• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Kosovë-Çmime për fushat e muzikës kinematografisë

June 4, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Sheshi Skënderbej në Prishtinë – Teatri Kombëtar i Kosovës/

-“Niketë Dardani” i ndahet Seniha Spahiut dhe Sevime Gjinalit, ndërsa çmimi “Bekim Fehmiu” Bislim Muçajt/

-Çmimet e muzikës ndahen në 8 qershor, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë në 10 qershor/

 PRISHTINË, 4 Qershor 2016-B.Jashari/ Në Kosovë, profesoreshat e muzikës Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë lauretae të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015, ndërsa çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Bislim Muçaj. 

 Me çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.

 Ndërsa, çmimi vjetor për kinematografi i është ndarë Produktorit (Producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.Juritë profesionale për çmimet për Vepër Jetësore në fushat e Muzikës “Niketë Dardani” respektivisht Kinematografi “Bekim Fehmiu” kanë qenë në përbërje të Akademik Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jasharit, kompozitor dhe dirigjent. 

 Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për Kinematografi, dhe çmimet vjetore ka qenë në përbërje të: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg. 

Vlerësimet e jurive profesionale për çmimet që ndahen në fushat e muzikës, respektivisht kinematografisë, bëhen të ditura nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës,

 Në një solemnitet në këtë Ministri, çmimet e muzikës ndahen në 8 qershor, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen në 10 qershor.

Filed Under: LETERSI Tagged With: kinematografisë, Kosovë-Çmime, për fushat e muzikës

Kryeministri Mustafa: Nuk duhet të lejojmë zgjatjen e agonisë së Trepçës

June 4, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa: Duhet të zgjidhet përfundimisht statusi i Trepçës. Jo vetëm që janë të lidhura efektet ekonomike, por Kosova ka edhe emocione të veçanta për Trepçën/

 -Kryeparlamentari Kadri Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të brendshëm: Transformimi dhe aftësimi i Trepçës, burim i zhvillimit të Kosovës/

 -Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunëshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para afër 17 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi colonial/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Qershor 2016/ Nuk duhet të lejojmë zgjatjen e agonisë së Trepçës, tha sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke shtuar edhe se problematika që lidhet me gjigantin e dikurshëm të ekonomisë nuk është e lehtë.

Ai foli në tryezën “Ecuritë e transformimit të Trepçës”, ku u prezantuan studime të rastit dhe refleksione për Ligjin mbi Trepçën. Pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Blerand Stavileci e Hykmete Bajrami, përfaqësues të komisioneve parlamentare, menaxhmenti i Trepçës, përfaqësues të ambasadave dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendorë.

Duke iu referuar faktit se më këtë çështje janë marrë edhe në vitet e pasluftës dhe se është fjala për një gjigant ekonomik që është trashëguar e që ka qenë historikisht i rëndësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e Kosovës, kryeministri tha se për Trepçën jo vetëm që janë të lidhura efektet ekonomike por Kosova ka edhe emocione të veçanta për Trepçën.

 “Prandaj, është një çështje e cila është mjaft komplekse dhe e cila kërkon zgjidhje, dhe mua më vjen mirë që sot kemi studime të rastit nga vende të ndryshme të cilat do të prezantohen këtu dhe të cilat do të na japin format e zgjidhjeve që janë shfrytëzuar në vendet e tjera për rastet e ngjashme ose për raste përafërsisht të njëjta”, tha kryeministri.

 Duke iu referuar faktit se vitin e kaluar është vendosur në Kuvend që të sillet një ligj i veçantë për Trepçën, kryeministri Mustafa tha se duhet të zgjidhet përfundimisht statusi i Trepçës.

 “Kemi marrë tre hapa të rëndësishëm. Kemi formuar një komision qeveritar i cili ka punuar në ligjin për Trepçën, është angazhuar komisioni parlamentar që të punoj së bashku me ju në mënyrë që të ofrohen studimet e rastit dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit është duke punuar studimin e fizibilitetit për Trepçën. Janë tre aktivitete të cilat po zhvillohen paralelisht për të cilat ne nuk dëshirojmë që në asnjë rast të sjellim vendime politike, por dëshirojmë që vendimet tona të cilat do të merren në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jenë vendime të bazuara në përvoja, që kanë arsyeshmëri ekonomike dhe do të mundësojnë që Trepça në të ardhmen të punojë mbi baza të profitabilitetit, si element i ekonomisë së tregut. Ndërsa, formën e organizimit ta gjejmë atë që është më e përshtatshmja”, u shpreh Mustafa.

Kryeministri theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës që të punojë dhe që të kapen afatet, duke pas parasysh se afati përfundimtar është para nëntorit që të përfundohet me ligjin për Trepçën dhe me organizimin e ri të Trepçës.

 “Por, unë nuk e konsideroj se me ligj ne i zgjidhim të gjitha problemet. Ligji është një bazament i cili ofron strukturën organizative, ofron marrëdhëniet e brendshme, ofron çështjen e përkohshme pronësore të rregullimit të Trepçës. Do t’i kemi pastaj problemet debitore dhe kreditore dhe janë çështje tjera që janë të hapura të cilat natyrisht do t’i zgjidhim në të ardhmen. Por, nuk jemi për atë që ta zgjasim më tutje këtë agoni të Trepçës dhe unë ju falënderoj për kontributet që i keni dhënë dhe do t’ju falënderoj shumë edhe për prezantimin e studimeve të rastit”, tha kryeministri Mustafa.

Tryeza u mbajt nën organizimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili vuri theksin te nevoja e një konsensusi të brendshëm lidhur me Trepçën, i cili do të mbështetej në disa pika. 

Fillimisht, theksoi kryetari Veseli, do të duhej të ketë një participim të sektorit privat në Trepçë, pa pjesëmarrje substanciale të të cilit nuk mund të ketë revitalizim të prodhimit, të minerave dhe të metalurgjisë.

“Kujdesi ndaj punëtorëve dhe komunitetit përreth kësaj industrie do të duhej të ishte maksimal.  Këta punëtorë kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja e tyre, jo vetëm për këtë industri. Për më tepër, ata ishin pararendës në çdo iniciativë për lirinë e vendit. Prandaj, ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj këtij procesi. Ndoshta do të duhet konsideruar edhe mundësinë që një pjesë e aksioneve të Trepcës t’u takojnë atyre”, theksoi kreu i Kuvendit.

Veseli shtoi se një kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe mjedisit. 

Në vazhdim, ai tha se Trepça është ajo e cila është esploatuar në mënyrë të pamëshirshme. 

“Edhe ashtu kreditori me i madh në Trepçë është qeveria e Kosovës dhe punëtorët e saj. Të tjerat do të duhet trajtuar me kujdesin më të madh, meqenëse kanë qenë në kohë të errëta dhe me shumë dilema të ndërlidhura me regjimin e Milosheviçit. Prandaj, na duhet një ekip më i mirë i ekspertëve ligjorë për ta mbrojtur kauzën tonë. Kështu që, në këtë strategji ne duhet të mendojmë urgjentisht për këtë punë. Në fakt, ndoshta do të duhej të ngrisim padi për dëmet qi i janë shkaktuar Trepçës dhe mjedisit përrreth”, tha kryeparlamentari kosovar, Veseli.

Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën  së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.

Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunëshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para afër 17 viteve Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.

Në Trepçë, në dy miniera – Stantërg dhe Artanë, me rritje të prodhimit të xehes dhe koncentratit mbi 20%, viti 2014 shënonte prodhim rekord që nga viti 1999 i përfundimit të luftës dhe i fillimit të lirisë së Kosovës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: agonia e Trepces, Mustafa

Reforma në drejtësi, zyrtarja e DASH, telefonoi Bashën e Berishën

June 4, 2016 by dgreca

Një komunikatë e orëve të mbrëmjes së të premtes, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë të ditur mbi një komunikim telefonik mes ndihmës-sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sigurisht që në qendër të telefonatës ka qenë reforma në drejtësi, teksa Nuland ka nxitur udhëheqësin e opozitës për përparim në lidhje me miratimin e kësaj reforme. Victoria Nuland ka theksuar se krerët e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit mes Bashës dhe kryeministrit Rama, për të rënë dakord mbi miratimin e shpejtë të një reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi. Nuland nënvizoi gjithashtu se kjo reformë gëzon mbështetje të gjerë mes popullit shqiptar, ndërsa mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por edhe për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.Nga ana e tij, zoti Basha rikonformoi qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, si dhe e njohu ndihmës-sekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga PD për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik, si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare. Gjithashtu, Ndihmës/sekretarja e Shtetit ka zhvilluar edhe një bisedë me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas asaj që mësohet nga Partia Demokratike, biseda ka patur si kryefjalë reformën në drejtësi. Nuland ka theksuar në bisedë rëndësinë e madhe të kësaj reforme për integrimin e Shqipërisë në Europe dhe shprehu vlerësimin e saj në përpjekjet e fundit të ambasadorëve të SHBA dhe BE për një kompromis midis palëve në ditët që vijnë. Në bisedën telefonike, Berisha ka theksuar se beson se një kompromis në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm. Sipas Berishës, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe Qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë. Berisha thotë se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe se shpreson që palët do bien dakord për këtë. Në bisedë Berisha ka ngritur edhe atë që Lulzim Basha e quajti disa ditë më parë si “nëna e reformave”, reformën zgjedhore.“Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, është shprehur ish-kryeministri.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Bashën e Berishën, Reforma ne Drejtesi, telefonoi, zyrtarja e DASH

KOMBETARJA KUQ E ZI HUMBET MIQSOREN ME UKRAINEN

June 3, 2016 by dgreca

Ka qenë e pasukseshme miqësorja e fundit e djemve të De Biasit. Pjesa e parë e barabartë, por jo e tillë e dyta. Ishte vërtetë një pjesë e dytë për t’u harruar ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Ukrainës që u luajt në Bergamo të Italisë, duke u mbyllur me rezultatin final 1-3.

Si në pjesën e  parë kuqezinjtë kanë pësuar gol pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke u gjendur sërish në disavantazh ndaj ukrainasve të cilët shënuan golin e dytë me anë të Yarmolenko në minutën e 49-të.

Ka qenë minuta e 87-të, kur Konoplyanka përfitoi nga një gabim i Agollit në mbrojtje duke shënuar edhe golin që vulosi gjithçka.

Ndryshe nga pjesa e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, përveç një goditje dënimi të Kaçes dhe një gjuajtje të Lenjanit që kapi shtyllën, nuk ka gjetur forcën e duhur për të ndryshuar rezultatin, duke mos e vënë në rrezik portierin ukrainas.

Një tjetër kombëtare u pa në pjesën e parë, ku  ashtu edhe si në miqësoren e kaluar me Katarin, kuqezinjtë kanë pësuar gol që në minutat e para të ndeshjes. Ka qenë Stepanenko, ai që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh ukrainasit.

Por ky avantazh nuk ka zgjatur më tepër se 4 minuta, pasi numri 10-të i Shqipërisë, Armando Sadiku ka barazuar shifrat.

Ky i fundit ka pasur edhe një mundësi të artë për të kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 37-të.

Filed Under: Sport Tagged With: De Biasi:, KOMBETARJA KUQ E ZI HUMBET MIQSOREN ME UKRAINEN

Kosova ka triumfuar në miqësoren e pare

June 3, 2016 by dgreca

Kosova ka triumfuar në miqësoren e parë pas pranimit në UEFA e FIFA, duke mposhtur me rezultat 2:0 Ishujt Faroe/

Skuadra e Albert Bunjakit nuk e nisi mirë ndeshjen pasi në minutën e 37’të, gjyqtari kryesor i ndeshjes përjashtoi Bersant Celinën nga loja, duke e ndëshkuar direkt me të kuq – një vendim tejet i çuditshëm.

Sidoqoftë, Kosova vazhdoi me paraqitjen e mirë dhe edhe përkundër se ishin me një lojtar më pak, ku gjetën rrugën drejt golit në minutën e 44’tër. Albert Bunjaku shënoi me kokë për 1:0.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Bunjakit vazhduan të ruanin rezultatin derisa kohë pas kohe krijonin raste. Në minutat e fundit të ndeshjes, Elbasan Rashani shënoi golin e dytë për Kosovën pas një depërtimi të mirë të Berishës, për rezultatin përfundimtar 2:0

Trajneri i Ishujve Faroe uron Kosovën

Trajneri i Ishujve Faroe, Lars Olsen, ka uruar Kosovën për fitoren ndaj ekipit të tij, derisa është befasuar me paraqitjen e djelmoshave të Albert Bunjakit

Ai e uroi ekipin e Përfaqësueses së Kosovës për fitoren prej 2:0 ndaj skuadrës së tij, duke thënë se nuk i lan të krijojnë shumë raste në pjesën e dytë.

“Në kartonin e kuq ka ndryshuar ndeshja, pasi në 25 minutat e parë Kosova ka pasur përparësi. Pas kartonit të kuq dhe në pjesën e dytë e kemi pasur topin në posedim, por jo edhe rastet”.

Filed Under: Sport Tagged With: fiton me Ish Faroe, Kombetarja Koosvare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT