermjet te ciles do te perpiqem me dhane nji pershkrim te shkurte per figuren e ketij Shqiptarit te Madh.Me te ndjerin Isa me njoftoj Zotni Lec Shllaku me te cillin u njofta ne NewYork.Ne ate kohe, 1962 kryesoja Organizaten Bashkimi Shqiptar ne Megrim.  Zotni Shllaku  perfaqesonte Partin Katundare qe e kryesonte Zotni Isa Ndreu. Me zotni Shllakun formuem nji miqesi mbasi e mori vesht se une ishem personi qe kishem marre me vehte, naten kur ika  per ne Jugosllavi axhen e tij Don Zef Shllakun qe ishte famullitari I katundit tim Shiroke. Me ndermjetesin e zotni Shllakut, filova nji shkembim letrash me Zotni Isan, ne te cilat shkembyem edhe mendimet.Kuptuem dhe e pame te arsyeshme se pa nji bashkim nuk mund luftojshim regjimin diktatorial qe po randonte ne vendin tone.Zotni Ndreu I bani thirrje Zotni Ndue Pjeter Gjomarkut qe atehere udhehiqte Grupin Heroizma Shqiptare qe te bashim nji bashkim, tri palet,Partija Katunmdare,Bashkimi Shqiptar ne mergim dhe Heroizma Shqiptare.Pra me inisjativen e tije u formue Tripalshi dhe Zotni Isaja u emnue kryetar I ketij grupi formue nga triparti.

Zotni Isa E. Ndreu, tuj ndjekun traditat patriotike te familjes se tij, dhe tuj ken dashamire I kultures perballoi shpenzimet per botimin e revistes Koha e Jone me qellim qe te vehen ne dukje traditat e bukura shqiptare ne boten e lire.Ai here mbas here perkrahi dhe ndihmoj botime te tjera te mergates.             Me te ndjerin Isa u pash per te paren here ne Madrid, ne mbledhjen e eksponentave politik te mergates thirrun prej Ministrit te Oborrit Z.Kolonek Hysen Selmanit per nji shkembim mendimesh rreth nji bashkpunimi politik qe u majt me 30 Qershuer deri me 4 Korrik.1972

Megjithse me korrespondence ishim njofte shume mire,ky rast me dha mundesin qe te shof edhe perseafermi shpirtin  dhe burrnine e tij.ne te pash se asht nji person qe mund I besohet,pra besnik,ne zemren e tije ishte nji deshire I madhe per te pam nji Shqipni te lire.Ai kerkonte shume mateper prej vedit se prej te tjerve. Ishte I drejt,por edhe I vendosun se kishte kurajon civile me I thane te bardhes e bardh e te zezes e zeze , dhe kishte neveri nga fjalet shurdhuese . Per bujari shumica e kohtarve te tij e dijn se ai nuk u kursye  per nevojtaret as per shoqni aqe ma pak per qeshtje kombtare.Keto veti i kishte fitue nga jeta familjare patriarkale e vecanarisht prej prindve te tij qe asht njoft dera e madhe e patriotizmit Shqiptar Shtepija e Elez Isuf Ndreut.                                                                                                                                             Ne Madrid vendosme qe mbranda nji kohe te shkurte te shpallemi te bashkuen ne nji parti.

Ne Madrid kje vendose qe te bahet edhe nji mbledhje si vazhdim I saje e kjo u realizue me daten 23-26 Nanduer 1972 .ne New York.Ne diten e pare bisedimet nuk shkuen si duhet,por urtija dhe burrnija e te ndjerit Isa Elez Ndreut shpetoi situaten tuj propozue qe :”biseda e asaje dite te ndalohet qe te mendohet mire se sa dam I bajme vedit me kesi lloj kerkesash, e te mblidhemi neser perseri”.Edhe une I shtova pake fjale. Mbas mbledhjes me Isan vendosme qe,te nesermen, ne mbledhje te  shpallim bashkimin e Partise Katundere dhe te Organizates Bashkimit Shqiptar ne megrim, ne nji parti me emnin Bashkimi Demokrat Shqiptar.Edhe ketu shifet urtija dhe dashnija qe ai kishte per Shqipnine.Nuk kerkoj ne asnji mendyre qe partija e re tu thirrte Partija katundare.Kurr nuk e ndjeva tuj thane se me takon mue ,si u perdorte ose kohe prej disave, edhe kryesin e parties po sa te formueme nuk deshi ta marre mbi vehte se nuk synonte kurr me dale me krye te nji vepre ,per te ishte mjaft qe te bahet dicka per lirimin e Shqipnise nga diktatura komuniste.Edhe se kishte kalue nji kohe e gjate larg vendit te lindjes ai  edukaten qe kish pase prej  prindve te tij,ne Kuvendin e Pare te Bashkimit Demokrat qe u mbajt ne Firenze, ne fjalen qe mbajti ne darken e shtrueme per miq e perfundoj me keta fjale:”Na ju urojme mbas tradites sone te bukur: Buke,  Krype dhe Zemer e konsideroni vedin si ne shtepin tuej”.

Isa Elez Ndreu ishte edhe tejpas .menduem qe te mbajme kongresin e trete ne mergim,por Isaja tuj pam se si po u zhivlloshin punet ne bllokun komunist propozoj qe te pritet per do kohe dhe kongres ta bajme ne shqipnine e lire. Dhe ashtu u veprue.me daten 22-23 Marc 1994 u mbajt Kongresi I Trete I Bashkimit Demokrat Shqiptar ne Tirane.Per ate kongres nuk kursei kurgja e jo vetem per kongres,por nuk u kursye me ndihmue ku shifte se asht e nevojshme,qytet dhe fshat .Edhe se ne moshe punoi vazhdimisht qe ai kongres te dale me sukses se gjithmone besonte ne forcen e brezave te ardhshem.Dorzuem mundin e sa vjetve,me shprese qe ata te vazhdojne pa ndryeshue qellimin e Partise Bashkimi Demkrat Shqiptar,por pa kalue shume  kohe ai e kuptoj se asht shume veshtire me ndrue institutin per pa ndrue ndergjegjen e njeriut. Komunizmi I kishte shti rrajet shume thedhe edhe aty ku nuk u mendonte.Se fundi me tha :”Loro do baj cmos, e nuk do te kurrsehem,ne menmdyre qe te shof  nji Shqipni te lire.

Ndersa pijshim nji kafe ne Tirane nji prej vendit te tij  I tha familja e jote ka bam shume per Diber e Shqipni Pergjegja e Isas kje:”NUk kan bam mrekulli,ata kan bam nji detyre qe cdo njeni duhet ta baje per vend te vet’. Nderroi jete ne Firence me 9- Prill- 2005,por per shume qe paten fatin ta njofin afersisht ate Shqiptar  te ndershem, me bese ndere e burrni, qendron edhe sot ne mendje e zemer te tyne se nuk  kursej kurgja per vendin e vet Shqipnin.

Filed Under: Komente Tagged With: aq shume, Kujtoj Isa Elez Ndreu, Loro Stajka, per Komb, Shqiptari qe punoi

SHUHET KORÇARJA QË E DESHTE AQ SHUMË DARDHËN

April 11, 2016 by dgreca

-Homazh për Margarita Panin/

Shkruan: Fuat Memelli/Boston/
Rrallë ndodh që një vajzë e lindur dhe rritur në qytet, të ketë një dashuri aq të madhe për fshatin e burrit, sa Margarita Pani ( Papaagjiri). Dashuria e bashkoi me dardharin, Sotir Pani dhe ajo u lidh pazgjidhshmërisht me fshatin e tij, gjatë jetës 58 vjeçare që kaluan së bashku. Si në fillim kur jetonin në Korçë e më pas në Tiranë, dëshira e saj për të kaluar pushimet, ishte Dardha. Ky fshat me bukuritë e tij, me klimën e pastër dhe ujin e ftohtë, me pyjet dhe lulet, me njerzit e saj të dashur, u bë vendlindja e dytë e Margaritës. Kur shkonte në Dardhë, si një fshatare e vjetër, përvishte krahët dhe bënte gjithë punët e fshatit. I gatuante edhe lakrorët, si gjithë dardharet. Një lakror me saç, i gatoi edhe ish ambasadorit amerikan, Rajerson, kur ai shkoi në Dardhë në vitin 1993 dhe fjeti në shtëpinë e tyre. Për thjeshtësinë dhe fjalën e ëmbël që kishte, dardharët e deshin si vajzën e tyre. Tok me të shoqin, ajo punoi për ngritjen e muzeut familjar në shtëpinë e tyre, kushtuar dy patriotëve të shquar, Josif e Vasil Pani, përkatësisht gyshi dhe babai i Sotirit.( Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës.)

Por, cila ishte Margarita ose Ritka, siç e thërrisnin shkurt? Kishte lindur në Korçë, në vitin 1935. Ishte vajza e Kristaq Papaargjirit, mjeshtër i gdhendjes së gurit, i shpalluar “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Korçës”. Një rrugë në këtë qytet, mban emrin e tij. Shumë punime guri në këtë qytet si te parku i Rinisë, te lulishtja ku është monumenti i Themistokli Gërmenjit, te busti i Mihal Gramenos, te lëndina e Lotëve, shumë shtylla guri të gdhendura , etj, mbajnë autorësinë e tij. Margarita kishte mbaruar shollën e Mesme Pedagogjike në Korçë dhe Institutin Pedagogjik në Shkodër. Kishte punuar mësuese në shkollën e Progrit në Devoll e më pas kur u transferua në Tiranë, në shkollën “29 Nëntori”. Për punën e saj , ishte vlerësuar me medaljen “ Naim Frashëri”.

Në vitin 1996, Margarita bashkë me Sotirin , ardhën në Boston, ku më parë kishin mbritur edhe dy djemtë e tyre, Andrea e Vaska. Për 20 vjet, ajo jetoi në Boston por me mëndje dhe zemër, ishte në atdhe. Sa herë shkonte në Shqipëri, krahas të afërmve, takonte edhe shoqet e saj mësuese si dhe ish nxënësit, të cilët i deshte aq shumë. Herën e fundit, ishte para dy vjetësh. Nuk qëndroi  shumë, pasi pati një krizë zemre, nga e cila vunte prej vitesh. Kish dëshirë të shkojë përsëri në Tiranë e në Dardhë, por nuk mundi. Zemra e ndërpreu jetën e saj më 29 mars të këtij viti. 150 shqiptarë që jetojnë në Boston dhe qytete të tjerë të Amerikës, e përcollën Ritkën në banesën e fundit. Midis shumë buqetave me lule, njëra ishte prej shoqeve të saj mësuese nga Tirana. Ceremonia mortore, u krye nga Hirësia e tij, Peshkop Ilia Ketri, me origjinë nga Sinica. Shiu nuk rreshti atë ditë. Dukej sikur edhe qielli, derdhte lotë për Margarita Panin….

***

PS: Federata VATRA dhe Gazeta “Dielli” i percjellin ngushellimet me te thella Sotir Panit dhe te gjithe familjes Pani. Shpirti ne Paqe Margarites!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, homazh, për Margarita Panin

NEWSWEEK: Senatori Bob Dole do të votojë Hillary Clinton

April 11, 2016 by dgreca

 Bob Dole :Trump nuk flet si President…Sanders flet me mendjen e tij dhe thotë të vërtetën…por une mendoj se Demokratët nuk do të emërojnë një socialist/

Bob Dole, senator 92 vjeç, ish-kandidat për president ka dhënë intervistë për revistën amerikane Newsweek.

A jeni në gjendje për të parë ende televizor apo për të dëgjuar radio?

Unë pa problem jam në gjendje të mirë për të dëgjuar Donald Trump. Mendoj se të gjithë mund të dëgjojnë Trumpin.

Cili është mendimi juaj për të?

Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë tonin e fjalive apo debatet e tij publike dhe të veprojë më shumë si një kandidat për president në SHBA.

A mendoni se ai do të jetë kandidati republikan?

Unë jam për Rubio. Më parë unë kam qenë për Jeb Bush, por ai nuk është ende në garë.

Por a mendoni që Trump do të jetë kandidati presidencial?

-Unë mendoj se kjo varet nga super e marta. Ai ndoshta nuk do të fitojë në Teksas. Por nëse ai shtrihet në çdo shtet, ai do të jetë në një shumë të fortë.

-A do të votojnë për të në zgjedhjet e përgjithshme, nëse ai siguron nominimin?

-Po

-Ju do e votoni?

-Unë do shkoj të votoj për Hillary Clinton.

-Por nëse në garë do ishte Trump kundër Bernie Sanders?

-Kjo do ishte më e lehtë. Demokratët nuk do të emërojnë një socialist.

-Pas ndalesës më 14 tetor të 1996 gjatë fushatës së tij presidenciale Bob Dole përshëndet mbështetësit në Kansasdhe dhe Missouri.

-Cili është mendimi juaj për Sanders?

-Më pëlqen të dëgjoj për atë. Unë mendoj se ai është një person i ndershëm. Ai flet me mendjen e tij dhe thotë të vërtetën.

-Por ju nuk do të votoni për të.

-Jo unë jam një republikan. Unë nuk jam një tifoz i madh i Cruz. Mendoj se ai është shumë ekstremist. Është e vështirë të jetë konservator, sepse ai është një ekstremist dhe nuk ka një të vetëm në Senatin republikan që mbështet këto ide. Asnjë prej tyre deri më tani nuk ka mbështetur Cruz. Ai vazhdimisht sulmon republikanët ashtu siç bën me demokratët. Ai e quajti liderin tonë Mitch McConnell një gënjeshtar, një fjalë që nuk e kam dëgjuar gjatë 28 viteve që kam qenë në Senat. Kjo shkel rregullat e Senatit. Nëse ju doni të përballeni me dikë, ju shkoni në zyrën e tyre. Ju nuk mund ta bëni këtë në katin e Senatit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Hillary Clinton, NEWSWEEK: Senatori Bob Dole do, të votojë

Shënohet 105 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë në Nju Jork

April 11, 2016 by dgreca

Komuniteti Shqiptar në New York, shënoi 105 Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë (Foto)

Nga Beqir SINA/

Ngritjes së Flamurit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, i parapriu dhe ngritja e Flamurit në Deçiç nga patrioti Dede Gjon Luli, së bashku me prijësit e tjerë të Malësisë, në pranverën e vitit 1911, më 6 prill të atij vitit. Kjo ditë e shënuar nuk erdhi rastësisht, por nga përpjekjet e pafund të luftëtarëve për Pavarësi dhe Liri, nga gjaku i derdhur brez pa brezi të, të gjitha kohërave, se në zemër të tyre jetonte Heroi i Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti.

BRONX NY : Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme e shqiptarëve, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, e vitit 1911, të udhëhequr nga prisi i pavdekshëm i maleve tona Ded Gjon Luli, kremtohet, edhe tek shqiptarët e Amerikës, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, e cila ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme.

Më 9 prill 2016, ditën e shtunë, Shoqata “Malësia e Madhe” në vazhdën e aktiviteteve të veta, në përkujtimin e datave të shënuara me rastin e 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, organizojë në nder të 6 Prillit, një mbrëmje festive, në Bronx- New York.

Është, pikërishtë ky aktivitet, i cili për dekada, është festuar nga shqiptarët e Amerikës, dhe na kujton një nga ngjarjet me rëndësi të veçantë për historinë e gjatë e të mundimshme, por edhe krenari e lavdishme e popullit shqiptar. Shënimin e këtij jubileu – 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, nën organizimin e Shoqatës Malësia u mbajtë, në restorantin e njohur Maestro’s, dhe morën pjesë qindra vetë.

Në këtë mbrëmje festive, morën pjesë edhe mysafirë nga vendlindja dhe komuniteti shqipatrë, përfaqësues të shtetit të Kosovës, klerikët dhe personalitete të njohura të komunitetit tonë : Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në New York, Dom Pjetrit Popaj, mysafiri nga Shqipria professor doktor Gjok Uldedaj, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Ai që dha kontribut të madh në realizimin vendosjes së shtatores së Ded Gjon Lulit në Tiranë.

Kryetari i Fondacionit Plave Guci Alex Selimaj ,kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare zotëri Marko Kepi , anëtarët e kryesisë së Shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, e cila ishte dhe organizatore e këtij manifestimi me aktivist të dalluar të komunitetit. Përfaqsuesi diplomatik i Konsullatës së Kosoves zotni Fatmir Zajmi, asamblisti i parë shqiptarë në Asamblen e New Yorkut, zotni Mark Gjonaj, activisti e intelektuali i dalluar nga Malësia, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi professor Nikolle Camaj, Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj, e të tjerë.

Veprimtaria, u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx, Angjel e Suzana Juncaj.

Poashtu, me një minutë heshtje, të pranishmit kanë kujtuar dhe nderuar me këtë rast të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.

Mbrëmjen e drejtoi, z. Age Ivezaj – duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje, Shoqata Malësia e Madhe,e cila vjen nga bashkimi i dy fondacioneve, po debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të bashkimit, për të cilin kemi shumë nevojë ne si doasporë, por edhe si malësorë.

Ivezaj, duke folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, tha se : “Sot jemi duke përkujtuar njërën prej ngjarejeve më të lavdishëme të historisë sonë, 105 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, atë të vitit 1911, të udhëhequr nga prisi i pavdekshëm i maleve tona Ded Gjon Luli, i cili bashkë burra e burrnesha, në log të malësisë, me gjakun e tyre, u bënë gur themeli i shtetit shqiptarë. Kryengritja e Malësisë së Madhe, është pjesë e lëvizjes gjithë shqiptare, për liri pavarësi dhe bashkimin e plotë të Shqiprisë” tha ajo.

Më tej Ivezaj, tha se ngritja e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill të vitit 1911 në majë të Bratilës, në malin e Deçiq, ishte kulmi i përpjekjeve të deri athershe, për të dalë nga robnia shekullore, dhe, për të penguar coptimin e trojeve shqiptare nga pazarllaqet e diplomacisë europjane, qysh ne kongresin e Shën Stefanit e të Berlinit.

“Prania e flamurit, simbolit të gjithë shqiptarëve, tha drejtuesja në duart e trimave malësor, është beteja e të gjitha forcave liridashëse shqiptare. Pa marr para sysh se luftimet në Deçiq Qaf të Ugles, Shipshanik e Dinosh, i paguan me gjakun e tyre djelmnia e Hotit e Grudës, të Trieshit e Kojës, Kelmendit e Kastratit. Duhet të theksohet fakti se Kryengritja e Malësis nuk ishte thjesht kryengritje locale e 5 ose 7 maleve të Malësis , por ishte levizje mbarë kombëtare për ti dhënë fund zgjedhës së robëris dhe për t’a bërë Shqiprinë “ Zojë në vete”, siç thoshte Vaso Pasha,” tha udhëheqsja e këtij manifestimi Age Ivezaj.

Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj date, si dhe përshëndeti 105 – Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe.

Në rradhë të parë duhet të faleminderojmë Zotin, nisi fjalën e tij Dom Pjetri, që na ka ruajtur, na ka udhëzuar dhe na ka mbajtur të bashkuar. Kemi vuajtur nën shtypjen e të hujave por kemi pasur dorën e Zotit dhe përkrahjen e njëri tjetrit, dhe, ky bashkim na ka forcuar aq shumë sa që ( megjithëse numër i vogël por i fort) për të luftuar një perandori . Këtë e kemi trashëgim prej të parëve tanë, duke filluar prej Kastriotve.

Ndërsa, duke folur për këtë tubim përkujtimor, Dom Pjetri tha se “Ky tubim të na vlejë neve që të frymëzuar prej etërve tanë, të veprojmë gjithëherë për të mirën e popullit tonë. Të ndihmojmë njeri tjetrin, pa dallime, largime dëbime e përçarje pro, të jetojmë si vëllezër e motra të një familje, të nji populli e të një Atdheu”.

Më pas e mori fjalën kryetari i shoqatës Malesia e Madhe zotni Ejllo Berishaj

Duke përshëndetur “Lavdi jetës dhe veprës se heroit Dedë Gjon Luli!!! kryetari i shqoatës, z.Berishaj, tha se njerëzit e mëdhenj si Dedë Gjon Luli, me rastin e vdekjes pushojnë dhe nuk flasin ma, por vazhdojnë të jetojnë sepse pasardhësit dhe atdhetarët nuk harrojnë kurrë veprat e heronjve.”

Në fjalën e tij kryetari i shoqatës, Malësia nga New Yorku, nuk la pa permendur edhe faktin e bashkimit të dyjave fondacioneve nga Malësia, e cila simbas tij, ka qenë e frymëzuar, edhe erdhi si rezultat i asaj – që ka qenë edhe forca kryesore e kryengritësve dhe Dedë GjoLulit.

“105 vjet më parë, tha ai ishin uniteti i Hotit, Grudës, Trijepshit dhe Kojës, Kastratit dhe Kelmendit. Kurse, sot forca jonë këtu në diasporë, është përkrahja dhe anëtarësimi Juaj sa më i madh në Shoqatën Tuaj dhe tonën Shoqatën Malësia e Madhe, sepse, vetëm kështu mund të ndikojmë dhe ndihmojmë proceset e demokra-tizimit dhe integrimit të trojeve shqiptare në Bashkësinë evropiane e pastaj duke hecur drejt bashkimit kombëtar.” tha Berishaj.

Më pas ai theksojë se :”Sot shqiptarët janë më të fortë se kurrë, Shqipëria në NATO, Kosova shtet i pavarur, diaspora shqiptare e fortë dhe organizuar, të gjitha këto më japin të drejtën të them se nuk mund të tolerohet edhe më tutje situata dhe pozita e mjeruar politiko ekonomike në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi. Këtu, më duhet të konstatoj edhe numrin tepër të madh të subjekteve politike shqiptare, pa platformë të përbashkët politike të veprimit dhe të kërkesave politike, duke mos rrespektuar as marrëveshjet politike të arritura dhe të nënshkruara në mes veti. Kështu të përçarë dhe të dezorien-tuar, vështirë se mund të sjellin një të nesërme më të mirë, edhe pse ka plotë njerëz të mirë atje, të sinqertë dhe dashamirës të çështjeskombëtare, me shpirt dhe zemër” ( fjalën e plotë e gjeni më poshtë).

Fjalën e rastit e mbajti publicisti, ish gazetari i Zërit të Amerikës, humanisti, personi që u vu në shërbim të çështjes shqiptare Gjek Gjonlekaj. Ai, që dha kontribut të madh në avancimin e çështjes së Kosovës, gjithmonë i gatshëm për të dhanë donacione për të ndërtuar objekte fetare e kombëtare, tha drejtuesja e kësaj veprimtarie, Age Ivezaj duke prezantuar Gjonlekajn.

Gjek Gjonlekaj, e quajti – Kryengritjen e Malësisë së Madhe me kryetrimin dhe heroin tonë Dedë Gjon Luli, një jubile të shenjtë – i cili, përkon edhe me vitin e Nëna Terezes – “Pra, është, tha Gjonlekaj, ky viti më i nderuar për kombin shqiptarë, për të kujtuar prijsin tonë Ded GjonLulin, dhe për të shjetëruar nobelisten shqiptare Nëna Terezen”.

Kurse, duke ia atribuar meritat e organizimit të disa aktiviteve, dhe permendur ato, të cilat ai veçojë në kujtimin e ngjarjeve histrorike të Malësisë, përfshirë Kyengritjen e Malësisë së Madhe me Ded GjoLulin, të dy ish fondeve, atij Humanitar Malësia e Madhe – dhe ish – Fondacionit Ded GjoLuli – sot, pas bashkimit Shoqatës Malësia e Madhe.

Gjonlekaj, tha se “ata kan bërë aktivitete, të cilat kan të bëjnë me humanizëm, përkujtimin dhe krenarinë tonë, duke bërë edhe vepra të mëdha për më shumë se çerek shekulli në komunitetin tonë – këtu në diasporë – saqë nuk ka bërë tjetër kush – vepra kaq të mëdha “ tha ai.

Dhe, me të drejtë kjo shoqatë, është Nderi i Kombit, është Nderi i Malësisë! po të kujtojmë se çfarë kanë bërë këta, me fondacionin e tyre, për bursat, për të ndihmuar vendlindjen, për ndihmuar luftën e UÇK-së, nga 88’’ – 99’’ u shpreh Gjonlekaj.

Më pas ai duke folur për Kryengritjen e Malësisë së Madhe, mbas lartësimit dhe vlerësimit që i është bërë figurës legjendare të Dedë Gjo Lulit, kujtojë shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, i cila ka thënë se “Periudha e Skëndërbeut ishte prologu i Shqipërisë – ndërsa, lufta e Ded Gjolulit dhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, monologu i Shqipërisë”, çka do të thotë se Skëndërbeu, ishte fillimi, ndërkohë, që Dedë Gjoluli, ishte mbyllja” tha Gjonlekaj..

Kruja, Malësia e Madhe dhe Drenica, janë tre vende historike”! janë legjenda të cilat na kan dhënë ngjarje të mëdha,”u shpreh Gjonlekaj, gjatë fjalës së tij, cili i quajti historian të “mbrapësht” disa historian dhe stutdiues shqiptarë, në mënyrë se si e kan trajtur Kyengritjen e Malësisë, me prisin legjendra Ded GjoLuli..

“Të cilët , u shpreh Gjonlekaj, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e trajtuan pushtimin otoman të Shqipërisë, si një administrim të asaj kohe, “duke, anashkaluar atë se qindra malësorë u vranë, sa e sa gra mbeten të veja, dhe sa fëmijë u rritën pa prindër”, tha ai.

Është e pafalshme që të mos njihet kontributi i tyre, ashtu si duhet ,! tha në fund Gjonlekaj, duke ju kujtuar atyre, se si nderohen ngjarje të tilla edhe në SHBA, sidomos me shtypin që u jep një vend të madhë .

“Sepse, ata gjakun e tyre e derdhen për Flamurin e Gjergj Kastriotit, por me keqardhje them, se për luftëtarët, për gjakun dhe jetën që dhanë jo vetëm që nuk janë vlerësuar, ashtu si e meritojnë, si duhet, dhe si vepronë e gjithë bota e qyteruar, por me e keqja është se ata kanë qenë të harruar nga historianët, studiuesit shqiptarë, dhe nga qeveria shqiptare, gjithmonë, në përkujtim të 6 prillit 1911”.

Me një përshëndetje në këtë kujtimin e 105 vjetorit të Kyengritjes së Malësisë, foli edhe mysafiri nga Shqipëria professor doktor Gjok Uldedaj, i ftuar nderi në këto përkujtime në Detroit – Michigan dhe New York.

“Të nderosh e të përkujtosh Kryengritjen e Malësisë së Madhë të vitit 1911 si dhe udhëheqësin e saj legjendar Dedë Gjo Luli, tha mysafiri nga Shqipëria, është një detyrë dhe obligim i yni në nderim të paraardhësve tanë që vunë jetën e tyne në themel të “ngrehinës” Shqipëri, të asaj ngrehine ku të gjithë ne kemi futur kokën,por duhet ta lexojmë e kuptojmë mirë moralin dhe mesazhin e veprave të tyre atdhetare.

“Ata, luftuan për bashkimin e shqiptarëve, po sa jemi ne të bashkuar sot? pyeti Uldedaj, dhe shtojë :” Ata luftuan për të mbrojtur e ruajtur gjuhën, po sa e shkruajmë, e flasim dhe e përçojmë gjuhën tonë të bukur tek brezat tanë? Këto pyetje shtrohen për të gjithë ne shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojmë, por para së gjithash për shqiptarët në trojet e tyre, nën Malin e Zi” tha profesor Gjok Uldedaj.

Më pas darkën në kujtim të 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhë të vitit 1911, me në krye Ded GjoLulin, në fjalën e tyre, e përshëndetën edhe përfaqsuesi diplomatic i Konsullatës së Kosoves zotni Fatmir Zajmi, edhe Asamblisti i parë shqiptarë në Asamblen e New Yorkut zotni Mark Gjonaj, i cili gjithmonë merr pjesë në festat tona kombëtare, dhe aktivitet e tjera të komunitetit.

Gjithashtu, tubimin e malësoreve në New York, e përshëndeti edhe nji aktivist e intelektual i dalluar nga Malësia, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, professor Nikolle Camaj i cili tha se “Malësorin mundet t’a gjuash (hedhësh) jashtë trojeve të tij, por kurr nuk ja mund t’ja gjuash Shqiptarinë dhe kurr nuk ja gjunë Malësinë, atë e gjenë gjithnjë në mesin tuaj malësorë”.

Më tej ai tha :”Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme kombëtare, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe ngritja e Flamurit në Deçiç nga patrioti Dede Gjon Luli, së bashku me prijësit e tjerë të Malësisë, në pranverën e vitit 1911, më 6 prill të atij vitit, është një ngjarje kulmore, e cila i parapriu edhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme,” tha profesor Camaj.

Në fund të kësaj darke përkujtimore kushtuar 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhë të vitit 1911, me në krye Ded GjoLulin, organizuar nga Shoqata Malësia e Madhe në New York, u kujdesën këngëtaret Blerta Demiri, Kreshnik Ahmetaj dhe Liridon Ulaj.

Filed Under: Histori Tagged With: 105 vjetori, Decic 1911, i Kryengritjes se Flamurit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT