• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Kosova para zgjedhjeve: LDK do të jap njerëzit më të mirë që ka

May 13, 2017 by dgreca

-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj/

unnamed (3)unnamed (4)unnamedunnamed (1)-Dega e LDK-së në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit/ISTOG, 13 Maj 2017-Gazeta DIELLI/Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog shënoi sot 27 vjetorin e themelimit, ku bashkë me shumë simpatizantë dhe qytetarë të Istogut, ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.Kryetari i Istogut, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Haki Rugova përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë aktivistët e LDK-së në Istog të cilët dhanë shumë për themelimin dhe fitoret e njëpasnjëshme të kësaj dege.Njëherësh kryetari Rugova e përgëzoi punën e kryeministrit Isa Mustafa dhe sukseset e tij të dukshme në krye të Qeverisë së Kosovës.Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa përgëzoi punën e mirë në Istog, duke theksuar se vetë pjesëmarrja e qindra aktivistëve të LDK-së në këtë degë tregon se në Istog po gufon Lidhja Demokratike e Kosovës duke veçuar rolin e të rinjve që për 27 vite i dhanë frymë LDK-së. Kryetari Mustafa tha po ashtu se LDK-ja dhe Istogu mburret me punën e mrekullueshme të kryetarit Rugova dhe të gjithë kryetarëve të komunave që kanë punuar në mënyrën më të mirë dhe në interes të qytetarëve.Kryetari Mustafa tha poashtu se LDK-ja mburret edhe me ministrat që kanë punuar shumë dhe kanë dalë të pa korruptuar dhe me deputet që i kanë ndjekë politikat dhe i kanë mbrojtur politikat e LDK-së.Sa i përket koalicionit qeverisës të deritashëm, kryetari i Mustafa tha se nëse do të ishin kthyer sërish në vitin 2014, vendimi do të ishte i njëjtë sepse koalicioni me PDK-në është bërë për të mirën e Kosovës.”Por, ata që e bënë këtë veprim tani, ata nuk na tradhtuan ne, ata e tradhtuan vetën, sepse patën shpresë se i shkojnë në fund kësaj pune, por e panë që nuk mundën me ne. Ju siguroj që Qeveria ka punuar mirë, ju siguroj që Qeveria i dha një kurs të veçantë zhvillimit ekonomik të këtij vendi që nuk e pati asnjëherë, Qeveria ka dalë e pa korruptuar dhe ministrat kanë qenë ata që kanë punuar mirë, ju siguroj që kemi bashkëpunuar mirë me BE-në dhe SHBA-të dhe ju siguroj që kemi dhënë një shembull të mirë se si duhet qeverisur Kosova, dhe kjo është me rëndësi sepse nuk ka rëndësi sa kemi qeverisur, por ajo çfarë kemi bërë”, tha ndër tjerash kryeministri Mustafa.Kryetari Mustafa, po ashtu, theksoi se me bashkëpunëtorë para dy vitesh është vendosur se duhet të hapet rrugë për kuadro dhe për njerëz të rinj.“Ne nuk do të punojmë me parulla të fillimit të ri me vese dhe praktika të vjetra, ne do të u japim shans njerëzve të rinj, dhe do të ofrojmë perspektivë për vendin dhe ju sigurojë që do të ofrojmë kryetarë komunash e ministra të mrekullueshëm që dhanë shembull se si duhet qeverisur vendi”, theksoi kryetari Mustafa, duke bërë të ditur se së bashku me nënkryetarët, kryetarët e degëve dhe me strukturat e LDK-së, do të vendoset kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës nga LDK-ja. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, më tej tha LDK do të jap njerëzit më të mirë që ka, ekspertët më të mirë, veprimtarët më të mirë pasi që, siç u shpreh ai,  LDK-ja ka histori të mirë dhe LDK-ja do t’i sigurojë ardhmërinë më të mirë këtij vendi.“Unë si kryetar i LDK-së do të mundohem maksimalisht që të kem përkrahjen e bashkëpunëtorëve të mi, përkrahjen e tuaj, në mënyrë që të zhvillojmë procese që do të jenë në dobi të Kosovës, në dobi të zhvillimit demokratik, në dobi të qeverisjes së mirë të këtij vendi dhe në dobi të fitores. LDK-ja do të dalë fitimtare në këtë proces sepse e ka rrugën e hapur dhe ka faqen e bardhë, ka treguar suksese dhe do të ishte dëm i madh për vendin që këto suksese të mos vazhdojnë”, tha ndër tjera kryeministri Mustafa, duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të punojë fuqishëm dhe pa dyshim se do të dalë fitimtare në këtë proces.Në fund të manifestimit, janë shpërndarë librezat e anëtarësisë për dhjetëra anëtarë të rinj të Degës së LDK-së në Istog./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: 27 Vjet LDK, Behlul Jashari, Isa Mustafa, Istog

Gagareli i përparimit

May 13, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Kryeministri Edi Rama, Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Kryetari bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, gjate ceremonise se mberritjes se makinerive dhe tubave te pare ne Shqiperi, te projektit te gazsjellesit TAP, prane Spitalles ne Durres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, Mayor of Durres Vangjush Dako and Mayor of Kavaja, Elvis Roshi, delivers a speech during the ceremony of arrival of first pipes of Trans-Adriatic Pipeline in Spitalle, near Durres, Albania, 18 April 2016. Trans-Adriatic Pipeline, TAP project, will cross Albanian territory before running undersea to Italy.

NE FOTO:KRYEMINISTRI NE NJE HAP ME ELVIS ROSHIN/

Gagareli më i madh i shqiptarëve është Edi Rama. Nga një province e Vlorës, bën humor me ndjekësit duke i konsideruar popull. Kur ata janë anëtarë, që, ca me hir e ca me pahir i janë mbledhur qark. Për të dëgjuar broçkullat e radhës. Sidomos sentencën prej floriri, fajin e ka Saliu. Pasi ai e di mire se, socialistët ngordhin pa të drejtat e tyre…, punë jo e jo njëherë se është kërkesë si ato që quheshin dikur shfaqe të huaja. Ngordhin e bar hanë veç Saliun të pështyhet. Ngordhin pa asgjë. Ama veç Saliun ta shajë. Të rri në pushtet kështu sa të dojë. Sa të dojë vende pune të hapi për lësistat. Le të bëjnë edhe ata çfarë të duan. Si tu dojë qejfi. Veç saliun. Se ata do bëjnë si do bëjnë deri tek lumturimi nën bredhat atje në periferi. Nga Vlora, gjenia e tij…Ku here me ca foto kaubojsash, ndokësh, që sot i ka kundër, me ca pamje nga lart për gjoja arritjen e tij, lungo maren. Apo Rion de Janeron e shqiptarëve. Pa u dertur aspak se Vlora e sodës, apo Vlora brenda lagjeve, eshte një geto po tamam si rrethinat e Rios së Brazilit të largët. Dhe pyetjes së një qytetari se nuk gjeta vend me ulur. Ai i përgjigjet se i sheh nga lart. Në fakt nga lart i poston ai. Ashtu si po bëjnë sot gjithë webet nën hyqymetin Rama, me protestat e opozitës. Gati të shpërthejnë sapo të dëgjojnë një ofshamë dikund, se, në Tiranë sot … prej opozitës u vranë kaq, u dogj kjo e ajo…u mor pushteti me dhunë etj. Dhe ta dini, nuk është e rastësishme vajtja në Selenicë e Vlore. Eshtë kujdesi i djallit për kokën e vet.

Kaq e shaj Berishën. Se pushteti vjen vet. Po Berisha ama eshtë kryekrimineli. Kryefjala magjike e dehjes.

Megjithëse në këto katër vite sukseset e tij. Dhe reformat e mëdha të tija janë disa nga faktet që do përmendim më poshtë. Dhe me që ai merret me ”shqiptarët” duke u treguar Ndokën e kaubojsin. I vetmi politikan normal shqiptar, që mund të kuotohet me portretin e një politikani perëndimor. Të paktën nga aktivitetet sociale e bamirëse etj. Po I sjellim po përmes fotove …, prirjet fantastike të kryedemagogut shqiptar nga 2013-ta e këtej.

Ilir Beqa Ilir Beqja… ish deputet i shkarkuar me vendim te Gjykatës Kushtetuese me qershor te 2011. Pas 6 muajve seanca gjyqësore… duke konsideruar të drejtë me kerkese të një grupi të deputetëve demokratë në vjeshtën e vitit 2010, Me akuzën për përfitimin në tendera nga fondet publike.

Megjithakëtë, shenjtëria e tij e bën minister të shëndetësisë në 2013-tën.

Shqiptarët vazhdojnë fajin e ka Saliu.

Elvis Rroshi , krytar bashkie Kavajë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e shkarkoi kryebashkiakun Roshi më 29 dhjetor 2016. Ai akuzohet se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit. Sipas hetimeve në atë kohë, të Prokurorisë. Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup, trafik droge dhe pastrim parash. Shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2017… Vendimi gjykatës i hap rrugë organizimit të zgjedhjeve të reja vendore në Kavajë. Zgjedhje që nuk u bën.

Fajin e ka opozita. Do bënte namin…

Armando Prenga ose pyka në një bastion të partisë demokratike. Rrethinat e Laçit. Mburrja e Edi Ramës që e ktheu majtas. Madje duke i marrë bashkinë në kulmin e pushtetit, në vitin 2011. Armando Prenga edhe pse në xhep mbante diplomë juristi, u shqua në kuvend për grushta. Godet deputetët e opozitës holleve dhe në sallë. Edhe pse në të njëjtën kohë është anëtar i Komisionit për sigurinë kombëtare.

Nga karriera e tij politike, rezultoi … një komisioner socialist i vrarë…, dy fise sot në hasmëri, shërre në grup. Dhe përfundimisht dalja me pranga nga parlamenti.

Shkarkimi më pastaj. Socialistët vazhdojnë, fajin e ka Saliu.

Shukri Xhelili kryetar i Bashkisë Dibër shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese në nëtor 2016. Pas video-skandali i bërë publik në televizion pak kohë më parë çoi në pranga. Ai u denoncua nga një vajzë e re (20 vjeçe… ai vet 56) për ngacmim seksual. Edhe ky krenaria e rilindjes. Benjamini i parelliut Sadri, atij qe artikulonte me xheste Hitlerin.

Më pas Dibra u bë gazi i botës, me votimet për kryetarin e ri…, mund të blije vota sa të doje me 10 mijë lekë të vjetra. Dibra e traditave. nxorri sërish përmes shitjes së votave një rilindas.

Deputeti i një partie kristiane, nga Puka. Nga aleancat e Ramës kundër Berishës. Arrestohet në prillin e 2015. Madje asaj kohe plasi përplasja e madhe Dosh, Meta etj. Ka shumë vendime gjykatash deri nga ato të huajat. Bashkë me të vëllain vrasin një komisar policie. Po I hetonte… akuzoheshin për gjithfarësoj, deri vrasje shqiptarësh në vendet e ulta… Belgjike e Hollandë. Megjithatë, fal sistemit të klabur të votes, urrejtjes ndaj Saliut zgjidhet deputet dhe Rama e bën aleat të pare. Sot në burg.. Fajin e ka Saliu.

Ka prapë emra të tjerë…

Të gjithë të denoncuar nga opozita.

Ndërkohë që Shqipëria po shkon në zgjedhje moniste. Dhe shënjtëria e tij. Që u flet njerëzve për përparim. Vazhdom me akuzën që fajin e ka Saliu. Kur Saliu ka vetëm një armë, statutet e Fb. Ndërkohë shqiptarët e lungomareve, janë në një masë skandaloze papunësie e prespektive. Pjesë e mbetjeve e shqiptarëve të ikur. Brenda një depresioni social. Ku krahu i punës i këtyre viteve po shkon plotësisht si mish për top. Ndërkohë gagareli i përparimit u flet të vobektëve, duke fërkuar hobin e tij gomerët, për një faj, fajin e ka Saliu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, Gagareli i përparimit, Ilir Levonja

KOMUNITET-ARIZONA: GENA, NJE KONCERT I PAHARRUESHEM

May 13, 2017 by dgreca

6-lulzim-mulliqi-250x283

NGA:LULZIM MULLIQI/SHBA/

Me iniciativen e instrumentit te mirenjohur te komunitetit shqiptaro-amerikan,z.Murat Rama dhe ne bashkepunim me Albo’s Party Production,keto dite ne Feniks te shtetit te Arizones,u mbajt nje koncert madheshtor me kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Genen.Ky koncert i solli publikut te mergates nje fryme te re te muzikes se lehte dhe popullore i gershetuar me elemente kombetare nga te gjitha trevat shqiptare.Me kete rast kengetari Gena me nje repertor te larmishem te kengeve te tij solli ne skene per bashkeatdhetaret tane kenget me te te bukura qe i kendohen atdheut,pastaj kenget idilike,te mergimit dhe perditshmerise se jetes sone.

GenaSalla e mbushur me bashkatdhetaret tane nga te gjitha trevat etnike shqiptare,e perbenin nje Shqiperi ne miniature,te cilet duartrokisni e therrisni gezushem shqip dhe panderprere interpretimin brilant te kengetarit te mirenjohur,Gena.Ne turneun e tij koncertal ne Feniks te Arizones,kengetari Gena vinte pas shfaqjes se nje numri te madh koncertesh, ku ai kishte performuar me pare ne metropolet amerikane,perfshire: Los Angeles,Chicago,Miami,Las Vegas dhe Toronto te Kanadase.Kengetari Gena me nje ze tipik, karakteristik dhe melodik si dhe me nje performance te shkelqyer ka mrekulluar publikun,duke lene mbresa te paharrueshme tek bashkeatdhetaret tane ne Feniks te Arizones.Ne kete koncert kengetarin Gena e shoqeruan instrumentistet e mirenjohur,Murat Rama dhe Edlir Begolli.Pjesemarres ne kete koncert kishte edhe nga radhet e veprimtareve dhe perfaqesuesve me te larte te komunitetit shqiptaro-amerikan te Arizones,sic ishin ish- kryetaret,Skender Bajrami dhe dr.Arben Lasku.Ky koncert eshte mbajtur ne Qendren Kulturore”LA PRINCESSA” ne Betahany Home ne kryeqytetin e Arizones-ne Phoenix(Feniks).Se fundmi vlene te theksohet se ne komunitetin shqiptar te Arizones,verehet nje  begatim me i madh i  jetes kulturore ne krahasim me vitin pararendes,por njeherit eshte edhe nje publik i pasionuar pas muzikes sone popullore dhe shume adhurues per artistetet e zhanreve te ndryshme muzikore, qe vijne nga Kosova,Shqiperia dhe trevet tjera etnike shqiptare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Gena, koncert, Lulzim Mulliqi

PO AT GJERGJ FISHTA, SHKA THA ?!

May 13, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

2 at Fishta

SURGITE,  MORTUI  !/

(ÇOHI, TË  DEKUN !)
Vëndimet e padrejta t’Europës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit.  Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.

Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.

Këta rreshta koment u bane nga kritiku i At Fishtës, letrari i njohun At Viktor Volaj O.F.M. në vitin 1941.

  1.    Shqyptarë, a ndiet ? Europa, mrrutë e ndyt,

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,

( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt

E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)

E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit

Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.

  1.        Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa,

Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,

Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa

E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:

Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.

  1.          E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;

E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,

E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;

Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod  m’ kamë.

  1.         Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?

A ka si i bahet kuj ma teper dhún?…

Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:

Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:

Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –

  1. Shka bajn Shqyptarët?… Hán’ fiq e kastraveca:         

E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at’ a pélë.

  1.         E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,

Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: –  

Por, jo, – mos drueni! – jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh

Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.

  1.         Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes…

Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,

E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:

Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,

S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot

Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.

  1. Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun

Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa

T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun

Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,

E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!

  1.         Ktu, ktu Shqyptarë!… A ndiet?… Ku u kam… Ku jéni?…

Mo’ lêni, burra!… M’ armë!… Mbaroi Kosova!…

Janina humbi!…e ndoshta, Tepeleni…

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!…

Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,

E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!

  1. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun

Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?…

Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!

  1. Ku jé, Bibdoda, ti nji rrfé prej qielle?…

Jé derës bujare, e trim i drejtë ti jé!

Flamurin e Shqypnis, sod n’ ajr ti shtielle;

E grishi malet me qindrue p’r Atdhé.

Ku themra e jote per Atdhé të shklase,

Atje kryet t’onë, po, per Atdhé t’ humbase!

  1. Mo’lé’Toptan, qi me shpatë t’ande binde

Nji shekull mbarë m ’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e,

– Ndejun n’voter s’ prarohet jo kondoshi…

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, s ‘i herë qindrove me trimni.

  1. M’ kambë Dedë Gjo’ Luli! Thonë se ‘i  t’ biri t’ shkinës

Lekët e Malcis sod t’ dhetat do t’ ia lajn

Se edhe do t’ vêjn kapicen e Cetinës:

A i mend, thue, ti, kaq marre do t’ a bâjn;

Ata sokolat t’u Lekët e Malcis,

Qi aq gjak kanë derdhun per Liri t’ Shqypnis?

  1. Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri

Shka asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ké me pá ti atëherë, se rrokullija

Me u çue m’ e zhgulë andej, nuk mund t’ a hjekun;

Pse per Shqypni Malcorët janë msue me dekun.

  1. Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,

Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.

T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.

Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,

N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!

  1. E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,

Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,

Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli

Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

  1. Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri

E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,

U shoftë me arë, me farë me mal me vrri

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,

Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Saj!

Shenime nga At Viktor Volaj: Strofa 5. Shka bajn Shqyptarët?… Nuk duht harrue se Fishta asht Poeti kombtar i fisit në kuptimin ma të haptë të fjalës, asht Poeti qi mërrijti në sferën ma të naltë të artit thjeshtë shqyptar, tue këndue trimninë e fisnikinë e kombit, por njiheri edhe tue përdorë vishkullen djegëse kundër nji frote të vdekun në shpirt ase të shitun të huejve.

Strofa 12.Toptan: Esad Toptani. Dashunija ndaj Atdheut e rreziku qi i kërcnohet e bajnë Poetin e ndërgjegjes kombtare me harrue çdo ngatrresë e trathti të këtij njeriut dinak e ambicjoz, mbi të cillin historija e Rilindjes s’onë kombtare do t’endë fletë të zeza. Taraboshi: mal në anën  Prendimore të Shkodres, ku u zhvilluen luftime të rrebta, gjatë shtatë muejve të rrethimit të Shkodres. Prijës i ushtrisë shqiptare kjé Esad Pasha e Komandant i Pergjithshem Hasan Riza Pasha, i cili mbasi mori vesht vendimin e Londres, mendoi me e shpetue Shkodren, tue ngritë Flamurin e Shqypnisë, por Esadi, qi kishte nji lidhje të mëshehtë me Malin e Zi, shtini dhe e vrau tradhtisht (30 Kallnor 1913). Me 23 Prill 1913 i dorëzoi Shkodren Malit të Zi.

 

Shenim(F.Radovani): Kur po udhtonte me vaporr me shkue n’Itali për studime Prof.GaspërUgashi, në vitin 1935, ishte në nji kabinë me At Fishtën, mësuesin e vet në Shkollën Françeskane. Gjatë bisedës për këte poezi Prof. Gaspri e kishte pyet se, mos asht pak e randë fjala qi i ké vue Europës pranë (shkerdhye)?  

– Fishta i  ishte përgjegjë: “Asht kenë fat i madh qi jam kenë thirrë prej Zotit për Meshtar, se, po mos t’ishe me ketë zhgun veshë, asnji prej poezive të mija nuk do t’ishte e mujtun me u lexue lirëshem për shka më vjen në mend me shkrue për mbrapshtitë e padrejtësitë e Europës perkundrejt Shqypnisë….”.

Melbourne, Maji 2017.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, PO AT GJERGJ FISHTA, SHKA THA ?!

PROVOKIME SERBE NE FSHATIN MARTINAJ TE PLAVE GUCISE

May 13, 2017 by dgreca

1 martinajNga Esad GJONBALAJ/

Martinaj 12 Maj 2017- Fshati Martinaj i Plave Guci është vendbanim që historikisht ka qen i banuar tërësisht me shqiptar autokton. Në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar mbretëria okupuese Jugosllave kishte sjell ca kolon serb në vendbanime shqiptare në Plave Guci me qellim  për të ndryshuar strukturën etnike në vendbanimet shqiptare të kësaj ane. Për të joshur kolonët që të qëndrojnë dhe për të kryer misionin e vet të okupatorit serbëve ardhacak u dhuronte tokat e shqiptarëve të përzën me dhunë ose të përndjekur nga okupuesi i ri në këtë  krijesë artificiale të njohur si Jugosllavia mbretërore.2 Martinaj

Nga fotoja që ilustron këtë shkrim shihen ca krijesa njerëzore te cilët jan futur në një kafaz (themelet e një kishe kinse inegzistente serbe) në qendër të fshatit Martinaj, dje me datën 12 Maj 2017. Toka ku këta zotëri pretendojnë,  është pronë shekullore familjes Prelvukaj e trashëguar ndërshekuj brez pas brezi  nga vëllazëria Prelvukaj. Në fakt gjat okupimit të mbretërisë Jugosllave në tokat e vëllazërisë Prelvukaj,  pushteti okupues  në fshatin etnikisht të pastër Martinaj kishin tentuar për të ndërtuar një objekte të kishës ortodokse serbe, objekt ky i cili nuk arriti te përfundohej kurrë.

Në vitin 2013 ultranacionalistet serb kishin bër po të njëjtin provokim sikurse dje ne Martinaj ku me ndihmën e policisë kishin hyr në fshat me ç’rast banoret e fshati Martinaj patën reaguar ashpër ku policia malaziase pat arrestuar 23 banor të fshatit.

Provokimi i radhës  është edhe një presion shtesë ndaj banorëve shqiptar të mbetur aty, se shteti malazias mund të bënë çka të dojë, dhe se shqiptaret janë dhe po ndihen si qytetar të dorës se dyte, dhe  në presion të vazhdueshëm  në forma të llojllojshme në mënyrë që  të dekurajohen për te qëndruar  në trojet e tyre stërgjyshore.

Shqiptarët në vendlindje dhe në diasporë duhet të koordinohen që këtyre veprimeve provokuese të u vije fundi dhe se interesi kombëtar është mbi interesin individual dhe partiak, dhe se kur të cenohen vendbanimet shqiptare jemi të cenuar dhe të rrezikuar që të gjithë pa dallim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Esad Gjonbalaj, ne Martinaj, Place-Guci, provokim malazez

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT