• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Memoriali i Gjenocidit komunist- Hipokrizia e qellimshme

June 24, 2016 by dgreca

APELI NGA IGFM/

Nga Ahmet ZANI/ Hipokrizia e qellimshme qe karakterizoi takimin per Memorialin e gjenocidit komunist ne Shqiperi, eshte shkelje e rende e te Drejtave te Njeriut. Ku avokati i popullit Igli Totozani me hipokrizine me te madhe e te paturpshme kerkoi vendosjen e nje afati perfundimtar te demshperblimit ne Ligj, pasi kishte “harruar” qe jane bere 8-te vjet nga miratimi i ligjit dhe nuk ishte kujtuar ta kerkonte. Njekohesisht kerkoi qe te vendoset nje pension mujor demshperblimi per te internuarit dhe te debuarit, por lind pyetja :-perse vetem per ate kategori ? Dhe jo per te tjerat kategori ? Totozani na foli edhe per nje nocion qe po degjohet per here te Pare ne tregun mediatik :”kultura komuniste dhe ajo demokratike” , qe sipas tij kane stratifikuar shoqerine ne dy shtresa dhe keto na qenkan ashtu sic shikon ai nga kendveshtrimi i tij . Po ai vete nga cila po veshtron ? Mos valle nga klasa proletariatit ? Kjo na qenka arsyeja e vertete e moshapjes se dosjeve ?! Nga ana tjeter perfaqesuesit e qeverise , te cilet kishin vendosur qe per nje Problem te tille kombetar, ta zgjidhnin sot ne kompetencat vendore, thane se me demshperblimet jane treguar me te zotet sepse kane arritur, megjithese mbas 20 vjetesh, te kalojne kestin e 2-te. Ndërsa drejtuesi i Institutit të të Përndjekurve, Bilal Kola, tha se memoriali i kujtesës për viktimat e komunizmit do t’i ndihmojë të gjithë reflektojnë për atë fatkeqësi. Por harroi te spjegonte se çfare do te behej me memorialin qe eshte ngritur nga babai i tij ? I kujtojme z. Kola qe : Nocioni “reflektim i ndergjegjes mbi fatkeqesine” nuk eshte Produkt i mesuar ne shkollen Evropiane. Bashkia e Tiranës u angazhua të bashkëfinancojë ngritjen e një Memoriali Kombëtar për viktimat e ish regjimit komunist. Meqenese qenka Memorial kombetar, perse takimi behet ne rang vendor? Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha në takim se të gjithë u janë borxhlinj viktimave të komunizmit, ndaj Bashkia e ndjen si detyrim të marrë pjesë në këtë projekt nderimi për ta. E pyesim z. Veliaj:-perse ju personalisht ndjeheni borxhli ? Zoti Veliaj i bëri thirrje parlamentit dhe institucioneve që të zbatojnë ligjin sapomiratuar të dosjeve, me të njëjtën saktësi që po ecin dëmshpërblimet. Qe kur z.Veliaj na qenka parlamenti nje institucion zbatues ? Shqipëria dhe Parlamenti Europian kanë miratuar disa rezoluta për të nxitur zbardhjen e krimeve të diktaturës komuniste ndaj popullit shqiptar, si dhe për të shtuar kujdesin ndaj ish të dënuarve politikë, për të riintegruar dhe rehabilituar ata të në shoqëri. Perse rezolutat per ju jane nxitese dhe jo detyruese ? Por, edhe sot, pas 25 vjetësh, shumë prej tyre jetojnë në të njëjtat zona internimi, ku i hodhi diktatura, dhe vuajnë ende probleme të rënda shëndetësore, ekonomike dhe mbijetojnë në varfëri. A nuk eshte kjo nje fakt qe verteton me se miri hipokrizine qeveritare per 25 vite rrjesht ? Ndërkaq persekutorë të tyre gjatë diktaturës arrijnë të depërtojnë në administratën shtetërore të demokracisë dhe ligj për lustracionin nuk ka. Jo vetem depertojne, por vetem ata punojne ne administraten shteterore.

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, Memoriali i Gjenocidit komunist- Hipokrizia e qellimshme

URAN BUTKA MIDIS MISIONIT DHE PASIONIT

June 24, 2016 by dgreca

( Një lexim i vëllimit me tregime dhe novella “Vetëm një natë” të Uran Butkës)/

Shkruan: Halit  Shamata/

Ndryshe do të thonim: Uran Butka midis historisë dhe letërsisë. Në kufirin ndarës dhe në osmozën natyrale që i bashkon të dyja, Uran Butka riskon suksesin e tij të dyfishtë.

Puna e historianit për të është një mision, si rrallë herë i paautorizuar nga askush. Ndërsa shkrimtaria letrare, deri më tash e hijezuar nga politikani dhe historiani Butka, po rreket të ndryshojë rendin e përparësisë së vlerave. Krijimtaria letrare është pasioni i përditëshmërisë së tij. Por Uran Butka ka bërë me pasion edhe deputetin dhe vazhdon të bëjë me një pasion natyral, punën e historianit.

Euxhenio Montale, poeti nobelist dhe, në të gjallë edhe senator i përjetshëm italian, në përmbledhjen me ese “Në kohën tonë” shkruan se raporti mes ideales dhe reales krijoi letërsinë klasike, ndërsa raporti mes reales dhe ireales, krijoi letërsinë moderne. Përtej dy blloqeve kryesore të letërsisë, te Uran Butka përndryshe, shfaqet një qasje tjetër, raporti mes historisë dhe realizmit si drejtim letrar. Një qasje deri diku niçeane. Në veprën “ Mbi dobinë dhe dëmin e historisë për jetën”, Niçe shkruan “ Ajo që është histori dhe ajo që nuk është histori janë në mënyrë të barabartë të domosdoshme për shëndetin e një individi, të një populli dhe të një qytetërimi. përkth. im). Duket sikur në këtë pamëdyshje të dyshuesit të paepur Niçe, Uran Butka end thurimën e teksteve të tija historike dhe letrare. Historiani Butka i ofron Butkës shkrimtar, dokumenta, fakte, dëshmi, në të shumtën e rasteve tronditëse, që abstragohen estetikisht në tekst letrar, duke ruajtur herë drejtpërdrejtë, herë të mjegulluar kontekstin dhe dëshminë historike. Nga ana tjetër shkrimtari i ofron historianit, gjuhën dhe stilin letrar, vitalizimin e shkrimeve historike, me një qasje të vetvetishme letrare duke ruajtur entitetin e tekstit historik.

Një gjë vlen të thuhet lidhur me atë që Niçe e quan “ dëmi i historisë”. Veprat historike të Butkës kanë mënjanuar deri diku nga vëmendja e lexuesit, veprën e tij letrare. Kjo ka edhe një arsye më shumë, veprat historike të Butkës, i përkasin historisë politike moderne. Është i njohur konstatimi i Edit Durhamit, se shqiptarët prodhojnë më shumë histori se sa konsumojnë. Me ç’duket pas njëqind vjetësh, mund të themi të kundërtën…

Duket vërtetë e çuditshme që, megjithë kontekstin e jetës dhe përjetimeve politike, proza e shkurtër e Uran Butkës, dallohet lehtas për lirizmin e sinqertë dhe poetikën ngrohtë. Mund të thuhet se ai është në vazhdën e rrëfimit poetik në prozë, të brazduar herët nga mjeshtra si Mitrush Kuteli, por edhe Sotir Andoni etj.

Uran Butka është në përputhje me veten, përsa i përket natyrës së njeriut dhe natyrës së stilit të tij letrar. Ai është i kuptueshëm, me një lexim të parë, por gjërat duket sikur ndërlikohen pasi ke mbaruar se lexuari tregimtarinë e tij.

Aktualiteti shqiptar , që hera-herë shmanget në të shkuarën e afërt, është ajo me të cilën lidhen shqetësimet dhe përjetimet krijuese të Uran Butkës.

Më poshtë po përpiqem të ofroj disa lexime të vëllimit “ Vetëm një natë” që sapo ka dalë nga shtypi:

Tregimi “Vetëm një natë”, që ka pagëzuar librin me proza, na rrëfen kalvarin e mundimshëm gjer në pamundësi, nëpër të cilin kalon procesi i kthimit të pronës. Për autorin, rikthimi i pronës nuk është malli në vetvete, por është rikthim te liria, e cila ka kuptim, qoftë edhe vetëm për një natë.

Tregimi “Zëri”, në një kontekst social, na thotë se gjëra fare të vogla, siç është ngritja e pavetëdijshme e tonit të zërit, mund të prishë statukonë e një familjeje. Në kontekstin psikologjik, zbrazëtia e zërit, prish ekuilibrat shpirtërorë.

Uran Butka në pjesën më të madhe të tregimeve të tij, shfaq një mentalitet që e ka kapërcyer prej kohësh tranzicionin e stërzgjatur shqiptar. Në tregimin “ Viti ‘92” pasqyrohet model i një nëpunësi arsimor, që pasi ka provuar torturat dhe burgjet e komunizmit, duke qenë i ndershëm me veten, i vlerëson njerëzit nga meritat dhe jo nga biografia, gjë nga e cila ne shqiptarët ndjehemi të trysnuar ende edhe sot.

Tirana ze një vend të veçantë në librin e Butkës. Tregimi me titullin sugjestionues “Pamje nga ura” nga idili i Urës së Tabakëve, gjer tek gërrhima çehoviane në shfaqjen e dramës së Milerit, ngre problemin e vlerave të dyshimta që mpleksin të ardhmen e një njeriu apo një qyteti.

Karrierizmin e mbështetur mbi shëmtimin moral trajton novella “Arrivisti”. Dhe po në këtë frymë, është edhe përpjekja për të blerë me para, lavdinë e

parardhësve, jo për t’i bërë nder qytetit, por në emër të pushtetit, tek tregimi “Shtatorja”. Ceremonia për përurimin e shtatores që bëhet në prag të zgjedhjeve ka një mbyllje groteske. “Në orën e caktuar kryetari i bashkisë mbajti një fjalim të ndjerë dhe, në mes të një entusiazmi të paparë, nisi të zbulonte shtatoren. Por gjithçka u fashit rrufeshëm: shtatorja ishte pa kokë”.

Në libër ka një numër tregimesh ku përjetimet dhe përvoja personale, kondensohen në situatë artistike, përmes dramacitetit tek tregimi “Nëna”, përmes së papriturës tek tregimi “Prangat” si dhe përmes lirizmit tek “ Dy pensionistët”, apo përmes aksionit tek tregimi “Pishat e buta”. Sikurse ndodh që përjetimi personal nuk arrin gjendjen e masës artistike si në skicën ‘Përfaqësuesi i popullit” etj.

Uran Butka ka njohur dy anët e madaljes së pushtetit. Ai është ndër të paktit njerëz që kanë provuar dhunën e egër të shtetit dhe qënien në pushtet. Nga kjo buron dramaciteti dhe thelbi i qenies së tij. Por unë besoj se ai i përket atyre që mendojnë se pushteti nuk është as i natyrshëm, as i domosdoshëm.

Më në fund do të them se Uran Butka është vital në gjithë qenien dhe krijimtarinë e tij. Nga viti ’96, në harkun e njëzet viteve, ai ka shkruar më shumë se njëzet vepra në fushën e historisë, monografi, libra me tregime, një roman etj. Një model se si mund të përballohet koha fizike me punë të përditshme. Në takimin e radhës ai është gati të dhurojë një libër të ri. Kjo të sjell ndër mend Sartrin që besonte se Prusti punonte me dy duar.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Halit Shamata, Uran Butka, vetem nje Nate

Trump përshëndet Brexit ( Divorcin me BE) gjatë udhëtimit në Skoci

June 24, 2016 by dgreca

Donald Trump kërkon t’i mbajë larg SHBA imigrantët. Por duket se kandidati me gjasa për President të SHBA i ka harruar rrënjët e tij, shkruan Peter Geoghegan nga ishulli skocez Lewis, ku Donald Trump ka përshëndetur para mbështetësve dhe stafin tij sapo ai mbërriti në Golf Course Trump , në Turnberry – Skoci.
Nga Beqir SINA/
SKOCI : Kandidati republikan i “paragjykuar” Donald Trump, duke vizituar Skocinë, një ditë pasi Britania e Madhe ka votuar për të lënë Bashkimin Evropian, përshëndeti gazetarët dhe një pjesë të simpatizantëve britanik, duke thënë se votuesit ” Tani u kthyen nga vendi i tyre. ‘’
 
Kandidati Republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump, e ka komentuar shkurt vendimin e britanikëve për të lënë Bashkimin Evropian. Sipas Trump,”është një gjë e madhe që populli i Britanisë së Madhe e ka rikthyer vendin e tyre” me votimin kundër qëndrimit në BE.
 
Trump, disa nga aksionet e fushatës e të cilit janë të njëjtat me temat populiste kombëtare, që ushqyen Britanikët, me votën e tyre, dje, për të lënë në BE, tha sot të premten se ” në të gjithë botën, njerëzit janë të zemëruar. ”
 
” Ata janë të zemëruar me kalimin e kufijve, ata janë të zemëruar mbi njerëzit që vijnë nga një vend në tjetrin – duke mos marrë përsipër askush  dhe nuk e di se nga vijnë dhe se kush janë ata, ” tha Trump në ceremoninë e organizuar për të shënuar rihapjen e një vendpushimi të golfit që ai zotëron në perëndim të bregdetit të Skocisë. 
 
” Ata janë të zemëruar për shumë, shumë gjëra. ‘’ tha kandidati republikan amerikan Donald Trump
 
Trump, vizita e të cilit në Skoci, është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga mbyllja e votimeve brenda partisë Republiane – pra zgjedhjet paraprake, ku ai siguroi një mbështetje të mjaftueshme, që delegatët e GOP , në Konventën Republikane, të jenë këtë  fund-vere , pro-tij,  gjithashtu parashikoi se edhe  8 vendet e tjera do të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar.
 
Donald Trump ka deklaruar para këtij referendumi se Britania do të ishte “më mirë” jashtë Bashkimit Evropian, dekleratë kjo që i vuri kandidatin republikan për president në kundërshtim me dekleratën e Presidentit së SHBA Barack Obama dhe kandidates demokrate oponeten e tij më 6 nëntor, për të “marrë” Shtëpinë e Bardhë, ish Sekretaren e Shtetit Hillary Rodham Clinton.
 
“Unë do të thosha se ata janë më mirë pa të ( pa BE), pra ky është qendrimi im personal, por unë nuk jam duke e bërë këtë deklarim si një rekomandim – por po shpreh vetëm ndjenjën time”, ka thënë Trump një javë para referundumit në Britaninë e Madhe, në një intervistë për Fox News. 
 
“ Unë e di që Britania e Madhe, e di shumë më mirë, se unë, e di se britanikët e duan vendin e tyre shumë më mirë, se unë, ngaqë veçse unë kam një prej investimeve atje, Por, do të thosha se ata(britanikët) janë më mirë pa të( pa BE),” ka deklaruar kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump.
 
Kryeministri britanik David Cameron, i cili dëshironte që britanikët kishin për të votuar për të qëndruar në BE në referendumin e 23 qershorit, ku mori mbështetje duke filluar nga udhëheqësit e tjerë të BE-së dhe Presidenti i SHBA, Barack Obama, deri tek kryeministrat e Australisë, Japonisë dhe Zelanda e Re, pas rezultatit të djeshëm dha dorëheqjen.
 
Presidenti Obama, i cili shfrytëzoi një vizitë në Britanin e Madhe muajin e kaluar për të thënë se në se Britania e Madhe, do të dalë nga BE-ja, ajo do të shkojë në “fund të rendit”, kur është fjala për të negociuar ndonjë marrëveshje të tregtisë mes SHBA dhe Britanisë së Madhe.
 
Analistët dhe politikanët amerikan në SHBA, dekleratat e kandidatit Republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump, mbi vendimin e britanikëve për të lënë Bashkimin Evropian, thonë sipas tyre “mund të jenë shkaku i tij i zemërimit me dekleratat e kryeministrit britanik David Cameron, i cili tha vitin e kaluar se ndalimi i propozuar prej kandidatit për President të SHBA, nga republikanët, për myslimanët që të mos hyjnë në Amerikë, ishte “përçarës, i padobishm dhe thjesht deklerat e gabuar.” 
 
Por më pas Kryeministri britanik i cili tani dha dorëheqjen ishte më pajtues me dekleratën e tij “qortuese” kundrejt Donald Trump, duke thënë se’ Trump meritonte të trajtohet me “respekt”, si kandidati gjasa për president i Partisë Republikane, në SHBA.”
 
Ndërkohë, që Donald Trump kërkon t’i mbajë larg SHBA imigrantët, por duket se kandidati me gjasa për President të SHBA, i ka harruar rrënjët e tij, shkruan Peter Geoghegan nga ishulli skocez Lewis, ku Donald Trump ka përshëndetur para mbështetësve dhe stafin tij, sapo ai mbërriti në Golf Course Trump , në Turnberry – Skoci.
 
Peter Geoghegan shkruante se në qershor 2008 një Boeing 727 u ul në ishullin skocez Lewis. Në trupin e avionit qe shkruar me gërma të arta “Trump”. Ishte hera e dytë në jetën e tij që Donald Trump vizitonte atdheun e nënës së tij Mary Anne MacLeod. 
 
Para shtëpisë së nënës së tij, një shtëpi modeste në fshatin Tong në ishullin Lewis, Trumpi u tregoi reporterëve: “Unë këtu ndihem shumë mirë. Unë besoj se ndihem skocez.” 
 
Trumpi ka pak  histori prej emigranti prej  nënës së tij. Ajo u largua nga Lewis, rreth 40 milje nga Skocisë kontinentale në moshën 18 vjeçare. 
 
Kurse, në fushatën elektorale, në zgjedhjet paraprake, kandidati tashmë i zyrtarizuar Donald Trump, me gjasa republikan për President të SHBA kërkoi që imigrantët të mbahen larg SHBA – me mure në kufi me Meksikën dhe kërkoi ndalim hyrjeje në SHBA për myslimanët, duke kërkuar se ata duhen “situr”, mirë para se të hynin në SHBA.

Filed Under: Komente Tagged With: gjatë udhëtimit, në Skoci, Trump përshëndet Brexit ( Divorcin me BE)

Britania e Madhe del nga Bashkimi Europian, Cameron jep dorëheqjen

June 24, 2016 by dgreca

Kancelarja Merkel: Procesi i daljes së Anglisë nga BE-ja do të zgjasë rreth 2 vite/

BritaniaBritania e Madhe do të lërë Bashkimin Europian. Ky është verdikti i referendumit për daljen jashtë nga blloku, që rezultoi me 51.9% të votave për ata votuan pro. Pas 43 vjetësh “martesë”, Loindra divorcohet kështu nga Brukseli.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka shprehur keqardhjen e tij për daljen e Britanisë nga BE-së: “Nuk e fsheh që donim një rezultat ndryshe. Jam shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij verdikti dhe mendoj ky është një moment dramatik, që sigurisht do të ndikojë politikisht. Nuk ka mënyrë për të parandaluar të gjitha pasojat politike”.

Ndërsa ende kanë mbetur edhe 8 qendra numërimi pa u mbyllur, BBC ka parashikuar edhe rezultatin e tyre, ku sipas saj rreth 52 % e britanikëve kanë votuar pro daljes nga BE duke e bërë fakt tashmë daljen nga Bashkimi Europian.

Procesi i numërimit vijon vetëm në Angli, ndërkohë që në Irlandën e Veriut, Uells, Skoci dhe Gjilbratar ka përfunduar.

Lideri i euro-skeptikëve, Najxhëll Farage ka festuar, ndërsa ministri gjerman Shauble kërkon “bashkim” për pjesën tjetër të BE-së. Ndërkohë që bursat janë në panik: leku vendës, sterlina ka rënë dhe ka kaos në tregun monetar.

CameronPas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen.

Në një konference pas rezultatit te referendumit, Cameron tha se do të vazhdojë të qendroje edhe per tre muaj në kyre te qeverisë, për ti hapur më tej rrugën një lideri të ri.

Duke respektuar vendimin e qytetareve te Britanisë, Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE Britania është një ekonomi e fortë.

“Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që tju uroj edhe ju që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë, – tha Cameron. – E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë. Çdo gjë e ka një zgjidhje, Ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar”.“Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua”, – shtoi ai.

Merkel: Procesi i daljes së Anglisë nga BE-ja do të zgjasë rreth 2 vite/

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, i ka bërë thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Europian të mos nxitohen për të marrë hapa të nxituara pas referendumit të Britanisë që vendosi të lërë bllokun evropian.

Merkel shtoi se vendet e BE-së duhet të jenë të qeta dhe se ka ftuar javën e ardhshme kryeministrat e Italisë dhe të Francës për të diskutuar mbi vendimet që do të merren në Bruksel pas daljes së Anglisë nga BE-ja.

“Duhet të jemi të qetë për të marrë vendimet e duhura. Duhet të vazhdojmë siç kemi qenë më parë. Të kujdesemi për procesin e integrimit në BE, – tha Merkel, – dhe të përmirësojmë jetesën e qytetarëve të BE-së. Është me rëndësi të jemi të bashkuar. Vendet e BE-së të përpiqen të mos nxitohen”.

“Sa i takon daljes nga BE-ja, ka procedura të detajuara dhe procesi kërkon që procedurat të zgjasin rreth 2 vjet. Britania e Madhe do të ketë përgjegjësi të madhe deri sa të bëhet dalja e plotë nga BE-ja, – vijoi Merkel. – Edhe pas daljes së saj nga BE, ne do të vazhdojmë partneritetin me Britaninë. Be do të gjejë mënyrën e duhur si do të vazhdohet pas daljes nga Bashkimi Evropian”.

Filed Under: Rajon Tagged With: Britania del 'nga Bashkimi Europian, Cameron jep dorëheqjen

Ceremoni pritje për ekipin kombëtar të futbollit

June 23, 2016 by dgreca

Në Shqipëri, kombëtarja e futbollit u prit sot me ceremoni zyrtare në kthimin e saj nga Franca, pasi nuk mundi të kualifikohet në fazën tjetër të Europianit.

Në aeroportin Nënë Tereza, ekipi u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Sporteve Lindita Nikolli. Atyre ju rezervua një pritje me të gjithë nderimet shtetërore që parashikon protokolli i vendit në raste tepër të veçanta. Paraqitja dinjitoze e ekipit shqiptar, i cili për herë të parë mori pjesë në finale e një europiani, e ka kthyer kombëtaren në një simbol krenarie për shqiptarët.

Nga aeroporti deri në qendër të Tiranës skuadra udhëtoi me një autobus të hapur, ndërsa njerëz të shumtë kishin dalë në rrugë për t’i përshëndetur. Në nder të skuadrës janë parashikuar një seri aktivitetesh. Etapa e parë ishte Bashkia e Kryeqytetit ku lojtarëve ju dorëzua Çelësi i Tiranës, për të vazhduar më tej në Ministrinë e Jashtme, ku të gjithë , të cilësuar tanimë si ambasadorët e imazhit të Shqipëriësë, do të pajisen me pashaporta diplomatike, ndërsa në mbrëmje do të jenë në Sheshin Nënë Tereza për t’u përshëndetur me tifozët e shumtë.

Shqipëria arriti të renditet e treta në Grupin A me tre pikë, por për shkak të golavarazhit nuk mundi të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në finalet e Francë 2016.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ceremoni pritje, për ekipin kombëtar, të futbollit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT