• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

PLAVA BASHKON NYJET E FERRAJVE

April 5, 2016 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/

Kanë kaluar mëse 137 vite nga lufta heroike e Nokshiqit, por edhe pse kohë e gjatë dhe pushtimet e Plave Gucisë nuk u ndalën kurrë, qëndresa e trevës tonë gjatë historisë ka lënë gjurme të pa shlyeshme ne historinë kombëtare. Lufta e Nokshiqit i parapriu edhe vetë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë  sepse po në këtë luftë forcat vullnetare shqiptaret me Flamurin tonë kombëtar në ballë mundën forcat malaziase për të mbrojtur tokat shqiptare dhe atdheun e tyre nga okupimet sllave.

Po nga kjo betejë e lavdishme e Nokshiqit është i ruajtur në muzeun kombëtar të Tiranës edhe Flamuri më i vjetër shqiptar. Kjo betejë e lavdishme  përshkruhet shumë edhe me trimërinë e kryetrimit dhe strategut  ushtarak të trevës tonë legjendarit Jakup Ferrit.  Familja e kryetrimit plavjan, Familja Ferri pas vdekjes  heroike të Jakup Ferrit në betejën e Nokshiqit vazhdoi rezistencën në mbrojtje të interesave kombëtare, por me pushtimin malazias të Plavë Gucisë në Tetor të 1912-es, fati i Plave Gucisë mori një rrugëtim të dhimbshëm sepse përmëse 100 e më shumë vite në Plave Guci punohet që të çrrënjoset qenia shqiptare në këto treva të krenarisë kombëtare.

Heroi Jakup Ferri mbetet emblema e Historisë Kombëtare dhe i kalon kufijtë e Plave Gucise. Ai mbetet simbol frymëzimi për breznitë e sotme dhe të ardhme. Këngët kushtuar këtij trimi legjendar, e kane kthyer në pavdeksi aktin e tij heroik, që mbetet frymëzim për Kombin.

Rapsodi e jep në përmasat e legjendës aktin trimëror të këtij trimi:

Ç´është ai gjog i kuq e i bardh´

Nga beteja sjell haberin

Heu Mespërmes bjeshkës i bie

Fill i vetëm pa luftëtarin

Si dori i lashtë legjendash

Ai po vjen me vrap drejt pragut

As ujëvarat e Valbonës

Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

 

***

Jakup Ferri mor ku je

Thërrasin malet me piskam

Tridhjet krena o i ke pre

Me shtatë plagë po rri në kambë….

Plave Gucia ndjehet krenare për birin e vet që u vetfliju në emër të Lirisë, duke mbetur i pavdekshëm në altarin e Kombit.

 

SHQIPJA GJITHENJE KTHEHET NE FOLEN E VETE

 

Në Plave  sot pas shumë kohë u takuan trashëgimtarët dhe pjesëtarë të Ferrajve Prof.dr. Naser Ferri me të birin  e tij Orestin dhe pjesëtar të tjerë të familjes Ferri që sot jetojnë në Plave Guci.

Dr Ferri me pjesëtarët e familjes vizituan varrin e kryetrimit Jakup Ferrit, pastaj së bashku dhe te shoqëruar nga bashkëvendësit tonë vizituan edhe xhaminë e Ferrajve që u ndërtuan në vitin 1899/1900 nga djemtë e Jakup Ferrit për të nderuar veprën dhe jetën e babit të tyre.  Takimi kaloi në një atmosferë te ngrohtë dhe familjare por vend të rëndësishëm në komunikimin e ndërsjellët zuri aspekti kombëtar shqiptar dhe realiteti i hidhur ku asimilimi ka bërë të vetën por Ferrajt e krenarisë kombëtare të vetdijeshëm me relitetin nuk ndërrojnë shqiptarinë me asgjë tjetër sepse krenaria e të qenurit pasardhës të Jakup Ferrit nuk e don ndryshe.

Nëse shtjellojmë dhe vështrojmë takimin e Ferrajve sot kjo më ngjason  me thënien e bukur “shqipja gjithnjë kthehet ne folën e vet”.

Ferrajt do të mbeten përgjithnjë krenarë të Plave Gucisë Shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Esad Gjonbalaj, NYJET E FERRAJVE, PLAVA BASHKON

Defilim i bukurisë shqiptare të stolisur me veshjet tona kombëtare, në Hartford – Connecticut

April 5, 2016 by dgreca

Bora Balaj – nga Kosova sjell në Amerikë, një copë Shqipëri – Ekspozitë dhe paradë me veshjet tradicionale shqiptare/
Hartford – Connecticut : Nën organizimimin e Agjencisë së Modës ”Bora fashion” nga Gjakovarja, Bora Balaj, dhe asistentes së saj Hana Mirdita, në SHBA, u mbajt dje një sfilatë mode me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, dhe u hapë me këtë rast edhe një ekspozitë në mjediset e sallës, kështu të paktën njoftohet në rrjetin shqoqëror të medias sociale Facebook – nga Bora Balaj.
Aty shifet se stilistja e njohur Bora Balaj – ka paraqitur, dje mbas Nju Jorkut, javën e kaluar koleksionin e saj të famshëm me veshjet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat në “Fashion Show By Bora Balaj”, e cila u mbajt në qytetin Hartford të Connecticut, të dielën, 3 prill 2016.
Kjo sfilatë emocionuese dhe me vlera artistike e kombëtare, ka paraqitur përsëri, disa nga veshjet më të bukura tradicionale, nga disa trevat shqiptare prej nga jugu në veri të Shqiptarisë, duke përfshirë veshjet më joshëse, veshjet e dasmës dhe stolit (aksesorët) që mbajnë në veshjet e kostumeve popullore, ngjyra të pasura e të shëndritshme, qëndisje të zanave shqiptare.
Bora Balaj – fituese e disa çmimeve , autore e organizmit të disa sfilatave në Kosovë, Shqipëri, dhe SHBA, autore e disa disa librave me veshjet folklorike shqiptare, artistia kosovare, është nga Gjakova – Kosovë, por tani ajo po jeton këtu në Connecticut – USA.
“Është një nder dhe krenari për mua për të organizuar edhe në diasporën shqiptare në Amerikë, siflita të tilla me veshjet popullore shqiptare “, thotë, Bora Balaj, në një faleminderim për të gjithë pjesë marrësit dhe ata që kontribuan në këtë sfiliatë, e cila, po përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, me këto shfaqje të modës, duke na ekspozuar veshjet tradicionale nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, për burrat dhe gratë shqiptare nga të gjitha trevat .
“Çfarë, i bën shqiptarët duke preformuar me kostumet tona të bukura tradicionale shqiptare unike, që këto kostume popullore janë marrë dhe janë ruajtur me kujdes, ashtu origjinale nga zonat e tjera shqiptare në Ballkan, të punuara dhe me qëndisje ashtu si quhen ato punë me dorë të bukur, nga gratë shqiptare. Veshjet tradicionale popullore që janë shumë të rralla, të gjalla dhe të pasura në ngjyra dhe në larmi e në detaje “, thotë stilistja e suksesshëme, artistja nga Kosova, Bora Balaj.
Rock stari strugan Haxhi Dauti – Kryetari i organizatës Këshilli Kombëtar Shqiptar KSHA, na tha në telefonë se kjo shfaqje e bukur kombëtar që organizohet nga “Fashion Show By Bora Balajt”, ka për të mbetur gjatë në mendjen tonë, ajo ka për të dhenë efektin e vet tek ne shqiptarët e Amerikës, fëmijët tanë të cilët e pritën me shumë gëzim “Fashion Show By Bora Balaj”,- Ishte me të vërtet fabulouse ” na tha Haxhi Dauti, që ishte dhe një nga pjesëmarrësit dhe e ka përshëndetur këtë event.
Ky manifestim i defilimit të bukurisë shqiptare, u mbajt në mjediset e sallave lukosze në qytetin e Hartfordit në Kenketiket qytet ku jetojnë më shumë se 25 mijë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare .
Në këtë sfilatë të organizuar Agjencia e Modës ”Bora fashion” morën pjesë përveç stilistë nga diaspora në zonën e Tri-Shteshit, edhe asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më shumë vlerësimin e këtij manifestimi.
Në mesin e të pranishmëve në këtë Sfilatë, ishte edhe Presidenti për SHBA- dhe Kanada, i degës së Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Botë , zoti Elmi Berisha, aktori dhe producenti i njohur Xhevat Limani, me pathosin e tij ka recituar dhe ka përshëndetur eventin. Veprimtari Simon Qafa, fotografja Mimoza Rexhepi, edhe aktorë, artistë, veprimtarë të dalluar të komunitetit, pastaj të rinjë dhe të reja shqptare nga qyteti Hartford e rrethina e tij, si dhe nxënës dhe të rinj e të reja nga qytetet e tjera nga zona e Tri Shteshit ishin pjesëmarës.
Të pranishmit argëtuan me këngë e valle, dhe shijuan ushqimet tradicionale shqiptare nga restorantet e shqiptareve në këtë zonë, pastaj nga mysafirët të Sfilatës të cilët ishin edhe anëtarët të shoqatës së gruas shqiptare në Amerikë “Marigona” në Nju Xhersi ,me kryetare Sabie Veseli, të cilat u paraqitën me veshjet popullore te nuses nga treva e Strugës, edhe ata para këtij publiku kan përshëndetur këtë eveniment të madh kulturor.
Në këtë sifilatë, që do të mbetet gjatë në mendjen e pjesëmarrësve, u paraqitë edhe ekspozita me fotografi me veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga Bora Balaj, dhe u këndua e vallëzua shqip.
Së fundi shkruajn pjesëmarresit, se ishte kënaqësi të shihje bashkëkombësit të mbledhur rreth sfilatës së veshjeve të traditës sonë shekullore, por, edhe më kenaqësi ishte të shifje në sallë ishte edhe prezencën e shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në Amerikë, e miqve tanë amerikanë, e të huaj, që jep me kuptuar se ne shqiptarë edhe në disaporë dimë të ruajmë dhe të mabjmë veshjet tona popullore, të i vlerësojmë dhe t’a dimë rendësinë e këtyre veshjeve popullore, për trashëguar ndër breza edhe vlerat e kulturës tonë kombëtare, kësaj kulture të lashtë Ilire, me visare të paçmuara të traditës dhe kulturës Shqiptare.
Përgatiti – Beqir SINA – New York

Filed Under: Komunitet, Kulture

BAJO TOPULLI, ATDHETAR I SHQUAR

April 5, 2016 by dgreca

Nga Luan Çipi/Bajo Topulli, në periudhën plotë ngjarje kur jetoi, punoi e luftoi, si vëllai më i madh në çiftin Bajo e Çerçiz Topulli, u shqua midis luftëtarëve trima e atdhetarë të kohës, po edhe si një njeri i ditur, mësues, administrator dhe udhëheqës.Bajo Topulli, lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1872, në fisin e lashtë Gjirokastrit të Topullarëve, në një familje qytetare me pasuri e veprimtari të spikatur. Thuhet se Bajoja e Çerçizi, paraardhësit i kanë nga Vasil Sulioti e brez pas brezi, mbiemri i tyre, u ndërrua në “Karagjozi” e më tej Topi – Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën).
 Babai i Çerçizit e Bajos ishte Ago Topulli, një burrë i mençur e trim, bashkëpunëtor me Abdyl Frashërin, mik i ngushtë me Koto Hoxhin, pishtar të çeljes së shkollave shqipe në gjithë jugun e Shqipërisë. Ai, me 18 fëmijë, nga të cilët 15 djem, pasurinë dhe jetën e tij dhe të bijve, e vuri në dispozicion të tokës arbërore dhe të lirisë së Shqipërisë. .
Bajo Topulli, me prirje për dituri e shkollim, qysh në moshën 11 vjeç, nga familja e vet arsimdashëse, dërgohet për të ndjekur shkollat në Stamboll, Turqi, ku studion me zell e këmbëngulje, deri në formimin e suksesshëm për pedagogji e drejtim.
Në gjurmët e Rilindësve të Kombit dhe të shoqërinë së zgjedhur të Inteligjencës Shqiptare të Stambollit, ai pati fatin e mirë të lidhet me Frashërllinjtë, me rilindës të tjerë  dhe më shumë me Jani Vreton. Në këtë mjedis të ngrohtë shqiptarie, formohen dhe forcohen bindjet e tij atdhetare përparimtare, që lidhen me përpjekjet e tyre, kryesisht për gjuhën dhe të drejtat amtare, me prirje drejt luftës për pavarësi, në ndeshjet e njëkohshme midis dy zjarreve armiqësore Turke dhe Greke.
Përpjekjet e para për propagandimin e Gjuhës Shqipe, nga ana e Bajo Topullit, në kuadrin e Shoqërisë “Drita” të Stambollit, duken qysh në vitin 1904, në Selanik, kur ai fillon punën për njohjen dhe priret në mësimin e gjuhës shqipe, fill pas përfundimit të Universitetit dhe emërimit në punë shtetërore, në moshën e re 22 vjeçare.
Një vit më vonë, atë e gjejmë si mësues dhe nëndrejtor të Gjimnazit në qytetin e Manastirit, me më shumë Shqiptarë, ku krahas lëndëve në gjuhën Turke, u mëson bashkëatdhetarëve fshehurazi, gjuhën e vetë të bukur, tanimë edhe në kuadrin e organizuar të “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”, me degë në Manastir.
Në një nga detyrat e shkruara të kanonizmës, proklamatës së këtij organizmi, thuhej: “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinë e kombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”.
Në vazhdim, në qarqet e përparuara të Inteligjencës Shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Korçë, Stamboll, Selanik, Bukuresht e gjetiu, e shohim të shumëfishuar luftën për alfabetin shqip me rezultatet kulmore historike të “Kongresit të drejtshkrimit shqip të Manastirit”, ku Bajo Topulli kishte barë dhe detyra të rëndësishme (si mikpritës dhe organizator) dhe mbështeste variantin e alfabetit latin. Këto përpjekje e njohën dhe bashkuan luftën e Bajo Topullit me të tjerë atdhetarë të shquar dhe midis tyre me At Gjergj Fishtën, Don Ndre Mjedën, Mitat Frashërin, Sotir Pecin, etj.
Duke studiuar arenën e punës dhe të përpjekjeve të asaj periudhe të lavdishme për ta, faktet historike flasin se Çerçiz dhe Bajo Topulli, nuk janë thjesht komitët që rrëmbyen armët e dolën maleve, por ata janë edhe diplomatët, që trokitën në kryeqytetet evropiane e Amerikë, për të gjetur mbështetjen ndërkombëtare dhe për të organizuar shqiptarët, drejt çështjes madhore të pavarësisë.
Krahas përpjekjeve dhe punës organizative për ide atdhetarie dhe për gjuhën shqipe, Bajo Topulli, u hodh në hapa konkrete veprimtarie kundërshtuese antiturke, me armë në dorë, nga ku lindi edhe Çeta famëmadhe e Çerçiz Topullit, me aksionin e guximshëm të vrasjes së tradhtarit pro grek Dhespot të Korçës, Foti (që kish paraorganizuar vrasjen e pabesë të atdhetarit Shqiptar Papa Kristo Negovani); me betejën famëmadhe dhe krejt të pabarabartë në forca e armatim, të Luftës legjendare  te Rrapi Mashkullorë; në aksionin për vrasjen e guximshme të Pashait Turk të Gjirokastrës, etj.
Të kësaj periudhe janë edhe inkursionet pararendëse të Çetës së Kryengritësve Gjirokastritë, në Kolonjë e Korçë dhe bashkëpunimi me atdhetarin Sali Butka dhe më tutje jashtë atdheut, deri në Rumani, ku u gjallërua lëvizja antiturke dhe me përkrahjen e Shahin Kolonjës me shokë dhe ku aktivizuan edhe Mihal Gramenon, që u bë zëdhënës dhe tribun i çetave kryengritëse të jugut.
Bajo Topulli bëri përpjekje për të drejtat shqipe edhe direkt, me pjesën e përparuar e reformatore të Turqisë, por pa rezultat. Ishte kjo arsye që, në këtë tentativë, ai pranoi të aktivizohet në përkrahje të Mustafa Qemal Ataturkut edhe u vendos në pozicione të rëndësishme drejtuese e administrative në Shtetin Turk, si Vali e deri Prefekt.
Po, jeta e  atdhetarit të shquar ishte e shkurtër. Ai, i sëmurë rënd, vdes në Sarandë te shtëpia e të vëllait dhe  varroset  me një ceremoni madhështore në Gjirokastër, në moshën 58 vjeç në datën 24 Korrik të vitit 1930.
Vallë ç’bëri në këtë interval kohe, relativisht të gjatë, nga 1912 deri më 1925, atdhetari i përkushtuar?
 Bajo Topulli arriti t’i shërbente edhe Shqipërisë së Pavarur në 3 vjetët e fundit të jetës së tij, si shtetar me kulturë e përvojë: Ishte Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, qytetit të tij të lindjes dhe la atje plot gjurmë qytetarie e modernizmi për kohën.
Por, pak para kurorëzimit të Pavarësisë, nga Plaku i Vlorës, Topullarët e Gjirokastrës shkëputën paksa nga veprimtaria dhe krijojnë njëfarë vakumi në rolin e tyre atdhetar aktiv e pararojë. 
Si qëndron e vërteta historike?
 Mos Ismail Qemali kishte rezerva për të dhe nuk i grishi në bashkëluftim? Apo Bajo Topulli, ideolog, kërkonte tjetër platformë zhvillimi ngjarjesh? Ndofta të dyja!
Është fakt që ndërkohë, për më shumë se 15 vjet, Bajua vazhdoi punën në pozicione drejtuese në Shtetin Turk, në mbështetje të Ataturkut (edhe ky origjinë Shqiptare) dhe u kthye për të punuar në Atdhe vetëm në fund të jetës së tij.(në 5 vjeçarin 1925-1930)
Edhe Çerçiz Topulli, vllau më i vogël, trimi i çartur e i pa lodhur, besnik i ideve të Bajos së ditur,  pati një ndërprerje lufte antiturke, po vetëm për dy vjet. Në prill të vitit 1914, atë e gjejmë në Kuvendin Historik të Shtëpezës në Kurvelesh, ku me Hasan Xhikun, Sulo Beqirin. Halil Sullon, Selam Salarinë etj., si dhe me kontributin e Komitetit Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Durrësit të Wilhelm Vidit, organizojnë luftën kundër pushtuesve progrekë dhe kundër “shqiptarit” famëkeq Zografos, derisa e bashkojnë Gjirokastrën me Vlorën dhe me Shqipërinë tashmë të Pavarur. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin bashkë me gazetarin atdhetar Muço Qullin, i gjejmë në Shkodër, ku shkuan për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez, për t’ia bashkuar Shqipërisë Londineze, si dhe për botimin e një gazete shqip. Arrestohen, lirohen, por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze dhe asgjësohen rrugës për në Çetinë. Eshtrat e tyre gjinden dhe varrosen pas 20 vjetësh. Dhe janë interesante fjalimet e mendimtarëve dhe autoriteteve të kohës në Shkodër, me rastin e varrimit të heronjve, sepse ditën ta nderonin maksimalisht aktin e tyre patriotik e antiserb, duke kontribuar në forcimin e unitetit shqiptar veri jugë, si dhe për solidaritetin ndërfetar.
Edhe humbjen e parakohshme të Bajo Topullit, duhet thënë, e ndjeu shumë djalëria përparimtare e kohës (viti 1930). Është përcaktues dhe kuptimplotë fjalimi i të riut, shkencëtarit dhe gjuhëtarit tonë më të madh të të gjitha kohëve, po Gjirokastritit Eqerem Çabej, kur midis të tjerave, tha në fjalën e tij të lamtumirës ditën e varrimit:
 “Në emër të djalërisë vij t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi:     -Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë-, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. 
 
Për t’u ngelur gjithnjë ndër mend ky akt përcjelljeje, si i veçantë, do ta mbyll edhe unë këtë jetëshkrim të shkurtër përkujtimor, duke iu drejtuar atdhetarit të shquar Bajo Topulli, me fjalën e fundit të kolosit të shqipes, Eqerem Çabei: “ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri … që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. 
 
Tiranë, më 5.04.2016

Filed Under: ESSE Tagged With: ATDHETAR I SHQUAR, BAJO TOPULLI, Luan Cipi

100 Vjet nga botimi ne SHBA i Gazetes Kombetare”VULLNETARI”

April 4, 2016 by dgreca

Keto dite ne arkivin e Vatres mberriti koleksioni i Gazetes Kombetare”Vullnetari”, qe nisi publikimin me 18 Shkurt 1916 dhe vijoi botimi per nje periudhe 2 vjecare. GAZETA kishte botues dhe editor vatranin Kol P Rodhe, nje vatran besnik, nje atdhetar qe dha shume ceshtjen Kombetare. Ai ishte kryetar i Shoqates Besa-Besen, shoqates kryesore, nje nga shtyllat e krijimit te Vatres, nje organizator i palodhur i Shoqates “Arsimi”, nje nder kontributoret e rendesisishem ne Fushaten per shpetimin e Shqiperise, organizuar nga Vatra. Kole Rodhe si shume vatrane te tjere lane Ameriken dhe shkuan qe t’i sherbejne Shqiperise. Si shume vatrane te tjere u ndeshkua me burg. Me propozimin e Vatres, Kole Rodhe u dekorua nga Presidenti i Shqiperise z. Bujar Nishani.

Koleksionin e Gazetes “Vullnetari” ne Vater e dhuroi i nipi i Kol Rodhes, z. Emil Nace, qe jeton ne Chikago, te cilin e falenderojme publikisht. Ne numrin e ardhshem te Gazetes Dielli do te botojme nje speciale rreth kesaj gazete.

Filed Under: Vatra Tagged With: "VULLNETARI", 100 vjet, Kombetare, nga botimi ne SHBA i Gazetes

Rinia e Vatrës në ndihmë të integrimit të të rinjëve shqiptar në jetën amerikane

April 4, 2016 by dgreca

Nga Saimir DASHI/

Ne vazhden e punes dhe angazhimin  e Rinise se Vatres te Shtunen me 2 Prill 2016, u mblodh grupi i Rinise se Vatres prane Selise se Vatres , per te diskutuar se si mund te bashkepunojme me shume per te ndihmuar te rinjte Shqiptare ne integrimin sa me te shpejte ne jeten amerikane . Takimin e drejtori Kryetari i Rinise se Vatres z. Saimir Dashi, kryetari i Rinise per Vatren z Faruk Krasniqi- sekretar e Rinise se Vatres. Ishin te pranishem edhe nje grup anetaresh qe jane te gatshem te japin kontribut maksimal per te ndihmuar njeri tjetrin ketu ne Nju Jork si Fitim Krasniqi , Ked FortuZi , Elidon Lamnica , Lorenc Dekaj , Saimir Burgaj , Alen Aliaj.

Ne kete takim u vendos qe te krijohet web siti i Rinise se Vatres, qe do te sherbeje si pike kontakti dhe informacioni per shume te rinj e te reja Qe Jane aktualisht ne USA e per Ato Te rinj Qe vijne nga gjitha trojet Shqiptare . Ideja jone eshte qe cdo informacion pozitiv te implementohet me qellim qe sa me shume te rinj te perfitojne nga informacioni, te shkembehen ide per te rritur frymen e ndihmes ne komunitet . U vendos qe te krijohet nje blog komunikimi me qellim qe Rinia e  profesionisteve Shqiptare ketu ne NY te jete me e angazhuar dhe secili nga ne te jape  nje kontribut konkret me ndihme reale per punesimin e shqiptareve ne cdo fushe, ku ne kemi akses . Eshte i nevojshem  nje ndergjegjesim nga ana jone per tu pershtatur sa me shume me realitetin amerikan Qe te jete me e lehte per te arritur shkallet e suksesit . Vetem Nje bashkpunim teresor e ngritja e nje networku informacioni te zhvilluar mund te na ndihmoje per te ecur me perpara se koha vete . Cdo Lobim behet me nje qellim te caktuar e ideja jone eshte qe te zhvillojme Lobim Shqiptar si nga ana ekonomike Kulturore e keshtu standardi  yne do rritet e ne do te kemi impakt me te madh ne kryeqytetin e botes. Individi i fuqishem krijon shtetin e fuqishem. Edhe ne duhet ta kemi parim te zhvillimit kete moto te Kennedit.  Rinia Shqiptare ketu ne NY Ka nevoje per nje vetemotivim te brendshem e nje nxitje te thelle nisur nga te gjithe vlerat qe kemi lene pas e kjo duhet t’na nxise qe te punojme akoma me shume per te rritur suksesin  tone dhe e shume te rinjve qe kane kete qellim . Endrra amerikane eshte e prekshme e ne duhet te ndihmojme ne realizimin e kesaj endrre . Ne si grup rinor kemi shume kualitete profesionale, biznesmene e njerez qe do japin ndihme konkrete ne punesim , berjen e rezymeve sipas formatit akdemik, training apo edukim per procesin e blerjes se nje shpie ne NY , trainime te ndryshme ne lidhje me aplikimin per tu  futur ne sistemin arsimor  ketu ne NY.

Ne synojme Qe te krijojme nje sistem te plote informacioni me gjithe anetaret qe kemi ne cdo  fushe e te japim asistencen e duhur per te lehtesuar periudhen e veshtire te shqiptareve  te rinj qe kane  ardhur se fundi  e per te ndihmuar edhe Shqipetaret qe kane me shume kohe ketu. Nese arrijme te bashkojme keta faktoret, keta individe te sukseshem, atehere ia kemi arritur qellimit tone . Keto takime do mbahen cdo dy jave per te ndjekur e per te arritur  projekte konkrete ne zbatimin e idete se Rinise se Vatres . Synimi yne eshte te zgjerohemi Sa me shume ne anetaresi per te krijuar nje network sa me te madh e ku cdo i ri ta gjeje veten prane Vatres .

Sa me shume ide , mendime e veprime pozitive te kordinuara per nje qellim te caktuar aq me shume Lobi  Shqiptar do te zhvillohet dhe te gjithe  ne do ta kemi me te Lehte qe te cajme ne  rrugen e gjate e te pafund te suksesit e te  gjithe ne do jemi krenare nje dite per keto vendime qe kemi marre sot.

Te rinj, bashkohuni me Rinine e Vatres, me qellim qe t’ia bejme me te lehte njeri tjetrin jeten ne mergim, te integrohemi, pa e harruar identitetin tone Kombetar!

Filed Under: Vatra Tagged With: integrimi, Rinia e Vatrës, Saimir Dashi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT