• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

KOMUNITET- WATERBURY CT: 2-4 QERSHOR, FESTIVALI SHQIPTAR NË WATERBURY

May 16, 2016 by dgreca

Festivali Shqiptar në Waterbury CT, është kthyer në një traditë dhe i ka kaluar kufijtë e shtetit të Connecticut, duke marrë pjesmarrës edhe në shtetet për rreth, si në New York, New Jersey e Massachusetts. Përveç shqiptarëve ky festival ka edhe vëmendjen e amerikanëve, të cilët çdo vit kanë shprehur kënaqësinë e pjesmarrjes dhe kanë lëvduar folklorin shqiptar, vallet e bukura, veshjet tradicionale dhe krejt të veçanta, si dhe kanë pëlqyer traditën e kuzhinës shqiptare, që servir gatime të shumllojta në këtë ekspoze tradicionale që shoqëron muzikën dhe vallet.

Sivjet është edicioni i 11-të i këtij festivali, që zhvillohet nga 2 deri në 4 Qershor 2016. Ata që kanë dëshirë për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje të madhe kulturore artistike mund ta ndjekin Festivalin të Enjten me 2 Qershor nga ora 5 pm deri në 11 pm, të Premten me 3 Qershor në të njëjtët orë dhe të Shtunën, që është pika kulmore e aktivitetit nga ora 2 pm – 11 pm në 38 Raymond St, Waterbury CT.

Fansat e Kuzhinës shqiptare kanë mundësi të shijonë gatimin origjinal shqiptar të qengjave, byrekut tradicional, ëmbëlsirave tradicionale, verërat shqiptare dhe gjithçka tjetër që do të ofrojnë shqiptarët në Waterbury.

Muzika shqiptare do të jehojë për tre netë me radhë, ndërkohë që grupet artistike,do të performojnë të Shtunën, 4 Qershor, që nga ora 6 pm. Valltarët e të gjitha moshave do të shpalosin repertorin e pasur të valleve nga të gjitha trevat shqiptare.

Edhe autoritetet lokale amerikane e frekuentojnë këtë festival.

Mos e humbni rastin, bëhuni pjesë e këtij festivali të veçantë!

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 2-4 QERSHOR, Festivali shqiptar, NË WATERBURY

Hyrja në fuqi e MSA-së kapitull i ri i zhvillimit të Kosovës

May 16, 2016 by dgreca

Nga Isa Mustafa/*

Prishtinë, 16 maj 2016-  Dëshiroj që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju uroj për fillimin e punës së Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që është me rëndësi themelore, sepse është instrument i marrëveshjes dhe po ashtu është një komponentë tepër e rëndësishme e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që ne e kemi nënshkruar si Marrëveshje të parë kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Unë konsideroj se me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Republika e Kosovës përkatësisht shteti ynë ka filluar një kapitull të ri të zhvillimit. Marrëveshja nënkupton më shumë të mira për njerëzit e Kosovës dhe po ashtu nënkupton edhe më shumë të mira për Bashkimin Evropian si dhe më shumë stabilitet dhe integritet në këtë rajon. Kryetari i Kuvendit, z. Veseli, shprehu qartë zotimet tona si Republikë e Kosovës, si Kuvend dhe organet e Republikës së Kosovës dhe ne do të punojmë fuqishëm që këto t’i realizojmë.

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje më 27 tetor të vitit të kaluar është konfirmuar vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës për perspektivën e integrimit si vizion madhor i Kosovës dhe i gjithë qytetarëve të saj. Prandaj, konsideroj se kjo marrëveshje është pjesë e rëndësishme e rrugës së Kosovës për Bashkimin Evropian e cila ofron mundësi më të mëdha për reforma të ndryshme në sektorë të ndryshëm. Mirëpo, po ashtu, Marrëveshja nënkupton edhe angazhimin e gjithë spektrit politik kosovar, angazhimin e shoqërisë civile, bizneseve, shoqatave të tyre sepse shumë komponentë të kësaj Marrëveshje i përkasin strukturave më të gjëra të shoqërisë. Neve na nevojitet një sinergji e përbashkët, sepse objektivat e përcaktuara janë objektiva proevropiane dhe mendoj se vetë fakti i themelimit të Komisionit Parlamentar të përbashkët edhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe atyre të Parlamentit Evropian flasin për rrugën tonë dhe vullnetin tonë integrues për të respektuar parimet demokratike, për të aplikuar standardet evropiane të tregut, për të aplikuar konkurrencën, shtetin ligjor dhe të drejtën pronësore.Marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian do të ndihmojnë në adaptimin e standardeve evropiane në vendin tonë, në avancimin e dialogut politik, në përmirësimin e standardeve të edukimit, punësimit, të energjisë, ambientit, të forcimit të shtetit ligjor dhe të rritjes së efiçiencës të qeverisjes së brendshme.

Kjo Marrëveshje po ashtu është edhe një agjendë e veçantë për krijimin e tregut të përbashkët të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe të reformave që parashohin bashkëpunim rajonal, lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve, të punëtorëve dhe kapitalit me të cilat ne me vetëmohim do të mundohemi që t’i realizojmë dhe t’i shndërrojmë në një realitet.

Unë konsideroj se një shtyllë tepër e fortë e kësaj Marrëveshje tani është edhe vendimi  i Komisionit Evropian për të rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse kjo do të na mundësoj lëvizjen e lirë të bizneseve dhe të afaristëve tanë kosovarë në tregun e Bashkimit Evropian, integrimin e tyre më të lehtë dhe më efikas në këtë treg, që është tepër e rëndësishme për ne.Në anën tjetër me liberalizimin gradual të tregut sipas Marrëveshjes, Bashkimi Evropian dhe Kosova do të vendosin një bashkëpunim më të ngushtë për të kontribuar në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës dhe përgatitjen e saj për integrimin në Bashkimin Evropian. Bashkimi i tillë do të forcojë lidhjet ekonomike ekzistuese dhe do të krijojë edhe përfitime të reja nga të dyja palët. Kosova ka nevojë, dhe në rend të parë bizneset kosovare, që të përgatiten për të penetruar në tregun e Bashkimit Evropian. Nevojitet veçmas që të përgatitemi në pikëpamje të cilësisë së produkteve dhe çmimeve, të jemi konkurrent në këtë treg që është një treg shumë i madh i 28 vendeve të Bashkimit Evropian prej mbi 500 milionë banorë.Ne, po ashtu, jemi shumë falënderues edhe për përfitimet që Kosova do t’i ketë nga IPA në periudhën e ardhshme kohore që do të mundësojë edhe investime më të mëdha, por edhe reforma demokratike shumë më të mëdha.

Ne konsiderojmë se një tjetër efekt pozitiv që neve na ndërlidhë me Bashkimin Evropian është edhe thithja e kapitalit të huaj, përkatësisht nxitja e investimeve direke që mund të vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian në Kosovë mbi bazën e realizimit të kësaj Marrëveshje që do të krijojë vende të reja të punës, do të krijojë zhvillim të ri ekonomik dhe dinamikë më të madhe të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenie më të madhe sociale.

Unë ju garantoj se ne do të punojmë me përkushtimin më të madh në forcimin e shtetit ligjor, do të punojmë shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu do t’i përmbushim zotimet tona sa i përket dialogut me fqinjët, dhe do të ashpërsojmë luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në të cilën Kosova është treguar shumë aktive dhe mendoj se është treguar shumë e suksesshme në pikëpamje të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një pjesë e agjendës së veçantë të Qeverisë që unë e drejtoj është edhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe rritja e nivelit të punësimit. Parakushtet që ne dëshirojmë t’i ndërtojmë përmes prioriteteve që i kemi dhënë kësaj fushe është që të ofrojmë një ambient më të mirë për investime të huaja direkte, për forcimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili sektor duhet të krijoj më shumë vende pune, sidomos për gra dhe të rinj për çka kemi biseduar edhe sot me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian sepse janë dy grupe më të rrezikuara për punësim dhe po ashtu edhe për afirmimin sa më të madh të gruas dhe rolit të saj në shoqëri dhe në ekonomi.

Me këtë rast unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që punuan dhe kontribuuan për këtë Marrëveshje. Falënderoj përfaqësuesit e lartë të Parlamentit Evropian që sot janë këtu, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për përkrahjen që na kanë dhënë dhe për të gjitha përgatitjet dhe punën që bashkërisht e kemi bërë derisa e kemi nënshkruar këtë Marrëveshje dhe punën që kemi bërë në programin qeverisës për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

*Fjala e plotë e kryeministrit Mustafa në  takimin e parë  të Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Hyrja në fuqi e MSA-së, i zhvillimit të Kosovës, Isa Mustafa, kapitull i ri

Ëndrra të ngelura në udhëkryqet e jetës

May 16, 2016 by dgreca

Edhe dashuria–viktimë e luftës së klasave/

Prof.dr. Eshref Ymeri/Sinsinati, Ohajo/

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese“Nacional”nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim një vepër të re të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe e Penës. Vepra është e gjinisë së prozës së shkurtër dhe titullohet “Dashuria plagoset.., por nuk burgoset”. Letra nga ferri”. Redaktimi dhe parathënia mbajnë firmën e kritikut të mirënjohur Prof.dr. Fatmir Terziu, një penë e shquar në artin e kritikës letrare, autori veprës autoritare me titull“Kritika ndryshe”, e botuar para disa vjetësh në dy vëllime. Si një personalitet me përgatitje erudite në majat e kritikës letrare,  profesor Terziu vazhdon ta pasurojë edhe më shumë fondin e saj me kalimin e viteve. Recensionues i veprës është Marku Pone.

Që në rreshtat e para të librit, autorja e mallëngjen tej mase lexuesin me fjalëkushtimin prindërve të saj tështrenjtë, që hoqën mbi kurriz pasojat e egra të luftës së klasave, të cilat i përjetoi jo vetëm babai i saj, me prejardhje nga një derë fisnike, i dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm, por edhe më shumë nëna e saj, në kushtet e mërisë komuniste ndaj një familjeje të deklasuar

Kur e mbaron së lexuari këtë vepër, vetvetiu të krijohet bindja që tema e dashurisë në krijimtarinë e çdo poeti ose shkrimtari, është rrezatim i botës së tij të brendshme, i ndjenjave dhe i përjetimeve të tij. Prandaj, sipas rastit, dashuria dikë e bën me flatra, kurse dikë tjetër e zhyt në honet e një dëshpërimi të pamatë. Kjo është edhe arsyeja që poetët dhe shkrimtarët janë shumë më të ndjeshëm ndaj kësaj ndjenje hyjnore sesa njerëzit e zakonshëm.

Vepra është e thurur me fjalë “magjike” që të lëndojnë zemrën, të mbushin me emocion dhe të bëjnë të sjellësh në përfytyrimin tënd brengat shpirtërore të autores, si pjesë e pandarë e të gjitha brengave të asaj shtrese të nderuar të popullit shqiptar që ra pre e luftës së klasave, të imponuar me dhunë nga diktatura komuniste.

Letrat nga ferri janë një dritare që autorja ka hapur në botën e të dashuruarve, të cilët i drejtohen njëri-tjetritme fjalë tronditëse: dikush ushqen shpresën për t’u takuar sërish dhe për të përjetuar përsëri çastet e dehjes dashurore, dikush tjetër, fatgremisur dhe shpresëprerë, e ka ndarë mendjen për humbjen e dashurisë një herë e mirë, një i tretë, në pamundësi për të përballuar torturat shpirtërore dhe fizike nëpër qelitë e ferrburgut komunist, vendos t’i thotë jetës “lamtumirë!”.

Letrat nga burgu, autorja herë-herë i ndërkëmben me vargje poetike që të ngjethin trupin.

Kur rrëfen për një të ri qëvendos t’i japë fund jetës se nuk është në gjendje t’i përballojë torturat shpirtërore dhe fizike në qelitë e burgut, ajo vë në gojen e tij vargjet e mëposhtme:

Ne jemi

të vdekurit e gjallë.

Përse qëndrojmë mbi tokë

vallë?

Mos…

për të kënaqur xhelatët tanë,

tek na shohin kur hiqemi zvarrë?!

Jo,

më mirë vdekjen e ëmbël mjaltë.

Sesa të na marrin shpirtin

pak e ngapak,

ndaj …

po u jap fund dhembjeve këtë natë.

Këto vargje më ngjallën menjëherë në përfytyrim fatin tragjik të poeteshës ruse Marina Cvjetajeva (1892-1941). Në vitin 1939, asaj i patën arrestuar bashkëshortin, vajzën dhe motrën, kurse vetë poeteshën e patën degdisur në qytetin Ellabuga të Tatarstanit. E braktisur nga të gjithë, si bashkëshorte e ish-oficerit bjellogardist, në kushtet e një varfërie të skajshme, kur nuk e lejonin të punonte as si pjatalarëse, ajo vendos t’i japë fund jetës më 31 gusht 1941, 25 ditë pas pushkatimit të të shoqit, duke lënë pas ca vargje tmerruese për breznitë në vazhdim:

Më s’dua të jem gjallë,

Këtu s’dua të rri,

Me ujqit nëpër sheshe,

S’dua të ulërij.

Në të njëjtën kohë, ajo pati lënë edhe një pusullë të dhimbshme, si testament për fqinjin, shkrimtarin Nikollaj Asejev, që ta merrte nën kujdestari të birin e saj, Gjergjin 16-vjeçar, dhe ta trajtonte si djalin e vet.

Kjo vepër është me të vërtetë një përmendore, kushtuar dashurive të plagosura. Ajo është e përndritur me magjinë e fjalës artistike të autores. Në të njëjtën kohë, ajo është një homazh i shkëlqyer për viktimat e sistemit komunist, i cili ua plagosi rëndë dashurinë sa e sa njerëzve të pafajshëm, vetëm e vetëm se ata rridhnin nga të tilla familje të nderuara, për të cilat ishte e huaj ideologjia komuniste. Tek shtegton nëpër faqet e këtij libri, lexuesi frymëzohet nga forca mitike e dashurisë dhe bindet edhe më shumë për rolin e jashtëzakonshëm që ajo luan për fisnikërimin e shpirtit njerëzor.

Gjenia poetike e Dantes (1265-1321) dhe e Petrarkës(1304-1374), po të shprehemi me gjuhën e ditëve tona, e ngriti kultin e dashurisë në lartësi të papara ndonjëherë.

Siç u përmend edhe më lart, vargjet poetike apo proza artistike, pasqyrojnë tallazet e shpirtit të autorit, brengat dashurore, dramat personale qëai i ka përjetuar në heshtjen e tij engjëllore. Në këto raste, energjia e një dashurie dëshpërimtare vjen e shndërrohet në energji krijimtarie, në një potencial të lakmueshëm krijues. Poeti apo shkrimtari nuk ka si t’ua bëjë dermanin ndjenjave që ia kanë pushtuar qenien në çdo qelizë të trupit të tij, nuk ka kujt t’ia zbrazë ato, prandaj ato e orientojnë për hedhjen në letër të vargjeve poetike, ku shpërthen pasioni për qetësimin e derteve shpirtërore. Si shembull më kuptimplotë shërbejnë ndjenjat e ndezura të Petrarkës, të përshkruara me aq art poetik për Laurën, apo të Romeos për Xhulietën në vargjet e Shekspirit.

Një dukuri e tillë nuk është e rastit në jetën e poetit dhe të shkrimtarit. Përshkrimi i vuajtjeve shpirtërore, i ndjenjave plot afsh dashuror, shërben si një nga mënyrat psikologjikisht shërimtare të zemrës së tij të lënduar. Prandaj edhe vargjet derdhen në letër më me lehtësi, ashtu vetvetiu. Sepse kur shpirtin e pllakos hareja, poeti dhe shkrimtari sikur nuk ua ka vaktin vargjeve poetike, për të cilat duhet kapur një tjetër moment, një moment zemërbrengosës që të rrëmben drejt humnerave të shpirtit ëndërrimtar.

Herë-herë, njerëzit e penës poetike, dikush me vetëdije, dikush me një përndritje hyjnore, nxitenparaprakisht nga një gjendje e tillë, rrinë e kërkojnë të tilla subjekte me tema dashurie, për t’u “infektuar” pikërisht me “mikrobin” e dashurisë.

Në këtë vepër, autorja, përmes letrave nga ferri, parashtron njërën nga karakteristikat më të rëndësishme të dashurisë së pastër të të dashuruarve, të cilëve ua ka prerë rrugën muri i diktaturës së luftës së klasave: ajo bën identifikimin e kërkesave të të dashuruarve të përmalluar nga ndarja, shkrin hierarkinë e kërkesave të tyre themeloret në një hierarki të vetme. Si rezultat i kësaj shkrirjeje, të dashuruarve u lindin kërkesa të përbashkëta. Uni i secilit prej tyre vjen e zgjerohet, duke pranuar brenda vetes Unin e tjetrit deri në atë shkallë, saqë mund të thuhet se dy njerëz të dashuruar shkrihen në një qenie të vetme, shndërrohen në një njeri, në një Un, me të vetmin pikësynim për ta shpëtuar dashurinë nga kthetrat e diktaturës së luftës së klasave.

Letrat nga ferri, – thekson shkrimtarja, – “i përkasin kohës së diktaturës, e cila hynte dhe në ndjenjat private të individit, në intimitetin njerëzor, ndaj mjaft dashuri i penguan, i plagosën, por thellë-thellë ato mbijetuan”.Ndaj dhe ajo ndërton kompozita të bukura, të cilat kanë një nëntekst mjaft domethënës:jetëboshësi, ndajnatë, masajër, qeliburg, tjetërsimkohë, varfërimendje etj. Dhe nuk mund të mos vrasësh mendjen për kuptimin e tyre leksikor. Për të kapur thelbin e tyre, duhet përsiatur, duhetrindërtuar në përfytyrimin tënd jeta e shkrimtares, të cilën dikur lakejtë e diktaturës nuk e lejuan të përfundonte universitetin kur i kishin mbetur edhe tre provime, kur përgjegjësi i seksionit të arsimit të rrethit të Vlorës, si një komunist i regjur, ia mohoi të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësueses, me “justifikimin”: “nuk je në gjendje të zhvillosh luftën e klasave”. Prandaj nënteksti që fshihet në kompozitat e lartpërmendura, duhet zbërthyer, duhet gjallëruar, duhet t’i kthehet shikimit, dëgjimit, shijes, nuhatjes së lexuesit, shpirtit të tij delikat, frymës së tij ëndërrimtare, ai duhet të hyjë në nënvetëdijen e tij, në mënyrë që ai të përftojë ngjyrat e jetës konkrete.

Letrat nga ferri janë një skaner i përsosur që autorja i ka bërë mjeshtërisht jetës së individit në një shoqëri totalitare, ku, siç ankohet me zemëratë Marina Cvjetaeva, “nuk ke se pas kujt të kapesh”, sepse pushteti ia kishte zënë të gjitha shtigjet për të çarë drejt lexuesve, prandaj edhe nuk e lejonin të botonte, ashtu siç nuk e lejuan edhe shkrimtaren e talentuar Vilhelme Vranari Haxhiraj, së cilës pasionin për krijimtari letrare ia vranë që kur kjo sapo kishte filluar të shpërthente “sythet” e saj. Diktaturat totalitare prandaj edhe janë të tilla, sepse ato, pavarësisht se në ç’vende janë vendosur, kanë një gjë krejt të përbashkët: ato e nxjerrin individin në të njëjtin shteg dëshpërimi.

Në këtë këndvështrim, mund të hiqet një paralele mes një regjimi fashist dhe një regjimi komunist.

Musolini(Benito Amilcare Andrea Mussolini – 1883-1945) thotë:

“Për një fashist, gjithçka ndodhet brenda shtetit dhe asgjë njerëzore ose shpirtërore nuk ekziston dhe, aq më tepër, nuk ka vlerë jashtë caqeve të shtetit. Në këtë kuptim, fashizmi është totalitar, po ashtu, edhe shteti fashist, si sintez dhe unitet i të gjitha vlerave, shpjegon dhe zhvillon gjithë jetën e popullit, madje e përshpejton ritmin e saj”.

Megjithatë, mes fashizmit, si sistem autoritarist, dhe komunizmit, si sistem totalitar, ka një dallim thelbësor. Këtë dallim e ka nxjerr në pah Hana Arendt(HannahArendt – 1906-1975), filozofe gjermano-amerikane me origjinë hebraike, teoriciene politike dhe historiane, themeluese e teorisë së totalitarizmit. Ajo thotë:

“Fillesa e autoritarizmit, në të gjitha aspektet thelbësore, është diametralisht e kundërt me fillesën e sundimit totalitar. Autoritarizmi, në çdo formë qoftë, gjithmonë e ndrydh ose e kufizon lirinë, por asnjëherë nuk e zhduk. Kurse sundimi totalitar ka si pikësynim zhdukjen e lirisë dhe aspak kufizimin e saj, sepse etja për pushtet të pakufizuar shfaqet në vetë natyrën e sistemeve totalitare. Një pushtet i tillëështë i sigurt vetëm atëherë, kur të gjithë njerëzit, pa asnjë përjashtim të vetëm, kontrollohen rreptësisht në çdo sferë të jetës së tyre”.

                Për pasojë, shteti totalitar, thelbi i të cilit zbulohet lakuriq përmes mjeshtërisë artistike të autores në letrat nga ferri, përfytyrohet si rregullator dhe madje si zëvendësues i të gjitha marrëdhënieve sociale, deri tek ato më intimet. Prandaj edhe problemet familjare, raportet dashurore mes të rinjve me prejardhje të ndryshme klasore, lejet për fejesa dhe martesa, bëheshin objekt diskutimi jo vetëm në strukturat shtetopartiake, por edhe nëpër kolektivin e institucioneve të ndryshme.Madje Enver Hoxha, për qëllime të pastra politike që dihen mirë, fejesën e dy të rinjve e bëri objekt diskutimi deri edhe në Byronë Politike.

Në këtë prozë të shkurtër, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, megjithëse dashurinë, përmes letrave nga ferri, e ka trajtuar si një “heroinë” të lënduar nga diktatura totalitare, prapëseprapë ajo e ka skalitur atë me merak. Përmes vuajtjeve shpirtërore të heronjve të letrave, zbulohen ndjenjat e pastra të të dashuruarve, karakteri i tyre i admirueshëm, forca e magjishme e dashurisë së tyre, gatishmëria proverbiale për ta përjetuar ndërsjelltazi gjendjen shpirtërore të njeri-tjetrit, shpirti i paepur për sakrifica deri në vetëmohim.

Erik From(Erich Seligmann Fromm– 1900-1980), sociolog, filozof, psikolog, psikanalist, njëri nga themeluesit e neofrojdizmit, thotë:

“Dashuria është një ndjenjë e përbashkët e dy njerëzve që dashurojnë, së paku, deri atëherë kur ekziston lidhja mes objektit të dashurisë dhe Unit personal të njeriut. Dashuria e vërtetëështë shprehje e formimit të individit, ajo presupozon përkujdesjen, respektin, përgjegjësinë dhe njohjen e njëri-tjetrit. Dashuria nuk është emocion dhe as afekt, ajo është një pikësynim aktiv për madhështimin e njeriut të dashur dhe për lumturinë e tij, pikësynim që e ka fillesën në aftësinë e të dashuruarit për të dashuruar”.

                Me këtë vepër, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj e ka pasuruar edhe më shumë korpusin e veprave të saj në disa gjini letrare. Ajo e ka çelur me kohë shtegun drejt zbulimit të shumë mëkateve të diktaturës së luftës së klasave në sistemin komunist, të cilën njerëzit e përjetuan me shumë dhimbje deri në atë masë, saqë edhe dashuria për jo pak syresh shërbeu si një yll që shkëlqen, por që mbeti përherë i paarritshëm.

Sinsinati, Ohajo

16 maj 2016

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: e luftëssë klasave, Edhe dashuria-viktimë, Prof. dr. eshref Ymeri

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë nis mbledhjen në Prishtinë

May 16, 2016 by dgreca

-Në takimet e veçanta me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

 –Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, mbërrinë në Kosovë, ku nesër merr pjesë në sesionin e fundit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa në axhendë ka edhe pjesëmarrjen në hapjen e konferencës “MSA – Stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës”, si dhe takimet me drejtuesit më të lartë institucionalë e politikë/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Maj 2016/ Në Prishtinë, në sallën plenare të Kuvendit kosovar, nisi sot pasdite mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, e cila do vazhdojë edhe nesër.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, mbërrinë në Kosovë, ku nesër merr pjesë në sesionin e fundit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa në axhendë ka edhe pjesëmarrjen në hapjen e konferencës “MSA – Stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës”, si dhe takimet me drejtuesit më të lartë institucionalë e politikë.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, e cila po vazhdon punimet, po merr pjesë delegacioni i Parlamentit Evropian, kryesuar nga Tonino Picula, ku janë edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, si dhe europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ward.

Pjesëmarrës janë edhe liderë institucionalë të vendit, ndërsa në takimet e veçanta me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

Krerët e shtetit kosovar kanë shprehur mirënjohje për Parlamentin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për besimin e patundur në institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe në orientimin e tyre evropian.

 I krijuar në Kuvendin e Kosovës, para më shumë se një muaji Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim ka mbajtur mbledhjen e tij të parë – konstituive, ku miratoi Rregulloren e Punës, si dhe draftaxhendën e takimit të sotëm të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-BE.

Këtë vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor. Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016  nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

AXHENDA E MBLEDHJES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR STABILIZIM ASOCIIM (KPSA), BE-KOSOVË:

Të hënën, më 16 maj 2016, në orën 16:00-18:30, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

Të martën, më 17 maj 2016, në ora 9:00-12:30, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës.

R E N D I I D I T Ë S

Për të hënën, 16 maj 2016, 16:00-18:30,

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i draft Rregullores së Punë së KPSA-së;
3. Gjendja e marrëdhënieve BE-Kosovë;
4. Dialogu politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike;
5. Marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, duke përfshirë dialogun e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja;
6. Zhvillimi ekonomik në lidhje me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit.

Për të martën 17 maj 2016, 9:00-12:30

7. Fuqizimi i rinisë dhe anti-radikalizmi;
8. Dialogu social, shëndetësia dhe arsimi;
9. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, në veçanti të grupeve vulnerabël dhe e pluralizmit të mediave;
10. Miratimi i rekomandimeve;
11. Çështje të tjera;
12. Data dhe vendi i takimit të radhës së KPSA-së.

PRESIDENTI THAÇI: PËR KOSOVËN ËSHTË HAPUR NJË KAPITULL I RI EVROPIAN

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, të kryesuar nga eurodeputeti Tonino Picula, të cilët i falënderoi për vizitën e tyre, duke thënë se për Kosovën është hapur një kapitull i ri evropian.

“Ky është vit evropian, është një bazë e fuqishme për shtetin tonë, duke filluar nga miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, fillimi i zbatimit të saj, si meritë dhe punë e institucioneve të Kosovës, gjithnjë duke pasur parasysh obligimet e reja implementuese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi shprehu mirënjohje për Parlamentin Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për besimin e patundur në institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe në orientimin e tyre evropian.

I pari i vendit theksoi se kulmi i këtij suksesi është arritur me përmbushjen e të gjithë kritereve për rekomandimin për liberalizimin e vizave, me ç’rast u zotua se edhe si President i Kosovës do të mbetet i përkushtuar për kryerjen e të gjitha obligimeve që të ndodhë liberalizimi sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë grupet e veçanta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Këto ditë janë pozitive për Kosovën edhe për sa i përket anëtarësimit të shtetit tonë në UEFA dhe FIFA, prandaj po ndodhin hapa të rëndësishëm për të ardhmen evropiane dhe për integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim u diskutua edhe për pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me ç’rast presidenti Thaçi tha se Kosova vazhdimisht po ofron argumente edhe më bindëse për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron që të kompletohet njohja evropiane e Republikës së Kosovës.

“Kosova ngulmon për zbatimin e të gjitha kritereve dhe reformave demokratike, qoftë në legjislacion, ekonomi apo në politikë, dhe se do të vazhdojë dialogun e brendshëm, sidomos tani pas rikthimit të normalitetit në funksionimin e institucioneve të vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, me theks të posaçëm në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha fenomeneve të tjera negative.

Për ta bërë këtë, presidenti Thaçi ka thënë se ka iniciuar edhe ndryshimin e Kodit Penal, sepse janë vërejtur disa boshllëqe në sistemin prokurorial, gjyqësor apo të qendrave korrektuese dhe se vendi mbetet i përkushtuar për reformën elektorale.

MUSTAFA: MSA-JA, BAZA KONTRAKTUALE E KOSOVËS EVROPIANE

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është baza kontraktuale e Kosovës evropiane, tha sot kryeministri Isa Mustafa. Ai priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, i cili do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim, duke nisur sot pasdite dhe nesër në Prishtinë.

Në kuadër të këtij delegacioni, të kryesuar nga Tonino Picula, ishin zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ëard.

Kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, në proceset eurointegruese dhe anëtarësimin e vendit në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Duke veçuar rëndësinë që ka për Kosovën hyrja në fuqi e MSA-së, kryeministri Isa Mustafa tha se ky dokument kontraktual i hap Kosovës një perspektivë të fuqishme ekonomike, politike dhe në proceset tjera evropiane, duke pasur parasysh edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kryeministri poashtu foli për hapat konkret që Qeveria po ndërmerr në zbatimin e MSA-së, në mënyrë që ajo të jap efektet e pritura në të gjitha fushat e jetës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për heqjen e njollës së korrupsionit dhe stigmatizimit që i është bërë Kosovës në këtë drejtim.

“Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e vendit janë të përkushtuar në realizimin e reformave eurointegruese dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe progresit në Kosovë”, tha kryeministri, duke shprehur mirënjohje për Parlamentin Evropian, për eurodeputeten Lunacek dhe të gjithë pjesëtarët tjerë, për përkrahjen e jashtëzakonshme për proceset në Kosovë.

Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

VESELI: SHPRESOJMË DERI MË 2018 KOSOVA DO TË APLIKOJË PËR STATUSIN E VENDIT KANDIDAT PËR NË BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Komisionin e Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të kryesuar nga eurodeputeti Tonino Picula.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i cili, tani, pas nënshkrimit të MSA-së, ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike të marrëdhënieve.

Kryetari Veseli falënderoi europarlamentarët evropianë dhe veçanërisht kryesuesin e delegacionit, Picula, për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe punën e madhe në raport me Kosovën, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e MSA-së.

Takimin e sotëm midis dy komisioneve homologe, kryeparlamentari Veseli e cilësoi moment historik për Kosovën dhe Kuvendin e saj, sepse, siç theksoi ai, është hapi i parë institucional i zyrtarizmit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, i cili bëhet në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se integrimi në BE është prioritet i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe prioritet nacional i të gjithë spektrit politik në vend, ndërsa institucionet janë të përkushtuara të plotësojnë secilin standard i cili i kërkohet Kosovës në rrugën e saj drejt këtij procesi, me theks të veçantë, në përafrimin e legjislacionit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“Shpresojmë që brenda mandatit aktual të Kuvendit, pra deri më 2018, do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, theksoi kryetari Veseli.

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, nga ana e tij, uroi kryetarin Veseli për vendimet shumë të rëndësishme për Kosovën gjatë muajve dhe javëve të fundit, duke konfirmuar vazhdimin e përkrahjes së PE-së edhe në të ardhmen. Ai potencoi angazhimet që duhet ndërmarrë gjatë periudhës në vijim, në funksion të luftës së mëtejmë kundër dukurive negative.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Komisioni Parlamentar, ne Prishtine, nis mbledhjen, për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Shukrija kjo faqja e zezë

May 16, 2016 by dgreca

…. Keni Zot apo jo? Heroina është ajo njëzetvjeçarja. Duhet ta dini se një shoqëri e kohës denoncon. Sepse ka përgjegjësi. Shikon me sy realë gremisjen e vendit./

Nga Ilir Levonja/

Nëpër webet shqiptare po flet vetëm Shukrija. Dëgjojeni si thotë: “Natën e publikimit të videos, Shukes iu drejtova me fjalët: Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”.

Kjo është Tefta Xhelili. Ose Shukrija e Shukrisë.

Grua që qënke edhe nënë, krushkë apo vjehërr. Dhe nuk e di se si të ngushëllojnë këta mijra të dashur dhe besnikë të familjes që të paskan mbushur shtëpinë. Na i thuaj edhe ne. Të jemi të përgatitur. Si e qysh i thuhet tjetrit kur i shkon në kësi ziafeti. Ose edhe sa i hidhet në tabaka. Ose çfarë i çohet, duhan, para, pije apo prezervativ.

Heroina të tilla dalë bojë, si ty…, ka plot Shqipëria jonë. Por ato janë të heshtura për shkak te vesit shqiptar. Që e bëjmë në qoshe dhe e mbulojmë me hi.

Ka kaq ditë që njerëzit ziejnë. Dhe me të drejtë flitet për pasoja. Qofshin këto si tek familja e të çnderumit. Qoftë edhe tek jeta e denoncueses. Dhe kësisoj vërtetohet ajo papregatija jonë sociale në raste të tilla.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij mbulimi qosheje, janë dhe shmangiet nga problemi real social. Folja punë. Ky zanat që shkëmbehet me dhoma hotelesh. Me seks mode prej burrash me shiritin e kombit në gjoks. Me shoqëri nga ata që sigurojnë tregje droge, që ndajnë territorin e veprimit me ligjin e xhunglës. Nëse nuk e di, në xhungël influenca territoriale ndahet prej kafshëve me shurrosje. Shurra cakton kufijtë. Kështu edhe aty tek ne. Çnderosja kthehet në medalje.

Na i shpife për Zotin.

Të qoftë hallall besnikëria perverse. Por mbaje për vete.

Nuk e di nga ana tjetër se si do të flisje sikur e dëmtuara të ishte vajza jote.

Ndonjëherë ne mendojmë se duke e mbulur pëgërën me hi. Kujtojmë se ia kemi hequr erën shtëpisë. Nuk është ashtu. Përkundrazi e kemi stazhionuar atë. Ashtu siç bëjmë me gjërat e vyera.

___________

Dy fjalë shqiptarëve.

Keni Zot apo jo? Heroina është ajo njëzetvjeçarja. Duhet ta dini se një shoqëri e kohës denoncon. Sepse ka përgjegjësi. Shikon me sy realë gremisjen e vendit.

Në fakt politika jonë është e mbushur me plot Shukri. Por me pak denoncues. Madje edhe ata sapo e bëjnë këtë, kërkojnë mbrojtje publike. Kërkojnë të largohen nga vendi.

Jepini prioritet denoncimit jo fjalëve të Shukrie zezës. Pasi nderi blihet më lirë me falje. Se sa me kapitelat e vjedhura nga fondet publike. Madje do ju shkojë jeta duke investuar për qejfet, masoneritë e burrave me shiritin e kombit në gjoks. Këtyre perversëve që janë edhe baballarë, edhe gjyshër, edhe krushq. Po edhe haletë e Shqipërisë sonë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, kjo faqja e zezë, Shukrija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT