• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse

October 26, 2021 by s p

Dr. Dorian Koçi/


…I biri Myftari drejt Tunës po nget,Gjaurët leshverdhë ta dinë ç’i pret;Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak,Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak!Lord Byron, Childe Harold, Tamburxhi, TamburxhiNdërkohë që Ali Pashë Tepelena fitonte qeverisjen e Janinës dhe hidhte themelet për të ndërtuar Pashallëkun e Janinës, pushteti perandorak osman pësonte një goditje të rëndë pas paqes së imponuar në luftën Ruso-Turke 1787-1792. Gjatë luftës Ruso-Turke (1787-1792), Ali Pasha hyri në letërkëmbim me princin Potjomkin. Princi Potjomkin i premtoi një marrëveshje të favorshme dhe e inkurajoi të punonte me pashallarët shqiptarë për të penguar dërgimin e forcave ushtarake në luftë kundër Rusisë. Në shkurt të vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime me një diplomat rus, të cilit i deklaroi se ishte gati të merrte anën e Rusisë, nëqoftëse i jepeshin garanci se pas luftës do të mbetej i pavarur. Kurse në muajin qershor i kërkoi komandantit të flotiljes ruse në detin Mesdhe t’i dorëzonte princit Potjomkin propozimet e veta për një aleancë ushtarake dhe për të diskutuar për fatin e mëtejshëm të Pashallëkut të Janinës pas dëbimit të osmanëve nga Gadishulli Ballkanik.Ali Pasha premtoi të merrte pjesë në një kryengritje antiosmane të shqiptarëve dhe grekëve. Për këtë qëndrim ai kërkoi sigurime për njohjen e tij si zot e sundues i pashallëkut, për njohjen e kufijve të territorit, që do të zotëronte dhe për ushtrimin e lirë të besimit nga ana e myslimanëve. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njëlloj si myslimanët ashtu dhe të krishterët në administratë e në ushtri dhe pranonte që Rusia të kishte të drejtën e mbrojtjes së të krishterëve në shtetin e tij. Ali Pasha kërkoi gjithashtu që në rast se kryengritja do të dështonte, Rusia ta merrte nën mbrojtjen e saj për t’i shpëtuar ndëshkimit të sulltanit. Më në fund ai pranoi që si garanci të dërgonte peng në Sankt Petërsburg njërin nga djemtë e vet, i cili të mësonte atje artin ushtarak rus.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë:2002, fq 641) Si shikohet qartë nga teksti i propozimeve që i dërgonte rusëve, Ali Pasha Tepelena synonte konsilidimin e pashallëkut të tij edhe në formë trashëgimtare, njohjen e kufijve të pashallëkut të tij dhe një tolerancë fetare tepër të përparuar për kohën.Mirëpo propozimet e tij nuk u pranuan, së pari sepse ato nuk përkonin me rolin meseanik që kishte ndërmarrë Rusia për të krishterët ortodoksë në Ballkan, por edhe pse në 3 janar 1792 u nënshkrua paqja në Jash midis Perandorisë Otomane dhe Rusisë dhe politika ruse nuk ishte më e interesuar për diversione të tilla politike brenda Perandorisë Otomane. Në të njëjtën kohë situata politike dhe rendi nuk kishin qenë të qeta brenda Pashallëkut të Janinës. Popullsia suliote në vazhdën e traditës së hershme të mercenarizmit e banditizmit, që lëvronte gjithandej në Ballkan, por edhe si bartëse e politikave destabilizuese brenda Perandorisë Otomane, që nxiteshin nga Rusia, kishte shpërthyer një valë të papërmbajtur plaçkitjesh, që arriti kulmin aty nga pranvera e vitit 1791. Përveç fshatrave dhe rrugëve tregtare, suliotët sulmuan dhe plaçkitën krahinat e Paramithisë, Margëlliçit dhe Artës. Këto veprime nxitën kundërshtarët e Ali Pashë Tepelenës, si Ibrahim Pashën e Beratit dhe bejlerët çamë, që kësaj here të organizoheshin në një besëlidhje ushtarake kundër suliotëve. Në këtë beslidhje morën pjesë dhe krerët e armatolëve të fshatrave të dëmtuara. Por, nën nxitjen e agjentit rus në Korfuz L. Benaqi, kjo besëlidhje u shndërrua në një aleancë të re, së cilës iu bashkuan edhe suliotët, që tani drejtohej kundër Aliut. Gjithsesi, edhe kjo beslidhje nuk arriti të konsolidohej, pasi me ndërhyrjen e Portës së Lartë, marrëdhëniet midis qeveritarëve të Janinës dhe Beratit u paqtuan duke lidhur edhe krushqi mes tyre.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë:2002, fq 642)Në këtë mënyrë, suliotët mbetën të vetëm përballë zëmërimit të Ali Pashës. Kushtet në Pashallëkun e Janinës njohën një zhvillim të ri kur në horizont ndodhën ngjarje të mëdha ndërkombëtare. Në vitin 1796 filloi fushata e Napoleon Bonapartit në Itali dhe si rezultat i betejave të fituara ndaj shteteve italiane, ai nënshtroi dhe Republikën e Venedikut, e cila zotërontë Korfuzin, Ishujt Jonianë dhe katër qytete në stere përballë tyre: Prevezën, Butrintin, Vonicën dhe Pargën. Me nënshkrimin e Traktatit të Kampio Formios, më 1797, iu dha fund sundimit të shtetit venedikas, zotërimet e të cilit në ishuj dhe stere u vendosën nën sundimin francez. Kështu kufijtë e Francës u shtrinë deri në kufijtë e Pashallëkut të Janinës.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 642).Për të lehtësuar fushatën ushtarake në Egjipt, Franca përkrahu fuqizimin e pashallarëve të Rumelisë dhe prirjet e tyre vetqeverisëse në dëm të pushtetit qendror të Sulltanit. Në këtë kuadër, komandanti francez i Korfuzit u urdhërua të përkrahte Ali Pashë Tepelenën dhe forcimin e pushtetit të tij brenda pashallëkut dhe jashtë tij. Ali Pasha Tepelena e shfrytëzoi shumë mirë këtë përkrahje për të realizuar synimet e tij territoriale drejt Çamërisë dhe bregdetit të Jonit. Ai mundi t’u shkëpuste francezëve lejen për të pasur flotiljen e tij në kanalin e Korfuzit dhe në këtë mënyrë bëri të mundur, që në gusht të vitit 1797 të ndërmerrte një sulm të befasishëm kundër bregdetit të Himarës. Si rrjedhim Ali Pasha shtiu në dorë pjesën kryesore të këtij bregdeti nga Butrinit deri në Porto Palermo.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 642). Ndërkohë pas fushatës franceze në Egjipt, ishte krijuar një aleancë e re politike ushtarake, ku Perandoria Otomane iu bashkangjit Anglisë dhe Rusisë. Ali Pasha e shfytëzoi këtë konjukturë të re për të avancuar interesat e veta. Kundër dëshirës së francezëve, ai mori pjesë në fushatën e Sulltanit kundër rebelimit të Paasvan Ogllusë, që po i shkaktonte shqetësime Portës së Lartë. Nga ana tjetër, ai punoi për të rregulluar marrëdhëniet me pashain e Delvinës dhe me bejlerët fqinjë. Pa pritur që të mbërrinte flota e aleancës së re, që do të dëbonte trupat franceze nga Ishujt Jonianë, trupat e tij sulmuan garnizonet franceze në Butrint, të cilin francezët kishin refuzuar t’ia jepnin, dhe më vonë Prevezën dhe Vonicën. Qytetin e Pargës nuk arriti ta merrte dot për shkak të kundërshtimit të banorëve, por edhe sepse arritën forcat ruse të cilat e morën qytetin. Pukëvili njofton për një betejë të pabarabartë midis forcave shqiptare dhe franceze. Gjithsesi, përveç Butrintit e Prevezës, Ali Pashë Tepelena arriti të siguronte edhe dy skela më të vogla, Vonicën dhe Sajadhën. Për Ali Pashën, Butrinti dhe Preveza kishin rëndësi të madhe strategjike. Zotërimi i Butrintit siguronte kontrollin mbi kanalin e Korfuzit dhe mbi vetë ishullin, kurse Preveza në duart e Pashait të Janinës do të thonte dalje në jug, në Gjirin e Ambrakisë, duke iu afruar ishullit Santa-Maura. Pushtimi i Prevezës pati një jehonë edhe në qarqet diplomatike evropiane. Admirali anglez Nelson, pasi e ndali flotën në mes të detit Egje, dërgoi një nga oficerët e tij ta përgëzonte për fitoren në Prevezë dhe ta bindtin se ai vet kishte dëshirë për të zbritur në brigjet e Nikopolit për të përqafuar heroin e Epirit. Për fitoret e arritura Porta e Lartë e shpërbleu më 1799 me gradën e vezirit, por kjo gradë ishte vetëm një akt ngushullimi sepse me këmbënguljen e rusëve, të cilët e shihnin Ali Pashë Tepelenën si një pengesë ndaj synimeve të tyre për të sunduar në Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare iu hoqën nga dora dhe iu dhanë portës së Lartë për administrim. Porta e lartë caktoi për administrimin e tyre një nëpunës të saj, Abdullah Beun, i cili e kishte qendrën e vet në Prevezë. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikën e Shtatë Ishujve dhe me këtë sanksionoi vendosjen e rusëve në Ishujt Jonianë. Kjo konventë vendoste, që edhe qytetet e bregdetit të pushtuara nga forcat e Ali Pashë Tepelenës, të konsideroheshin si prona të Sulltanit, por Ali Pasha Tepelena edhe pse largoi forcat e veta nga këto qytete, arriti ta manipulonte të dërguarin e sulltanit. Prania e rusëve në Ishujt jonainë, ndërhyrja e mëparshme e tyre në Pargë si dhe përpilimi i konventës i ashpërsoi marrëdheniet diplomatike midis dy palëve. Diplomatët rusë filluan të ndjekin politikën e mëparshme të venedikasve, duke nxitur e përkrahur elementin e krishterë shqiptar, si suliotët dhe himariotët, si dhe bllokun feudal të Shqipërisë së Jugut të udhëhequr nga veziri Ibrahim Pasha i Beratit, Mustafa Pashë Koka i Delvinës dhe bejlerët e Çamërisë. Në vitin 1798, Mustafa Pashë Koka iu ishte drejtuar për ndihmë rusëve për të rifituar Pashallëkun e Delvinës, mirëpo në tetor 1799, Ali Pashë Tepelena e detyroi t’i nënshtrohej me forcën e armëve. Kur rusët e detyruan Portën e Lartë të nënshkruante traktatin e 21 prillit 1800, ata kërkuan që drejtimi i sanxhakut të Delvinës t’i jepej agjentit të tyre, Mustafa Pashës.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 643) Të gjitha këto ndërhyrje të rusëve në Pashallëkun e Janinës si dhe përkrahja e hapur ndaj kundërshtarëve të Ali Pashë Tepelenës, u dhanë zemër suliotëve. Këta shkelën ujdinë, që kishin arritur më parë me Ali Pashën dhe të ndihmuar prej rusëve, filluan veprimet plaçkitëse brenda Pashallëkut. Nga ana e tij, Ali Pasha Tepelena u informua nga rrjeti i tij i zbulimit se pas rezistencës së organizuar suliote dhe lëvizjeve himariote qëndronin misionarë rusë, që zbarkonin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, që prisnin kapedanë të rezistencës suliote, kundërshtarë të Aliut, në bazat e tyre në Korfuz, Lefkadhë, Zaqintho, Santa Maura dhe i nxisnin për komplotuar dhe përmbysur pashanë e Janinës. (Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 24-25)Në këto kushte Ali Pasha Tepelena intesifikoi përpjekjet e tij për të eliminuar qëndresën suliote. Ndaj, në muajin qershor 1800, pasi siguroi përkrahjen e agallarëve kryesorë çamë, filloi ekspeditën kundër Sulit, por këtë herë duke përdorur një taktikë të re, atë të një rrethimi në formë dare, që sa vinte dhe ngushtohej.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 643). Në fakt, qëndresa e suliotëve erdhi duke u mpakur dhe paprekshmërinë e Sulit kësaj radhe nuk e shpëtoi as përkrahja e rusëve dhe as organizmi i një besëlidhje të re. Por përparimet e Aliut shqetësuan bejlerët fqinjë të Çamërisë, të cilët në vitin 1802 nxituan edhe njëherë të organizonin një besëlidhje me Suliotët kundër tij. Në këtë lidhje morën pjesë Islam Pronjoja i Paramithisë, Dematët dhe Sejkatët e Filatit, Çeparenjtë e Luaratit, Daljanenjtë e Konispolit, bejlerët e Margëlliçit, bejlerët e Delvinës dhe të Beratit.(Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 2002, fq. 13)Gjithësesi, dara e vendosur nga Ali Pasha rreth Sulit u shtrëngua derisa në datën 25 dhjetor 1803 luftëtarët suliotë nënshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashës, i cili pranoi kushtin që ata të largoheshin jashtë kufijve të pashallëkut. Por Ali Pasha dëshironte që suliotët të vendoseshin brenda kufijve të pashallëkut, i bindur se po të largoheshin, ata do të ishin kundërshtarë të përjetshëm të tij. Ndaj u premtoi atyre lehtësira e kushte të mira jetese, të cilat u refuzuan nga suliotët, që insistonin të largoheshin nga kufijtë e pashallëkut. Malësitë e Sulit u rrethuan edhe njëherë nga forcat e Aliut. Në luftimet e ashpra, bashkë me burrat edhe gratë e Sulit treguan trimëri të pashoqe, deri sa në çastin e fundit, për të mos të rënë në dorë të sulmuesve, sakrifikuan veten e tyre sëbashku me gjithë fëmijë, duke u hedhur në rrëpirën e shkëmbit të Zalongut. Suljotët që i shpëtuan masakrës së trupave të Aliut, u vendosën në Ishujt Jonianë dhe në Pargë, ku themeluan dhe regjimentin shqiptar dhe ashtu siç kishte parashikuar Ali Pasha Tepelena, vazhduan luftën kundër tij, duke marrë pjesë në inskursione të herëpashershme plaçkitëse në Pashallëk. Në vitet pasardhëse 1803, 1804, 1808 besëlidhjet e agallarëve të Çamërisë me Suliotët u ripërtëritën. Ndërhyrja ruse u itensifikua më tepër pas emërimit të Kontit Mocenigo (1765-1836) si përfqësues të Rusisë në Ishujt Jonianë. Konti Mecenigos ishte nga Zakintho, pasardhës i një familje shumë të njohur venedikase që kishte nxjerrë dhe Dozhë dhe diplomatë. Ai i përkiste degës së familjes Mecenigo që kishte sunduar për një kohë të gjatë në Zakintho, kur Ishujt Jonianë kishin qenë nën sundimin venedikas. Në 16 gusht të vitit 1802, Konti Mecenigo zbarkoi në Ishujt Jonianë për ti vendosur nën kurorën ruse. Menjëherë ai nxorri një shpallje që i njoftonte qytetarët e Republikës së shtatë ishujve se ishte i dërguari i Carit të Rusisë për të vendosur rregullin dhe qetësinë në Ishujt Jonianë.( Enciklopedia Greke : Zëri Georges Mecenigos). Interesat ruse në rajon por edhe të klasës drejtuese të Ishujve Jonianë ishin që të kishin një territor sa më të gjerë influencash në bregun përballë , në mënyrë që të siguronin furnizime të vazhdueshme me grurë dhe drithëra.Në pranverën e vitit 1804, Ali Pasha u përgatit të dërgonte ushtritë e vet në viset bregdetare me pretekst se do të vilte taksat e skelave, që kishte marrë në sipërmarrje nga Kapudan Pasha. Qëllimi i tij ishte të rrethonte Çamërinë, që ta nënshtronte me lehtësi. Në qershor të atij viti, me nxitjen e Mocenigos, përfaqësuesit rus në Korfuz, bejlerët çamë formuan “Lidhjen e Çamërisë”. Në këtë hynë dhe të mërguarit suliotë të Korfuzit. Mes të besëlidhurve shquheshin emrat e bejlerëve të Çamërisë: Pronjatëve, Balo Husos të Margëlliçit, Dajlanenjëve të Konispolit, Abdurrahim Zigurit të Varfanjit, Dematëve dhe Sejkatëve të Filatit. Kjo lidhje udhëhiqej nga Mustafa Pasha i Delvinës. Në dispozitat e marrëveshjes, që u nënshkrua më 27 qershor 1804, parashikohej që gjatë kohës që këta bejlerë do të luftonin kundër Ali Pashës, qeveria ruse do ti furnizonte çdo muaj me 100 fund barot, 200 fund plumb dhe 1000 kg drithëra.(Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 32) Këtyre forcave iu bashkangjitën edhe luftëtarët e Regjimentit Shqiptar të Korfuzit, me suliotë, himariotë dhe të tjerë shqiptarë të dëbuar nga territoret e kontrolluara nga Ali Pashë Tepelena. Këto forca ishin të organizuara në 6 kompani të këmbësorisë së lehtë nën komandën e Gjeneralit Anthres të kombinuara me katër kompani himariotësh nën komandën e Kolonelit Beckendorf.(Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 35). Por, ndryshimi i beftë në politikën e Portës së Lartë si dhe shpërthimi i luftës Ruso-Turke 1806-1812, e minimizoi rrezikun rus dhe i dha mundësi Ali Pashë Tepelenës, që të hidhej në sulm për të nënshtruar bejlerët e Çamërisë. Kësaj radhe edhe Sulltani mori anën e Aliut, duke i lënë dorë të lirë mbi qytetet bregdetare të Prevezës, Vonicës e Butrintit dhe duke i urdhëruar agallarët çamë t’i nështroheshin autoritetit të tij.Kështu, pas rënies së Sulit dhe shpërnguljes së dhunshme të suliotëve, ra dhe Paramithia dhe në vitin 1808, Ali Pasha mundi të shtinte në duart e tij Filatin dhe Sajadhën. Të gjitha këto avancime të Ali Pashë Tepelenës u realizuan përmes përpjekjeve të dhunshme mes trupave të tij dhe trupave të Beslidhjes Çame ku sipas Pukëvilit, filaqiotët ndryshe nga korfiatët u shquan për guximin dhe trimërinë e tyre të madhe dhe i nxorrën shumë punë Ali Pashës.(Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 2002, fq. 14)Ndërkohë, Perandoria Otomane po ftohej me dy aletatët e mëparshëm, Anglinë dhe Rusinë dhe po afrohej me Francën. Këtij ndryshimi gjeostrategjik po i përgjigjej dhe diplomacia e këtyre shteteve ndaj Ali Pashë Tepelenës. Oborri i Sankt Petërsburgut i kërkoi Kont Mocenigos të ndiqte një politikë paqësore, ndërsa Franca i premtoi për ta njohur si sundimtar të pavarur, nëse trupat frënge do të pushtonin gadishullin Ballkanik dhe se do ta merrte në mbrojtje kundër sulltanit. Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve. Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë. Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More.
Bibliografia:1- Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 20092- Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 20023- Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 20024- Enciklopedia Greke : Zëri Georges Mecenigos

Filed Under: Opinion Tagged With: Ali pashe Tepelena, Dorian Koci

ALI PASHË TEPELENA – KONSULLIT FRANCEZ : NËNA HANKO, FRYMËZUESJA IME

January 29, 2017 by dgreca

1485704037Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2017/Në librin e Alphonse De Beauchamp, me titullin « Jeta e Ali Pashës » – botuar në korrik të 1822 në Paris – gjejmë një përshkrim për nënën e Ali Pashë Tepelenës, Hankon, një grua e zgjuar dhe e guximshme, e cila pas vdekjes së burrit të saj, Veliut, u kujdes me devotshmëri për djalin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, në faqen 32 të veprës, Pashai i ka rrëfyer konsullit francez, François Pouqueville, të gjithë admirimin që kishte për nënën e tij.

Përshkrimi i Hankos nga De Beauchamp :

« Aliu, ende shumë i ri për të mbrojtur ato prona të pakta të babait, të cilat armiqtë e tij nuk ia kishin marrë akoma, do t’i kishte humbur të gjitha në qoftë se nëna e tij nuk do të merrte nën kontroll administrimin e tyre.Deri në atë moment Hanko, vajza e Beut të Konicës dhe e veja e Veli – Beut, dukej një grua e zakonshme. Pak kohë pas vdekjes së Veli – Beut, ajo vuri në dukje aftësinë e saj të madhe dhe forcën e saj shpirtërore të jashtëzakonshme ; por me një karakter të fortë, me disa ngjashmëri me Olimpian, nënën e Aleksandrit, e lindur si ajo në Epir.Duke mos pasur qëllim tjetër përveçse sigurimin e trashëgimisë së burrit të saj për të birin, Aliun, të cilin e donte shumë, ajo, me kujdesin dhe të gjitha përpjekjet, mori në dorë fatin e familjes (shtëpisë).Aliu ishte asokohe 14 vjeç. Shpirti i tij i turbullt dhe gjallëria e skajshme u shfaqën herët tek ai. Babai (Veliu) nuk arriti të përqëndronte vëmendjen e tij për të studiuar ; Aliu largohej prej të atit dhe kujdestarit të tij, ikte nga shtëpia fshehurazi dhe shkonte e vraponte nëpër male, duke u endur mes borës dhe pyjeve. Pas vdekjes së babait, duke u mbështetur tërësisht tek nëna  e tij e dashur, ai iu nënshtrua vullnetit të saj, mësoi të lexonte, dukej më i qetë, dhe ndoqi vetëm këshillat e Hankos. »

Rrëfimi i Ali Pashë Tepelenës me konsullin francez François Pouqueville :

 « I detyrohem për gjithçka nënës time, sepse babai pas vdekjes me patë lënë vetëm një strehë dhe disa fusha (ara). Imagjinata ime, frymëzuar prej këshillave të asaj që më dha jetën dy herë, për faktin se ajo më bëri burrë dhe vizir, më tregoi sekretin (rrugën) e fatit tim (të ardhmes). Që nga ai moment, nuk shihja më në Tepelenë vetëm se vendlindjen nga e cila përgatitesha për të sulmuar gjahun që kisha në mendje. Ëndërroja vetëm për pushtet, thesare, pallate, ku me kohën i kam realizuar dhe do të vazhdoj ; sepse pika ku ndodhem, nuk është fundi i shpresave (ëndrrave) të mia. »

Këshilla e Hankos :

Faktikisht, Hanko, duke e rritur Aliun që të jetë mbështetësi dhe trashëgimtari i pasurisë së saj, i mbante atij maksima, të cilat në një farë mynyre ishte i detyruar t’i ndiqte :

« Biri im, ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë. Kujtohu se pasuria e të tjerëve u përket atyre vetëm se janë të fortë (të aftë) ; në qoftë se ti fiton mbi ta, atëherë pasuria do të përkasë ty. »( Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France….Publikohet me deshiren e autorit- Kortezi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Ali pashe Tepelena, Aurenc Bebja, Hankua

Fashistëve grekë të Agimit të artë u duhet një Ali Pashë Tepelene që t’ja u ndryshkë gjuhën

August 14, 2013 by dgreca

Çohu Ali Pashë Tepelene të kam rixha…!  Keshtu do të shprehej në një intervistë artisti i madh i Kombit shqiptar Kadri Roshi dhënë z.Pëllumb Tare.

 Nga Keze Kozeta Zylo/

Sa herë do të degjojë grekërit e marrosur që flenë me ëndrra syhapur për të rrëmbyer Shqipërinë dhe veçanërisht për Jugun e saj do t’ju vë përballë Ali Pashë Tepelenën që e mbrojti me aq gjak e mund vendin e tij nga hordhite turke dhe bëri zap gjithë pretendimet shovene greke për Vorio Epirin.  Janinë e bukur dhe shumë qytete të tëra të Greqisë ishin nën territorin shqiptar nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, ngase banoheshin nga popullsi autoktone shqiptare dhe flisin gjuhën hyjnore shqip.

Fashistët grekë të agimit të artë (të ndryshkur) guxojnë m’u në palcë të Shqipërisë në Himarë të ulërasin se qenka tokë e tyre dhe për atë do luftojnë ata.   Pa me thoni bashkëkombas të nderuar se në cilin vend të Europës shkohet dhe bërtitet me të madhe se psh Janina, Sicilia, Parisi, Bukureshti, Beogradi janë pjesë e atyre që pretendojnë, se mund të ketë shumë grupe që pretendojne nën zë si agimi i artë, por nuk guxojnë kurrë ta bëjnë atë.  Ndërsa në tokën time dhe tuajën vinë sikur të jenë zotër të shtëpisë pa jua bërë syri tërr dhe kërcënojnë se për Himarën do të luftojnë gjer në vdekje.   A thua të jene kaq të guximshëm grekët e agimit të artë (të ndryshkur)?  Ku e gjejnë gjithë këtë fuqi grekët e agimit të artë (të ndryshkur) të flasin nga ballkonet e Himarës se toka qenka e tyre, qenka greke?  Më drithërohet shpirti kur dëgjoj ca çapaçulë grekë që me britma fashistësh duan ta marrin Himarën, duan ta rrëmbejnë, ndërkohe do të dëshiroja që ca gra trimëresha himarjote t’i qëllonin fashistët grekë me domate dhe vezë të prishura duke i nisur me bisht ndër shalë andej nga kanë ardhur.  Ju drejtohem grave trimëresha se e kanë treguar kurdoherë vehten për ta mbrojtur kombin e tyre kur ka qenë nevoja, ju drejtohem atyre se shteti i tanishëm dhe ai qe do të vije së shpejti janë në gjum letargjik, ose ju kanë dhënë leje me pashë duke vjedhur tokën time dhe tuajën, duke ndërtuar dhe prishur varre shqiptarësh, duke vjedhur kockat e të parëve tanë dhe i pronësojnë si kocka të fashisteve grekë të agimit të artë (të ndryshkur).  Le të kujtojmë për një çast varrezat e Kosinës që u dhunuan, prishën, shkatërruan dhe tani zotër të tyre janë fashistët grekë, le të kujtojmë Konsullin grek në Korçë Theodhoros Ikonomu i cili foli hapur fare, pa frikë pa ndrojtje, në 20 vjetorin e organizatës “Omonia” duke thënë: “Gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu…Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët”, është shprehur Theodhoros Ikonomu.

Le të kujtojmë shkollat greke që janë hapur në Boboshticë në Korçë dhe shumë vende të tjera të Shqipërisë, ku qeveria greke dhe agimi i artë  veprojnë si në shtëpine e tyre, duke hequr gjuhën shqipe ose të mësohet vetëm një orë në javë, nderkohe s’rezulton asnje shkolle shqipe në Greqi, ndryshe themeluesit e shkollave shqipe do të dhunohen ose do të vriten pas shpine nga tërbimi nacionalist që kanë.  Konventat ndërkombëtare duan t’i zbatojnë vetëm në vendet e tjera, ndërsa në tokën e tyre duhet të zotërojë vetëm greqishtja.  Kurrë s’do të më hiqet nga mendja parakalimi i fashistëve të agimit të artë me flamurin grek pranë urës së Dragotit, urë që e kam kaluar mijëra herë për të shkuar në vendin e të parëve të mi Mezhgoran, urë që popujt përreth gjatë luftërave kurrë nuk i kanë lënë hordhitë të kalojnë, por aty kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.  Burrat si Fehmi Bej Mezhgorani, Asim Zeneli luftuan me pushkë dhe penë dhëmbë për dhëmbë me hordhitë barbare dhe dolën fitimtarë.  por agimi i artë parakaloi në kohët e stome për të shkuar në Kërcyrë në manastir për të festuar përvjetorin e çlirimit të Greqisë.  Ata shkuan pranë korifejve të Rilindjes, Frashëllinjve të cilët me siguri janë rrotulluar pranë varrit dhe Naimi ka kënduar vargjet si: Ishin trima prindit tanë/ Pa emrë përjetë lanë/ Aleksandr’i Math i ndjerë/  Dhe shumë shokë të tjerë/ Që ishinë me të të parë/ Qenë gjithë shqipëtarë/ Muntnë së pari Greqinë/ Pasdaj muntnë dhe Persinë/.
Thirrjet për luftë të qeverisë greke kemi një jetë që i dëgjojmë, thirrjet për helenizimin e popullit tim dhe tuajin kemi një jetë që po na rrinë varur mbi supe, dhe ne nuk jemi në gjendje akoma t’ju vemë kufirin tek thana të gjithë atyre që duan të zhdukin Kombin tim dhe tuajin, të gjithë atyre që duan të zhdukin identitetin tonë të shenjtë!      Ndarja e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha në shekullin e kaluar, të cilat e bënë copë e çikë, është nje krim që akoma nuk është shlyer, është një krim që nacionalistët e tërbuar grekë, ZERVA Të DYTË që bënë karshi popullsise martire çame, po e përsërisin mu në zemër të Kombit tim dhe tuajit, ngase Shqipërisë po i mungon një Ali Pashë Tepelene dhe një Teutë Shqiptare!

Shqipëria ka nxjerrë shumë burra të shquar të cilët fatkeqësisht ca psudo…i kanë vënë në shënjestër duke i quajtur tradhtarë dhe antishqiptarë dhe çuditërisht ne prapë heshtim…

Por në rastin e fjalëve fashiste të agimit të artë (të ndryshkur) dhe konsullit grek Ikonomus, jo më kot e përmend Ali Pashë Tepelenën, ngase Ali Pashë Tepelena është ai që bashkoi një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, dhe krijoi shtetin autonom shqiptar, që do bëhesh shëmbull i Pavarësisë, ishte ai që e kishte Janinën në zap, tashmë të agimit të artë (të ndryshkur) dhe konsullit grek dhe qeverise greke…!

Pa më thoni sot bashkëkombas të nderuar ku e keni Janinën, ndërkohe konsulli grek dhe qeveria që fshihet pas tij  do të helenizojë gjithë Jugun e Shqipërisë duke e quajtur Vorio Epir?

Hej terroristë të agimit të artë, Konsull grek, dhe ju sahanlëpirësa pro tyre sipas mendimit tuaj fashist dhe të qeverise tuaj i bie që të jem dhe unë vorio epiriote meqënse jam nga Jugu, Mezhgorani i Tepelenës, shumë afër me Greqinë, dhe zotëria juaj dhe qeveria greke më përfshin dhe mua që qenkam vorio epiriote…

Po të drejtohem nga zemra e botës, nga New Yorku se unë, gjithë Shqipëria dhe Jugu që e keni aq për “zemër” është i gjithë shqiptar, ndërsa bashkëkombasit tuaj me origjinë greke që jetojnë në Shqipëri i ka respektuar dhe  respekton ndoshta dhe më shumë se vetja ngaqë është tradita jonë e shkëlqyer e mikpritjes…Ndaj të them mos abuzo me mirësinë dhe mikpritjen tonë të traditës së lashtë dhe të shkëlqyer!

Nuk kanë vdekur akoma ata burra dhe gra të mençura të Kombit tim që t’i tregojnë vendin agimit të artë (të ndryshkur) dhe gjithë atyre që fshihen pas konsujve grekë dhe qeverisë greke e cila dhe pse e vdekur dhe e pakallur në varr ka akoma energji dhe forca të mendojë për të zaptuar trojet tona.

E që t’i ndalohet babëzia qeverisë greke e cila ka futur kalin e Trojës në tokën tonë me agimin e artë (të ndryshkur) dhe sahanlëpirësit në krye, i duhet një Ali Pashë Tepelene, një Bonapart Mysliman që siç ka thënë Aleksander Dyma, shkrimtari i famshëm botëror në gazetën e “L’Indipendentes” së 23 tetorit 1862 se Shqipëria, është populli që nxori nga gjiri i tij Pirron, Skënderbeun e Ali Pashën”.

Ndaj kur hordhitë greke ngulmojnë që të helenizojnë Jugun, do t’i drejtohem lutjes së artistit të Kombit Kadri Roshi që ka thënë:

Çohu Ali Pashë Tepelene të kam rixha…!

14Gusht, 2013

Staten Island, New York

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Agimi i Arte, Ali pashe Tepelena, Keze Kozeta Zylo

ESHTRAT E MITHAT FRASHERIT DHE KOKA E ALI PASHE TEPELENES DO TE KTHEHEN NE SHQIPERI

December 24, 2012 by dgreca

FOTO: Homazhe prane varrit te Mithat Frasherit me rastin e 133 vjetorit te lindjes ne NY.(Foto Beqir Sina)/

TIRANË- Gjatë mbledhjes të Komitetit ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Berisha propozoi zgjatjen e afateve të punimeve edhe për 3 muaj të tjerë, për të realizuar projekte të rëndësishme, siç tha ai.
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se historia duhet të vendoset në vend, prandaj propozoi që në Atdhe të kthehet koka e Ali Pashë Tepelenës një ndër personalitetet më të rëndësishme të historisë siç tha ai. Kthimi në Atdhe i eshtrave të njeriut të letrave, Mit’hat Frashërit, ishte gjithashtu një propozim i bërë gjatë kësaj mbledhjeje. Kreu i qeverisë kërkoi që në Shqipëri të prehen edhe eshtrat e gruas së Ismail Qemalit, si dhe të ngrihet muzeu i Spacit, në homazh të shtypjes njerëzore që u bë në atë burg, siç tha ai.
“Kërkoj të zgjatet afati i këtij aktiviteti edhe për 3 muaj, më pas vendi hyn në fushatë elektrale. Kjo për t’u dhënë përgjigje disa projekteve që kemi rënë darkord. Të ndërtohet muzeu i Spacit në homazh të shtypjes më çnjerëzore që përjertuan shqiptarët, në njërin prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Europës”, tha Berisha.
“Duhet të marrim masat që edhe bashkëshortja e Ismail Qemalit të prehet bashkë me të shoqin e saj. Nëna e 10 fëmijëve duhet të kthehet, të ndajë jetën e ardhshme me bashkëshortin që e deshi dhe ju përkushtua aq shumë. Fati e degdisi në Spanjë, por duhet parë çdo mundësi që të kthehet”, u shpreh ai më tej.
Në lidhje me kthimin në Atdhe të kokës së Ali Pashë Tepelenës, Berisha tha se ende nuk dihet se ku mund të vendoset, por nënvizoi se do zgjidhet mes Tepelenës e Muzeut Kombëtar.
“Duhet të bëjmë gjithçka që të kthejmë nga Stambolli kokën e Ali Pashë Tepelenës. Është ndër personalitetet më të rëndësishme. Ai i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe Bonaparti do tregonte interes të madh për Pashain e Janainës, madje filluan ta shpallin si Bonapartin e Ballkanit. Me gjithë përpjekjen e tij ky strateg i madh i tha botës se ky komb është i pamposhtur. Kaq e vërtetë është sa Sulltani i kërkoi kokën për të vërtetuar që ishte vrarë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta kthejmë. Midis Tepelenës dhe Muzeut Kombëtar kjo do zgjidhet, ai ka një vend të merituar në histori”, tha ai.
Për Mit’hat Frashërin kryeministri propozoi të prehet pranë varrit të të atit Abdyl Frashëri.
“Është e domosdoshme të sillen eshtrat e Mit’hat Frashërit, një publicist më mendjendrituri i letrave dhe kulturës sonë. I biri i Abdyl Frashërit ka një kontribut shumë të madh në historinë tonë. Ai mbetet simbol i atdhetarit të flaktë, i një gjeniu, i një politikani për të cilin ideologjia sunduese duhet të ishte ideologjia kombëtare. Lidhur me varrimin e eshtrave të tij, propozoj të prehet afër të atit”, shtoi Berisha.

NË KETE 100 VJETOR PËRCOLLËM MESAZHE PAQEJE E BASHKËPUNIMI
Gjatë kësaj mbledhje kreu i ekzekutivit komentoi edhe njëherë festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas tij, ‘Ky 100-vjetor u kremtua me dinjitet të madh në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku ndodhen shqiptarë”, tha ai.
Por siç nënvizoi Berisha, “aspekti më madhështor, më spektakolar, më historik i kësaj feste është ai i qytetarëve shqiptarë. Frymëzues të festimeve ishin qytetarët e thjeshtë që vërshuan nga të katër anët e vendit por edhe nga i gjithë planeti”, shtoi ai.
Kryeministri deklaroi se gjatë këtyre festimeve janë përcjellë mesazhe paqeje e bashkëpunimi.
“Ideali i bashkimit kombëtar ishte lideri i vërtetë i festës së madhe dhe i lëvizjes mbarëshqiptare. Ndjehemi të lumtur që përjetuam këtë lëvizje festive paqësore mbarëkombëtare që përcolli mesazhe paqeje, bashkëpunimi, harmonije dhe integrimi. Energjia e saj do të mbetet një burim i pashtetshëm në mbështetjen e shqiptarëve për të realizuar idealet e tyre më fisnike”, komentoi Berisha.
“Kërkoj të zgjatet afati i këtij aktiviteti edhe për 3 muaj, më pas vendi hyn në fushatë elektrale. Kjo për t’i dhënë përgjigje disa projekteve që kemi rënë darkord. Të ndërtohet Muzeu i Spaçit në homazh të shtypjes më çnjerëzore që përjetuan shqiptarët, në njërin prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Europës”, tha Berisha.

KRONIKA E PLOTE DHE FJALA E KRYEMINISTRIT

Lëvizja festive paqësore mbarë kombëtare përcolli mesazhet më të fuqishme të paqes bashkëpunimit, harmonisë, bashkimit, integrimit

“Tirana, Vlora dhe mbarë Shqipëria nuk kanë përjetuar kurrë në histori më parë një lëvizje mbarëkombëtare, kaq masive, saç përjetuan në 28 nëntor.” Kështu u shpreh kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së Komitetit shtetëror për 100 vjetorin e pavarësisë, i cili u mblodh sot për të diskutuar lidhur me disa projekte të rëndësishme, të cilat duhet të bëhen realitet në muajt që vijnë.

Kryeministri tha se aspekti më madhështor, më spektakolar dhe më historik i këtij 100 vjetori është ai i qytetarëve shqiptarë. Duke e cilësuar 28 nëntorin si ditën e lëvizjes kombëtare mbarë popullore, më të fuqishme në historinë e këtij kombi, kryeministri u shpreh se “në këtë lëvizje, zotër, organizatorë, frymëzues të saj ishin qytetaret e thjeshtë, të cilët vërshuan nga të katër anët e trojeve shqiptare, por edhe nga Alaska dhe Afrika e Jugut, nga të gjitha skajet e planetit dhe u bashkuan në sheshet e Tiranës dhe të Vlorës si qytetarë të lirë për të kremtuar festën e shekullit, festën e 100 vjetorit të pavarësisë.”

Pasi bëri një bilanc të aktiviteteve të zhvilluara me shumë sukses, anembanë vendit, kryeministri konstatoi se megjithë përpjekjet për të përmbushur plotësisht detyrimet, sërish mbetet punë për të bërë. Në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi që me miratimin e të gjithë anëtarëve të zgjatet afati i këtij komiteti edhe për tre muajt në vijim.

Kryeministri parashtroi disa projekte për të cilat është rënë dakord nga ky komitet se do të realizohen, siç është ndërtimi i Muzeut të Spaçit, Obelisku i martirëve të fjalës së lirë dhe besimit tek Zoti, memorizimi i Lëvizjes studentore, të dhjetorit ’90, rikthimi i eshtrave të Sami Frashërit dhe të Mithat Frashërit në Shqipëri, rikthimi i kokës së Ali Pashë Tepelenës, etj.

Kryeministri shprehu ndër të tjera, mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në të gjitha mënyrat për ta ngritur këtë vit jubilar në lartësitë e tij. “U shpreh mirënjohje më të thellë qytetarëve, artistëve, piktorëve, skulptorëve, këngëtarëve, qeveritarëve vendorë, qeveritarëve qendrorë, të rejave, të rinjve, studiuesve, mediave të gjithëve pa përjashtim atyre që e shndërruan vitin e 100 vjetorit të pavarësisë në një vit të ndjerë të qenies së tyre kombëtare.” tha kryeministri.

Fjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e Komitetit shtetëror të kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë:

Të nderuar anëtarë të Komitetit shtetëror të kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,

Së pari, dua të falënderoj secilin prej jush për ndihmesën, kontributin shumë të çmuar që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj dhanë në kremtimin në festën e shekullit për kombin shqiptar që ishte dhe kremtimi i 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë. Ajo çka mund të themi është kjo: Ky 100 vjetor u kremtua me dinjitet të madh në Shqipëri dhe të gjitha trojet etnike, por e vërteta është në mbarë botën, aty ku kishte shqiptarë.

Ky 100 vjetor u shoqërua nga qindra dhe mijëra aktivitete të organizuara anë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë për të nderuar shekullin e pavarësisë së Shqipërisë. Ky 100 vjetor u shoqërua nga botimi i monografive, traktateve, librave historike për Shqipërinë dhe shqiptarët të 100 viteve të fundit, ndër më të shkëlqyerat. Bënë të mundur që shqiptarët të kenë sipas dëshirës së tyre, bibliotekën e tyre historike të 100 viteve të fundit. Ky 100 vjetor u shoqërua nga mbajtja, paraqitja, botimi i dhjetëra dhe qindra kumtesave dhe studimeve të të vërtetave të 100 vjeçarit të fundit të Shqipërisë dhe shqiptareve.

100 vjetori ishte një rast për të paraqitur përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtetin e tyre, për liri dhe dinjitet kudo që ata ndodhen.

100 vjetori u dekorua nga rikthimi në tokën e Arbrit pas 500 vitesh të armëve të princit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut, të “Mesharit” të Gjon buzukut që është edhe në një farë mënyrë dokumenti më serioz i gjuhës shqipe.

Viti i 100 vjetorit ishte viti i një debati të madh të paprecedent, të shëndoshë dhe pozitiv ,do ta quaja unë, për të vërtetat shqiptare të 100 viteve në media, studiues, opinionistë, historianë. Në këtë 100 vjetor u bënë përpjekjet më serioze për të memorizuar në monedha, në një treshe, por veçanërisht monedha e argjendit që ka deklaratën e pavarësisë, do tu mbetet të gjitha kohërave, ku në njërën anë ëhstë përzgjedhur deklarata e pavarësisë, në shtatoret e burrave të shquar të kombit, etj.

Por duhet të them se monumentet kushtuar direkt 100 vjetorit janë ndër më të bukurat dhe sa herë që unë personalisht i vështroj ato, aq më shumë i pëlqej. Për ne nuk është e vështirë të pëlqejmë Shqiponjën se jemi rritur me kultin e saj, por shumë e goditur, shumë tërheqëse, shumë e bukur dhe domethënëse është edhe monumenti i pavarësisë, vepër e dy të rinjve, njëri shqiptar dhe tjetri gjerman. Sa herë që ndalesh para tij dhe e shikon, të vjen në mendje vetëm një gjë, gjërat më të mira vijnë nga të rinjtë. Nuk duhet të na mbetet hatri ne të tjerëve. Ne duhet ti duartrokasim, ti përshëndesim, të gëzohemi.

Por këto dhe shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat unë nuk u ndala, janë njëri aspekt. Aspekti më madhështor, më spektakolar, më historik i këtij 100 vjetori është ai i qytetarëve shqiptarë. E vërteta është të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë se 28 nëntori do të mbetet në histori, jo vetëm si data e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por dhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarë popullore më të fuqishme në historinë e këtij kombi.

Tirana dhe Vlora dhe mbarë Shqipëria nuk kanë përjetuar kurrë në histori më parë një lëvizje mbarëkombëtare, kaq masive, saç përjetuan në 28 nëntor. Këtë lëvizje nuk e organizuam ne, të nderuar anëtar të komitetit shtetëror, nuk e organizoi qeveria shqiptare, nuk e organizoi qeveria e Kosovës, nuk e organizuan forcat politike shqiptare të Malit të Zi apo të Maqedonisë, nuk e organizoi bashkia e Vlorës apo ajo e Tiranës. Në këtë lëvizje, zotër, organizatorë, frymëzues të saj ishin qytetaret e thjeshtë, të cilët vërshuan nga të katër anët e trojeve shqiptare, por edhe nga Alaska dhe Afrika e Jugut, nga të gjitha skajet e planetit dhe u bashkuan në sheshet e Tiranës dhe të Vlorës, si qytetarë të lirë për të kremtuar festën e shekullit, festën e 100 vjetorit të pavarësisë. Kombi shqiptar, shqiptarët kudo që janë, kurrë më nuk do të jenë ata që ishin 1 vit më parë. Vetëdija e tyre si shqiptarë të lirë, dashuria e tyre për Shqipërinë kulmoi sa kurrë ndonjëherë tjetër nga thellësitë e qenies të tyre, buroi fuqishëm dashuria për njëri tjetrin, dashuria për vendin. Ideali i bashkimit kombëtar ishte lider i vërtetë i festës së madhe dhe i lëvizjes mbarë popullore të shqiptarëve. Patëm fat, ne jemi të lumtur si qytetarë të këtij vendi që përjetuam këtë lëvizje festive paqësore mbarë kombëtare, e cila përcolli mesazhet më të fuqishme të paqes bashkëpunimit, harmonisë, bashkimit, integrimit. Energjia e saj do të mbetet një burim i pashtershëm në mbështetje të shqiptarëve për të realizuar idealet e tyre më fisnike.

Të nderuar anëtarë të komitetit ndërshtetëror të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë,

Megjithë përpjekjet tona për të përmbushur plotësisht detyrimet, sërish mbetet punë për të bërë. Dhe unë me miratimin tuaj dua ti kërkoj qeverisë të zgjasë afatin e këtij komiteti edhe për tre muajt që vijnë. Më pas vendi hyn në fushatë elektorale. Janë për tu dhënë përgjigje disa problemeve, të cilat në komitet kemi rënë dakord.

Muzeu i Spaçit duhet detyrimisht të ndërtohet, në homazh të pjesës më të dhimbshme të historisë sonë, të shtypjes çnjerëzorë, të barbarisë së luftës së klasave, qe përjetuan shqiptarët në atë burg, si njëri prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Evropës. Ndaj dhe është e domosdoshme që të shpejtohen të gjitha proceset. Këtu, zoti Bumçi do të krijohet një komision me të përndjekurit politikë, disa prej tyre kanë kaluar jetën e tyre në këtë kamp të tmerrshëm përqendrimi. Le të japin edhe ata idetë e tyre, të punohet në mënyrë që projekti të jetë mbi bazën e ideve dhe mendimeve te tyre.

Së dyti, Obelisku i martirëve të fjalës së lirë, së besimit tek Zoti, që janë me mijëra e mijëra në Tiranë.

Së treti, lëvizja studentore e dhjetorit’ 90 duhet të ketë hapësirën e vet. Kjo lëvizje ka për mendimin tim, dy kontribute madhore për kombin, së pari betejën mbi një diktaturë dhe përmbysjen e saj dhe së dyti do të thosha po kaq të rëndësishme, është lëvizje në tërësi rinore, pra me një energji të fuqishme të brendshme, por lëvizje që bëri gjithçka për të shmangur konfliktualitetin. Kur shohim sot këto vende të tjera, të cilat po çlirohen nga diktatura me rrugët më të dhimbshme, në Shqipëri ishte nuk them se qe revolucion i kedifenjtë, si ai i Çekisë, por ishte revolucion tërësisht paqësor. Dhe kjo në meritën më të madh te pjesëmarrësve të saj. Bëmë shumë mirë që shtatoren e prijësit të kësaj lëvizje e vendosëm në djepin e saj, por një shqyrtim, në zgjerim të nderimit të saj, a duhet bërë në atë shesh, a duhet bërë në Muzeun Kombëtar, këtë jua lëmë historianë, specialistëve. Por mendoj se është e domosdoshme një paraqitje, asnjë glorifikim, ne nuk ndjekim glorifikimet, por një memorizim i saj do të ishte i domosdoshëm.

Mendoj se duhet të bëjmë një përpjekje shumë të madhe për rikthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri. Sami Frashëri ishte një gjeni i doktrinës së shqiptarësisë si doktrinë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe të ardhmes shqiptare. Pas shkrimit të këtij libri, politikanë shqiptarë kanë ndarë mendime të ndryshme për Shqipërinë, shqiptarët dhe për të ardhmen. Por kjo ka qenë çështje e tyre. Sami Frashëri ka përcaktuar me gjenialitet rrugën më të mirë të mëvetësisë, të zhvillimit ,të orientimit perëndimor të kombit shqiptar. Problemi është pak i komplikuar se ka familjarë dhe prej tyre mjaft të suksesshëm në fushat ku ata punojnë dhe së dyti është personalitet shumë i rëndësishëm edhe për vendin mik, për Turqinë, pasi ka dy vepra themelore të një rëndësie shumë të veçantë për gjuhën e tyre dhe sidoqoftë duhet të bëjmë përpjekjet më serioze për rikthimin e tij në Shqipëri. Duhet të bëjmë gjithçka të bindim familjarët, se ai vërtet aty është krenaria më e madhe për familjarët, por ai është gjithashtu krenari për një komb.

Së dyti, zoti Bumci ne duhet të marrim të gjitha masat që edhe bashkëshortja e Ismail Qemalit të prehet së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo, nëna e dhjetë fëmijëve duhet bërë çdo gjë që të kthehet nga varrezat në Spanjë ku e degdisi fati dhe të ndajë jetën e ashpër me bashkëshortin që e deshi aq shumë dhe që ju përkushtua aq shumë. Duhen parë të gjitha problemet si duhet të zgjidhen, po bëhet studimi dhe ajo duhet të sillet aty.

Së treti, mund tu duket pak si e veçantë dhe është e tillë, por duhet të bëjmë çdo gjë që të kthejmë nga Stambolli kokën e Ali Pashë Tepelenës. Është një nga figurat dhe personalitet me karakter dhe peshë më të veçantë. Në qoftë se marrim historinë tonë pas vdekjes së Skënderbeut, historia jonë u transferua në tërësinë e saj në banesën e harresës si komb. Ali Pasha me të gjithë veprimtarinë e tij u dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe dhe asaj bote, Napolon Bonaparti do të tregonte interes shumë të madh për Pashain e Janinës, që në fakt filluan edhe ta shpallin si Bonaoparti i Ballkanit. Pra me të gjithë përpjekjet e tij luftërat, ky strateg i madh i tha botës se ky komb ëhstë i pamposhtur. E vërteta ëhsët që gjithçka bëri përpiqej që në mënyrë apo në një tjetër që ta shkëpuste kombin shqiptar nga Porta e Lartë. Dhe kaq e vertetë është sa që sulltani kërkoi pasi coi në ushtri shumë të madhe dhe pas 18 muaj betejash ne kushtet më të pabarabarta, ai kërkoi që tja conin kokën në tepsi, në Stamboll. Dhe kjo ndodhi, nuk ëhstë një legjendë, është e vërtetë. E bëri që të sigurohej se ishte vrarë, e bëri për qëllime krejt të tjera, por ne kokën e tij do ta kthejmë në Shqipëri. A do të varroset në Tepelene apo në Muzeun Kombëtar , kjo do të jetë çështje diskutimi.

Mund të na thotë kush se duke u bazuar dhe në libra të ndryshëm se ka kryer këto apo ato krime, bashkëkohës e tij që nuk kanë kryer këto apo ato krime, nuk gjenden. Ajo ishte koha kur historia bëhej me gjak dhe hekur, nuk bëhej me votë. Kjo është koha jonë dhe ne jemi fatlumë. Asokohe historinë e bënte siç e pat shprehur më vonë Bismarku me gjak e hekur. Kjo është e vërteta. Ai pati një nga oborret më brilante që frymëzuan dijetarë, shkencëtarë, artistë më të mëdhenj të kohërave, Lordi Bajron e përjetësoi Pashain, por dhe shqiptarët e asaj kohe ndër poemat më të bukura, për mua të paktën, të “Çajld Harold”-it, atij dhe kushtuar shqiptarëve. Ndaj dhe duhet të bëjmë çdo gjë që koka e tij të kthehet në dheun e tij. E thashë edhe njëherë që midis Tepelenës, që i dhuroi kombit një burrë të tillë të madh dhe Muzeut kombëtar kjo do të zgjidhet. Nuk mund ta them saktësisht, por ai ka një vend që duhet t5ë meritojë në histori.

Në këtë kontekst ëhtë e domosdoshme që në kuadrin e 100 vjetorit të sillen në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frashërit, një iluminist, një shkrimtar, një publicist, një nga njerëzit më mendjendritur të historisë sonë, të letrave dhe kulturës sonë. I biri i Abdyl Frashërit ka një kontribut shumë të madh në 50 vite në historinë tonë. Ai mbetet simbol i atdhetarit të flaktë, i një gjeniu në kulturën dhe letrat tona, i një politikani për të cilin ideologjia sunduese për shqiptarët duhet të ishte ideologjia kombëtare. Në atë testament, çfarë pati ia dhuroi bibliotekës dhe ia dhuroi Shqipërisë. E la me dëshirë që të varrosej në oborrin e Institutit albanologjik dhe dhuroi bibliotekën më të pasur të kohës. Unë gjykoj se ne duhet ta sjellim. Lidhur me varrimin ndofta pranë të atit do të ndihej më i lumtur. Pra një gjë është që ne duhet ti riatdhesojmë eshtrat e tij , pra duhet ti sjellin në Shqipëri eshtrat e tij.

Kemi detyra të tjera për të zgjidhur. Duhet ti shqyrtojmë me përgjegjësi, veçanërisht lidhur me Obeliskun në Tiranë. Unë po e quaj Obelisk, por duhet të kenë një fjalë kryesore vetë të përndjekurit, ku prej tyre sot ka artistë, shkrimtarë, arkitektë, publicistë të shquar, të cilat mund të japin mendime të vyera dhe së bashku me Bashkinë e Tiranës, e cila ka një angazhim, duhet të ecin së bashku.

Unë do ta mbyll këtë ekspoze, duke shprehur serish shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në të gjitha mënyrat që e kishin të mundur për ta bërë këtë vit jubilar, për ta ngritur këtë vit jubilar në lartësitë e tij. U shpreh mirënjohje më të thellë qytetarëve, artistëve, piktorëve, skulptorëve, këngëtarëve, qeveritarëve vendorë, qeveritarëve qendrorë, të rejave, të rinjve, studiuesve, mediave të gjithëve pa përjashtim atyre që e shndërruan vitin e 100 vjetorit të pavarësisë në një vit të ndjerë të qënies së tyre kombëtare.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ali pashe Tepelena, Kryeministri Berisha, Mit'hat Frasheri

Artikujt e fundit

  • “Shqetësimet e fëmijëve tanë”
  • Një “makondo” për vendlindjen
  • Ekspozita retrospektive e piktorit Xhevdet Spahija
  • Albanian Brain drain! Human Capital Flight!
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË AUSTRI, TË MËSOSH SHQIP NËPËRMJET RADIOS
  • KËNGA E GJORG GOLEMIT DHE FIGURA GJERGJ ARANITIT NË LETËRSI DHE ARTE
  • Kujtojmë 226-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit (1797-1854)
  • Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921)
  • “Korridore të gjelbra”
  • Sllavët
  • 334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, teologut dhe shkrimtarit të shquar arbën
  • KISH  NË ZEMËR SHQIPËRINË
  • Testamenti i një njeriu të urtë të politikës shqiptare
  • Fshatrat shqiptare po shpopullohen nga mungesa e mbeshtetjes nga buxheti i shtetit
  • “Përjetësia e dyfishtë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT