• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Flet për Diellin, Zv/Ministrja Besa Zogaj Gashi

November 8, 2016 by dgreca

Interviste me Besa Zogaj Gashi – Profesore në  UBT  dhe – Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës/1-besa

Intervistoi: Liliana Pere/

Profili i Besa Zogaj Gashi/Besa Zogaj Gashi është një grua e lindur ne vitin 1975;  jeton po në Prishtinë me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre. I takon një brezi i cili ka përjetuar situatën e rëndë ekonomike e politike, ku demonstratat ishin diçka e zakonshme për atë kohë, të shoqëruara nga ankthi dhe pasiguria, mbikëqyrja e rreptë nga forcat policore të ish-Jugosllavisë. Një periudhë kjo që e mban  mënd edhe për rezistencën pacifiste të ish-presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili do të mbetet një nga arkitektët e pavarësisë dhe te lirisë së Kosoves.Pastaj është edhe rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që të gjitha këto në një farë mënyre janë momente që tashmë janë pjesë e jetës së Besës dhe e gjithë  bashkëqytetarëve të saj. Jane kujtime të dhimbshme, sot na bëjnë më të fortë, më të guximshme dhe të mos ndalemi  përpara sfidave që na sjell jeta – flet Besa duke marrë frymë thellë.  Besa është rritur dhe edukuar me virtytet më të mira njerëzore nga prindërit e saj intelektualë .Babai i saj,Bali Zogaj, është diplomuar në Fakultetin Juridik, ka punuar në Komunën e Lipjanit. Nëna , Shpresa Bajraktari Zogaj, është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, udhëheqëse e kontabilitetit në Telekomin e Kosovës. Familje patriotike. Familja Bajraktari (familja e nënës) në të gjitha periudhat, më se dy shekuj kanë qenë prijës në luftën kundër pushtuesve të ndryshëm të tokave shqiptare.Ka vijuar mësimet në shkollën fillore “Faik Konica”  në Prishtinë dhe gjimnazin “Sami Frashëri”, po ashtu në Prishtinë, ku ajo ka shkëlqyer si  nxënëse dhe si nje vajzë  shumë e edukuar. E diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Master në Menaxhment dhe Informatikë ne nivelin shumë mire. Tema- “Ekonomia Joformale në Kosovë – evidencë nga NVM-të.”, mentor Prof. Dr. Isa Mustafa,  Universiteti Riinvest, tetor 2007 – 2010 .

-Nga viti  2001,  ka punuar në Institutin Riinvest si hulumtuese dhe trajnuese në projekte të shumta, po ashtu në projekte të politikave fiskale, sistemin buxhetor në Kosovë. Gjithashtu ka punuar në projekte të USAID si këshilltare në fushën e  menaxhimit të financave publike; buxhetimi në nivelin e Qeverise Lokale dhe Qendrore, Këshilltare e Tatimit në Pronë ne projekte te Agjencia Suedeze Taksapaguese dhe Ministria e Financave, financuar nga SIDA etj.Kjo përvojë e ka ndihmuar Besën  të ketë  një qasje profesionale dhe bashkëpunuese në të gjitha nivelet qeverisëse.

Besa  është bashkautore  në publikimet;
-Raporti PEFA, niveli i qeverisjes lokale, shkurt 2012
-Raporti PEFA, niveli i qeverisjes lokale, qershor 2013
-Raporti i Vlerësimit Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB) 2011-2013
-Manuali KASH Teknike Komunale, 2011.
-bashkautorë e publikimeve të Riinvest për Strategjitë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për  shtatëmbëdhjetë Komunat e Kosovës. (2001 -2007).Aktualisht punon Profesore në Kolegjin UBT në Financa Publike dhe Ekonomia dhe Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.

Per te mesuar me shume ndiqni intervisten:

Pyetje: Besa, le ta nisim kete bashkebisedim me femijerine tuaj, cfare kujtoni nga ajo?

-Pergjigje. Si çdo fëmijëri, edhe ajo e imja karakterizohet nga momente të lumtura, të cilat janë të lidhura kryesisht me vendin tim të lindjes, Prishtinën. Pavarësisht se i takoj një brezi i cili ka përjetuar situatën e rëndën ekonomike e politike, ku demonstratat ishin diçka e zakonshme për atë kohë, të shoqëruara nga orët policore e mbikëqyrja e rreptë nga forcat policore të ish-Jugosllavisë. Njëperiudhë kjo që e mbaj mend edhe për rezistencën pacifiste të ish-presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili do të mbetet një nga arkitektët e pavarësisë dhe lirisë që e gëzojmë sot. Pastaj është edhe rezistenca e armatosur e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, e që të gjitha këto në një farë mënyre janë momente që tashmë janë pjesë e jetës sime dhe e bashkëqytetarëve të mi. Ndërsa më duhet të përmend edhe faktin e largimit nga puna të prindërve të mi bashkë me mijëra shqiptarë të tjerë, përkushtimi i tyre dhe mundi që bënë për të na edukuar e arsimuar nën ato rrethana të vështira,  edhe sot më bëjnë më të fortë, më të guximshme dhe të mos ndalem përpara sfidave që na sjellë jeta. Babai Bali Zogaj, është diplomuar në Fakultetin Juridik, ka punuar në Komunën e Lipjanit, tani në pension. Nëna  Shpresa Bajraktari Zogaj është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, udhëheqëse e kontabilitetit në Telekomin e Kosovës. Familje patriotike, politikisht të djathtë, orientim të cilin e kanë bartur edhe tek pasardhësit e tyre. Gjithnjë në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesit. Do të dëshiroja ta evidentoja faktin se familja Bajraktari (familja e nënës) në të gjitha periudhat, më se dy shekuj kanë qenë prijës në luftën kundër pushtuesve të ndryshëm të tokave shqiptare. Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, më së shumti ka pasur të burgosur politik nga familja Baraktari, të përjashtuar si familje nga pushteti i atëhershëm serb, pa të drejtë lëvizjeje të lirë dhe pa të drejtë të hyrjes dhe të daljes të të tjerëve tek ta. Ne mesin e shumë familjarve edhe veterani i arsimit gjyshi im i dashur Destan Bajraktari ishe i dënuar me 17 vite burg.  Po ashtu gjatë viteve të Luftës së fundit në Kosovë, babai dhe xhaxhai kanë hapur dyert dhe e kanë shndërruar shtëpinë në spital për luftëtarët e UÇK-së.

Pyetje: Cilat janë marrëdhëniet që keni vendosur me studentët,  i konsideroni  studentë apo  bashkëpunëtorë, dhe sa e kënaqur jeni nga interesi i nxënies në lëndët përkatëse i gjeneratës  së re ?

Pergjigje: Raportin tim me studentët e mi, nuk do e quaja si një raport strikt pedagog-student. Më shumë është një raport korrekt dhe miqësor. Sepse mendoj se studentët duhet të ndjehen të vlerësuar dhe aktiv, të dëgjohen nga pedagogët përkatës dhe të jenë të lirë tëdiskutojnë rreth temave të caktuara apo të shtrojnë pyetje pa e pasur ndjenjën e drojës apo hezitimit. Mendoj se një komunikim interaktiv gjatë një ore të caktuar të mësimit, është i domosdoshëm dhe më efektiv. Mendoj se sot afrimiteti me studentët në kontekstin e dhënies së saktë të informacionit dhe nxënies së gjerave të duhura të lëndës përkatëse, janë më të pranueshme për të dy palët dhe në këtë mënyrë ndikojnë në një zhvillim cilësor dhe rritje të kapaciteteve në sferën e edukimit dhe arsimit në vend.Krejtësisht  e ndryshme është pozita që kam në MZHE, duke qenë se ka të bëjë me një raport tjetër dhe përgjegjësi tjera. Megjithatë ideja për të qenë pjesë e politikës nuk është se ka ardhur rastësisht, pasi politika ka qenë pjesë e përhershme në familjen time dhe mund ta quaj si traditë familjare, faktin e angazhimit tim politik. Dy motrat e nënës sime, respektivisht tezet, kanë qenë deputete të Republikës së Kosovës si dhe përvoja ime e gjatë e punës në projekte të ndryshme, shumica prej të cilave në mbështetje të qeverisjes lokale e qendrore, ka ndikuar te që të mendoj për një pozitë më vendimmarrëse, që të jem pjesë e proceseve të zhvillimit ekonomik të vendit. Këtë  ide kam vendosur ta materializoj me rastin e zgjedhjes së prof. Akademik. Isa Mustafës, në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi e kam vlerësuar jashtëzakonisht faktin se si kryeministër kemi një akademik dhe ndër profesorët më të mirë të ekonomisë në vend.

Pyetje- Ju jeni pjesë e rëndësishme e qeverisjes, e drejtimit te proceseve të zhvillimit ekonomik të vendit. Formimi juaj i shkëlqyer dhe  përkushtimi maksimal në angazhimin për përmbushjen e detyrës,  i hap rrugë   menaxhimit  të mirë të rrugës  së   suksesit?

Pergjigje: Të jesh i suksesshëm në çfarëdo posti apo pozite vendimmarrëse  është një sfidë më vete. Suksesi është qëllimi i secilit që synon të arrijë atë për të cilën është thirrur dhe unë si një person i cili kërkon të arrijë maksimumin në çdo punë që bëj, jam munduar që edhe në pozitën ku jam sot të bëj më të mirën e mundshme dhe të arrijë të bëj ndryshimet, të cilat i kam konsideruar të domosdoshme. Megjithëse asnjëherë nuk është e mjaftueshme të realizosh detyrat të cilat gjenerata të tëra kanë sakrifikuar dhe kanë përjetuar momentet më të vështira në emër të idealeve dhe lirisë së vendit. Të jesh  zëvendësministre është përgjegjësi e veçanërisht në një ministri si është MZHE. Por njëkohësisht ndjehem e privilegjuar që subjekti politik të cilit i përkas, më ka besuar një angazhim të tillë,  kaq të rëndësishëm. Me punë dhe përkushtim të gjithë arrijmë të bëjmë më të mirën për vendin tonë, të kontribuojmë dhe të jemi nëshërbim të qytetarëve tanë. Gruaja shqiptare gjithnjë ka luajtur rol të rëndësishëm dhe ashtu siç di të jetë nënë dhe familjare e e mirë, di të jetë edhe politikane  e mirë e aftë me guxim e vullnet te madh të përballet me shumë sfida për të mirën dhe zhvillimin e vendit.  Gjatë punës që bëj, më rastis që pothuajseçdo ditë të takohem me profesionistë, ekspertë, politikanë, ambasadorë vendorë e ndërkombëtarë dhe mund të them se është një përvojë pozitive, e cila më ka ndihmuar që të jem më e fortë dhe të punoj vazhdimisht në shtyrjen përpara tëproceseve tërëndësishëm për vendin tonë.

Pyetje: Sa ndiheni e realizuar në rolin dhe angazhimet tuaja dhe si arrini të koordinoni karrierën me obligimet familjare, gratë me vullnet kanë treguar se është e mundur… megjithëse shumë sfiduese?

-Pergjigje: Familja ime është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës time. Jam nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëme Jonit dhe Yllit dhe Moreas, të cilët çdo ditë më bëjnë të ndjehem krenare. Mundohem në maksimum të jem e përkushtuar së pari në mirëqenien e tyre, në ushqyerjen e mirë e cilësore, veshmbathje, të përkujdesem për mësime, ti edukoj si duhet. Kjo kuptohet është me një mbështetje te bashkëshorti, i cili për mua është dora e djathtë dhe gjatë gjithë jetës tërë këto vite që jemi së bashku kemi qenë përkrahësit e njeri- tjetrit. Sukseset e tij janë suksese të mia dhe anasjelltas. Në çdo sfidë është edhe këshilltari im.Pastaj është karriera, që po ashtu zë një vend të rëndësishëm dhe kërkon përkushtim tjetër. Tashmë po bëhen një vit e gjysmë që jam pjesë e një prej ministrive më tërëndësishëm në vend, por edhe si pjesë e “Fuqizimit Ekonomik të Gruas”, e që mbetet një prej sfidave më të mëdha të shoqërisë dhe institucioneve tona. Një grua ekonomikisht e pavarur është një investim në të ardhmen më të mirë të vendit dhe si shoqëri e kemi obligim që të përkushtohemi maksimalisht në arritjen e këtij qëllimi.

Pyetje. Znj. Besa ju jeni një grua e suksesshme, keni  vetëvlerësim, qëndrueshmëri, pasion dhe ambicie si forca shtytëse në pozicionet drejtuese. Grave në familje dhe në shoqëri u duhet të negociojnë shumë … dhe ato dinë si ta arrijnë atë  që duan pa përdorur forcën apo tonalitetin, pra kjo tregon se ato nga natyra përdorin logjikën,  janë negociatore. Këto janë dhe çelsat  e  artë  të   suksesit?

Pergjigje: Por ajo çfarë unë arrita të mësoj nga nëna ime, nga gjyshi im, është se një nënë e emancipuar do ta bëjë një familje të emancipuar. Asnjëherë nuk arrihet dot drejtpeshimi i përsosur mes karrierës dhe jetës private. Vetëbesimi dhe përkushtimi varet shumë nga familja nga modelet  suksesi që i ke në jetë tënde.  Dëshiroj të përmend gjyshin tim të ndjerë Destan Bajraktari, profesor, veteran i arsimit, i anatemuar nga  pushtuesi serb në Kosovë, flokorist i dalluar dhe autor i mëse dyzet veprave të botuara. Si njeri i ngritur ishe i vetëdijshëm se pa arsimimin e veçanërisht pa arsimimin e gruas shqiptare, nuk do të ketë as përparim kombëtar, duke thënë se përkushtimi për komb e atdhe është edhe shkollimi i gruas. Baba i shtatë fëmijëve/gjashtë vajza dhe një djalë të gjithë me shkollim të lartë.

Pyetje:A mund të na tregoni konkretisht se çfarë jeni duke bërë, jam kurioze të mesoj më tepër per projektin ‘’Gratë në Punë Online (WOW).’’  cilat janë projektet konkrete që ju po i shtyni përpara  në këtë drejtim?

Pergjigje :Arsimimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas flet për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit, me fuqizimin e gruas nuk e fuqizojmë vetëm atë si individ, por edhe tërë familjen, rrethin shoqëror dhe kombin tonë. Disporpocionet mes femrës dhe mashkullit në vendim marrje, në jetën intelektuale dhe atë profesionale janë shumë të mëdha.  Sidomos nëse ju referohemi tëdhënave  statistikore te Agjencisë se Statistikave te Kosovëspër vitin 2014. Nga shkalla e papunësisë  35.3%, më e lartë është  për femra me (41.6 %). Krahasuar me vendet ne rajon, ky tregues është me i lartë krahasuar me për shembull Shqipërinë, ku shkalla e papunësisë sëfemrave është (7.9), shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është mbi 3 herë më e ulët krahasuar me shtetet e BE-se. Për zbutjen sadopak të papunësinë kam ndërmarrënjp nismë me Bankën Botërore, trajnimin e 100 vajzave në punëonline, Projekti ‘Women in OnlineWork’ – Gratë në Punë Online (WOW). Ky projekt fillimisht është implementuar në 2 komuna dhe ka rezultuar me sukses, 99 prej tyre kane marrë diplome, 57 prej të diplomuarve kanë kontrakturar së paku një punëonline, ka raste që kanë kontraktuar deri në 8 punë online. Për rezultatet e këtij projekti ka vazhduar edhe programi edhe në Komunën e Prishtinës WOW 2 dhe jam duke punuar ngusht me donatorë të ndryshëm për implementimin e projekteve tjera të ngjashmenë fushën e TIK, sektori i cili konsiderohet katalizator për krijimin e një fuqie punëtore me kualifikim të lartë. Tregu i punës po ndryshon thellësisht edhe shkathtësitë e reja do të jenë të nevojshme për punët e së nesërmes dhe TIK ka ndikuar në riorganizimin e vendeve të punës si dhe në hapjen e profesioneve të reja.

-Pyetje: Mendoni  se pozita jo në nivelin e duhur e gruas në shoqërinë tonë bashkëkohore, konkretisht në Kosovë, duhet të vazhdojë të jetë temë qendrore, cili  është  mendimi  juaj?

Pergjigje: Ashtu siç edhe e ceka më lartë gruaja shqiptare në përgjithësi, përgjatë viteve  ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në mbajtjen dhe ruajtjen e familjes, por edhe në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetësisë, në fuqizimin e institucioneve të vendit dhe zhvillimin e demokracisë, përmes pjesëmarrjes së saj të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset. Mendoj se pozita e gruas në shoqërinë tonë bashkëkohore, duhet të vazhdojë të jetë temë qendrore. Ne ende i referohemi kuotave kur bëhet fjalë për gruan përfaqësuese në parlament, ende i referohemi po këtyre kuotave të rregulluara me ligj edhe në institucionet tjera kur flasim për gruan si përfaqësuese. Dhe më duhet ta them me keqardhje se ende është i fortë koncepti që kufizon moralisht pozitën dhe të drejtat e tyre në familje, por edhe jashtë saj. Pozita e gruas shqiptare më gjithë zhvillimin social e politik, vazhdon të mos jetë aty ku duhet dhe kjo kërkon më shumë punë, përkushtim e vullnet qoftë shoqëror apo institucional. Sot ka ndryshuar koncepti dhe nevoja e rishikimit të traditës patriarkale dhe duhet të përpiqemi më shumë që si shoqëri të rivendosim “kufijtë e rinj”  kur flasim për të drejtat e gruas dhe raportin gjinor.  Angazhimi i grave në poste drejtuese dhe në politikë forcon edhe më shumë pozitën e gruas në shoqëritë bashkëkohore. Me këtë nuk dua të përjashtoj kontributin, që gra të caktuara kanë dhënë në historinë mijëravjeçare të njerëzimit,  deri në ditët tona, por pozita e gruas sot e veçanërisht në shoqërinë tonë mund të them se ka pësuar ndryshime pozitive, pavarësisht se ende mund të hasim në skepticizma të cilët mund të eliminohen me punë dhe përkushtimin e të gjithë neve si shoqëri e konsoliduar dhe demokratike.

-Mesazhi juaj për botën e gruas shqiptare në  tërësi  cili  do  të  ishte ?

Pergjigje.Gruaja shqiptare, gjithmonë ka pasur vlera të larta, shtyllë e familjes, është e mençur e guximshme e durueshme dhe me shumë cilësi të tjera pozitive.Ne duhet vlerësojmë më shumëveten, të vazhdojmë arsimimin, të kemi  ambicie për suksese dhe të realizojmë një karrierë të tillë. Të mos lejohet asesi të hiqet dorë për shkak të pengesave që dalin gjatë këtij rrugëtimi.  Jeta, ndër të tjera, është edhe luftë për arritshmëri. Dhe të mos harrojmë se kur gruaja është financiarisht e pavarur, ajo është gjithmonë në rrugë të fuqizimit dhe kjo ndikon në të gjitha aspektet e tjera të jetës. Gruaja nuk është krijuar për të duruar dhunën, ajo duhet të ketë më shumë vetëbesim dhe të luftojë për të drejtat e saj. Margaret Thatcher ka thënë: “Çdo grua që kupton problemet e organizimit të një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi”. Mua më dhemb shumë kur dëgjoj se një vajzë nuk ndjek universitetin pasi të edukosh një grua do të thotë të edukosh një shoqëri. Për këtë arsye ato sot janë pjesëmarrëse dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri.

Besa-Falënderim për organizatën Gruaja Shqiptare  në  Botë.

Faleminderit dhe mirënjohje për mundësinë, që më dhatë për t’u shprehur Znj. LilianaPere.  Ju përgëzojë shumë për punën dhe përkushtimin e juaja në promovimin e gruas shqiptare të suksesshmenë botë dhe ngritjen e një sistemi vlerash në rritjen dhe forcimin e rolit të gruas.  Është një punë që unë e çmoj shumë dhe  mendoj se secila nga ne në  vendin ku jetojmë dhe veprojmë,  duhet të jemi të përkushtuara  dhe të përkrahim njëra-tjetrën. Falënderim dhe Org. Internacionale Gruaja Shqiptare.

 

INTERVISTOI: Dr. LILIANA PERE

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Besa Zogaj Gashi, Interviste, Liliana Pere

Kosova anëtarësohet në Konventën e Hagës

November 8, 2016 by dgreca

1-haga-Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventë të Hagës (Konventa e Apostiles) dhe merr zyrtarisht pjesë në takimin e katërt/

PRISHTINË, 8 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Nga data 2 deri më 4 nëntor 2016, është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Special mbi operimin praktik të Konventës së Hagës mbi heqjen e Kërkesës për Legalizimin e Dokumenteve të Huaja Publike (Konventa e Apostiles),  si dhe pjesëmarrja në Forumin e 10-të Ndërkombëtar për e-APP. Ky takim kishte një rëndësie të veçantë, pasi është hera e parë që Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës dhe gjithashtu është hera e parë që zyrtarisht merr pjesë në një takim të tillë.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë marrë pjesë: Lulzim Ejupi, Drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, Blerim Camaj, Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARC dhe Kreshnik Kaçiu, Inspektor në ARC.Diskutimet kryesore kishin të bënin me përvojat e disa shteteve anëtare të cilat kanë filluar të praktikojnë apostilen elektronike. Në mes tjerash, nga shtetet të cilat e praktikojnë këtë metodë, u shpalosen përparësitë dhe të metat e saj, ashtu sikurse që iu bë thirrje shteteve tjera që të fillojnë të mendojnë për kalimin nga apostilja e rëndomtë, pra në formë të letrës, në apostilen elektronike.Nga ana e delegacionit të Kosovës, respektivisht nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Konventës, u njoftuan në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga dy autoritetet kompetente për lëshimin e vulës apostile që nga koha e aderimit të Republikës së Kosovës në Konventë e deri më tani.

Ndryshe nga temat e natyrës teknike dhe profesionale dhe nga agjendat e takimeve, delegacioni i Kosovës është ballafaquar me pengesat konkrete që i janë bërë nga Serbia sa i përket tentimit të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës, në këto punime si dhe kërkesës së Serbisë, Rusisë, Argjentinës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Kinës që në dokumentet zyrtare të Byrosë për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kosova ta ketë edhe fusnotën duke insistuar në mbishkrimin lidhur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë rast ka reaguar menjëherë delegacioni i Kosovës, i cili nuk është pajtuar me propozimet e tilla, duke e theksuar çdo herë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk vjen në shprehje në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë të diskutohet për shtetësinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht tentativa e Serbisë që të bllokoj pjesëmarrjen tonë në këto punime, si dhe eventualisht t’ia imponoj nikoqirit që Kosova të paraqitet me fusnotë, dështoi në tërësinë e saj. Ministria e Punëve të Brendshme, konkretisht Agjencia e Regjistrimit Civil, mbetet e përkushtuar që të punojë edhe më fuqishëm në zbatimin e obligimeve konkrete që dalin nga Konventa Apostile, si njëri ndër autoritetet kompetente në Kosovë për lëshimin e vulave apostile.

Filed Under: Kronike Tagged With: (Konventa e Apostiles), anetarsohet, Konventë të Hagës, kosova

Lipa, Rockfeller dhe kauza që kërkon vëmëndje

November 8, 2016 by dgreca

1-lipa-kons

2-lipa-fadil-ok

1-xhakliProgrami që zgjati afërsisht 30 minuta mblodhi shumën monetare në vleftën $ 44.630, shumë që u nis menjëherë në Kosovë pranë Klinikës mjekësore në shërbim të nënave dhe fëmijëve. Pjesa tjetër e mbrëmjes vazhdoi me biseda, fotografime nën shoqërimn e mysafirëve dhe një koktej rasti.1-me-ambasad-dua-lipa

1ok-dua-lipa6Nga Mimoza Dajçi/

Lajmi se Dua Lipa dhe Valerie Rockfeller Wayne do ti bashkohen kauzës për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë, u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Mbi 130 persona u mblodhën mbrëmjen e 2 nëntorit 2016 në “Russian TeaRoom, Manhattan për të përkrahur këtë nismë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës.

44.630 dollarë ishte shuma që arriti të mblidhej nga ky takim bamirës në New York.  Përmes një komunikate për shtyp, ato deklaruan se do ti bashkohen kauzës që kërkon vëmendjen e duhur “Le të mbështesim nënat dhe fëmijët në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis komunitetit filantropik të Kosovës dhe SHBA, ajo çfarë ishte e rëndësishme është se këto fonde do të ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Kosova martire e heroike, që shumë gjak e sakrifica derdhi për Pavarësinë që gëzon sot. Toka që lindi trima e trimëresha. Çdo ditë Kosovë e dashur bijtë e bijat e tu po promovojnë mbështetjen tënde kudo nëpër botë në të gjitha fushat e jetës. I ngrenë vlerat kombit që i rriti dhe edukoi qysh në djep me frymën e atdhedashurisë, patriotizmit, paqes dhe lirisë.

Si bijë humane e trashëgimtare e Shenjtores Nënë Tereza, po ecën edhe filantropja e re – këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Kosova Dua Lipa. Kauza dhe Fondacioni i saj “Sunny Hill”, ka si objektiv dërgesën e ndihmave për fëmijët në Kosovë. Sa gjë e bukur të kujdesesh për vogëlushët, për pafajësinë, çiltërsinë e të ardhmen e vendit. Bijë e saj është edhe Janine Mehmeti me koleget e saj Mrika Aliu dhe stafin mjekësor që kujdeset e u shërbejnë nënave të reja, që nesër të sjellin në jetë fëmijë te shëndetshëm.

Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijē” në Prishtinë ku Janine është Koordinatore për Ngjarje dhe Fonde, aplikon programe të posaçme për gratë shtazana, zhvillojnë takime me ato, i trajnojnë për ti pregatitur për jetën e re për foshnjën e tyre. Eshtë një fondacion që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekollogjike, obsektrike, që përkujdesen për nënat, Njësitë e kujdesit intensiv, Neonatal që përkujedesen për foshnjat e lindura para kohe dhe Klinikat Pediatrike që kujdesen për fëmijët e sëmurë nga leukemia, sëmundja e zemrës, astma, dhe sëmundje të tjera në Republikën e Kosovës.

Kosova historikisht është djegur, malltrajtur, i janë zhdukur e vrarë mizorisht familje të tëra, sot ka nevojë për rimëkëmbje edhe me foshnjat e saj, ardhmërinë e pazëvëndësueshme. Nuk dua të ndalem sot këtu në atë çfarë u bë dhe po bëhet jo mirë në zhvillimin e demokracisë e paqes në Kosovë. Ashtu siç ka deklaruar edhe Ambasadori Donald Lu në bisedat e tij në Tiranë, se edhe në SHBA ka gjykatës e governatorë të korruptuar, por i nënshtrohen ligjit, dënohen për korrupsion siç ka edhe në Shqipëri. Por mund të ketë e ka edhe në Kosove e gjetkë, por dua të ndalem tek vlerat pozitive që shpalos brezi i ri tek atdheu i tyre, veçanerisht tek femrat – vajzat e reja dhe organizatat e tyre në dobi të popullsisë vendase.

Janine Mehmeti studente e vitit të tretë në fakultetin ekonomik të Prishtinës dhe fituese e programit TedxPrishtina të Bill Gates si Bursiste që “Mendon si inovatore” së bashku me Mrika Aliun, kolegët e tjerë të Fondacionit morën një inisiativë tepër të rëndësishme duke u marë me kujdesin e shendetit publik. Pikerisht ne perkrahje e fuqizimin e kesaj nisme bashkepunuan me filantropen Dua Lipa, Walerie Rockfeller Wayne nga “Rockfeller Brothers” Fund, e cila e ka përkrahur që në fillim Pavarësinë e Kosovës duke mbajtur edhe një konferencë atje për zhvillimin e qeverisë nën planin e Ahtisarit, veprimtaren e njohur në SHBA Znj. Vjosa Lukaj dhe bashkëshortin e saj Z. Richard Lukaj – i cili njihet njëherësh si filantropist e suportues në shumë nisma kyçe në Kosovë, Shqipëri, James C. Strickler, Michael Gold, Konsullata e Kosovës në New York si dhe Ambasada e Kosovës në SHBA, Bekim Ahmetaj, Haki Abazi, Fadil Berisha etj.

Dua Lipa në këtë event ishte shoqëruar nga prindërit e saj – Anisa dhe Dukagjin Lipa. Vepra e saj humane është për tu marë në konsideratë edhe nga artistë të tjerë, ndërkohë që prespektiva e saj si artiste është muzika, kënga me suksese të jashtëzakonshme dhe është një nga këngëtaret më të preferuara të kanalave televizove famoze Amerikane dhe botërore, si për performancën e saj të shkëlqyer dhe vokalin e veçantë. Ka bërë për vete mijra fansa në të gjithë botën shqiptare, por kryesisht edhe të huaj.

Falemidnerit Dua Lipa!

Faleminderit Janine e Mrika!

Këto të reja duhen admiruar e përkrahur për punën e mirë që po bëjnë dhe inisiativat e mrekullueshme që ndërmarin, ndërkohë që është për të ardhur keq që, një pjesë e rinisë shqiptare është çorientuar nga papunësia e kërkojnë si shpëtim largimin nga vendi, por nuk munden për faktorë të ndryshëm, zgjidhja e vetme mbetet droga, konsumimi dhe kontrabanda e saj.

Mbrëmja klas u moderua nga Janine Mehmeti, referuesit kryesorë ishin themeluesi i Fondacionit AMC – James C. Striker, Drejtoresha e Fondacionit AMC – Mrika Aliu, Dimitri Popov nga Fondacioni “American Cares”, Richard Lukaj, Valerie Rockfeller dhe Dua Lipa. Sipas diskutantëve klinika që meret me kujdesin e lindjes së fëmijëve nga interesimi intensiv për medikamente i këtij fondacioni ka ulur vdekshmërinë nga 30/100 -11/1000.

Të ftuar në “Russian Tea” Room në Manhattan ishin njerëz nga politika, biznesi, kulutra, Ambasadoria e Republikës së Kosovës në New York Znj. Teuta Sahatqija – një nga mbështetëset kryesore të këtij eventi, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në New york, Konsulli Fatmir Zajmi, Albana Bylykbashi, etj. Disa prej mysafirëve ishin Assamblyman Mark Gjonaj, biznesmeni dhe aktivisti i njohur Harry Bajraktari, Avni Mustafaj, Martin Shkreli, Fadil Berisha, stari muzikës shqiptare – amerikane Albert Stanaj, mjekja Shpresa Xhakli me bashkëshortin, Bruno Selimi me bashkëshorten Kumrien.

Shfaqja e një dokumentari të shkurtër ku paraqitej puna e përditshme e Fondacionit “Aksioni për nënat dhe fëmijët” dhe Klinikës gjinekologjike në mbështetje të jetës së grave dhe fëmijëve në nevojë, la impaktin e vet pozitiv tek të gjithë pjesëmarrësit. Kjo gjë u duk qartë jo vetëm nga duartrokitjet e rastit, por edhe nga mesazhet dashamirëse që u thanë aty.

Pjesëmarrja ishte rreth 130 persona, dhe arsyeja që “Aksioni për nëna dhe fëmijë” nga Prishtina mbajti në SHBA këtë mbrëmje bamirësie, ishte se shumë shqiptarë të suksesshëm jetojnë prej vitesh në Amerikë dhe kanë ngritur sipërrmarje të fuqishme. Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave në Kosovë, për tu siguruar atyre vizitat si dhe paketa për të ndjekur probleme të ndryshme mjekësore – deklaroi për median Koordinatorja Janine Mehmeti, e cila njëherësh shpreh mirënjohjen e saj të thellë për pritjen e përzemërt që AMC ka hasur në përpjekjet për të organizuar këtë event bamirës, që do të mbështesë programet shëndetësore në Kosovë. Mbështetja e entiteteve si lokali i mirënjohur “Russian Tea” Room,  “Fondacioni Lukaj”, “Doro Group” Restorant e bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje humane.

Mbështetën gjithashtu programin Agnesa Vuthaj, nga Prishtina me linjën e saj të çantave dhe bizhuterive elegante të paraqitura në një pavion të saj, organizata e gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me qendër në New York, artistë dhe veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, legjenda e muzikës shqiptare Gëzim NIka me bashkëshorten ballet maestro – Angjelian Nika, Arbërie Hadërgjonaj, Ismet Kurti , Organizata “Shokë klase përgjithmonë”, Lindita Hoxha, etj

Programi që zgjati afërsisht 30 minuta mblodhi shumën monetare në vleftën $ 44.630, shumë që u nis menjëherë në Kosovë pranë Klinikës mjekësore në shërbim të nënave dhe fëmijëve. Pjesa tjetër e mbrëmjes vazhdoi me biseda, fotografime nën shoqërimn e mysafirëve dhe një koktej rasti.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Lipa, Mimoza Dajci, Rockfeller . kauza, vemendje

OHRI, QYTETI I NJË KUJTESE TË HARRUAR

November 8, 2016 by dgreca

 

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
NE FOTO: Qyteti i Ohrit
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
NGA PELLUMB GURI/
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Pamje nga Liqeri….

Duke prekur hapsirat që shtrihen përtej kufirit të Qafë Thanës, çdokush prej nesh, që edhe pse ka udhëtuar disa herë në këtë vend provon mbresa. Jemi nisur për në Ohër, në brigjet e liqenit më piktoresk, ndaj udhëtimi ynë drejt tij është një kënaqësi më vete. Bashkëshoqëruesi ynë, Zamiri i cili sa herë që udhëton drejt Ohrit e pushton një ndjesi e madhe kënaqësie dhe padurimi, për të shkuar sa më shpejt atje. Kështu duke shkelur vende me histori, orët kaluan në biseda, zbavitje, shëtitje që e bën udhëtimin të gëzueshëm e të paharrueshëm. Ne do të rrëfejmë ca nga ca më poshtë, ku syri e shpirti e ndjen të bukurën, hijeshinë, kulturën, vlerat, dhe dhimbjen e harresës historike, si dhe ato që e ndryshuan atë kohë, por pesha e tyre bie mbi të gjithë ne, mbi brezat e sotëm dhe ata që vijnë.
Në Ohër peizazhet janë kartolinat më të këndëshme të qytetit, ndjesia e parë dhe e drejtpërdrejtë e tij dhe ato të vijnë pranë plot magji e mrekulli, ashtu siç është ky qytet. Për këtë ai është preferuar nga një lëvizje turistike përherë në rritje.Liqeni shtrihet me madhështinë e tij që nga prehistoria. Të eturit për tokë e ujëra e copëzuan atë. Ofshan i gjori liqen në shekuj, s’duron dot, kur në dy a më shumë gjuhë, ia lexojnë emrin e tij të ndryshëm. Kë emër më thonë!? Belbëzimet kthyer në valë nanuriten me bukurinë që ka.Ohri është në vetvete një mrekulli me ndërthurjen magjike të liqenit, qytetit, malit, e këto të pushtojnë emocionalisht.Tej në lindje, brezi madhështor i malit të Galiçicës, që ngrihet në një lartësi prej 2255 metra, duket sikur takohet me qiellin. Ai shndërit në diell me nuancat e natyrës e harlisjen e thellë të gjelbërimit dhe kjo është një tjetër shenjë e cila u thotë mysafirëve: Mirseardhët!
Histori që meriton të shfletohet
Është e natyrshme joshja, për të mësuar më shumë për historinë e Ohrit.Por sado që bëhesh kureshtar, pezmatohesh nga historia e lashtë, dhe e zbehur shqiptare.Heshtja dhe pluhuri i harresës së detyruar, duket sikur i ka mbuluar vlerat e këtij qyteti.Të dhënat historike janë baza e gjenezës, dhe kur historia hesht për të vërtetat, i deformon ato, e kur shkruhet e pabazuar e me interesa nacionaliste, ajo e fsheh qëllimisht shkëlqimin e saj të shëndritshëm, të këtij vendbanimi të lashtë. Banorët shqiptarë të Ohrit, edhe pse pakicë, krenohen me trashëgiminë shekullore,e cila është lënë në harresë si një këngë e pa shkruar në pentagramin e historisë. Jetojnë këtu në këtë bukuri që e ka falë natyra, por të trishtuar, kur reliket e historisë së lashtë të qytetit, që flasin shqip po fshihen nga kujtesa. I ngjeshur mes kësaj heshtje harrimi të kohëve të lavdishme, të pështjelluara pas perdeve të errëta të tyre, dallgët janë përplasur pamëshirshëm në bregun e tij, sa as një rreze dielli nuk po i bën dritë.
Ohri, si gjithë qytetet, e ka një histori të tijën, të madhe, të shkruar e të pashkruar.Një histori të larmishme e të paqëndrueshme me ngjarje të shumta, dhe dëshmi të pakundërshtueshme, që vërtetojnë mjaft fakte, për të cilat, studiuesit duhet ta thonë me forcën e fjalës, edhe pse ajo nuk ka munguar.Albanologë dhe qartësia e tyre, kanë mundësuar të përcjellin tek mentaliteti njerëzor historinë e Ohrit, duke ndriçuar thesaret e gjenezës sonë, të mbetur në hije. Ata kanë zbuluar shumë gjurmë ekzistence të kulturës ilire, që hedhin dritë me evoluimin e saj në shekuj,si një çertifikatë e moçme e këtyre trojeve. Ato të bëjnë me dije, të venë në mendime dhe punë kërkuese studimore të mëtejshme, për të depërtuar në tërë dimensionin e së shkuarës me argumente, duke zbutur ashpërsinë e urrejtjes me përmasat e tmerrshme, të gllabërimit të trashëgimisë sonë.Dihet se të gjitha i kanë përvehtësuar të tjerët, duke krijuar kështu shtete artificiale nga Iliria e lashtë.Ohri ka një mbijetesë mijëravjeçarësh.Ai është vendbanim ilir i fisit të Enkeleasëve, të lashtësisë, tashmë të njohur me emrin Lyhnidos. Nuk është rasti më shumë të shkruajmë për këto thesare me plot të panjohura, por,që hulumtimi i mëtejshën duhet të marrë përmasat pa i humbur ato. Në Ohër, koha ka ruajtur një pjesë të gjurmëve të hershme me pasuri historike, të fshehura thellë në gji të natyrës, edhe pse njeriu e natyra janë një binom i pandalshëm në fenomenet shkatrrimtare. Gjurmët më të hershme,të zbuluara këtu, i përkasin periudhave të shoqërisë njerëzore, të neolitit, e që përfaqësohen sot në muzeun e Ujit, në perferi të Ohrit, në brigjet e Liqenit, ose siç njihet ndryshe: Gjiri i kockave. Këto dëshmi me rëndësi për lashtësinë e këtyre trojeve tregojnë se këtu jeta ka qenë e zhvilluar.Ndërkaq, ndihesh po kaq i interesuar të mësosh më shumë për vazhdimësinë e jetës këtu, dhe për morinë e ngjarjeve përshtyplënëse në kohëra.Shekujt rendën dhe evoluan me hapa gjigande duke sjellë ndryshime rrënjësore të kufijëve.Nga furtunat e stepave, lukunitë e ardhacakëve, gëlltisnin kësisoj troje, artin, kulturën, historinë, të zhduknin thesaret e të çrrënjosnin gjithçka nga lashtësia e tij, duke krijuar një perandori të re dhe botkuptim e tyre.Qiellin e kaltër, si një korb i zi, retë e zezonin në fushata të shenjta dhe mjegulla që herë tkurreshin e herë zgjeroheshin.Me pozicionin e përshtatshëm, Ohri ishte përherë në lakmi të pushtuesve romakë, bullgarë, normadë, turq, të cilët tinëzisht dhe mizorisht i fshihnin gjurmët e lashtësisë me shkatërrime.Një popull vdes kur nuk ka histori, dhe i zhduken rrënjët e thella në shekuj.Por një gjë është më se e vërtetë që, banorëve shqiptarë të Ohrit, historikisht, prej padrejtësive të kohës, pushtuesve, shtypjes, diskriminimit u është mohuar e vërteta e historisë. Mëson më tej, se në shekullin e X, i pushtuar nga bullgarët mori emrin Ohrid, që shpjegohet si vend ″mbi kodër″. Ohri është quajtur edhe Ahras, e këtë e vërtetojnë drunjtë e shumtë të ahut.Ai ka qenë në shekuj vatër e atdhetarizmit me ngjarje të spikatura.Aty kanë lindur, jetuar e luftuar burra, që e vërteta e tyre sado ndryshe të ketë qënë duhet paraqitur ashtu siç është.Ohri ishte qendër e principatës arbërore të Gropajve, e shtrirë nga Dibra, Struga, Ohri deri në Pogradec. Historianët sllavo -maqedonas të Ohrit me kryeneçësinë e tyre, nuk duhet të ngrenë supet përpjetë e të mos harrojnë figurat e tij në kohëra, të kësaj familje si: Andrea Gropa, Pal Gropa, Zaharija Gropa, që në shekujt e XIII-XIV ishin sundimtare të tij. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, e ripushtimit turk, një pjesë e tyre u largua në krahina të tjera. Është interesante të përmendim gjithashtu, se Ohri u bë simbol i qendresës kundër osmanëve turq, e ku janë zhvilluar luftime të ashpra në kohën e Gjergj Kastriotit. Ohri është i njohur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, dhe vendlindja e figurave të pavarësisë: Dervish Himës, Hamdi bej Ohrit, Zuhdi bej Ohrit, protagonistë në kohën ku roli i tyre ishte aktiv, por fatkeqësisht si mjaft territore ai mbeti jashtë kufijve të tokës shqiptare më 1912. Në Ohër, historikisht dominonin shqiptarët, por sot ata janë në pakicë si shkak i rrjedhojave, që ofroi shekulli XX, dhe luftërave grabitqare ndaj territoreve shqiptare, sidomos pas vitit 1945 me politikën e famkeqit Rankoviç për spastrimin etnik.Për të i u shmangur pasojave të tjera të mëtejshme, u larguan në Turqi, por edhe në Amerikë e vendet e Europës Perëndimore, plot brengë për braktisjen. Pushtuesit, maestro të padiskutueshëm të udhës ideologjike, buzëqeshnin me dhëmbë skërmitur, duke iu kënaqur largimit të shqiptarëve, mes asaj tymnaje të errët, e të përgojuar, si një e shkuar e zymtë, nga e cila e shohim në sy hapsirën e rralluar prej tyre, edhe në asimilimin klasik të atyre që jetojnë aty. Marrveshja e Ohrit midis liderëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesve të qeverisë maqedonase, në gusht të vitit 2001, ishte një tjetër ngjarje në historinë e këtij qyteti.Pamë lëvizje protagonistësh, të mbërthyer në ngërçin e pazgjithshëm të situatave nacionaliste, e ku roli i mëvonëshm i kësaj marrveshje me albitër ndërkombëtarët e humbi vlerën, duke lënë pas shijen e hidhur të mosrealizimit.Historia e Ohrit ka aq shumë për të treguar
Një perlë për bukurinë e syve
Para syve shtrihej panorama piktoreske e Ohrit.Sa shumë e tregon vetveten ajo, ndaj, të pushton një kënaqësi, që ndoshta pse është e tillë e ndjen thellë. Shpirti gdhend në emocione magjinë e bukurive të tilla, që janë vërtet kënaqësi dhe më tepër.Një raport emocional me të panjohurën e peisazhit të mrekullueshëm, të liqenit, që të shfaqet më befasues para syve, teksa e sodit me një vëmendje ngulmuese. Ai përhap pasqyrime të shkëlqyeshme drite mbi gjithçka, rrugët, pemët, ndërtimet, njerëzit… Përshpëritjet e valëve, si ajo e të dashuruarëve, harmonizuar me hijezimin e ngjyrës çlodhëse të tij, bashkë me retë që kalërojnë qiellit blu, atë përplasjen gjithë finesë të krahëve pulëbardha me aromën e vjeshtës, të mbushin deri në plotësi. Të përhumbur në bukuritë që shfaqen ne nuk e ndjejmë që orët që kalojnë, dhe emocionet të shtohen vazhdimisht. Endur me dëshirën për ta soditur qytetin, syri të rrok rrëke turistësh, aty ku gjenden me shumicë botikë, restorante, kafene… Në faqet e dy kodrave të Ohrit, rrugicat janë me dhjetëra e vargu i shtëpive po i tillë, të ndërtuara në brinjë, të njëra – tjetrës, si një krah i hedhur sup mbi sup. Dielli përplasej në shtëpitë e bardha plot dritë, duke shpërndarë ngrohtësi.Qyteti i shtrirë ca më poshtë me ndërtime moderne, e rreshta ndërtesash të restauruara, ndërthuret me dekorin e gjelbëruar.Kishat, që janë të shumta, të ndërtuara dhe të gdhendura nga mjeshtërit voskopojarë, të lënë përshtypje me përsosmërinë e tyre arkitekturore.Si një admirues i artit, arkitekturës, natyrës dhe së bukurës humbet mes tyre.Nëpër komplekse ndërtesash interesante, të përqëndruara me një densitet të madh, në të dyja anët e tyre gëlojnë lloj-lloj dyqanesh me suvenire dhe ormanente të ndryshme, të cilat ravijëzojnë bukurinë dhe arkitekturën e qytetit, traditën dhe të sotmen.Fryte të mendjes dhe punës njerëzore janë edhe restorantet e gatimeve tradicionale, që ndër shqiptarët ishte më e theksuar.Gjëja e parë që të bie në sy është rregulli, pastërtia, kultura.Në një nga lagjet e vjetra, Çinari, ku banojnë shqiptarët, të tërheq vëmëndjen një rrap shumëvjeçar me trung të trashë e kurorë të madhe gjelbërimi.Jo shumë larg tij një pazar tradicional i një zejtarie autentike, gumzhinte nga turistët.Më tutje statujat e shenjtorëve mbushin sheshet dhe parqet e qytetit me dimesione të ndryshme e mbishkrime cirilike. Një tendecë e qëllimshme kjo,që të zmadhojnë historinë e tyre sllavo-maqedonase. Në majë të njërës nga kodrat dominon kalaja e Samoilit, e cila është pjesa tjetër, që i shton pamjen mahnitëse qytetit.Një rrugicë dredha – dredha, e shtruar me kalldrëm, dhe që gjarpëronte kodrës të shpinte atje. I josh vizitorët ajo, me muret e larta dhe kur i prek ato, padashur futesh në labirinthet e ngjarjeve antike aq të padeshifruara. Koha, kjo shkatrrimtare e madhe ka mbuluar me pluhurin e harresës lashtësinë e saj dhe histori të largëta, e aq më shumë të pathënat, e të vërtetat.Ajo i përket shekullit të IV (prk), por restaurimi, tashmë me ndjesinë e krijimit të madhështisë pushtuese, të shfaqet sikur është ndërtuar edhe njëherë nga e para me një veshje të papërshtatshme.Historia shumë herë ndodh nga shndërrimi i një vendi nga situata e dëshmi të kësaj qenësie, nga gurët, mënyra e ndërtimit të tyre.Ecim territorit të saj, aty ku koha, ngjarjet, luftërat, jeta kanë lënë gjurmë dhe që evokojnë histori.Kujtesa e ngjarjeve të ngacmon mendimet, dhe përfytyrimet gjejnë ca udhë të largëta.Vijnë ato nga thellësia e shekujve me zëra dhe kumte që tingëllojnë në vringëllimat e shpatave, rëndesat e parzmoreve e shkëlqimin e stemave.Furia e erërave të ftohta trazonin valët e bregu të kaltër, por heshtja e gjatë e shkrinte dëborën e pastër.Të duket se këtu takon Mbretin ilir, Bardhylin apo të birin, Klitin me vështrimin krenar, përhumbur diku tutje, mbi liqen, dhe luftëtarët ilirë, që me flakëdrite ndriçonin fortesën e enkeleasëve.E tretim shikimin në liqen dhe malet rrotull tij, prej frëngjive dhe kullave katrore. Malit të lartë të Galiçicës i dallon qartë jo vetëm konturet, por edhe gjelbërimin e thellë. Re të bardha si copëza çarçafësh shpoheshin nga rrezet depërtuese të diellit, që shkëlqenin në liqen.Nën këtë prarim, kjo pamje mangjepse të bënte më romantik se ç’duhet.
* * *

Një udhëtim i bukur lë mbresa kur përballesh me natyrën e gjallë që të shoqëron ngadalë.Një nga bukuritë e këtij udhëtimi është Shën Nauni. Sigurisht,nuk mund të largohemi pa marrë me vehte edhe përshtypjet e vizitës atje. Gëzimi i këtij udhëtimi, shtohet tek ndjekim gjarpërimet e rrugës me sytë e ngulur peizazheve pas çdo kthese. Rrugëtojmë nëpër pyje të dendura,plot me peizazhe të thyera, por të bukura, të cilat fshehin mrekullisht ndërtimet rrëzë shpateve, e që varen buzë liqenit. Sodit pamjet me dëshirën të fiksojmë në celuloid të veçantat mikpritëse.Era luante me majat e larta të pemëve.Të freskon magjia e saj që fryn lehtë, magji vjeshte, e këndëshme.Pas kilometrash të pyllëzuara, nën shkëlqimin e rrezeve të diellit në perëndim, Shën Nauni, buzë liqenit në një kodrinë, i rrethuar nga uji e gjelbërimi dhe objekte adhurimi e peligrinazhi për mijëra vizitorë, të shfaqet si mpleksje midis ëndrrës dhe reales.Shën Nauni është një manastir i pagëzuar me emrin e teologut të ditur, Naunit, i cili kishte shërbyer këtu. Me godina të ç’ngjyrosura nga koha, muret e pikturuara me zbukurime të ndryshme kishtare,dhe të zverdhura, shenjtorët e kupolat e dekoruara me motive ëngjëllore kanë një pamje tërheqëse, ku shpirti të humbet në mistikën e tyre. Ndaj, kushdo që vjen këtu e nderon këtë vend të shenjte, një perlë që dora arkitekte e Zotit e ka krijuar kaq mjeshtërisht dhe kaq hyjnore. E kaluara edhe këtu ka lënë gjurmë.Ai dikur ishte territori ynë, i dhuruar fatkeqësisht nga mbreti Zog, Jugosllavisë si kompesim nderesh kur erdhi në pushtet.Ecim dhe bisedojmë, duke u bërë shijues të një mrekullie të veçantë, me vështrim të kthjellët në horizontin e përflakur nga retë e ndezura, dhe diellin që lëshon reflekse mbi valët.Një fllad i lehtë valët i përplaste në breg të liqenit e të shpupuriste flokët.Uji i ftohtë dhe gjarpërues, që gurgullonte nga thellësitë e lartësive të vargmalit kishte intersante një dukuri, që të jepte të tjera emocione.Pranë një ure druri, adhuruesit praktikonin ritin e hedhjes së monellave në ujë, të cilat qëndronin aty e shkëlqenin nga rrjedha e pastër e tij.Bëhet fjalë për një rit të veçantë, që shumë vizitorë që vijnë këtu e çmonin aq shumë. Sipas një legjende, një bari i vogël nga Shën Nauni punonte në liqenet e Prespës tek një prift. Liqenet e Prespës kanë lidhje nëntoksore ujërash, të cilat ushqejnë liqenin e Ohrit.Bariu, ndërmjet këtyre ujërave u dërgonte familjes së tij të varfër çdo javë nga një qengj, të cilin e fuste në një thes, dhe ata e prisnin aty në Shën Naun.Një ditë prifti dyshon dhe e pyet pse po pakësohet bagëtia?Bariu i përgjigjet, ndoshta i sulmojnë kafshët e egra në mal.Prifti e ruan dhe e sheh veprimin e dërgimit të qengjit në ujrat nëntokësorë të Prespës.Kur vjen java tjetër, ai e vret bariun dhe e fut në thes trupin e tij në vënd të qengjit, duke e hedhur në ujrat nëntokësor.Të afërmit e djalit prisnin qengjin e radhës, por gjetën trupin e djalit. Që nga ajo kohë ky vend ka mbetur i shenjtë e njerëzia hedhin monella në kujtim të bariut. Heshtim për pak çaste për të kërkuar fjalët që ndjejmë pas rrëfimit të kësaj legjende nga bashkudhëtari ynë, Zamiri.Pemët e larta, uji i gjelbër, që reflektohet në sfondin plot dritë të dhurojnë një ndenjë qetesie, dhe kjo të bën të mendoje se po jeton një përrallë. Është kaq bukur sa mbetesh pa fjalë. Por, kënaqësisë i shtohehen edhe spektaklet e mrekullushme të fazanëve dhe mjelmave, aty ku uji formonte disa liqene të vegjël, që gurgullimën e kristalartë, e vijonin qetësisht në liqen.

* * *

Përsëri në udhë, po tani atë të kthimit. Përballë konturohet Pogradeci dhe plazhet e tij, por ne jemi akoma nën peshën e impresioneve tona.Vështrimin herë pas here e rikthejmë mbi tokën që lamë pas. Dielli, shfaqet në mes reve të bardha,tek perëndon i zhytur në horizont pas maleve. Por valëzat e liqenit nëpër pllaquritjet sikur kërcejnë një vals në muzg. Zhurma e motorrit të makinës që mbushte zbraztësinë e pamatë të tyre karakteristike mbytej nga tinguj kënge.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: NJË KUJTESE, Ohri, Pellumb Gorica, QYTETI I, TË HARRUAR

Diaspora-Gjuha shqipe në shkolla në Turqi

November 8, 2016 by dgreca

-Ministri Murati takon institucione, biznese dhe bashkatdhetarët tanë në Turqi/

takimi-me-shoqatatPRISHTINË, 8 Nëntor  2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës,Valon Murati, gjatë qëndrimit në Turqi, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore në Stamboll, Qamil Bytyqi, takoi zyrtarë të institucioneve arsimore, biznesmenë turq dhe shqiptarë që veprojnë në Turqi, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe bashkatdhetarë.Në kuadër të takimeve me institucionet arsimore, Murati u takua me zyrtarët e Universitetit Trakya, i cili është zgjedhur nga Ministria e Arsimit e Turqisë si universitet që do t’i përgatitë programet e mësimeve për lëndët zgjedhore në gjuhën shqipe.Ky takim zhvillohet pas nënshkrimit të protokollit të iniciuar nga Drejtoria e Arsimit Bazë e Ministrisë së Arsimit të Turqisë, sipas të cilit nga viti i ardhshëm, që nga klasa e 5-të, gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore. Ministri Murati i njoftoi ata lidhur me kushtet që ofrojnë shtetet e ndryshme evropiane për mësimin plotësues shqip në diasporë, si dhe me kushtet që ofron Kosova për komunitetin turk në fushën e arsimit. Ai shprehu kënaqësinë për iniciativën që ka ndërmarrë shteti turk lidhur me programin për gjuhën shqipe. Gjithashtu, Murati ofroi ndihmën e plotë për këtë program, në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, si në fushën e kuadrove, po ashtu edhe në atë të hartimit të kurikulës, dhe kjo u prit shumë mirë nga bashkëbiseduesit.Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Murati u takua edhe me biznesmenë turq që kanë investuar në Kosovë, të cilët u interesuan për kushtet e investimeve në Kosovë në projekte të mëdha, në fushën e energjetikës.

Ndërsa, të hënën, ministri e vizitoi kompaninë për prodhimin e çantave “Matrash”, pronë e dy vëllezërve shqiptarë, e cila ka rreth 1000 punëtorë dhe kryen shërbime për brendet më të njohura botërore.Në takimin e organizuar me shoqatat e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Turqi, Murati foli lidhur me rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive të reja të ofruara nga shteti turk në fushën e mësimit shqip. Ai, po ashtu, i ftoi ata që të krijojnë një organ koordinues, i cili do të lehtësonte komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Problem kyç, që u shtrua nga ta, ishte çështja e marrjes së shtetësisë së Kosovës dhe barrierat që hasin në këtë proces. Ministri Murati u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me institucionet kompetente, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe sa më e drejtë për të./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspora, gjuha shqipe, Turqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT