• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2016

BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës

December 9, 2016 by dgreca

1-prishtPRISHTINË, 9 Dhjetor 2016/ Bashkimi Evropian mbështet takimin vjetor të anëtarësisë së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.Organizata joqeveritare e financuar nga BE-ja, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon nesër në Prishtinë takimin vjetor të anëtarësisë. Ndër pjesëmarrësit do jenë Nataliya Apostolova, Shefe e BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Marija Kapitanović, Ambasadore e Republikës së Kroacisë në Kosovë dhe Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës.Qëllimi i këtij takimi është të paraqesë progresin drejt zbatimit të strategjisë së rrjetit për vitin 2015-2018, duke treguar kontributet e konsiderueshme në drejtim të avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe më gjerë.  Fushat kryesore të fokusit të raportimit do të jenë: ndërtimi i kapaciteteve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, gratë në politikë dhe vendimmarrja, e drejta e grave për shëndetësi, programi kundër dhunës në baza gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës përbëhet nga 106 anëtarë, duke përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosovën. Takimi do të shërbejë si një mundësi për të shkëmbyer informacione, per t’i dhënë energji anëtarësisë dhe për të krijuar një hapësirë për krijimin e marrëdhënieve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: BE-ja mbështet Rrjetin e Grupeve, të Grave, te Kosoves

Deputetët e Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit

December 9, 2016 by dgreca

-U mbajt ceremonia e anëtarësimit të deputetëve të Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit (GOPAC)/0-GOPAC është aleancë e parlamentarëve për të luftuar korrupsionin, fuqizuar demokracinë dhe për sundim të ligjit/0-2PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  u mbajt sot ceremonia e anëtarësimit të deputetëve të Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit-GOPAC, me ç’rast u bë edhe themelimi i Degës së GOPAC-ut në Kosovë.

0-3

Fillimisht për rëndësinë e themelimit të kapitullit GOPAC-ut në Kosovë foli Valdete Bajrami,  kryesuese e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe kryesuese e Komitetit të Përkohshëm Drejtues për themelimin e Degës së GOPAC.

Deputetja Bajrami sqaroi se duke pasur parasysh faktin se GOPAC është unik në atë që është rrjeti i vetëm ndërkombëtar i parlamentarëve  të fokusuar vetëm në luftimin e korrupsionit dhe duke pasur parasysh se anëtarët e tij përfaqësojnë më shumë se 50 vende të botës, deputetët e Kuvendit të Kosovës (Valdete Bajrami, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Agim Aliu dhe ish-deputetja Suzan Novobërdali) në bashkëpunim me UNDP-në kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të jenë pjesë e kësaj organizate. Bajrami shprehu besimin e saj se në ditët në vijim do të rritet numri i deputetëve për t’u bërë pjesë e fuqishme e kësaj organizate.

“Duke qenë në mesin e atyre njerëzve dhe duke marrë praktikat më të mira të botës, do  t’i kontribuojmë vendit që të avancojmë luftën tonë të pa kompromis kundër korrupsionit”, tha Bajrami dhe shtoi se në këtë mënyrë përmes përmirësimeve  në fushën e legjislacionit do të avancojnë në këtë rrafsh, për të mos anashkaluar edhe faktin se funksioni i dytë kryesor i parlamentarëve përveç atij ligjvënës është edhe mbikëqyrja parlamentare. Deputetja Bajrami tha se në këtë mënyrë synojnë që me përvojat e tyre që do t’i marrin atje, duke qenë pjesë e kësaj organizate, do ta forcojnë mbikëqyrjen parlamentare në raport me institucionet  zbatuese të ligjit.

Krejtësisht në fund, Bajrami deklaroi se deputetët inicues për anëtarësim në këtë organizatë janë shtyrë nga këto parime: ndershmëri, përgjegjësi, bashkëpunim, si dhe diversitet të parimeve, të cilat promovohen pikërisht nga organizata GOPAC.

Edhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit,  Albulena Haxhiu, tha se duke marrë parasysh shkallën e korrupsionit në vend dhe vështirësitë për ta luftuar atë,  po ashtu bazuar edhe në rolin që kanë si deputetë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,  kanë nisur procedurat e anëtarësimit në GOPAC me ndihmën e UNDP-së,  dhe me disa nga deputetët e Komisionit për Legjislacion, si dhe ish deputetja Suzan Novobërdali.

Kjo sipas Haxhiut meqë  ka qenë nevojë urgjente që të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes, në mënyrë që ligjet që nxirren nga Kuvendi të zbatohen dhe jo të mbesin në sirtarë të institucioneve, si të pazbatueshme.

“Ligjet duhet të mbikëqyren  dhe aty ku kemi probleme t’i avancojmë dhe forcojmë. Si drejtuese e Komisionit për Legjislacion dhe për anëtarët  e këtij komisioni është nder që në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit të jemi edhe zyrtarisht pjesë  e një organizate që promovon vlera dhe  praktika më të mira të qeverisjes së mirë.  Shpresoj që në kohën kur Kosova do t’i futet një reforme të mirëfilltë  të funksionimit të sistemit,  neve si deputetë të na gjejë të përgatitur,  duke njohur mirë sistemet e avancuara dhe ato t’i përshtatim  për vendin. Ne si deputetë duhet të mundohemi që besimin e humbur tek qytetarët  ta kthejmë meqë ata presin veprime konkrete në luftën ndaj korrupsionit”, tha deputetja Haxhiu.

Gjatë kësaj ceremonie foli edhe z. Jean-Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, për përkrahjen e Zvicrës për luftën kundër korrupsionit në Kosovë. “Pavarësisht  dëmit të madh që korrupsioni ia shkakton shoqërisë, nga e cila përfitojnë disa dhe tjerët dëmtohen,   shpeshherë kjo mbetet e pandëshkuar dhe kjo vlen për shumë vende, duke përfshirë edhe Kosovën.  Jemi në dijeni që korrupsioni ka kosto të lartë sociale dhe ekonomike dhe në këtë mënyrë dobësohet apo zbehet mundësia e zhvillimit të Kosovës. Korrupsioni  është një krim që nuk duhet të tolerohet  dhe duhet të refuzohet dhe të luftohet në disa nivele”, tha Hubert Lebet, duke sqaruar në vijim se Zyra për Zhvillime Zvicerane e ka mbështetur këtë kornizë, ndërkaq shtoi se kjo është një punë e gjatë dhe sfiduese për të gjithë.

”Zvicra do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm që ta mbështesë Kosovën për të përqafuar standardet,  vlerat e llogaridhëniës dhe transparencës”, tha ai, duke shtuar se objektivi i projektit është që të forcojë transparencën institucionale, llogaridhënien, integritetin,   me fokus të veçantë në fuqizimin e qytetarëve dhe qasjen në informacione.

Jean-Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, përmendi faktin se një nga partnerët kryesor të projektit kundër korrupsionit është Kuvendi i Kosovës, duke mbështetur kështu parlamentarët në avokimin e legjislacionit për ta bërë administratën publike më llogaridhënëse dhe më transparente.

“GOPAC-u, kapitulli i Kosovës do të jetë një fokus në fuqizimin e kapaciteteve të deputetëve për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe për të promovuar  qeverisjen e mirë” tha z. Hubert Lebet, duke uruar kështu deputetët që ta kryejnë këtë funksion me dinjitet dhe me zell.

 

Përkrahjen e vazhdueshme nga UNDP-ja në luftimin e korrupsionit në Kosovë, nëpërmjet një letre e e cila u lexu në këtë ceremoni, e ka konfirmuar edhe znj.Alessandra Roccassalvo, zëvendës-përfaqësuese e përhershme, UNDP Kosovë, (e cila nuk ishte prezente në këtë ceremoni për shkaqe shëndetësore).

Ndërkaq, për themelimin e Kapitullit të GOPAC-ut në Kosovë, për rëndësinë, praktikat ndërkombëtare dhe hapat e radhës, një fjalë rasti mbajti edhe  z. Akaash Maharaj, kryeshef ekzekutiv, nga Sekretariati Global i GOPAC.

  1. Akaash Maharaj  tha se GOPAC është aleancë e parlamentarëve për të luftuar korrupsionin, fuqizuar demokracinë dhe për sundim të ligjit. Ndërkaq vlerësoi se korrupsioni është kërcënim i madh i sigurisë së shtetit dhe i të drejtave të njeriut.

“Statusi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar është i pazgjidhur dhe besojmë se anëtarësimi i Kosovës në GOPAC do të luajë një rol ndërkombëtar  për t’i mundësuar Kosovës që ta zë vendin e saj si një komb i lirë dhe i barabartë me vendet tjera. Kosova është bërë pjesë e GOPAC  për shkak të përpjekjeve të mëdha.

Ne, do të luftojmë me juve dhe për juve, si dhe jemi shumë mirënjohës që e keni marrë këtë vendim”, tha z. Maharaj duke falënderuar  kështu UNDP-në për rolin e vendimtar për t’ia mundësuar Kosovës  anëtarësimin në GOPAC, duke përmendur me këtë rast edhe ambasadën zvicerane, si dhe deputetët e Kuvendit për vullnetin e tyre për t’i shërbyer të mirës shoqërore.

Në këtë ceremoni  një fjalë rasti mbajti edhe z. Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili foli për rolin e Administratës së Kuvendit në përkrahjen e deputetëve të Kuvendit kundër korrupsionit.

“Sot,  kur përmbyllet java ndërkombëtare e antikorrupsionit po konfirmohet gatishmëria dhe vullneti i Administratës së Kuvendit për t’iu bashkangjitur dhe anëtarësuar  kësaj organizate, që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, që në vete përmban luftën kundër korrupsionit”, tha Sekretari i Kuvendit, z. Krasniqi.

Në vijim, ai sqaroi faktin se Administrata e Kuvendit ofron mbështetje profesionale për kryesinë, seancën plenare, komisionet parlamentare, grupet parlamentare,  si dhe për deputetët , sipas parimeve të cilat duhet t’iu përmbahet çdo nëpunës civil gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Z. Krasniqi vlerësoi se qasja etike e punës institucionale për një qeverisje të mirë ka bërë që Kuvendi të marrë parimet bazë të GOPAC-ut dhe t’i transferojë në planin e saj strategjik, duke ngritur po ashtu edhe një plan të integritetit për Administratën e Kuvendit.

“Deklaroj përkushtimin e administratës se do të veprojë në koordinim të ngushtë me komisionin në jetësimin e të gjitha obligimeve që merr Kuvendi si pjesë e GOPAC”, tha sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi duke përmendur faktin se transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit janë elemente të parapara dhe duke besuar se Kuvendi nëpërmjet mekanizmave të vet do të ndërtojë standarde të qarta të integritetit dhe transparencës./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: deputetet e Kosoves, në Organizatën Botërore, të Parlamentarëve

Pirro Marconi –Pasardhësi i Ugolinit në Shqipëri në vitin 1936-1938

December 9, 2016 by dgreca

1-pirro-marconi

Nga Gëzim Llojdia*/1.Ardhja dhe qëllimi i një misioni arkeologjik italian  në viset shqiptare dëshmohet  nga të dhënat e AQSH,raporte,fotografi të ruajtur nëpër arkiva,fonde personale,shkrime gazetash etj.

2.Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri është themeluar në vitin 1924 nën patronazhin e Ministrisë së Jashtme Italiane. Ajo ishte një element i një programi, që synon të zgjerojë hegjemoninë italiane me Adriatikun lindor …(Gilkes & Miraj 2000).1-phoinike-albani-archeologia
3-Prof Pirro Marconi në  vitin 1939,shkruan për zbulimet e rishta arkeologjike në Shqipni (ekspoatimet) sic i quan mediumi shqiptar.Në pranverën e vitit 1924,thotë Marconi një misioni ynë  i veçantë u nisë për në Shqipëri me qëllimin kryesor të këqyrë sipërfaqen e saj sidomos nga pikëpamja vjetërsirave romake. Marconi thotë se këqyrjet që do të kryenin në territorin shqiptar do të hedhin shumë dritë. Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini, P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli  shkruan , Benvenuto duke sjell një panoramë të përgjitshme  të siteve arkeologjike  dhe ekspeditave, që përshkruan këtë vend nga fillimi i shekullit të XX.
Pas vdekjes aksidentale tw  Pirro Marconi, i cili e kishte paraprirë atë edhe në karrigen universitare, Mustilli ka drejtuar në mes të viteve 1938 dhe 1941, Misionin arkeologjik italian në Shqipëri .
”Me 20 Mars 1937 pasardhësi i Ugolinit, Pirro Marconi”shkruan  Prof. As. Dr. Lida Fabian Miraj , vazhdonte gërmimet në zonën ndërmjet Teatrit e kanalit, që lidhte liqenin e Vivarit me detin, jashtë mureve rrethuese të periudhës greke, gjë që konfirmonte se Teatri ishte totalisht i gërmuar nga Ugolini. …”
Gazeta “Drita”  19 prill 1939 publikon në një seri shkrimesh nga cikli:” Zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni” të Prof Pirro Marconi,kur prof. italian flet për gërmimet në Finiq,nekropoli i Finiqit dhe Butrinti në epopenë virgjiliane,pozita e Butrintit etj.
Në një numër tjetër të gazetës, pra ai shkruan: I pari eksploatim arkeologjik,misioni arkeologjik i tanishëm, etj nëntituj që i kushtohen misionit arkeologjik në jug të vendit të shqiponjave.
4.
Pirro Marconi . Biografia e tij është vendosur në fjalorin biografik i italian vëllimi 69( 2007).  Nga një vështrim i përgjithshëm msojmë këto të dhëna.Ai ka lindur në Verona më 1 janar 1897  dhe prindërit  e tij ishin :   violinisti Pietro , dhe Antonella (Nella) Levi . Ai u bashkua me fakultetin e letrave në Romë , ndërpreu studimet e tij në maj të vitit 1915 për të marr si vullnetar në Alpe . Ai u bë një oficer rezervë ,por mbeti në shërbim gjatë gjithë kohëzgjatjes së  Luftës së Parë Botërore . Përvoja e luftëtarit do të kishte fituar dy medalje argjendi në vlerën e Kryqit Ushtarak të Meritës , u kujtua në një vëllim të kujtimeve ( Batalioni Monte Berico : Shkurt 1915 – gusht 1919 , Romë 1923) .
 Pas shkarkimit të tij, ai ishte në gjendje të rifillojë studimet e tij që kishte përfunduar në korrik 1920, me një tezë mbi përfaqësimin e Antinous , të dhënë për shtypin disa vjet më vonë (Antinoo. Saggio sull’arte dell’età adrianea, in Monumenti antichi pubblicati per cura dell’Accademia nazionale dei Lincei, 1923-24, vol. 29, cc. 1-302).
Biografia e karakterit ,asimilimi të figurave mitologjike dhe  me sfond ideologjik të kultit të tij kanë ngjallur interesin e P.Marconi vetëm në bazë të analizës formale e përfaqësive dhe përcaktimin e ndikimeve të statuja tradicionale , të identifikuara  të artit egjiptian .
 Marconi pa në korpusin e përfaqësive një ” përmbledhje e artit të Hadrian ”  ,shprehje e një shije origjinale që nuk mund të zgjidhet në gjysmën e dytë të modeleve ikonografike ekzotike apo klasik , por është fjala për krijimin e një lloj krejt të ri, duke arritur për të krijuar një imazh të idealizuar të bukurisë melankolik .
Pas diplomimit , Marconi mori pjesë në Shkollën italiane të Arkeologjisë në Romë , ku u takua me gruan e tij të ardhshme, Jole Bovio , me të cilin ka ndarë përvojën e shokut në Shkollën italiane Arkeologjike të Athinës ( 1923-1924 ) , në të njëjtën kohë ai mori një diplomë në filozofi ( 1923) . Në shtator 1925 ai mori shkallën në arkeologji dhe  si rezultat i konkurrencës (1926)  ai u bë inspektori  i parë në mbikëqyrjen e Venetos dhe më vonë ( 1927) në Muzeun Kombëtar të Palermos , nga e cila ai u emërua drejtor në vitin 1929 .Vitet e veprimtarisë në Sicili shënoi prodhimin e Marconi: më shumë se njëqind e veprave të tij , duke përfshirë monografi , duke pasqyruar aktivitetet intensive  të gërmimit të kryera në krahinat e Agrigento , Palermo dhe Trapani .
Monumentet dhe topografia e Agrigento në arkaike dhe klasike përfaqësojë një nga pikat kryesore të interesit të “periudhës siciliane” të Marconi.Tashmë në vitin 1926 ai botoi eshtrat e katër nga telamons kolosale Olympieion, zbuluar kohët e fundit në jug të tempullit (I telamons Olympieion Agrigento, në Buletinin Art, VI [1926], f. 33-45)
Në të njëjtin vit pasnjë  një marrëdhënie të gjatë të gërmimeve në disa kisha  përshkroi hulumtim i kryer në kishat e S. Biagio dhe S. Nicholas , kryesisht matëriali  ka të bëjnë me vendet e caktuara të adhurimit , të tilla si të ashtuquajturit ” oratori i Phalaris ” dhe tempullin e Demeter.
Një monografi e interesit të përgjithshëm për qytetin ( Agrigento , Firence 1929 ) , u pasua nga një të dytë e Agrigento arkaik . Shenjtë i hyjnisë dhe tempulli i quajtur Volcano chtonie ( e Romës 1933) . Në këtë publikim Marconi ka vijuar me  rezultatet e një gërmimi të kryer në veriperëndim të portit V të fortifikimeve të qytetit , gjatë të cilit solli në dritë një vend të shenjtë kushtuar hyjnive chthonic , që u zhvilluan në tarraca me pamje nga Kolymbethra shkëmbore . Me interes të barabartë ështëhulumtimi i kryer në Segesta , në skenën e teatrit , hulumtim i skenë dhe teatër , Lajme nga gërmimet e antikave , , në tempullin e Fitores ( gërmimi i tempullit të Fitores dhe TEMENOS , Romë 1931) .
Marconi solli në dritë tempullin e prishur në vitet 1928-1929 .Sipas një praktikë të përhapur në atë kohë ,gërmimet përbëheshin  nga një gërmim  i vërtetë i cili  kishte për qëllim për të liruar vendin nga ndërtesa , e cila  i përkiste shekujve të 480-460 p.e.s. Vëmendje e konsiderueshme i është kushtuar dekorimeve. Art figurativ (Selinunte adoleshente , Romë 1929 Skulpture dhe plastike në Sicilin e lashtë , në Historia , IV [ 1930 ] , f 645-674. Italicity në artin e Greqisë së lashtë , në të cilin ai shkoi përcaktimin tiparet e një ” teori art ” personale , ndikuar menjëherë nga trendet mbizotëruese në kulturën italiane dhe politikë të periudhës ,neo – idealizmi dhe nacionalizmi i mbështetur nga regjimi fashist .
Në të njëjtat vite, Marconi publikoi një studim të përgjithshëm të pikturës së romakëve ( Romës 1929) .Në këtë vëllim ai përshkruan  rreth tre shekuj e pikturës , nga shekulli i dytë para Krishtit shkatërrimin e Pompeit , me qëllimin e deklaruar për të demonstruar origjinalitetin e artit romak .
Afresket në Villa e Mistereve – të cilit Marconi më vonë u  ka dedikuar një studim monografik (Villa e Mistereve , Bergamo 1938) –të cilat  përfaqësojë shembullin më të dukshëm të këtij arti , pas të cilit , sipas tij , është e mundur për të identifikuar një personalitet të plotë artistik .
Nga  vitet 1931-1933 , Marconi ishte superintendent i Antikiteteve të pritjes . Në dhjetor 1933 ai u emërua profesor i  jashtëzakonshëm i arkeologjisë ,në Universitetin e Cagliari ,  (tetor 1935) . Prodhim shkencor i këtyre viteve u fokusuar kryesisht në çështjet e Artit romake (Augustus i Ankona , në Buletinin Art , XVI [ 1932 ], f . 149-157 , Roman Verona, Bergamo 1937) dhe Picena kultura artistike . Puna e bërë në rajonin e  Piceno gjatë shekujve V – VII para Krishtit , duke e bërë publike disa komplekset tw  një rëndësie, dhe adresimin e çështjeve në thellësi deri tani  të injoruara .
Në dhjetor 1936  u emërua drejtor i misionit arkeologjik italian në Shqipëri . Në vitet 1937-1938 ai ka e hulumtuar pjesët   e brendshme  të zonës arkeologjike të Butrintit , duke e kthyer vëmendjen e saj , në sajë të bashkëpunimit Luigj Cardini edhe në fazat parahistorike  .
Kjo stuhi e aktivitetit u ndërpre tragjikisht pas kthimit nga një udhëtim në Shqipëri , 30 prill 1938, kur Marconi humbi jetën në një aksident ajror në qiellin e Formia .
Mbeti e papërfunduar , ndër të tjera , hartimi i një sinteze të re të përgjithshme të artit romak , që Marconi  ishte gati për të kryer në vitet e mësimdhënies në Napoli .

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Pirro Marconi

Arsim Sinani: Gruevski e humbi shansin për të bërë diçka për shqiptarët

December 9, 2016 by dgreca

Diplomaticus/ Arsim Sinani: Gruevski e humbi shansin për të bërë diçka për shqiptarët. Problemi, jo vetëm te maqedonasit./1-arsim-sinani

Mendimi politik Maqedonas e shikon si pengesë gjuhën shqipe. Ka një problem për ta njohur gjuhën shqipe. Gruevski e humbi shansin e mirë për të korrigjuar veten duke qenë se njihet si një ultranacionalist. Duhet ta kishte pranuar gjuhën shqipe, ashtu siç ka pranuar të qeverisë me Ali Ahmetin deri tani deklaron analisti shqiptar nga Maqedonia Arsim Sinani gjatë një interviste për emisionin Diplomaticus. Sipas Sinanit, problemi nuk qëndron vetëm te Maqedonasit, por edhe te Shqiptarët.  “Establishmenti politik shqiptar nuk ka qene i interesuar për ta zgjidhur të gjithë problemin e gjuhës shqipe. Problemi i shqiptarëve është se akomodohen lehtë në pushtet dhe i harrojnë premtimet elektorale. Uroj që të mos e harrojnë këtë premtim elektoral sepse është një nismë e mirë që Maqedonia të ndryshojë”. Sipas Sinanit të gjitha partite shqiptare, si ajo BDI që është në pushtet, apo edhe ajo që rri në hije në pushtet siç është PDSH nuk kanë qenë të interesuar. “Opozita shqiptare e ka hapur këtë si problematikë, por Zaevi kapi një moment të mirë. Kapi një moment të një krize, që përmes shqiptarëve ai të vijë në pushtet. Unë e përgezoj nëse ai do të arrijë që gjuhën shqipe ta bëjë gjuhë zyrtare ndërsa mendoj se Gruevski humbi një shans të madh që të bëjë diçka për shqiptarët. Ne mendojmë se Gruevski nuk ka bërë gjë për shqiptarët. Ai ka qenë pengesë për zhvillimin e Shqiptarëve dhe pengesë edhe për partitë me të cilat ka bashkëpunuar. Megjithatë nuk mundet një Maqedoni e cila pretendon që të jetë Europiane të mos ua njohë gjuhën një populli që shkon deri në 40 përqind. Mendoj se politikanet shqiptarë do të duhet të jenë të vëmendshëm dhe një nga kushtet që duhet t’ia vendosin maqedonasve në qeverisjen e ardhshme është që padiskutim gjuha shqipe në të gjitha nivelet të bëhet gjuhë zyrtare.

Sipas analistit Sinani deklarata e liderit të opozites maqedonase për zyrtarizmin e gjuhës shqipe në të gjithë vendin është  interesante deri në momentin që nuk do të behet si Gruevski nëse vjen në pushtet. “Pas këtyre zgjedhjeve, faktori politik shqiptar në Maqedoni do të dalë më i fortë nga këto zgjedhje. Ne kemi nevojë për një opozitë shqiptare  të konsoliduar në Maqedoni. Deri më sot PDSH nuk e ka luajtur rolin e opozitës dhe kjo ka qenë pengesë. Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve do të kemi një konsolidim të votës së pakënaqur shqiptare” deklaroi analisti Arsim Sinani për gazetarin Erion Kaçorri në News 24.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arsim Sinani, e humbi shansin, Gruevski, per shqiptaret, për të bërë diçka

A-ja e përzgjedhjes së liderëve tanë

December 9, 2016 by dgreca

2-lindita-komaninga Lindita KOMANI/

Si të dallohet perversi nga joperversi, qelemëzi pra nga jo qelemëzi, i zvjerdhuri nga jo i zvjerdhuri. Kjo duhet të jetë A-ja në punën e mençur për të përzgjedhur liderët tanë të sotshëm e të ardhshëm.

Si vallë ta bësh këtë dallim? Sigurisht që kur personi në konsiderim ka pasur probleme fizike, mendore, sjelljeje në familje, shkollë, me gra, me burra e fëmijë, personi herët apo vonë do t’i manifestojë të njëjtat gjëra në marrëdhënie me përgjegjësi kolektive, si ato me popullin që do e trajtojë si rrogoz ku fshin këmbët, ato me përfaqësuesit e popujve të tjerë. Një cikël perversioni e përjetuam të plotë.

Na zuri fëmijë e tani nuk po na lëshon ende dhe si prindër fëmijësh (kam parasysh bashkëmoshatarët këtu që janë prindër). Po kështu prindërve tanë iu dogj jeta dhe shpresat nën perversionin pararendës. Pra duhet me zënë mend përfundimisht. Rini e Pasrini, po qe se vini re perversin, qelemëzin, të zvjerdhurin e radhës që përpiqet të ngjitet e të kapë pushtet, mos ia jepni dorën, as fjalën, as mendjen. Të paktën mos të bëheni personalisht përgjegjës për gjëmën e radhës.

E shkruar me 8 Dhjetor

Filed Under: Komente Tagged With: A-ja e përzgjedhjes, Lindita Komani, së liderëve tanë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT