• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Spaçi, Simboli i Rezistencës Anti- Komuniste

May 21, 2017 by dgreca

Spaçi , Simboli i ndërgjegjes kombëtare, Simboli i Rezistencës Anti- Komuniste, në Shqipëri”/1 te perndjekurit( Mbresa nga dokumentari historik,: “Përkujtimi i revoltave të Spaçit dhe të Qafë- Barit” , në New York)/

Nga Violeta Mirakaj/Sa herë vjen fund maji… nuk mund të mos kujtosh Revoltën e Spaçit  që nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati 3 ditë, si dhe Revoltën e Qafë – Barit, nisi më 20 maj 1984…. ditë që janë pjesë të historisë së vendit tone. Këtu në New York, me nismën e një grupi ish të burgosurish dhe të përndjekurish politik, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra” organizoi më 20 Maj 2017, Përkujtim të Revoltave të Spaçit dhe të Qafë – Barit. Kujtimet dhe plagët e shpirtit të tyre  i sollën këta heronj që mundën të mbijetojnë nga kampet famëkeqe të dënimit politik.

Dokumentari historik “ Spaçi, Simboli i Rezistencës Anti-Komuniste, në Shqipëri”, përjetësoi revoltën e Spaçit; u realizua nga Pëllumb Lamaj, një ish i burgosur politik, një përjetues i kalvarit  më të egër… Djaloshit  që i ndërpriten ëndrrat e rinisë , dhe jeta i mori një kthesë krejt ndryshe …    Shpirti e tij i ndjeshëm  do shprehet:- “Trishtimin flaka sot / mbi telat me gjemba/ dhe sytë e lodhur / drejtë qiellit/ në përhumbjen / e një reje rebele/ që arratisej me shpejtësi / drejtë foleve të panjohura / ravijëzuan fytyrën tënde / e në çast / mitralozat e bajonetat / drejtuar nga ne / u shndruan në petale dashurie / Vallë pse je kaq larg / sot që është Dita e Verës / e unë trëndafilin e kuq / dot nuk ta sjell…

Zëri i narratorit, në dokumentar, në emer të qindrave të burgosur politikë,kumbon …Në një vend ku skllavëria mbrohet nga ligji, i vetmi vend ku njeriu e ndjen veten të ndershëm, është Burgu… Spaç…Pamjet e vendit ku u mbajtën të izoluar, na dalin para sysh. Shtegëtimi i grupit të ish të burgosur politikë  që shkojnë drejt atij vendi të nëmur, drejt atij vendi ku kaluan shumë e shumë vite të rinisë së tyre tregojnë dhe theksojnë se e vërteta është për të vërtetën. E vërteta nuk fshihet kurrë. E vërteta nuk vdes. E vërteta nuk mohohet, ajo del ashtu siç  është. E vërteta mënjanohet përkohësisht. E vërteta ka thellësi, prandaj ajo ka dhe vështirësi për të thënë të vërtetën,për të vërtetuar  vetveten; thelbi i saj, substanca e saj nuk mohohet asnjeherë… Edhe se vendi ku dikur ishin  dhomat që torturoheshin, apo mbylleshin të burgosurit, personat të cilët rrebeloheshin, apo ishin futur në rrethin e kuq te inkuzicionit….janë sheshuar, ka vetëm gërmadhë…përsëri, nuk mund të shuhen kujtimet kobëzeza,  plagët fizike dhe shpirtërore të këtyre njerëzve. Nuk mund të harrohen ato ditë maji më 1973, ku të burgosurit shpalosën në tarracën e burgut një flamur të kuq vetëm me shqiponjën dykrenare, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak. Katër të burgosurit Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai u pushkatuan, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg , dhe 70 te tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.  Nuk mund të harrohet 20 maji 1984, që pas shumë vitesh torturash çnjerëzore të dënuarit shpërthyen në revolta. Rreth 500 të burgosur politikë ishin të dënuar me mbi 25 vite burg, shfrytëzoheshin egërsisht dhe punonin nëpër galeritë e minierës me tri turne… Nuk duhet dhe nuk mund të harrohen masakrimi, ato skena makabre, një kamp i rrethuar nga forca te shumta ushtarake, të plagosur që keqtrajtohen…apo Sandër Sokolin, të tërhequr zvarrë në mes të kampit, të shtrirë mbi një dru, dhe trupi i tij këputet në mes….skena si në kampet e nazizmit të përshkruara me ngjyra të forta si te romani i E. Remark, “Shkëndijat e jetës”. A mund të harrohen skenat e pushkatimit të Tom Ndoi dhe Sokol Sokolit, apo të gjithë të dënuarit të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë… të cilët dhe i ridënuan.  Të githa këto erdhën nëpërmjet kujtimeve të pranishëm të mbijetuar si dhe nga dokumentari; dhe treguan se gjersa ka jetë, ka edhe shpresë; gjersa ka shpresë, le të shpresojmë. Shpresa dhe jeta janë bashkë. Atdheu për ta nuk ishte iluzion, por më e madhja aspiratë; prandaj ata me revoltën dhe veprimet e tyre treguan se ishin ndërgjegjja e kombit dhe se i burgosën i sakatuan rrënjët e demokracisë dhe të lirisë nuk ishin shuar… Vendi ku i kryqëzoi ishte dhe vendi që i ringjalli….Perëndimi në atë kohë i vlerësoi revoltat dhe arriti t’i quajë Dallëndyshet e para të lirisë të kampit socialist.

    Dokumentari është dëshmi e vuajtjeve, dhimbjeve,  e sakrificave të tyre, por edhe dëshmi e qendresës e shpresës, e besimit se gjithmonë njeriu është më i fortë se fatkeqësia e tij, se edhe në situata pa rrugëdalje,mbetet e hapur dritarja e shpresës se njeriu që nuk thyhet shpirtërisht mund të gjejë një mundësi shpëtimi tregon dhe rrolin e sakrificat që kanë treguar familjarët e të burgosurve…Nëna, fëmijë dhe gra kanë përjetuar dhe ato kalvarin e vështirësive për t’u gjendur pranë njerëzve të tyre  për t’u ardhur në ndihmë me ushqime duke grumbulluar dhe hequr me të keq nga goja e tyre, si edhe me tesha…vështirësi për të shkuar deri te telat me gjemba…vështirësi duke ecur me orë të tëra në këmbë…. dhe kjo ishte një dhimbje tjetër për shpirtrat e burgosur….dhe sot i kujtojnë me respekt e nderim

Dokumentari është një dëshmi e gjallë okulare e këtyre njerëzve që guxuan, e këtyre njerëzve që mbartnin një histori familjare patriotike, e këtyre njerëzve që me faj apo pa faj ishin të destinuar, është dëshmi e vuajtjeve, dhimbjeve, sakrificave të tyre për të mbijetuar. Pikërisht ashtu si citon dhe vetë i burgosuri artist :- Atje ku ndjenja e lirisë është më e madhe, lindin Martirët dhe një shoqëri që nuk i respekton e nderon  ATA është e destinuar të vuaj në përjetësi… dhe sipas Dostojevskit : “ Nëse doni të njihni shkallën e qytetërimit të një shoqërie vizitoni nga afër burgjet e saj.”

Lekë Mirakaj, një nga ish të burgosurit politike, dhe i internuar familjarisht, si kujton ca çaste të vështira të jetës në burg, thotë :-Vitet e burgut  plagë të thella në shpirtin tonë janë; i harrova dhimbjet fizike që na shkaktuan,por kurrësesi s’mund të harroj dhe të fal ndarjen nga familja, por kurrë nuk mund të harroj pamundësinë për t’ju gjendur pranë 3 fëmijëve të mi, e madhja 14 , e dyta 11 dhe i vogli 5 vjeç…u ndërpre një lidhje midis prindit dhe fëmijes, në moshën më të domozdoshme, të formimit, edukimit dashurisë dhe lidhjes reciproke; u mungova atyre, më munguan mua…dhe kjo është një dramë , dhe kjo është një plagë e pashërueshme….mungojnë ….

Askush nuk kthehet më, po ashtu siç nuk kthehet kurrë më një orë e jetuar më parë…  

Eduard M. Dilo: fjala e tij eshtë në poezi e krijuar : “ Të Mbijetuarëve të Spaçit e Qaf’Barit”  Ju jini Ata që mbijetuat/ Nga ajo kasaphane/ Me emër “lumturi”/ Ju jini Ata që mbartni/ ato shenja plot dhimbje/ të asaj jete skllavëri/….    Në duart tuaja/ Gjurmë kanë lënë prangat/ Telat me gjemba gjithashtu/ Në zemrat tuaja ende/  të dërmuara/ Është dhimbja për shokët/  aty /Dhimbja për ata / që s’u dihen varret/ Dhimbja për rininë e mbyllur/  në kafaz/ Për kohën që errësira/ ju mbiu në sy./ ….Ju jini Ata që sfiduat kohën/ Ata jini ju që mbijetuat/ nga ai ferr/ jini ju  Heroj të pa shpallur/ Kombëtarë./ Që sfiduat diktaturën më të /egër në rruzull/ Kohën enveriane, ferr/- bunkier!

“Revolta e Qafë –Barit– Në Spaç”, kushtuar martirëve të atij burgu ferr, (pjesëtar që për fat kanë mbijetuar e janë këtu sot dëshmitarë midis nesh), të cilët duke mos përfillur vdekjen, u përleshën me dhembë, të gjakosur, të leckosur, të gjymtuar, të pa ngrënë, vetëm me shpresë te Liria. Ata heronj të vërtetë dolën mbi diktaturën, e tmerruan atë dhe në ato vite i dhanë një drithërimë të fortë asaj makine vdektare!

Etja për jetë,/ Si etja për ujë që buzët plasarit/ Më e madhe etja për Liri/ Në atë grykë mali/ Në ato shkrepa pa diell/ Në ata kafaze vetëm hekur/ e pllaga gjaku/ Me emrin e tmerrshëm qeli/ Në minierën plot tym,/ pasiguri/ Punojmë të skeletosur,/kromi që nxjerrim erën e/ gjakut tonë merr/  preke me dorë mineralin,/ Rënkimet tona /do të dëgjosh në të/ Janë vuajtje, kaluar jetës/ mesjetare/ të drobitur, leckosur, /pa bukë, /ujë ajrosje../pa asgjë/ Aty rreze malit, në luginën/ pa diell/ Shokët u zhdukën nji nga/ nji/ Rënkojnë varret pa emër,/ Mbushur plot eshtra /Shqiptari/ Rënkimi ndihet kudo…/ Ah ç’do të thotë rënkim/ varri

Historia e martirëve duhet të kujtohet dhe të vlerësohet ky është  një apel për klasën politike si dhe gjithe jetën shqiptare…. Historia duhet të shkruhet dhe të kujtohet , dhe të tregohet se sado të vështira dhe të egra të jenë sistemet….ndërgjegja e kombit gjithmonë ka pasë dhe do ketë heronjtë e saj. Një komb qe s’respekton dhe që nuk njeh historinë e kombit të vet nuk mund të ketë përparim…Idetë e mëdha formohen në shpirtra të mëdhenj dhe janë këta shpirtra që e çojnë shoqërinë përpara

Filed Under: Vatra Tagged With: dokumentari per Spacin, Violeta Mirakaj

A ka vend Çadra në listat e demokratëve?

May 20, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/Deri më tani qarkullon një listë emrash. Ajo e gazetës shqiptare. Dhe pavarsisht të gjithave, e shoh të arsyeshme të pyes. Edhe pse e di se, sa e ashpër është lufta e nëndheshme. Kjo e futjes së emrave për kandidat.

Meritokracia dhe shkërdhatokracia partiake.

Një luftë nervash, fjalësh, sharjesh, zgërdhirjesh.

Deri kërcënime me marrje peng dhe heqje kokash.

Kam plot histori nënqeshjesh, që i rrinin larg argumentave dhe debateve. Thjesht se mbanin ca portofolë me para. Heshturak e idhnak të blerjes së vendit. Ashtu sikundër të tjerë për shkak të justifikimit klasik, të demokratit të rracës. Apo të hekurt. Përfaqësues të një mendësie se nuk bëhet pa ata.

Pra, a ka vend Çadra në listat e demokratëve?

Të bëhet një përzgjedhje civile. E një përfaqësuesi.

Pasi me emrat që po shohim deri tani, sikur duket larg.

Në fillimet e saj Çadra nisi si një ahengtore. Dhe me atë batutën virale, të plasin ata që nuk na duan. Eshtë kjo një kulturë midis mendjeve. Atyre që e mendojnë veten përjetësisht në pushtet. Dhe hapin portofolët e ofrojnë gjëra qebaptoresh. Jo misionin e artit të politikës. Atë që çështjet arrihen me kalibrin e një vullneti të së drejtës civile. Biles nëse këta sponsorë faqe buçko. Nuk do dukeshin fare aty. Çadra do ta kishte arritur misionin e saj më herët. Megjithatë, i duhet demokratëve. I duhet socialistëve. I duhet edhe Shqipërisë.

Demokratëve për faktin e përtëritjes. Rifreskimit.

Një poet meksikan thotë që, ”qartësia nuk është tek xhami, tejdukshmëria e tij prej kristali. Qartësia është tek tejdukshmëria e ujit që rrjedh” … Ky është Octavio Pazz. Uji që rrjedh është i qartë, i kthjellët. E i pa ndotur. Përshembull Berisha, bën mire të mos jetë më në listat e PD-së. Tashmë është e shkuara e saj. I mjafton holleve të muzeut. Ashtu e ca të tjerë si Jozefina, kanarina jonë. Kuratorja e dhëndurrve.

As kryetarët e partive aleate. Historia e demokracive simotra ka treguar se aleancat më të sukseshme janë ato paszgjedhore. Lërini këto partiza të rriten vet. Dhe bëhuni model a shembull për to.

Një mandat i katërfishuar aktivistësh, është burgosje partiake.

Për rrjedhoj nuk ka vend për Çadrën. As për elementin e ri, freskinë. Idetë e reja. Apo republikën e re.

Socialistëve i duhet për një fakt krahasues madhështor. Që tek çështja mbërrihet me protesta. Por ato duhet të jenë të paqta. Plot rezistencë civile. Pa kurban kokash, djegiesh e të tjera.

Çadra dhe opozitarzmi i dha mundësinë e një katarsi të vërtetë nga elementi pengmarrës. Efekt që u pa menjëherë tek këto lista. E bëri të çlirohej dhe të përjetojë se sfida është zemra e politikës alternative.

Nga ana tjetër të kuptojnë një here e përgjithmonë se demokracia është vendimarrje masash. Alternativash politike. Jo zgjedhje moniste si në kohën e bashkimeve profesionale.

Nga ana tjetër gjithashtu, duhet të ndihen krenar përderisa lëshuan pe. Pasi përgjegjësia dhe maturia janë shancet e atij që qeveris. Ka pushtetin, gurin dhe arrën. Jo të opozitarit.

Çadra i duhet Shqipërisë si moment kujtese, reflektimi se progresi i vërtetë fillon tek dialogu. Pjesëmarrje e gjerë vendimamrrje. Shtrëngimi i duarve. Ndërkohë të përsosi ligjëshmërinë kushtetuese, sistemin zgjedhor. Mënyrën e votimit. A përsosjen e saj. Nxjerrjen e shpejt të rezultatit, njohjen e fituesve. Dhe faktin kokëfortë se në pushtet vjen për të drejtuar. Jo për tu punësuar. T’i japi mundësi pjesëmarrje me të gjerë masave. Dhe jo një apo dy personave.

Më shumë pjesmarrje votes. Se sa individit. Koha vertetoi se vendimmarrja më e pranueshme është ajo e masave jo e individëve. Kjo është arsyeja e krizave të njëpasnjëshme që ndodhin tek ne. Përshembull siç është akti i zgjedhjes së presidentit. Asnjëherë shqiptarët nuk besuan se paten një president mbi politikën. Asnjëherë, asnjë, asnjëra pale.

Ndaj mënyra e të të zgjedhurit të tij duhet të ndryshojë.

Megjithatë shoh që Çadra nuk ka ofruar një emër. Një intelektual. A person që të përmbushi kriteret për të qënë deputet. Një njeri simbol i protestave për përsosjen e demokracisë. Dhe të vjen të tallesh me veten. Me të gjitha të tjerat që ke në kokë e në supe. Kur shikon e dëgjon se vendin e këtij modeli civil. Vendin e këtij demokrati Çadre. Ia ofrojnë një krapi njëzet e shtatëvjeçar. Që asgjë nuk ka bërë, veç është shulluar ujrave të demokracisë sonë. Me emrin aleat, a demokrat rrace.

Filed Under: Opinion Tagged With: A ka vend Çadra, Ilir Levonja, në listat e demokratëve?

DIASPORA NE VOTIME: REAGIM

May 20, 2017 by dgreca

REAGIM: Periudha e Aplikimit për Regjistrim për votim jashtë Kosovës/

Organizata jo-qeveritare Germin reagon ndaj pengesave teknike që diaspora shqiptare po has gjatë procesit të regjistrimit për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjithë ata që kanë provuar t’i dërgojnë formularët e nënshkruar në e-mailat zyrtarë në ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org, kanë pranuar një mesazh që thotë: Inboxi është i mbushur me shumë mesazhe dhe për momentin nuk mund të pranojë mesazhe të tjera. “Ju lutem provoni ta dërgoni më vonë këtë mesazh, ose kontaktoni direkt me marrësin e mesazhit”, thuhet në vazhdimësinë e e-mailit automatik.

Ky problem teknik, pamundëson që diaspora të marr pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Afati i shkurtër për t’u regjistruar nga jashtë, mungesa e organizimit të votimeve në diasporë, tani edhe problemet teknike për të votuar, sfidojnë trefish mërgimtarët të realizojnë të drejtën e tyre për votim. Diaspora është grupi më i madh shoqëror në Kosovë. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, e drejtë e cila u garantohet me ligj, do të bënte që Kosova të ketë demokraci përfaqësuese. Teknikisht, diasporës në praktikë po i mohohet e drejta elementare e votës, edhe kësaj rradhe.an

Për këtë, ne kërkojmë nga KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante që:

  1. Të zgjidhin problemin e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike deri më sot;

  2. Të adresojnë të gjitha problemet teknike që i kanë mërgimtarët gjatë periudhës së shkurtë për votim nga jashtë;

  3. Të lehtësojnë procesin e votimit nga jashtë (zgjasin afatin kohor për aplikimi, të shqyrtojnë alternativa të tjera për votim jashtë Kosovës).

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, reagim, votim

Presidenti Thaçi: Kosova drejt njohjeve të reja

May 20, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi takoi krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën/

1 Presidenti Thaci1

AMAN, 20 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Jordani me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.Në margjinat e këtij Forumi, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime me shumë krerë të shteteve të ndryshime të botës, me të cilët ka biseduar për promovimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

2 ThaciPresidenti Thaçi ka takuar Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me të cilin ka diskutuar për promovimin dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.1 ok Thaci 1Presidenti Thaçi po ashtu ka falënderuar Mbretin Felipe VI për mbështetjen që Spanja i ka dhënë Kosovës në kuadër të KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.Në një tjetër takim, presidenti Thaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades. Presidenti Thaçi ka theksuar se shtetet e vogla duhet të bashkëpunojnë më shumë, sidomos në shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera.Ai ka kërkuar nga presidenti Anastasiades që të fillojë një etapë e re në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat do të ndikojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka takuar edhe presidentin e Irakut, Muhammad Fuad Masum, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Presidenti Thaçi në këto takime ka kërkuar nga krerët e këtyre shteteve që sa më parë të marrin vendimin e njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe presidentin e Republikës së Nigerit, Mahamadou Issoufou,  me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas dhe me shumë krerë dhe përfaqësues tjerë të shteteve, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, njohje te reja, Presidenti Thaçi

EMBLEMA E ”BESLIDHJES SË LEZHËS” NE STOCKHOLM, SUEDI

May 20, 2017 by dgreca

EMBLEMA E ”BESLIDHJES SË LEZHËS”NGA SOT QENDRON KRENARE NË LOKALET E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË SUEDISË NË DROTTNINGGATAN 88 NË STOCKHOLM/1 demaku

Per DIELLI-n: Nga Sokol Demaku/1 fituesi

Në qytetin jugor Malmö të Mbretësisë suedeze sot u mbajt Kuvendi vjetor i Lidhjes së shkimtarëve të Suedisë, në të cilinë moren pjesë mbi 200 delegat nga e gjithë Mbretëria e bashkuar.1 ok Demaku

Ishte kënaqësi të ishe në mesin e penave të njohura me vlera botërore të letërsisë suedeze, në mesin e miqëve edhe të letrave shqipe, të petëve dhe shkrimtarëve shqiptar nga vet Suedia por edhe nga vendlindja, ku shimica e tyre kishin dijeni dhe njohuri për kulturën traditën dhe gjuhën e letësinë shqipe përmes penave të njohura si Kadare dhe të tjerë.

Edhe poetë dhe shkrimtarë të zhanreve të ndryshme letrare janë dhe bejnë pjesë në Lidhjen e shkrimtareve të suedisë dhe janë shumë aktiv në krijimtarin e tyre cka vlen të theksohet se ata janë urë lidhëse mes dy kulturave dhe gjuhëve dhe se edhe keta janë pjesë aktiviteteve letrare në Suedi.

Qendra Kulturore shqiptare Migjeni nga qyteti Borås e cila në gjirin e saj ka plotë poet e shkrimtar shqiptar ka kohë që ka fillua një bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve të Suedisë përmes këtyre anëtareve si janë Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku dhe se vitin e kaluar ka realizua një vizitë pune me dy poete suedeze në Shqipëri dhe se mendojnë në QKSH Migjeni  që këtë bashkepunim mes dy vendeve ta zgjerojnë edhe me tutje.

Por edhe nga Lidhja e shkrimtareve shqiptar ne Suedi ka anëtar aktiv në Lidhjen e shkrimtareve të Suedisë e një ndër ta është edhe Fetah Bahtiri i cili ishte se bashku me ne në këtë Kuvend vjetor.

Sot në Kuvendin vjetor të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë që u mbajtë në Malmö të Suedisë, ne si shkrimtarë krijuam mundësinë dhe rastin e shfrytëzuam maksimalisht për ta promovuar shqiptarinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare, Besëlidhjen e Lezhës nga viti 1444, Lezhën, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, Qendrën Kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås  të Suedisë, dhe më këtë rast nga ana e anëtarit të Kryesisë së QKSH Migjeni Hamit Gurguri nga Borås, Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, Gunnar Ardelius, i dhurua emblema “Beslidhja e Lezhës”, dhuratë nga Bashkia Lezhë, në Shqipëri për kontributin e dhënë në realizimin e  lidhjes dhe bashkëpunimit të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptar dhe suedez. Gunnar Ardelius i entusiazmuar me këtë gjestë të shkrimtarëve shqiptar anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë tha se kjo emblemë do vendoset në vend të shenjtë në lokalet e Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë në Stockholm në Drottninggatan 88.

Ishte kënaqësi të ishe në mesin e ketyre entusiaztëve që me shpirt prezentojnë, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiper  në mërgatë, por edhe Anna Mattsson poete dhe shkrimtare suedeze e cila e para ishte në grupin e  poeteve e shkrimtareve suedez që hapi rrugën e  bashkepunimit.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Beslidhja e Lezhes, ne Stkholm, Sokol Demaku, Suedi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT