• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland nesër në Kosovë

July 9, 2016 by dgreca

Foto ARKIV i Gazetës DIELLI: Nuland në Prishtinë para një viti, në 12 korrik 2015/

-Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve  Dr Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës/

PRISHTINË, 9 Korrik 2016-B.Jashari/ Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland viziton Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë.Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe vazhdon me pritjen te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimi me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj është i përbashkët.Më pas, në axhendë është edhe takimi me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb në Kosovë.

Victoria Nuland në vizitën në Prishtinë në korrikun e para një viti vlerësonte progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve  Dr Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas takimit me ministrin Haki Demolli një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Filed Under: Kronike Tagged With: nesër në Kosovë, Victoria Nuland.

SOFRA POETIKE E DIELLIT: DY POEZI NGA AGIM XH. DESHNICA

July 9, 2016 by dgreca

1- QYTETI I BARDHE  I URES LEGJENDE /

Nga Agim Xh. Dëshnica/

Dikur, diku, te vendi i shenjtë,/

poshtë nën kala, ndërsa po ngrysej/

dhe tej Osumi po arratisej…/

djaloshi i urës mos u rizgjua?/

Befas u shkund, u dridhërua./

Mjegull harresash u nda,/

u përça, u shpërnda…/

E fluturon mbi dallgë e mall,/

ndër vetëtima një shterg i rrallë,/

përtej fenerit të Kejp Kodit,/

te tokë e dashur, bekim i Zotit./

„Se Berat, se Berat,/

këndoi Mara atë menatë“*/

dhe digjnin shkëmbenjtë/

nga lotët e saj./

Por muret qëndronin…

e këngët vajtonin.

„Se Berat, se Berat…“

Atje të ngjitet te një kështjellë,

me portë të hekurt hark në qiell.

Fortesë Ilire, ndeshjesh epike!

Kala e rëndë,  dramash tragjike!

Mbi shkëmb e pisha e qark me shkurre,

frëngji, bedena, rradhë në mure,

përzhitur nga flakë,

spërkatur me gjak.

E të vështrojë mbi hon, qytetin,

të bardhë, të lashtë,

rreth me gurë, blerim mëndafsh.

Vakëf, ullinjsh-kryeBeratit,

lagjen me park, me kullë Sahati,

Goricën-Hënë, me fresk mbi shkëmb,

përballë-të bardhin Diell-Mangalem.

Fenerë-dritaret një mbi një,

buzë më buzë, çati e strehë.

Shtëpi saraje, shpinë më shpinë;

pranë xhamisë edhe një kishë,

përbri selvisë edhe një pishë.

Rrugë të gurta, shkallë pas shkalle,

sokakë me lule nëpër mëhallë,

me porta-harqe, pritje bujare

dhe sytë e shkruar nëpër dritare.

Dritat rrëzuar ndërgjeratore,

me gurë e drurë, si gjak në valë;

me zhurmë e gaz a gjëmë mortore;

tymra degdisur tutje në mal.

O po pazaret! Mallra gjithfarë,

mjeshtra te njohur në zdrukth e farkë,

skalitës, piktorë e argjendarë,

me punë arti, renditur varg!

Pajtonët me kuaj, trok e buri,

me thirrjet: „Hajt Çelepi!“

Te zbres ngadalë nga urë e gurtë

e të mos zgjojë vashën e urtë,

te këmbëz e trishtë e ngujuar.

Të marrë ku msallën e shkretuar.

T’i qepet rrymës në rrukullimë,

peshkut mbi ujë,  në turbullirë,

në rremë roses me ga-ga-ga,

ndër britma e qeshje,

zhveshur e zbathur,

lodhur e lagur,

aq shumë, aq shumë sa s’ka

e të shpëtojë  nga mbytja e frikshme

vashën në va.

Pa të përgjojë, pas pirgjesh bari

o po, po, qyqen se vjen behari!…

E krisëm kaposhi, sipër në tjegull

e cicërima fshehur në pjergull,

kur mëni shtron sofrën e ëmbël.

Gu-gu-në në kulme, zënë e gjinkallës,

në zheg korriku, kur piqet fiku.

Çikrikët lehtë për në kopshtije,

sovakët vrullshëm për në ingjire.

Në puse kovat poshtë me zinxhirë.

Pa të dëgjojë te mënge e lumit,

atë këngë shekujsh të Osumit

dhe myezinin sipër minares,

jehonën larg të kambanares.

Pa le, këngëtarët me def e saze,

me valle burrash e grash me naze,

me këngë që s’vdesin të bejtexhinjve

e bubullimat e tamburxhinjve.

Gajdat e pipzat me uturimë.

Nëpër burime me ujë dëbore,

me buzë të thara, shtrirë në bregore,

çdo çuçurimë, çdo mërmërimë…

Kjo lashtësi e madhërishme!

Para artistit një art magji,

para shtegtarit një mrekulli,

para të mirit një shënjtëri.

„Se Berat, se Berat,

këndoi Mara, atë menatë”

dhe digjnin shkëmbenjtë nga lotët e saj,

nga plagët e saj…

Kjo lashtësi e mjegulluar,

një dallgë që vjen e të thërret,

një shpend që niset e larg humbet

dhe pas feneri e ndjek në  det.

Matanë Shpiragut diçka shkëlqen,

dëgjohet shpesh po një refren.

Por cfarë po shfaqet kur bie mbrëmja,

mos vallë djaloshit iu shua dhëmbja?

OSUMI I LEGJENDAVE

Buzës Osumit- gurgullimë,

ndihet përqark veç uturimë,

Rrepet stolisen mbi ujë në zall.

Qielli ka zbritur, në mëhallë?

Nga borë malesh zbret i kulluar

nga rrebeshet  i  turbulluar,

lë prapa krojet, mërgon larg

mbledh udhës bashkudhëtarë.

Në rrjedhë djaloshi, valën vështron,

bijën e lumit, prek, përgëzon.

Me britmë uron, udhë të mbarë,

kthehet jehona si me të qarë.

Ndaj fjalën rreket të kap prej valës,

nën urë tek fle shpirti i vashës.

Ah! i kujtohet, me thirrje në va,

kalonin të qeshur, të lumtur sa s’ka.

Lumnohej dora te dorë e saj,

rreth këmbësh uji nga skaji në skaj.

Flokrat ua prishte erë e Tomorit,

jehona vinte nga faqet e honit.

Të lagur, vrap të dy pas rrjedhës,

me gjurmë në ranë, në ajrin dehës.

Kur vala shuhej në shkumëzim,

ndalnin, dëgjonin  me psherëtimë…

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, QYTETI I BARDHE I URES LEGJENDE

Tronditje, pikëllim dhe thirrje për unitet pas ngjarjeve në Dallas

July 8, 2016 by dgreca

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga dhimbja dhe tronditja që ka shkaktuar vrasja e pesë policëve dhe plagosja e 7 të tjerëve mbrëmë në Dallas. Reagime të forta bënë figura të larta politike, si demokrate, ashtu edhe republikane, duke bërë thirrje për unitet dhe solidaritet përballë kësaj ngjarjeje të dhimbshme.

Policët ishin në detyrë për të ruajtur rendin gjatë një proteste paqësore në qendër të Dallasit. Demonstrues ishin mbledhur për të protestuar pas vrasjes së dy afrikano-amerikanëve, në incidente që ishin komentuar si shembuj të përdorimit të forcës së tepruar nga policia kundër afrikano-amerikanëve.

Presidenti Barak Obama, i cili ndodhet në Varshavë për takimin e NATO-s, reagoi menjëherë pas ngjarjes, pasi ishte informuar nga ekipi i tij.

“Ajo që kemi mësuar është se ka pasur një sulm të egër, të mirë-llogaritur dhe të neveritshëm ndaj forcave të rendit. Policia në Dallas ishte në krye të detyrës, duke garantuar sigurinë e popullatës gjatë protestave paqësore,” tha presidenti.

“U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të luten për këta policë dhe familjet e tyre, t’i mbajnë në mendjet e tyre. Si komb, të shprehim të gjithë mirënjohjen tonë të thellë për djemtë e vajzat tona në uniforma blu, jo vetëm sot, por çdo ditë,” tha presidenti.

Në Kongres, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dukej shumë i prekur nga ngjarja:“Jemi shumë të tronditur nga ngjarjet e mbrëmshme në Dallas. Jemi të revoltuar. Sulmi ndaj atyre që na mbrojnë është sulm ndaj të gjithë neve. Me zemër jemi pranë Departamentit Policor të Dallasit. Me zemër jemi pranë viktimave dhe familjeve të tyre. E kam të qartë se kur je bashkëshorti apo bashkëshortja e një polici, jeton me rrezikun e skenarit më të keq, por askush nuk do ta kishte menduar një tmerr të tillë”.

Zoti Ryan vazhdoi më tej me thirrjet për unitet përballë incidenteve të shpeshta me armë zjarri:“Do të ketë joshje që t’i hapim rrugën zemërimit tonë, që të thellojë dallimet mes nesh. Nuk duhet ta lejojmë. Do të ketë joshje që revoltimi që ndjejmë të na shtyjë më thellë në skaje larg njëri-tjetrit. Nuk duhet ta lejojmë. Ai skenar shkruhet lehtë, por nuk i dihet fundi. T’u bëjmë sfidë këtyre skenareve. Një numër i vogël keqbërësish nuk na përfqëson ne. Nuk na kontrollon. Faji bie mbi ata që kryen këto akte të shëmtuara, mbi askënd tjetër. Siç e tha me të drejtë presidenti, drejtësia do të vihet në vend. Por duhet të lejojmë vend edhe për shërim”.

Anëtarë të Grupit të Ligjvënësve për Çështje të Komunitetit Afrikano-Amerikanë folën sot në një konferencë për shtyp. Konferenca ishte organizuar që më parë për të ngritur shqetësimin për vrasjen e afrikano-amerikanëve në incidente me policinë. Dy incidente të tilla këtë javë ishin shkaku i protestave paqësore mbrëmë në Dallas. Në konferencën e sotme, kryetari i grupit, ligjvënësi G.K. Butterfield i bëri thirrje Kongresit të mos largohet për pushimet e verës pa hedhur në votë një projekt-ligj për të ulur dhunën nga armët e zjarrit. Nëse Kongresi nuk e ndërmerr këtë hap, tha ai, “do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë”.

Dy kandidatët për president, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kanë pezulluar aktivitetet për fushatë pas ngjarjes në Dallas.

“Mbaj zi për policët e vrarë dhe plagosur në krye të detyrës së tyre të shenjtë për të mbrojtur protestues paqësorë; mbaj zi për familjet e tyre dhe të gjitha ata që shërbejnë përkrah tyre” shkruan zonja Clinton në llogarinë e saj në Twitter.

“Lutje dhe ngushëllime për të gjitha familjet që janë prekur kaq rëndë nga tmerret që kanë tronditur vendin tonë,” shkruan kandidati Donald Trump në Twitter.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: në Dallas, Tronditje, vrasja e pesë policëve dhe plagosja e 7 të tjerëve

SHQIPERIA TURISTIKE

July 8, 2016 by dgreca

Fringe in Travel: E pamundur që të mos dashurohesh pas Shqipërisë/

Shkruan: Almarina Gegvataj /ATSH/

sei-in-albania-lago-koman_1467974021-2423117TIRANE, 8 Korrik/ATSH/- Potencialet e jashtëzakonshme turistike shqiptare vazhdojnë të pasqyrohen gjerësisht në në mediat e huaja.

Kësaj here është portali italiane “Fringe in Travel”  që i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, natyrës së vendit tonë, mikpritjes së shqiptarëve, traditave dhe ushqimit të shijshëm.

“A keni qenë në Shqipëri? A e keni parë ndonjëherë me sytë tuaj ky vend? Keni folur drejtpërdrejt me shqiptarët? Keni ngrënë ushqimin e tyre? Keni fjetur në shtëpinë e tyre? Keni luajtur me fëmijët e tyre? Nëse përgjigja është jo, unë po ju them disa gjëra për të përgatitur”, nis artikulli.

Media online italiane rendit edhe disa pika kyçe që mund të gjesh kur shkon në Shqipëri:

1. Ju nuk keni nevojë të flisni në gjuhën angleze, sepse të gjithë flasin italisht, madje edhe të rinj të cilët tashmë e dinë mirë anglishten, ata do të bëjnë përpjekje që të flasin me ju në italisht vetëm për t’ju bërë të ndihen si në shtëpi.byrek-cibo-tipico-albania_1467973991-1510872

2. Ju nuk duhet të befasoheni nga mirësia e tyre, sepse ajo është e vërtetë vërteta.

3. Mos refuzoni ndihmën, ose kur ju zgjasin dorën apo ku ju ftojnë për një kafe. Do të ndihen keq, tamam siç ndodh në Jug të Italisë.

4. Mos iu beso gazetave. Duhet të pranosh faktin që të gjitha gjërat që ke lexuar në to për Shqipërinë e viteve ’90 as nuk ekzistojnë më.

5. Nuk mund të mbani dietë. Ushqimi është vërtetë i mrekullueshëm. Duhet të provosh bukën e bërë në shtëpi dhe mbi të gjitha byrekun.

6. Në këtë vend turisti është vërtetë i mirëpritur.

7. Nuk ka sesi të mos ndihesh mirë kur ha një vakt me 4-5 euro (përfshi edhe pijen).

8. Mund të keni shumë asortimente me një çmim të ulët dhe shërbimi është i mirë.

sei-in-albania-paesaggio_1467973999-45496229. Nuk duhet të heshtësh. Duhet t’u thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.

10. Shqipëria është një nga vendet më të bukur të Europës, e gjallë, e aftë që të mirëpresë vizitorët dhe mbi të gjitha t’ju bëjë që të ndiheni si në shtëpi. E këtë nuk e gjen kudo, apo jo…?

11. Nuk mund të bësh asgjë.. Je në Shqipëri. Është e pamundur që të mos dashurohesh pas këtij vendi.

Filed Under: Komente Tagged With: Fringe in Travel, Shqiperia turistike

A E KA KUSH TE PLOTE KOLEKSIONIN E REVISTES “KRAHU I SHQIPONJES?

July 8, 2016 by dgreca

Ne Biblioteken”Noli & Konica” te Federatës Panshqiptare te Amerikes”Vatra” egzistojne botime te hershme qe nga viti 1908 e deri ne ditet e sotme. Me shume interes jane edhe koleksionet e revistave dhe gazetave te botuara jashte Shqiperise, kryesisht ne SHBA. Me sistemimin e bibliotekes ne po verifikojme revistat dhe gazetat kryesore. Duke u ndalur tek revista qe botoi Shkrimtari Bilal Xhaferri, ndihmes editore i gazetes Dielli per nje periudhe pak me shume se nje vjecare, shohim se ky koleksion fatkeqësisisht nuk eshte i plote. Lutemi nese dikush ne komunitet e ka te plote do t’i ishim mirenjohes nese na e dergon.Ne kemi numrat qe shihni te fotografuar.

Adresa Jone
VATRA

2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458

SHENIM

Vatra po ashtu eshet duke mbledhur fotografi te vjetra te komunitetit shqiptar ne SHBA per te botuar nje historik 100 vjecar te Komunitetit. Ftohen individet, organizatat, fondacionet, qe i disponojne ato jane te lutur te na i dergojne osen te scanuara permes emaili:gazetadielli@gmail.com ose ne Kutine tone postare:

VATRA

2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458

Filed Under: Vatra Tagged With: "KRAHU I SHQIPONJES?, A E KA KUSH, TE PLOTE KOLEKSIONIN E REVISTES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT