• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

Kosova kërkon përkrahjen e shteteve anëtare të OKB

September 23, 2016 by dgreca

 

zkm-03zkm-04

zkm-05

zkm-01-Kryeministri Mustafa kërkon përkrahjen e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara për Kosovën/Nju Jork, 23  Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork, po zhvillon takime me drejtues të shteteve të ndryshme të botës.Gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, ka takuar presidentin e Naurusë, Baron Waqa, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e deritashme, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.Kryeministri Mustafa, po ashtu, mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, e nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Jashtme e Gambias, Neneh MacDouall-Gaye.Gjatë një takimi me sekretaren të përgjithshme të Frankofonisë, Michaelle Jean, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Frankofonisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për procese tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për të drejtat njerëzore të personave LGBTI, Randy W. Berry, ku u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për garantimin e të drejtave të të gjithë njerëzve pa asnjë dallim.Kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin prestigjioz St.John’s, ku para shumë studentëve dhe profesorëve ka folur për Kosovën, të kaluarën e saj, zhvillimet e fundit si dhe për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës. Kryeministri Mustafa ka diskutuar dhe është përgjigjur në interesimet e shumë pjesëmarrësve, duke sqaruar proceset kryesore që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin ekonomik, integrimet euroatlantike e shumë procese të tjera.

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: kosova, Mustafa, OKB, perkrahje

SHBA-Kosova në takimin e 100-të të NASDA-s

September 23, 2016 by dgreca

-Ministri Krasniqi takoi sekretarë të bujqësisë të shteteve të ndryshme në SHBA, në kuadër të takimit të NASDA-s/

LINCOLN, 23 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey, po merr  pjesë në takimin e 100-të të Asociacionit Kombëtar të Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë në SHBA (NASDA), që po mbahet në Lincoln të Nebraskas.Me këtë rast ai ka pasur rastin të takojë shumë nga sekretarët për bujqësi të shteteve të ndryshme në Amerikë, si Delaware, Minnesota, Nebraska, Oklahoma, Oregon, Tennesse, Texas, Wisconsin, Wyoming, etj.I shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, ministri Krasniqi ka takuar edhe Guvernatorin e shtetit të Nebraska-s, Pete Rickets.Në këto takime ai ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, si dhe mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë, mbështetje kjo që vazhdon edhe më tutje.Ministri theksoi bashkëpunimin që Kosova dhe shtetit i Iowa-s kanë në shumë fusha, dhe shtoi se në fushën e bujqësisë ka interesim që bashkëpunimi të zhvillohet edhe me shtete të tjera në Amerikë.Ai po ashtu tha se Kosova mund të përfitojë edhe më shumë nga përvojat e shteteve të ndryshme në Amerikë, veçanërisht nga ato shtete ku bujqësia luan ndër rolet kyçe në ekonomi./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e 100-të të NASDA-s, SHBA-Kosova në takimin

Misioni i OSBE-së mbështet sigurinë e gazetarëve në Kosovë

September 23, 2016 by dgreca

-Xhaketat me mbishkrimin PRESS në vend të dukshëm. Misioni i OSBE-së do të siguroj për asociacionet e gazetarëve një Udhëzues për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit në protesta, me këshilla dhe njohuri për raportim nga protestat dhe demonstratat e dhunshme/

PRISHTINË, 23 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Shefi në largim i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger, ka pritur sot kryesuesin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Shkëlqim Hysenaj dhe atë të Asociacionit të Gazetarëve të Serbisë të regjistruar në Kosovë, Budimir Ničić, me qëllim të dhurimit të 50 jelekëve dhe xhaketave me mbishkrimin ‘PRESS’. 
 Në kohën e protestave të vazhdueshme në të cilat gazetarët ballafaqohen me situata të vështira ku në disa raste kanë pësuar edhe lëndime, asociacionet e gazetarëve kanë kërkuar që Misioni t’ju sigurojë pajisje mbrojtëse. Këta jelekë dhe xhaketa do t’ju ndihmojnë gazetarëve të raportojnë në mënyrë më të sigurt duke u dalluar nga masa.  
 “Gazetarët në Kosovë nuk e kanë punën e lehtë dhe shpesh sfidohen deri në atë masë që ballafaqohen me situata të rënda. Puna e gazetarëve bëhet edhe më e rrezikshme kur ata raportojnë nëpër protesta dhe demonstrata të dhunshme. Për të qenë në gjendje që raportimin ta bëjnë në mënyrë më të sigurt, ata duhet që të jenë të identifikueshëm”, tha Schlumberger.
 Schlumberger i inkurajoi kryesuesit e asociacioneve të gazetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin punën e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në të ardhmen. “Sot po ua japim jelekët dhe xhaketat me mbishkrimin PRESS në vend të dukshëm. Shpresoj që do të ju ndihmojnë në punën tuaj, por në të njëjtën kohë shpresoj që të mos ketë shumë situata të tilla nga të cilat do të raportoni”, shtoi ambasadori.    
 Në muajt në vijim, Misioni i OSBE-së do të siguroj për asociacionet e gazetarëve një Udhëzues për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit në protesta, me këshilla dhe njohuri për raportim nga protestat dhe demonstratat e dhunshme. Udhëzuesi do iu ndihmojë gazetarëve që t’i shmangin lëndimet dhe/apo dëmtimin e pajisjeve gjatë kryerjes së punës së tyre.
 Në mandatin e Misionit të OSBE-së në Kosovë është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, demokratizimi dhe zhvillimi i sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në ruajtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes dhe e mbështet zhvillimin e mediave./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: gazetaret ne Kosove, OSBE, siguria

KOMENT RRETH ZGJEDHJEVE TE FUNDIT NE RUSI

September 23, 2016 by dgreca

Nga Brian Whitmore/ Pergtiti per Dielli Gjon Kadeli/

Menyra se si u zhvilluen ato zgjedhje jane te ngjashme me ato te periudhes Sovjetike te viteve 1970-te.
Tashti shifet qarte, se Rusia, ne menyre efektive, ka nji shtet, vetem me nji parti politike.
Gjate zgjedhjeve, Partija e Bashkueme Ruse qe qeveris vendin ka nen kontroll 343 nga 450 vende qe ka Dhoma e Ulet eParlamentit. Pjesmarrja ne votime ishte ma e vogla qe mbahet mend, dhe pati njoftime, jashzakonisht te shumta, se gjate votimeve u bane shume mashtrime(hile).
Sic duket, mbrenda nji kohe te shkurte, mund te kete edhe nji KGB te re.
Simbas raportit te gazetes ruse Komersant qe ka nji qarkullim te madh, ekzistojne plane per te krijue nji ministri te re te Sigurimit te Shtetit, ne te cilen do te perfshihen Sherbimi Federal i Sigurimit, Sherbimi i Fshehte Nderkombetar dhe pjesa ma e madhe e Sherbimit Federal te Mrojtjes.Menji fjale,rikrijimi i Policise Sekrete qe ekzistonte gjate kohes Sovjetike, nga e cila njerzit kishin shume frige.
Ne ma pak se tri jave, Putini do te mbushi 64 vjete, te njejten moshe qe kishte Leonid Brezhnievi me 1970te, kur Bashkimi Sovjetik po fillonte nji dhjete vjetesh, kur nuk kishte rritje ekonomike dhe ishin shtue persekutimet politke.
Pra,Putini nuk ka ne plan te shkoje ndokun per disa kohe, por do te vazhdoje te sundoje vendin, qe do te thote, krijimi i nji shteti me nji parti, me nji KGB te re dhe me nji udheheqes te moshuem ne Kremlin.Prandaj, megjithse kjo nuk don te thote, patjeter, se historia po persritet,as si tragjedi as si farse; prap se prap, te gjitha te dhanat e kohvet te fundit lajne te kuptohet, se Putini asht tuej e ndryshue menyren e qeverisjes, ne te cilen u bazue, gjate kohes ma te gjate qe nga koha qe u ba udheheqes i Rusise
Sistemi i deritashem, domethane demokracia jo e verte.pluralizmi i kontrolluem dhe grupet burokratike te klaneve te balancueme, nuk ekzistojne ma. Ato po zevensohen, me nji qeverisje nga nji njeri, me grupet elite dhe me procesin e  shtypjeve haptazi.
Ndoshta, gjendja nuk do te kthehet sic ishte gjate periudhes Sovjetike te 70tave, por periudha e re e Putinit, asht tuej hi ne nji faze te re ma shtypse

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli, Zgjedhjet ne Rusi

PROTESTË PËR RIDËNIMIN E FAIK KONICËS NË TIRANË

September 23, 2016 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Studiuesi i njohur i Faik Konicës, z. Fotaq Andrea, sapo më dërgoi nga Tirana një mesazh për atë c’ka i kanë bërë bustit dhe varrit të Konicës, të shoqëruar me imazhe. E tmerrshme, një përdhosje e vërtetë.Shikojeni bustin original, shikojeni dhe gjendjen sot.Turp!

Gazeta Dielli shpreh indinjatën për atë c’ka ka ndodhë me bustin dhe varrin e Faik Konicës. A nuk ndjehen ndopak përgjegjës Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Institucionet e mbrojtjes së monumenteve, shoqatat e ambentalistëve, drejtoria e Parkut Kombëtar ?

Vatra proteston për indiferencën e shtetit shqiptar, qe për mbi një vit janë qorruar e shurdhuar për të mbrojtur figurën e lartë të Konicës. Ky është një ridënim pas asaj që ndodhi gjatë regjimit komunist, që  e dënoi , dhe “pushkatoi” veprën dhe emrin e tij. Vatra ishte kontributore në riatdhesimin pas vdekjes të Konicës, duke riatdhesuar eshtrat.

Është e turpshme që Konica po ridënohet nga rrugacët, jo vetëm nga disa palo studiues, që po e përdhosin figurën e Konicës, Rilindësit të shquar, në emër  gjoja të lirisë së mendimit e të shtypit(turp për ato gazeta të Tiranës që hapin faqet e tyre për pseudostudiuesit antiKonicë) , por edhe nga rrugacet që duan ta paraqesin figurën e Konicës si “bandit”. Turp!

E pafalshme edhe për ambientalistët,që protestuan aty afër për betonizim e prerje pemësh, por “nuk vunë re ” mbi gati dy vjet monumentin e përdhosur e të përlyer të Konicës, kur në fakt disa individë me qëndrime politike ekstremistë kërkojnë edhe një herë në demokraci ,se si e si të godasin emrin dhe veprën e Konicës.

Qeveria para pak ditësh, me anë të ministrit ët Jashtëm Ditmir Bushati, e shfrytëzoi politikisht(për Samitin e Diasporës) marrjen në dorëzim të Shtampës së Faik Konicës, ndërsa mbyll sytë për cafrë po i ndodh Faik Konicës në Tiranë!

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Fotaq Andrea, perdhosja e Faik Konices

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT