Nga Brian Whitmore/ Pergtiti per Dielli Gjon Kadeli/
Menyra se si u zhvilluen ato zgjedhje jane te ngjashme me ato te periudhes Sovjetike te viteve 1970-te.
Tashti shifet qarte, se Rusia, ne menyre efektive, ka nji shtet, vetem me nji parti politike.
Gjate zgjedhjeve, Partija e Bashkueme Ruse qe qeveris vendin ka nen kontroll 343 nga 450 vende qe ka Dhoma e Ulet eParlamentit. Pjesmarrja ne votime ishte ma e vogla qe mbahet mend, dhe pati njoftime, jashzakonisht te shumta, se gjate votimeve u bane shume mashtrime(hile).
Sic duket, mbrenda nji kohe te shkurte, mund te kete edhe nji KGB te re.
Simbas raportit te gazetes ruse Komersant qe ka nji qarkullim te madh, ekzistojne plane per te krijue nji ministri te re te Sigurimit te Shtetit, ne te cilen do te perfshihen Sherbimi Federal i Sigurimit, Sherbimi i Fshehte Nderkombetar dhe pjesa ma e madhe e Sherbimit Federal te Mrojtjes.Menji fjale,rikrijimi i Policise Sekrete qe ekzistonte gjate kohes Sovjetike, nga e cila njerzit kishin shume frige.
Ne ma pak se tri jave, Putini do te mbushi 64 vjete, te njejten moshe qe kishte Leonid Brezhnievi me 1970te, kur Bashkimi Sovjetik po fillonte nji dhjete vjetesh, kur nuk kishte rritje ekonomike dhe ishin shtue persekutimet politke.
Pra,Putini nuk ka ne plan te shkoje ndokun per disa kohe, por do te vazhdoje te sundoje vendin, qe do te thote, krijimi i nji shteti me nji parti, me nji KGB te re dhe me nji udheheqes te moshuem ne Kremlin.Prandaj, megjithse kjo nuk don te thote, patjeter, se historia po persritet,as si tragjedi as si farse; prap se prap, te gjitha te dhanat e kohvet te fundit lajne te kuptohet, se Putini asht tuej e ndryshue menyren e qeverisjes, ne te cilen u bazue, gjate kohes ma te gjate qe nga koha qe u ba udheheqes i Rusise
Sistemi i deritashem, domethane demokracia jo e verte.pluralizmi i kontrolluem dhe grupet burokratike te klaneve te balancueme, nuk ekzistojne ma. Ato po zevensohen, me nji qeverisje nga nji njeri, me grupet elite dhe me procesin e shtypjeve haptazi.
Ndoshta, gjendja nuk do te kthehet sic ishte gjate periudhes Sovjetike te 70tave, por periudha e re e Putinit, asht tuej hi ne nji faze te re ma shtypse