• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Dhjetë presidentë të SHBA në një ekspozitë

November 15, 2016 by dgreca

Presidentë amerikanë dhe marrdhëniet shqiptare, një retrospektivë nëpërmjet lentes së Xhorxh Tejmzit, fotoreporterit shqiptaro-amerikan të Nju Jork Tajms/

hyrja-e-ekspozites-shkNga Shefqet Kërcelli/Nga data 8 deri më 21 nëntor 2016, në hollin e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar është hapur një ekspozitë me fotografi të disa presidentëve amerikanë që kanë bërë historinë e shekullit të XX, në momentet e tyre zyrtare, gjatë bisedave, takimeve apo jetës e kohës së tyre të lirë e intime. “Presidentë amerikanë dhe marrëdhëniet shqiptare” është ekspozita e parë në Shqipëri e Tejmzit, që bën bashkë presidentët, që nga Ruzvelti e deri te Bushi, shoqëruar me përshkrimet e gazetave shqiptare për secilën presidencë amerikane. Xhorxh Tejmz, fotograf për Shtëpinë e Bardhë i New York Times në vitet 1945-1985, ishte një nga fotoreporterët më të shquar të epokës së tij. Ndërkohë që fotografitë e tij janë të njohura në mbarë botën, të paktë janë ata që e dinë se Tejmzi ka rrënjë shqiptare. Natyrisht për vetë afeksionin që ka populli shqiptar ndaj SHBA dhe presidentëve të saj, kjo ekspozitë tepër e vecantë ngjalli kërshërinë e vizitorëve të shumtë që nga dita e parë.  Zoti Tejmz zhvilloi një stil të kundërt me “instiktin e tufës” së fotografëve të shtypit, duke shpërfillur syrin e tij artistik, sensin e tij të hapësirës dhe intimitetin e vecantë me subjektet e tij. “Mendova se është shumë e rëndësishme që të bëhej një lidhje ndërmjet asaj se, çfarë ka qenë jeta e tij, duke u rritur si një emigrant shqiptaro-grek, e deri te fotografimi i presidentëve amerikanë, që i kemi sjellë këtu”, tha Stephanie Tejmz, shkrimtare, vajza e George Tamez, gjatë hapjes së ekspozitës. Dhjetë presidentët e paraqitur në këtë ekspozitë-nga Frenklin D.Ruzvelt deri tek Xhorxh H.W.Bush, dhanë ndihmesën e tyre në formësimin e shekullit të 20-të. Eskpozita vë përballë imazhet e këtyre presidentëve me raportime lajmesh lidhur me ngjarjet ndërkombëtare që kanë qenë të rëndësishme për secilën presidencë. Dhjetra fotografi në celuloidin e Tejmzit, Nikson duke tërhequr çorapet, Karter duke notuar në “vaskën” natyrale të tij, apo imazhi i paharrueshëm i varrezës kombëtare “Arlington”. Fotot e Xh.Tejmz, krijuan një histori pamore të banorëve më të shquar të Washingtonit, në caste triumfi dhe tragjedie, caste të shpengura dhe të ciltra reflektimi e shlodhje. Ndërsa Tejmz fiksonte pamje me aparat, ndarja ndërmjet vendeve kapitaliste dhe komuniste thellohej. Ashtu si edhe me vendin tonë, Shqipërinë. Nëpërmjet kësaj pune identifikohen sesi këto identitete historike u përthyen nën shtypin komunist tonin. “Fotografitë e Tejmz, janë vetëm një pjesë e kësaj ekspozite. Ne kemi një grup të tërë studentësh, të cilët përgjatë verës kanë kërkuar në arkivat e Bibliotekës Kombëtare, gazeta të ndryshme, që nga “Bashkimi”, “Zëri i Popullit”, “Luftëtari”, etj. Pyetja kryesore e kësaj ekspozite është se, si janë formëzuar mendjet tona në vite?”, tha Dr.Lori  E.Amy, Drejtore akademike dhe koordinatore e të drejtave të njeriut “OTTOnomy”. Në një farë mënyre ekspozita shtron një dialog që përfshin vështrimin e të shkuarës për të kuptuar më mirë të ardhmen. Ky kontakt me ngjarje historike që brezi i ri nuk i ka njohur, kërkon prej nesh të kuptojmë se si këto histori kanë formësuar identitete të cilat duhen sendërtuar sërish, kësaj here së bashku për të mbajtur në këmbë komunitetet tona. Ne shpresojmë thellësisht që kjo ekspozitë do hapë një bashkëbisedim që do na lejojë të gjithëve të kapërcejmë kufijtë në mendjet tona, për të folur haptazi dhe me integritet me njëri-tjetrin. Ky është misioni i OTTOnomy, të gjallërojë pëlhurën sociale të grisur nga lufta dhe diktatura, të gjejmë hapësirën tonë të përbashkët për rivendosjen e hallkave që na bashkojnë. Natyrisht cdo ekspozite ka vlerat e veta artistike, ideore dhe kohore. Mund të ishte bërë në vitet ‘90, ‘2000, por dhe tani nuk është vonë. Një vlerësim që unë e shkrova tek libri i përshtypjeve  për vizitorët e saj.

Por cfarë nënkuptojmë përtej përmasave të saj?

Kjo ekspozite interesante është një dallëndyshe e parë, që pasuron larminë e fushave të bashkëpunimit e miqësisë tradicionale midis popullit shqiptar e atij amerikan, përfshi liderët e tij. Është fakt, që pamvarësisht qëndrimeve që ka mbajtur shteti shqiptar në vite, klaneve, fiseve apo grupimeve të ndryshme mes shqiptarëve, përfshi demagogjinë e propogandën komuniste, presidentët amerikanë kanë mbajtur një qëndrim paqësor ndaj popullit shqiptar. Në një farë mënyre na i kanë qarë hallin ose në segmente kohore na kanë lënë në hallet tona, për të mos imponuar zgjidhje të vështira për popullin. Nuk kemi dëgjuar që nga goja e tyre të dalë një fjalë e keqe për shqiptarët, sepse kundërshtarët  tanë do e kishin reklamuar e shfrytëzuar me të madhe, qoftë dhe një fjalë të vetme. Ndërsa historia na tregon se disa presidentë në fillim të shekullit të XX-të dhe në mbyllje të tij, kanë pasur rol determinant në ekzistencën e shtetit shqiptar. Ka pasur një investim mbi shekullor që llogaritet në miliarda dollarë. Nuk dua të zgjatem në këto, sepse opinioni ynë mbarëkombëtar është njohur në një farë mase me kontributin e Washingtonit, Wilsonit, Bushit, Klintonit, e gjithë presidentëve të tjerë amerikanë në dobi të cështjes shqiptare. Në këtë gjeohapësirë lirie që po gëzojnë shqiptarët këtë fillim shekulli, ndihma e këtyre burrave është e pazvëndësueshme. Historikisht, për kushtet e tyre gjeografike fqinjësore, shqiptarët kanë parapëlqyer miqtë larg, kryesisht ata përtej oqeanit. Ëndrra për amerikën i ka shoqëruar bijtë e shqipes, gjithë kohës, pamvarësisht zhvillimeve politiko-ekonomiko-shoqërore. Midis të tjerave cdo shqiptar ka krijuar një vizion, imagjinatë, lidhje, këndvështrim, përshtypje, raport ose kontakt real ose virtual me presidentët e SHBA. Psh. Unë në vitin 1986, duke shërbyer në një repart që mbronte Gjirin e Durrësit,  për një fjalë goje desh hëngra burgun, pasi thashë një fjalë që ulte vigjilencën ushtarake gjatë kalimit tranzit të një kryqëzori amerikan për në Split, në bordin e të cilit ndodhej vetë Presidenti Regan.{Ma shpjeguan ushtarakët amerikanë gjatë stërvitjeve të para në rajonin Durrës-Kavajë, 1992.}. Kuptohet që shqiptaro-amerikanët janë më konkretë në këto lidhje, pasi janë ata që përjetojnë më mirë se kushdo realitetin amerikan, mbi të gjitha janë dhe votues të liderve ose subjekteve partiakë atje. Janë me mijëra shqiptaro-amerikanë që kanë pasur kontakte, biseda, ose kanë mbështetur “x” ose “y’”president me votë ose dollarë. Në shtëpitë ose lokalet e tyre krahas flamujve shqiptarë dhe amerikanë gjen foto apo kujtime nga këto kontakte të paharuara, të cilat ata ja tregojnë me krenari cdo miku. Po të shtojmë këtu dhe dokumetacionin e arkivat e Shtëpisë së Bardhë se si e trajtonin ose vlerësonin popullin shqiptar presidentët e SHBA, libri del një nga studimet më të vyer për kombin shqiptar. Ndaj hapja e kësaj ekspozite më nxiti të hedh një ide më të gjerë, do ishte me fat cdo studjues apo historian shqiptar ose amerikan që do sillte një libër të vecantë: “Shqiptarët në syrin e presidentëve amerikanë”. Kjo kërkon një punë të mirëfilltë shkencore në arkivat amerikane, Librarinë e Kongresit, shqyrtimin e dokumenteve, memo, shkresa zyrtare, opinione, kujtime dhe intervista me shqiptaro-amerikanët, etj. Libri do sillte një tablo të plotë të këtij kujdesi shekullor të liderve e politikës zyrtare të Shëpisë së Bardhë ndaj popullatës shqiptare, përpjekjeve të tyre për liri e prosperitet. Pra, do i kalonte përmasat kohore e përmbajtsore të ekspozitës brilante të Xhorxh Tejmzit.

Nga Roma tek Zoti Trump

Ajo që doja të shtoja dhe që më ngacmoi mendimet ishte koincidenca e hapjes së ekspozitës në ditën e zgjedhjes së presidentit të 45-të të SHBA, zotit Donald Trump. Por, si studjues i historisë ushtarake mëndja shkon më larg. Kam studjuar historitë e gjithë perandorive që kanë sunduar territorin Iliro-arbëror-shqiptar. Natyrisht historia e Romës është më e gjerë, sepse ngërthen një mori zhvillimesh shtetërore, ushtarake, zhvillimesh e dështimesh aktuale për cdo shtet të sotëm. Nuk kam të ngopur me historinë e Romës së lashtë dhe për një fakt tjetër, Iliro-shqiptarët në atë perandori ishin të barabartë me kombet e tjerë, madje nxorrën dhe tre perandorë. Gjatë kontakteve të mija me ushtarakët amerikanë këtyre 25 viteve, krahas detyrave tona, prezantimit të historisë e turizmit të vendit tim, në mënyrë konfidenciale midis të tjerave, i pyesja ushtarakët miq: a e keni studjuar historinë e Romës, me të mirat dhe të këqijat e veta?!  Yes! ma kthenin. Sigurisht që në shkollat ushtarake amerikane, Roma studjohet me imtësi. Këto diskutime dhe studimet e disa liderve ushtarakë zgjeruan njohuritë e mija për strategjinë ushtarake. Roma dështoi për shumë arësye, midis të tjerave një elitë politike e shkëputur nga populli, korrupsioni, shtrirja e legjioneve larg, në pamundësi për të mbrojtur kufijtë e tij, e plot arësye të tjera, të cilat strategët amerikanë i kanë analizuar në të gjitha planet. Pra, Hallet e Amerikës i dinë më mirë ata dhe qytetarët amerikanë. Më qëlloi që të jem në SHBA në kulmin e fushatës zgjedhore. Për shkak të afërsisë së vendin ku qëndroja, ndoqa të dy konventat, atë të republikanëve dhe demokratëve. Njëra më e mirë se tjetra, elokuencë, argumenta, tolerancw, festë. Rezervat e mija ishin kryesisht për cështjet e racizmit dhe lirisë fetare. Duke dëgjuar diskutantët e këtyre konventave bëja dhe krahasimin me atë cfarë ndodh në Shqipëri. I filmova të dy konventat dhe mund t’ja jap falas cdo subjekti politik në Shqipëri. Njëkohësisht takova dhe mjaft shqiptaro-amerikanë. Natyrisht për shkak të situatës dhe afërsisë së zgjedhjeve, biseda i tejkalonte hallet familjare dhe dilte tek kandidati i preferuar, Hillary ose Trump. Thjesht, duke ndenjur me njerzit e mi në NYC ose Konekticat pashë këndvështime të ndryshme. Disa pëlqenin Hillaryn për qëndrimin e Klintonëve ndaj cështjes shqiptare, disa të tjerë donin ndryshim, punonin ditë e natë në ndërtim, madje vëllai im i madh dhe një nga dhëndrat e tij mbanin bluzë me logon e firmës së zotit Trump, “Atlantic”. Ata punonin për kompaninë e zotit Trump, ishin nënkontraktorë të tij. Kështuqë gjatë bisedës kalonin në heshtje cdo argument plus për zonjën Hillary. Me një llogari të thjeshtë matematikore thashë me vete se, votat e miqve të mi shqiptaro-amerikanë janë të ndara gjysëm për gjysëm. I dyzuar sic isha, republikan në bindje, por me një respekt të vecantë për zonjë Klinton, nuk ju imponova askujt për votën. E dinë më mirë ata që jetojnë këtu për kë do votojnë. Pra, jam i sigurt që votat e shqiptarëve janë ndarë 50 me 50 %, në këto zgjedhje. Populli amerikan donte ndryshimin e situatës, të cilën e realizoi nëpërmjet votës. Në këtë zgjidhje vendimtare u bashkua mendimi intelektual, strategjik me votën popullore. Kjo e garanton suksesin dhe jetëgjatësinë e SHBA, si promotor i ekonomisë dhe demokracisë në botë. Në këndvështrimin tim, nëqoftëse Zoti Obama parandaloi rënien e SHBA, zoti Trump do realizojë ringritjen e saj dhe fuqizimin e saj përballë fuqive të tjera botërore. Ndërkohë nëse diskutojmë se a i njeh zoti Trump shqiptarët, as që bëhet fjalë. Jo vetëm prej erudicionit të tij, por dhe prej faktit se shumica e shqiptarëve në NYC dhe rrethina punojnë ose kanë punuar në kompanitë e tij. E njëjta situatë ishte fillimisht dhe me zotin Obama, por më vonë pamë se në sajë të vijimësisë së politikave të Shtëpisë së Bardhë dhe lobimit të shqiptarëve, cdo gjë ndryshoi. Kështu do ndodhë dhe me zotin Trump. Mos harrojmë se fqinjët tanë kanë lobingje më të forta se ne. Gjithashtu mos kujtojmë se rrethi vërtitet rreth ne shqiptarëve ose të presim që uji të rrjedhë vetëm në kanalin tonë. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha njohjet, mundësitë, talentin, profesionalizmin dhe aftësitë tona për tju imponuar administratës së zotit Trump. Pra, duhet një strategji e jona që të përfshijë gjithë fushat e bashkëpunimit. Dhe këtë, në radhë të parë e bëjnë shqiptarët dhe shqiptaro-amerikanët e thjeshtë, me integritet moral e profesional, e jo politikanët. Tabani i miqësisë shqiptaro-amerikane i ka rrënjët në popull, në lidhjet e miqësitë e shumta që kanë krijuar shqiptarët përgjatë një shekulli në cdo cep të SHBA, në sajë të punës, intelektit, qytetarisë e ndershmërisë së tyre.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dhjetë presidentë të SHBA, në një ekspozitë, Shefqet Kercelli

Sa shumë trampizëm në Shqipëri

November 15, 2016 by dgreca

3-ilir-levonja-2-288x300Nga Ilir Levonja/ Nuk e kuptojë këtë shqetësimin e tepruar. Fitoren e Donald Trump-it. Sidomos për ne shqiptarët. Moikanët e demokracisë ballkanike. Që edhe pse ka kaluar njëzetë e kusur vite. Shpresojmë akoma tek Amerika. Kur në fakt më shumë se shpresën. Duhet t’i shohim aktin. Vendit të demokracisë së vërtetë. Studio të tëra analistësh. Aq sa me të vërtetë, duket sikur një gjëmë e madhe ka pllakosur vendin. Aq sa statute të tëra presin përgjigje. Se çfarë do të ndodhë tani? Se a do ta rrëzojë Amerika Edi Ramën nga pushteti? Dhe se a do ta qërojë këtë ambasadorin që flet pa takt. Ashtu troç. Sikur të jetë ambasador i Fidel Kastros dhe jo i administratës së Barack Obamës.

Dhe unë tek akti do ndalem.

Fitoi ky dhe pse nuk fitoi ajo. Nuk ka më asnjë rëndësi.

Nuk ka pse humbet kohë pafund. Nëpër studiot e një vendi të përmbytur.

Trump fitoi për të vetmen arsyen…, lodhja me politikën. Tashmë të konsideruar tradicionale. Me aktorë të njëjtë.

Fitoi dhe për tu nxjerrë kallpin këtyre sondazheve, që me sa u kuptua, u paskan dhënë pushtet të pamerituar plot presidentëve.

Pra qe një betejë e qytetarit me trashjen e llumit politik. Në kuptimin e fytyrshmërisë. Amerika është vendi i sfidave. Dhe njerëzit e kanë më shumë se bindje këtë. Shkurt u mërzitën.

Të mërzitesh është njerëzore. Nuk është obobo.

U mërzitën me gërrvërret. Se në fund. Edhe Trumpi si politikanët u soll. E lavdëroi rivalen. Po kështu edhe kundërshtarja atë. E quajti mendje të hapur që duhet të merret si shembull.

Pas kësaj del një pyetje për shqiptarët. Po ju, ne…, a jeni mërzitur me gërrvërret e politikës shqiptare?

Kthjellohuni dhe vështroni përreth vetes. Jetën tuaj…

A jeni mërzitur?

Duket se jo. Se po të ishte ndryshe nuk do lodheshim së pyeturi përse fitoi Trump-i.

Dhe tjetra… Nuk e rrëzon Amerika Edi Ramën, pse quajti anormale zgjedhjen e Trumpit. As nga opozitarizmi, nuk e largon Amerika çiftin fantastik Berisha – Balla. As hiret elegante të kryetarëve balerinë si Nard Ndoka. Nuk harxhon Amerika karburant për 100 njerëz që janë grup interesi në një rreth veprimi me të vërtetë virtual. Kuvendi i Shqipërisë, gjiri i Lalzit, kodrat e Golemit etj. Amerika nuk harxhoi karburant gjatë 45 viteve të diktatit të Enver Hoxhës. I mjafton një ambasador aty. Kaq.

Nga ana tjetër ka një skenë teatrore gjigande. Ku njerëzit i bërtasin në sy presidentit. I thonë mos fol sikur të jetë ky vend pronë e jotja.

Ky vend është i yni.

Tani se kemi sy ta shohim. Se kemi vesh ta dëgjojmë. Kjo është punë e jona. Jo e Amerikës.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, ne Shqiperi, Sa shumë trampizëm

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbushi 15 vjetë

November 15, 2016 by dgreca

*U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/
*Presidenti i Nderit, dhe themeluesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj, ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ia dhurojë Dalan Luzajt/ 1-shkrimtaret
Beqir SINA – New York/*
BRONX NYC: Për herë të parë në historinë e disporës shqiptare, në Amerikën e Veriut, mbas 130 vjetve, prej kur erdhi shqiptari i parë, më 1886, në “Tokën e premtuar”, megjithse, ndër vite këtë kontinent e kaluan pena të forta, jetuan dhe punuan njerëz të medhenjë të letrave shqip, gjeni, ishin krijuesit e dy dekadave më parë, ata që u mblodhën bashkë dhe krijuan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. 
2-marjan
Një grupim ky në fushën e letrave, të organizuar në një grupim të veçantë, të cilin e kanë quajtur “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” e krjiuar kjo, pikërisht 15 vite më parë nga Dr. Gjëkë Marinaj – i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në një nga universitetet amerikane në Dallas, Teksas.  
“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjekë Marinaj – themeloi në SHBA, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëdhenjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej”.1-adnan
Kjo shoqatë e njërzve të letrave, u krijua si nevojë e kohës që të promovojë krijimtarinë e djeshme dhe të sotme letrare në këtë vend të largët, dhe që është ëndrra e çdo shqiptari, një vend ky i bërë tashmë edhe shtëpia e dytë e shqiptarëve, që i ka dhënë letërsisë shqiptare, një fond të pasur vlerash që nga koha e Marin Barletit, Rilindjes Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, me Faik Konicën, Fan Nolin, Sotir Pecin, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Sotir Andonin, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj, e të tjerë..
1-monda
 Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë, të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork. 
    Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj – duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë. 
    Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën “flakë” shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako  dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë.
1-foto-grup
 “Krijimi i “Shoqatës e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” lindi si një “ëndërr’ i ardhjes në Amerikë, të një numëri të madh të shkrimtarëve shqiptarë, pasi dihet se gjithkush nga ne e kishte ëndërr atë të ishte në atë kohë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë”, në kohën e komunizmit, që ishte një lidhje për disa, por jo për të gjithë krijuesit”, u shpreh në fillim të këtij takimi, themeluesi i kësaj shoqate, i cili shtojë se :“ Se pa ju të gjithë – dhe pa krijimatarinë tuaj, natyrishtë, që nuk do të ishtë bërë e mundur edhe krijimi i kësaj shoqate” .
 Me këtë rast Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mblodh të shtunën, me 12 Nëntor, në një nga ambientet e biblotekes, së kolegjit “Monroe College” në qytetin e Bronx-it, të festojë 15 Vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve.
 Duke krijuar me këtë rast një ambient festiv të ngrohtë e dashamirës për botën e artit e të letërsisë, duke filluar me përshëndetjet, fjalimet për historikun, kumtesat, dhe deri tek nderimet dhe inkurajimet për krijuesit, si dhe emblema e SHSHSHA-së, pema simbolike me emrat e shkrimtarëve që binte në sy me pllakatin mikpritës: “Mirë se vini shkrimtarë dhe poetë të nderuar”! dhe me emblemën e “artë” si ajo e çmimit “Pena e artë” për letërsinë “SHSHSHA – 2001”  
  Kjo: “Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mblodhi së bashku disa dhjetëra krijues, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
 Ky përvjetor u konsiderua si unik, mbasi me këtë rast u bë edhe anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.
 Aktiviteti u drejtua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti e publicisti Adnan Mehmeti dhe kreytarja e SHSHSHA shkrimtarja Raimonda Moisiu, shkrimtari Dalan Luzi dhe shkrimtari Vlashi Fili. Ndërsa, u moderua nga poeti i njohur Mëhill Velaj, i cili me rastin e fjalës së hapjes tha: “Të nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në festën e krijuesve, shqiptarë në Amerikë! Ju falenderoj që jeni mbledhur nga të gjithë shtetet e Amerikës, dhe në një numër kaq të madh për të qenë pranë poezisë, pranë magjisë së krijimit, këtu në këtë tempull të dijes kolegjin “Monroe College”. Pra, për të festuar dhe për t’u ndjerë më pranë mëmëdheut, duke qenë të gjithë bashkë, si një ”ansambël” i njërëzve të artit! Që të festojmë sot 15 vjet të kësaj shoqate, të cilën e krijojë i madhi Dr. Gjekë Marinaj! Faleminderit – Gjekës, faleminderit të gjithë ju krijues dhe ju drejtues ndër vite, faleminderit President Adnan Mehmeti, që na mblodhët së bashku në këtë festë të njerëzve të letrave në SHBA – urime dhe suksese! ju dhe shoqatës ”
 Në “intermexo” të kësaj veprimtarie, me pathosin e tij, të talentuar, e ka përshëndetur 15-vjetorin të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, producenti Xhevat Limani, i cili është edhe aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë, i cili mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin shqiptar në Shkup – Ai ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka reprezentuar artin shqiptar  nëpër botë, dhe që është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime  kulminante nga kritika teatrore. Limani, tani jeton dhe vepron në New York, Chicago, Los Angeles, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Strugë, dhe reprezenton me dinjitet artistik artin shqiptar nëpër botë.
 Gjithashtu, e mirëpritur me duartrokitje të ngrohta dhe u shoqërua duke kënduar këngën shumë të dashur “Moj e bukra More” edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Era Balaj.
 Presidenti i kësaj shoqate Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Lugina e Preshevës, në këtë jubile kishte përgatitur kumtesën me titull: “Kur ka ditëlindjen një Shoqatë shkrimtarësh (Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë).
 Ditëlindjet e një shoqate janë si ditëlindjet e njerëzve. Janë të gëzuara që të lumturojnë, që të bëjnë të bëhesh edhe pak nostalgjik, të bëhesh edhe të mendosh për të ardhmen shumë më tepër se të tjerët.  Po kanë një dallim të madh: ato nuk kanë një ditë fundi po vetëm rritje, e koha që do të vijë do të bëhet gjykatëse e saj që ti, ne, të gjithë ata që jetojnë dhe nuk jetojnë, lëjnë gjurmë në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti.
“15 vjet! Nuk janë shumë në organizimin e një shoqate të një vendi, padyshim dhe të një grupimi, por ato vite që kanë kaluar na ka bërë që sot të kemi edhe më shumë përgjegjësi, për të kujtuar historikun e të kaluarës e për të hedhur sytë përpara atje ku mençuria njerëzore ka caktuar një të nesërme” tha ai.
Ndërkaq ai shtojë se :’Që në hapat e parë të emigracionit shqiptar ka qenë dëshira për t’u organizuar, për t’u bashkuar, për të kuvenduar. Të bashkosh shkrimtarët dhe artistët pa dyshim është mision.Është obligimi për gjuhën dhe letërsinë shqipe që frymon po kaq bukur edhe këtu, në Amerikën e madhe, në Amerikën e ëndrrave. E të gjitha këto, nuk nisin pa shpirtin e vullnetarizmit.
 Nderim për Dr.Gjekë Marinaj nismëtarin e Shoqatës, themeluesin dhe ish presidentin, që u  bë frymëzues i një lidhjeje, i një  bashkimi. Një lidhje e përhershme kjo e komunikimit të shkrimtarëve në një botë të hapur ku komunikojnë njerëz të mençur, njerëz të thjeshtë, të mirë, me profesione të ndyshme, me histori të suksesshme, por mbi të gjithë ata mbetën shkrimtarë. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për herë të parë, këtu në Amerikë, bëri të mundur që krijuesit të jenë së bashku, të komunikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin”.
 
 Ndërkohë, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti dhe shkrimtari Preshevar, në SHBA, Adnan Mehmeti, përcolli me këtë rast edhe një falenderim për Shoqatën.
 
“Viti 2016 shënon zgjedhje të reja në kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, tha ai dhe vazhdojë se ne u urojmë suksese kryesisë së shoqatës, Raimonda Moisiu, që u rizgjodh në postin e kryetares, nënkryetarit Vlashi Fili dhe sekretares Dr. Yllka Filipi. Por sigurisht, ne e vlerësojmë edhe punën me sukses të kyetarëve të mëparshëm Naum Prift, Ramiz Gjini dhe Dalan Luzaj.
 Ne e vlerësojmë edhe punën e nëkryetarëve të Shoqatës në vite, Mëhill Velaj, Iliriana Sulkuqi,  Pal Ndrecaj, si dhe sekretarëve Dr. Yllka Filipi, Kozeta Zylo, Pierre Pandeli Simsia, Kostaq Duka, Petraq Pali, të ndjerës Rozi Theohari, Sami Milloshi dhe Luigj Çekaj. Sigurisht, pa përjashtim  edhe të secilit anëtarë të Shoqatës.”
 Ai permendi dhe rastin unik simbas tij atë që “Në prag të 15-vjetorit, tha Mehmeti, neve, vetëm këtë vit na u shtuan dhjetra anëtarë të rinj, por shumica me krijimtari shumë të pasur. Na u bashkuan shkrimtarë nga Ohajo (Feriz Ukshini dhe Jashar Esati), siç na u bashkuan anëtarë nga Pensilvania (Llazar Vero, Hatem Dervishaj, Hys Hasa, Ahmet Çollaku, Sotir Goxhaj, Hamdi Gjana) , nga Kalifornia Reshida Çobo), nga Ueskonsin, Teuta Osmani, nga Nju Xhërsi, Petraq Risto, Bexhet Asani, nga Nju Jorku, Idriz Çelaj, Shaban Demiraj dhe Kaltrina Hoti, nga Minesota, Safet Hyseni, nga Kenektiket, Bora Balaj,etj. Ne iu urojmë mirëseardhje në Shoqatën tonë”. 
 Njëkohësisht, presidenti i kësaj shoqate nuk la pa permendur dhe kujtuar  ata që nuk janë më në mesin e krijuesve shqiptarë në Amerikë. 
“Pas 15 viteve bashkëpunimi, e ndiejmë mungesën e atyre që u ndanë fizikisht nga ne, të atyre anëtarëve që nuk na dërgojnë email, apo që nuk na bëjnë like në FACEBOOK, të atyre anëtarëve që nuk e paguajnë kuotën vjetore…por sa herë na kujtohen vargjet e pavdekura kur të jesh mërzitur shumë, atëherë ne marrim librat e tyre duke i rilexuar për të satën herë, për të mbajtur një lidhje shpirtërore që nuk do të shkëputet asnjëherë. Ne, i përkujtojmë të gjithë ata që na mungojne sot. Gjatë këtyre 15 viteve, me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderuar, Anton Kote, Sotir Andoni, Peter Prifti,Valtër Lazëri, Marash Mali, Rozi Theohari dhe Selaudin Velaj” tha Adnan Mehmeti, president i SHSHSHA.   
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti. gjithmonë ka përcjellur dhe vlerësuar krijimtarinë letrare të secilit anëtar. Profili i disa krijuesve është kthyer në frymëzim për shumicën prej nesh. Andaj, ne kemi akorduar disa çmime nga anëtarët e Shoqatës, apo të atyre që lidhen me historinë e shoqatës. Këto çmime do të ndahen në fund të aktivitetit të sotëm. 
Presidenti i Nderit, dhe krijuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj , ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ja dhurojë Dalan Luzajt.
 Çmimet e tjera i morën :
 Çmimi Arshi Pipa – Adnan Mehmeti
Çmimi Fan Noli – Raimonda Moisiu
Çmimi Isuf Luzaj- Luigj Çekaj
Çmimi Petër Prifti – Yllka Filipi
Çmimi Selaudin Velaj- Vlashi Fili
Çmimi Rozi Theohari- Albana M.Lifschin
Çmimi Prenk Gruda – Anton Çefa
Çmimi Valtër Lazëri- Veneta Çallpani
Çmimi Sotir Andoni – Mëhill Velaj
Çmimi Bilal Xhaferri- Kostaq Duka
Çmimi Sami Repishti- Rita Salihu
 Zonja e zotërinj. Motra e vëllezër, anëtarë të Sh.Sh.Sh.A.-së Gëzuar 15 Vjetorin e shoqatës, iu drejtua në fjalën e saj kryetarja e ri-zgjedhur e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu.
 Ajo tha se :” Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit, të ritregojë e njohë historinë, ngjarjet themelore të saj, duke i njohur ato u japim rëndësinë e vërtetë marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën, dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të identitetit kombëtar të kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturësshqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar të Rilindjes Kombëtare në ekzil, nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj. 
 
Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij, i pari që studio idenë për të formësuar e paralelizuar atë me idetë e të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte -Gjekë Marinaj -duke mundësuar kështu vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, 
“-Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare”
 Kjo simbas Moisiut, ishte si një metaforë për të kuptuar të kaluarën interesante në kontekstin e trashëgimtarëve të atdhetarizmit eshqiptarisë, penës e dijes, për të përjetësuar vlerat dhe identietin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane,-duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. 
 Në fund të fjalës së saj kryetarja e SHSHSHA, Raimonda Mosiu tha se :” Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon e mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që ejetojnë jetën me të vërtetat e saj. Letërsia Post-komuniste e Diasporës dhe SHSHSHA-së sjellin zbulimin e zërit të veçantë e veprave të Rilindjes, shpirtit shqiptar, shqiptaro-amerikan e krijues të letrave shqipe, ideve të artit si frymëzim shpirtëror, dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes, formimit fizik e intelektual, shprehin më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, jetën social-ekonomike-politike njeriu është gjysma, gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme, në mbrojtje dhe integrimi të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore, njehsojmë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje” .
 Në emër të Këshillit Drejtues si dhe të gjithë anëtarëve të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, nga Filadelfia, me urimet më të mira në këtë 15 Vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përshëndeti shkrimtari Vlashi Fili.
 “15 vjet nuk janë shumë, por nuk janë edhe pak. Është sa mosha e një të riut, që ka lënë pas adoleshencën e tij dhe shikon para, drejt të ardhmes, me një pjekuri që vjen duke u rritur. Por shoqata dhe ju të dashur motra e vëllezër, që jeni mbledhur në kët jubile, e keni treguar veten qysh në fillim të krijimit të saj nga i nderuari dhe i respektuari, z. Gjeke Marinaj, se ajo e ka pjekurinë e saj dhe sheh para në një të ardhme të suksesshme. Në këta 15 vjet të jetës së saj, shoqata juaj, ka afirmuar veten me sukseset e saj të vazhdueshme, sepse në të kanë bërë pjesë emra tashmë të njohur në letërsinë shqipe, në prozë e në poezi, emra që po t’i radhitësh do të bëjnë një listë të gjatë, por ajo më e rëndësishmja janë veprat cilësore që ju keni krijuar dhe botuar. Me realizimin e këtyre botimeve Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka treguar se është një përfaqësuese e denjë e letërsisë shqipe, jo vetëm në Diasporën Shqiptare të Amerikës, apo edhe në Diasporën Shqiptare në Botë, por në të gjithë kuadrin letrar të shqiptarëve. Kjo sigurisht është arritur jo vetëm në sajë të drejtuesve qysh në hapat e para të jetës së saj e deri sot si zonjat e zotërinjtë Naum Prifti, Rozi Theohari, Merita Bajraktari McCormak, Petraq Janko Pali, Dr. Selaudin Velaj, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Mëhill Velaj, Kostaq Duka, Këze Zylo, Piere Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Fation Pajo, Teuta Shabani Toëler, Eleonora Gjoka Kosta, e deri tek ata të sotmit, z. Adnan Memeti, znj. Raimonda Moisiu dhe Dr. Yllka Filipi, por mbi të gjitha në saje të punës dhe daljes në dritë të shumë veprave cilësore letrare nga anëtarët, që të gjithë së bashku i keni dhënë emër kësaj shoqate.”.
 Këtë veprimtari : “Mbasdite Festive Letraro-Artistike”, e organizuar në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e përshëndeti me një urim të ngrohtë, dhe refelktim e kritikë ndaj disa antërave të kësaj shoqate,  Pierre-Pandeli Simsia, një shkrimtar profilitik dhe autor i disa librave dhe i nderuar kohët e fundit me çmimin “Qytetar Nderi i Beratit”
 Me një urim dhe një poezi enkas për këtë 15 vjetor, erdhi poetja e njohur kosovare Rita Saliu, autore e disa librave, me poezi, e cila është mjaft aktive tnë të gjitha aktivitetet e komunitetit shqiptarë në SHBA, dhe një emër shumë simpatik së bashku me bashkëshortin e saj Adem Saliu.
 Përshëndetën, dhe diskutuan gjithashtu, Marian Cubi,  Dr, Adem Harxhi, skenografi Astrit Tota, etnografja dhe shkrimtarja Bora Bala, Dalan Luzaj,Gjekë Marinaj, Vlashi Fili, Hetem Dervishi,Luigj Çekaj,Llazar vero, Veneta Çallpani, Rita Saliu, Gjeto Turmalaj , e të tjerë.
 Një surprizë për të gjithë të pranishmit u bë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes’” nga Filadelfia, e cila i dhuroi me rastin e 15- Vjetorit, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një punim dore të shqiponjës, gjë që krijoi efekt emocional për të gjithë të ftuarit në sallë e veçanërisht për themeluesin dhe drejtuesit, Marinaj, Mehmeti dhe Mosiu.
 Të ftuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të gjithë të pranishmit bashkarisht shijuan koktejlin e përgatitur enkas për ta nga miku i librit Mhill Gjurraj.
* E dergoi per Diellin, Adnan Mehmeti

Filed Under: LETERSI Tagged With: 15 vjet, Beqir Sina, Shoqata e shkrimtareve, Shqiptrao-amerikane

Përkujtimore në nderim të akademikut Gjelosh Gjokaj

November 15, 2016 by dgreca

2-gjokaj
New York: U mbajtë orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar Akademikut Gelosh Gjokaj/
1-ora-perkujtim
 
Vdekja Gjelosh Gjokaj, është parë nga bota e artit shqiptarë, si një humbje e madhe”, siç ndërpret një fazë shumë interesante të krijimtarisë së tij, në moshën që Picasso, konsiderohet si ideal të kthehet në një fëmijë!” kanë thënë artistët shqiptarë./
Nga Beqir SINA New York/
 
BRONX NY: Dhjetra pjesëtarët e komunitetit shqiptar të New York-ut, dhe zones se Tri-Shtetshit, anëtar të familjes, së piktorit, Gjelosh Gjokaj, morën pjesë dje pasdite në orën përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.
Ora përkujtimore u mbajt në njërin prej mjediseve të lokalit Eastwood Manor Caterers, në Eastchester – Bronx , ditën e diele, më 13 nëntor 2015.
Aktiviteti përkujtimor, u organizua nën kujdesin e Shoqatës “Malësia e Madhe”, me seli në New York, dhe në bashkëpunim me familjen Gjokaj, përkujdesjen e veçant të kryetarit të shoqatës, Ejllo Berishaj dhe Kol Cacaj.
Për rrugën jetësore dhe krijimtarinë artistike të këtij kolosi të artit, tha drejtuesja e kësaj veprimtarie, znj. Anita Nikaj, do të flasën njohës të jetës dhe veprës së tij nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj.
Ajo kërkojë më pasë, që me një minut heshtje të nderohet kujtimi i tij
Ndërkohë, që me këtë rast anëtar të familjes Gjokaj, nga Nju Jorku, dhe Detroiti, njohës të piktorit, profesorë, lider dhe veprimtarë të komuniteiti, udhëheqës të Shoqatës “Malësia e Madhe”, me seli në New York, me këtë veprimtari, i dhanë edhe një nderim të veçant dhe përkujtuan piktorin e madh shqiptar, Akademikun e ndjerë Gjelosh Gjokaj, që ka lënë pas vetes mbi 3000 vepra artistike.
Akademik Gjelosh Gjokaj, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Malit të Zi. Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Tuz të Malit të Zi, dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura Figurative në Beograd.
Nga 1964 në 1969, ai krijoi departamentin e grafikës të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Gjokaj ishte themeluesi i shkollës së artit vizual dhe grafika në Prishtinë, duke na lën pas më shumë se 3 mijë veprat e pikturës dhe grafikë.
Nga 1969 deri në 1983, ka punuar dhe jetuar në Romë, dhe që nga viti 1983 ai ka jetuar në Augsburg, Gjermani. Në vitet e fundit, ai u kthye në vendin e tij të lindjes.
Për vite të tëra, Gjelosh Gjokaj – ishte i njohur si Picasso shqiptar, për shkak se shumë nga veprat e tij, ishin të ngjashme me ato të piktorit të tjera botërore të njohur.
Vdekja Gjelosh Gjokaj, është parë nga bota e artit shqiptarë, si një humbje e madhe”, siç ndërpret një fazë shumë interesante të krijimtarisë së tij, në moshën që Picasso, konsiderohet si ideal të kthehet në një fëmijë!” kan thënë artistët shqiptarë.
Shkrimtari bashkohor shqiptar nga Mali i Zi, Prof. Fran Camaj, i cili mori pjesë në këtë akademi përkujtimore, ishte dhe folësi kryesorë, duke e kujtuar Gjokajn, për krijimtarinë e tij të veçantë artistike dhe duke rrefyer rreth një lidhje të veçantë vendlindjen.
 
       “Thënia se mërgimtarit, sa më shumë që hyn në moshë, aq më shumë i rritet nostalgjia për vendlindjen, e dëshmon edhe rasti i Gjelosh Gjokajt,” tha profesor Camaj, i cili përshkroi me fjalët e tij dhe ditët e fundit me mikun e tij Gjelosh Gjokaj në vendlindje. 
Profesor Camaj – permendi atë se atij vendlindja i kishte munguar gjatë gjithë jetës, kështu që vitet e fundit të jetës kohën më të madhe e kaloi në vendlindje. “Vendlindjes i kam borxh shumë dhe më duhet të bëj diçka për të”, thoshte Gjeloshi, dhe vërtetë bëri shumë, por planet e tij ishin edhe më të mëdha, tha profesor Camaj.
     Më pas profesor Camaj – ka cekur faktin se Gjelosh Gjokaj, ka dhënë idenë për ndërtimin  e pothuajse të të gjitha përmendoreve, shtatoreve e busteve viteve të fundit në Malësi, ngaqë Gjeloshi, tha Camaj, kishte edhe shumë plane tjera, të cilat mbetën vetëm dëshirë e tij, për shkak të vdekjes, e cila e mori në moshën 83 vjeçare.
     Duke folur për jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij monumentale, ai tha se Gjelosh Gjokaj, la pas mijëra vepra të jashtëzakonshme të artit modern, në pikturë e grafikë, do të konklundonte profesori i njohur nga Mali i Zi, Fran Camaj, teksa do të nënvizonte se me piktorët tjerë të mëdhenj si Lin Delija e Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj përbënte një triptik të artit e të kulturës shqiptare jashtë vendit, në Evropë e në botë. 
       “I përjetshëm qoftë kujtimi ndaj piktorit të madh, emri i të cilit do të jetojë sa do të jetojnë Deçiqi, ky olimp i Malësisë dhe e Bratila legjendare, sa të jetojë Cemi dhe Lama e Mileshit, vende të cilat gjithmonë e inspiruan dhe i mori me vete kudo që shkoi! Faleminderit familjes Gjokaj, që e lindi dhe e rriti kolosin e artit dhe të kulturës shqiptare, me të cilin krenohet i gjithë shqiptarizmi! I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore! Pushoftë në paqe dhe i qetë ashtu siç ishte në jetë, njeriu i madh që fliste pak, por punonte shumë,” tha në fund të fjalës së tij shkrimtari bashkohor shqiptar nga Mali i Zi, Prof. Fran Camaj.
Ish gazetari i Zërit të Amerikës, publicisti i njohur Gjekë Gjonlekaj , erdhi me kujtimet e tij, si e ka njohur ai vetë Gelosh Gjokajn, ndërsa vlerësoi lartë edhe punën e Gjokajt, i cili kishte kontribuar në ilustrimin me pikturat e tij në revistën Shenjzat.
Malësia e Madhe, tha Gjonlekaj, është një territor shqiptar, i cili për mendimin tim tha ai, është i veçantë, sepse kur mendojmë se pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, i kemi humb, mendojmë për të kalurën, të tashmen dhe të ardhmen tonë , mendojmë edhe për kulturën e artin shqiptarë.
“Para 25 viteve shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shkruar  veprën:” Konkurs bukurie për Burrat në Bjeshkët e Nemuna”, duke treguar se bukuria dhe arti kan qënë një diçka e domsdoshme në tokat tona. Për arsye se ka qënë natyra jonë, ajo që në mënyrë absolute tregojnë edhe fytyrën e këtyre burrave malësorë, por edhe të grave, të cilat duhet me e tregue në të gjitha kohët, edhe më të gëzueshme, por edhe më të hidhërueshme, sepse fytyra është pasqyra e jetës, dhe këtë kush e ka bërë më mirë sesa piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj, në veprat e tij për vendlindjen”, tha Gjonlekaj
Më tej Gjonlekaj, theksojë se kjo është vënë re shumë gjatë gjithë kohës tek artistët, shkrimtarët, poetët e tjetër, shqiptarë e të huaj – të cilët vizituan këtë trevë, dhe i paraqitën dhe u mburrën në veprat e tyre, me malësorët e tiparet e tyre kreshnike, ashtu si edhe piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj, i cili mburrej për Malësinë e madhe , dhe veprat e tij, për këtë trevë ku ai lindi”
“Arti i tij, është prej tokave shqiptare dhe Gjelosh Gjokaj ka lindur në natyrën shqiptare, familjen shqiptare , kur themi në familjen shqiptare, them në të gjitha familjet shqiptare të atij vendi, dhe ky është i madh, është një nga njërëzit më të mëdhenjë të artit shqiptar sot”
Gjek Gjonlekaj më pas solli edhe kujtime nga takimi i parë me Gjelosh Gjokaj në Itali në vitin 1970, kur ai hapi një ekspozitë për Skëndërbeun, në Romë, dhe ai e kishte ndihmuar atë me disa gjëra të vogla – ngase arti tha ai, është shumë i vështrië, dhe atë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e artit, ata që kanë lindur si artistë ashtu si Gjelosh Gjokaj, që dinte të bënte artë., përfundojë ai.
Kurse, Gjëkë Marinaj i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në fjalën e tij tha se : “Kemi humbur një burrë – kemi fituar një artist, kemi humbur një artist – kemi fituar një gjeni, kemi humbur një gjeni – dhe kemi fituar vet mrekullinë e Zotit, artin e bukur të piktorit Gjelosh Gjokaj.”
 
Gjelosh Gjokaj, nga këndvështrimi i Esad Gjonbalaj, e kishte titulluar kumtesën e tij me titull: “Jeta, veprimtaria dhe krimtaria intelektuale e Gjelosh Gjokajt”
 
  Për Gjonbalajn, piktori i madh Gjelosh Gjokaj, gjatë terë jetës së tij, i‘u përkushtua në mënyrë serioze artit, dhe prandaj ai arriti të zë një vend të lakmueshëm  në majat më të larta jo vetëm të artit pamor kosovar, por edhe atij mbarëshqiptar. Ndërsa, kur flitet për këtë krijues, duhet ta kemi parasysh, tha ai se po bëhet fjalë për pishtarin e grafikës kosovare, dhe njërin ndër pedagogët e parë te pikturës sonë. Gjatë karrierës së tij thuajse gjysmëshekullore, Gjokaj, arriti të realizoi një numër të madh veprash, duke i sistemuar nëpër cikle e tërësi të veçanta tematike.
 
  “Kështu simbolizimi sintetik, (grafikat e fazës së parë), metafizika (robotët, kokat, torzote, gjësendet e ndryshme, pastaj ciklet e pikturave “Ditari nga Roma”, “Zogjte” e deri te pikturat abstrakte dëshmojnë se kemi të bëjmë me një artist te vertete, i cili me shpirtin e vet artistik, artin e kuptoi si aventurë, dashuri, si zjarr e sfilitje në të njëjtën kohë. Veprat e realizuara sipas frymës metafizike janë ato që më së miri e legjitimojnë identitetin e lartë krijues të Gjelosh Gjokajt, që e provojnë se ai është një artist i ndjeshëm, mendimtar e poet.” 
 
Më pas Gjonbalaj, vuri në pah atë se Gjelosh Gjokaj, herët i ra të përjetojë peshën e rëndë të migrimit, te shpërnguljes së malësoreve të tij, të cilët e morën botën në sy për motive ekonomike e më shumë për shkaqe te politikës shkombëtarizuese që me shekuj u shtrua ndaj tyre.
 
“Këtë tragjikë, e cila shqiptarin po e përcjell që nga Moti i Madh, tha ai, Gjeloshin për mrekulli e fiksoi në pikturën e tij “Eksodi”. Kjo vepër arketipore dhe e atdhesimit të qeniës shqiptare, është më tepër monument historik, që në menyrë dramatike flet për eksodin e perdhunshëm të njeriut tonë, nëpër bulevardet e ftohta të metropoleve botërore, nëpër shktretëtira e Anadollit. Ndër tërësitë e realizuara nga ai bën pjesë dhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, që rrëfejnë për shumëçka, por më tepër për krahaturat njerëzore, për martiret e rënë nëpër beteja, për gjeneralët e ushtrive të vdekura”.
            
 
Me këtë rast, tha Easd Gjonbalaj, nuk mundem të la pa permendur se me rastin e vdekjes se Gjelosh Gjokaj, edhe atë të Akademik Rexhep Ferri, i cili tha se shuarja e Gjeloshit, paraqet humbje të madhe e të pakompensueshme për artin shqiptar, por edhe më gjerë.  Ndërsa, piktorja  Zake Prelvukaj, tha se ”Kombi shqiptar është i privilegjuar, që ka pasur një artist me kësoj përmasa  duke e cilësuar Gjeloshin, si Pikaso te Ballkanit. Teksa, Profesori Agim Salihu, e vlerësoj Gjeloshin, si  artist me kulturë perendimore evropiane, i cili ishte “inspirim për shumë gjenerata” dhe i cili kurrë nuk e kishte humbur bujarinë, të cilën e kishte trashëguar nga Malëcia.
 
Në fund zoti Esad Gjonbalaj, konkludoi se: “Veprimtaria dhe bëmat e Akademik Gjelosh Gjokaj do jenë të përjetshme për popullin shqiptar. Jeta e Gjeloshit, u shua, por ai vazhdon të jetojë në veprat e veta dhe në kujtimet tona. Lavdi i qoftë!”
 
Halil Nikaj, një veprimtar i komunitetit, i cili tregojë, se kishte njohur qysh në Romë, Gjeloshin, tha se : “Megjithëse, është thënë shumë Gjelosh Gjokaj, aq shuëm sa që çka do që të thoja unë sot, tha ai, ma merr mendja se nuk do të thoja diçka të re, për ju të pranishmëve këtu, apo për opinionin e gjërë shqiptarë dhe europian”.
 
Duke sjell kujtimet rreth Gjelosh Gjokaj, Nikaj, tha se në “Bisedat që bënim për artin dhe krijimatrin e tij, ai më thoshte se inspirimi më i madh për të ka qen Lumi Cen, me gurët e tij, si margaritarët, peqinat dhe lëmashku i Cemit. Kujtimet për jetën e vështirë dhe plot mundime të Malsorëve, ishte ky një tjetër inspirim që e përvëlonte nga brenda dhe shpërthente si një vullkan me veprat e tij si në pikturë edhe në grafikë”.
 
Gjeloshi, punoi dhe veproi larg vendlindjes së tij, vijojë Nikaj, por tërë jetën dhe veprat ia kushtoi asaj dhe në fund u kthye aty, por kësaj here për të mos u larguar kurrë. 
 
“Ne jemi me fat që patëm, si familjarë, shoqëria, ashtu dhe Malësia dhe mbarë shqiptaria” tha veprimtari Halil Nikaj.
 
Përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj, Mark Daku Gjokaj nga Detroiti, dhe e bija e tij Sofia Gjokaj, nga Bostoni – në emër të familjes Gjokaj, falënderuan në mënyrë të veçantë organizatorin e kësaj akademie, dhe folësit, rreth jetës dhe veprës së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.
   
Gjelosh Gjokaj, thanë ata është para së gjithash një humbje e madhe për ne familjen, Gjokaj,  por edhe për miqtë, për artistët, si njeriu që ka përfaqësuar kulturën shqiptare dhe dinjitetin e artit në mbarë botën, për të mençur dhe dashamirëse, kjo është humbje për miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin, si kolegë, si mik dhe si artistë të madh.

Filed Under: Komunitet Tagged With: per Gjelosh Gjokaj, Përkujtimore

TË MOS NËNÇMOHET LIRIA E VOTËS SË AMERIKANËVE

November 15, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

 “Duhet të bëjmë një punë më të mirë për të shpjeguar se Amerika do të thotë liri — liri e fjalës, liri e fesë, liri e iniciativës.  Dhe se liria është diçka e veçantë dhe e rrallë.” Ronald Reagan…

Kështu ka thënë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.   Ishte periudha e luftës së ftohtë dhe politika që kishin ndjekur deri atëherë presidentët amerikanë, përfshirë Riçard Nixon  Xherald Ford  dhe Xhimi Karter — quhej “détente”, sidomos në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.  Ishte një politikë që kënaqte vetëm mbështetsit e saj që mendonin, gabimisht, se ajo sillte një “bashkjetesë paqësore” midis lindjes dhe perëndimit. Por kritikët e detantës, konsideronin se vazhdimi i kësaj politike nuk përmirsonte lirinë, as nuk njihte të drejtat e njeriut për popujt e vendeve të ish-perandorisë komuniste.  Për më tepër, thonin ata, kjo politikë jo vetëm që nuk pengonte përhapjen e dominimit komunist sovjetik anë e mbanë botës, por detanta në në të vërtetë inkurajonte përhapjen e komunizmit.  Njëri prej këtyre kritikëve të politikës së deri atëhershme amerikane karshi Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit, ishte Presidenti Ronald Reagan i cili artikuloi për popullin amerikan se politika e detantes me komunizmin botëror kishte dështuar dhe si e tillë duhej ndryshuar, pasi ajo nuk kishte sjellur as paqë as bashkjetesë midis lindjes dhe perendimit, siç pretendonin mbështetsit e saj.  Për më tepër, Ronald Reagan besonte se politika e “detentes” nuk do të sillte as një përfundim të kënaqshëm të luftës së ftohtë dhe as nuk   ndalonte ish-Bashkimin Sovjetik që të zgjëronte dhe të përhapte influencën e tij komuniste anë e mbanë botës.  Sipas presidentit Reagan, sovjetikët e konsideronin politikën dhe diplomacinë amerikane të “detentës”, si të brishtë dhe si një dobësi e diplomacisë amerikane në botë nga e cila mund të përfitonte vetëm komunizmi ndërkombëtar, në kurriz të politikës së mbrendshme dhe ndërkombëtare së Shteteve të Bashkuara.  Ishte kjo një politikë që vzahdonte të mohonte lirinë dhe të drejtat e njeriut të popujve, sidomos në vendet e sferës komuniste në Europë por edhe anë e mbanë botës, mendonte ish-Presidenti Reagan.  Ronald Reagan ishte bindur se po të gëzonin lirinë e vërtetë, popujt nën zgjedhën komuniste do të zgjidhnin demokracinë si alternativë dhe jo të jetonin nën regjimet diktatoriale komuniste.

Mbrenda vendit, Amerika e fundit të 1970-ave gjëndej gjithashtu në një situatë përkeqsimi eknomik, të rritjes së inflacionit dhe të papunësisë, çmimeve të larta të naftës, e tjera.  Shtoja kësaj situate edhe turpërimin me të cilin përballej Amerika në atë kohë, si përfundim i mbajtjes peng të diplomatëve amerikanë nga regjimi islamik në Iran.  Si president, Reagan i kishte deklaruar luftë gjithashtu edhe terrorizmit ndërkombëtar.  Pas provave se regjimi i Kadafit në Libi kishte pasur gisht në një sulm kundër ushtarëve amerikanë në një klub të Berlinit perëndimir – ai urdhëroi sulm ajror kundër Libisë, gjë që ia mbylli gojën Kadafit për disa dekada.

Në këtë atmosferë të tensionuar politiko-ekonomike, mbrenda dhe jashtë vendit, u zgjodh dhe veproi presidenti Ronald Reagan.  Falë artikulimit të besimit të tij në lirinë e shënjtë dhe në sigurimin e të drejtave të njeriut për çdo person anë e mbanë botës, në vitin 1980, populli amerikan e zgjodhi president të Shteteve të Bashkuara si një alternativë për t’iu kundërvenë kësaj situate të mbrendshme dhe botërore.  E gjithë politika dhe programi i tij është cilësuar nga historianët si “Revolucioni i Ronald Reagan”, që përfshinë rivendosjen e begatisë dhe të zhvillimit ekonomik mbrenda vendit dhe sigurimin e paqës në botë, duke përmirsuar kapacitetet e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Mbrenda vendit dhe sidomos në Europë, me përjashtim të ish-kryeministres britanike Margareth Thatcher, ishin të shumtë skeptikët dhe kundërshtarët e programit të Ronald Reagan.  Më  duhet t’i kujtoj lexuesit se si rrjedhim i zbatimit fillimisht të politikave të mbrendshme dhe të jashtme të Presidentit Reagan, në atë kohë u zhvilluan protesta të mëdha këtu në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që Europa perëndimore ishte çuar në këmbë, ndërsa miliona protestues anë e mbanë kontinentit bënin demostrata dhe protesta të shpeshta madje edhe me dhunë, kundër “kaubojcit” amerikan i cili me politikat e tija arrogante kundër komunizmit, do të shkaktonte luftën e tretë botërore.  Politika e mbrendshme dhe e jashtme e dy mandateve të ish-presidentit Reagan është vlerësuar nga historianët dhe vet presidenti Reagan konsiderohet  tani si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara. 

Deshta që këtë histori ta lidhi disi – ndoshta jo me aq sukses — me gjëndjen aktuale politike këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, si rrjedhim i zgjedhjes së republikanit Donald Trump për president, pasi ka disa ngjashmëri, ndoshta jo midis këtyre dy personaliteteve, por ka krahasime të situatës së atëhershme me të sotëmen, qoftë në marrëdhëniet e mbrendshme qoftë në punët e jashtme me të cilat përballet sot Amerika.  Me këtë nuk dua të them se Donald Trump është Ronald Reagan.  Këtë nuk e besoj.  Unë kam patur fatin, si shumë bashk-moshatarë të brezit tim që të ishim dëshmitarë, nga afër dhe nga larg, të suksesit të veprimtarisë politike të Ronald Reagan si presdient i Amerikës, si në arenën ndërkombëtare  ashtu edhe në punët e mbrendshme të vendit.  E them me bindje të plotë se nuk besoj se Donald Trump është Ronald Reagan. Respekti im për Ronald Reagan është tepër i lartë dhe nuk lejon krahasim.  Por ajo që dua të them është se të gjithë ne, para se të bëjmë deklarata paragjykuese dhe të pa baza, megjith kundërshtimet ndaj Donald Trump, duhet të ndalemi dhe të marrim frymë qetësisht, ashtuqë të pakën të tregojmë respekt të drejtën dhe lirinë e votës të popullit amerikan, të shprehur në zgjedhjen e Donald Trump.  Donald Trump mund të bëhet president i mirë, i keq ose disi mesatar. Këtë gjykim nuk mund ta bëjmë tani, këtë vetëm koha do ta tregojë.  E vërteta është se nuk e di askush tani se çfarë presdienti do të jetë Trump, sepse ai ka edhe dy muaj që të fillojë nga detyra. Duhet marrë parasyshë se historikisht, premtimet dhe deklaratat e fushatave politike, ndryshohen, disa zbatohen e shumë të tjera injorohen, varsisht edhe nga gjëndja dhe zhvillimet e pa-parashikueshme në të ardhmen në Amerikë dhe në botë.

Ronald Reagan kishte të drejtë kur thonte se një pjesë e madhe e botës nuk e kuptojnë ende se Amerika do të thotë liri, se liria është diçka e veçantë dhe çmueshme për amerikanët.  Prandaj, kritikët e Donald Trump, sidomos ata jashtë vendit, para se të hedhin gjykimet dhe paragjykimet e tyre ideologjike kundër vendimit të votës së amerikanëve, bëjnë mirë që pikëspari të vlerësojnë lirinë dhe të drejtën e votuesve amerikanë për të zgjedhur presidentin e vet, i cili sipas vlersimit të tyre, i kupton sfidat dhe problemet me të cilat përballet vendi dhe bota dhe cilit kandidat dhe cilës parti ia japin votën e lirë dhe ia besojnë qeverinë për katër vitet e ardhëshme.  Donald Trump ishte vetëm njëri prej fituese, pa dyshim më fituesi kryesor në këto zgjedhje.  Nuk duhet harruar se përveç zgjedhjes së Ronald Trump për president, populli amerikan votoi gjithashtu republikanët me shumicë në të dy Dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve. Dhe jo vetëm kaq. Shumica e shteteve amerikane, bazuar në votën e lirë të amerikanëve në zgjedhjet e fundit, Partia Republikane ka siguruar fitoren e shumicës së governatorëve si dhe asambleve të shteteve  anë e mbanë vendit.  Nga ky kënd vështrim, Presidenti i zgjedhur Trump dhe Partia Republikane, kanë një mandat jo vetëm në nivel federal por edhe shtetëror dhe vendas.  Shpresojmë se republikanët do të dinë ta përdorin pushtetin që u kanë dorëzuar amerikanët me votën e tyre të lirë.  Zgjedhjet, natyrisht kanë pasoja dhe duan ose nuk duan kritikët e Donald Trump, sidomos kritikët e jashtëm, se populli amerikan, shumica e të cilëve mendojnë se vendi është tani në rrugë të gabuar – me zgjedhjen e Donald Trump dhe të republikanëve në përgjithsi – kanë votuar për t’i dhënë këtij vendi një drejtim tjetër në të gjitha fushat, përfshirë sigurinë dhe marrëdhëniet ndëkombëtare.

Kjo natyrisht mbetet për tu parë, por në këtë ndërkohë duhet të kemi durim dhe të presim. Kritikët e Donald Trump, përfshirë edhe disa udhëheqës të lartë qeveritarë, sidomos në Europë, të mos humbasin besimin tek populli amerikan dhe të kenë besim tek Amerika si vendi i lirisë dhe të kuptojnë, siç është shprehur ish-presdienti Reagan – se liria, sidomos vota e lirë, është diçka e veçantë për amerikanët.  Të jeni të sigurt se me zgjedhjen e Donald Trump, amerikanët nuk kanë humbur as arsyen as gjykimin.  Fatkeqsisht, kritikët e rezultatit të zgjedhjeve të fundit në Shtetet, jo vetëm që nuk njohin mirë Amerikën, por as nuk vlerësojnë të drejtën e votës së lirë të amerikanëve, ndërkohë që e tregojnë veten edhe injorantë ndaj mënyrës se si, historikisht, funksionon sistemi politik në Amerikë.  Tri degët e qeverisë amerikane janë krijuar nga baballarët e këtij kombi me qëllim që as njëra prej këtyre degëve, përfshirë degën ekzektuive të presidentit, të mos mbizotërojnë njëra mbi tjetrën, por të kontrollojnë dhe të balancojnë njëra tjetrën.  Ata që besojnë në këtë parim, nuk kanë nevojë të shqetësohen se për cilin kandidat ose për cilën parti hidhet vota e lirë e amerikanëve. Unë nuk pretendoj të them se presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe shumica republikane në Kongres do të jenë aq të suksesshëm sa ishte ish-Presidenti Reagan.  Kjo mbetet për tu pa në muajt dhe vitet e ardhëshme, por besimi im në sistemin amerikan dhe në lirinë e Amerikës në përgjithësi dhe tek vota e lirë e amerikanëve në veçanti, më bëjnë të flejë rehat natën.       

 

 

 

.

                                    

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Liria e votes, mos nencmohet, se amerikaneve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT