• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

KATER POEZI KUSHTUAR BIJVE TE NDRITUR TE KOMBIT SHQIPTAR

May 25, 2016 by dgreca

KATER POEZI KUSHTUAR BIJVE TE NDRITUR TE KOMBIT SHQIPTAR/

Nga Agim Xh. Dëshnica/

I-LULE  PER  GAZULLIN/

Peng nderimi për dijetarin e shquar,/

të shqipes -martirin Dom Nikoll Gazulli,/

Pushkatuar pa gjyq më 1946./

———

Për me mbledh do lule për Gazullin,

pyes bylbylin ndër gjeth, hijet e pyllin,

 

Shqypen shkrepave, mbi ujëvara e kroje,

bletët me nektar ndër gonxhe e hoje.

Barijtë në ograja, me hutë e lahutë,

shtegtarët e lodhun te shtegu i gurtë.

Nga Mali Hekurave e Brijat e Gjarpnit,

nga Shtegu i Dhenve e Qafa e Agrit.

 

Prej Hoti e Grude në Fushë Shtoj.

Pyes për Gazullin në ç’lugje të kërkoj?

Me miq  rreth  vatrës, kambkryq dijetari,

me veladon supesh, qëmton fjalë ari.

Gojdhana t’urtësh, të lashta sa bota,

kushtrime sokolash mbi kreshta e boka.

Mbi kulla, tymtajat shkëndi i falin hanës,

dritaret-frëngji, përgjojn’ zanin e zanës.

Nata terr, dita zbret prej malsie,

gjuha shqype-mjalt Perëndie.

Hyjnore, e  dlirë, e bukur -kang dashnie,

burrnore, e lirë e besës-kang trimnie.

Ngrija shtatoren djalosh, strall të zjarrtë!

Lartoja për qiell si Bjeshka e Naltë!

Gdhendja në shkamb, Fjalorin, visar!

Lumnoje me lule prej lugjesh mbarë!

————–

II- LASGUSH PORADECIT

Përskuqen retë në atë vetull mali,

përmbi Qafë-Thanë,

përzihen e shkasin në liqen.

Qiell e ujë ndaluan pranë

humbën brigjet e mbrëmja vjen.

Kotet në lundër peshkatari,

harroi koran, rrjetë e lopatë,

në mes zambakësh Nositi i hijshëm,

Shqiponjë e arratisur, në Mal të Thatë.

Sodit i vetëm në vagëllim,

yjet e bukur numëron,

në ujë dhe efirin pa mbarim.

Malli djeg e shpirtin zgjon.

 

Në Shëndaum burimet gjen,

lag sytë e ballin e menduar,

me ujët e Drinit të bekuar,

e pyet yjet, për ç’ka po vjen.

 

Pa shuan etjen ndër sylynjarë,

me  luleshtrydhe, thellë në pyll.

Fton zanën pranë, me sytë e shkruar

që t’i rrëfejë liqer e yll.

 

III-L I Q E N I

 

Sa më pëlqen të eci qetë,

me hapa, si të Lasgushit,

në ajër të pastër,

kur edhe nuk ka mërguar gushti.

Të eci bregut mbi ranishte,

atje, ku psherëtijnë valët,

ndër shelgje e kalllamishte

kur shtergu përgatitet

për udhën e largët.

 

Atje, ku zambaku pushon,

dremit mbi fletë

dhe rrënjë e jetës shtillet

e dridhet lehtë e lehtë

në ujin blu me arratisje

për te rrjedhë e Drinit,

mes maleve, këputur në zemër

nga vargonj kufiri.

 

Me pamje Shëndaumi,

në mjegull nën Mal të Thatë,

ky dëshmitar i shenjtë,

përflakje dritash nëpër natë.

Vë vesh tek vjen nga larg,

tingull-thirrje me kambanë,

përhapet sipër  valësh jehona

gjer mbi Qafë-Thanë.

 

Mbi shkëmb me myshk,

si në ëndërr sytë mbylla,

kur llokoçitej uji mbi gurë

e sillej qark ndër shtylla.

ku varka tundet e hesht lopata,

në pasqyrime ku bredh

Vangjushi me penelata.

 

Ulem përgjoj si fshihen

e çuçurijnë gushëkuqët,

në bar të dendur, ndër degëz

e gjeth, te gëmushë e ulët.

Ardhjen e heshtur të peshkut

e zbrapsjen si vetëtimë,

rrëshqitjen e rrjetës

mbi koranët me fëshfërimë.

 

U iki hijeve të ftohta,

për te rreze e ngrohtë,

dhimbje e lashtë qetohet

dhe kthen kënaqësi e plotë.

Afrohet valë valë

dhe më fton liqeni i dlirë,

ku treten retë,

mbështillem i tëri me kaltërsirë

.                ———-

IV- KUR KËNDOJ MITRUSHIN

Kuhtuar Mitrush Kutelit/

 

Kur këndoj shkrimet tinguj e ngjyra

të Mitrushit,

më shfaqet fshati, që pi rakinë e rrushit.

Bleta del nga zgjoi, ndër lule e fletishte,

kaposh laroshi thërret mbi kulm plevice.

 

Kur këndoj Mitrushin

Lauresha fërfërin në çastet e zgjimit,

mbi ujë e në bar, ku rend e loz puhiza,

kur bryma e ngrica, bora e fërfëlliza,

treten, humbasin në mbarim të dimrit.

 

Kur këndoj Mitrushin,

shkumëzojnë valët gur më gur,

nxijnë korrësit arave me grurë

dridhmë trokashkash, vërtitje mokrash qark

e hënargjenda ndrin e hepet si hark.

Kapllan Aga i Shaban Shpatës na vjen,

me kuajt ngarkuar Ago Jakupin na gjen,

këmbëkryq Mitrushin, këputur zinxhirët,

shtruar kuvendon, gëzohet me të mirët.

————————-

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, BIJVE TE NDRITUR, KATER POEZI KUSHTUAR, te Kombit shqiptar

Nënë Tereza, në Universitetin e Harvardit- një fotografi dhe fjalim që bëri histori

May 25, 2016 by dgreca

Beqir SINA New York/
Nëna Tereze: “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
13266036_10153435037146607_3731985790024182168_n.png
BOSTON MA : Universiteti prestigjoz në Massachusetts –  Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, për çdo jubile, prezanton disa nga fotografitë prej fjalimeve, të personaliteteve që u adresohen gjeneratave të studentave, të Harvardit, që kanë kryer studimet në këtë universitet prestigjoz.
Fotografia e parë – është përzgjedhur ajo Nanë Terezes, duke iu drejtuar gjeneratës që ka kryer studimet në vitin 1982
“Në qoftë se fotografitë janë me vlerë më shumë një mijë fjalë”, atëhere edhe këto fotografi të përzgjedhura nga Universiteti prestigjoz në Massachusetts –  Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, janë një paraqitje e shkurtër e adresimeve në të kaluarën.
Fotografi janë të zgjedhura nga Arkivat e Universitetit dhe Bibliotekën Schlesinger në Harvard në Institutin Radcliffe, Universiteti i Harvardit
Këtu Nanë Tereza, jep fjalimin e drejtuar gjeneratës së studentëve në Universitetin e Harvardit më 10 qershor, 1982 dhe fotografit janë nxjerr nga Zyra Joe Wrinn  e arshivës së gazetës  Harvard News.
E cila shkruan se :”Klasa e 1982, ditën e diplomimit zgjodhi për të dëgjuar një fjalim drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur si një ditë me një Shenjtore.
Nënë Tereza, i cili themeloi Shoqatën e Misionareve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950, “Kërkoi në audiencën e saj për të punuar për Jezusin dhe njerëzit të jetojnë virtytshëm, të jetojnë me veten e tyre, megjithse, tha ajo ata kan për të marrë një kohë të gjatë.”
Audienca u ngritë si rrallë ndonjëherë në këmbë, shkruajti Harvard News, me ovacione të jashtëzakonshme në Teatrin treqindtvjeçar kur foli Nana Tereze
Tani, kur Kisha Katolike, dhe mbarë kombi i saj shqiptarë, po kremton vitin e të Lumes Nënë Tereza natyrishtë që është mirë të kujtojmë dhe punën e vepren e saj.  Një punë e madhe, shkruan shtypi katolik, në Shtetet e Bashkuara, për të rikujtuar dhe punën e veprën e saj të madhe dhe sa është ishte e famshëme Nana Tereze.
I tillë ishte edhe më 10 Qershor 1982 në kohën e diplomimeve, fjalime drejtuar gjeneratës së studenteve që Nana Tereze dha në universitetin prestigjoz amerikan Harvard – në atë që thirret “Harvard Class Day”
Nana Tereze u tha studentëve : “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
Unë kurrë nuk e harroj kur kemi shkuar në Meksikë, dhe shkuam për të vizituar familjet shumë të varfëra. Dhe të gjithë ata njerëz që kemi parë, po thuajse nuk kishin asgjë në shtëpitë e tyre, por askush nuk e pyeti për pasuri. Ata të gjithë na pyetën: Na mëso fjalën e Perëndisë. Na jep fjalën e Perëndisë. “Ata ishin të uritur për fjalën e Perëndisë. Këtu, gjithashtu, në të gjithë botën ka një uri e tmerrshme për Perëndinë, në mesin e të rinjve në veçanti. Dhe ajo është aty ku ne duhet të gjejmë Jezusin dhe të heqë atë uri. Lakuriqësia, e njeriut nuk është vetëm për t’u zbuluar nga një copë leckë.
Lakuriqësia, është për humbjen e atij dinjitetit njerëzor, humbja në këtë aspekt, humbja e kësaj dëlirësisë, që ishte aq e bukur, aq e madhe, humbja e kësaj virgjërisë kjo ishte gjëja më e bukur që një i ri dhe një grua e re mund të i japin njëri-tjetrin për shkak se ata e duan njëri-tjetrin, humbja e kësaj pranisë, të asaj që është e bukur, e ajo që është e madhe kjo është lakuriqësia.
Më tej Nana Tereze u tha studentëve të rinjë e të reja se :” I pastrehë nuk është mungesa e një shtëpie e bërë me tulla, por ndjenja e njeriut, duke hedhur poshtë, duke qenë i padëshiruar, duke qenë që nuk ka një të tillë për të dëgjuar thirrjen tuaj” ka thënë ajo.
Por, simbas Hardvard News, pjesa më e madhe e fjalës së saj, ishte kundra dështimit – obortit, të grave, e cila ishte dhe ftesa me këtë rast, që Nana Tereze, 34 vjet më parë ( 10 qershor 1982 ) me fjalimin e saj u bëri të rinjëve e të rejave, të Universitetit Hrdvard, dhe të gjithë atyre në të gjithë rruzullin, që të mendojë mbi marrëdhëniet në mes të dashurisë dhe sakrificës, e cila çon në një pikë të shenjtërisë.
“Lutja ime për ju, citohet të këtë thenë në fund Nana Tereze, është që çdo njeri të rritet në atë dashuri për njëri-tjetrin. Që të rritet në atë ngjashmërinë e Krishtit, në atë shenjtërinë e Krishtit. Shenjtëria, më e pakta nuk është luks ; kjo është një detyrë e thjeshtë për ju dhe për mua”, ka thënë Nana Tereze, në fjalimin e saj ”Clas Day – 1982,” ditën e diplomimit zgjodhi, një fjalim ky drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur atë si një ditë me një Shenjtore.
13255928_10153435037221607_263634305654997634_n.png

13260180_10153435037216607_1744298559129727854_n.png

13230341_10153435037141607_4737532227158171842_n.png

13260180_10153435037216607_1744298559129727854_n.png

13239420_10153435037136607_464959528507255517_n.png

Filed Under: Komente Tagged With: në Universitetin e Harvardit, Nene Tereza

Litari i Reformës

May 25, 2016 by dgreca

Nga Skënder Buçpapaj/

T’i thuash sot politikës në Tiranë votoje Reformën e Drejtësisë është sikur asaj t’i thuash ja këtë litar, merre e tash shko dhe varu me duart e tua.

Kështu, me pak fjalë, mund të përshkruhet situata sot kur faktori perëndimor sa vjen dhe e rrit trysninë ndaj Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, përkatësisht liderëve politikë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për ta miratuar pa e vonuar më tej Reformën në Drejtësi.

Nëse kjo do të kryhet ndonjëherë, do të ishte reforma e parë që do të kryhej në Republikën e Shqipërisë në këtë më se një çerek shekulli. Të ashtuquajturat reforma të derisotme nuk kanë qenë gjë tjetër veçse masa të përcipëta, të sipërfaqshme të ndërmarra me shtytjen e faktorit perëndimor.

Ky i fundit e ka kuptuar me kohë, tash e shpreh edhe hapur, se vonesat në miratimin e Reformës në Drejtësi janë një lojë e përbashkët e tri partive kryesore politike. Dhe po kërkon që kësaj loje ku shumica fshihet pas opozitës, ku partia kryesore e koalicionit fshihet pas partisë dytësore të koalicionit, ku Edi Rama fshihet sa pas Sali Berishës, sa pas Ilir Metës, ku Lulzim Basha fshihet sa pas Sali Berishës, sa pas Ilir Metës, sa pas Edi Ramës – e kështu me radhë duke futur në rreth të mbyllur përfaqësuesit e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, të cilët duhet të shtrembojnë kokën çdo herë që topi kalon tek këmbët e njërit apo tjetrit lojtar.

Faktori perëndimor në këtë çerekshekull tranzicion i ka mbyllur sytë për të mos parë, i ka mbyllur veshët për të mos dëgjuar sesi klasa politike në Tiranë zhytej gjithnjë e më thellë në korrupsion dhe në krim, sesi klasa politike e rekrutonte biznesin shqiptar në radhët e krimit, sesi klasa politike, bashkë me biznesin, e rekrutonte shoqërinë civile shqiptare në radhët e krimit, sesi klasa politike, bashkë me biznesin, e rekrutonte median shqiptare në radhët e krimit. Në këtë inkriminim përfshihej gjithnjë e më pa kthim shoqëria shqiptare në tërësi, edhe pjesa që abstenonte, edhe ajo që nuk abstenonte, çdo herë që i vinte radha për të shkuar në kutitë e votimit, çdo herë që i jepej shansi për ta marrë në dorë fatin e saj.

Është koha kur tashmë të gjithë e kuptojnë, të gjithë, kur janë vetëm për vetëm me veten e tyre, e pranojnë se sistemi në Shqipëri ka dështuar, se sistemi në Shqipëri nuk ka ekzistuar. Reforma në Drejtësi është e vetmja mundësi që i jepet shtetit dhe shoqërisë shqiptare për të mëkëmbur nga e para sistemin.

Në çdo vend ku sadopak do të ekizstonte shteti ligjor, kjo klasë politike do të ishte e para që do të merrej e pandehur. Është gati e pamundur të gjesh qoftë dhe një politikan në Shqipëri që karrierën e tij të mos e ketë ndërtuar nëpërmjet krimit, që karrierën e tij të mos e ketë përlyer me krimin. Solidariteti i sotëm i politikës, shtrëngimi i radhëve të saj më shumë se kurrë përballë trysnisë perëndimore, për të mos e miratuar Reformën në Dejtësi, është solidaritet për të ruajtur sa më të paprekur status quonë e krimit, sundimin e krimit ndaj shtetit, ndaj ligjit, ndaj drejtësisë, për ta ruajtur sa më të paprekur status quonë e antisistemit.

Ndërsa iu kërkohet vota për Reformën në Drejtësi, deputetët e kësaj legjislature të Kuvendit, i kanë sytë tek viti që vjen, kur ata nuk do të jenë më ligjvënës të Shqipërisë, nuk do të jenë më tenderadhënës, nuk do të jenë më postedhënës, nuk do të jenë më karrierbërësa, me një fjalë, kur fati i tyre mund të merret përfundimisht në duart e ligjit, të cilin nuk do ta kenë më nën urdhërat e tyre. Është e sigurt se pothuaj asnjë nga deputetët e sotëm të Partisë Demokratike nuk do të jenë më në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë, ku pothuaj asnjë nga deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jenë më në këto ulëse, dhe të njëjtin fat do të kenë shumica e deputetëve të Partisë Socialiste.

Reforma në Drejtësi është kusht themelor për fazën vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Miratimi në Kuvend i kësaj Reforme është akti që ia hap rrugën kryerjes së kësaj Reforme. Nga momenti i miratimit, fati i këtyre deputetëve është përfundimisht i ndarë nga fati i Shqipërisë, e cila nuk i ka merituar në kurrizin e saj këta deputetë. Nga momenti i vënies së kësaj Reforme në rrugën e saj të sigurtë, fati i politikës së derisotme të tranzicionit është përfundimisht i ndarë nga fati i Shqipërisë, e cila nuk e ka merituar në kurrizin e saj këtë politikë.

Pa Reformën në Drejtësi do të jetë e pamundur të ndërtohet sistemi i ri në bazën e të cilit është shteti ligjor, pra ku sundon ligji, ku oligarkët dridhen para tij, ndërsa qytetari i thjeshtë ndihet i mbrojtur, ndihet i sigurtë falë tij. O sot, o kurrë, është koha që sistemi i ri të jetësohet në Shqipëri.

Ambasadori Lu, përfaqësuesja evropiane Vlahutin është koha të mos i pyesin më Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën se duan apo nuk duan ta miratojnë Reformën në Drejtësi, por t’iu kërkojnë që, pa asnjë vonesë të mëtejshme, ta miratojnë Reformën në Drejtësi. Kështu shpresa e shqiptarëve tek faktorët perëndimorë do të jetë realisht e mbështetur.

Filed Under: Opinion Tagged With: Litari i Reformës, Skender Bucpapaj

Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut – fushë e autonomisë kulturore

May 25, 2016 by dgreca

Për të ushtruar të drejtën e vetëqeverisjes në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, pjesëtarët e pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë mund të zgjedhin këshillat e tyre kombëtare. Këshilli Kombëtar përfaqëson një pakicë kombëtare në fushën e autonomisë kulturore, si një formë e vetë-organizimit të komuniteteve pakicë, siguron dhe institucionalizimin e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe menaxhim për të gjitha çështjet në këto fusha./

Nga Ismet Azizi/

Këshilli Kombëtar Boshnjak është organi më i lartë përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut në Serbi. KKB themeluar në maj 11, 1991, nën emrin e Këshillit Kombëtar Myslimanëve  të Sanxhakut (KKMS). Për kryetar të Këshillit është zgjedhur  Dr. Sulejman Ugljanin. Deri në vitin 2003, Këshilli vepron dhe punon  me emrin Këshillin Kombëtar i  Myslimanëve  të Sanxhakut (BNVS), dhe pas vitit 2003 si Këshill Kombëtar Boshnjak (KKB

Në kohën e themelimit të tij,  Këshilli Kombëtar Boshnjak ishte si një përgjigje ndaj spastrimit etnik dhe terrorit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit kundër popullit mysliman në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë.

Në periudhën nga fillimi i tij në vitin 2003, Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut dhe përfaqësuesit e saj kanë marrë pjesë në një numër konferencash ndërkombëtare dhe ngjarje të tjera të dedikuara për zgjidhjen e krizës në ish Jugosllavi: në Konferencës së Paqes për Jugosllavi, në Londër, nga 26 deri 28 gusht në vitin 1992. vit, në konferencën e paqes në Gjenevë më 16 dhe 17 shtator 1992, e tjera. Në sajë të aktiviteteve të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe përfaqësueseve të tij    në atë kohë  ishin në pikëpyetje realizimi  i të drejtave kombëtare të boshnjakëve të Sanxhakut dhe statusi i Sanxhaku  u ndërkombëtarizuar  në  niveli më i lartë evropian dhe botëror.

Gjatë luftës së viteve të nëntëdhjeta të shekullit të njëzetë, Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut ishte faktori kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Sanxhakut. Në sajë të politikës së paqes Këshilli Kombëtar Boshnjak i boshnjakëve të Sanxhakut gjatë kësaj periudhe nuk ka marrë pjesë në konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi nuk i  është përgjigjur thirrjes për të shërbyer në ushtrinë e atëhershme  Jugosllave (APJ).

Nën organizimin e KKB  në ato vite shumë me mijëra të rinj  boshnjakë  nga  Sanxhak janë dërguar në universitetet në Turqi dhe në vende të tjera, dhe ka fituar arsim universitar.

Bazuar në rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e ashtuquajtura,  Dokumenti i Hagës, KKB  hartoi dhe më 6 qershor, 1993, miratoi   memorandumin për status të veçantë të Sanxhakut . Bazë për miratimin e këtij dokumentit të ishte   referendumi për autonominë e Sanxhakut, të kryer në periudhën nga 25 deri 27 tetor 1991. Nga gjithsej   264,156 votuesve në referendum morën pjesë  187,473, ose 70.19 për qind e elektoratit, nga të cilat 183,302 votues (ose 98.90 për qind të votave) votuan në favor të autonomisë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë bashkimi  njërës   nga  Republikave të Jugosllavisë së atëhershme.

Në memorandumi mbi Statusin special për Sanxhakun theksohet veçanërisht rëndësia e një zgjidhje të drejtë dhe paqësore për statusin e popullit boshnjak të Sanxhakut, duke kontribuar në krijimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës, si dhe kontribut për demokratizimit të përgjithshëm në pjesën tjetër të Jugosllavisë, e cila është treguar si një nga kushtet për njohjen ndërkombëtare RFJ-së dhe heqja e sanksioneve, e cila do të bëjë Sanxhakun    faktor të  rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Memorandumi parashihte  autonominë për Sanxhakun brenda ish-Republikës Federale të Jugosllavisë  së atëhershme , gjegjësisht   Serbisë dhe Malit të Zi.

Në përputhje me rrethanat e reja politike dhe sociale, të  themeluar në fund të shekullit të kaluar,   në frymën e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe dokumentet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare dhe dispozitat e tyre  të veçanta marrëdhëniet e popujve me shtete amë të tyre , Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut , 19 korrik 1999, miratoi një memorandum mbi autonominë e Sanxhakut dhe marrëdhënie të veçanta  me Bosnjë dhe Hercegovinë, si platformë për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe statusit të boshnjakëve në Serbi dhe Mal të Zi, në bazë të dialogut dhe rrugës paqësore.

Ndryshimeve demokratike në Serbi, 5 tetor 2000, hapi një kapitull të ri në jetën politike të boshnjakëve të Sanxhakut. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve, atëherë presidenciale, Këshilli Kombëtar Boshnjak mbështetur forcat demokratike në Serbi, iu bashkëngjit  Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), dhe bëri thirrje të gjithë boshnjakëve të votojnë për kandidatin e përbashkët demokratike të opozitës, e cila rezultoi në rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në këto rrethana të reja shoqërore, dhe pas rregullimit ligjor të pozitës së komuniteteve pakicë në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, më vonë Serbia dhe Mali i Zi, më 6 shtator, 2003, në Novi Pazar u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi dhe Mal të Zi dhe pastaj pushoi aktiviteti    Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve të   Sanxhakut  (BNVS). Me akte konstituive të  Këshillit janë formuar departamente, si dhe trupat operacionale të Bordit Ekzekutiv dhe komitetet për fusha të veçanta të veprimit dhe punës, në përputhje me ligjin.

Statuti i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i cili u miratua në seancën konstituive të mbajtur më 13 shtator 2003, Këshilli Kombëtar Boshnjak përcaktohet si organi më i lartë përfaqësues i komunitetit kombëtar boshnjak në Serbi, në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, arsimit, kulturës dhe informimit në gjuhën boshnjake . Me pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006, Këshilli Kombëtar boshnjake vazhdon të funksionojë në kuadër të Serbisë.

Kuvendi Zgjedhor i Këshillit Kombëtar Boshnjak

Në përputhje me Statutin, Ligjin dhe kompetencat e  caktuara, Këshilli Kombëtar Boshnjak   prej vitit 2003 deri në fund të vitit 2009,  miratoi një seri dokumentesh të rëndësishme – deklaratat, vendimet, rezolutat dhe dokumentet e tjera, me qëllim të ushtrimit të drejtave të boshnjakëve në Serbi , zhvillimi dhe përparimin e tyre i mëtejshëm.. Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për statusin dhe të drejtat e minoriteteve në vend dhe në botë, dhe në atë periudhë Këshilli Kombëtar Boshnjak gjithashtu miratuan vendimet më të rëndësishme të tij: mbi simbolet kombëtare (stemës dhe flamurit), festat kombëtare, çmime kombëtare dhe çmime dhe ngjarjet kombëtare të boshnjakëve të Sanxhakut.

Një kontribut i rëndësishëm përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Boshnjak kanë dhënë  në hartimin e Ligjit të ri për këshillat nacionale të pakicave kombëtare (2009), sipas të cilave është arrit një përmirësim i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe  zgjerim  të konsiderueshme i kompetencave   i  këshillave nacionale të pakicave në Republikën e Serbisë.

Këshilli Kombëtar Boshnjak 2014.

Përbërja aktuale e  Këshillit Kombëtar Boshnjak u formua më 17 nëntor 2014, pas zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 26 tetor të të njëjtit vit, dhe në të cilën shumicën e vendeve në Këshillin e mori ” Lista për unitet  të boshnjakëve – Dr. Sulejman Ugljanin “.

Këshilli ka katër nënkryetarë.

1.I ngarkuar për  bashkëpunim me organet shtetërore dhe qeveritë lokale

  1. Në krye të bashkëpunim me këshillat nacionale të pakicave kombëtare në Serbi

3  Në krye të bashkëpunimit me institucionet boshnjake në vend dhe jashtë vendit

4 Përgjegjës për monitorimin e kushtetuese – statusin ligjor të boshnjakëve dhe ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të pakicave të boshnjakëve në Serbi.[1]

Këshilltar ( deputet) 35

SEKRETARI ë seancën e parë të rregullt të përbërjes të pestë të Këshillit Kombëtar Boshnjak, të mbajtur më 17.11.2014. vit, Sekretari i Këshillit zgjidhet Ahmedin Skrijelj.

Sekretari i Këshillit të emëruar nga Këshilli me propozim të Presidentit të Këshillit, me votim publik, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit.

Për Sekretari i Këshillit mund të jetë ngritur avokat diplomuar apo një person me një diplomë universitare në shkencat humane.

 Komitetet

  1. Bordi i Arsimit Diskutim. Rregullat e Bordit të Arsimit në gjuhën boshnjake
  2. Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin. Rregullat e Komitetit për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin
  3. Komisioni për kulturën boshnjake. Komiteti Rregullat e kulturës boshnjake
  4. Diskutim Komiteti Informacion.
  5. Komisioni i Rregullave për Informim Diskutim

Komisioni për kontrollin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të të drejtave të boshnjakëve

Këshilli ka komisionet, domethënë:

1) Këshilli i Arsimit në gjuhën boshnjake;

2) Komiteti i Kulturës;

3) Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin;

4) Komiteti Informacioni në gjuhën boshnjake;

5) Komisioni për mbikëqyrjen dhe kontrollin e ushtrimit të të drejtave të boshnjakëve në Serbi.

Komitetet e Këshillit- Kompetencat

  1. Përgatitja e projekt-vendimeve të Komitetit të Këshillit Këshilli dhe Ekzekutiv;
  2. Përgatitja e strategjive, planeve, programeve, platformave dhe të fillojnë iniciativa për Këshillin për të ushtruar të drejtat e garantuara me Kushtetutën e boshnjakëve dhe ligjit;
  3. Përgatitja e strategjive, planeve, programeve, platformat dhe iniciativa nisjen për të arritur kompetencën e Këshillit nga ana e Kushtetutës dhe ligjit;

4 japin mendime në lidhje me propozimet për rendin e ditës të seancës së Komitetit Ekzekutiv të Këshillit;

5 miratojë kërkesat, programet, projektet, strategjitë dhe planet në fushë për të cilin janë trajnuar;

  1. Inicimi një diskutim mbi çështjet specifike në mënyrë të përshpejtuar;

7 sjell rregulloren e punës së Bordit dhe dokumente të tjera që lidhen me punën e tij;

  1. kryen edhe punë të tjera në pajtim me ligjin, Statutin dhe vendimet e Këshillit.

Marrëdhëniet e këshillit me komunitetet fetare është paraparë , po ashtu me statut.

Bashkëpunimi me OJQ

Me status është rregulluar edhe bashkëpunimi i KKB me organizatat e ndryshme  ne vend dhe jashtë vendit.

Statusi konsultativ-participues, në bazë të  nenit 56 të statutit të Këshillit nënkupton:

  1. Të drejtën e pjesëmarrjes në Seancat e Këshillit
  2. Të drejtë pjesëmarrjes të bordeve, me të drejtë diskutimi pa të drejtë votimi,
  3. të drejtën e propozimit të rendit të ditës
  4. të drejtë e propozimit dhe paraqitjes së programeve  dhe projekteve me rëndësi për Boshnjakët dhe  realizimin ë të drejtave  të boshnjakëve.
  5. Të drejtë raportimi në bazë të rregullores së Këshillit, bordeve dhe trupave punuese të Këshillit.
  6. Të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës-objektit në  bazë të  rregullores për shfrytëzimin e lokalit.

Përveç të drejtave të lartë përmendur, është paraparë edhe e  drejta  e financimit të projekteve të përbashkëta.

Në ligje kanë mbetur të paqarta shumë çështje ligjore në statusin Këshillave kombëtare të pakicave.

Këshillat kombëtare paraqesin institucionalizimin e autonomisë kulturore të pakicave  në këto fusha.

Në të njëjtën kohë më shumë se është e nevojshme dhe harmonizimi i ligjeve që përmbajnë elementë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, sepse kjo është shumë shpesh çon në probleme në zbatimin e Ligjit për Këshillat nacionale të pakicave kombëtare.

Pakicat kanë fituar  legjitimitet   jashtëzakonisht të lartë politik, por  shpesh kompetenca   jashtëzakonisht të ulëta

Këshillat Kombëtare janë  institucion të diskutueshme dhe  se është pozitive që Këshillat Kombëtare ekzistojnë, sepse janë deri diku  adresa  për komunikim mes autoriteteve të huaja dhe shtetërore, nga njëra anë, dhe minoritetet nga ana tjetër.

[1] http://www.bnv.org.rs/o-nama/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Boshnjak i Sanxhakut - fushë, e autonomisë kulturore, Ismet Azizi, Keshilli Kombetar

Mustafa: Rugova, simbol i unitetit në rrugën drejt lirisë

May 24, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 24 Maj 2016/ Sot është Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, përkujton kryeministri Isa Mustafa, simbolit të unitetit në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“Kjo datë na përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat qytetarët e Kosovës zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, shprehet ai.

Mustafa thekson se, 24 maji është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.
“Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, thekson ai.

Kryeministri i Kosovës vlerëson se, vepra e Presidentit Historik Rugova vazhdon të jetë edhe sot frymëzim në avancimin e rrugës euroatlantike, në thellimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së, si dhe në progresin e gjithmbarshëm të shtetit.

“Me këtë rast, ua uroj këtë ditë edhe presidentëve që pasuan Presidentin Rugova, Sejdiun, Pacollin, Jahjagën dhe presidentin aktual, Hashim Thaçi.

Nder dhe lavdi të përjetshme Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar sot në një postim në ‘facebook’ kryeministri Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së së themeluar nga Rugova./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: drejt lirisë, Mustafa: Rugova, Ne rrugen, simbol i unitetit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT