• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Kosova këtë vit, Bono për Diasporën për herë të parë

May 27, 2016 by dgreca

 -Ministri i Financave, Avdullah Hoti: Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer investimi në Kosovë për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatami/

 PRISHTINË, 27 Maj 2016-B.Jashari/ Kosova, këtë vit, për herë të parë do të emetojë letra me vlerë, dedikuar diasporës, paralajmëroi ministri i Financave, Avdullah Hoti,  në një takim informues me bashkatdhetarët në Zvicër, i ftuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.

“Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh, mirëpo me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi”, theksoi ai.

Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se në koordinim me Bankën Qendrore të Kosovës në aspektin e emetimit, por edhe me Ministrinë e Diasporës, do të njoftohen të gjithë bashkatdhetarët në diasporë për këtë mundësi të re. “Bonot për Diasporën janë mundësi tejet e leverdishme që diaspora jonë t’i investojnë kursimet e tyre në Kosovë”, u shpreh ai. 

Në takim, ministri Hoti informoi për reformat që po bën qeveria për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovës. Si pjesë e këtyre reformave, ai shpalosi pakon e re fiskale, ligjin për Investime Strategjike, Fondin Kosovar për Sigurimin e Kredive si dhe Klauzolën e Investimeve. 

Ndërsa, përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe bashkatdhetarë të tjerë në këtë takim, duke shprehur interesim të lartë për produktin e ri të qeverisë së Republikës së Kosovës – Bono Thesari, përshëndetën dhe e vlerësuan lartë këtë nismë të Ministrisë së Financave. “Kjo i  mundëson diasporës të ndihmojë në zhvillimin e vendit, por edhe të përfitojnë nga kjo mundësi”, theksuan ata.

Filed Under: Mergata Tagged With: Bono për Diasporën, Kosova këtë vit, per here te pare

PERBALLJA ME DIPLOMACINE HELENE

May 27, 2016 by dgreca

Në reciprocitet me Greqinë, Bushati përfshin krahas Ligjit të luftës edhe varrezat e grekëve/

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish në Shqipëri në datat 6-7 qershor, në takimin e 8 brenda dy vitesh me homologun e tij shqiptar. Por, ndërsa takimi nuk përbën më lajm, lajm është se fakti që mes dy vendeve tashmë ka një urë komunikimi të ndërsjelltë dhe reciproke. Megjithatë mbeten çështje delikate të pazgjidhura. Ligji i luftës dhe çështjet e lidhura me të, si pronat e shqiptarëve dhe çështja çame. Ditmir Bushati i trajton si pjesë të të njëjtës dosje edhe çështjen e varrezave të të rënëve grekë. “Nuk ka kushte nga Shqipëria dhe nga Greqia, ka një dialog të vërtetë, propozime, hulumtime për mënyrën më të mirë sesi mund të adresohen këto lloj problematikash. Por natyrisht, nëse mund të flasim për një vijë të kuqe, vija e kuqe qëndron te koncepti që ne kemi investuar në këtë proces. Që do të thotë ndërsjellësi, që do të thotë dialog mes dy fqinjësh të barabartë, të përgjegjshëm, anëtarë në NATO, që shikojnë nga e ardhmja e përbashkët europiane. Dy fqinjë që respektojnë njëri-tjetrin, respektojnë traditat kushtetuese dhe, natyrisht, respektojnë modelet që e kanë frymëzimin tek e drejta ndërkombëtare”, tha ministri Bushati. Por pavarësisht, ndarjes së çështjeve të pazgjidhura, është një çështje e vetme ajo që mban pezull një sërë çështjesh të tjera. “Pavarësisht se ne i ndajmë në 3 kapituj, janë çështje që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Nëse flasin për shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, ka lidhje me rishikimin e teksteve të historisë, ka lidhje me çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë dhe shtetit shqiptar në Greqi. Ka lidhje gjithashtu me nderimin për të rënët grekë në territorin shqiptar, sepse duhet që të përfundojë lufta, në mënyrë që të fillojnë të gjitha proceset e tjera. Shfuqizimi ka vlera të drejtpërdrejta politike dhe ligjore, apo adresimi i çështjes çame, si një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, do t’i shërbente shumë klimës së besimit ndërmjet dy vendeve tona”, deklaroi më tej ministri Bushati.

Filed Under: Komente Tagged With: Bushati, em diplomacia, helene, Perballja

POETESHA DE AKTORJA E NDJERE XHESIKA (JESSICA) MULLIQI-NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

May 27, 2016 by dgreca

Xhezika Mulliqi, u nda nga jeta aksidentalisht ne moshen e re ne qytetin e Feniksit ne Arizona me daten,1 dhjetor,20014,duke lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike.Poashtu,Ajo ishte edhe nje veprimtare dhe moderatore e dalluar e shume aktiviteteve te Komunitetit shqiptaro- amerikan te Nju Jorkut,Kolorados dhe te Arizones.Me kete rast per sofren poetike te Diellit,kemi shkeputur per ti botuar disa poezi nga permbledhja poetike”Qyteti i Engjejve”…/

XHESIKA (JESSICA) MULLIQI,u lind ne fshatin Abri e Eperme,te Drenices ne Kosove ne vitin 1984.Shkollen fillore e perfundoi ne vendlindje,ndersa shkollimin e mesem e vijoi ne Gjimnazin”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” ne Drenas.Me pas ajo ishte regjistruar ne Teatrin e te rinjeve”DODONA” te Prishtines.Meqe Serbia ushtronte dhune te papare ndaj popullates shqiptare te Kosovës,duke mbyllur Shkollat ne te gjitha nivelet,nga ai parashkollor e deri te ai universitar dhe duke burgosur,maltretuar,plagosur dhe vrare shqiptare te pafajshem,Ajo si kurse edhe shume shqiptare te tjere qe detyruar te emigroje ne Ameriken mike,ku gjeti strehim dhe perkrahje morale dhe materiale.Vendosja ne SHBA,per Xheziken solli nje jete te re ,ku Ajo studio dhe diplomoi per Teater dhe aktrim ne Kolegjin”Theride” ne Kolorado(SHBA).Me pas Ajo ka luajtur ne Teatrin e qytetit te Phoenixit “Harkins Theatre ” duke interpretuar Ofeline nga “Romeo dhe Xhulieta”.Ajo nuk eshte ndal ur me kaq,por ka luajtur edhe ne shfaqjen e radhes “Person in my Heart” apo (Personi i zemres sime) si dhe ne disa shfaqjen te tjera aktoreske.Zhezika Mulliqi,me letersine filloi te merret qysh heret,ku me vone ne SHBA publikoi disa nga krijimet e saj se pari ne proze sic Ishin,novelat ne gjuhen Angleze” Two for Two” si dhe romanin per femije”The Last Kiss in Paris”Veprimtaria e saj frytdhenese dallohet edhe ne fushen e poezise e cila la te botuar ne gjuhen Shqipe,permbledhjen poetike” Qyteti I Engjejve”.Xhezika Mulliqi, u nda nga jeta aksidentalisht ne moshen e re ne qytetin e Feniksit ne Arizona me daten,1 dhjetor,20014,duke lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike.Poashtu,Ajo ishte edhe nje veprimtare dhe moderatore e dalluar e shume aktiviteteve te Komunitetit shqiptaro- amerikan te Nju Jorkut,Kolorados dhe te Arizones.Me kete rast per sofren poetike te Diellit,kemi shkeputur per ti botuar disa poezi nga permbledhja poetike”Qyteti i Engjejve”.
Qyteti i Engjejve
Dikur shikoja filmat me kauboje dhe Indiane
Apo te James Bondit dhe Marilyn Monroes
Yje qe ata linden bashke me yet e nates
Kur u shnderruan ne uje te kristalte

Walk fame(shetitje fame)
Ku rruget e Hollywoodit
Vizitohen nga million a njerez
Qe ndryshe pagezohet
Qyteti i Engjejve

MALL
Kur te kesh mall per mua
Tek liqeni shko
Nese ndjen ndonje ere
Te lutem mos u largo

Tek dyqani ku u takuam shko
Nese e takon ndonje vajze
Qe me ngjan mua
Mos u largo

Kur te kesh mall per mua
Tek Shkollat ime shko
Nese e takon shoqerine
Te lutem bisedo

Kur te kesh mall per mua
Te lutem te shtepi a ime shko
Nese e takon nenen
Te lutem mos u largo

Kur te kesh mall per mua
Tek Varri im shko
Nese te parafytyrohet fytyra ime
Te lutem mos u largo!

NE DATELINDJEN TENDE
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh telefonate
Ne datelindjen Tende
Do ta kesh zemren te ngrate
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh me dhurate
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh me urate
Ne datelindjen Tende
S’ke me arome
Ne datelindjen Tende
Do te mungon pergjithmone
Zeri im i ngrohte!

NENES SIME
Qe Kur me solle ne kete bote
Nga ti mesova kenget e ninullave
Me rrite me plot gezime dhe hidherime
Ti e paharruara nena ime.

Nene e dashur nga ti mesova
Shkronjat e para te Abetares
Nga ti mesova krenarine
Nga ti mesova nderin
Atdheun dhe shqiptarine.

Ti me je me e shtrenjte se jeta
E dashura nene,Une bija jote
Do te mundohem t’ ndjej
Hapat e krenarise sate!

MALL PER FEMIJERINE
Sa mall kam qe edhe nje here
Te kthehem ne femijerine time
Te luaj e te mendoj si me pare
Me gaz e hare jeten ta kaloj

Ah,me mungon oxhaku i shtepise
Sa shume me mungojne
Kenget e femijerise
Ah,me mungojne kujtimet e femijerise.

Duke ecur neper sokak
Ah,me mungojne bagetite
Qe dikur i mbanim me aq deshire
Me mungon shumecka e femijerise

Sa me mungon Atdheu
Uji i burimit te ftohte
Ah,sa me mungon ajo bote
E shenjte e femijerise sime.

LULEKUQET E JASHARAJVE
Sa here nenat i perkundin femijet
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here hapet Shkolla ne shtator
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here ngrihet flamuri
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here vjen marsi
Juve me mall Ju kujtojme
Ju jeni lulet e lirise me truproje
Ne Kosoven e lire
Ju lule te Jasharajve
Ju Lulekuqe te Kosovës
Ne Token tone martire.
Pergatiti per botim:
Mr.sci.Lulzim Mulliqi.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Lulzim Mulliqi, ne sofren e Diellit, XHESIKA (JESSICA) MULLIQI

Interesime nga Kanada për investime në Kosovë

May 26, 2016 by dgreca

-Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk uroi për zhvillimet e fundit në Kosovë si për anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në fuqi të MSA-së/

PRISHTINË, 26 Maj 2016/ Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot ambasadorin kanadez Daniel Maksymiuk. Ministri Selimi ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja po i ofron shtetit të Kosovës. Me këtë rast ministri Selimi ka falënderuar posaçërisht përkrahjen e Qeverisë kanadeze në procesin e rritjes së ndërveprimit të Kosovës me NATO si dhe ndihmën e Ambasadës Kanadeze në Zagreb – Kroaci, për organizimin e konferencës ndërkombëtare, ndërfetare e cila do të mbahet së shpejti në Prishtinë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe mysafirë të lartë nga Kanadaja.

Në takim u diskutua edhe për investimet kanadeze në Kosovë për të cilat ambasadori Maksymiuk theksoi se kompani nga shteti i tij janë të interesuara për mundësitë e investimeve  në Kosovë në sektorin minerar me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe shtimit të vendeve të reja të punës.

Në këtë aspekt, ministri Selimi dhe ambasadori Maksymiuk kanë diskutuar edhe për mundësitë e nënshkrimit të marrëveshjeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë për promovimi ne investimin, mbrojtjen e tyre dhe eliminimin e taksimit te dyfishtë.

Ambasadori Maksymiuk, falënderoi ministrin Selimi për takimin si dhe e uroi për zhvillimet e fundit në Kosovë si për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në fuqi të MSA-së. Ambasadori kanadez potencoi nevojën e vazhdimit të dialogut në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë si mjet për normalizimi ne situatës në tërë Ballkanin./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Interesime nga Kanada, ne Kosove, për investime

Asambleja parlamentare e NATO-s në Tiranë, policia merr në ruajtje hotelet

May 26, 2016 by dgreca

Nga e premtja deri të dielën{27 deri 29 maj} masat e sigurisë në Tiranë do të rriten ndjeshëm për shkak të zhvillimit të sesionit të pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Policia e kryeqytetit ka njoftuar se 6 komisariate kanë kaluar në gatishmëri, për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit. 9 hotelet ku do të qëndrojnë 600 delegatët janë marrë në ruajtje nga policia, e cila ushtroi kontrolle edhe me qen antieksploziv. Mjediset e brendshme të hoteleve do të ruhen për 3 ditë nga Policia Ushtarake dhe forcat e armatosura. Po ashtu, pjesë e planit të masave janë edhe Shërbimi Informativ i Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Garda e Republikës, e cila ka marrë në dorëzim Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahen punimet 3-ditore. Po ashtu, për 3 ditë do të ketë edhe kufizime të qarkullimit rrugor, të akseve pranë Pallatit të Kongreseve, ndërsa përreth tij nuk do të lejohet të kalojnë as këmbësor.

Në gatishmëri për 3 ditë kanë kaluar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe reparte të tjera special, të cilat do të monitorojnë situatën nga lartësitë e godinave pranë Pallatit të Kongreseve.
Burime nga policia nuk përjashtojnë as mundësinë e patrullimit nga ajri të ndonjë helikopteri të Ushtrisë, si në rastet e vizitave të personaliteteve të larta të kohëve të fundit.

Filed Under: Komente Tagged With: Asambleja e NATO-s, Tirane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT