• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Edhe Meta në SHBA në konventën e demokratëve

July 25, 2016 by dgreca

Zyra per shtyp e Kuvendit ka njoftuar  se, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta merr pjese ne Forumin e Lidereve Boterore dhe Konventen e Demokrateve ne Filadelfia me ftese te Institutit Demokratik Amerikan

Kreu i kuvendit Ilir Meta, është ftuar  në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.

Kryeparlamentari është nisur pasditen e së dielës drejt Filadelfias, për të marrë pjesë në Konventë.Por burimet thanë se gjatë qendrimit 4 ditor kryetari I Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.

Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta kjo është vizita e katër në harkun kohor të  6 muajve në SHBA. Meta udhëton drejtë SHBA-së vetëm pak ditë pasi në Kuvend u miratua me unanimitetin e 140 deputetëve reforma në drejtësi.Ftesa e kreut te LSI ka xhelozuar socialistet dhe kreun e tyre Edi Rama. Duket se dy aleatet enuk jane me ne muajin e rreme te mjaltit…Le te presim se Luan Rama, e paralajmeroi pakenaqesin e LSI-se.

Filed Under: Politike Tagged With: e demokratëve, Edhe Meta, në SHBA në konventën

Skandali me foton 80 mijë dollarëshe e ka bërë Ramën “non grata”, për partinë e Hilari Klinton?

July 25, 2016 by dgreca

Hamendësime të shumta ka ngjallur lajmi për injorimin që i është bërë kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të vendit Edi Rama nga Partia Demokratike në SHBA. Në prezantimin zyrtar të kandidaturës për president të Hilari Klinton, janë të ftuar kreu i opozitës Lulëzim Basha, kryetari i LSI Ilir Meta dhe deputeti socialist, Pandeli Majko. Partia Demokratike e Klinton, në SHBA njihet si forcë me program më së shumti social dhe  konsiderohet e majtë, përkundër Partisë Republikane që përfaqëson të djathtën. Duket pak si “e çuditshme” prania e Bashës në këtë Konventë, pasi partia që ai drejton këtu, aleat natyral në SHBA ka Partinë Republikane. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një person të veçantë për kombin shqiptar.

Hilari Klinton është pjesë e familjes, që ka ndihmuar më së shumti shqiptarët në këtë çerek shekulli, është ish-Zonja e Parë e Amerikës në kohën e çlirimit të Kosovës. Çdo shqiptar do ta ketë të pamundur të mos i gëzohet rikthimit të Klintonëve në Shtëpinë e Bardhë, këtu nuk mund të bëjë përjashtim as lideri i të djathtës shqiptare Basha. Si Sekretare Shteti, të parin zyrtar të huaj që priti në Uashington ishte ish-Kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ishte edhe zyrtarja më e lartë perëndimore, që vizitoi Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, vizitë në të cilën bëri premtimin e madh: “Edhe në 100 vitet e ardhshme, SHBA do të jenë miku juaj më i madh”. Gjithashtu Hillary Clinton është e para Sekretare Shteti, që ka falendëruar dhe uruar një ministër të Jashtëm shqiptar, kur ky i fundit është larguar nga diplomacia. E ka bërë Klinton me Lulzim Bashën. “Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe pres të punojmë sërish së bashku në funksionet e reja, që do të merrni”, ishte letra e Sekretarës Klinton, kur Basha u largua nga ministër i Jashtëm.

Nuk përbën më suprizë as ftesa për kryetarin e LSI Ilir Meta. Vetëm në një hark të shkurtër kohor, ai e ka vizituar 3 herë SHBA, dhe gati në të gjitha rastet ka qenë i lobuar në takimet që ka kryer në Washington, nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Edhe prania e Pandeli Majkos në shpalljen e kandidaturës për president të Hilari Klinton është e natyrshme, jo si socialist por si ish kryeministër i Shqipërisë, në periudhën e krizës dhe luftës në Kosovë, kur president ishte Bill Klinton.

Ajo që bie në sy dhe ka dhënë shkas për hamendësime të ndryshme është mungesa e një ftese për Edi Ramën. Duket se demokratët nuk e kanë problemin me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Partisë Socialiste, por me Edi Ramën si individ. Gati të gjitha mediet, këtë injorim e lidhin me deklaratat e papërgjegjshme dhe delirante të Ramës ndaj rivalit të Klinton në këto zgjedhje, Donald Tramp.

Kjo mund të jetë një arsye, por nuk duhet harruar se në SHBA është ende në hetim një skandal me protagonist Edi Ramën, i cili i vuri mjaft në siklet demokratët. Bëhet fjalë për foton e famshme 80 mijë dollarëshe me presidentin demokrat Obama, që Rama e bleu me dredhi duke shkelur, jo vetëm ligjet e atij vendi, por edhe duke venë në pozicion mjaft të vështirë stafet elektorale të Partisë Demokratike. Ishin disa medie nga më të mëdhatë,  të cilat vunë në dyshim tani gjatë fushatës presidenciale tw Klinton, mënyrat sesi mblidhen fondet nga partia e Obamës që është edhe e saj.

Prania e Ramës në këtë konventë do të ishte një ushqim i mirë për mediet dhe republikanët, për të kujtuar atë që ndodhi në vjeshtën e vitit 2012 dhe për të sulmuar sërish partinë e Hilarit dhe atë vetë.(Syri.net)

Filed Under: Opinion Tagged With: ne SHBA, non grata, Rama, skandali 80 mije dollaresh

Kosovë-Veseli vizitë në SHBA

July 25, 2016 by dgreca

-Do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara/

 PRISHTINË, 25 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Njoftimi dërguar sot nga Kuvendi thekson se, me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Veseli, vizite ne SHBA

SHSHA NË ÇIKAGO ZHVILLON AKTIVITET NË ATDHE

July 25, 2016 by dgreca

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull është vënë në shërbim të çështjes shqiptare,për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të demokratizimit të Shqipërisë dhe të zgjidhjes së drejtë shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë-Medevegjë dhe Çamëri.Në rrugëtimin e shumë organizatave shqiptaro-amerikane në Amerikë,tash sa kohë SHSHA-ja në Çikago është bërë një zë i fuqishëm karshi çështjes shqiptare në Ballkan,ku përmes aktivitetit të programuar ka afruar një varg projektësh politike,ekonomike dhe kulturore për të ndihmuar dhe thelluar marrëdhëniet e miqësisë së përjetshme me Amerikën.

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael dhe SHSHA organizuan me sukses konferencën ekonomike për imvestime në ekonomonië e Kosovës dhe projektet që afroi delegacioni shtetëror ishin atraktive për kompanitë,bankat,bizneset dhe afaristët tjerë në Çikago dhe më gjerë.Daniel Shure,përfaqësues i OEAI dhe mik i respektuar i popullit shqiptar,ka ritheksuar se ndaj popullit mik shqiptar në Ballkan do të bëjmë krejt të mundurën që të ndihmojmë zhvillimin ekonomik përmes investimeve amerikane.OEAI-së i ka dyert e hapura për projektet që na vijnë nga Kosova,Shqipëria dhe hapësira etnike në Maqedoni,thuhet në Çikago.

Bashkëpunimi shqiptaro-hebrej do të thellohet edhe në fushat tjera të bashkëpunimit në mes të dy popujve shqiptaro-hebrej dhe të institucioneve të shtetit amerikan,thotë Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së.Për të hedhur dritë nga kujtesa historike për praninë dhe shpetimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore Kosovë-Shqipëri,përfaqësuesit e SHSHA-së afruan një mori të botimeve historike,me kronikat arkivore dhe fotografi miqëve hebrejë dhe kështu u mbyll njëherë e mirë propaganda antishqiptare si vrasës të hebrejve të sajuar nga lobi serbo-grekë.Në sajë të këtij bashkëpunimi,SHSHA -ja tashti është bërë anëtare e bordit të drejtorëve të OEAI-së dhe në shtator në Çikago pritet të organizohet manifestim madhështor me rastin e vënies së Pllakës Përkujtimore në Muzeun Holokaust në Skokie me mbishkrimin:Prania dhe shpetimi i hebrejve gjatë LDB-së Kosovë-Shqipëri dhe Tryeza Tematike investimet amerikane në ekonominë e të dyja vendeve.

Këto ditë vere të pushimeve në Veleshtë të Strugës po qendron sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi,i cili do të ketë takim pune me Kryesinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Përendimore me kryetarin Nebi Hoxha në Shkup për bashkërenditjen e aktiviteve  në relacionet diaspora shqiptare në Amerikë me institucionet politike,ekonomike dhe intelektuale në hapësirën etnike në Maqedoni.(INA)(Foto-Arkiv-Dielli)

Skënder Karaçica

 Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Filed Under: Komunitet Tagged With: NË ATDHE, SHSHA ne Cikago, ZHVILLON AKTIVITET

POETI VLONJAT IDAJET JAHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

July 25, 2016 by dgreca

NJE CIKEL POETIK NGA IDAJET JAHAJ ENKAS PER DIELLIN/

MENDIMET/

( e dikurshme apo…?)/

Natë e ditë më bluajnë mendimet/
për jetën e lumtur, kulturën, artin;/
Po ç’e do, detyrohem nga mjerimi/
të marr rrugën e emigrantit…/

Gjysma e jetës më shkoi në terr,/
rinia e bukur- flutur;/
Tani mendimet më pikojnë vrer/
për kohën e artë, të humbur./

Mendimet, të lodhura, më shkojnë kudo,/
në sfera të jetës, në politikë;/
Veç përherë më rri ndezur përmbi to/
shqetësimi i këndshëm poetik…/

 

U DOGJA, O PISHE E NDEZUR…/

-(rinore ?)/

…I ra gurit,/
e thërmoi…/

I ra lisit-/
e shkrumboi,/

Më ra mua
e gjeti Ty
brenda.

…U dogja,
o pishë e ndezur
në muzg.

Ti- altar,
e unë-
murg…

Plejadat rreth hënës
dhurojnë rini
e treten.

Po ti, ti,
në ç’ plejadë
e galaktikë
bën pjesë –
e s’jepesh ?

E s’ jepesh ?!…

Po ha kujtimet,
vetveten…

 

NENA

(nga gojëdhëna lindore)

…E na i thënka nënës
i biri qafir:

-Aty të rrish,
në t’ errët,
pa yll !

Tek e lidhte për peme
mesnatës në pyll.

E na i thënka nëna
me zemrën fir:

-Kujdes, biro, veten,
të bëhesh i mirë;

Ktheji gjoksin erës,
mos ftohesh,bir…

Cijatnin fletët
nën erën- zefir,

E yjet pëshpërisnin:
-bir, bir…

 

DY POEZI PER REXHEP QOSEN- NDER I Kombit

-me rastin e 80-vjetorit të lindjes-

1.Besnik – Naim

Perëndia
s’e vdiq Naimin,
E hodhi farë
nën dhe.

E prej tij
mbitë Ju,
o Rexhep Qose-
besnik-Naim.

O fjalë-lotuari
bubullim,

O mjekërtreturi
i kombit tim,

Qe hedh firmën
yll-pranverë:

“Ti, Shqipëri,
më jep nder !”

Që skuq firmën
zjarr e valë :

Shqipëri,
të qofsha falë !”…

2.Yll i Kombit

Si dritë inxhie ndrijnë
mendimet për Shqipërinë.

Si shamia në një valle
ndriçon “Porosia e Madhe”.

Flaka-shatërvan i diellit-
prerë nga drit’ e Naimit.

Sytë-paqe, zjarr e bindje,
mjekra -tretur në Rilindje.

Vepra -shatërvan i nderit,
feks me harqet e ylberit.

Balli-i gjerë, hark Kosove,
Yll’ i Kombit, djersë fitoreje.

Pus i dijes, trim mentar,
krenari për çdo shqiptar !

 

NJE GRUSHT GRURE…

…Një grusht grurë
të mbjellur mbi një mur.

Një grusht fjalësh,
një grusht vargjesh…

Një grusht shtëpish
të mbledhura mes lagjes.

Një grusht yjesh
të çelura mes valësh,

Një grusht malesh…

Një grusht hi,
një grusht dhe;

Një grusht këngësh
për stinën e re.

Vetëm grushti-
si çekan fytyrash
duhet hequr nga pasqyra…

 

FJALA “POPULL”

Iku
dhe fjala “popull”.
“Popull”-
s ka më.

Ka pjesëza:
“shoqatë,
kolektivitet,
komunitet…

Pra -popullatë,-
si kafshatë e thatë…

Pra, pak fat
për fjalën “Popull” !

Pak vorbull .

Por, për çudi,
ajo fjalë
duket, zhduket,
çel sërish
si bishë,

hije-dritë
në orbitë
vjen rrotull…

Top of Form

 

FJALEZA TE URTA PER PUSHTETIN

…Pushteti
është këmishë zjarri.
Kur e largon-ftohesh,
kur e afron-digjesh !…

…Mund ta kesh trupin dhe postin
të madh- si ari,
Por sërish mund të mbetesh
një mikro-njeri !

…I ëmbël është shumë
kolltuku i pushtetit,
por fsheh brenda tij-
dhjetë ballë tërmeti !

…Kur i mbaroi kolltuku,
iu kujtuan shokët atij,
por atëhere mbeti rrugës
i lagur me…vetmi !…

 

NAIMI DHE MALET

-me rastin e 170-vjetorit të lindjes së poetit të madh (25 maj)…-

Naimi s’ka vdekje kurrë
sepse malet vdekje s’kanë,
E nxorrën nga thelb’ i tyre,
-Këndo, bir, tani !- i thanë.

I dhanë kartën në duar
edhe fjalëzën e artë,
Me shpirtin e përvëluar
këndoi mallin e zjarrtë.

U duhej bilbil-Naimi
maleve kurrize-blertë,
Ndaj e ngurosën Bilbilin
nëpër lisa monument.

Malet gjetën tek Naimi
krehërin e një pasqyre,
që të krihnin nëpër shekuj
flokët e gjelbër të tyre…

 

DHIMBJE PER POETIN

-me rastin e 80 vjetorit të vrasjes së poetit të madh spanjoll-Frederiko Garsia Lorka-

…Pllanga-pllanga gjaku
bota.
Pllanga-pllanga gjaku
koha.

Siç duket
ajo s’ do të rrotullohej

pa marrë mbi to,
ose edhe mbi njërën prej tyre-
Frederiko-Garsia Lorka…

 

HAIKU
(tre-vargsha)

…Përmbytje fushash.
Një kryq mbi ujë-
dorë lutjeje…

…Pranverë e plleshme
me lëng bari.
Kodrat-burime…

…Shkretimë fshati.
Selvia e shkollës
përkund cicërima nxënësish…

…Pemë e tharë.
Veç një xhufkë në majë-
blerim kujtese…

 

E TMERRSHME…

…Një komb hëngri
një tjetër më të vogël,

Një zjarr në Ekuator
shuajti një pyll;

Një tufë luanësh
preu brenda llojit,

Një yll i madh-
një tjetër yll…

…Një popull drejt Hadit
duke duartrokitur Zeusin…

…Një popull në këmbët
e një tjetri për bukë,

Segmenti i kohës
që pjell kriminelë !…

 

ÇAMERI-PELLG I DHIMBJES

(Duke parë një ekspozitë te fotografit të shquar çam-Skënder Beqirit)

…Gjtihçka aty brenda
gjëmon.
Gjithë
ulërimat e thekshme
të dramës.

Gra
me sy të errur
tmerri e vuajtjeje
për burrat e therur…
Ato-duar-lidhura
jetës ç’ t’i japin ?

Fëmijë
me zemra e koka të ngethura
urie e ere,
këmbëçarë nga ciknat…

Vasha
(oh, yllesat shqiptare!)
-në radhë për një copë bukë !

Sytë e hirtë, të vdekur
të një plaku
bri ullirit të djegur
vallë hënës ç’i thonë ?!…

Një magnetofon diku,
në skaj,
shpërndan simfoninë e dhjetë
të përgjakur çame.

Toka atje
lëkundet ende
nga valët e gjakut,
nga rrathët e dhimbjes.

Një djalë i sotëm çam
(prej Vlore)
puth muret e shtëpisë së gjyshit
atje në Çamëri.

Gurët aty s’janë
veçse lotët e ngrirë
të çamëve.

Mbi gërmadhat enden
me tym të zi e të kaltër
legjendat e Çamërisë.

Motër, bijë, Çamëri,
gjer kur do të të shohim
vetëm në fotografi ?

Çamëri-Hiroshimë shovene,
Çamëri- dy herë Bosnjë e Kosovë
retrospektivë e shekullit…

 

LIVADHI

T’i njihja gjithë lulet emër për emër,
Të emërtoja kështu krejt livadhin e gjelbër…

Ta lexoja livadhin, si libër ta ktheja ,
Çdo faqe me lule dhe aroma të reja…

Me pamje të tjera e të tjera ngjyra
që i stolis me aq ankth dor’ e mëmës-natyra.

E kështu, mes lulesh, do doja pa mbarim
të endej e të tretej përjetë shpirti im…

Sepse në zemër më ndrit një livadh me lule,
që zemrave dua t’ua jap
si me tinguj cule…

 

 

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Idajet Jahaj, mendimet, ne sofren e Diellit, O Pishe e ndezur..., U dogja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT