• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Analiza-Shqipëri: Reforma në drejtësi dhe sfida e post-reformës*

July 29, 2016 by dgreca

Pak ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri, ekspertët e drejtësisë parashikojnë që përfaqësues nga kasta politike apo grupe të ndryshme të interesit do tentojnë të bëjnë rezistencë kundrejt reformës.

Symbolbild Gerechtigkeit

Në një shfaqje të pazakontë për parlamentin e Shqipërisë deputetët u treguan solidarë në votimin e Reformës në Drejtësisë. Të 140 parlamentarët ishin pro. Selitë e partive politike ishin si në një garë me rezultat të ngushtë për shprehjen e optimizmit në miratimin me konsensus të paketës së ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë reformimit të sistemit më problematik të vendit. Beteja për të marrë merita sa më shumë në hartimin dhe votimin e reformës tashmë ka nxjerrë në pah pikëpyetje të kuptueshme.

Nga do të fillohet? Kur do të ndjehen efektet e para për publikun? Kur do të nisë “krehja” e kastave të gjyqësorit, prokurorisë e hallkave të tjera në drejtësi? A do të jenë po kështu të bashkuar shtabet e politikës dhe në zbatimin e reformës? Pedagogu i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Hazizaj, mendon se thelbi i reformës në drejtësi lidhet me tre dimensione. I pari ka të bëjë me vetëqeverisjen e sistemit, i dyti me përbërjen e tij, i treti me funksionimin ose arkitekturën e vet sistemit.

Sipas arsyetimit të Hazizajt, ndonëse përmirësimet kushtetuese nuk kanë të bëjnë me të drejtën materiale dhe procedurale, që do të thotë se nuk lidhet me sa dhe cilat janë rrugët më efektive të realizimit të së drejtës së qytetarit, efektet e përmirësimit cilësor dhe në kuadrin kushtetues dhe ligjor ekzistues do të shprehen në mënyrë të menjëhershme. “Dua të nënvizoj se ndoshta ndryshimet kushtetuese, në vështrim të parë duken si shumë represive. Sa i përket aneksit të saj, reforma do të mundësojë të realizojë tre momente: së pari, përmirësim të menjëhershëm të etikës në drejtësi; së dyti, të integritetit profesional të faktorëve dhe aktorëve në këtë sistem; së treti, përmirësim të shërbimit dhe raporteve të qytetarit me të drejtën dhe drejtësinë”, thotë Sokol Hazizaj për Deutsche Welle-n.

Sokol HazizajEksperti Sokol Hazizaj

Profesori i Asociuar Shefqet Muçi, rektor i Shkollës së Lartë “Wisdon University” dhe ish ministër i Drejtësisë në Shqipëri, parashikon një rrugë të gjatë të reformës në drejtësi. Tani sapo janë miratuar ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që një paketë ligjore dhe aktesh të tjera do të duhet të hartohen, diskutohen dhe miratohen nga ana e parlamentit. Megjithatë, sipas tij, në planin afatshkurtër publiku do të provojë disa efekte nga kjo reformë, psh largimin nga sistemi të atyre që janë të korruptuar, të paaftë dhe që nuk i përgjigjen standardeve profesionale. Nga ana tjetër struktura e re antikorrupsion e prokurorisë, byroja e hetimeve pritet që të japë goditje në mesin e kastës politike dhe të administratës publike në të gjitha nivelet. Reforma ka disa sfida që mbeten për të provuar suksesin e saj, thotë ai për Deutsche Welle-n.

“Së pari, do të provohet zbatueshmëria e atyre që janë shkruar dhe do të shkruhen. Në fakt ligjet dhe aktet nënligjore në Shqipëri janë në përmbajtje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. Por ajo që e ka kompromentuar sistemin është moszbatimi i tyre. Së dyti, reforma ka një pengesë të madhe që do të vështirësojë punën. Struktura e organeve qendrore qeverisëse të drejtësisë në gjykata e prokurori është e rënduar, e mbivendosur, që dublohet, apo karakterizohet nga veprime paralele, pra, duke marrë energji dhe buxhete të mëdha dhe duke mos qenë efiçente për problemet që hasin qytetarët. Nuk do të evitohen zvarritjet e trajtimit të çështjeve.”

Ekspertit Shefqet Muçi sistemi që po ndërtohet i duket eksperimental. “Jemi në kushtet e një sistemi që nuk është hasur në vendet e tjera demokratike, ndaj dhe të krijohet përshtypja e kushteve eksperimentale. Dhe siç ndodh në një eksperiment, mund t’ja dalësh, por dhe mund të dështosh, ose të qëndrosh në vendnumëro.”

Edi Rama Albanien spricht im Parlament in Tirana

Ai përmend edhe një sfidë të katërt për reformën, e cila është të provuarit se sa realisht ajo mbështetet. “Këto ditë kemi parë në televizor vetëm portrete të gëzuara të figurave politike e publike. Të gjithë deputetët e votuan. Por unë kam bindjen që kjo është fasadë. Klasa politike, grupe të ndryshme të interesit do të bëjnë rezistencë të hapur ose të fshehur që reforma të mos zbatohet a të keqdrejtohet. Shumë prej tyre nuk e duan një sistem drejtësie të shëndetshëm dhe efiçent, pasi kredoja e tyre është korrupsioni dhe vjedhja, jeta dhe puna jashtëligjore. ‘Stërkëmbëshat’ për reformën nuk do të mungojnë, ndaj e quaj sfidë thelbësore këtë”.

Ndarja e së keqes nga e mira do të ndodhë në mënyrë të sigurtë

Në lidhje me presionin politik ndaj sistemit të drejtësisë pedagogu Sokol Hazizaj shpreh mendimin se fatkeqësisht do të vijojë, ndonëse ka ndryshime të mënyrës së zgjedhjes dhe vendimarrjes së KLGj, KLP e institucioneve të tjera të formatuara në Kushtetutë, të cilat e vështirësojnë dhe e çojnë në periferi mundësinë e politikës të ushtrojë dhunë si deri më tani. “Ndryshimet e fundit kushtetuese në këtë pikë do të ndihen në mënyrë të menjëhershme. Këto ndryshime, ndonëse në përmbajtje kanë tek tuk dhe elementë që vijnë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, sa i përket kufizimit të së drejtës, ndarja e të keqes nga e mira do të ndodhë në mënyrë të sigurtë.”

Sipas Hazizaj nuk duhet harruar se jo gjithmonë kriterizimi i ngushtë apo i thelluar sjell rezultat të njëjtë me mundësinë e zgjerimit të pjesëmarrjes, që do të thotë se shpejt mund të krijohet një situatë kushtetuese dhe ligjore konfliktuale midis trupit të ngurtë të gjyqësorit me organet e tjera ligjzbatuese dhe vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ose ndryshe do të ndodhemi përpara një situate të vendimmarrjeve të shpejta të gjykatave. Këto vendime mund të mos i përgjigjen kapacitetet ligjzbatuese të ekzekutivit, shqetësime të cilat do reflektohen në konflikte kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, vendimet e së cilës do të jenë si në numër dhe me pasoja me permasa të shumta dhe të medha.”

Me shpejtësi dhe ngut gjërat bëhen jo afatgjatë

Për ish ministrin e Drejtësisë, Shefqet Muçi, reformës po i jepet dhe një nuancë “shtatanike”, sipas tij, gjërat po tentohen të shpejtohen, pa u kolauduar dhe pjekur, e aq më tepër pa u diskutuar gjerësisht me grupet e interesit. “Shikoni këto 7 ligjet që kanë futur në agjendë për miratim. Ka një nxitim të pashpjeguar, duke mënjanuar nga procesi i diskutimit përfaqësuesist e gjykatave e prokurorive. Me shpejtësi dhe ngut gjërat bëhen jo afatgjatë. Duhet që shoqëria shqiptare, apo sistemi i drejtësisë duhet t’i përthithin me ngadalë për të arritur të bëhen procese të qëndrueshme dhe të besueshme. Çdo gjë kërkon kohë të nevojshme. Kur them këtë nuk kam parasysh zvarritje dhe humbje kohe, por hapa të matur dhe të studiuar.”(Marre nga DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: sfida e post-reformës, Shqipëri: Reforma në drejtësi dhe

A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?

July 29, 2016 by dgreca

Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin./

Nga Gani MEHMETAJ/*

Mejtepet shkombëtarizuese të Gulenit erdhën në Kosovë kur Turqia i ripushtoi xhamitë. Vehabistët e Arabisë Saudite i ndihmuan. Serbia fërkonte duart, sepse fatkeqësia që po u binte mbi kokë shqiptarëve, nuk e kishte imagjinuar as në skenarët më të errëta që i sajonte në laboratorët e veta. Qindra mulla (mësues) u instaluan nëpër mejtepet e porsahapura, mijëra instruktorë të islamizmit të skajshëm anadollak e vehabistë u shpërndanë nëpër territoret shqiptare më shumë se kurrë më parë. Xhamitë mbinë si kërpudhat pas shiut aty ku nuk pati kurrë xhami: skaj rrugëve magjistrale e kombëtare, afër objekteve strategjike e simboleve kombëtare.

Në fillim talleshim me shpellarët e Anadollit e beduinët e shkretëtirës, më pamjen, veshjet e  primitivizmin e tyre. Pastaj reaguam kur arabët e turqit e ndihmave “humanitare” preknin në moralin e grave të veja, veçmas në Drenicë, apo i kushtëzonin fëmijët që të recitonin lutje në gjuhën arabe, nëse donin t’i shijonin hurmat. Dikur i heshtëm shantazhet e arabëve e turqve që ua bënin grave të veja, i heshtëm kur i morën vajzat tona grua të tretë apo të katërt në haremin e tyre, i heshtëm sharjet që i flisnin kundër SHBA-së, shpëtimtarit tonë. Gulenistët, erdoganistët, vehabistët e djajtë e tjerë bënin punën e tyre. Bënin garë kush do t’ua shpërlante trurin më shumë të rinjve. Ata po e përhapnin ideologjinë më të egër që ka njohur historia njerëzore. Fryma e tyre nuk ishte përhapje e fesë, ishte nxitja e luftës fetare, konfrontimi dhe përgjakja brendakombëtare. Ata tërë kohën kanë vjell vrer kundër bashkëkombësve tonë të fesë katolike, kundër heronjve kombëtarë, kundër mënyrës së qytetëruar të jetesës, ata predikonin jetën e shpellave e të shkretëtirave. Veprimtaria e tyre që në fillim doli nga xhamitë në rrugë, u përhap nëpër institucione shtetërore e publike, duke gllabëruar struktura të tëra zyrtarësh.

Fryma turke në shkollat e Gulenit e xhamitë e Erdoganit nuk është fe, por ideologji shkombëtarizuese, e kobshme për ne, sikurse ishte e kobshme ideologjia komuniste serbe që zuri rrënjë në Shqipëri e në Kosovë. Medresetë guleniste e mejtepet e xhamitë e Erdoganit në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, përpiqen t’i shkombëtarizojnë nxënësit shqiptarë, t’i kthejnë kundër nesh, duke i mësuar se ata janë nipa të turqve selxhuk- osmanlive e jo nipa të arbërorëve. Historinë tonë ua shtrembërojnë në mënyrë të frikshme, ashtu sikurse e shtrembëronin dikur serbët. Nëpër mejtepe guleniste e xhami erdoganiste neve na quajnë ardhacakë, kurse serbët qenkan vendës! Nxënësit nga medresetë e mejtepet dalin të gjymtë, të hutuar, janë fëmijët më fatkeq në botë, sepse nuk e dinë çka janë, kujt i përkasin, për kë duhet të luftojnë, nuk e dinë ku e kanë atdheun. Të gjithë ata që kanë shkuar në luftën e e ISS-it nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ishin nxënës të medreseve e mejtepeve. Ata që predikojnë mos durimin fetar janë nga medresetë e mejtepet.

Pjellë e financimeve të Ankarasë janë  xhamitë-kazerma, ku e himnizojnë kryetarin e shtetit të huaj, Erdoganin, kurse në jo pak raste e kanë fyer presidenten e shtetit tonë, që është e palejueshme dhe imorale. Por nga shumë hoxhallarë është luks të kërkosh moral, ata janë jeniçerë, mercenarë që bëjnë çdo gjë për para: i morën në qafë një pjesë të të rinjve, i ndërsejnë kundër shqiptarëve katolik, ortodoks, protestantë, agnostik e ateist. Të vjen ndotë kur e dëgjon hoxhën çerkez me pamje të shëmtuar duke recituar në gjuhën shqipe një poezi përgjërimi për Erdoganin, kryetarin e shtetit të huaj. Poezia ishte shkruar dikur për diktatorët Stalin e Tito, kurse hoxha e përshtati për Erdoganin, por në të kishte nxitje të frikshme të urrejtjes, sepse sipas hoxhës qafirat dhe e tërë bota po e luftonte Erdoganin. Ai nxiste luftën islamike kundër botës më në krye kryetarin e vet. Ky aziatik mi kujtonte hoxhallarët e fëmijërisë sime që e lavdëronin me servilizëm Titon e Rankoviqin.

Një hoxhë tjetër recitonte si pionieri i Titos, kinse Turqia po na mbanë më bukë! Meqë ai e ha bukën e turpit nga Turqia, i errën sytë e gënjen edhe për të tjerët. Bukën e turpit e hanin qindra hoxhallarë të cilët e lavdëronin Jugosllavinë, që “po na mbante në bukë”, thoshin ata maskarenj.

Menjëherë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, Ankaraja nisi 14 hoxhallarë në Kosovë me mision të caktuar. Po pavarësia e Bashkësisë Islame të Kosovës? Tërë jetën këtë bashkësi jeniçerësh e urdhëroi Beogradi, sot e ka në dorë Anakaraja, Moska e Rijadi, asnjëherë nuk ishte e shqiptarëve, nuk është as sot, është një bërthamë antishqiptare. Hoxhallarët e paftuar erdhën të luftonin shqiptarizmin që nisi të rezistonte brenda disa xhamive, erdhën të luftojnë gulenizmin, një ideologji po aq antishqiptare.

Mbështetjen për Erdoganit në territoret shqiptare e nisen disa portale, ftuan jeniçerët të dalin në mbrojtje të Turqisë. Një portal nga Lugina e Preshevës, i fton preshevarët të dalin në mbështetje të Erdoganit, “aleatit të SHBA-ve”, sikurse gënjen ky portal, madje vazhdon gënjeshtrën “Turqia na ndihmoi para, gjatë dhe pas luftës!”, prandaj o burra, ta mbështesim Erdoganin. Por i dolën ca gra të paburra, vogëlush e çupa puberteti. Kurrë nuk i ftoi ky portal shqiptarët të ngrihen për mbrojtjen e të drejtave kombëtare që ua shkel Serbia më të dy këmbët.

Nuk janë vetëm mejtepet e medresetë me xhamitë që kultivojnë kundërshtarë të shtetit tonë. Shqiptarët e deklaruar turq në Mamushë e në Prizren i shërbyen Rankoviqit, i shërbyen Milosheviqit, po i shërbejnë Erdoganit, do t’i shërbejnë nesër Gulenit, e të gjithë antishqiptarëve, sepse janë jeniçerë që e shitën kombin. Edhe në një lagje të Preshevës dolën 20 veta, kryesisht gra muhaxhere nga Turqia e ndonjë vajzë e manipuluar vendëse që e joshën me bursë sa për t’i filmuar agjencia turke Anadolli, e cila i ftoi në demonstrata. Dikur po këta “turq” i ftonte Agjencia serbe Tanjug ta mbështesnin Milosheviqin dhe i filmonte.

Këto grupe jeniçerësh rrënimtarë, nëse i lejojmë, nesër mund të bëhen të rrezikshëm, mund ta destabilizojnë shtetin tonë, atëherë kur t’i ftoj Turqia, sepse ky shtet është duke e provuar ndikimin në Kosovë përmes jeniçerëve. Minoritarët “turq” nuk janë më urë afrie me Turqinë, ata po bëhen grupe rrënimtare të shtetit të Kosovës. Pas disa muajsh mund të fillojnë përplasjet e mëdha Ankara-Prishtinë, kur do të shkëputemi përfundimisht nga tutela turke e t’i ngjitem trenit të BE-së. Besimtarët tru shpërlarë janë rrënimtarët tjerë të shtetit, prandaj policia e shërbimi ynë inteligjent duhet t’i kenë parasysh, sepse nesër do të dalin hoxhallarët në minare e do të thërrasin xhematin për ta rrënuar shtetin tonë: 14 hoxhë nga Turqia nuk erdhën më kot. Ata i dërgoi dikush me instruksione…

*Per Diellin e dergoi autori.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe xhamitë e Erdoganit, Gani mehmetaj, mejtepet e Gulenit

Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim me axhendë evropiane

July 29, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 29 Korrik 2016/ Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë bashkëpunimin në kuadër të axhendës evropiane./ Një delegacion nga qeveria e Republikes së Maqedonisë, udhëhequr nga Arber Ademi, zëvendëskryeministër përgjegjës për integrim evropian, ku ishin edhe Shiret Elezi, binistre e Vetëqeverisjes Lokale dhe  Bashkim Ahmeti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Kosovë takuan zëvendësministrin e Integrimit Evropian Ramadan Ilazi, zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe zëvendësministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësionor, Ferat Shala.

   “Gjatë takimit, delegacionet diskutuan ecurinë e axhendës evropiane të dy vendeve respektive, Kosovës e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe zbatimin e fondeve të BE-së. Në veçanti, delegacionet disktutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC)”, thekson deklarata e dërguar.
 
 Dy delegacionet vlerësuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkepunim me qeverine, maqedonse, qeveria e Kosoves

Grupi i Bankës Botërore viziton Agjencinë Kosovare të Privatizimit

July 29, 2016 by dgreca

-Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Petrit Gashi priti  një delegacion nga International Finance Corporation (IFC), ekipin e profesionistëve nga Washington DC/

PRISHTINË, 29 Korrik 2016 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi priti sot një delegacion nga International Finance Corporation (IFC), ekipin e profesionistëve nga Washington DC kryesuar nga Thomas Lubeck  dhe George Konda.

Delegacioni nga International Finance Corporation (IFC) shprehën interesim për një varg çështjesh nga fushëveprimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të cilat u informuan nga Kryesuesi i Bordit, Gashi dhe nga Zëvendësdrejtorët Menaxhues të Agjencisë, Valbona Dibra dhe Avni Jashari.

Delegacioni nga Banka Botërore (World Bank Group) i njoftuan përfaqësuesit e Agjencisë se kanë filluar të përgatisin strategjinë për Kosovën për periudhën 2017 – 2022 dhe theksuan se do të punojë afër me të gjitha palët relevante në përpilimin e kësaj strategjie. Përfaqësuesit e IFC-së thanë se do ta kenë në fokus sektorin privat që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shtuan se procesi i privatizimit në Kosovë është mundësi e mirë për IFC  për përkrahje dhe bashkëpunim.

Takimi ishte i natyrës konsultative me qëllim të identifikimit të fushave dhe prioriteteve për periudhën e ardhshme, bën të ditur njoftimi dërguar nga Agjencia  Kosovare  e  Privatizimit -Zyra për Marrëdhënie me Publik dhe Media.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Agjensine Kosovare, Banka Boterore, viziton

DITARI I LUFTES- 20 KORRIK 1998

July 29, 2016 by dgreca

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ Para 18 vitesh, në 29 korrik 1998: Diplomatë nga BE e SHBA takojnë Rugovën e UÇK-në/

-Pa lajme nga Malisheva, ku kishin hyrë forca të mëdha serbe, sulme të reja në Drenicë…/

-Para 17 viteve, të 29 korrik 1999, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, erdhi në Kosovën e lirë/

PRISHTINË, 29 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Nuk ka lajme nga Malisheva, ku kanë hyrë forca të mëdha serbe, derisa aviacioni luftarak serb fluturon ulët mbi Prishtinë e rajone tjera të Kosovës, raportoja para 18 vitesh, në 29 korrik 1998. Atë ditë kam raportuar edhe për përqëndrime forcash serbe te Skënderaj, me sulmet e reja të të cilave përballej Drenica, se Bashkimi Eropian kërkonte urgjentisht ndaljen e dhunës në Kosovë…Raportoja se një delagacion nga Bashkimi Evropian kishte mbërritur në Prishtinë për t’u takuar me Presidentin Ibrahim Rugova e përfaqësues tjerë të shqiptarëve, se diplomati nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Christopher Hill është takuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot po sjellim edhe lajme që kam raportuar para 17 viteve, të 29 korrikut 1999, kur Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kishte mbërritur në Kosovën e lirë, pak kohë pas përfundimit të luftës. Dhjetëra mijëra shqiptarë u mblodhën në Prishtinë për ta përshëndetur  me mirënjohejen e falënderimin e përjetëshëm…

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-29.ata.html

[07] EU delegation arrives in Prishtine

PRISHTINE, July 29 (ATA)-A European Union (EU) delegation, composed of senior officials from Austria, Great Britain and Germany, arrived in Kosova today.

The EU “troika” is due to meet with the president of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, and hold other meetings with Albanian representatives. /bj/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[08] No news available from Malisheve

PRISHTINE, July 29 /ATA correspondent B. Jashari reports: There is no information available from Information centre and the Council for the Defence of Human Rights in Kosova about what is happening in Malisheve, where heavy Serb military, police and paramilitary forces entered last night.

Sources from the spot say that the population have fled Malisheve and many villages.

Public opinion in Kosova and the Prishtine press express the fear that massacres might take place there. Serbian post office last night cut off mobile telephone links in Prishtine and other centres of Kosova.

Yugoslav army military planes are hovering over Prishtine today, while fighting is going on in many parts of Kosova. The most dramatic situation prevails in Junik, the biggest village in the area bordering Albania, which has been under the siege and attack of Serb forces for several days now. /la/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Yugoslav forces deployed around Skenderaj

PRISHTINE, July 29 (ATA) – Drenica is facing a new attack by large Serb military forces. Many tanks, rocket-propelled grenade launchers and heavy artillery weapons are moved in around Skenderaj and Llaushe village since midday.

The thumps of artillery rounds could be heard from Runiku surroundings engulfed by columns of black smoke. /bj/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[14] EU urges immediate halt to violence, start of dialogue in Kosova

PRISHTINE, July 29 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that a European Union (E.U) troika delegation headed by Albert Rohan, Secretary General at the Austrian Foreign Ministry urged in a meeting with President Ibrahim Rugova in Prishtina on Wednesday a prompt halt to violence in Kosova and start of Prishtine-Belgrade dialogue for a peaceful solution to the crisis there.

Rohan and Rugova said that the meeting was very important particularly in these difficult moments Kosova is facing and the latest Serb offensives in Malisheve, Junik and other parts.

Rugova asked for preventive measures by the European Union, United States and international community to prevent massacres and ethnic cleansing under way in Kosova.

“We are in unity with all the political groupings. We will include all political forces in a wide ranging coalition government to pave the way for dialogue,” Rugova said.

“Given the conditions Kosova is facing is very difficult to negotiate but, however we should negotiate,” Rugova said.

The delegation comprising political directors of the foreign ministries of Great Britain and Germany, held close door meetings with parliamentary deputies and the negotiating group of Kosova. It (delegation) was expected to meet with the U.S. diplomat on Kosova Christopher Hill. mima/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[15] US diplomat meets KLA fighters

PRISHTINA, July 29 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the U.S. diplomat on Kosova Christopher Hill on Wednesday visited Drenica, the Kosova region engulfed by war.

Informal sources said that the U.S. diplomat, who was accompanied by representatives of political parties and associations in Kosova, held a close door meeting with the Kosova Liberation Army (KLA) fighters and no statement was made after it. rxh/mima/ak/

Albanian Telegraphic Agency

 http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-07-29.ata.html

[11] Albright meets with Thaci and other Kosova Albanian politicians in Prishtine

PRISHTINE, July 29-ATA Correspondent Behlul Jashari reports: Tens of thousands of Albanians gathered in Prishtine today in front of the U.N. and KFORF headquarters to greet U.S. Secretary of State Madeleine Albright.

Albright met with the head of the Kosova interim government, Hashim Thaci, and his cabinet members, as well as with the LDK deputy chairmen.

Albright met earlier with academician Rexhep Qosja, head of the United Democratic Movement, and Hydajet Hyseni, one of the leaders of this party.

Albright arrived at Prishtine airport at 09:15 (local time) and at first met with the KFORF commander, British Lieutenant-General Mike Jackson, and the head of the United Nations administration running Kosova, Bernard Kouchner. /pas/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

[20] We will build a free and democratic Kosova – Albright

PRISHTINE, July 29 (ata) – ATA correspondent in Kosova Behlul Jashari reports: “We will build a free and democratic Kosova,” with tolerance and cooperation among all factors in Kosova, the U.S. Secretary of State, Madeleine Albright, told thousands of citizens gathered in Prishtine from all Kosova.

“Kosova will always be your house and never again will people with guns come in the night. Never again will houses and villages be burned and never again will there be massacres and mass graces,” she said.

She added that Milosevic will respond for his crimes, and voiced the hope that “there will be a birth of freedom based on tolerance, law and respect for human rights.”

In the afternoon, Albright will visit the U.S. sector where she will meet with U.S. officers in Gjilan. The U.S. Secretary of State is also expected to meet with Serb representatives in Kosova. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Histori Tagged With: 20 Korrik 1998, Albright, Behlul Jashari, Ditari i Luftes, Rugova, uck

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT