• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Zbehja e BE-së e kthen Ballkanin nën shënjestrën e Rusisë

January 29, 2017 by dgreca

1 BashkimiEuropian

Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë.

Politologu Ramush Tahiri mendon se vonesat në proceset integruese evropiane, paraqesin rrezik për Ballkanin Perëndimor.I lënë si një terren pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani, sipas Tahirit po shihet sërish nga Rusia si mundësi për ta shtrirë ndikimin.Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe ndikimeve nga shtrirja e politikës ruse, vetëm një marrëveshje ndërkombëtare për njohjen e saj nga Serbia, do të relaksonte situatën, mendon ai.

“Çështja mes Kosovës dhe Serbisë mbeti pa e përfunduar, qoftë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit apo me një marrëveshje ndërkombëtare ku përfundimisht pranohet pavarësia e Kosovës, kështu që Serbia mbetet terren i përshtatshëm për ndikimin rus”.

“Gjithashtu, për shkak të problemeve që kanë Turqia dhe Greqia, qofshin ato tradicionale, problemeve të ujdhesave, por edhe çështjes së Qipros dhe ndarjes së saj, atëherë politika ruse gjen një terren më të përshtatshëm të ndikimit në këto vende”, thekson Tahiri.

Po ashtu, edhe nëpërmjet lidhjeve të vjetra ruse, të cilat sipas Ramush Tahirit janë riafirmuar së fundit te disa vende të Evropës Lindore apo Juglindore, po tentohet të arrihet një shtrirje e re ruse, ndonëse jo më nën firmën e real-socializmit, por nën kupolën e një politike mbrojtëse.

Rrethanat aktuale, sipas Tahirit, po tregojnë se Ballkani mund të kthehet sërish në vatër krize, nëse nuk përshpejtohen proceset euro-atlantike në njërën anë dhe nëse nuk përmbyllen çështjet e brendshme, siç është rasti me Kosovën e Maqedoninë, të cilat mbeten shtete ende jo stabile.

“Ballkani mund të përfshihet në një vatër krize nëse nuk përshpejtohet hyrja në NATO e Malit të Zi dhe të themi ashtu, të arrihet mbyllja e rrethit si dhe nëse Maqedonia dhe Kosova nuk stabilizohen, por hapen tema, çështje”, vlerëson Tahiri.

Ndërkohë, analisti Arben Qirezi thotë se Rusia po përpiqet të kthejë ndikimin e saj në disa vende të Evropës Lindore, të cilat tradicionalisht kanë qenë të lidhura me Rusinë, përkatësisht ish-Bashkimin Sovjetik.

Në Bullgari e Moldavi, thotë ai, tashmë ka lidershipe të orientuara kah Rusia. Kurse në Ballkan, Serbia mbetet aleati më i afërt i Rusisë.

Një tendencë e Rusisë për t’u përfshi në Ballkan, sipas tij, u vërejt me zgjedhjet e fundit edhe në Mal të Zi, ku autoritetet e Podgoricës patën akuzuar Moskën dhe Beogradin për përgatitjen e atentatit kundër ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

“Për shkak të problemeve të brendshme në BE, të shkaktuara edhe nga BREXIT-i por edhe nga një lodhje e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nga kriza e refugjatëve dhe konflikti në Lindjen e Mesme, BE-ja sikur e ka lënë anash rajonin e Ballkanit, vendet ballkanike, duke i lëshuar rrugën Rusisë”, konsideron Qirezi.

Roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan, sipas Arben Qirezit mund të jetë ndikuar së fundit edhe nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mendon se të gjitha këto zhvillime, mund të jenë kuptuar nga Rusia si sinjale për të vepruar në Ballkan.

“Po ashtu, edhe viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paqartësitë që kanë lindur me zgjedhjen e presidentit Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar një lloj pasigurie dhe në njëfarë mënyrë mbase i kanë dhënë sinjale Rusisë se ajo i ka duart e lira që të veprojë në rajonin e Ballkanit”, shprehet Qirezi.

Sa i përket Kosovës, njohësit e zhvillimeve politike thonë se shtrirja e ndikimit rus vjen nga Serbia, si aleate tradicionale e Rusisë, e cila shtrinë më pas politikat e saj përmes serbëve lokalë, kryesisht në veri të vendit ku popullata serbe përbën shumicën.

Sidoqoftë, orientimi politik i proklamuar i institucioneve dhe politikës zyrtare në Kosovë, është për një vend demokratik, të orientuar kah integrimet euro-atlantike dhe bota perëndimore.

Kështu që Kosova, sipas analistëve, mund të atakohet nga interesat ruse, por besohet se ka një mbështetje të fuqishme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e vendeve evropiane, që ta ndalin këtë ndikim. (Zijadin Gashi REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: ballkanin, nën shënjestrën e Rusisë

Shtëpia e Bardhë mbron urdhrin ekzekutiv, vazhdojnë protestat

January 29, 2017 by dgreca

Shtëpia e Bardhë po mbron urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që vendos kufizime për hyrjen në Shtetet e Bashkuara nga qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane, megjithë protestat e shumta dhe një vendim të një gjykate federale që bllokoi përkohësisht deportimin e këtyre personave.

1 Protesta

Urdhëri shkaktoi konfuzion të gjerë, ndërsa refugjatë, rezidentë me karta të gjelbra, studentë dhe punonjës u mbajtën në aeroportet amerikane, ose u ndaluan të hipin në avionët e linjave ajrore që udhëtojnë drejt SHBA-së.Në orët e vona të ditës së djeshme, Gjykatësja Ann Donnelly, e distriktit të Nju Jorkut, lëshoi një urdhër emergjence që bllokon përkohësisht deportimin e personave që janë ndaluar pasi kanë mbërritur në aeroportet amerikane me viza të rregullta. Urdhëri gjithashtu nuk lejon ndalimin e refugjatëve që kanë aplikuar tashmë.

Gjykatësja Donnelly shprehet në urdhërin e saj se “ekziston rreziku që, edhe pa deportimin, të shkaktohen dëme thelbësore dhe të pariparueshme ndaj refugjatëve, udhëtarëve me viza, si dhe individëve të tjerë nga kombe të tjera” që bëhen subjekt i urdhërit të Presidentit.

“Mesazhi është i thjeshtë. Kjo është krejtësisht anti-amerikane. Ky është një urdhër i paligjshëm dhe nuk po i bën më të sigurta komunitetet tona, por po i rrezikon ato. Këta janë individë që e bëjnë vendin tonë madhështor. Dy personat për të cilët parashtruam padinë gjyqësore janë njerëz që kanë ndihmuar SHBA-në në vende të tjera. Këto janë vlerat që ne duhet të vlerësojmë si Amerikë”, tha Andre Segura, i Bashkimit Amerikan të Lirive Civile.

Të dielën. Boris Epshteyn, një zëdhënës i Presidentit Trump, u tha gazetarëve në një emision të televizionit Fox, se urdhri i gjykatës nuk e bllokon “aspak” urdhrin ekzekutiv.

Zoti Epshteyn tha se urdhri ekzekutiv garanton që të zbatohen ligjet aktuale.

“Ata që kanë karta të gjelbra, nëse janë jashtë Shteteve të Bashkuara në një nga ato shtatë vende – po e theksoj që bëhet fjalë vetëm për ato shtatë vende – ata janë në gjendje të kthehen nëse kalojnë përmes një kontrolli të hollësishëm për t’u siguruar se nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë”, tha ai.

Në një deklaratë që nxorri sot Departamenti i Sigurisë Kombëtare, thuhej se kjo agjenci do ta respektojë vendimin e gjykatës, por më tej shtohej se “do të zbatojë gjithashtu “urdhrin ekzekutiv të Presidentit për t’u siguruar që ata që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nuk përbëjnë kërcënim për vendin tonë dhe popullin amerikan”.

Presidenti Trump e vë theksin tek “kontrolli i hollësishëm”

Presidenti Trump mohoi se urdhri i tij mund shihet si një masë kundër myslimanëve dhe tha se masat “shumë të rrepta” që ai ka urdhëruar po funksiononte “shumë mire”.

Në llogarinë e tij në Twitter, zoti Trump shkruante se vendi ka nevojë për “kufij të fortë dhe kontroll të skajshëm, TANI! Shihni se ç’po ndodh në gjithë Evropën dhe në gjithë botën. Një rrëmujë e tmerrshme!”

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer mbajti qëndrim të prerë lidhur me arsyet për që çuan në nënshkrimin e urdhrit ekzekutiv.

“Për t’u siguruar që njerëzit që po lejojmë të hyjnë në vendin tonë, të vijnë me synime paqësore dhe të mos na shkaktojnë dëm. Ka 46 vende të tjera me popullsi myslimane që nuk janë pjesë e urdhrit ekzekutiv”, tha zoti Spicer në një intervistë për televizionin ABC.

Ai shtoi se rreth 325 mijë vetë mbërritën të shtunën në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 100 ishin nga vendet e përfshira në masën ndaluese.

Por sipas njoftimeve nga autoritetet federale, të paktën 170 vetë janë ndaluar që kur Presidenti Trump nënshkroi urdhrin të premten.

Dy ligjvënës republikanë me peshë e kritikuan urdhrin të dielën.

“Është e qartë nga i gjithë konfuzioni në aeroportet në gjithë vendin se urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump nuk ishte shqyrtuar me kujdes. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga njoftimet se ku urdhër hyri në fuqi me pak ose aspak konsultim me Departamentet e Shtetit, Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare”, shkruajnë në një deklaratë Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham.

“Një proces kaq i nxituar rrezikon të sjellë rezultate të dëmshme”, vazhdojnë ata.

Ligjvënës të tjerë po flasin në favor dhe kundër kufizimeve.

Senatori republikan Jeff Flake i Arizonës tha se zoti Trump ka të drejtë të jetë i shqetësuar për sigurinë kombëtare “por është e papranueshme kur edhe ata me banim të përhershëm ndalohen ose kthehen mbrapsht…”

Senatorja demokrate Dianne Feinstein nga Kalifornia, i tha një gazetari se ndalimi është “një veprim i pabesueshëm. Të sigurohesh se një individ është kontrolluar me hollësi është krejtësisht ndryshe se sa të thuash, se pse dikush është nga një vend i veçantë apo ka një fe të caktuar, nuk duhet të lejohet të hyjë në vend”.

Dita e dytë e protestave

Qindra demonstrues u mblodhën të dielën para Shtëpisë së Bardhë, në ditën e dytë të protestave në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara kundër urdhrit ekzekutiv.

Protesta po mbahen edhe në Nju Jork, Los Angeles, Filadelfia, Hjuston, Boston, Louisville dhe Detroit.

Grupe të mëdha protestuesish u mblodhën të shtunën dhe të dielën në disa aeroporte amerikane për të protestuar.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidentit Donald Trump, Urdheri Ekzektutiv

ALI PASHË TEPELENA – KONSULLIT FRANCEZ : NËNA HANKO, FRYMËZUESJA IME

January 29, 2017 by dgreca

1485704037Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2017/Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin « Jeta e Ali Pashës » – botuar në korrik të 1822 në Paris – gjejmë një përshkrim për nënën e Ali Pashë Tepelenës, Hankon, një grua e zgjuar dhe e guximshme, e cila pas vdekjes së burrit të saj, Veliut, u kujdes me devotshmëri për djalin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, në faqen 32 të veprës, Pashai i ka rrëfyer konsullit francez, François Pouqueville, të gjithë admirimin që kishte për nënën e tij.

Përshkrimi i Hankos nga De Beauchamp :

« Aliu, ende shumë i ri për të mbrojtur ato prona të pakta të babait, të cilat armiqtë e tij nuk ia kishin marrë akoma, do t’i kishte humbur të gjitha në qoftë se nëna e tij nuk do të merrte nën kontroll administrimin e tyre.Deri në atë moment Hanko, vajza e Beut të Konicës dhe e veja e Veli – Beut, dukej një grua e zakonshme. Pak kohë pas vdekjes së Veli – Beut, ajo vuri në dukje aftësinë e saj të madhe dhe forcën e saj shpirtërore të jashtëzakonshme ; por me një karakter të fortë, me disa ngjashmëri me Olimpian, nënën e Aleksandrit, e lindur si ajo në Epir.Duke mos pasur qëllim tjetër përveçse sigurimin e trashëgimisë së burrit të saj për të birin, Aliun, të cilin e donte shumë, ajo, me kujdesin dhe të gjitha përpjekjet, mori në dorë fatin e familjes (shtëpisë).Aliu ishte asokohe 14 vjeç. Shpirti i tij i turbullt dhe gjallëria e skajshme u shfaqën herët tek ai. Babai (Veliu) nuk arriti të përqëndronte vëmendjen e tij për të studiuar ; Aliu largohej prej të atit dhe kujdestarit të tij, ikte nga shtëpia fshehurazi dhe shkonte e vraponte nëpër male, duke u endur mes borës dhe pyjeve. Pas vdekjes së babait, duke u mbështetur tërësisht tek nëna  e tij e dashur, ai iu nënshtrua vullnetit të saj, mësoi të lexonte, dukej më i qetë, dhe ndoqi vetëm këshillat e Hankos. »

Rrëfimi i Ali Pashë Tepelenës me konsullin francez François Pouqueville :

 « I detyrohem për gjithçka nënës time, sepse babai pas vdekjes me patë lënë vetëm një strehë dhe disa fusha (ara). Imagjinata ime, frymëzuar prej këshillave të asaj që më dha jetën dy herë, për faktin se ajo më bëri burrë dhe vizir, më tregoi sekretin (rrugën) e fatit tim (të ardhmes). Që nga ai moment, nuk shihja më në Tepelenë vetëm se vendlindjen nga e cila përgatitesha për të sulmuar gjahun që kisha në mendje. Ëndërroja vetëm për pushtet, thesare, pallate, ku me kohën i kam realizuar dhe do të vazhdoj ; sepse pika ku ndodhem, nuk është fundi i shpresave (ëndrrave) të mia. »

Këshilla e Hankos :

Faktikisht, Hanko, duke e rritur Aliun që të jetë mbështetësi dhe trashëgimtari i pasurisë së saj, i mbante atij maksima, të cilat në një farë mynyre ishte i detyruar t’i ndiqte :

« Biri im, ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë. Kujtohu se pasuria e të tjerëve u përket atyre vetëm se janë të fortë (të aftë) ; në qoftë se ti fiton mbi ta, atëherë pasuria do të përkasë ty. »( Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France….Publikohet me deshiren e autorit- Kortezi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Ali pashe Tepelena, Aurenc Bebja, Hankua

Time Magazine: Albanians among the heroes who saved Jewish people during Holocaust

January 29, 2017 by dgreca

forgotten-stories-muslim-300x200

TIRANA, Jan 28 /– “Even in the darkest times, there are heroes—though sometimes they may be the people we least expect.In an article published on the prestigious Time Magazine, Melissa Chan, an American broadcast journalist, wrote “that’s the message a global non-profit group hopes to spread Friday on Holocaust Remembrance Day, when it displays a small exhibit in a New York synagogue.”

Chan notes that the exhibition “highlights the little-known stories of Muslims who risked their lives to rescue Jewish people from persecution during World War II.”

“Though the two religious groups are often presented in opposition, this exhibit is a reminder that they have also shared an important history of cooperation and mutual assistance,” the magazine writes.

The tales include those of Khaled Abdul Wahab, who sheltered about two dozen Jews in Tunisia, and Abdol Hossein Sardari, an Iranian diplomat who is credited with helping thousands of Jews escape Nazi soldiers by issuing them passports.

Time Magazine notes that the non-profit group also recognizes the Pilkus, a Muslim family in Albania who harbored young Johanna Neumann and her mother in their home during the German occupation and convinced others that the two were family members visiting from Germany.

“They put their lives on the line to save us,” Neumann, now 86, told TIME on Friday. “If it had come out that we were Jews, the whole family would have been killed.”

The collection of 15 stories shows how people organically came to protect one another, even in extreme environments of war and conflict, the exhibition’s organizers said. /ATA/

 

Filed Under: Featured

US Senate delegation to visit Kosovo on Independence Day anniversary

January 29, 2017 by dgreca

PRISHTINA, Jan 28 /– A United States Senate delegation will visit Kosovo on the ninth anniversary of the country’s independence on February 17, newspaper Express reported on Saturday.The Senate delegation, led by Republican Senator John McCain and comprising other senior Senators, will express support for Kosovo.The new administration of the US president, Donald Trump, has confirmed the continued support for Kosovo. The US Defence Secretary James Mattis stated in a report for the Senate that the Kosovo Security Forces need to turn into an army, and that Serbia should recognize Kosovo before EU accession.

/express/

Filed Under: Komente Tagged With: to visit Kosovo, US Senate delegation

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT