Interviste me Besa Zogaj Gashi – Profesore në UBT dhe – Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës/
Intervistoi: Liliana Pere/
Profili i Besa Zogaj Gashi/Besa Zogaj Gashi është një grua e lindur ne vitin 1975; jeton po në Prishtinë me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre. I takon një brezi i cili ka përjetuar situatën e rëndë ekonomike e politike, ku demonstratat ishin diçka e zakonshme për atë kohë, të shoqëruara nga ankthi dhe pasiguria, mbikëqyrja e rreptë nga forcat policore të ish-Jugosllavisë. Një periudhë kjo që e mban mënd edhe për rezistencën pacifiste të ish-presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili do të mbetet një nga arkitektët e pavarësisë dhe te lirisë së Kosoves.Pastaj është edhe rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që të gjitha këto në një farë mënyre janë momente që tashmë janë pjesë e jetës së Besës dhe e gjithë bashkëqytetarëve të saj. Jane kujtime të dhimbshme, sot na bëjnë më të fortë, më të guximshme dhe të mos ndalemi përpara sfidave që na sjell jeta – flet Besa duke marrë frymë thellë. Besa është rritur dhe edukuar me virtytet më të mira njerëzore nga prindërit e saj intelektualë .Babai i saj,Bali Zogaj, është diplomuar në Fakultetin Juridik, ka punuar në Komunën e Lipjanit. Nëna , Shpresa Bajraktari Zogaj, është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, udhëheqëse e kontabilitetit në Telekomin e Kosovës. Familje patriotike. Familja Bajraktari (familja e nënës) në të gjitha periudhat, më se dy shekuj kanë qenë prijës në luftën kundër pushtuesve të ndryshëm të tokave shqiptare.Ka vijuar mësimet në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë dhe gjimnazin “Sami Frashëri”, po ashtu në Prishtinë, ku ajo ka shkëlqyer si nxënëse dhe si nje vajzë shumë e edukuar. E diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Master në Menaxhment dhe Informatikë ne nivelin shumë mire. Tema- “Ekonomia Joformale në Kosovë – evidencë nga NVM-të.”, mentor Prof. Dr. Isa Mustafa, Universiteti Riinvest, tetor 2007 – 2010 .
-Nga viti 2001, ka punuar në Institutin Riinvest si hulumtuese dhe trajnuese në projekte të shumta, po ashtu në projekte të politikave fiskale, sistemin buxhetor në Kosovë. Gjithashtu ka punuar në projekte të USAID si këshilltare në fushën e menaxhimit të financave publike; buxhetimi në nivelin e Qeverise Lokale dhe Qendrore, Këshilltare e Tatimit në Pronë ne projekte te Agjencia Suedeze Taksapaguese dhe Ministria e Financave, financuar nga SIDA etj.Kjo përvojë e ka ndihmuar Besën të ketë një qasje profesionale dhe bashkëpunuese në të gjitha nivelet qeverisëse.
Besa është bashkautore në publikimet;
-Raporti PEFA, niveli i qeverisjes lokale, shkurt 2012
-Raporti PEFA, niveli i qeverisjes lokale, qershor 2013
-Raporti i Vlerësimit Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB) 2011-2013
-Manuali KASH Teknike Komunale, 2011.
-bashkautorë e publikimeve të Riinvest për Strategjitë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për shtatëmbëdhjetë Komunat e Kosovës. (2001 -2007).Aktualisht punon Profesore në Kolegjin UBT në Financa Publike dhe Ekonomia dhe Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.
Per te mesuar me shume ndiqni intervisten:
Pyetje: Besa, le ta nisim kete bashkebisedim me femijerine tuaj, cfare kujtoni nga ajo?
-Pergjigje. Si çdo fëmijëri, edhe ajo e imja karakterizohet nga momente të lumtura, të cilat janë të lidhura kryesisht me vendin tim të lindjes, Prishtinën. Pavarësisht se i takoj një brezi i cili ka përjetuar situatën e rëndën ekonomike e politike, ku demonstratat ishin diçka e zakonshme për atë kohë, të shoqëruara nga orët policore e mbikëqyrja e rreptë nga forcat policore të ish-Jugosllavisë. Njëperiudhë kjo që e mbaj mend edhe për rezistencën pacifiste të ish-presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili do të mbetet një nga arkitektët e pavarësisë dhe lirisë që e gëzojmë sot. Pastaj është edhe rezistenca e armatosur e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, e që të gjitha këto në një farë mënyre janë momente që tashmë janë pjesë e jetës sime dhe e bashkëqytetarëve të mi. Ndërsa më duhet të përmend edhe faktin e largimit nga puna të prindërve të mi bashkë me mijëra shqiptarë të tjerë, përkushtimi i tyre dhe mundi që bënë për të na edukuar e arsimuar nën ato rrethana të vështira, edhe sot më bëjnë më të fortë, më të guximshme dhe të mos ndalem përpara sfidave që na sjellë jeta. Babai Bali Zogaj, është diplomuar në Fakultetin Juridik, ka punuar në Komunën e Lipjanit, tani në pension. Nëna Shpresa Bajraktari Zogaj është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, udhëheqëse e kontabilitetit në Telekomin e Kosovës. Familje patriotike, politikisht të djathtë, orientim të cilin e kanë bartur edhe tek pasardhësit e tyre. Gjithnjë në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesit. Do të dëshiroja ta evidentoja faktin se familja Bajraktari (familja e nënës) në të gjitha periudhat, më se dy shekuj kanë qenë prijës në luftën kundër pushtuesve të ndryshëm të tokave shqiptare. Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, më së shumti ka pasur të burgosur politik nga familja Baraktari, të përjashtuar si familje nga pushteti i atëhershëm serb, pa të drejtë lëvizjeje të lirë dhe pa të drejtë të hyrjes dhe të daljes të të tjerëve tek ta. Ne mesin e shumë familjarve edhe veterani i arsimit gjyshi im i dashur Destan Bajraktari ishe i dënuar me 17 vite burg. Po ashtu gjatë viteve të Luftës së fundit në Kosovë, babai dhe xhaxhai kanë hapur dyert dhe e kanë shndërruar shtëpinë në spital për luftëtarët e UÇK-së.
Pyetje: Cilat janë marrëdhëniet që keni vendosur me studentët, i konsideroni studentë apo bashkëpunëtorë, dhe sa e kënaqur jeni nga interesi i nxënies në lëndët përkatëse i gjeneratës së re ?
Pergjigje: Raportin tim me studentët e mi, nuk do e quaja si një raport strikt pedagog-student. Më shumë është një raport korrekt dhe miqësor. Sepse mendoj se studentët duhet të ndjehen të vlerësuar dhe aktiv, të dëgjohen nga pedagogët përkatës dhe të jenë të lirë tëdiskutojnë rreth temave të caktuara apo të shtrojnë pyetje pa e pasur ndjenjën e drojës apo hezitimit. Mendoj se një komunikim interaktiv gjatë një ore të caktuar të mësimit, është i domosdoshëm dhe më efektiv. Mendoj se sot afrimiteti me studentët në kontekstin e dhënies së saktë të informacionit dhe nxënies së gjerave të duhura të lëndës përkatëse, janë më të pranueshme për të dy palët dhe në këtë mënyrë ndikojnë në një zhvillim cilësor dhe rritje të kapaciteteve në sferën e edukimit dhe arsimit në vend.Krejtësisht e ndryshme është pozita që kam në MZHE, duke qenë se ka të bëjë me një raport tjetër dhe përgjegjësi tjera. Megjithatë ideja për të qenë pjesë e politikës nuk është se ka ardhur rastësisht, pasi politika ka qenë pjesë e përhershme në familjen time dhe mund ta quaj si traditë familjare, faktin e angazhimit tim politik. Dy motrat e nënës sime, respektivisht tezet, kanë qenë deputete të Republikës së Kosovës si dhe përvoja ime e gjatë e punës në projekte të ndryshme, shumica prej të cilave në mbështetje të qeverisjes lokale e qendrore, ka ndikuar te që të mendoj për një pozitë më vendimmarrëse, që të jem pjesë e proceseve të zhvillimit ekonomik të vendit. Këtë ide kam vendosur ta materializoj me rastin e zgjedhjes së prof. Akademik. Isa Mustafës, në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi e kam vlerësuar jashtëzakonisht faktin se si kryeministër kemi një akademik dhe ndër profesorët më të mirë të ekonomisë në vend.
Pyetje- Ju jeni pjesë e rëndësishme e qeverisjes, e drejtimit te proceseve të zhvillimit ekonomik të vendit. Formimi juaj i shkëlqyer dhe përkushtimi maksimal në angazhimin për përmbushjen e detyrës, i hap rrugë menaxhimit të mirë të rrugës së suksesit?
Pergjigje: Të jesh i suksesshëm në çfarëdo posti apo pozite vendimmarrëse është një sfidë më vete. Suksesi është qëllimi i secilit që synon të arrijë atë për të cilën është thirrur dhe unë si një person i cili kërkon të arrijë maksimumin në çdo punë që bëj, jam munduar që edhe në pozitën ku jam sot të bëj më të mirën e mundshme dhe të arrijë të bëj ndryshimet, të cilat i kam konsideruar të domosdoshme. Megjithëse asnjëherë nuk është e mjaftueshme të realizosh detyrat të cilat gjenerata të tëra kanë sakrifikuar dhe kanë përjetuar momentet më të vështira në emër të idealeve dhe lirisë së vendit. Të jesh zëvendësministre është përgjegjësi e veçanërisht në një ministri si është MZHE. Por njëkohësisht ndjehem e privilegjuar që subjekti politik të cilit i përkas, më ka besuar një angazhim të tillë, kaq të rëndësishëm. Me punë dhe përkushtim të gjithë arrijmë të bëjmë më të mirën për vendin tonë, të kontribuojmë dhe të jemi nëshërbim të qytetarëve tanë. Gruaja shqiptare gjithnjë ka luajtur rol të rëndësishëm dhe ashtu siç di të jetë nënë dhe familjare e e mirë, di të jetë edhe politikane e mirë e aftë me guxim e vullnet te madh të përballet me shumë sfida për të mirën dhe zhvillimin e vendit. Gjatë punës që bëj, më rastis që pothuajseçdo ditë të takohem me profesionistë, ekspertë, politikanë, ambasadorë vendorë e ndërkombëtarë dhe mund të them se është një përvojë pozitive, e cila më ka ndihmuar që të jem më e fortë dhe të punoj vazhdimisht në shtyrjen përpara tëproceseve tërëndësishëm për vendin tonë.
Pyetje: Sa ndiheni e realizuar në rolin dhe angazhimet tuaja dhe si arrini të koordinoni karrierën me obligimet familjare, gratë me vullnet kanë treguar se është e mundur… megjithëse shumë sfiduese?
-Pergjigje: Familja ime është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës time. Jam nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëme Jonit dhe Yllit dhe Moreas, të cilët çdo ditë më bëjnë të ndjehem krenare. Mundohem në maksimum të jem e përkushtuar së pari në mirëqenien e tyre, në ushqyerjen e mirë e cilësore, veshmbathje, të përkujdesem për mësime, ti edukoj si duhet. Kjo kuptohet është me një mbështetje te bashkëshorti, i cili për mua është dora e djathtë dhe gjatë gjithë jetës tërë këto vite që jemi së bashku kemi qenë përkrahësit e njeri- tjetrit. Sukseset e tij janë suksese të mia dhe anasjelltas. Në çdo sfidë është edhe këshilltari im.Pastaj është karriera, që po ashtu zë një vend të rëndësishëm dhe kërkon përkushtim tjetër. Tashmë po bëhen një vit e gjysmë që jam pjesë e një prej ministrive më tërëndësishëm në vend, por edhe si pjesë e “Fuqizimit Ekonomik të Gruas”, e që mbetet një prej sfidave më të mëdha të shoqërisë dhe institucioneve tona. Një grua ekonomikisht e pavarur është një investim në të ardhmen më të mirë të vendit dhe si shoqëri e kemi obligim që të përkushtohemi maksimalisht në arritjen e këtij qëllimi.
Pyetje. Znj. Besa ju jeni një grua e suksesshme, keni vetëvlerësim, qëndrueshmëri, pasion dhe ambicie si forca shtytëse në pozicionet drejtuese. Grave në familje dhe në shoqëri u duhet të negociojnë shumë … dhe ato dinë si ta arrijnë atë që duan pa përdorur forcën apo tonalitetin, pra kjo tregon se ato nga natyra përdorin logjikën, janë negociatore. Këto janë dhe çelsat e artë të suksesit?
Pergjigje: Por ajo çfarë unë arrita të mësoj nga nëna ime, nga gjyshi im, është se një nënë e emancipuar do ta bëjë një familje të emancipuar. Asnjëherë nuk arrihet dot drejtpeshimi i përsosur mes karrierës dhe jetës private. Vetëbesimi dhe përkushtimi varet shumë nga familja nga modelet suksesi që i ke në jetë tënde. Dëshiroj të përmend gjyshin tim të ndjerë Destan Bajraktari, profesor, veteran i arsimit, i anatemuar nga pushtuesi serb në Kosovë, flokorist i dalluar dhe autor i mëse dyzet veprave të botuara. Si njeri i ngritur ishe i vetëdijshëm se pa arsimimin e veçanërisht pa arsimimin e gruas shqiptare, nuk do të ketë as përparim kombëtar, duke thënë se përkushtimi për komb e atdhe është edhe shkollimi i gruas. Baba i shtatë fëmijëve/gjashtë vajza dhe një djalë të gjithë me shkollim të lartë.
Pyetje:A mund të na tregoni konkretisht se çfarë jeni duke bërë, jam kurioze të mesoj më tepër per projektin ‘’Gratë në Punë Online (WOW).’’ cilat janë projektet konkrete që ju po i shtyni përpara në këtë drejtim?
Pergjigje :Arsimimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas flet për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit, me fuqizimin e gruas nuk e fuqizojmë vetëm atë si individ, por edhe tërë familjen, rrethin shoqëror dhe kombin tonë. Disporpocionet mes femrës dhe mashkullit në vendim marrje, në jetën intelektuale dhe atë profesionale janë shumë të mëdha. Sidomos nëse ju referohemi tëdhënave statistikore te Agjencisë se Statistikave te Kosovëspër vitin 2014. Nga shkalla e papunësisë 35.3%, më e lartë është për femra me (41.6 %). Krahasuar me vendet ne rajon, ky tregues është me i lartë krahasuar me për shembull Shqipërinë, ku shkalla e papunësisë sëfemrave është (7.9), shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është mbi 3 herë më e ulët krahasuar me shtetet e BE-se. Për zbutjen sadopak të papunësinë kam ndërmarrënjp nismë me Bankën Botërore, trajnimin e 100 vajzave në punëonline, Projekti ‘Women in OnlineWork’ – Gratë në Punë Online (WOW). Ky projekt fillimisht është implementuar në 2 komuna dhe ka rezultuar me sukses, 99 prej tyre kane marrë diplome, 57 prej të diplomuarve kanë kontrakturar së paku një punëonline, ka raste që kanë kontraktuar deri në 8 punë online. Për rezultatet e këtij projekti ka vazhduar edhe programi edhe në Komunën e Prishtinës WOW 2 dhe jam duke punuar ngusht me donatorë të ndryshëm për implementimin e projekteve tjera të ngjashmenë fushën e TIK, sektori i cili konsiderohet katalizator për krijimin e një fuqie punëtore me kualifikim të lartë. Tregu i punës po ndryshon thellësisht edhe shkathtësitë e reja do të jenë të nevojshme për punët e së nesërmes dhe TIK ka ndikuar në riorganizimin e vendeve të punës si dhe në hapjen e profesioneve të reja.
-Pyetje: Mendoni se pozita jo në nivelin e duhur e gruas në shoqërinë tonë bashkëkohore, konkretisht në Kosovë, duhet të vazhdojë të jetë temë qendrore, cili është mendimi juaj?
Pergjigje: Ashtu siç edhe e ceka më lartë gruaja shqiptare në përgjithësi, përgjatë viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në mbajtjen dhe ruajtjen e familjes, por edhe në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetësisë, në fuqizimin e institucioneve të vendit dhe zhvillimin e demokracisë, përmes pjesëmarrjes së saj të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset. Mendoj se pozita e gruas në shoqërinë tonë bashkëkohore, duhet të vazhdojë të jetë temë qendrore. Ne ende i referohemi kuotave kur bëhet fjalë për gruan përfaqësuese në parlament, ende i referohemi po këtyre kuotave të rregulluara me ligj edhe në institucionet tjera kur flasim për gruan si përfaqësuese. Dhe më duhet ta them me keqardhje se ende është i fortë koncepti që kufizon moralisht pozitën dhe të drejtat e tyre në familje, por edhe jashtë saj. Pozita e gruas shqiptare më gjithë zhvillimin social e politik, vazhdon të mos jetë aty ku duhet dhe kjo kërkon më shumë punë, përkushtim e vullnet qoftë shoqëror apo institucional. Sot ka ndryshuar koncepti dhe nevoja e rishikimit të traditës patriarkale dhe duhet të përpiqemi më shumë që si shoqëri të rivendosim “kufijtë e rinj” kur flasim për të drejtat e gruas dhe raportin gjinor. Angazhimi i grave në poste drejtuese dhe në politikë forcon edhe më shumë pozitën e gruas në shoqëritë bashkëkohore. Me këtë nuk dua të përjashtoj kontributin, që gra të caktuara kanë dhënë në historinë mijëravjeçare të njerëzimit, deri në ditët tona, por pozita e gruas sot e veçanërisht në shoqërinë tonë mund të them se ka pësuar ndryshime pozitive, pavarësisht se ende mund të hasim në skepticizma të cilët mund të eliminohen me punë dhe përkushtimin e të gjithë neve si shoqëri e konsoliduar dhe demokratike.
-Mesazhi juaj për botën e gruas shqiptare në tërësi cili do të ishte ?
Pergjigje.Gruaja shqiptare, gjithmonë ka pasur vlera të larta, shtyllë e familjes, është e mençur e guximshme e durueshme dhe me shumë cilësi të tjera pozitive.Ne duhet vlerësojmë më shumëveten, të vazhdojmë arsimimin, të kemi ambicie për suksese dhe të realizojmë një karrierë të tillë. Të mos lejohet asesi të hiqet dorë për shkak të pengesave që dalin gjatë këtij rrugëtimi. Jeta, ndër të tjera, është edhe luftë për arritshmëri. Dhe të mos harrojmë se kur gruaja është financiarisht e pavarur, ajo është gjithmonë në rrugë të fuqizimit dhe kjo ndikon në të gjitha aspektet e tjera të jetës. Gruaja nuk është krijuar për të duruar dhunën, ajo duhet të ketë më shumë vetëbesim dhe të luftojë për të drejtat e saj. Margaret Thatcher ka thënë: “Çdo grua që kupton problemet e organizimit të një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi”. Mua më dhemb shumë kur dëgjoj se një vajzë nuk ndjek universitetin pasi të edukosh një grua do të thotë të edukosh një shoqëri. Për këtë arsye ato sot janë pjesëmarrëse dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Besa-Falënderim për organizatën Gruaja Shqiptare në Botë.
Faleminderit dhe mirënjohje për mundësinë, që më dhatë për t’u shprehur Znj. LilianaPere. Ju përgëzojë shumë për punën dhe përkushtimin e juaja në promovimin e gruas shqiptare të suksesshmenë botë dhe ngritjen e një sistemi vlerash në rritjen dhe forcimin e rolit të gruas. Është një punë që unë e çmoj shumë dhe mendoj se secila nga ne në vendin ku jetojmë dhe veprojmë, duhet të jemi të përkushtuara dhe të përkrahim njëra-tjetrën. Falënderim dhe Org. Internacionale Gruaja Shqiptare.
INTERVISTOI: Dr. LILIANA PERE