• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

ARRESTOHET NJË “RILINDAS” NË KURBIN, KREU I OSHEE

April 8, 2016 by dgreca

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkeled Alibeaj denoncoi emërimin në krye të OSHEE-së në Kurbin. Lekë Tuna sipas tij, është kreu i një grupi kriminal që trafikonte makina./

Nga Ahmet ZANI/

Drejtori i OSHEE Kurbin është arrestuar në mesnatën e dy ditëve më parë në banesën e tij në Lac. Arrestimi në kuadër të operacionit të koduar Luxi ku bashkë me disa persona të tjera akuzohet pëe trafik të mjeteve luksoze, Lek Tuna 27 vjecari nga qyteti i Lacit është vendosur në krye të OSHEE Kurbin disa muaj me parë, ndërsa është prangosur për vjedhje të atoveturave ne disda shtete si Zvicer Itali etj,. Mjetet kanë kaluar nga dogana e Hanit te Hotit ndersa i personi ne fjale eshte derguar ne ambjentet e drejtorise se policise se shkodres i dyshuar per vepren penale te vjedhjes se automjeteve lusoze, ndersa pritet vendosja e mases se sigurise pasi te shqyrtohet nga policia vepra ndaj drejtorit te OSHEE ne Kurbin.

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkeled Alibeaj denoncoi emërimin në krye të OSHEE-së në Kurbin. Lekë Tuna sipas tij, është kreu i një grupi kriminal që trafikonte makina.

“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin”,- tha Alibeaj, i cili ka zbuluar edhe arrestimin e këtij personi, por që është mbajtur i fshehtë.

“Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike. Por lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin”, tha Alibeaj.

“Në gjithë Kurbinin, mes qindra të rinjve e të rejave, burrave e grave me integritet e të arsimuar, Edi Rama i vuri gishtin pikërisht këtij vjedhësi dhe trafikanti makinash, kreut të një grupi të strukturuar kriminal, me lidhje dhe me mafian rajonale, për ti besuar drejtimin e OSHEE. Prandaj dhe pikërisht për këta trafikantë me të cilët ndan pushtetin, me të cilët sundon qytetet dhe i ka sjellë deri në parlament, Edi Rama nuk e donte dekriminalizimin dhe bëri çdo përpjekje për ta ndalur atë”, theksoi ai në një deklaratë për mediat.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, ARRESTOHET NJË "RILINDAS" NË KURBIN, KREU I OSHEE

Promovim Libri në Nju Jork

April 8, 2016 by dgreca

Të nderuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të artit e letërsisë që aderoni në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë./

 Ju urojmë suksese në krijimtarinë tuaj!/

 Më dt. 16-Prill 2016, Ditën e Shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, adresa 2501 Jerome Avenue, Bronx, Neë York  10468, ora 12 p.m., Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e  ”Shoqata e Grave Shqiptaro -Amerikane”Hope & Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization”),  me Presidenten e saj, gazetaren dhe publicisten, znj. Mimoza Dajci,  dhe ndihmën e pakursyer  të intelektualit artist, piktorit e publicistit Astrit Tota, dhe të ndihmës brilante e të mrekullueshme prof. Haxhi Berishës, do të mbahet: Promovimi i vëllimit poetik, “Ndjenjë Perëndie”, i poeteshës së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e shquar e cështjes kombëtare, Poetja e Kombit në Letërsi: Znj.Rita SALIU.

Promovimi i këtij vëllimi poetik me titull sinjifikativ mes Hyjnores e Njerëzores –“Ndjenjë Perëndie”, është ideuar në formën e “Mbasdite Letraro-Artistike”, me referenca rreth veprimtarisë së  znj. Rita Saliu,  Luftëtare e Paepur dhe e palodhëshme për cështjen kombëtare, rolit të saj si humaniste dhe Poetja dhe Veprimtarja e Kombit në Letërsi.  Ftesë Speciale për Shoqatën Pan Shqiptare “Vatra”, dhe editorin e gazetës “Dielli”, Dalip Greca. Do të referojnë figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe kulturë, që jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan.  Janë të ftuar mediat televizve dhe e shkruar, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.

Të ftuar janë gjithashtu,  autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e letërsisë që krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së.

 Kryesia e SHSHSHA-së,                                                     Kryetare e SHSHSHA-së

President NDERI                                                                   Raimonda MOISIU

Adnan MEHMETI

  Sekretare e SHSHSHA-së

  1. Yllka FILIPI

Filed Under: Komunitet Tagged With: Libri në Nju Jork, promovim, RITA SALIU

Refleksion mbi Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990

April 8, 2016 by dgreca

Nga Sulejman GJANA/Kryetar i PLL/

 Lëvizja si kazus për refleksion/

Analizuar nga largësitë e kohës, pa pasione dhe ngarkesa emocionale e politike, të cilat zakonisht “viktimizojnë” protagonistët dhe pjesëmarrësit, Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 meriton të shqyrtohet si ngjarje dhe pikë kthese historike në kufijtë e epokave dhe sistemeve politike, ku ajo qëndron, sfidon dhe njëherësh kufizon.

Pafundësia e materialeve faktologjiko-dokumentare dhe e informacionit të shpërfaqur deri më tash, ndonëse në kushtet e censurës dhe fshehjes së shumë dokumenteve arkivorë (nëpërmjet ligjit kriminal të vitit 2003 për maturimin për një periudhë 25 vjeçare të arkivave të PPSH-së), na mundëson të kuptojmë frymëzimin, brendinë dhe trendin e zhvillimeve që diktoi lindja dhe kurorëzimi politiko-social i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 në Shqipëri.

Filozofia e Historisë

Por çelësi dhe instrumenti mëi fuqishëm për të analizuar, për të sintetizuar dhe konkluduar me saktësi mbi këtë Lëvizje është shqyrtimi i saj nën parimet strikte dhe metodologjinë e Filozofisë hegeliane të Historisë. Parime dhe kompleks metodik analitik, induktiv, deduktiv, konjitiv, hipotetik, kuantitativ, prediktivo-hipotetik, komparativ, sintetiketj.,që ndihmojnë për ta interpretuar historinë në përgjithësi dhe atë të pikëkthesave që formësojnë dhe determinojnë ngjarjet epokale, jo thjesht si shumatore faktike dhe kronologjike të këtyre ngjarjeve, por për ta vlerësuar nëpërmjet shqyrtimit shkencor të tyre dhe interpretimit historiografik.Shqyrtim dhe interpretim që e kualifikojnë historinë, nga një dije disiplinore, në një shkencëpothuajse ekzakte, sikurse është Historiografia. Shkencë kjo që u përmbahet parimeve, ligjësive, kritereve, metodologjive dhe instrumentariumit të shqyrtimit shkencor, pa të cilat nuk mund të kuptohen origjinat, shkakësitë dhe tendencat që kanë shoqëruar “Historinë Origjinale, Historinë e Reflektimit dhe Filozofinë e Historisë Njerëzore e të Qytetërimeve”, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Hegeli na mëson se përtej faktologjisë, Filozofia e Historisë na kumton se historiografët e vërtetë duhet të synojnë zbardhjen dhe interpretimin e përmbajtjes dhe kuptimit të ngjarjeve, që gjithmonë shtyjnë dhe çojnë kah trendi logjik në të cilin e tërheqin zhvillimin e këtyre ngjarjeve bash faktorët, aktorët vektorët dhe forcat drejtuesee vepruese njerëzore, krahas faktorëve anësorëe rrethanorëtë pranishëm.

Historia si afirmuese e Lirisë

Në fundore Hegeli e konsideron Historinë si një proces specifik dhe i qëllimshëm, që gjithmonë synon të ngarendë kah Liria Njerëzore. Dhe jo më kot këtë ngarendje të shoqërisë njerëzore dhe individëve kah Liria, Hegeli e përkufizoi si “Fenomenologjia e Shpirtit…, e Frymës”, që gjithmonë priret drejt Lirisë. Ndaj dhe në përmbyllje të këtij konkluzioni logjik,Hegeli shkroi se “Historia është procesi dhe procesioni hyjnor nëpërmjet të cilit Shpirti zbulon vetveten dhe synon zbulimin e shkakësive të ekzistencës së tij”.

Kritika shkencore e vetë Filozofisë hegeliane të Historisë mundësoi lindjen e mëvonshme të Epistemologjisë së Historisë, e cila u degëzua gradualisht nëparadigmat e shkencave shoqërore dhe disiplinat humaniste, sikurse Pozitivizmi, Neopozitivizmi, Postpozitivizmi, etj. (Geisteseissenschaften).

Hegeli dhe ithtarët e tij si Karl Hempel, Morton Vajt, Kolingvud dhe Uilliam Drej, e përpunuan imtësisht teorinë e tyre kauzale të shpjegimit të Historisëdhe e përshkruajnë të kuptuarit e lëvizjeve historike si procesin më kuptimplotë e të pashmangshëm të njohjes dhe përvetësimit të të vërtetave të mëdha që qëndrojnë dhe mishërohen në thelbin e ngjarjeve të së kaluarës, pavarësisht distancës kohore. Procese këto që, sipas tyre, qëndrojnë në themelet e të kuptuarit, tëshkruarit, interpretimit dhe shpjegimit të Historisë.

Liria si ideal i Lëvizjes…

Vlerësuar dhe shqyrtuar kësisoj, natyrisht që Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte ngarendje kah Liria, për shkëputjen nga tirania e diktaturës së proletariatit.

Lindur e shkolluar në Perëndim dhe rritur e edukuar me ndjenja kombëtariste në një familje të mërgatës politike shqiptare të Belgjikës, e angazhuar fort kjo në OKLL-në që asokohe vepronte vetëm në diasporë, i kam ndjekur nga afër dhe i kam të dokumentuara me arkivë të gjitha zhvillimet politiko-shoqërore që i paraprinëLëvizjes Studentore tëDhjetorit 1990. Ndaj sot e kam më të lehtë të bëj lidhjen midis ngjarjeve më tëspikatura ndërkombëtare me ndikim të paevitueshëm në zhvillimet ndërshqiptare, jashtëdhe brenda Shqipërisë, gjatë dekadës 1980-1990. Zhvillime të cilat i kam analizuar duke u mbështetur mbi bindjen shkencore të shkakësisë determinuese dhe ndodhive jorastësore, para dhe pas ngjarjeve të mëdha historike.

Ështëky këndvështrim që më detyron të ndërmend në këtë refleksion zhvillimet e fillimviteve 80-të, që i paraprinë përgatitjes së kushteve që nxitën shpërthimin dhe daljen në skenë të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, një dekadë më vonë.

Tito dhe serbofilët shqiptarë

Vdekja e Titos dhe çlirimi i serbëve nga diktati i ekuilibristit të madh kroat me interesa personale dhe angazhime e mbështetje të mëdha ndërkombëtare si “bashkëkryetar i KSBE dhe i vendeve të Painkuadruara (të mos’angazhuara)” e atyre të“Botës së Tretë”, destabilizoi ekuilibret e brishta në lidershipin komunist të Tiranës dhe atë tëPrishtinës.

Por ishin ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë dhe parullat e qëllimshme “Kosova, Republikë”; apo ato spontane “Duam bashkim me Shqipërinë” dhe “Rroftë Enver Hoxha”, që tërbuan nacionalizmin serb duke e shtyrë të realizojë rrokadën e titistëve me filoserbët në Prishtinë,si dhe eleminimin e Mehmet Shehut me shokëderi në rivendosjen e ekuilibreve të plota garantiste midis Beogradit e Tiranës. Proces ky që kulmoi me vendosjen e Ramiz Alisë në krye të Presidiumit të Kuvendit Popullor (pra në krye të shtetit), e më vonë edhe faktikisht, ndonëse jo zyrtarisht, në krye të PPSH, mbështetur nga Nexhmije Hoxha, ndërkohë që Enveri zuri shtratin për të mos u ngritur kurrë.

Mjafton të analizosh rreshtimet, hierarkimet dhe skalionimet e reja pushtetore në Tiranën e asaj kohe në politikë dhe media, që sot janë edhe nomenklatura e pushteteve reale në Shqipëri -për të kuptuar triumfin e atëkohshëm tëserbofilëve në Tiranë, me ndikim e bashkëshoqërim edhe në Prishtinën aktuale.

Kina dhe pikiata e diktaturës

Prishja me Kinën dhe thellimi idështimit ekonomik e futi Shqipërinë në krizën ciklike të pakësimit të valutës nga shkëmbimet tregtare me vendet e Lindjes komuniste,e cila gjithashtu u zhyt në katastrofë ekonomike pas krizës politike polake dhe ardhjes në pushtet të antikomunistit genuin Regan në SHBA-të.

SHBA gremis Moskën

Ronald Regani, i sigurt nëepërsinë absolute tësistemit raketor bërthamor amerikan ndaj atij sovjetik, (si të vetmet armë që do të përdoreshin në ndonjë konfrontim ushtarak dypalësh), me platformën e qartë të çmontimit të BS që sapo kish dalëme dështim nga konflikti ushtarak në Afganistan – nisi garën e re të armatimeve dhe rritjen galopante të buxhetit të Luftës.

Vdekja e Brezhnjevit dhe ardhja në fuqi në BS e krerëve të KGB, Çernjenko dhe Andropov, të cilët dispononin të dhëna të sigurta të epërsisë amerikane në armatime dhe ekonomi, futi në panik lidershipin sovjetik që ra në grackën e Reganit duke rritur buxhetin ushtarak me pasojë rrënimin ekonomik. Ndaj dhe rezultuan qesharake e tëdështuara reformat e të sapoardhurit në pushtet, Gorbaçovit, si “Perestrojka” dhe “Gllasnost”, të cilat Alia i kopjoi me reformat allashqiptare tejet qesharake të“Tufëzave dhe Arëzave” dhe “Demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit”.

Komunistët “rivrasin” gjermanë

Prononcimet deri edhe me libra të dëshmitarëve okularë dëshmojnë sot se edhe ndihmën bujare të Gjermanisë(nëpërmjet kryeministrit të Bavarisë, Shtraus-it), e sabotuan RamizAlia dhe Nexhmije Hoxha, sapo konkluduan se nuk i konvenonte pushtetit të tyre.

Katovica si pushtetmbajtje

Gorbaçovi e lexoi shpejt katastrofën e paevitueshme të Perandorisë Komuniste, ndaj dhe aktivizoi skenarin rezervë të KGB-së, “Katovicën”, të cilin ngarendi ta marrë e ta studiojë Ramiz Alia, që bëhej gjithnjë e më qesharak kur deklaronte se “Ne nuk jemi as Lindje e as Perëndim”, ndërkohë që kopjonte e ndiqte pikë për pikë Moskën, teksaedhe ngjarjet antisovjetike në Poloni i kish denoncuar personalisht në shtypin e kohës si “tradhti ndaj Marksizëm-Leninizmit, revolucionit dhe komunizmit në pushtet”.

Alia hesht para serbëve

Alia dhe Tirana zyrtare heshtën ndaj Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe pezullimit të dhunshëm të Autonomisësë “Krahinës së Kosovës” nga Beogradi zyrtar pas konfliktit të sajuar dhe vizitës së Millosheviçit në Fushë Kosovë”, në shkelje flagrante të Kushtetutës së Jugosllavisë së vitit 1974. Madje të dërguarit e Alisë si përfaqësues tëshkrimtarëve shqiptarë në një takim ballkanik të letrarëve në Nish, shkëmbyen komplimente reciproke dhe përqafime me hartuesit serbë të Memorandumit, në vitin 1987.

Por presioni iBeogradit mbi Alinë arriti kulmin pas ngjarjeve dramatike të Stari Tërgut, ngujimit të mijëra minatorëve shqiptarë në galeritë e minierave të Trepçës dhe rishfaqjes së parullave spontane “Kosova, Republikë” dhe “bashkim me Shqipërinë”, në vitin 1989.

Rrëzimi i Murit të Berlinit, bashkimi i dy Gjermanive, kalimi përfundimisht i RDGJ në kampin e Perëndimit, por sidomos ngjarjet tragjike në Timishoara, që u shoqëruan me eleminimin fizik të Çausheskut në periudhën tetor-dhjetor 1989, tmerruan regjimin e Tiranës, risollën ndër mendjet e shqiptarëve kauzën e bashkimit të mundshëm e me vullnet të lirë të Kosovës me Shqipërinë.

Në këto kushte, presioni i Beogradit mbi Ramiz Alinë u shtua bash kur minatorët e Stari Tërgut vendosën të vetëflijoheshin, ndaj dhe Tirana zyrtare filloi të kuiste dhe belbëzonte duke gjetur dhe shpallur fajtor Azem Vllasin dhe lidershipin krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës, bash kur Beogradi i eleminoi ata nga skena politike.

Alia shtyp shqiptarët

Ndaj jo rastësisht Ramiz Alia e shtypi me dhunë barbare organizimin antikomunist të14 janarit 1990 në Shkodër, që synoi rrëzimin e monumentit të Stalinit, akt që jo vetëm u censurua totalisht për opinionin publik, por nuk u shqyrtua as nga PPSH në ndonjë mbledhje, sikurse u veprua në raste të tjera (p.sh., rasti i “bombës” tek ambasada sovjetike në vitin 1951).

Po barbarisht u përgjigj regjimi i Alisë ndaj ngjarjes së përgjakshme tëmarsit 1990 në Kavajë, ku u ekzekutua antikomunisti Josif Buda, ndërsa protagonistët u arrestuan, u tortuaruan dhe u dënuan me burgime të gjata.

Mbreti Leka sfidon Alinë

Më 5 janar 1990 në gazetën amerikane “Wall Street Journal”, më24 janar 1990 në gazetën “Washington Times”, dhe më 1 shkurt 1990 në gazetën “Sun” (Baltimore), Mbreti Leka u prononcua publikisht dhe gjerësisht në tre intervista, duke deklaruar se ishte i gatshëm të kthehej në Shqipëri dhe të kryesonte revoltat popullore për përmbysjen e regjimit.

Mbreti Leka gjithashtu u bëri në vijim njëthirrje publike ushtarakëve shqiptarëbrenda vendit, që t’i bashkoheshin këtij aksioni dhe të kontribuonin për rrëzimin e komunistëve nga pushteti.

 Mërgata kundër komunizmit

Ndërkohë, në qytetet kryesore të Europës dhe SHBA-ve, mërgata antikomuniste e udhëhequr nga OKLL dhe Balli Kombëtar, zhvilloi demonstrata masive kundër regjimit të Tiranës, shoqëruar me kërkesën që qeveritë përkatëse të vendeve dhe mbarë Komuniteti Ndërkombëtar, të shtonin presionin mbi Tiranën për shpalljen dhe jetësimin e pluralizmit politik dhe lirive demokratike.

Mirëpo këtyre zhvillimeve dhe presionit ndërkombëtar, Alia personalisht dhe ideologu i tij Foto Çami, iu përgjigjën me deklarata politike dhe duke aktivizuar me shkrime në media akademikët komunistë Arben Puto, Stefanaq Pollo, Hekuran Mara e Hasan Banja, si dhe pedagogët e gazetarët Fatos Nano, Gramoz Pashko, Remzi Lani, Napolon Roshi, etj..

De Kuelari trondit regjimin

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Perez de Kuelar, në maj 1990 në Tiranë, ishte dëshmi e presionit të Perëndimit për demokratizim të vendit dhe e vuri në gjendje alarmante shefin e komunizmit shqiptar.

De Kuelar i kërkoi prerë Alisë pluralizëm politik, kurse ky premtoi vetëm lirimin e të burgosurve politikë dhe lejimin e besimit fetar.

SHBA kushtëzon Alinë

Ndërkohë që Shqipëria shprehu zyrtarisht dëshirën për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën dhe SHBA-të, ish Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker deklaroi dhe ripërsëriti në Senatin amerikan, qartë dhe prerë, kushtin se Shqipëria duhej doemos të lejonte pluralizmin politik dhe të fillonte reformat drejt ekonomisë së Tregut të Lirë.

Alia sfidon KSBE-në

Por në mbledhjen e KSBE në Kopenhagen, në qershor 1990, ambasadori shqiptar Petrit Bushati deklaroi në emër të Ramiz Alisë se “Shqipëria nuk ka ndërmend të pranojë kushtin e vendosjes së pluralizmit politik”.

Kosova tmerron Alinë

Shtimi i represionit serb pas shfuqizimit të Autonomisë së Kosovës, shtypjes së grevës së minatorëve të Trepçës dhe heqja e shumë të drejtave kushtetuese që i shndërruan shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në Jugosllavi, i detyruan këta të krijonin parti politike që kërkonin pluralizëm dhe ngritjen e Kosovës si subjekt kushtetues federal nënjësi federative me Statusin e një Republike, sikurse edhe republikat e tjera.

Por ishte pikërisht ideja e pluralizmit politik që u ngjiz dhe u jetësua me parti konkrete politike në Kosovë ajo që e tmerroi Alinë. Ndaj dhe bash më 2 Korrik 1990, jo rastësisht, por natyrisht në bashkërendim me Beogradin, në Tiranë Alia dhe regjimi përgatitën dhe realizuan të ashtuquajturën Ngjarja e Ambasadave, ku mijëra shqiptarë u sulën për disa ditë radhazi dhe arritën tëfuten në ambasadat e vendeve perëndimore për të marrë azil politik e për t’u larguar nga Shqipëria, alias “vendi mëi lumtur në botë”.

Alia “hap” ambasadat

Natyrisht ishte Sigurimi i Shtetit që shpërndau si rrufe lajmin për “hapjen e ambasadave”, çka me këtë rast shkarkoi tensionet sociale nëpërmjet largimit të pjesës më agresive kundër regjimit, krahas shmangies së prozhektorëve mediatikë botërorë nga ngjarjet në Prishtinë.Kësisoj ngjarjet ramiziste disaditore të Ambasadave devijuan, sfumuan dhe verbuan enkas, e me skenar të parapërgatitur,vemendjen e mediave botërore ndaj aktit mëtë lartë kushtetues tëpërfaqësuesve të popullit shqiptar të Kosovës shqiptare – deklarimin e Kosovës si njësi e pavarur dhe e barabartë me njësitë e tjera në Jugosllavi, pra shpalljen e Kosovës “Republikë…”.

2 Korriku serb i Alisë

Ky akt i hapur tradhtie kombëtare, maskuar nga Alia me trukun e “Ngjarjes së Ambasadave”, u realizua me sukses teksa në Kaçanik përfaqësuesit politikë të shqiptarëve (deputetët e Kuvendit të Kosovës), u mblodhën për të miratuar dhe shpallur publikisht Deklaratën Kushtetuese mbi “Kosovën – Republikë në kuadër të Jugosllavisë”, bazuar në frymën dhe nenet e Kushtetutës së Jugosllavisë së vitit 1974, asokohe ende në fuqi.

Sipërmarrja madhore e “Kosovës-Republikë” kishte vlera të pallogaritshme, pasi kishte karakter “de lege ferende” dhe përfaqësonte Aktin juridiko-kushtetues të vetëpërcaktimit politik të Kosovës e të popullit shqiptar atje si popull shumicë që shpallej “komb”, dhe jo “kombësi”, ose “pakicë kombëtare”. Dhe për më tepër ndërmerrej kur Jugosllavia gjendej në fazën e ripërkufizimit të pozitës kushtetuese të saj e të elementëve përbërës konstituivë(që ishin njësitë përbërëse federative), dhe realizohej me shprehjen e vullnetit sovran të shqiptarëve si komb dhe popull i barabartë me kombet dhe popujt e tjerë atje.

Puto-t dhe Omar-ët heshtën për këtë tradhti dhe kësisoj, me trysninëdhe ndihmën e Beogradit, Tirana zyrtare sfumoi dhe fshiu përfundimisht ndërkombëtarizimin logjik të Çështjes së Kosovës e të shqiptarëve në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, bashkë me idenë e pluralizmit politik që përcillej dhe vinte që andej në vendin-amë, duke e lënë sërish monizmin e Tiranës si kolona më e fuqishme e serbizmës në Shqipëri.

Për të ngritur në zenit zhurmnajën dhe pluhurnajën e harresës antikosovareAlia përgatiti mitingun e 13 korrikut, në të cilin akuzoi 4700 azilantët e Ambasadave si “huliganë dhe gangsterë që braktisën atdheun si kusarë…”, duke “harruar” braktisjen komuniste të2 milionë bashkatdhetarëve nën thundrën e Millosheviçit.

Alia tubon intelektualët

Në gusht 1990 Alia organizoi takimin me intelektualët e përzgjedhur si ajka e regjimit, e ku askush nuk kërkoi pluralizmin politik. Sali Berisha kërkoi vetëm heqjen nga Kushtetuta në fuqi të nenit që përcaktonte se PPSH kishte rolin udhëheqës në jetën e vendit,krahas transparencëstë shtuar në mediat shqiptare për informacionin dhe pakësimit të censurës politike mbi to.

Alia ua përmendi intelektualëve-ajkë të regjimit “pluralizmin”, por ata deklaruan se nuk e kuptonin këtë nocion politik, ndaj dhe shefi i komunizmit shqiptar u detyrua t’u shpjegonte se “pluralizëm politik do të thotë që përveç PPSH-së të lejohet krijimi edhe i partive të tjera si partia Ambientaliste, partia Agrare, partia Republikane, partia Demokratike, partia Socialdemokrate”, pra bash partitë që më vonë krijoi dhe miratoi.

Mirëpo intelektualët ishin të mendimit se Shqipëria kishte nevojë vetëm për pluralizëm të mendimit, “sipas traditës së kuvendeve në odat e burrave”, dhe jo për pluralizëm politik, që sipas tyre “do të përçante unitetin e popullit të bashkuar rreth partisë”. Ndaj dhe Alia u mburr deri në fund të jetës, duke deklaruar: “I pyeta nëse ishin dakord të miratonim pluralizmin politik, por ata nuk e pranuanidenë”.

Ramizistët “keqkuptojnë” pluralizmin

Prandaj jo rastësisht, si shprehje e debateve kuvendore të ngjashme me ato nëodat e burrave, si dhe e pakësimit tëcensures moniste, për muaj me radhënë shtypin kohës u botuan shkrime të“ajkës intelektuale”, ku vajtohej koha e humbur nga mosvlerësimi i rolit tëeksperimenteve të Pavllovit në fiziologji dhe aludimet e “guximshme”për “elementë konservatorë që nuk kuptonin dhe nuk zbatonin porositë e shokut Ramiz Alia për pluralizmin e mendimit sipas traditës së kuvendeve të odave të burrave”.

Alia shpik 80 përqindshin

Rritja e presionit ndërkombëtar, kolapsi ekonomik dhe vonesat e regjimit qëe gjeti zgjidhjen tek vendosja e 80 %-shit si masë për të frenuar rebelimin e të varfërve të papunë në qytete; disa ndryshime në Politbyro dhe qeveri, që kulmuan me emërimin e Fatos Nanos si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Gramoz Pashkos si këshilltar për ekonominë pranë kryeministrit Çarçani; shpallja e reformës Nano-Pashko si shpëtim në ekonomi – thjesht e thelluan krizën totale të regjimit dhe vendit.

Shfaqet Lëvizja Studentore

Në këto kushte Alia projektoi ndryshimet trukuese nëpërmjet nxitjes së një lëvizjeje studentore. Ai nuk guxoi të përdorte për nxitje të ndryshimeve segmente të “kllasës punëtore”, sepse problemi do të merrte trajtën sikur pushtetit të diktaturës së proletariatit po i kundërvihej vetë klasa punëtore në fuqi.

Fshatarësia e mbetur në izolimin e fshatit dhe në injorancëtë thellë e masive, as që mund të përdorej, sepse ideatorët do të vetëdiskreditoheshin, ndaj u gjetën studentët. Ata ishin të rinj, të paditur në punët e politikës, të brishtë e të manipulueshëm, dhe në shumicë bij e nipër të komunistëve më të privilegjuar, më të pushtetshëm e më të afërt me regjimin.

Pasi rëndoi me qëllim kushtet e jetesës së studentëve konviktorë që përbënin shumicën studentore nëpër universitete, Alia nxiti rebelimin e tyre për kushtet mizerabël dhe kërkesa ekonomike që do të eskalonin me kalkulime në kërkesa politike qënë fundore mund të çonin thjesht në krijimin e ndonjë organizate studentore, së cilës do t’i jepej ngjyrimi i një partie politike që do të konkurronte si e tillë me PPSH-në, krahas rripave të transmisionit komunist, që ishin organizatat e masave, sikurse ajo e Grave, e Rinisë dhee Bashkimeve Profesionale.

Studentët refuzojnë manipulimin

Dhe rasti u krijua në ditët e ftohta të fillim-dhjetorit 1990, kur në Qytetin “Studenti”u prenë dritat. Studentët konviktorë u acaruan dhe në errësirë filluan të artikulonin thjesht kërkesa ekonomike. Çdo gjë shkoi sipas planit deri në radikalizimin e Lëvizjes Studentore, që u shkaktua nga ish studentë të sapodiplomuar e specializantë, të cilët ishin shumë më të qartë politikisht e më të vendosur, por që nuk arritën të formulonin kërkesë më të avancuar politike përveçse krijimit të një organizate thjesht studentore, me atributet e përfaqësimit politik për mbrojtjene interesave të këtij grupimi rinor. Dhe bash në këtë kohë u futën në lojë intelektualët e përgatitur nga regjimi, shumica pedagogë, të cilët morën në duar drejtimin e Lëvizjes Studentore dhe formuan një parti politike në lidershipin e së cilës studentët ishin në minorancë.

Më pas gjithçka shkoi sipas planeve të Alisë, që, pas takimit me studentët të cilëve u miratoi menjëherë partinë, u vetëshpall dhe e shpallën si “babai i demokracisë në Shqipëri”, por që“rrezikohej me jetë nga konservatorët dhe enveristët brenda PPSH, Ushtrisë e Sigurimit të Shtetit”, ndaj dhe “duhej mbështetur e shpëtuar…”.

Studentët ngarendin kah Liria

Natyrisht që Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e tyre, që realizoi ndryshimine sistemit politik në mënyrë paqësore, teksa legjitimoi pluralizmin politik duke ndryshuar rregullat e lojës politike dhe duke delegjitimuar sistemin monist komunist.Por ama në analet e historisë ka mbetur thjesht fakti i pamohueshëm se protagonistët dhe liderët e kësaj Lëvizjeje nuk artikuluan veçse kërkesën për krijimin e një organizate kuazipolitike “të studentëve dhe intelektualëve të rinj”, krahas kërkesave të tjera kryesisht me karakter ekonomik.

Radikalizimi i pjesshëm i Lëvizjes Studentore ndodhi kur ajo u mbështet fuqimisht nga intelektualët dhe punëtoria në Tiranë dhe mbarë vendin, çka e detyroi Alinë ta merrte nën kontroll të menjëhershëm nëpërmjet skalioneve të“intelektualëve-desantë” qëi kish përgatitur prej kohësh duke i saturuar me idenë e frikshme se, nëse nuk e merrnin ata nën kontroll Lëvizjen Studentore dhe partinë e sapokrijuar, do ta merrnin armiqtë e regjimit dhe vendi do të shkonte në luftë civile.

Ramizistët kapin timonin

Pasi skema u realizua pa “armiqtë e deklasuar”, në mitingun e parë madhështor tëQytetit “Studenti”, ku merrnin pjesë të gjithë studentët dhe punëtoria e Tiranës që hidhte parulla të egra kundër Bllokut, komunistëve dhe regjimit, komunisti Gramoz Pashko, që mbante ende postin e këshilltarit pranë kryeministrit Çarçani, deklaroi para kamerës së Alfons Gurashit: “Ju betohemi shoku Ramiz se kurrë nuk do ta tradhtojmë gjakun e derdhur prej jush dhe baballarëve tanënë luftën kundër pushtuesve, kolaboracionistëve e tradhtarëve ballistë e zogistë…, kurrë nuk do të lejojmë që gjakpirësit e popullit të na marrin tokat dhe pronat…”.

Natyrisht studentët kanë meritën që u mobilizuan dhe u strukturuan me shpejtësi duke përshpejtuar zhvillimet politike që u shfrytëzuan jo për faj të tyre nga intelektualët e dërguar nga Alia.

Studentët me breroren e Lirisë

Studentët me vrullin rinor shërbyen si bërthamë politike rreth së cilës u afruan shtresat opozitare më të ndërgjegjësuara, që sëbashku iu kundërvunë një sistemi represiv shumë të fuqishëm.

Të etur për pavarësi qëndrimesh dhe të trembur nga furia e manipulatorëve me pardesy të bardha dhe xhupa të zinj e patllake Sigurimi, studentët për një kohë të gjatë, nën ndikimin e liderëve të pakontrolluar politikisht ruajtën pavarësinë dhe dallueshmërinë e Lëvizjes Studentore nga partitë politike, nëpërmjet organizatave dhe individëve të veçantë.

Dëshmia më e fortë e këtij fakti ishte planifikimi, organizimi, drejtimi dhe mbyllja me sukses e Grevës Historike të Urisë, që e detyroi sistemin të hiqte statujën dhe emrin e themeluesit të vet, Enver Hoxhës, dhe të pranonte humbjen e legjitimitetit.

Ishte kjo fitore e Lëvizjes Studentore që çliroi masat e gjera të popullit dhe të gjitha shtresat nga kontrolli politik, frika, detyrimi dhe dyshimi.

Lëvizja parcelizohet politikisht

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte një rast klasik i Mosbindjes Civile dhe mosvazhdimit të konformimit me sistemin më gjakatar që ka njohur historia jonë.Fatkeqësisht, rolit politik dhe reformues të Lëvizjes Studentore, pas krijimit të partive politike do t’i vinte fundi i natyrshëm thjesht për faktin se aktorët politikë ndërkombëtarë nuk mund të mbështesnin dhe t’i siguronin partnership një Lëvizjeje Studentore me organizim dhe objektiva të varfër politikë, e që nuk mund të siguronte fitoren e opozitës në zgjedhjet përballë PPSH-së. Aq më tepër kur PD dhe komunistët, sëbashku, e përçanëmenjëherëLëvizjen Studentore në organizata dhe fraksione politike me ngjyrime të ndryshme, që shërbyen më pas si kontigjente për krijimin e forumeve rinore të partive që u shfaqën në skenën politike.

Gjithashtu po fatkeqësisht, Lëvizja Studentore u përgatit, u iniciua dhe u drejtua nga lart, nga kreu i regjimit dhe ndihmësat e tij nëpër partitë politike. Poashtu, edhe frytet e idealeve dhe fuqisë transformuese të saj u volën nga njerëzit e përgatitur dhe desantuar nga regjimi.

Studentët mbetën në Histori

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sa kohë që edhe vetë studentët më të radikalizuar nuk mund të konfrontoheshin politikisht dhe me dhunë me prindërit e tyre komunistë e të lidhur ngushtë me regjimin… Ndaj dhe krerët më të painkriminuar e të pamanipuluar tëkësaj lëvizjeje nuk mund ta shpëtonin atë nga fati historik i paracaktuar.

Por kjo megjithatë nuk e zbeh rolin dhe kontributin e saj për miratimin e pluralizmit politik, për bilancin zhgënjyes të të cilit nuk mund të fajësohen studentët idealistëqë aspiruan demokracinë dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Kjo është edhe arsyeja përse Lëvizja Studentore 1990 do të mbetet në historinëtonësi detonatori që shpërtheu në themelet e diktaturës, të cilën e braktisën të gjithë mbështetësit e saj, për të hipur në barkat e shpëtimit dhe për t’u drejtuar drejt brigjeve që u siguruan mbijetesën dhe pushtetet që ndërrohen në mënyrë ciklike, me marrëveshje…Pushtete që janëdhe përfaqësojnëestablishmentet e tradhtisë së pastër ndaj idealeve demokratizuese të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990.

Filed Under: Analiza Tagged With: mbi Lëvizjen Studentore, Refleksion, Sulejman Gjana, të Dhjetorit 1990

SKËNDERBEU I VOGËL I FILMIT

April 8, 2016 by dgreca

Ese nga Xhevair Lleshi/

Pse m’u shfaq edhe më i madh Roland Dasho sot? E lexova në facebook, në një kumt të tijin, se qenkej ai djali i vogël i filmit «Skënderbeu» që dërgohet peng te sulltani. Gjergji i vogël, Gjergj Kastrioti Skënderbeu i ardhshëm, mbreti i shqiptarëve që do të spikatej me zulmë të madhe, luftëtari dhe diplomati habitës, njeriu që i dha famë shqiptarëve dhe luftës së tyre kundër Perandorisë Osmane… Kjo është vetëm një sekuencë që i jep tjetër kredit personalitetit të një njeriu të mësuar, të shkathët intelektualisht, i jep zë të veçantë dhe kur të mos jetë më do kërkojnë të dinë më shumë për Rolandin, jo thjesht si një student i zoti i biokimisë, as edhe si profesionist dhe as si një njeri që di t’i organizojë mirë punët që bën. Po vetëm për këto tri-katër minuta, pa e ditur sheshpushimin dhe sheshveprimin e filmit, pa ditur rrethanat që e çuan deri te filmi, derisa regjisori i vuri vulë. Çdo njeriu i mjaftojnë ato pak çaste të mbetura në film, me kulmin e emocionit të përftuar. E vërteta është se karakteristikat e tij sot janë të tjera dritare që e shohin jetën e këtij njeriu krejt ndryshe. Ndryshe në çdo hap…

Ata që jetojnë në lagjen «Kala» të Beratit e dinë ku është kisha e Onufrit, ose muzeu i veprave të tij, e njohin sheshin para tij edhe sikur të ndodhen në situata të papërshtatshme, madje edhe në grahmat e fundit të jetës. Edhe Rolandit kur ishte jashtë atij sheshi pothuaj nuk i kujtohej fare që dikur, kur ishte i vogël, ai, i shënjuari nga fati, djali i rrëmujshëm dhe i përkëdhelur, do të mbetej përjetë në celuloid, duke sjellë diçka madhore në kujtesën kombëtare, do të ishte për këdo djali i fundit i Gjon Kastriotit dhe do të merrej peng nga sulltani. Kur e vështrojmë në sy të vërtetën e tmerrshme të asaj kohe, barbarizmin dhe energjinë e saj, atëherë mund ta ndiejmë edhe më thellë emocionin që vjelin këto çaste. Në raste të tilla kushdo mund t’ia vërë fajin jetës, madje mund ta mallkojë atë e të nënvizojë me psherëtimë të thellë se sa e tmerrshme qenkej kjo jetë! Për këdo ky mund të ishte një zhgënjim i llahtarshëm, sepse fëmija, i mbrojtur tek e fundit edhe nga një instinkt madhështor i prindit, nuk mund të «dhurohet» ashtu, nuk mund të jetë si plaçkë. Por ja që, siç e dimë nga historia, ky zakon barbar dhe aq i hidhur, kështu lozte me fatin e njeriut. Me fatin e Skënderbeut tonë, po edhe me fatin e kujtdo tjetër personazh. Por ne shohim aty Rolandin tonë, Roland Dashon, që, pa e ditur ç’bënte, do të luante një rol krejt episodik, krejt të veçantë, që do të mbetej i fiksuar në të gjitha lëvizjet e mësuara e mbi të gjitha të tijat. Dihet se fëmijët nuk u shpëtojnë dot «së tyres», pjesës më interesante, sado që ne shpesh na pëlqen të themi «të mësuarës». E mësuara është aty, sigurisht, por e tretur brenda kuptimit që i jepte ky djalë i vogël, derisa më në fund regjisori të kënaqej me veprimin, zërin, sjelljen, lëvizjet, si ta hipnin mbi kalë për të kalëruar me një «osman» drejt zemrës së Perandorisë së madhe, aty ku ishin jeniçerët, aty ku do mësonte forcën dhe kulturën, gjuhët, diplomacinë, por që, siç e dimë do të mbetej shqiptari më i madh i të gjitha kohërave!Rrugicat e kalasë së Beratit, edhe ato do të duhej të krenoheshin me episodet e filmit «Skënderbeu», pasi ato dhe eleganca e tyre e përsosur janë lënda e gatshme mesjetare që i dhurohet filmit. Aty hidhej sera, uji i vluar, aty ngriheshin shkallët dhe para mureve zhvilloheshin betejat e mëdha të historisë njerëzore. Por rrugicat dhe muret nuk kanë gojë të tregojnë, siç bën Rolandi që na sjell me dy rreshta fëmijërinë me yllin e fatit të tij ngarkuar. Rrugicat dhe muret e heshtur janë e do të jenë aty me një pëshpërimë plot dalldi, se ato kanë qenë dikur, pa dashjen e tyre, natyrisht, sfida e madhe e Skënderbeut, zulma e tij, pse jo edhe turpi i madh, helmi dhe thika pas shpine, fusha e mbjellë me të vrarë (vetëm ullinjtë janë dëshmitarët e historisë!)… Por ja që edhe e hidhura e madhe kthehet në mjaltë. Vetë Kalaja e Beratit mori hak për vete, derisa e bindi me një thjeshtësi të madhe regjisorin që aty të zhvillohej veprimi, pa e ditur historinë, veç t’ia kenë treguar aktorët shqiptarë gjatë ndenjjes në sheshpushim. Dikush do të thoshte se karaktereve njerëzorë që vepronin në film këto rrugica u kanë dhënë fisnikëri dhe kjo ka mbetur përgjithnjë në imazhin e filmit. Aq më tepër që filmit i intereson sidomos karakteri. Këta i kemi në të përditshmen tonë, me ta mund të përshëndetemi, siç ndodh me Rolandin, i cili ka mbetur si figurë e bukur e një historie të trishtme, për ta bërë sot krahasimin me kureshtje të fortë jo vetëm për t’ua rrëfyer njerëzve. Por, megjithatë, kjo është edhe histori argëtuese, e tillë edhe për vetë personazhin, ndonëse e veshur me petk interesant dhe të jashtëzakonshëm, që mbart me kujdes tharmin «e kohës», shoqëruar me fytyrën e bukur, sjelljen e zakonshme e shoqëruar me virtytin e rrallë që fal me vulë të përjetshme magjia e kinemasë.

Unë e përfytyroj njohjen me djalin e vogël që sot ka një emër dhe mbiemër, Roland Dasho, teksa rrinte pranë së ëmës, e cila ishte valltare amatore – edhe ajo e shënjuar në film, për skenat e magjishme të dasmës së Skënderbeut në sheshin e kishës së fshatit Drobonik, i cili e sheh Beratin dhe magjinë e tij në pëllëmbë të dorës. Rolandi i vogël luante rreth e rrotull këmbëve të aktorëve, nuk përmbahej në kënaqësinë e vet, se aq shumë njerëz nuk kishte parë ndonjëherë, aq shumë kostume popullore, aq shumë ngjyra, aq shumë skena, aq mrekulli që i binin nga qielli. Aty shtroheshin dreka e darka, aty kishte shumë verë, pihej e këndohej, aty luhej luftash, vrapohej, kishte aq shumë kuaj të bukur sa ai vogëlush s’kishte parë kurrë në jetë. Një botë e mrekullueshme. Regjisori do ta ketë parë në prehrin e së ëmës dhe do të ketë bërtitur «E gjeta Skënderbeun e vogël! Është i mrekullueshëm!» Së ëmës së Rolandit do t’i ketë rënë atë çast një nur tjetër, siç u bie zakonisht nënave kur flitet për bijtë e tyre. Por regjisori mund ta ketë pikasur edhe në sheshe duke luajtur, duke mbledhur ndonjë lule, duke e parë në sy fytyrën e mahnitur nga lëvizjet e dendura të «luftëtarëve», me aq shumë armë, klithma dhe vrapime saqë do ta ketë pasur të vështirë të mos habitej. Atëherë regjisori do ta ketë ngritur në krahë, duke e çuar lart, rrahur nga rrezet e diellit dhe fjalët me siguri do të kenë qenë po ato që tha më lart. Se fytyra e kujtdo vogëlushi të mahnit, aq më tepër ajo e Rolandit që ne njohim. Ai sikur të vinte nga thellësia e historisë do të mbinte aty në sheshxhirim si djali i fatit të plakur, si biri i një komiti të pamësuar me atë çfarë ndodhte rreth e qark. Ai më mirë se çfarëdo tjetër mund të bënte vrima në tokë me një copë dru, mund të imitonte një makinë, një kalë, një shpatë. Ta filmoje lëvizjen ditore, veprimet dhe habinë e tij të jashtëzakonshme, kjo kishte për të qenë një magji më vete… Një magji dhe shkollë për ata që studiojnë psikologji. Jam i bindur se kushdo që do ta shihte kështu vëmendjen e kamerës do të mahnitej me këtë sy regjisorial…

Gjatë gjithë jetës, Roland Dasho, për ne që nuk ia njihnim këtë detaj të fëmijërisë, do ta kujtonte, ashtu siç edhe e solli, si një gjë fare të zakonshme, me të lexuar në facebook se një tjetër personazh i gazetarisë shqiptare, Ylli Polovina, shkruante që i ati i tij, Shaban Polovina, kishte qenë figurant në filmin «Skënderbeu». Dhe Roland Dasho u zbërthye. E tregoi atë që e ruante sekret. Kujtesën ia ka forcuar e ëma, duke ia nanurisur si rrëfenjë të vjetër, pse jo edhe si përrallë të bukur. Dhe kujtesa e Roland Dashos u freskua menjëherë, u ngrit lart, kas, si kali i Skënderbeut të filmit, si «luftëtarët» aty rreth e rrotull. Kjo shenjë e fatit nuk u përmend kurrë në rrethet shoqërore, nuk zuri vend në CV e tij, as edhe se qe dikur në një shenjë kaq të bukur dhe sigurisht emocionuese. Ai nuk protestoi asnjëherë që nuk ia përmendnin këtë fakt dominues, të cilin  do të donte shumë t’ia zinin ngoje, nuk kundërshtoi askënd, i ndershëm në kumtin e ditës, rrethuar me heshtje të ftohtë, ndërsa zemrën – sikur thërriste – që t’ia linin të paktën t’i rrihte në kraharor. Roland Dasho nuk kërkon famë, nuk ka harruar asgjë, mbetet gjithnjë stoik, nuk kërkon të merret me letrat vetëm se i pëlqen letërsia, u hedh parfumin e tij tregimeve që lexon dhe mban për vete një dhimbje të bukur…

Unë e besoj se adresa e tij e facebook-ut këto ditë ka pasur shumë klikime. U pëlqeu pyetja interesante e Roland Dashos: a kishte të drejtë ai të fliste për Skënderbeun e vogël, për Vojsavën bijë të Gostivarit, për dasmën e famshme të Skënderbeut me Donikën, për drekat dhe darkat me aktorët shqiptarë dhe sovjetikë, për Skënderbeun gjeorgjian… për gjithçka të atyre ditëve të mrekullueshme të regjistrimit të filmit. Rolandit i pëlqen të merret me këtë subjekt, ndonëse nuk ka aspak ndërmend të shkruajë, edhe pse i vjen keq që s’mundet më shumë, pa u ndodhur kurrë në rrethana të papëlqyera. Ky burrë i qeshur, interesant, shprehës dhe herë-herë hokatar, njeri që s’bie kurrë në dëshpërim, të cilit vetëm i hanë duart për punë, njeri me humor të mirë, gjithnjë i shkujdesur dhe muhabetçi i thekur, natyrisht kështu i pëlqen të jetë. Ai deri në fund kështu do të mbetet: njeri, po edhe aktor në moshë fare të vogël që luajti rolin e Skënderbeut tonë në film. As më pak e as më shumë ky është Heroi ynë Kombëtar… kur ishte fëmijë!… Roland Dasho nuk ka frikë se mos e shpallin «tradhtar», po edhe nuk i ankohet kujt, nuk kërkon asgjë përveç faktit se atë sekuencë të largimit si peng te sulltani të gjithë duhet ta mbajnë mend, ndonëse asokohe nuk mbante ditar dhe nuk ruante shënime për ngjarjet e ditës. Sa mirë do të ishte sikur ta mbante mend dikush tjetër atë datë dhe ta përkujtonin si ngjarjen më të shënuar si familje dhe pse jo edhe të pinin të gjithë nga një gotë shampanjë…

«Unë jam nga Berati», thotë Rolandi, Skënderbeu i vogël i filmit. «Kam si shenjë filmin e madh «Skënderbeu», film që e bëri aq të njohur Shqipërinë, më solli edhe mua fat të paparashikueshëm, sepse u lidha pazgjidhshmërisht me Beratin, qytetin tim dhe e kuptova se edhe Berati fitoi aq shumë nga ai film i madh. Por e fshehta mbeti magji për Beratin, ashtu edhe për mua.» Jorgji Doksani më thoshte gjithnjë se një shoku i tij i fëmijërisë, Kom Nova, bënte ç’bënte dhe pinte dolli për Skënderbeun. Vonë-vonë e ngacmova dhe mora vesh se kishte qenë figurant në film. Doni s’doni, jam luftëtar i Skënderbeut. Ja që kështu qenkej bota: ata që luftuan vërtet, ikën pa fytyrë, kurse ne që lojtëm filmin mbetëm me portretet tona! Thirri mendjes! Hajt, gëzuar! Qeshja me Jorgjin, por ma merr mendja që këtë humor bën edhe Roland Dasho, sepse i pëlqen të ketë me vete tharmin e humorit. «S’jam aq i fuqishëm sa jetën time ta kthej në art. Tek e fundit kjo do të kishte qenë e dobishme! Sepse pikërisht kjo do të donte stil, t’i jepeshe fort me pasion të madh një gjëje dhe bota do të ishte me siguri më e mahnitshme, më e thjeshtë, më poetike, më e natyrshme, më e pastër, pse jo edhe më e joshur dhe më e tunduar! Po nga kush më e tunduar? Në fillim fare duhej të studioja art, por ku të linte biologjia të merreshe me art? Sepse mjafton sa të futësh pak majat e këmbëve te biologjia dhe ishte e sigurt se do të bie brenda. Pa le që rinia (ah rinia!) më mbante në krahë me një lehtësi krejt të gabueshme. Pyes veten sa herë bie në kujtimin e asaj dite që u xhirua filmi: mërzia e qetë dhe më pas shpërthyese, të qenit kokulur dhe i dëshpëruar, pa miniera të kota, po gjithnjë  brenda vetes sime, i ëmbël dhe me aromën e thukët të fëmijës, sidomos duke më hipur në kalë para «osmanit» me një lloj përdëllimi sikur do të më kungonin ndryshe, ku bënte zë një delikatesë e patreguar…

E çfarë pastaj po të mos ishte filmi «Skënderbeu»? Unë njëlloj do të vija si një mysafir i vonuar, do ta ndieja njëlloj frymën e ngrohtë të të tjerëve, se njeriut i ka lezet jeta pasi është bashkë me të tjerët. Do të guxoja në mendt e mia të isha pjesë e një filmi? Kurrë, sepse nuk u bëra dot ajo që më kaploi atëherë dhe në atë moshë. Kjo më duket e prekshme, pse jo edhe e besueshme! Nganjëherë them se shaka të tilla janë të bukura. Them po ashtu se sikur të isha unë Gjergji i vogël… Dridhem me një rrëmujë të pazakontë mendimesh dhe nuk e besoj se do të bëja dot atë vepër aq të madhe! Eh, të madhe! Dhe kjo ma fut më tej ngasjen, më bën të qesh e ta sulmoj veten time ashtu siç di unë, mbarë e prapë. Kurse tani që po përparoj bukur mirë në moshë, them se këtu bie edhe erë spekulim, pasi fëmija kurrë nuk mendon aq gjatë. Tmerri i fëmijës është kur sjell ndërmend se mund të mos i ketë më prindërit e tij, por jo, sigurisht jo të luajë në zgjatimin e thekshëm të kohës, të qëmtojë me sy atë që i mungon, t’i pëlqejë edhe ato që brenda gjërave të zakonshme janë fare të mërzitshme. Fëmija nuk ka shpella në mendjen e vet, as bën plane, thjesht fëmija edhe kur s’ka asnjë mundësi është i dashur. E ka bërë perëndia të tillë, të gjejë të domosdoshmen më të hollë, më të bukur, siç e krijoi Grabovi i madh, më të përshtatshme edhe kur është në humbëtirat më të harruara, edhe kur endet në prehrin e kotësisë, edhe kur jeta e zhyt në gjanën e banalitetit, edhe kur është tronditur aq thellë jeta e tij e krisur… Ja kështu do të më pëlqente ta rigjeja edhe njëherë fëmijërinë time, paçka se ato tri-katër minuta, ajo sekuencë e përgatitur me aq mundim e thjeshtësi më detyron shpesh që të vë buzën në gaz. Ne, sigurisht, i pëlqejmë gjërat e mira e të bukura pasi kanë kaluar, sepse habia e kohës së vërtetë nuk na lë rehat, na shtyn ose na tërheq, na detyron nganjëherë ta mendojmë ndryshe, si një sprovë e dështuar, edhe pse imitimi na rrëmben. Mahnia e fëmijës: të bëjë sikur! Detajet (ah sikur të m’i gjenit ato, sa mirë do të qe!), do të kenë qenë shprehëse, paksa të çuditshme, do të më kenë zënë në befasi, mbushur plot pandehma e sekrete (sekretet e asaj moshe janë një tjetër mahní dhe duhet thënë se më i forti është pikërisht ai që mbart sekrete të mëdha!), një sugjestion i çmendur, edhe pse ia beh aq shpejt e shpejt sikur të ishte thjesht një tronditje dhe aq, një ndjenjë që përfundon si shaka. Do të doja ta rijetoja, Zot i madh, dhe kudo të prezantoja as më pak e as më shumë veten time. Se s’ka gjë më bukur se sa egoizmi i fëmijës, që shpesh duket si aureolë mbrojtëse, bëhet pastaj edhe metaforë… Mendo, egoizmi fle mes ëndrrash, me siguri matematike – tejet të zmadhuara, se ndryshe nuk shkojnë, s’kanë pikë shijeje. Mendo, sikur të mos e kisha Skënderbeun në atë skenëz të paharrueshme a do të kisha mbetur pa ëndrra dhe a do të ndihesha i mposh­tur nga fati? S’e di, as e kam menduar ndonjëherë, por ama e di egoizmin e fëmijërisë sime, atëherë kur bëja diçka për t’u plakur, kur punoja rrengje, kur dëshiroja vetëm të bëja po atë jetë që bëja, të ngrija në këmbë entuziazmin e magjishëm të moshës, dhe t’ua tregoja plot mburrje të gjithëve se çfarë kisha bërë, domethënë atë që nuk bëja dot kur u rrita. Ç’më mbeti nga ai vit i largët, kur luhej në Beratin tim filmi «Skënderbeu»? Ndoshta pak trishtim, po aq edhe mërzi, ildisur me një shaka të kërthndezur, e jeratisur si keqardhje, e pra, pak jetë. Mbaron filmi, pastaj fillon loja, arratisur nga e vërteta. Të vërtetat që pa dashjen tonë na injektoheshin në gjak. Një rreth vicioz gjërash ku mbytemi nga pak për ditë, po edhe lumturohemi përditë, të heshtur dhe të mahnitur se si na rrodhi koha kaq shpejt e pa kuptuar…

Do të kisha dashur të isha takuar ndonjëherë me ata që luajtën filmin «Skënderbeu», do të doja që ishim edhe njëherë në sheshet brenda kalasë dhe të përcillja emocionin e asaj kohe të papërsëritshme. Nuk paskam qenë as atëherë i qetë, siç nuk u ndjeva kurrë në jetë, duke ecur në jetën time pa thekse të mëdha e pa bëma të atilla që të thosha se më shkonin, se po ecja edhe unë nëpër maja… Kjo, pikërisht kjo mbeti e fshehta ime, po në një farë mënyre edhe rreziku im – sepse më duhej të ktheja gjithnjë kokën prapa, pasi i prishja baraspeshat e çmendura dhe njëherit të shenjtëruara. A thua se e kuptova ndonjëherë kotësinë e atypëratyshme të çastit? Kurrë! Çasti të kredh brenda pa u ndierë, pa u kuptuar, ashtu siç edhe të rrëmben, të bën për vete, si nën një furi të papërballueshme, si pasion që dikur do të vinte dhe unë do të bëhesha zot i vetvetes. Dhe i pari për mua do të mbetej emocioni…

Metafora mbeti e fshehur brenda jetës sime. Emocioni doli sheshit, jelekzbërthyer dhe si djalosh që të prish mendjen duke pasur nën vete një butafori sëkëlldisëse, mahitur me diçka krejt njerëzore e të vdekshme, në kulmin e gjërave të bukura që kam dëshiruar të bëj. Gjithçka sikur ndodh sa për t’u marrë me mend, si një mërzi e bukur që s’kthehet kurrë më. Dhe mbeta rob i atij çasti: Skënderbeu i vogël i filmit…»

 

Tiranë më 07.04.2016

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Roland Dasho, SKËNDERBEU I VOGËL I FILMIT, Xhevair Lleshi

Aksident ne Nju Xhersi: Dy të plagosur në gjendje të rëndë, njëri- 47 vjeçari shqiptar

April 7, 2016 by dgreca

WAYNE – Shoferi dhe pasagjeri të cilit u lënduan rëndë të martën, kur kamionçina( pickup truck)e tyre në ecje e sipër, në autoban, ishte goditur nga prapa nga një maune, një kamioni e peshave të rënda(tractor), në Route 23 North, janë identifikuar, dhe janë në gjendje kritike në spital , tha të mërkurën policia.
Capt. Laurence Martin i Departamentit të Policisë Wayne, tha në një dekeleratë për shtypin lokal, se :“ Ata të dy shoferi dhe pasagjeri janë në “gjendje të rëndë”, dhe nuk kanë qenë në gjendje të flasën me policinë për të siguruar ndonjë informacion në lidhje me atë që mund të ketë shkaktuar aksidentin” tha Martin.
Pasagjeri në kamionçinë, i identifikuar si Christian M. Calle-Valdez, 29 vjeç, nga Orange County, ishte “tejet, tejet, në gjendje shumë të rëndë” natën e së mërkurës, ka thënë Martin. Kurse, shoferi, Adil Gega, 47 vjeç, nga Lincoln Park, ishte në gjendje disi më të mirë, por ende e rëndë, shtoi ai.
Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë – Spitalin Shën Jozefit në Paterson New Jersey.
Policia tha se shoferi i Maunes – tractor, Steven L. Meyer nga Augusta, Wisconsin, nuk ka marrë asnjë lloj lëndimi.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kamionçina është goditur në mes të rrugës, kur pa kuptur ajo ndaloi, dhe rimorkio e maunes, e goditi në kohën që ai ishte duke udhëtuar në më pak se kufiri i shpejtësisë, deri sa u përplas në pjesën e pasme të kamionçinës.
“Ne nuk e dimë pse u ndalua, kamionçina, dhe ne nuk kemi qenë në gjendje të dinim se çfarë po bisedonin të dy burrat në të, kështu që ne jemi duke kërkuar dëshmitarë e thirrur për të ndihmuar me hetimet”, ka thënë Martin. “Ajo aksidenti ndodhi në mes të rrugës dhe ne mes të ditës, në mënyrë që dukshmëria ishte e mirë”, kur aksidenti ka ndodhur, pra në orën 11:26 paradite, shtoi ai.
Policia tha se po vazhdojnë hetimet, ndërsa ata kan kërkuar ndihmën e qytetarë në kontactin :” Wayne Police Traffic and Safety Bureau at 973-633-3520”. /Beqir Sina/

Filed Under: Kronike Tagged With: aksident, Ali gega, dy te plagosur, shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT