• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

VËNDI I SHQIPEVET FLUTURON DHE MUND TË BËHET TOKA JONË E PREMTUAR

July 11, 2016 by dgreca

(Fqinja – rilindja e një kombi me një të shkuar tronditëse)

Shkruar nga Daniela Cavini/

Dakord, ishte një herë Lamerica[1]. Tani të gjithë në Shqipëri. Por… në ç’anë të Afrikës është ? E zhdukur nga kronikat, e pagjindëshme në kujtimet e vagëta të gjeografisë, vërtitet diku, e pasigurtë, mes thellësive mediatike të hershme të internetit. Ka pushuar së qëni në qendër të lajmeve gati njëzet vjet më parë, kur skema Ponzi – piramida mashtruese financiare, e zbatuar në doza vdekjeprurëse, e çoi Tiranën në prag të një lufte civile, duke asgjësuar Shtetin. Megjithatë Shqipëria i ngjet gjithënjë e më shumë krahinës së 21-të italiane : objekt i një pasioni të heshtur, të papërcaktueshëm në sasi, por në rritje të atyre që mendojnë “tek ne nuk ka më shpresë”.

Në fakt, në 20 vitet e fundit, i vogli Vënd i Shqipevet – as tre milion banorë – ka hequr rrënojat ekonomike dhe ka filluar fluturimin. Mosha mesatare 29 vjeç, treguesi i rritjes 3,4 % në vit, 16 mijë ndërmarrje të reja, të regjistruara në 2014. Një betejë e stuhishme për ligjëshmërinë (aspak e fituar), ndërsa 95 % e energjisë është krejtësisht e përtëritëshme dhe askush nuk mund të presë një dru në dhjetë vitet e ardhëshme. Gjashtë ministre gra në qeverinë e re, e deri edhe një kualifikim për Evropianin e futbollit : bëma të pandodhura kurrë në historinë e saj. E vendosur një hap nga Brindisi, kandidatja e re e Bashkimit Evropian ka filluar të vrapojë. Ajo që një kohë gumëzhinte nga emigrantë në ikje nga bunkerët e në kërkim të mistiçizmit të Mullirit të Bardhë[2], vë sot vellon e tokës së premtuar : simbas autoriteteve shqiptare janë rreth 20.000 italianë në Shqipëri, të shkarkuar në bregun tjetër t’Adriatikut, në kërkim të s’ardhmes. Që këtu u nis në gushtin e 91-shit Vlora, një ngarkesë dëshpërimi e ankoruar në limanin e Barit para syve të një Italie të shastisur. Ishin 20.000 dhe ata, t’ikur nga Mesjeta në bordin e ndonjë anije tregtare të rraskapitur, deri më sot sbarkimi më i madh i të ikurvet në një ditë të vetme.Për shumë prej nesh Shqipëria është ende ajo. Asgjë nuk ka më të rreme.

“Për të hyrë në Tiranë edhe Marksit do t’i ishte dashur të rruante mjekrën” : Edi Rama, viti i lindjes 1964, piktor e gazetar, i çmuar në 2004 si më i miri kryetar i bashkisë së botës, në tetë vitet e qëndrimit në drejtim të Tiranës, ka lyer me ngjyra pallatet si gazerma të ronitura të kryeqytetit, duke u ndërruar faqen e duke u ngritur moralin. Dhe sot në krye të një qeverie socialiste, flet me ngjyra edhe kur kujton errësirën e gjysmë shekullit të vetëveçimit stalinian të detyruar nga Enver Hoxha, kur rrugët e asfaltuar dhe uji pijshëm ishin një mirazh, dhe Vëndi provonte urinë në kuptimin e vërtetë të fjalës. “Gjithshka ishte vënë në rregull, deri edhe gjatësia e flokëvet. Asnjë nismë, asnjë kundërshti nuk ishte e mundur.” i tregon një salle studentësh italianë, të shoqëruar nga Bashkësia e Shën Egjidit, në zbulimin e Shqipërisë së re. “Nuk ka qënë e lehtë për t’u rritur në një botë ku nuk ka opozitë, por vetëm armiq për të shkatërruar. Ja sepse sot duhet të mësojmë të përballohemi pa dashur të asgjësohemi. Më shumë se fitore e shumicës, demokracia do të thotë respekt për opozitën ….” Rama kujton se, mbas çlirimit nga marrëzia e Hoxhës dhe fundi i regjimit, ndryshimi i Vendit ka qenë shumë mizor. Kolektivizmi i detyruar u zëvendësua me individualizmin e egër, atë që bën prè pasurinë e përbashkët : në 20 vjet, 14 % e pyjeve u asgjësuan, 400.000 ndërtesa pa leje u ngritën. Një triumf i vërtetë i paligjshmërisë një festë për trafiqet e rrjeteve kriminale t’organizuara.  “Në pak kohë”, vazhdon kryeministri, drejtuar studentëve,  “kaluam  nga një botë në të cilën gjithshka ishte “e jona”, por asgjë “e imja”, në një tjetër ku gjithshka ishte “e imja”, por në të cilën askujt nuk i bëhej vonë aspak për atë që ishte e të gjithëvet.” Ishte kundërveprimi i 50 vjetëve të shtypjes. “Ishte njësoj sikurse një familje e uritur të hapte figoriferin e të hante në një ditë rezervën e një jave. Pasuri të mëdha janë shkatërruar për babëzi : tani duhet të ndryshojmë rrugën.”

Ndryshim hapi. E ushqyer (edhe) nga ekonomia e paligjëshme, një shtysë e stërmadhe përpara ka rilidhur Shqipërinë me botën. Duke filluar nga infrastrukturat : Tiranë – Durrës kërkonte 70 minuta të përshkohej, tani mjaftojnë 25 ; për Tiranë – Vlorë duheshin 6 orë, sot së shumti 2. Pastaj hyrja në Nato, hyrja në Shengen. Kandidatura në Bashkimin evropian. “Reformat shkojnë përpara, përparimi i Vendit është i vazhdueshëm”, pohon ambasadorja e Be Romana Vllahutin. Sigurisht Shqipëria nuk është Tirana, me kafet luksoze dhe qëndrat tregëtare. Internet shtrihet si pullat e leopardit : përparimi nuk ka arritur në të gjithë Vendin, jo të gjithë sektorët, majave të shëlqimit i përgjigjen zona prapambetjeje, veçanërisht në pjesët bujqësore. Mbeten për t’u përballuar çështje thelbësore si masat mbrojtëse në punë, ose pagat e ulëta. Por ecja e kryer në 25 vjet është mbresëlënëse. Që nga 2013 qeveria e re ka sulmuar në mënyrë ballore kulturën e informalitetit dhe të ndërtimevet pa leje, duke prishur dhjetra ndërtime të paligjëshme, ka zhdërvjelluar strukturën politiko – administrative (duke kaluar nga 365 në 61 bashki), ka sulmuar biznesin e kanabisit (duke dërguar të djegë plantacione dhe magazina për mijëra ton marihuane, me vlerë 5 miliard €. Një reformë e thellë e drejtësisë është tani në shqyrtimin e Parlamentit. “Nëse do të miratohet e të zbatohet”, vazhdon Vllahutin, “do të ishte një shenjë e qartë e zotimit kundrejt standarteve evropiane dhe gjithë proçesit të integrimit.” “Për të të vendosur të investohet në një Vend është thelbësore besimi tek gjykatësit, policët dhe funksionarët shtetërorë”, shton ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, “kjo reformë dhe lufta kundër korrupsionit që nënkupton, do të mund të nxisnin fillimin e investimeve të drejtpërdrejta dhe t’i jepnin një hov gjithë veprimit të qeverisë.”

Rama ka normalizuar edhe marrëdhëniet me Beogradin, duke i a arritur sipërmarrjes të sillte në Tiranë një kryeministër serb. Por fuqizimi demokratik nuk mund të mos mbajë parasysh infrastrukturën kulturore : një ndërmarrje jo e lehtë për një Vend që ka kaluar drejtpërsëdrejti nga 500 vite Perandorie Otomane në 50 të diktaturës staliniane, duke shmangur çdo lloj ndikimi të mendimit nga revolucioni frëng tek idealet e Rilindjes. “Kam parë politikanë që bashkëpunojnë me kriminelët, por kam parë edhe popullin t’i kërkojë llogari politikanëvet.” Pohon Dorian Hatibi, drejtori i ri në moshë i Shërbimeve shoqërore të Durrësit. “Kryeministri i vjetër Sali Berisha ra sepse u dënua me votat : nëse i a arritëm të ngremë kokën mbas kaosit të piramidave financiare të 97-ës, do të thotë që edhe ne shqiptarët mund të çlirohemi nga e kaluara. E të shohim në t’ardhmen.” Sot sfida e Ramës është të ndalojë gjëlpërën e historisë shqiptare, të marrosur ndërmjet kolektivizmit dhe anarkisë,  dhe t’a sjellë drejt një shoqërie tregu po, por solidare. Pra, më pak rrugë e më shumë shërbime ? Në rendin e ditës së qeverisë, pensionet shoqërore dhe reforma e ndihmave  shtrëngohen me luftën punës së zezë dhe mos pagimit të taksave. Denada Dibra, drejtore e Politikave të ndihmës shoqërore në ministrinë e Çështjeve Sociale, nuk ka dyshim : “Qeveria nuk mbyll më një sy përballë paligjshmërisë, e madhe apo e vogël qoftë. Sigurisht reformat ecin ngadalë, pengesat nuk mungojnë ; njerëzit nuk janë mësuar, vijnë nga vite në të cilat gjithshka ishte lejuar. Nuk durojnë të flitet për taksa. Por duhet të mësohen se fjala “leje” nuk është një herezi.”

Po Italia ? Është i pari partner tregtar, blen e vetme 60 % t’eksportit shqiptar. Simbas të dhënave të fundit të Institutit shqiptar të Statistikave, të lëshuara nga ITE (Insituti për Tregëtinë e Jashtëme), në 2014, ndërmarrjet italiane me llogari të rregullta të regjistruar në Vënd ishin 2.267, një vit më parë ishin 1.903 (+19 %). Në sajë të një takse të sheshtë 15 % dhe çmimit t’ulët të krahut të punës (cilësor), shumë prodhues janë duke lënë Lindjen për t’u shpërngulur në brigjet e Adriatikut. Shqipëria flet italisht, jo vetëm pse i a ka mësuar Iva Zanicchi, duke pyetur në se çmimi ishte i drejtë. Gjysmë ore fluturim, 20 fluturime ditore, rrjetë ajrore mbi 13 qytete, viza merret në mbrritje, një ndërmarrje hapet në 24 orë. Mërgimtarët nuk lënë rast të priten. Jo (më) vetëm sipërmarrës, t’etur për krah pune me çmim t’ulët apo pronarë restorantesh, të vendosur të provojnë rrugën e picerisë. Ka që hapin studio projektimi dhe mobilimesh. Kostoja e ulët e jetesës tërheq pensionistët. Vëndi ka uri për teknikë të specializuar në informatikë, saldatorë, por edhe guzhinjerë, mjekë, drejtues ekonomie. Dhe natyrisht punonjës të call center. Sigurisht rrogat janë t’ulta, nga 300 deri në 600 euro në muaj (për disa punë arrin edhe deri në 2.000). Por jeta e jonë është katër herë më e shtrenjtë. Mbresëlënëse dukuria e 600 studentëve, të vendosur të luajnë letrën shqiptare : shumë kërkojnë një mundësi të dytë, mbasi kanë dështuar në provimin e pranimit në Mjekësi dhe shkruhen tek Zoja e Këshillit të Mirë të Tiranës – universitet privat, me programe, libra, gjuhë dhe profesorë italianë, për të gjetur pastaj ndonjë rrugë të shkurtër për t’u kthyer n’atdhe.

“Në Vendin tonë jetojnë e punojnë 19.000 italianë”, i ka pohuar kësaj gazete Erion Veliaj, ish Ministër i Mirëqënies shoqërore dhe i Rinisë. “Është vështirë të thuhet sa janë në të vërtetë” pohon ambasadori Cutillo, “edhe sepse ka një lloj luhatjeje, gjindja shkon e vjen. Mbas tre muajsh nevojitet leja e qëndrimit. Sigurisht është një dukuri në rritje.” Me mërgue në lindje, n’ikje nga kriza. Drejt një Vendi të ri, optimist, me aq dëshirë shpëtimi në vetvete. Një Itali e Viteve 60. Lamerica.

NJË BUNKER MERR AJËR NË SAJË TË ARTIT

Dikur një strehim atomik, sot galeri artesh (fjalë për fjalë) undergraund : Bunk’Art. Janë 106 dhoma, katër kate çimentoje të gërmuara në zemrën e tokës, në një zonë ushtarake ende vepruese : një strehim prej tremijë metrosh katrore, i paracaktuar për të pritur nomenklaturën në rastin e një sulmi bërthamor. Sot është hapi i parë i një qarku të vërtetë turistik mbi Komunizmin. Enver Hoxha nuk bënte shaka : nëse kishte ndërtuar 650.000 shtëpi të marra , një për çdo familje, nuk  mund të mos mendonte në shkallë të madhe për veten dhe shtatmadhorinë e Vendit. I sendërtuar ndërmjet 1972 dhe 1978, rreth dy km. nga qendra e qytetit, në mëndjen paranojake të diktatorit strehimi i stërmadh duhej të shërbente kundër sulmeve të mundëshme atomikë e kimikë. Mbasi kishte mbyllur marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë, madje dhe me Kinën, i pari i shqiptarëvet ishte i bindur se ndodhej në qendrën e një lloj përbetimi botëror dhe priste një sulm “të befasishëm”. Ai nuk erdhi kurrë, por në dhjetëvjeçarë, i thau pasuritë e pakta të Vendit. E mbetur absolutisht e fshehtë, ajo strukturë u bë e njohur dhe u hap për botën në nëndorin 2014, në festimet e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Por vetëm nga muaji i shkuar, publiku mund të hyjë lirisht n’atë që sot nuk është vetëm një muzeum i kushtuar rindërtimit historik, por edhe e para përpjekje e një ballafaqimi të hapur me të shkuarën (e dhimbëshme) të Vendit. Jo i gjithë Bunk-Arti është i vizitueshëm, por edhe vetëm hyrja – e mbrojtur nga dy dyer betoni dhe tre të tjera me mbyllje hermetike – mjafton gjërësisht për të bërë një zhytje kthjelluese në përbrendëset e kohës.

Nuk duket se Hoxha ka kaluar edhe një ditë të vetme në bunker, por tregohet dhoma e tij e fjetjes, studioja, deri edhe hamami (ku mbizotëronte një nevojtore flakë e kuqe.) Vizita ndjek rregullën  kohore : pamje, tinguj dhe dokumenta të panjohura e drejtojnë vizituesin nga fashizmi italian tek komunizmi shqiptar, duke kaluar nëpërmjet Luftës së Dytë botërore dhe Qëndresës. Mbresëlënëse fotografitë e pushtimit italian në prill 1939 (Mussolini bashkoi Shqipërinë me Italinë nën kurorën e Viktor Emanuelit II), por edhe ato të funeralit të Hoxhës në një TV të kohës. Më tutje maskat për oksigjenin dhe ilaçet kineze për prodhimin e tij ; radiot dhe veshjet e të burgosurvet politikë ; ka deri edhe një sallë magjepsëse e caktuar për të mbledhur gjithë parlamentin në rast sulmi. Andej këtej, piktura të kryera nga artistë të rinj të vendit, befasojnë vizituesin. Arti që shpërfytyron, që shëron. “Do të hap jo vetëm bunkerin, por edhe gjithë arkivat e regjimit të vjetër”, ka pohuar kryeministri i ri, Edi Rama, ditën e përurimit të Bunk-Artit. Duket se Kryeministri është i vendosur të mbyllë hesapet me të shkuarën e të shkojë përpara. Por edhe Vendi : përshembull, duke kthyer në biznese plagën e 650.000 kërpudhave prej çimentoje me të cilat është mbjellë Shqipëria. Gjinden gjithandej, shpesh në vende shumë të bukura, në maja malesh dhe në brigjet e detit, por edhe në parqet e lojravet e deri në varreza. Bujqit i shmangin gjithmonë kur mbjellin. Një farë kohe nisën t’i shkatërronin, por çmimi i shpërbërjes ishte shumë i lartë. E pastaj tashmë quhen elementë të peisazhit, një pjesë e pasurisë. Nëse prirja është që të përvehtësojmë të shkuarën për t’a kaluar atë, “kërpudhat e xhaxhi Hoxhës, mund  të shndërrohen lehtësisht : bare e restorante, “bed&bunkers dhe dyqane, qëndra artistike dhe strehime për ekskursionistët. Tani edhe një kishë e vogël : rivënia krijuese në qarkullim bëhet ndëshkimi i historisë.

SETTE  “Corriere della Sera”, 17 qershor 2016….

Përktheu për Dillin:Eugjen Mërlika

[1] Lamerica ishte titulli i një filmi të prodhuar në vitin 1992 nga regjizori italian Gianni d’Amelio, kushtuar eksodit masiv shqiptar n’Itali, në vitet e para 90. (Shënim i përkthyesit)

[2] Markë prodhimesh ushqimore italiane

Filed Under: Analiza Tagged With: Daniela Cavini, Eugjen Merlika, Fqinja, perktheu, rilindja e nje Kombi

SA I PËRGJIGJET SË VËRTETËS SHKRIMI ?

July 11, 2016 by dgreca

 Nga Eugjen Merlika/

Çdo shkrim i gazetarëve të huaj për Vendin tonë, zgjon kurreshtjen dhe interesimin e lexuesvet shqiptarë. Ky interes, në një farë mase, është një shprehje e trashëgimisë atavike të gjysmë shekullit komunist, në të cilin ishim kthyer në një lloj “muzeu” të një populli të ndryrë në “kullën e tij të fildishtë”, ku kryheshin sprovat më mizore të mjerimit lëndor e mendor, të dhunës brënda species në format më të larmishme, të marrëzive më të çoroditura, t’afta të gjenin qytetari vetëm në një Vend të shkëputur krejtësisht nga bota dhe qytetërimi. Atëherë ndonjë shkrim i rrallë i huaj që i jepej lexuesit, ishte prodhim sahanlëpirësish e puthadorësh të ndonjë gazetari mjeran të organeve të shtypit  “marksist-leninist”dhe merret me mënd përmbajtja dhe vlera e tij. Sot, kur priremi të “djegim” etapat e të jemi pjesë përbërëse e Evropës dhe Perëndimit, duke arritur edhe synime të lavdërueshme n’atë drejtim, kryesisht nëpërmjet veprimtarive të shqiptarëve të mërguar, por edhe punës së institucioneve të Shtetit, t’inkuadruara n’ata mbikombëtare si NATO apo BE, do të na pëlqente të ndjenim mbi vete shikimin dhe interesimin e të tjerëve, nëpërmjet publiçistikës cilësore të huaj e cila, kur është objektive, mund të na shërbejë dhe si një pasqyrë, edhe si nxitje, edhe si qortim në rrugën tonë.

Shkrimi i mësipërm, i marrë nga SETTE, shtojca javore e së përditëshmes “Corriere della Sera”, meriton një vëmëndje të veçantë. Duke filluar nga titulli bombastik, që ngjall tek lexuesi italian një shpresë e duke arritur në përfundimin e shkrimit të parë, i cili krahason Shqipërinë e sotme me Italinë e viteve 60, periudha më e begatë e historisë së saj të mbas Luftës së dytë botërore, gazetarja Daniela Cavini na ka dhënë një kuadër shpresëdhënës e mjaft pozitiv e tërheqës për lexuesin italian, kryesisht për ata që mendojnë të investojnë paratë jashtë Vendit të tyre. Më duket se ky është në vazhdën e disa shkrimeve të viteve të fundit n’atë drejtim, që janë munduar t’a paraqesin Shqipërinë si një objekt tërheqës  për kapitalin italian.

Autorja, për shkrimin e saj, ka qëmtuar në realitetin shqiptar pamjen e tij të jashtëme, atë që shërbehet nga superstruktura shtetërore. Të dhënat i ka marrë nga institucionet shqiptare e gjykimet për të nga personalitete të huaja, që punojnë në Shqipëri, si përfaqësuesja e BE, kolegia kroate Romana Vllahutin, apo ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo. Ka biseduar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës e Çështjeve sociale, si znj. Denada Dibra apo ish ministri Erjon Veliaj. Pra, është i dukshëm synimi për të dhënë mendimin zyrtar të Shqipërisë, në dritën e një mundësie për t’a paraqitur atë si një Vend në portat e Evropës, “një hap nga Brindisi”, “gjysmë ore me aeroplan nga Italia”, që është futur në rrugën e zhvillimit intensiv, që ka hequr “rrënojat” dhe ka filluar fluturimin.

Shkrimi që ze katër faqe të plota të javores SETTE, shoqërohet me dhjetë fotografi që paraqesin pamje të ndryshme të Tiranës, të Bunk-Artit dhe si një lloj stende muzeumi ku janë renditur disa fac-simile të letrave të Titos, të shkruara me dorë, e një portret i vjetër i tij.

Përtej dëshirës së gazetares dhe bashkëbiseduesve të saj shqiptarë, për të paraqitur të vërtetën zyrtare, a është një fotografi e saktë e realitetit shqiptar artikulli “Vëndi i Shqipevet fluturon dhe mund të bëhet toka e jonë e premtuar” ? Nuk mund të jap një përgjigje të prerë, sepse nuk mungojnë argumentët për të hedhur poshtë secilën nga përgjigjet, pohuese apo mohuese. Ka në shkrim përceptime të vërteta, si përsa i përket së shkuarës, ashtu edhe të sotmes. Paraqiten përpjekjet e Qeverisë Rama për “ligjshmërinë”(aspak e fituar), që nga prishja e ndërtesave pa leje deri tek djegja e plantacioneve të kanabisit, që nga futja e idesë se “fjala “leje” nuk është një herezi”, deri tek koncepti politik se “më shumë se fitore e shumicës demokracia është respekt për Opozitën” e vënë në gojën e Kryeministrit.

Të gjitha argumentat e zgjedhur nga gazetarja për t’u trajtuar, mundohen të japin përfytyresën  e një Shqipërie që ka filluar “fluturimin”, e që synon “arritje” që mund t’a kthejnë në “tokën e premtuar” edhe për italianët e zhgënjyer nga kriza ekonomike, bijë e globalizimit. Duke kujtuar 7 gushtin e vitit 1991, kur 20.000 shqiptarë kërkuan “tokën e premtuar” ”në portin e Barit, në sytë e një Italie të shastisur “, autorja nxjerr në pah “përmbysjen” e situatave, kur rreth 20.000 italianë zhvillojnë jetën e tyre në Shqipërinë e mbas 25 vjetëve. A mund të jetë një dukuri përgjithësuese kjo ? Do të dëshironim të gjithë t’ishte por, më duket më shumë një rastësi….

Mendoj se autorja shpreh më shumë një dëshirë se një realitet objektiv të Shqipërisë. Në këtë paraqitje anashkalon shumë dukuri të cilat, për zgjedhje apo padije, nuk dëshiron t’i fusë në hullinë e arsyetimit të saj, të cilat nuk i a ze në gojë asnjë nga bashkëbiseduesit, të cilat ajo nuk ka kohë e mundësi t’i qëmtojë në thellësi. Ajo nuk e din se në Shqipëri shtohen dita ditës njerëzit që marrin ushqime me listë e paguajnë kur marrin rrogën apo pensionin; që shifra e 300-600 euro në muaj të cilën i a kanë paraqitur si rrogë mesatare, nuk i përgjigjet së vërtetës ; që pensionet në shumicën dërmuese të rastevet, nuk kapin shumën e 130 € e mjaft prej tyre as atë të 80 € në muaj ; që çmimet e artikujve ushqimorë ndonjëherë u a kalojnë edhe atyre t’ofertave të supermerkatove popullore n’Itali. Autorja mundohet t’a paraqesë Shqipërinë si një Vënd imigrimi por nuk e din se synimi kryesor i shqiptarëve, ende sot, është largimi nga Vendi i tyre, jo aq për t’u dukur e për kërshëri, por sepse nuk gjejnë as sendërtimin e kërkesave më jetike, nuk mund të bëjnë një projekt për t’ardhmen, nuk mund të krijojnë familjet, duke pasur një bazë sigurie. Nuk e di nëse është në dijeni znj. Cavini se shqiptarët jetojnë me një “shpatë Damokleu” mbi kokë, e cila është largimi nga puna sapo të ndryshojë kuadri politik. Cilido që fiton zgjedhjet do të kujdeset shpejt të “shpërblejë” me vende pune pasuesit apo votuesit e vet, në kurriz të “humbësvet”. Ky kriter zbatohet në të gjitha hallkat e zinxhirit t’administratës publike, që është rezerva më e madhe e vëndeve të punës, që nga ministrat deri tek pastrueset dhe portierët, pa kursyer as kuadro të diplomuara në universitetet e njohura të botës.  Kjo metodë, e trashëguar si mendësi nga komunizmi, një kujtesë e zbehtë e famëkeqes “luftë e klasave”, vazhdon të përsëritet prej një të katërt shekulli. Kjo është arsyeja që shoqëria qytetare, e pavarur nga politika, është pothuajse e paqenë në Shqipëri, që nuk ka asnjë nismë të çdo lloji, politike, ekonomike, kulturore etj që të mos ketë nxitjen dhe vulën e partive politike.

Autorja nuk vështron nga kjo anë e nuk pyet ndonjë nga bashkëbiseduesit për faktin që, prej një çerek shekulli, qëndrueshmëria e sistemit është e siguruar nga kalçifikimi i tij, që nuk ka zëra të protestës apo shprehje të politikës jashtë kuadrit të ngurtë zyrtar të saj, që nuk ka ndonjë lëvizje si ajo e “5 yjeve” në Vendin e saj. Madje ajo i beson një drejtori krahinor të shërbimeve shoqërore të Durrësit kur ai i thotë : “Kam parë politikanë që bashkëpunojnë me kriminelët, por kam parë edhe popullin që i kërkon llogari politikanëve.” Nëse ka të drejtë për pjesën e parë të pohimit, për të dytën ndoshta shkëmben dëshirën me faktet, ndoshta e njëjtëson popullin me zëdhënëset apo zëdhënësit e partive kryesore, që padisin çdo ditë në televizione kundërshtarët e tyre.

Pa mëtuar që gazetarja e “Corriere della Sera” të njohë n’imtësi realitetin shqiptar, duke vënë në diskutim disa interpretime të pamjeve të ndryshme të tij, autorja nuk shpreh asnjë lloj simpatie për të shkarën e afërt tonën, por nxjerr në pah prirjen e vullnetin e klasës drejtuese, për t’a kaluar atë përfundimisht në muzeun e historisë. Do të ishim shumë të lumtur të ishte plotësisht kështu, por fatkeqësisht, ajo e shkuar mbetet e pranishme nëpërmjet njerëzvet, mendësivet, mënyrave të qeverisjes e të bërit politikë.

“Ecja e kryer në 25 vjet është mbresëlënëse”, pohon autorja. Pohimi do t’ishte më bindës, sikur të shoqërohej me një farë krahasimi me Vendet e tjera që, 25 vjet më parë, filluan ecjen pak a shumë në kushtet tona, por ky nuk është synimi i shkrimit. Duket se ai mbetet një reklamë për bashkatdhetarët e autores, një lloj karremi për t’i sjellë këtu. Kjo është pozitive, është n’interesin tonë, nëse politika jonë do të jetë në gjëndje të mos përsërisë gabimet e së shkuarës në këta vite. “Optimizmi” i Daniela Cavinit për Vendin tonë besoj se është i sinqertë edhe se arrin maja të papërfytyrueshme, kur thur, me imagjinatën e saj krijuese, një projekt fantastik për të kthyer “kërpudhat prej betoni” në biznese për shqiptarët!!!!

Megjithatë artikulli është shkruar mirë e besoj se vlen të lexohet nga ne, për të parë një mënyrë vlerësimi të një gazetareje të së përditëshmes më të njohur italiane, për Vendin tonë. Prandaj vendosa t’a përkthej e t’a dërgoj për botim, së bashku me këtë shkrim, përshtypjet e mija që janë subjektive e që nuk mëtojnë të kushtëzojnë gjykimin e lexuesit, të cilin e uroj të jetë në përgjithësi pozitiv, mbasi kemi të bëjmë me një shkrim dashamirës për Vendin tonë.

Korrik 2016                                                               Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Sa i pergjigjet, se vertetes

DE VULCANIZATION OF TIRE RUBBER

July 11, 2016 by dgreca

BY Ing. Hysen  Blloshmi & Master  Degree Kastriot Blloshmi/

Scrapped  tire  are  produced  in  U.S.  at  an  annual  rate  of 300  million,  approximately  one  tire  per  year  for  each  person in  the  country.  Les  than  30%  of  these  tires  are  utilized for  resource  and  energy  recovery.  The  remaining  tire  are either  land  filled,  added  to  the  tire  pile,  discarded  or
destroyed  in  an  environmentally  unecceptable  maner. At  the present  time ,  landfilling   is  the  major  technique  for  scrap tire  disposal  in  the  country.   Natural  rubber  consist  of  polymer  of  organic  compound Isopren,  with  minor  impurity  of  other  organic  compound. Rubber  has  approximately  the  fallowing  composition:  water 50-70%,   resin  1,5-2%,  protein  1,5-2 %  ash  0,5%  sugar  1-2%.
Natural  rubber  contain  6-8 %  naturally  occurring  non-rubber  materials. Goodyear  discovered  that  heating  the  rubber  and  sulfur together,  a  process  called   Vulcanization,   gave  the  rubber increased  strength  and  elasticity  and  reduced  its  sensitivity to  temperature.   Natural  rubber,  when  compared  to  synthetic, provides  slightly  better  properties  in  tensil  strength,  teare resistance,and fatigue  resistance.
Carbon  black  discovered  in  1915  and  added  to  the  rubber compound   a  tenfold increase  in  wear  resistance  of  tires.  It represents  30%  the  compound  and  gives  tires   their  distinctive color.
The  first  step  in  the  tire  manufacturing  is  mixing  of  raw  material  to  form  the  rubber  compound  natural  and  synthetic rubber   with  carbon  black,  silica,  sulfur  and  other  chemical and  oil.
Carbon  black  and  Silica  flllers  can  serve  to  improve  the hardness,  abrasion  resistance,   tensile  properties  and  tear strength. Rubber  without  filler  has  very  low  physical  strength and  no  practical  use.
Carbon  Black  may  be  recovered  for  reuse  and  the de-vulcanized  rubber  may  be  subjected   to  revulcanization without  separation  of  the  polymer  from  the  solvent   by addition  appropriate   curing  composition.  Different  types  of carbon  black  have   a  wide  range  of  primary  particle  size, large  surface  areas  per  unit  mass,  low  ash,  and  solvent extractable  materials  and  varying  degrees  of  particle aggregation.  Carbon  Black  is  economically  the  most  important active  filler  for  technical  product  made  from  natural  rubber, its  wide  range  of  application,  is  very  very  interesting  topic in  material  science.   The  filler-rubber   interaction  are  both physical   and  chemical.
Found  that  carbon  black  acted  as  a  catalyst   speeding  up  the  cure  reaction  reducing  the  induction  time   composed  with the  unfilled  system.  Not  all  carbon  black  have  the acceleration  effect  on  the  vulcanization.  Carbon  atoms  in  the rubber  are  still  bound  to  sulfur  atoms,   and   this  bonds prevent  them  from  forming  covalent  bonds  with  surrounding materials.  Carbon  Black  generally  increases  the  state  of vulcanization  and  improve   the  reversion  resistance.
In  the  process  of  vulcanization,  sulfur  atoms  are chemically  bonded   to  the  carbon  molecules  of  the  rubber molecules  and  serve  as  cross-links  between  the  sulfidic  rubber molecules.  There  are  many  cross-linking  agent  but  most  use sulfur  together  with  accelerators  to  speed  up  the  process.
The  sulfur  on  the  surface  of  carbon  black  possibly  plays  an important  role  in  the  cross-linking  process.
The  chemical  bonding  of  rubber  with  carbon  black increases  the  degree  of  chemical   cross-linking.   Sulfur  on the  surface  of  carbon  black  most  probably  improved  the vulcanization.
Vulcanization  is  the  process  by  which  plastic  rubber  is converted  into  the  elastic  rubber  or  hard  rubber  state.  The process,  which  is  brought about  by  the  linking  of macromolecules  at  their  reactive  sites,   is  also  known  as crosslinking.
Vulcanizing  agents  are  substances  that  bring  about  the actual  crosslinking  process. Other  properties,  such  as  tensil strength,  gas  permeability,   low  temperature,flexibility  and electrical  resistanse  change  with  the  degree  of  vulcanization.
Each  cross-linking  releases  a  quantum  of  energy ,   making it  an  exothermal reaction.  During  this  process,  the  catalyst creates  a  three  dimensional   matrix. The  energy  released  in the  exothermal   reaction  is  proportional  to  the  cross-linked bonds  formed  and  it  is  proportional  to  the  cross-linked  bonds  and  it  is  assumed  that  each  bond  releases  the  same  energy.
Vulcanization  reaction  is  an  irreversible  process.  There chain  are  chemically  bounded  to  one  another  converting  a plastic  material  into  an  elastic  one.
Vulcanization  is  a  chemical   process  in  which  polymer molecules  are  linked  to  other  polymer  molecules   by  atomic bridges,  composed  of  sulfur  atoms  or carbon  to  carbon  bonds Elevated  temperatures   is  a  driving   factor  for  the degradation  of  rubber  by  causing  the  reversion  of  the cross-link  sulfur  network   back  to  the  gum  state.
As  it  was  first  invented  by  Goodyear   vulcanization  used “S ”  at  140 g/c  for  about  5 hr   Vulcanization  with   “S” alone  is  no  longer  used  today.
This  heavily  cross-linked   polymer  has   strong  forces between   the  chain  and  is  therefore an insoluble  and infusible  thermosetting  polymer.  Vulcanization  is  a  chemical  by  which  the  physical  properties  of  natural  or  synthetic  rubber  are  improved.  Finished  rubber   has  higher  tensil  strength, increased  resistance  to swelling  and  abrasion   and  a  elastic  over  rang  of  temperature of  the  amount  of sulfur.
In  the  process  of  vulcanization,  the  added sulfur  allow some   C – H bonds  to  be  broken  and replaced  by   C – S  or  S – S  bonds.The  cross-linked  molecules  create  a  three-dimensional  network of rubber.
The  accelerated  sulfur  cure  system  forms  the  various cross-links  structure:  mono,  di  and  polysulfidic network, depending   an  the  accelerator  type,  ratio  of  accelerator  to sulfur, vulcanization  temperature  and  time  as  well  as  the carbon  black  loading. However,  little  attention  has  been  made on  the  effect  of  the  carbon  black  loading  and  type  of  cure system  on  the  cure  kinetics  of  rubber  compound.

In  the  Oxford  Dictionary,  the  word   “recycle ”  is defined  as  ” return ” material to a previous stage of a cyclic  process, esp. convert (waste ) to  reusable  material.
Although  the  rubber  industry  has  more  than  170  years  of experience,  it  has  still not found the  perfect disposal and recycling method for rubber product.
There  remain  a  number  of  unresolved  methodological  problems.The  advent  of  industrial  rubber  production raised the question of  what to do with  the  scrap  rubber.The purpose of  the  devulcanization process  is  to  restore  the  virgin rubber  to  its  original  state.Nevertheless  the  quest  to devulcanize  rubber  effectively  remain  on  of  the  primary  goal of  the  tire  recyclin  industry.
” The  idea  of  devulcanizing  rubber  back  to  its  original form  has  an  elegant  simplicity,  but  the  reality  is  complex ” say  Mar  Shays.Until recently  the  process of  vulcanization  was  irreversible, and  nobody in  the industry as  been  able  to  figure  out  how  to  reverse  the  process.
No  technology  at  present  allows  complete  devulcanization of  rubber.  Therefore 100%  sol  will  be  never  reached  even  if  all  cross-links  are broken  because  of  the carbon  black.
Sulfidic  cross-linking  represents a  significant  problem  in recycling  of  the  rubber  vulcanizate  and  in  recovery of  the staring  material  rubber  polymer  from  vulcanized  rubber.
” De-vulcanization  consist  of  the  cleavage  of  intermolecular  bonds  of  chemical  network, such  as  carbon – sulfur  and sulfur – sulfur  bonds,  rather  than  C -C  bonds appears  to  take  shortening  of  chain  also  occurring”( Rader  1995 )
It  is  seem  that  S – S  bonds  energy  is  lowest  among  the various  bonds  present  in  the  vulcanized  natural  rubber.
During  chemical  devulcanization  of  the  amount  of  energy generated  is  utilized  for  breaking    S – S bonds  instead  of   C- C  especially  at  shorter  time  and  lower  temperature.  However,  few  C – C  and  C- S bonds  may  break  along  with   S – S linkages,  instead  of  other  linkages.  However, to  the  present  time,  no  devulcanization  technique  has  proven to  be  cmmercially  viable  on  a  large  scale.
Devulcanization  involves  the  removal  of  sulfur  from  the longer  polysulfidic  cross-links  and  eventually  leads  to  the formation  of  more  stable  di-  and  monosulfidic,  where  the sulfur  that  is  removed  from  cross-links  is  reused  in  the vulcanization  process  to  produce  additional  cross-links.
Polysulfidic  cross-links  degrade   to  dead-ends  and  main-chain modification,  leading  to  a  net  lossof  cross-links i.e. reversion.
Indeed,  the  energy  required  to  break  monosulfidic  bonds, is  approximately  20%  higher  than  what  is  needed  to  break  the  polysulfidic  bonds
The  vulcanization  of  rubber  by  sulfur  in  presence  of organic  accelerator  is  a complicated  process.  But  actually  devulcanization  should  be  the reverse  process  of  vulcanization.
Recovered  rubber  has  some  properties  that  are  better  than virgin  rubber  with  common  properties.Although  vulcanization  is  not  completely  reversible.
Devulcanized  rubber  can  be  revulcanized  with  or  without the  addition  of  natural  or  synthetic  rubber  or  binders.
By  utilizing  the  process  of  this  invention  rubber crumb  can  be  de-vulcanized  using  a  simple  technique  without   the  need for  Microwaves  treatment,  Ultrasonic Waves  treatment, Under Pressure  treatment with  2-butanol,  or an  Alkaly  Metal, these  approaches  to  de-vulcanization of  the  rubber  tire  have, however  proved  difficult  and  inefficient.
The  employment  of  the  process  of  this  invention  preserves the  original  microstructure  of  the  rubber  and  allows  for  it to  maintain  an  relatively  high  molecular  weight.
The  partially  de-vulcanized  rubber  can  be  reprocessed, shaped  and  re-vulcanized  in  the  same  as  the  virgin  rubber.
The  de-vulcanized  ground  tire  rubber  was  blended  with natural rubber  without  interfacial   modification. The  de-vulcanized rubber  can  be  re-vulcanized  by  the  same  type of sulfur accelerator vulcanizing system  as  it  used  to  the  original rubber.
In  the  process  of  my  invention  is  formed  and  carbon  black. Centrifuge  technology  has  been  used  in  many  applications to  separate  suspended  solids  from  a  fluids. The  design  of  a centrifuge  to  achieve  a  desired  degree  of  separating  depends on  many  factors  including  the  type  of  centrifuge,  the properties  of  the  particle  to  be  separated  and  the  properties
of  the  surrounding  fluids.
Carbon  Black  particles  used  in  the  reinforcement  of  rubber  tend  to  be  quite  small  compared  to  the  size  of  particle that  typical  industrial  centrifuge  are  designed  to  capture.
In  practice  it  is  not  simple  matter   to  separate  the  small size  carbon  black  particle  from  the  polymer  solution  in  a cost  effective  manner with  centrifuge  technology.
Another  method  used  to  remove  suspended  solids  from  a solution  glycerol  is  filtration.   This  is  also  not  ideal  in the  present  application.
Glycerol  that  is  fine  enough  to  be  suitable  for  the filtration  of  carbon  black  also  tend  to  result  in  a  slow separation  process  if  gravity  is  employed  to  pushed the  solution  through  the  filter.  If  pressure  or  vaccume  is applied  to  increase  the  rate  of  filtration,  then  carbon  black may  be  pushed  such  filters.
Another  problem  with  filtration  is  binding  wherein  the filtration  rate  is  reduced  by  build-up  of  material  on  the filter.  The  problem  is  by  increasing  polymer  weight  and  the presence  of  both  carbon  black  and  glycerin in  the  mixture  to  be  filtered.  The  glycerol  tends  to  become  bound-up with carbon  black  deposited  on  the  filter creating  an  impenetrable  layer.
1-Having  a  short  term  of  active  life, the  proton penetrate into  material,  rubber, only  to  a  small depth,  up  to  0,4 mm  and  less. This results  in  a  need  for the  grinding  of  the  cured  rubber   20 – 30  mesh,  and correspondingly   reduced  cost  efficiency  of  this  method.   High
efficient  techniques  such  as  the  use  grinders  can  produce crumb  rubber  ranging  from   20-30   mesh,  which  currently  sells at  price  0,15 – 0,17 cent per pound.
2- We  use  in  this  process  crude glycerol  80%  with  catalyst  and  heating  at  temperature  175- 210 gr/celsius   for  1,3 – 2 hr  without  pressure.
” A  new  phenomenon  of  alcohol  de-vulcanization  was announced  earlier  this  year  by  Goodyear  Co.   but  it  currently  seems  to  be  a  chemical  curiosity”  say  D.A.  Brown  and  W.F.  Watson.
But  this  is  not  anymore  a  ” curiosity”   because  I  use Glycerol  (sugar  alcohol ) for  de-vulcanization  rubber  tire.
The  presence  of  filler  entails  many  difficulties  in  the chemical  characterization  of  the  de-vulcanized  rubber  while ensuring  a  closure  resemblance  with  the  real-life  rubber product.With  the  separating of  the  slurry  we  make de-vulcanization   more easy.
3—Recovered  from  partial  de-vulcanized rubber  and  glycerol  ,solid  residue  as  carbon  black,  silica clay  and  ect.  by  centrifugation  or  filtration.
The  carbon  particle  size  is  mostly  in  the   nano-meter. Today,  nano-particle  are  not  directly  use  in  factories producing  tire.  But  carbon  black  and  amorphous  silica aggregates, at nano-sized the particle, are  generated inside the  rubber  during  the  mixing  and  are  chemically  linked  the rubber  by  covalent  links.
The  carbon  black  and  silica  particle  further  agglomerate into  spheres  or  beads  of  1-50  micron  in  diameter.  Carbon black   is  initially  formed  as  roughly  spherical primary  particle,  which  in  most  cases,  rapidly  form aggregates.  An  aggregate  is  a chain  of  primary  carbon  black  particle  that  are  permanently fused  together  in  a random  branching  structure.
The  aggregate  may  consist  of  a  few  hundreds  of spherical  particle.  The  chain are   open  structure  and  are  used  to  absorb  fluids  and  reinforce material  such  as  rubber.
The  aggregates  can  bind  together  by  van-der  waals  forces  in more  loosely  associated   agglomerates.
Aggregates,  on  the  other  hand,   may  occasionally fracture  but  in  essence  represent  the  units   of  carbon  found within  a  vulcanizate.
The  type  of  aggregate  indicates  the  structure  of  the black  which  may  be  considered  to  reflect  to  ratio  of  the surface  area  exposed  to  the  rubber  molecules.
Elementary  particle   of  carbon  black  is  very  short  life,  aggregation  is  less  then 1/100 second  by  covalent  links,  aggregates  agglomerate  in  1/10 second  by  electrostatic  links.
These  particle,  however,  immediately  cluster  to  form aggregates ( from  100-500 nm  in  size )   based  on  covalent  bonds. Because  of  nature of  these  bonds  these  aggregates   cannot  disaggregate   under standard  conditions.
The  aggregate   subsequently  bind  together  to  form agglomerates  from  1-40  micron.  Electrostatic bonds,  weaker  than covalent  bonds,  cannot  be  broken  from  normal  use.
4-Continue  heating  of  grinding  rubber  with crude  Glycerol  80%  with  catalizator  and  4-6  hr.   After  this heating  de-vulcanization  has  been  completed.
Sulfur  from  rubber  can  replace  one  of  oxygen  atoms  of glycerol  to  form  a  series  of  sulfur  analoges  the thio-glycerol.  The  sulfydric  groups  in  this  comound  are more  reactive  than  the  corresponding  hydroxyl  groups.

CONCLUSION

it  is  very  easy  and  simple  method.
1–Grinding  rubber  to  20-30  mesh.
2-Mixing  rubber  with  crude  Glycerol  80 %with  catalizator,  and  heating  for  1,3-2 hr.  Carbon  black  is  producing.
3-Filtration  of  Carbon  Black   from  rubber  and  Glycerol.
4- Continue heating  for  4 – 6  hr  more,  and  de-vulcanization  has  bee  completed.

Filed Under: Komunitet Tagged With: BY Ing. Hysen Blloshmi &, DE-VULCANIZATION, Master Degree Kastriot Blloshmi, OF TIRE RUBBER

Java e Arkitekturës në Prishtinë ( PAW )

July 11, 2016 by dgreca

Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli/*Për nga natyra jam optimist i pa përmirësueshëm,ndoshta kam bërë “gabime strategjike” në disa raste, pasi nuk po mundem të korrespondoi me rrethin në të cilin jam i detyruar të jetoi. Shumë dukuri që kanë ndodhur në vitet e pas luftës në fushën e Planifikimit Hapësinor,Urbanizmit dhe Arkitekturës i kam kritikuar me qëllime dhe metoda konstruktive,duke propozuar zgjidhje konkrete,për të senzibizuar së pari profesionistët e fushës pastaj vendimmarrësit dhe opinionin e gjerë publikë. Për fat të keq, në një shoqëri si e jona,jam keqkuptuar,keqpërdorur e për këtë jam anatemuar,tentuar të më izolojnë, por rrugëtimi im i drejtë ende po vazhdon.

Çdo aktivitet apo ndodhi lidhur me Arkitekturën,Urbanizmin apo Planifikimin Hapësinor të territorit në Kosovë,gjithnjë i kamë përshëndetur dhe përkrahur pa marr parasysh seriozitetin,kualitetin apo rëndësinë e tyre. Volumi dhe prezenca e tyre është simbolike në krahasim me kërkesat dhe nevojat që janë evidente, duke e perceptuar realitetin e zymtë në fushën e ndërtimit dhe organizimit të territorit në vendin tonë. Ende në Kosovë nuk e kemi komoditetin të jemi kritik konstruktiv pasi ato ndodhi mungojnë tek ne, si rezultat i qasjes negative ndaj problematikës së ndërtimit në përgjithësi, ku vendi i Arkitekturës dhe Urbanizmit  është në ekstrem i margjinalizuar.

Fajtori kryesor për këtë situatë të krijuar pa dyshim janë arkitektët dhe pjesëmarrësit e tjerë në ndërtim, të cilët në mënyrë të pa turpshme iu nënshtruan presioneve jo-parimore të vendimmarrësve në të dy nivelet shtetërore. Këto synime të politik-bërësve kanë ekzistuar,ekzistojnë dhe do të ketë edhe në të ardhmen,është obligim i profesionistëve ti bindin ata që me forcën e argumenteve të bazuara në anën kreative artistike,pastaj në anën teknike,duke u bazuar në rregullat teknike,dhe ato ligjore. Së pari duhet respektuar Kodin Etik të arkitektëve dhe të profesionit,të cilin pak kush e ka lexuar apo respektuar. Kur tërë kësaj i shtohet edhe mos dhënia e përgjegjësisë për veprimet e bëra në këto vitet e pas luftës,atëherë as që befason injorimi total i kësaj situate të krijuar në Prishtinë,nga ana e organizatorit të manifestimit të PAW-it.

Kaluan katër (4) edicione të aktivitetit e ne po sillemi thua se asgjë nuk ka ndodhur këto vite në Prishtinë, në urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit i cili është edhe  kryeqyteti i shtetit të Kosovës,ku janë lejuar mbi 40 000 ndërtime pa leje që nënkupton pa kontroll shtetëror. Në mesin e aktorëve dhe pjesëmarrësve në PAW kishte shumë aktorë aktiv që kanë kontribuar me të madhe në krijimin e kësaj situate kaotike në kryeqytet. Në asnjë rast nuk kanë reaguar për situatën e krijuar, por me të madhe kanë bashkëpunuar me ata që tërë një qytet e kanë pru në greminën e shkatërrimit,thua se Prishtina është “tokë e huaj”në univers.

Janë të mirëseardhura këto aktivitete të zhvilluara nga organizatorët, të financuara edhe nga përkrahësit dhe partnerët të ndryshëm. Për komunitetin profesional të arkitektëve, shkëmbimi i përvojave dhe njoftimi me lëvizjet dhe trendet e reja në projektimin arkitektonik dhe urban në regjion e ma gjerë, vetëm do të jenë një motiv shtesë për punë kreative. Por zhvillimi i këtyre ndodhive duke e apstrahuar realitetin e zymtë të gjendjes reale në tërë territorin e Kosovës e posaçërisht në Prishtinë,sipas meje është një mashtrim optik,i pa tolerueshëm pasi një qasje e tillë vetëm rritë ndasitë e mëdha në mes realitetit dhe dëshirave tona. Kjo qasje mundet të jetë kontra-produktive për shumicën e banorëve të kryeqytetit ,të cilët shumë vështirë janë duke e përjetuar situatën e krijuar urbane ku të bukurit në arkitekturë është vetëm një nocion për ta dëshiruar. Në këtë mënyrë, kjo vetëm po rritë ndasitë e mëdha në shoqëri që janë rrezik i madh për shtetin në të ardhmen, që disa po e neglizhojnë.

A ka arkitekturë autoktone në Prishtinë,sa është ndikimi i të kaluarës në veprat e sotme,si janë edukuar gjeneratat e reja të arkitektëve,sa janë ndikimet e trendeve ndërkombëtare tek ne,a ka  raste origjinaliteti apo e tëra ajo që është projektuar dhe ndërtuar në Prishtinë dhe Kosovë,është vetëm kopje e zbehtë e asaj çka ka ndodhur dhe ndodh në botën e arkitekturës. Ka raste të rralla ku janë tentuar imitime të së kaluarës autoktone,ato orvatje zakonisht kanë dështuar si vepra të kiçit klasik në arkitekturë me porosi dhe pamje neveritëse që irritojnë.

Ana urbane e tërësive të ndërtuara në vitet e pas luftës as që ia vlen të përmendet,është ndërtuar me leje e pa leje, fare duke mos i përfillur rregullat dhe standardet elementare të urbanistikës. Janë punuar disa dokumente urbane gjysmake fare pa respektua legjislacionin në fuqi,kualiteti i atyre “planeve rregulluese” të punuara nga arkitektët dhe urbanistët e “shpifur” ishin ekstrem të dobëta,të pa realizueshëm pasi nuk ishin të bazuara në të dhënat reale. Kështu projektuan arkitektët në Prishtinë duke iu nënshtruar disa kritereve in-ekzistonte të fushës që i përkasin, fare duke mos u brengosur për kualitetin e jetës së varfër urbane në kryeqytet dhe për perspektivën e gjeneratave të ardhshme.

Prishtinës tani i duhen  rehabilitimet urbane detale e të gjitha zonave të qytetit gjegjësisht të gjitha planeve rregulluese ekzistuese,që duhet punuara me profesionalizëm të lartë, në frymën e të gjitha të arriturave urbanë në praktikën ndërkombëtare të harmonizuara me traditën dhe kulturën e mjedisit, kjo deri me tani i ka munguar asaj. Çdo kopjim i teorive dhe eksperiencave tjera do të na dërgon në një humnerë të re urbane si deri me tani.

Sa kisha pas dëshirë që këto aktivitete të javës së Arkitekturës në Prishtinë (Prishtina Architecture Week-PAW) ti përjetojmë si shtytje të reja për të inspiruar, motivuar arkitektët e rinj të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional drejt arritjeve të reja në fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmi. Ketë që po e mundësojnë teknologjitë e reja në botën e re globale,ku tendencat e uniformimit të artit dhe arkitekturës,do të jenë sfida madhore në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit autokton urban dhe arkitektonik  të Kosovës. Për fat të keq me sjelljet tona të deri tanishme shumë pak iu kemi ofruar gjeneratave të reja të profesionistëve të ardhshëm, të cilët i pretë punë e mundimshme shumëvjeçare për të korrigjuar gabimet e shumta të bëra, aty ku është e mundur.

Uroi që këto vasha dhe djelmosha të zgjedhin rrugën origjinale të profesionit të tyre pa marr në konsideratë kualitetin e varfër të afruar nga shkollat e arkitekturës në Kosovë. Në botën globale dhe arritjet teknologjike në internet dhe rrjetet sociale, qasja drejtë diturive dhe arritjeve të reja në arkitekturë dhe urbanizëm është lehtësuar shumë,vetëm duhet pasur vullnet të madh për punë kreative dhe durim të çeliktë për të vepruar në mjedisin tonë. Trashëgimia e kaluar,posaçërisht e viteve të fillim shekullit të ri,nuk duhet të iu shërben si model i punës së tyre kreative por si një realitet i hidhët,si një e dhëne se si nuk duhet punuar në të ardhmen.

Prishtinë                                                                             arch. Ylber Vokshi -Ylli

11.07.2016                                                                                arkitekt i pavarur

ylberv@yahoo.com

*Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: arc. Ylber Vokshi Ylli, Java e arkitektures, Prishtine

Dom Simon Jubani, legjenda e qendresës dhe e lirisë

July 11, 2016 by dgreca

Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes/

Nga Pjeter Logoreci/ Vjenë/

Po afrohet, ndër ditët në vijim, pesvjetori  i vdekjes së Dom Simon Jubanit, burrit të lavdishëm që me lëvizjet e veta bëri histori, e që ka mbetur  i pashlyer në kujtesën e cdo shqiptarit. Mbasi e njihja nga afër dhe na lidhte miqësia, e ndjej sidetyrim shpirtërore qytetar që me këtë shkrim ta perkujtoj këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin.

Sa herë qëvizitoja qytetin tim të lindjes, gjatë daljeve të mija në qytet,duke kaluar para katedrales,kontaktin e parë me njerzit me rastiste që ta kisha me Dom Simonin, i cili sapo hapeshin dyert e katedrales, ndodhej aty për ti sherbyer besimtareve të shumtë që vinin posaqërisht për te.  Mund të them që, vitet e fundit ai ishte i pakënaqur,i zhgënjyer dhe i vrarë shpirtërisht, jo nga vuajtjet e burgut apo nga shtrembërimet që vërente në ndërtimin e demokracisë së brishtë në vend, por nga kolegët dhe drejtuesit e kishës në Shkodër. Nëato kohë, shtëpia e tribunit të lirisë e të besimit, DomSimon Jubanit, ishte bërë një vend i rëndësieshëm për shumë besimtarë që vinin nga të katër anët e vendit, edhe nga besimet e tjera, për të biseduar e marrë bekimin e dishepullit të atdheut e të fesë. Sic duket popullariteti i Dom Simon Jubanit, mbrenda dhe jashtë vendit, takimi i tij (si i pari klerik shqiptar) me papën në Vatikan, por edhe qëndrimi i tij kritik ndaj paaftësisë dhe mosnjohjes së problemeve tona (shqiptare) nga drejtues joshqiptare të klerit, i verboj këto të fundit të cilët “gjetënshkelje” për të “marre masa” ndaj heroittë kombit, të demokracisë e të kishës.

Shpirti dhe sedrae Dom Simonit, që nuk arritën ti thyenin 26 vite të vështira burgu nën diktaturën mëtë egër të globit, u goditën nga padrejtësia e vendimit të pamerituar nga drejtuesit e arqipeshkvisë së Shkodrës, …për ti hequr atij të drejtën e ushtrimit tëdisa shërbimeve fetare …., goditje që la një plagë të thellë e të pashërueshme tek ai. Atij që në strofullën e bishave kriminale të diktaturës, në burgun famëkeq të Burrelit, kremtonte meshën shenjtë për të gjithë të burgosurit pa dallim feje, ju mohua e drejta që të shërbente në altarin e kishës. Edhe pse i gjymtuar nga makinacionet e “eprorve”, popullariteti i tij ndër njerzit e thjeshtë u rrit pa masë, mbasi cdokush ishte i bindur në personalitetin dhe karakterin e tij të drejtë. Drejtësia mund të vonojë por jo të humbasë.

Kush ishte Dom Simon Jubani?

…. Linda  në Shkoder me 5 mars 1927. Prindët e mi, Zefi dhe Cilja i falën kishës dhe atdheut një martir intelektual, Dom Lazer Jubanin, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982…. – shkruan ai në librin e tij autobiografik “BURGJET E MIA”….., si dhe Simonin e Kinin.

Dom Simoni, filloren e bëri në shkollën franceskane si dhe (pas mbylljes sësaj) në gjimnazin e shtetit në Shkoder. Mbasi mbaron në Tiranë kursin për radiologji,  fillon të punojë si radiolog në spitalin ushtarak të kryeqytetit.  Në kohën e konfliktit me Greqinë, ai mobilizohet ushtar dhe dërgohet në front. Pas tre vitesh shërbimi ushtark kthehet në Shkoder dhe fillon të punojë në Sanatoriumin e qytetit si radiolog, ndërsa , ….sic shprehet ai:….për ta mbajtë trupin në formë, fillova sportin që më pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e  më pas edhe futbollin. Më pranuen menjëherë si anëtar i ekipit të Vllaznisë e, ma vonë, edhe të ekipit kombëtar të futbollit….

Për kënaqësinë e tij, në vitet 1957 (si gjakon) e 1958 (si prift) merr urdhërat e meshtarisë dhe dërgohet në Mirditë si famullitar, me qëllim të rindertojë besimin dhe kishat e shkatrrueme nga dhuna komuniste.

                “…Por çka më pëlqente mue, …shkruen ai, ….nuk i pëlqente komunistave, të cilët më vunë prangat e më banë me u nisë për një rrugë të gjatë e të mundimshme (drejt burgut të Burrelit), ku u mbylla për 26 vjet me rradhë, tue lanë kudo gjurmë gjaku…..Në Burrel kam krye “Universitetin e Burgut Komunist”. Mësova me shkrue e me folë Latinisht, Greqisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht që ma vonë mëshërbyen me i ba miq Shqipnisë në tanë rruzullin toksor, tue i tregue se cka ka ndodhë nëvendin tem, tue fitue kshtu epitetin “ Profeti”….

Për sa i përket jetës së tij, vuajtjeve në burg, ai shprehet:….Nëse ndonjë piktori do ti tekej me pikturue simbolikisht jeten teme, do ti duhej me ble nji kalëbojë të zezë….

Ai u lirua nga burgu në sajë tëperestrojkës  dhe zhvillimeve politike në botë, me 13 prill 1989, së bashku me shumë klerikë të tjerë, duke i mbetur “borgj” Komitetit Qendror, 14 vite burgu.Të gjitha ato që e kanë njohur Domin, e dijnë që dita më e zezë e jetës së tij nuk ishte dita e arrestimit, por dita e vdekjes së nënës, e cila përjetoj për së gjalli vdekjen e të birit Dom Lazër Jubanit (të helmuem nga sigurimi) dhe zingjirët e roberisë së djalittë vogël Simonit.

Me kthimin e tij në liri, ai nispërpjekjet  dhe bën një aktivitet të dendur për tërifilluar ushtrimin e lirë të fesë. Si rezultat i këmbënguljes dhe kurajos së tij qytetare, arrin që me 4 nandor 1990 të kremtojë Meshën e Parë publike në varrezat e Rrmajit të qytetittë Shkodres, në praninë e 200 – 300 besimtareve. Kjo meshë u pasua nga ajo e 11 nandorit, ku edhe pse nën represionin e terrorine egër qëushtroj sigurimi dhe policia e rregjimit komunist, morën pjesë të gjithë qytetarët e Shkodres, pamvarsisht nga besimi. Kush nuk e kujton këtë ditë të shënuar për lirinë e besimit dhe të fjalës, ku Dom Simoni, edhe pse bëlbëzonte fizikisht, mbajti një fjalim të mirëpregatitur programatik që do të thyente heshtjen 23 vjecare.

Për kontribut të cmueshem mbarëkombëtar, Univesiteti i San Franciskos nëKaliforni në vitin 1991, i akordon titullin dhe diplomen “Doctor Honoris Causa” në shkencat humane me motivacionin: PROTAGONIST I NJE EPOKE SE RE NE SHQIPERI…

Më vonë, në vitin 1996-të, shteti i Miciganit e nderoj me një diplomë të posacme me motivacioni: NISMETAR I LIRISE SE FJALES DHE SHTYPIT….

Sic shkruan ai në shenimet e tija: … jam i pari shqiptar, që pas Perestrojkes, së bashku me shumë përsonalitete të tjera botnore (senatorë, kongresmenë, ministra, Andreottin, mbretin e Belgjikës), jam thirrë në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë në Vatikan. Jam i pari klerik pa kurrfarë grade që ftohet dy herë nga administrata amerikane në Washington, një herë nga parlamenti rus, një herë nga Spanja, Izraeli, Egjypti, Turqia,  shumë herë nga Franca, Italia, Belgjika, Gjermania, ndërsa kam refuzue me vizitue Kinen, Taivanin, Meksiken, Argjentinen…

Gjatë punës së tij baritore, ai krijoj famullinë katoliketë Spitenit, Kaftallit si dhe qendrën (fetare, kulturore, shëndetsore, sportive) të Kalivacit.

… Per me ruejte pamvarsine e mendimit, nuk kam pranue grada – tregon ai – … nuk pranovakurrë që prej altarit të kishës tëbajshe politike, që ti bajsha thirrje popullit të votonte për partinënë pushtet…Unë baj pjesë në partinë e të vorfënve, të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes…

Kush lexon librin e tij autobiografik BURGJET E MIA, mund të krijojë një ide të plotërreth botës së mbrendëshme shpirtërore e punës së pashoqe që Dom Simon Jubani bëri për shoqërinë dhe popullin shqiptar. Edhe pse kurdoherë,…për guximin, idealizmin, atdhetarinë dhe qëndresën; ai për miqtë dhe popullin e thjeshtë… ishte një hero, …pat ndonjë keqdashës (edhe nga rradhët e kolegëve)që e etiketoj  “i marri”…

Me kërkesën e popullit të Shkodres, me 4 nandor 2010, Bashkia e qytetit i akordoj titullin e shumë merituar –  QYTETAR NDERI I SHKODRES – .

Dom Simoni vdiq në moshën 84 vjecare me 12 korrik 2011, duke na lënë pas një trashëgimi të pasur arritjesh nga puna e tij si dhe kujtimin e një figure tëpashoqe simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste. Për kalvarin  e vuajtjeve, sakrificat, vetmohimin e tij, për atdheun dhe kishën katolike, mendoj që ai duhet ti shtohet  listës së martireve të kishës shqiptare.

LAVDI KUJTIMIT DHE VEPRES SE TIJ.

Vjenë, me 06.07.2016

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe e lirisë, Dom Simon Jubani, e qendresës, legjenda, Pjeter Logoreci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT