Opinion Nga Enver Bytyçi/ Asambleja Parlamentare e NATO-s në Tiranë është dhe mbetet padyshim nje ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dyqind e pesëdhjetë parlamentarë të vendeve anëtare të saj për tri ditë zhvilluan një diskutim të thelluar për sfidat e sotme të Aleancës me theks të veçantë sfidën kundër Rusisë, luftën kundër terrorizmit përfshirë ISIS-in si dhe përballimin e valës së refugjatëve. Si një instrument politik i aleancës politiko-ushtarake, Asambleja Parlamentare e formuar gjashtë vite pas themelimit të NATO-s, përbën një organizëm thellësisht promovues të vlerave të demokracisë. Funksioni i saj është dhe mbetet adaptimi i një qeverisje liberale, demokratike dhe funksionale, me rregulla të qarta, të pakontestueshme dhe strikte bazuar në promovimin e shtetit të së drejtës. Pandeli Majko, sipas kryeministrit Rama, e realizoi një ëndërr të tijën, që t’i sjellë në Tiranë parlamentarët euro-atlantikë dhe të inicojë një dialog të një niveli të lartë midis palëve pjesmarrëse. Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Tiranë, Prishtinë ose në Shkup ndodhin ngjarje kaq të mëdha. Kjo për shumë arësye, por kryesore është promovimi i Kosovës dhe njohja e të drejtës së saj për të qenë anëtare e këtyre organizmave të rëndësishme ndërkombëtare. Kosova edhe në këtë konferencë zuri një vend të posaëëm, gjë që nuk do të kishte ndodhur, nëse kjo konferencë do të zhvillohej diku tjetër. Folën për domozdoshmërinë e anëtarësimit të saj në NATO ministrat dhe kryeministri i vendit. Dhe deri këtu shkoi mirë rezultati i kësaj konference. Po më tej? Zhvillimi i kësaj Konference të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë nxori në pah dy përqasje të ndryshme: Pozicionet e të Azebaixhanit dhe Armenisë dhe “Shqipërinë me dy fytyra”. U shfaq qartë dobësia e qeverisjes sonë në Shqipëri, dobësia e komunikimit dhe mungesa e strategjisë për t’iu përgjigjur me seriozitet sfidave të sotme. Në paraqitjen e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dukej qartë mungesa e vizionit dhe konceptit të tij për pozicionin tonë në NATO. Në performancën e Pandeli Majkos mungoi imazhi i bashkëpunimit politik me opozitën, por jo vetëm kaq, edhe me Presientin e Republikës, Shoqatën e Atlantikut të Veriut e më gjerë. Ai i bëri pjesë të Konferencës shumë ministra e qeverisë Rama, duke shpërfillur rolin e qeverisë së Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pa të cilën Majko dhe Rama nuk do të mund të prezantoheshin këto tri ditë si aleatë të ngushtë të NATO-s në Tiranë. Ministrja Kodheli ishte më shumë se butaforike në fjalën e saj. Ajo me një ton urdhërues dhe aspak etik iu drejtua pjesmarrësve si të ishte në një auditor oficerësh të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa kryeministri Rama bëri atë që di të bëjë: Të shkaktojë të qeshura në auditor me batutat e tij tashmë të shplara, por që ai i beson në rolin e liderit botëror. Konferenca e Asamblesë Parlamentare të Europës në tri ditët e saj u shqoërua gjithashtu me debate të shumta, me kritika dhe konstatime të vlefshme. Në të u trajtuan tri temat kryesore të ditës: Së pari roli destruktiv i Rusisë për paqen dhe sigurrinë në Europë e më gjerë. Së dyti, lufta kundër terrorizmit dhe organizatës së shtetit islamik ISIS. Dhe, së treti, çeshtja e refugjatëve dhe rreziku që kjo valë e fuqishme e tyre të destabilizojë kontinentin europian. Por ndërsa diskutohej çeshtja e refugjatëve, duke përmendur sidomos konfliktin në Siri, lajmet bënë të ditur një fenomen të ri për largimin e shqiptarëve nga vendi. Për herë të parë u njoftua se gomonet çojnë refugjatë shqiptarë nga brigjet lindore të Adriatikut në drejtim të brigjeve të ishullit britanik. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë ky fenomen i trishtë. Ndërkaq një doktor shkencash, doktoruar në universitetin italian “La Sapienza”, Rezart Bejko, mori familjen dhe iku për Itali, për të mos e kthyer më kokën prapa. Vendi i tij nuk ka nevojë për të. Absurdi është se doktori i shkencave në Shqipëri ka një pagë mujore sa të një arsimtari, më shumë se dy herë më të ulët sesa akademikët e ligjëruesit në universitetet e Kosovës. Ministri i Jashtëm dhe ministrja e Mbrojtjes, në vend të flisnin për këtë hemoragji akademike, u mburrën në Asamble se do të “ngrejnë një grup elitar” për çeshtjet e ekstremizmit dhe terrorizmit. Dhe kur një deputet britanik bëri pyetjen në adresë të Ditmir Bushatit: “A keni ju politika për diasporën”?, Bushati u përgjigj sikur të ishte një ministër i “Punëve të Kota”: “Diaspora është një asset”, tha ai. Ndërsa ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli, kur u pyet nga një deputet britanik se “Pse e keni ulur buxhetin për mbrojtjen”’- u përgjigj kësisoj: “Para 90-ës tek ne i gjithë populli ishte ushtar”. Turpe e skandale si këto e kanë zhvleftësuar plotësisht imazhin që duhej të fitonte vendi nga prania në Tiranë e Aasamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërsa zoti kryeministër në vend të fliste për përgjegjësitë e tij sa i përket fenomenit të ikjes së shqiptarëve nga Shqipëria, vazhdoi ritualin e replikave për Bexit-in britanik dhe “dobësitë e Europës”, dobësi të cilat e bllokojnë integrimin e Shqipërisë, sipas tij. Atij nuk i bën përshtypje deklarata e kryeministrit britanik, sipas të cilit “të krahasosh Britaninë,,, ekonominë e pestë më të madhe në botë, me Shqipërinë, një vend dëshpërimisht të varfër, që ka zënë radhën prej kohësh për të hyrë në BE, është diçka qesharake”. Në vend që të fliste për sfidat e sigurisë, për rrezikun rus, kërcënimin e terrorizmit etj ai iu drejtua pjesmarrësve me thirrjen që të frekuentojnë turizmin e ndotur e të shpifur të bregdetit shqiptar. Po jo vetëm kaq, i paralajmëroi asambleistët e NATO-s se “Nuk keni parë gjë akoma”!!! Shqipëria e sotme është vendi i dy fytyrave, u shpreh një deputete gjermane e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fakt është më shumë se kaq, sepse deputetja në fjalë foli thjesht për varfërinë dhe pabarazinë e zhvillimit të vendit. Kjo është njëra nga pamjet, ndërkohë që pamja tjetër është akoma më e trishtë. Ndërkohë që Asambleja zhvillonte punimet nga bregu perendimor i Adriatikut, pra nga Bari i Italisë vjen lajmi bombë: “Një ton e 200 kg drogë, armë dhe tritol”të sekuestruara nga rojat bregdetare të vendit fqinjë. Droga dhe armët në Greqi, në Itali e deri në Hollandë e Britaninë e Madhe nga organizatat shqiptare të trafikut, së bashku me valën e refugjatëve me gomone e në forma të tjera drejt vendeve të BE-së, përbëjnë pamjen trishtuese të vendit ku u mbajt kjo konferencë. Në këto kushte Pandeli Majko i ka bërë një nder të madh presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani dhe opozitës shqiptare, kur ai nuk u ka dërguar ftesë për pjesmarrje në konferencë. Çdo president dhe politikan do të skuqej e turpërohej përballë një auditori që ndërsa sheh në podium ministra e kryeministrin butaforik, lexon njëkohësisht në ekranin e telefonit të tij celular lajmet tronditëse që vijnë nga Shqipëria e që në këtë konferencë trajtohen si sfidat e NATO-s. Një president serioz dhe sedërli do të skuqej nga paradoksi i moralit që jepet në një konferencë të tillë në kontrast me realitetin. Tirana u bë formalisht qendra e diskutimit për zgjidhjen e problemit dhe sfidave të NATO-s, por parlamentarët e vendeve europiane nuk munguan të shquajnë faktin se problemi është vetë Shqipëria, qeverisja e saj jo demokratike, pabarazia dhe diskriminimi i qeverisë për zonat rurale, pjesmarrja dhe implikimi në aferat e trafikut të drogës, prostitucionit etj. Së paku në çeshtjet e trafiqeve dhe refugjatëve. Por edhe në çeshtjet e tjera të sigurisë në rajon, kontinent e më gjerë. Disa ministra, sidomos zonja Kodheli, folën për sfidën ndaj Rusisë. Por ndërkohë asnjëri prej tyre nuk përmendi modelin rus të aplikuar në qeverisjen e vendit nga ana e rilindjes. Në fund të fundit Asambleja Parlamtare e NATO-s ka mission demokracinë dhe promovimin e saj. Ndërkohë pikërisht këto probleme nuk u përmendën nga përfaqësuesit e Shqipërisë, përveçse një fjalie të Ditmir Bushatit, kur tha se “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte razultat i zhvillimit të demokracisë në vend”. Kësisoj pala shqiptare u shfaq gjithkund e për gjithçka me dy fytyra. Me dy fytyra në zhvillimin e vendit e luftën kundër varfërisë, me dy fytyra në ndaljen e valës së refugjatëve, me dy fytyra në modelin e qeverisjes, me dy fytyra në çeshtjet e luftës kundër krimit, si parakusht edhe për suksesin e luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit. Kjo dyftyrësi për fat të mirë u mor përsipër vetëm nga mazhoranca, e cila me cinizmin e saj e kurseu nga kjo dyftyrësi presidentin dhe opozitën.
Archives for May 2016
DEKLARATA E NATO-s NGA TIRANA: Forcim i Mbrojtjes Kolektive
Asambleja e NATO-s mbyll punimet në Tiranë me miratimin unanim të një deklarate/
TIRANË, 30 Maj/ATSH/.- Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbylli të hënën punimet në Tiranë me miratimin me unanimitet të një deklarate të përbashkët, e titulluar “Një Axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për NATO-n në Samitin e Varshavës”.
Deklarata, e miratuar dhe me amendamentet e propozuara nga anëtarët e AP-së, kërkon nga krerët e Aleancës të forcojnë mbrojtjen kolektive dhe parandaluese, të zhvillojnë një strategji gjithëpërfshirëse për promovimin e stabilitetit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, të sigurojnë se të gjithë aleatët do të përmbushin objektivat e shpenzimeve ushtarake, si dhe të nxisin bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.
Deklarata e konsideron shumë të rëndësishëm ‘bashkimin dhe vendosmërinë’ e vendeve anëtare të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe në marrëdhëniet me Rusinë.
Por, nënvizon deklarata, për të përmbushur këto objektiva, krahas hartimit të strategjive, nevojitet dhe rritja e investimit për mbrojtjen. Barra për mbrojtjen dhe ndarja e saj mes vendeve anëtare është një çështje që duhet trajtuar nga Samiti i NATO-s në Varshavë, në muajin korrik, thuhet në deklaratë.
Në mbyllje të sesionit të AP-së në Tiranë, Presidenti i saj, Michael Turner falenderoi autoritetet shqiptare ‘për mikpritjen dhe për udhëtimin e mrekullueshëm’, sidomos personelin e parlamentit të Shqipërisë, vullnetarët e përkushtuar, dhe stafin e sigurisë, që punuan për ta kthyer këtë sesion në një sukses.
Asambleja Parlamentare e NATO-s u mblodh për herë të parë në Shqipëri, 7 vjet pas anëtarësimit të saj. Takimi bëri bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që diskutuan çështje te sigurisë ndërkombëtare aktuale.
KADARE ,”Komandant i Legjionit të Nderit”
*Presidenti francez Fransua Holland i dorëzoi Ismail Kadaresë titullin e lartë,”Komandant i Legjionit të Nderit”/
Shkrimtari i madh shqiptar u dekorua me titullin me të lartë të Francës. Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland. Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris. Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domethënie të veçantë. Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland. Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues. Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë. Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi titullin personalisht. Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.







Si po trajtohen ndërtimet në Kosovë
Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli/
Nuk është aspak fshehtësi se procesi i ndërtimeve në Kosovë,në vitet e pas luftës, kishte shërbye si mjet për pastrimin e parave,kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku ka pasur kriza të ndryshme,ku sistemi bankar i ka lejuar këto veprime. Kjo duhej të ishte kompetencë dhe obligim i aparatit shtetëror për të parandaluar këto veprime,që në rastin tonë nuk ka ndodhur,edhe se rregullativa ligjore ekziston.
Po punohet kështu këto vite pa u penguar nga askush në ndërtimtari,si një nga sektorëve ma fitimprurëse në Kosovë. Nuk më përket mua të zgjidhi problemet e kësaj natyre në shtetin tonë,që skajshmërisht dëmton ekonomikisht dhe politikisht reputacionin e vendit dhe e rendit në kategorinë e vendeve ku nuk sundon ligji,shtet jo serioze për të investuar,çka realiteti i hidhët po e tregon këtë.
Nuk iu mjaftuan këto “benifite”,përfitime marramendëse që i patën në token e premtuar,në vendin e mundësive,në parajsën e jo ligjshmërisë,së paku është dashur të respektojnë rregullat elementare të ndërtimit,të rëndësishme ishin vetëm fitmet e mëdha materiale e asgjë tjetër. Sa për respektimin apo zbatimin e ligjeve apo normave dhe standardeve të ndërtimit apo të planifikimit hapësinor dhe urban,as që mundet të bëhej fjalë. Ekzistonte një koncenzus në mes tyre dhe organeve shtetërore për të punuar ashtu,edhe se kishte ligje dhe dokumente hapësinore valide në fuqi.
Sa të mjerë jemi si shoqëri që lejuam këtë kategori keqbërësish dhe profiterësh të veprojnë kështu me territorin e Kosovës,i cili në aspektin hapësinor dhe urban kishte filluar të krijonte një identitet fillestar urban,që vërehej në çdo hap. Natyrisht për krijimin e parakushteve për veprim e kishin ndihmën e pa rezervë të faktorëve vendimmarrës në Kosovë,të cilët as që u brengosën për pasojat katastrofale që po i përjetojnë sot, dhe në të ardhmen gjeneratat që duhet të jetojnë dhe verojnë në këto hapësira. Si rezultat i tërë këtyre ndërtimeve,të pa kontrolluara nga shteti,do të ballafaqohemi me probleme të pa imagjinueshme me kosto të madhe, që nuk do ti kishim nëse do të ndërtohej ashtu si e kërkojnë ligjet,normat dhe standardet e ndërtimit.
Faktori kryesor duhej të ishte SIGURIA e ndërtimeve të bëra në këto vite, pa përcjelljen e tyre nga një organ i pavarur profesional (mbikëqyrja teknike),e cila do të kontrollonte dhe verifikonte anën teknike në tërësi të gjitha ndërtimeve. Tërë pjesëmarrësit në ndërtim në mënyrë të pa shpjegueshme i kanë anashkaluar këto procedura të domosdoshme për ndërtime.
Si shembull tipik i kësaj mënyre të punës më duhet të përmendi rastin që ka ndodhur në Prishtinë, me ndërtimet me leje në lagjen “Arberia 3”. Rezultatet e elaboratit gjeologjik,pas një hulumtimi detal të punuara nga një Institut gjeologjik Kroat,rekomandon kushtet e duhura për ndërtime në atë teren jo-stabil. Punë e cila është dashur të bëhet para fazës së përpilimit të planit rregullues për atë lagje, në të cilën dikur ishin të ndaluara ndërtimet e ulëta, e le ma si është lejuar me ndërtime të larta pas luftës. As vet nuk e dinë me cilat kritere të ndërtimit janë dhënë lejet e ndërtimit,pasi nuk kishte elaborat adekuat gjeologjik,dhe nuk ishte respektuar as etazhiteti i planit rregullues urban të lagjes. Mundemi të supozojmë se cilave shpenzimeve materiale iu janë nënshtruar ndërtuesit në atë zonë.
Pas plasaritjeve në objektet e ndërtuara,rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së rrugës në brendi të kompleksit,përgjegjësit komunal u detyruan të ndërmarrin hapa konkrete për të sanuar situatën e krijuar,që do të ketë kosto të madhe materiale. Ndjenja e pa sigurisë do të jetë prezentë edhe disa vite tek banorët e kësaj lagjeje. Pyetja thelbësore duhet të jetë se kush duhet të jap përgjegjësi apo llogaridhënie për veprimet e bëra dhe shqetësimin me të drejtë të banorëve. Raste të ngjashme kemi në Prishtinë dhe vendbanimet tjera në Kosovë si rezultat i abuzimeve të shumta, posaçërisht me territorin urban të qyteteve tona.
Ajo çka ma së shumti brengos është sjellja e komunitetit profesional të shumtë, pjesëmarrës në procesin e ndërtimit,në këto 17 vitet e fundit. Ata së pari është dashur të dinë aspektin e sigurisë dhe pasojat që i implikon kjo mënyrë e punës,në të cilën ishin pjesëmarrës aktiv edhe vet dhe duhej të reagonin unanimisht. E di se arkitektët e Kosovë kanë ditur të bëjnë “demonstrata” për të bllokuar procesin e licencimit të arktikëve dhe të tjerëve që janë pjesëmarrës në procesin e ndërtimit,e jo të ngritin zërin e arsyes me atë që po ndodhte në Kosovë në këto vite. Ishte ky veprim dëshpërues i të gjithë atyre që nuk ishin të interesuar që profesionistët,të iu nënshtrohen kontrollit shtetëror të punës profesionale në ndërtime, si në tërë botën e civilizuar që kam menduar se i takojmë,
I lejuam këto vite ndërtimet pa leje e me leje abuzive,nuk u respektuar as rregullat elementare të ndërtimit,nuk u respektuan ligjet e shumta që mbulojnë këtë veprimtari. Menduan se u pasuruan disa grupe të interesit me premisa abuzive, që në këtë fushë e gjetën parajsën e premtuar,të gjitha këto përfitime po i humbin dhe do të bankrotojnë financiarisht,të vetmit përfitues përkohësisht do të jenë ata që i lejuan ato ndërtime në princip abuzive. Nuk u brengosën në pasojat e mëdha të imponimit të lëvizjes së popullsisë,në ato financiare,psikologjike,sociologjike,e çka është ma tragjike me pasojat afatgjate të humbjes së identitetit urban të qyteteve tona, që në kohën e globalizmit është rrezik permanent,me të cilin po ballafaqohen edhe shoqëritë ma të avancuara se ne.
Është tërësisht jo serioze se si pas 17 vite po tentohet që me një ligj të ri të trajtohen ndërtimet pa leje,me metoda joshëse, që aspak nuk munden me qenë të bazuara në logjikën e shëndoshë të një shoqërie. Ma në fund Ministria (MMPH) dhe Komunat detyrimisht e kanë kuptuar se identifikimi i ndërtimeve pa leje është obligim parësorë i tyre,e jo dëshirë apo vullnet i paraqitjes së ndërtimit nga ata që kanë ndërtuar në këtë mënyrë. Askund në botë rregullimi i territorit nuk varret nga disponimi i individit,ai duhet të jetë obligim parësor i Shtetit,e jo të luhen këso lojëra me interesin e përgjithshëm.
Nuk zgjidhet kjo problematikë me ndryshimin,plotësimin e ligjit aktual nr 04/L-188, apo me një ligj të ri pasi i kaluari dështoi. Kjo problematikë është shumë ma komplekse, duhet analizuar dhe ri-shqyrtuar shkaqet përse u injoruar ky ligj nga ata që kishin ndërtuar pa leje,përse numri i atyre që aplikuan për legalizim ishte simbolik,vetëm 2493 veta ma pak se 1%,nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve në 28 komuna që është zyrtarisht 352 836 raste. Në thelb është mos gatishmëria e vendimmarrësve tonë me e zbatuar ligjet,blerja e kohës deri sa të “harrohet” kjo çështje dhe të jetësohet në praktikë ky realitet që vetë e kanë lejuar.
Gjeneratat e ardhshme do të jenë të detyruara të bëjnë rehabilitime urbane të domosdoshme, kostoja e të cilave do të jenë shumë ma të mëdha se përfitimet e parapara nga legalizimet e propozuara. Në një mënyrë po shpërblehen me benificione të pakuptimta atë që kanë ndërtuar pa leje,që nuk e kanë respektuar ligjin dhe shtetin. Si me u arsyetuar ndaj atyre që kanë respektuar ligjet e ndërtimit dhe kanë ndërtuar me leje. Aspak nuk munden të krahasohen faljet e borxheve të ndryshme që kanë ndodhur në Kosovë,në intervale të ndryshme kohore me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa lejë.
A janë të vetëdijshëm këta zotëri për pasojat afatgjatë që do të shkaktojnë këto veprime në fushën e ndërtimit. Koha e tyre po kalon,nuk do të ketë ma ndërtime pa planifikim të mirëfilltë hapësinor dhe urban,këtë edhe ata po e ndjejnë,pasi gjeneratat e reja të profesionistëve nuk do të lejojnë ma këso veprime në territorin e Kosovës edhe ashtu të vogël e të varfër. Apeloi të kokat e pakta progresive në Kosovë që me forcën e argumenteve të senzibilizojnë opinionin me pasojat dhe të kundërshtojnë,të stopojnë këto veprime të dëmshme për të ardhmen e gjeneratave të reja.
arch. Ylber Vokshi -Ylli
arkitekt i pavarur
*Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),
Prishtine, 30.05.2016
Ambasadori Amerikan Lu takon ish Kryeministrin Sali Berisha
Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë diskutuar për arritjen e kompromisit mes partive që do t’i shërbente pozitivisht vendit tonë. Lu e njohu Berishën me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.Ish- kreu i demokratëve shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës. Ai u ndal më tej në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në tërësi. Sipas Berishës, Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji. Por sipas tij, Rama ka futur në Parlament vrasës, pengmarrës, trafikantë dhe jo vetëm që nuk kërkon ndjesë po përpiqet të maskoje aktin e tij kriminal duke i krahasuar ata me deputetë të dënuar për shkelje të rregullave të trafikut rrugor apo të burgosur me ligjin e arratisjes së kohës së diktaturës, ndërkohë mashtron diplomatë të huaj duke iu thënë se ai vertet ka futur kriminelë nga Veriu në Parlament, por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marë nga Berisha. Berisha theksoi më tej se, nga lista e PD nga viti 1991 deri më sot nuk ka absolutisht asnjë deputet apo kandidat për deputet të dënuar për krimet e konventës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 93
- Next Page »