• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Politikë e tensionuar në Kosovë -Sulmi në Kuvend, 6 të arrestuar

August 30, 2016 by dgreca

*Komunikatë e përbashkët e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës/

*Presidenti Thaçi: Sulmi kundër Kuvendit të Kosovës, ishte një sulm terrorist/

-QEVERIA: Kosova, para proceseve të rëndësishme/

*LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike/

*VETËVENDOSJA:Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit/

Prishtinë, 30 gusht 2016-Gazeta DIELLI/  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, përfundon komunikata.Kohë më parë është njoftuar se me mjet shpërthyes zolë është sulmuar natën e  4 gushtit objekti i Kuvendit të Kosovës./b.j/

***

Thaçi: Sulmi kundër Kuvendit të Kosovës, ishte një sulm terrorist

-Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës-

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme, theksohet sot në një deklaratë për media të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në deklaratën e dërguar nga Presidenca theksohet se, dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtuar.

I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës.Për punën e tyre ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne.

Edhe qytetarët e Kosovës meritojnë vlerësim të lartë për pjekurinë e treguar, sepse ata vazhdimisht kanë kundërshtuar dhunën si formë të veprimit politik.

Gjithashtu, ftoj të gjitha subjektet politike që të mos bëhen pjesë e retorikës së dhunës dhe t’i lënë interesat e ngushta politike, por të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Republikës së Kosovës, përfundon deklarata./b.j/

***

Kosova, para proceseve të rëndësishme/

-Qeveria e Kosovës: Thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike/

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, në një komunikatë sot, lidhur me zhvillimet e fundit, i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike.

Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit dhe të ligjit në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të krijimit të një ambienti të qetë për qytetarët e vendit.

Republika e Kosovës, thekson komunikata, ndodhet para proceseve të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në lëvizjen e lirë, në proceset tjera eurointegruese, në fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, për transformimin e FSK-së dhe hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës, në të gjitha aspektet./b.j/

***

LDK: Momente të rëndësishme për Kosovën/

– LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike/

PRISHTINË, 30 Gusht 2016/ Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi sot se, në këto momente të rëndësishme për vendin, fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë kontributin dhe vendosmërinë e tyre për ndërtimin e shtetit, për avancimin e proceseve euroatlantike, për fuqizimin e partneritetit me SHBA-në dhe hapjen e perspektivës së gjithanshëm për vendin.“Në këtë kontekst, LDK vlerëson qëndrimin dhe vizionin e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk po bien pre e veprimeve, planeve dhe skenarëve që kanë për qëllim destabilizimin dhe zhytjen e vendit në kaos dhe anarki, për përfitime politike të një partie opozitare”, thekson deklarata e dërguar.

Më tej vijohet se, lidhur me zhvillimet e fundit dhe nxjerrjen në dritë të fakteve që implikojnë përfaqësuesit e një subjekti politik në veprimet të dhunshme kundër institucioneve, LDK shpreh shqetësimin e saj dhe njëkohësisht shpreh mbështetje për organet kompetente shtetërore që të marrin të gjitha masat për garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe për nxjerrjen para drejtësisë të kryerësve të veprave penale.

“LDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heq dorë nga dhuna dhe veprimet anarkike të cilat kanë për synim futjen e vendit në cikël dhune me pasoja të paparashikueshme, dështimin e liberalizimit të vizave, cenon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe stagnon të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese euroatlantike”, vijon deklarata.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkushtimin dhe besimin e plotë se Republika e Kosovës me mbështetjen e qytetarëve të vendit dhe më përkrahjen e miqve ndërkombëtar, SHBA-ve dhe vendeve evropiane, do të vazhdojë progresin dhe fuqizimin e shtetësisë dhe të zhvillimin e gjithanshëm të saj./b.j/

****

LVV: Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit/

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar sot këtë komunikatë: Përndjekja dhe arrestimi i 6 aktivistëve: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve poltikë, gjë që bëhet vazhdimisht nga ky pushtet. Kështu u cilësuan veprimet e fundit të policisë, nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media.
Kryetari Ymeri në fjalën e tij e quajti këtë aksion vazhdimësi të sulmit që ka nisur Transmetuesi Publik RTK në drejtim të VETËVENDOSJE!-s dhe deklaroi se lidhjen polici-media-pushtet nuk po e shohim për herë të parë. Ai përmendi edhe raste të mëhershme ku aktivistët janë mbajtur pa faj në burg, me akuza të inskenuara nga pushteti.
“Kështu u patën arrestuar dhe akuzuar më herët edhe aktivistët Trim Gashi dhe Kushtrim Avdimetaj. Trimi akuzohej për tentim vrasje ndaj Kryeministrit, dhe u shpallë i pafajshëm nga gjykata. Kushtrimi akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit. Prokuroria ka hequr dorë nga këto hetime dhe akuza. Në të dyja rastet policia e  urdhëruar nga pushteti pati arrestuar dhe keqtrajtuar aktivistët pa pasur kurrfarë prove. E njëjta gjë po ndodh edhe tash”, u shpreh kryetari Ymeri.
Aksioni i Policisë është tentim për të instaluar frikë, por një ndërhyrje e tillë nuk e ndalon përpjekjen për shkatërrimin e regjimit të kriminelëve të klanit Pronto.
Më pas, Dardan Molliqaj deklaroi se aksioni i sotëm është tregues që konfirmon atë që organizatat ndërkombëtare e kanë thënë për Kosovën, që është duke shkuar në drejtim të një shteti autoritar. Ai poashtu e quajti RTK-në mjet propagandistik të pushtetit, kurse drejtorin e saj, Mentor Shalën, një prej kriminelëve kryesor në fushën e mediave.
Tutje, Molliqaj deklaroi se Policia e Kosovës nuk ka vullnet dhe nuk po mund ta luftojë krimin, prandaj po sajon raste të tilla.
“Kjo polici në këtë panik, në këtë presion është dashur patjetër ta sajojë një fajtor. Ju e dini që edhe më herët është sajuar fajtori i djegies së veturave në atë kohë dhe i sulmit ndaj shtëpisë së Kryeministrit dhe sot janë tërhequr akuzat ndaj tyre. Pra, e njëjta logjikë është edhe sot. Atyre iu duhet një fajtor për ta shfryrë opinionin publik dhe për ta linçuar VETËVENDOSJE!-n”, deklaroi sekretari organizativ, Molliqaj.
Ai përmendi edhe përgjimet, duke theksuar rastin e përgjiimit që u publikua sot, ku Adem Grabovci kontrollon gazetarin e RTK-së, Zejdush Kastratin, si dhe rastin e  Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunin, i cili është në shërbim të klanit Pronto poashtu.
Molliqaj sqaroi disa fotografi të armëve që policia ka publikuar pas arrestimeve të sotme, duke deklaruar se asnjëra nga këto armë nuk kanë pasur lidhje me sulmet e fundit që janë bërë ndaj institucioneve. Ai tha se ato nuk kanë të bëjnë asgjë me aktivitetin e VETËVENDOSJE!-s.
Në fund u tha se e tërë kjo po bëhet për ta zbehur mobilizimin për 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.  Por, kjo është përpjekje e dështuar e pushtetit.
Ne ftojmë organizatat vendore e ndërkombëtare që t’i vizitojnë të arrestuarit, meqë ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike e psiqike.

***

Departamenti i sugurise i AAK, situarta ne pjesen malazeze te kufirit e paprenueshme/

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë  i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të Policisë, njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.

Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në tërren.Krejt kjo gjendje e re në kufi, vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetrorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj.Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht, situiata e sigurisë mbetet shumë e brisht në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetrore, pronave private, dhe të ngjajshme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë.

Departamenti i Politikave të Mbrojtjës dhe Sigurisë i AAK-së

***

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove, politike e tensionuar, Sulmi ne Kuvend

Raporti i Prokurorit te Ukraines

August 30, 2016 by dgreca

RAPORTI I PROKURORIT TE PERGJITHSHEM TE UKRAINES LIDHUR ME FILLIMIN  E KRIZES NE UKRAIN. TE LARAT E TE PA LARAT E PUTINIT PO DALIN NE MEIDA GJITHNJI E MA TEPER./

Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Perpara se te fillonin luftimet ne prill te 2014-tes ne Ukrainen lindore, u bane demostrata ne fruer dhe ne mars.
Demosratat e marsit qe u bane ne qytetet ku kishte shume rusofoles ne zonen lindore dhe jugore te Ukraines, perpara se te fillonin luftimet, u karakterizuen nga media qe anonte ndaj Kremlinit si  Pranvera Ruse.
Si rrjedhim i kryengritjes ne Sheshin Europa te Kievit Presidenti Janukovic u detyrue te largohej nga detyra. Keto ngjarje u duken,  pothuejse krejtesisht, si nji fenomen i brendshem, me nji fjale ishin masat e popullit, dhe se Kremlini shfrytzoi rastin  dhe e perkrahu ceshtjen, vetem sa per sy e faqe.
Por tashti, kjo gja  duket krejtesisht ndryshe.
Simbas raportit te Prokurorit te Pergjithshem te Ukraines, qe u ba i ditun perpara disa diteve ekzistoshin incizime bisedash telefonike qe u bane ndermjet Kremlinit dhe Sergei Glaxzievit dhe rusofileve te tjere ne Ukraine,,ne te cilat  jepen udhzime specifike, per te nxitun trazime ne Donetsk,Zhaperizhje dhe Odese, qe nga frueri i 2014-tes, domethane, perpara se Rusia kishte aneksue Krimene,
Keto incizime te bisedave telefonikle, jo vetem qe lajne te kuptohet, se Pranvera Ruse,   u nxite, u organizue dhe u financue nga Moska, por gjithashtu vehet ne dukje se Kremlini kishte ne plan, per te marre nen kontroll, nji pjese te madhe te Ukraines lindore, po te dilte kryengritja me sukses.
Anton Shekhostov, i Institutit  per Studime Humanitare ne Viene tha ” Per t’ia mberrijte ketij qellimi, ata ksihin nevoje, per nji kryengritje masive vendase.Ai shtoi “Nuk kishte randsi nese banoret vendas, duhej te mobilizoheshin ideologjikisht, ose te paguheshin me te holla. Moska kishte nevoje per ta, per te paraqitun faktin se kryengritja bahej nga vendasit, per te justifikue nderhymjen ushtarake, per te mrojtun popullin.
Perfundimi ishte se Rusia vetem mujti te nxiste mjaft trazime per te nderhy ushtarakisht ne Donstsk dhe Luhansk, por deshtoi ne Kharkiv, Odesa, Zhaparizhje e zona te tjera. Nuk nuk don te thote se ajo, edhe ne kto zona i bani  perpjekjet e nevojshme.
Ne nji bisede te incizuemecizueme ne fruer te 2014-tes, Glaziev foli per financimin e kryengritjes ne Kharkiv e ne Odese, me Konstatin Zatulinin, nji antar i Dhomes se Deputeteve, e tashti nji zyrtar ne Krimen e pushtueme nga Rusia. Ne nji bisede tjeter ne mars, ai kercnoi personin e quejtun Ana Petric, nji ish deputete e Dhomes se Ulet Ruse, per arsye se nuk po baheshin demostrata neper rruget e Zaprizhjes, tuej i dhane asaj te organizonte njerzit, per te marre nenkontroll ndertesen e Keshillit Krahinor te Zhaprizhjes. Ai e Pyeti ate, “Pse Zhaprizhja asht e qete?” Glaziev shtoi se “Ai ka urdhna te dretperdrejte, nga eproret kryesore, qe te organizoheshin njerzit ne demostrata, ne rruget e Ukraines. Ai shtoi se, ” Nese protetat kunder qeverise nuk do te jene te medhaja sa duhet, dhe nese nuk jepshin pershtypjen e duhun, se perkraheshin nga popullsija vendase, nuk do te kete perkrahje me arme nga Rusia. Ai shtoi,”Ne qoft se ka mjaft kryengritje neper rruge, atehere Risia do te nderhyje, sic bani ne Ukrime.”
Glaziev gjithashtu i dha urdhen nji njeriu nga Odesa, i cili quhej Denis, se demostruesit duhet pa tjeter te marrin nen kontroll Keshillin Krahinor dhe te deklarojne autoritetet e Kievit te paligjeshme dhe t’i bajne thirrje Putinit per ndihme U duk gjithashtu se, ai donte te lente te kuptohej, se Rusia ishte gati te nderhynte ushtarakisht.
Si Glazievi po ashtu Zalutini i kane pergenjeshtrue permbajtjet e ketyne incizimeve. Por ato perputhen me strategjine qe vihet ne dukje nememorandumin qe u ba publik vjetin qe kaloi, i cili u botue ne gazeten liberale Novaja Gazeta ku thuhet se ky memarandum u perpilue nen mbikqyrjen  e Kremlinit, nga Oligarku pro -Rus Konstantin  Malofejev, dhe u analizue nga zyrtaret ma te nalte ne fruer te 2014-tes, kur kryengritja ne Euromeidan, ishte ne piken ma te nalte, dhe perpara se Janukovici te detyrohej te ikte. Ne ate dokument  vehej ne dukje plani per anaksimin e Krimes dhe nji pjese te madhe te Ukraines lindore; ne menyre te vecant krahinen e Kharkivit.
Pjesmarrja e Rusis ne nji veprim qe mund te shkatoje shperbajen e Shtetit Ukrainas, jo vetem qe do t’i jepte nji hov te ri planit te integrimeve, qe ka Kremlini, por do t’ia baje te mundun vendit, per te ruejt, sic u tha ma pare, kontrollin e sistemit te ekspotimit te gazit ne Ukraine, tuej ia kthye Rusise nji ga rrolet e saje kryesore. Ne te njejten kohe do te ndryshoje, ne menyre rrajsore gjendjen e pergjithshme gjeoplitike te Europes Lindore e Qendrore, tuej ia kthye Rusise nji nga rrolet e saj kryesore.
Nga nji ane,,e gjithe kjo perforcon ate qe shume njerez kane dyshue qe nga fillimi, por me gjithe kete, te marruna se bashku, strategjija qe vehet ne dukje ne memorandumin  e Malofejevit dhe bisedat telefonike te  Glazievit, vertetojne ma se miri, se ku e kishte burimin lufta qe u zhvillue ne Donbas.
“Andreas Umland i Insitutit per Bashkpunim Europian, me qender ne Kiev, thote se keto gjana, jo vetem lajne te kuptohet se lufta ne Ukrain u nxite nga Rusia” Ai shtoi “Trazinat qe paraprine shperthimin e luftimeve, u organizuen, u drejtuen dhe u financuen nga Moska.”

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon Kadaeli, Raporti i Prokurorit, te Ukraines

Kthim ne vendin e krimit ?…..JO PA KERKUAR FALJE!

August 30, 2016 by dgreca

 

1 PritesteNuk mund ta falesh ate qe nuk e pranon gabimin, nuk pendohet, ate qe nuk te kerkon falje/

NGA SADIK ELSHANI/

Te dielen me 28 gusht ne fshatin Mushtisht te Suharekes/Therandes ndodhi nje proteste, ballafaqim ne mes te banoreve te ketij fshati dhe policise se Kosoves. Banoret me te drejte po protestonin, po pengonin ardhjen e tre autobuseve me “pelegrinet” serbe, ish banore te fshatit Mushtisht. Keta jane po te njejtit serbe, qe e ndezen flake fshatin Mushtisht, fshatin ku jetonin me fqinjet e tyre shqiptare. Jane te njejtit serbe qe vrane e masakruan fqinjet e tyre, me te cilet jetonin ne fqinjesi, harmoni te mire gjer para trazirave, cmendurive te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar. Eshte i arsyeshem dhe i pritshem reagimi, indinjata (zemerata) e thelle e banoreve te Mushtishtit pas gjithe atyre traumave, tmererve, krimeve, tragjedive qe ata kane pesuar nga fqinjet e tyre serbe, te perkrahur nga elementet me kriminele te grupeve paramilitare serbe, skuadrave te vdekjes. Keta nuk jane pelegrine, por jane provokues qe trazojne plaget ende te pasheruara te shqiptareve. Eshte lehte t’i kritikosh, t’i denosh veprimet, qendrimet e banoreve te Mushtishtit, por nuk eshte edhe aq e lehte ta ndiesh dhimbjen e tyre, t’i perjetosh traumat e tyre. Ata qe ia vene flaken fshatit te tyre, nuk e duan ate fshat. Ata qe i vrane e i masakruan fqinjet e tyre, nuk mund t’i duan fqinjet e tyre dhe nuk mund te jetojne me se bashku sikur te mos kishte ndodhur asgje. Nuk mund te kthehen ne vendin e krimit e te vazhdojne jeten te patrazuar.

Raste te tilla po ndodhin here pas here ne Kosove, si ne Gjakove e vende te tjera. Por keto jane vetem simptomet (shenjat) e problemeve me te thella qe ka Kosova me Serbine. Organet e qeverise vendore ne Suhareke/Therande dhe asaj qendrore ne Prishtine, policia e Kosoves nuk duhet te lejojne raste te tilla provokuese. Vizita te tilla mund te kryhen vetem me pelqimin, miratimin e banoreve te Mushtishtit. Para se te behet kthimi i ketyre personave duhet te permbushen disa kushte:

  • Serbia duhet te kerkoje falje publike, dhe jo vetem sa per te lare gojen, por duke treguar me vepra.
  • Duhet t’i pranoje e t’i denoje te gjitha krimet qe jane kryer ndaj shqiptareve.
  • Duhet t’i arrestoje e t’i nxjerre para drejtesise te gjithe kriminelet qe kane kryer krime ne Kosove.
  • Te angazhohet per zbardhjen e fatit te te pagjeturve.
  • T’i paguaje te gjitha demet e luftes, material e shpirterore, qe ka bere ne Kosove.
  • Te heqe dore nga Kosova dhe ta njohe ate si shtet te pavarur

Udheheqesit e korruptuar te Kosoves (pozite – opozite), te dhene pas ineresave vetjake (personale), te zhytur ne vjedhje, korrupsion e pasurim te paligjshem, nuk jane duke u marre me ceshtjet madhore, problemet jetike te Kosoves. Ne marredheniet, negociatat me Serbine sillen sikur te mos kishte ndodhur asgje ne mes nesh, sikur nuk eshte ajo Serbi qe na ka djegur e pjekur me dekada (dhetevjecare) te tere. Edhe nderkombetaret kur jane duke pare se kane te bejne me udheheqes pa dinjitet, joserioze e teper servile, atehere u kerkojne atyre te nenshkruajne marreveshje qe jane te papranueshme dhe te demshme per Kosoven dhe ardhmerine e saj.  Udheheqesit e shtetit te Kosoves duhet te jene me kembengules ne mbrojtjen e interesave te Kosoves dhe popullit te saj  dhe te mos behen puthadores te askujt. Ne u jemi perjete mirenjohes miqve tane per te gjitha perpjekjet qe kane bere per lirine e Kosoves, por tani te mos mundohen te na fusin dy kembet ne nje kepuce. Te mos mundohen te vene shenjen e barazimit ne mes te viktimes dhe sulmuesit (agresorit). Problemet, ceshtjet tona askush nuk mund t’i dije me mire se vete ne. Nje fjale e urte shqipe thote: Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej.

Shqiptaret, si njeri nder popujt me te vuajtur te kontinentit europian, deshirojne te jetojne te qete, te ndertojne jeten e tyre, te ardhmen e tyre. Shqiptaret deshirojne te jetojne ne fqinjesi te mire me te gjithe fqinjet e tyre. Por me njerin nga keta fqinjet, Serbine, kemi nje konflikt mese njeshekullor, mosmarreveshje te thella per shume ceshtje ende te pazgjidhura. Ky fqi duhet t’i plotesoje kushtet qe u ceken me lart dhe shume detyrime te tjera. Bashkimi Europian ka filluar te na trajtoje sikur ne jemi problem, ne jemi ata qe po prishim pune, ne jemi agresori dhe jo viktima. Ndersa Serbine e perkedhelin, sic e kane perkedhelur gjithmone. Dhe mundohen te na bindin se duhet te falim, duhet t’i harrojme te gjitha ato trauma, krime, tragjedi neper te cilat kaloi populli yne – ta harrojme gjenocidin. Shqiptaret dine te falin dhe duan te falin. Por nuk mund ta falesh ate qe nuk te kerkon falje, qe nuk i pranon gabimet, krimet dhe nuk pendohet per to, nuk zotohet se nuk do t’i perserise me kurre.

Veriu i Kosoves ende eshte i pushtuar nga Serbia. Qeveria e Kosoves nuk e ushtron autoritetin e saj ne kete pjese te teritorit te saj. Askush nuk po angazhohet, shqetesohet per kthimin e shqiptareve ne shtepite e tyre ne pjesen veriore te Kosoves, per bashkimin e Mitrovices. Gati per 17 vite nuk mund te hapej nje ure mbi lumen Iber, ure qe e mbane te ndare Mitrovicen. Me mijera familjare ende nuk e dine fatin e me te dashurve te tyre. Ndeersa Bashkimi Europian ngul kembe per krijimin e Asociacionit te Komunave Serbe duke i dhene hartes se Kosoves pamjen e lekures se leopardit.

Te gjitha konfliktet, lufterat perfundojne nje dite. Por ka nje ecuri se si pajtohen palet, popujt e perfshire ne keto konflikte, nganjehere shumeshekullore. Edhe disa nga popujt me te qyteteruar e me te zhvilluar te Europes kane patur periudha te errata ne historine e tyre dhe me veprimet e tyre te cmendura e ndezen flake tere kontinentin europian, jo me larg se 75 vite me pare. Por keta popuj, keto shoqeri i pranuan, i denuan krimet e tyre dhe u zotuan se ato kurre nuk do te perseriten me. Sot Gjermania eshte forca, shtylla kryesore e Bashkimit Europian.

Prandaj, sa me pare qe Serbia t’i pranoje e t’i denoje gjithe ato krime qe i ka bere ne emer te Serbise se Madhe, nacionalizmit te cmendur, aq me mire per kontinentin europian, rajonin ballkanik dhe vete Serbine. Hapi i pare: Te pranohen, te denohen gabimet, ne kete rast,  krimet shume te renda kunder njerezimit. Hapi i dyte: Te kerkohet falje e sinqerte (cilter) dhe te punohet me perkushtim qe ato krime te mos perseriten kurre. Per kete duhet guxim dhe ndergjegje e paster qe ne kete cast te dyja jane duke munguar ne Serbi. Ata ende vazhdojne te fajesojne te tjeret dhe jo veten e tyre. Kur e pranon mekatin edhe shpirti shlirohet, shpelahet. Kete kerkese nderkombetaret duhet t’ia bejne Serbise vazhdimisht

Jo kthim ne vendin e krimit per ata qe i kane kryer vete ato krime. Plaget ende jane te fresketa, ende nuk jane zene mire, ende nuk jane sheruar dhe nuk duhet te happen perseri.

Philadelphia, 30 gusht, 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kthim ne vendin e krimit, Sadik Elshani

Kosova krenohet me Nënën Terezë

August 30, 2016 by dgreca

-Imzot Dodë Gjergji i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë/

-Të ftuar në këtë koncert do të jenë personalitete nga Vatikani, nga Italia, nga Shqipëria, nga Kosova dhe shumë vende tjera të botës/

PRISHTINË, 30 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë së Kosovës në organizimin e aktiviteteve me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Imzot Dodë Gjergji, po ashtu, i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.

Kryeministri Mustafa shprehu respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë.Ai, po ashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashurisë e humanizmit, Nënën Terezë. Qeveria e Kosovës, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës,  ka organizuar dhe ka mbështetur shumë aktivitete, duke filluar që nga shpallja e vitit 2016 “Vit të Nënë Terezës”, nga ana e Qeverisë.

Ndërsa, në shtator, në Vatikan, mbështetur nga Qeveria e Kosovës, do të organizohet një koncert madhështor ku do të përformojnë yje të shumta të muzikës duke përfshirë Rita Orën, dhe  shumë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe më gjerë.

Të ftuar në këtë koncert do të jenë personalitete nga Vatikani, nga Italia, Amerika, nga Shqipëria, nga Kosova dhe shumë vende tjera të botës.

Filed Under: Komente Tagged With: Imzot Dode Gjergji, Kosova krenohet me Nënën Terezë. Behlul Jashari

NËNA TEREZE, LUTU PËR KOMBIN SHQIPTAR !

August 30, 2016 by dgreca

1 Frank Shkreli okNga Frank Shkreli/

  Më 4 shtator në Vatikan zhvillohet ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës.  Një Shënjëtëreshë shqiptare, por njëkohsisht Shënjëtëreshë edhe e botës, shënjtërimi i të cilës, pothuaj pa precedencë, po celebrohet jo vetëm në trojet shqiptare dhe nga Kisha Katolike, por edhe anë e mbanë botës.  Natyrisht se shënjtërimi i nobelistes për paqë Nënë Terezës konsiderohet si një ngjarje me rëndësi në historinë e Kishës Katolike, por është veçantë edhe në historinë e kombit shqiptar dhe mund të thuhet se është një ngjarje me rëndësi botërore, pasi veprimtaria e Nënë Tereza shtrihej në të gjitha kontinentet dhe si e tillë ajo i përkiste mbarë botës pa dallim feje ose ideologjie.  “Nënë Tereza është Kombet e Bashkuara”, ishin fjalët që kishte përdorur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Quellar për të paraqitur murgeshën shqiptare para Asamblesë së përgjithshme të OKB-ës më 1985, për të pasqyruar faktin se, sipas tij, Nënë Tereza është modeli i punës dhe i veprimtarisë që në të vërtetë duhej të bënte Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë tokë, sa ishte gjallë Nënë Tereza — me lutjet, me veprimtarinë dhe me dashurinë e saj pa kusht dhe pa kufi për të gjithë, e sidomos për më të varfërit e kësaj bote — Nënë Tereza e Shqiptarëve dhe e mbarë botës frymëzoi të gjithë pa dallim, duke përhapur rreze drite e shprese në skutat më të errëta dhe më të harruara të botës, përfshirë edhe trojet shqiptare.  Anë e mbanë botës, përfshirë edhe trojet shqiptare – në Shkup, në Tiranë, në Prishtinë, Prizren e Gjakovë ,për disa ditë me radhë tashti po zhvillohen aktivitete fetare e kulturore me rastin e shënjtërimit të bijës së kombit shqiptar, Nënë Terezës, kësaj “Ikone të misionit në shekullin e XX”, siç e ka cilësuar Papa Gjon Pali i dytë.  

Shkrimtari britanik, Çarlës Dikëns ka thënë se, “ishte koha më mirë dhe ishte koha më e keqe”, duke iu referuar Revolucionit francez të vitit 1775.  Kjo thënje ndoshta i përshtatet edhe botës së sotëme shqiptare.  Nga një anë, mund të thuhet se koha e sotme mund të konsiderohet, historikisht, si më e mira për shqiptarët ndërkohë që në të gjitha trojet e veta ata gëzojnë si kurrë më parë kaq liri e pavarsi për veten e tyre.  Por nga ana tjetër, mund të thuhet  gjithashtu se për shqiptarët mund të jetë edhe një kohë e keqe, sepse mundësitë pozitive që paraqet kjo periudhë për të ardhmen e kombit shqiptar, nuk po përfillen me një kuptim më të plotë të realizimit të objektivava kombëtare, kryesisht për arsye të mosmarrveshjeve dhe përçarjeve politike në radhët e vetë shqiptarëve si edhe të mungesës së bashkpunimit midis tyre për një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhëshëm, ashtu siç do ta kërkonte e mbara e kombit dhe e drejta e të Madhit Zot. 

Kam drojë se, falë situatës aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare, “kohët më të mira” për kombin shqiptar po na rrëshqasin nga dora për gjithmonë dhe se “burimi i shpresës” po thahet dhe se një “periudhë terri” e një dimëri të gjatë dëshpërimi të pa shpresë, do të karakterizojë fatin e kombit shqiptar në të ardhmen e afërt.

Por shpresa nuk vdesë kurrë.  Në këtë ditë përkujtimi të shënjtërimit të Nënë Terezës, kombi shqiptar duhet të reflektojë mbi të kaluarën, të tashmen si dhe mbi mundësitë që ofron e ardhmja.  Me shënjtërimin e saj të dielën që vjen, sidomos Shqiptarët do të kenë pajtoren dhe ndërmjetsuesen e vet para të Madhit Zot.  Si e tillë, të gjithë ne — në mënyrën e vet dhe sipas traditës — të kërkojmë prej sajë lutjet dhe ndërmjetsimin e saj që kjo periudhë në historinë e kombit shqiptar sot, të jetë një ndër etapat më të ndritura për një të ardhme më të mirë për shqiptarët, të grumbulluar rreth një sofre të përbashkët. 

T’i lutemi Shënjtëreshës Nënë Tereze që ajo, nga ana e saj, t’i lutet të Madhit Zot që kombi shqiptar të mënjanojë “kohërat e  këqia” dhe që udhëheqsit e tij, mbi të gjitha, të punojnë për fatet e Atdheut dhe të bashkombasve të vet në një frymë vëllazërimi dhe të mos bëhen vegëla të vërbëta të interesave të huaja që kurrë nuk i kanë shërbyer mirëqenjes së shqiptarëve.  Lutemi që shqiptari të mund të dallojë njëherë e mirë mikun prej armikut, por edhe mbështetsit e kombit shqiptar, nga ata që duan t’a shkatërrojnë atë dhe historinë e tij.  Të dallohen dashamirësit nga shkatrruesit.  Vëllazërimi me të huajt, në mungesë të vëllazërimit shqiptar, nuk ka asnjë vlerë. Ai që mohon veten dhe identitetin e vet, nuk u duhet gjë as të tjerëve.

Lutemi që udhëheqsit e sotëm të kenë guximin dhe bindjen që të rivendosin dhe të çmojnë vlerat e vërteta historike të atdhedashurisë, si dhe vlerat morale, intelektuale, shpirtërore dhe kulturore historike të kombit shqiptar.  Lutemi  gjithashtu që  me rastin e shënjtërimit, në frymën e jetës dhe të veprimtarisë së Nënë Terezës për dashuri  dhe mirëkuptim për të gjithë njerëzit pa dallim feje ose krahine — edhe shqiptarët së bashku, të mund  të bien dakort që të ndërtojnë një të ardhme politike dhe ekonomike në baza të shëndosha respekti e bashkpunimi, pikëspari me njëri tjetrin e pastaj me të tjerët.  Lutemi që çdo shqiptar ta ndjejë veten të lirë dhe të barabart, në një shoqëri të lirë e demokratike,  në një atdhe ku i gëzon të gjitha të drejtat që i përkasin, bazuar në ligjet kombëtare dhe ndërkombtare.  Për të ndërtuar një të ardhme të tillë, është e nevojshme që shqiptari të trajtojë më mirë shqiptarin i cili ndoshta mendon ndryshe nga ai dhe që në procesin e jetës politike ta trajtojë atë si kundërshtar politik dhe jo si armik të përbetuar.   Ndryshe, Shqipëria e lirë, demokratike dhe anëtare e denjë e kombeve të përparuara, nuk bëhet. 

     Është krijuar një situatë fatzezë kur Shqipëria dhe Kosova, nga një anë, po pajtohen dhe bashkpunojnë me armiqtë dhe okupatorët shekullorë, madje duke i quajtur të huajt “vëllëzër” dhe “aleatë strategjikë” të shqiptarëve, ndërkohë që në trojet shqiptare nuk pajtohet vëllai me vëlla, kryesisht për arsye politike të kaluara dhe aktuale.  Nëna Tereze do të na këshillonte, se po të dëshirojmë paqën, së pari duhet të pajtohemi me më të afërmin tonë.  Nuk kemi askënd më të afërm se vëllain.  Duhet pranuar se historia tregon se shqiptari nuk është sjellur mirë me shqiptarin.  Fatkeqsisht, kjo situatë vazhdon edhe sot.  Historia na mëson gjithashtu se asnjë grup i vetëm, asnjë ideologji e vetme e çfarëdo ngjyre qoftë dhe asnjë individ sado diktator i egër të jetë, nuk mund të ndërtojë një shoqëri stabile dhe dhe një shtet me të vërtetë të lirë dhe të pavarur, ku të gjithë shqiptarët do ta ndjenin veten pjesë të pandarë të tij.  Ky është një mision i përbashkët, në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë, përndryshe  bërja e Shqipërisë (kam parasyshë mbarë trojet shqiptare) do të mbetet një projekt i pa realizuar.  

     Prandaj, të shpresojmë se shënjtërimi i Nënë Terezës do të shërbejë si një rast për secilin prej nesh që të këthjellojmë mendjen, të shqyrtojmë ndërgjegjen dhe të heqim dorë nga paragjykimet, inatet, egoizmat dhe urrejtjet ndaj njëri tjetrit – duke filluar nga nivelet më të larta politike e deri tek bashkombasit më të thjeshtë – vese këto të këqia të cilat pengojnë rëndë ndjenjat vëllazërore që duhej të mbizotëronin në radhët e shqiptarëve pa dallim dhe përgjithmonë me qëllim për të krijuar kështu një atdhe ku të gjithë të ndihen të barabartë, me detyra dhe përgjegjësi për të kontribuar drejtë fateve më të mira të kombit.  Shënjtëresha jonë Nëna Tereze lutu për Shqiptarët – bashkombasit tuaj!   Lutu që ata “të ndezin dritën e dashurisë dhe të paqës” midis tyre si komunitet dhe me njëri tjetrin të “hapin zemërat” dhe “të shtrijnë dorën e shërbimit” vëllazëror, duke filluar me ata që janë më të afërmit e tyre.  Lutu Nënë Tereza që një vëllazërim aq i dëshirueshëm dhe aq i nevojshëm në këto kohëra të pasigurta në trojet shqiptare dhe në botë në përgjithësi — të sjellë më në fund midis të gjithë shqiptarëve pa dallim — një harmonizim pipkamjesh dhe veprimtarishë, në dobi të kombit dhe bashkjetesës shqiptare të brezave të ardhëshëm të shqiptarëve. Me shpresën se siç ka thënë Papa Françesku në parathënien për librin, “Të duam të padashurin”, përmbledhje e fjalimeve të Nënë Terezës, duke iu drejtuar të rinjve shqiptarë ka shkruar se Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë dhe si e tillë u bën thirrje të rinjve shqiptarë: “Fluturoni lartë si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës.”  Brezi i ardhëshëm i shqiptarëve nuk meriton asgjë më pak as më shumë se të fluturojnë lartë si shqiponja në çdo pikpamje të jetës dhe aktivitetit të tij.

 

Filed Under: Editorial, Featured Tagged With: Frank shkreli, Lutu per Kombin Shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT