• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Rama e Basha: Gati të ulemi te Nishani… Basha: Rama të japë dorëheqjen

May 2, 2017 by dgreca

*Basha: Duam garanci të vërteta. Gati të shkojmë tek Nishani/

*Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ju përgjigjën sot pozitivisht thirrjes së presidentit Bujar Nishani që palët të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis. Ndërkohë pasdite zoti Basha ka njoftuar një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij ku pritet që të ketë dhe një komunikim direkt të deputetëve me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn. 

1 Rama BashaDuket se një përpjekje e re do të ndërmerret për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte pjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Pasdite, presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate u shpreh “i shqetësuar për përmasat që po merr kriza politike në vend”. Presidenti ju drejtua me një thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës “të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin” duka saktësuar se ai “ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”.

I pari që ju përgjigj publikisht ftesës, përmes një statusi në Facebook, ishte kryeministri Rama, i cili shkruante se ishte “po aq i shqetësuar për krizën” e cila sipas tij, ndryshe nga vlerësimi i Presidenti, është “krizë e Partisë Demokratike”. Ndonëse e cilëson “të vonuar” thirrjen e presidentit, ai shton se është gati të ulet me Lulzim Bashën.

Nga ana e saj opozita tha se e mirëpret ftesën e presidentit Nishani, ndërsa vë në dukje se “ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për t’u bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit përmes zgjidhjes së ofruar”, shkruhet në deklaratën e koalicionit opozitar.

Javën e shkuar përpjekja për ndërmjetësim e eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein dështoi. Palëve ju paraqit një dokument kompromisi, por opozita këmbënguli në kërkesën për qeveri teknike. Dje disa prej figurave të Partisë Demokratike e konsideruan një shans të humbur, refuzimin e propozimeve të eurodeputetëve. Deputeti Eduard Selami, i cili foli në një interviste për Zërin e Amerikës, deputetja Majlinda Bregu apo dhe ish numri dy i partisë Demokratike për shumë vite Jozefina Topalli, kritikuan publikisht zotin Basha se po merr vendime pa i diskutuar ato më parë me forumet e partisë.

Pas këtyre kritikave zoti Basha ka njoftuar thirrjen sot pasdite të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndonëse gjatë fjalës së tij në çadrën ku opozita proteston prej më shumë se dy muaj nënvizoi se nuk do të ketë tërheqje: “Kush më kërkon mua, shqiptar apo i huaj, pazar me Edi Ramën, për hir të stabilitetit pa demokraci, duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur me 18 shkurt, është më e madhe se Partia Demokratike, është më e madhe se opozita, patjetër, është më e madhe se Lulzim Basha, më e madhe se Shqipëria dhe shqiptarët”.

Megjithatë duket se përpjekjet edhe të komunitetit ndërkombëtar nuk kanë rreshtur. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD pritet që të ketë një komunikim direkt edhe me Komisionerin europian për Zgjerimin Johannes Hahn.

Nga ana tjetër komuniteti ndërkombëtar duket se po e shton trysninë e tij edhe duke i mëshuar faktit se zgjedhjet do të njihen dhe në rast të mospjesmarrjes së opozitës. Pas ambasadorit amerikan Donald Lu, I cili tha se “zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime dhe pa pjesmarrjen e opozitës”, sot edhe ambasadorja gjermane Suzanne Schutz, u shpreh se “nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja gjermane.

***

Basha: Duam garanci të vërteta. Gati të shkojmë tek Nishani/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se për opozitën mjafton që kryeministri Rama të japë dorëheqjen e të ndërtohet një qeveri teknike dhe kjo është garancia për zgjedhjet e ardhshme.

“Rama po mban peng vendin, duke refuzuar të japë dorëheqjen. Ne nuk jemi problemi dhe ne nuk mund të lëmë qytetarët në dorë të një qeverie të delegjitimuar”.

Zoti Basha tha, pas një mbledhje të gjatë të grupit parlamentar, se opozita është e gatshme të diskutojë dhe kërkon të ofrojë garanci të vërteta nga qeveria për zgjedhjet.

Më herët Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaruan se mirëpritnin ftesën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani për dialog, që të zgjidhet kriza politike.

“Shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë, për t’u bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit, të cilat kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve” – theksohet në deklaratën e opozitës.

 

(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: gati te ulemi, ne Tryezen e Nishanit, Rama-Basha

Hoxhaj në Bruksel takon Mogherinin dhe Hahn

May 2, 2017 by dgreca

-Diskutojnë liberalizimin e vizave, MSA-në dhe zhvillimet në rajon/

1 Hoxhaj MoghereiniPRISHTINË, 2 Maj 2017-B.Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.

1 Hahn & HOxhajNë të dyja takimet u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, ku u theksua progresi i arritur në plotësimin e kritereve për liberalizim nga ana e Kosovës gjë që solli edhe rekomandimin pozitiv nga Komisoni Evropian, si dhe për demarkacionin si kriteri i vetëm i mbetur, bën të ditur njoftimi i dërguar.Në anën tjetër, kryediplomati kosovar i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini ka folur edhe për MSA-në dhe punën në kuadër të zbatimit të saj, si një hap i rëndësishëm i përafrimit me BE-në.Ministri Hoxhaj u ka shprehur Mogherinit dhe Hahn interesimin e Kosovës që këtë vit të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, pasi që të zbatohet agjenda e reformave evropiane.

“Gjatë ditës së sotme takova zonjën Mogherini dhe zotin Hahn, ku tema qendrore ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në atë moment kur deputetët e Kosovës do ta ratifikonin marrëveshjen e demarkimit me Malin e Zi. Po ashtu, kemi biseduar për zbatimin e axhendës evropiane të reformave dhe të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe mundësinë që të aplikojmë për statusin e kandidatit në fund të një procesi të tillë dhe për çështje të tjera të karakterit bilateral në mes të Kosovës dhe BE-së”, deklaroi ministri Hoxhaj.Në takimet e sotme, palët kanë biseduar edhe për temat dhe zhvillimet e fundit në rajon, si dhe tendencat për ndikime të forcave anti-evropiane në Ballkan.Hoxhaj theksoi se, pavarësisht sfidave Kosova është e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik.Gjatë ditës së nesërme, Hoxhaj do ta takojë Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), të cilët do t’i njoftojë për të arriturat e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave dhe axhendës evropiane të Kosovës në përgjithësi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bruksel, Liberalizmi, Ministri Hoxhaj, takim Mogherini& Hahn

7 MAJ-DITA E LIRISE NE KENSICO DAM-VALHALLA

May 2, 2017 by dgreca

NJOFTIM/

10 Mrnacajmarnacaj

ME 7 MAJ, ORA 1.00 PM, NE KENSICO DAM-VALHALLA,  NË DREJTIMIN DHE ARGËTIMIN E SHOQËRISË KULTURORE KELMENDI  DO TË PËRKUJTOHET NICK MRNAÇAJ-DITA E LIRISE SHQIPTARE/

10 Mrnacaj duke ngrit FlamTë Dielën me 7 Maj 2017, në orën 1.00. p.m, familja Mrnaçaj, Shoqëria Kulturore Kelmendi, do të përkujtojnë “Heroin e Demokracisë”, Nick Mrnaçaj. Kjo veprimtari e përvitshme ka edhe mbështetjen e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Federatës Vatra dhe komunitetit Shqiptar. Po ashtu, kjo veprimtari ka mbështetjen dhje pjesmarrjen e autoriteteve lokale të Westchester Cauntit, që janë pjesmarrës të përvitshëm.  Nik Mrnaçaj (Nick Mrnacaj), humbi jetën me 20 Janar  të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, pas kthimit nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit.Në shenje respekti për Nik Mrnaçaj, para zyrës se bashkësisë në White Plains – Nju Jork,do të ngrihet në shtizën e bashkise Flamuri Kombëtar Shqiptar. Që nga viti 1991 shefi ekzekutiv – Prefekti i Zones Westcheter, e ka shpallur ditën e rënies së Nick Mrnacaj, me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes Mrnacaj , në çdo pervjetor , u dorëzohet një Proklamatë.

Organizatorët i bëjnë thirrje komunitetit që të bëhet pjesë e kësaj veprimtarie, ku do të ngrihet Flamuri Shqiptar dhe do të valvitet aty për një javë.

Filed Under: Featured Tagged With: 7 Maj 2017, Dita e Lirise, NIK MRNACAJ

Ministrja Dhurata Hoxha merr titullin “Doktor Nderi” në SHBA

May 2, 2017 by dgreca

– Ministrja ka cituar presidentin Abraham Lincoln, që kishte theksuar se “Çfarëdo që të jeni, bëhu i mirë në atë drejtim”, duke i inkurajuar studentët e pranishëm që të nxjerrin më të mirën nga rruga që zgjedhin/

2 Ministrja Hoxha

  Lamoni-Iowa-ShBA, 2 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, u nderua me titullin “Doktor Nderi-Honorary doctorate”, në Universitetin Graceland, në Lamoni, të shtetit Iowa-ShBA. Në këtë solemnitet morën pjesë drejtuesit e Universitetit, Graceland, John Sellars, Drejtori i bordit të Universitetit, Harry Ashenhurst, ish Ambasadori, John Menzies, personalitetet tjera akademike të këtij universiteti si dhe studentët e gjeneratës së 120-të.
Në fjalimin solemn me rastin e fillimit te vitit akademik, në prani të studentëve të vitit të parë të këtij universiteti, ministrja Hoxha theksoi se para 13 viteve ka qëndruar ulur në të njëjtin vend si studente, duke përshkruar rrugëtimin e saj, regjistrimin, rrugën pas diplomimit dhe rrethanat e Republikës së Kosovës.
“Këtu, në Lamoni, gjeta një komunitet me njerëz të mirë, vend të cilin me shumë krenari e quaj shtëpi timen të dytë, vend dhe komunitet i cili më fuqizoi vlerat e ndershmërisë, integritetit dhe respektit për komunitetin”, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se kujton me krenari edhe profesorët që me plot përkushtim, promovuan vlerat më të mira që e bëjnë Amerikën të madhe.
 
Ministrja ka cituar presidentin Abraham Lincoln, që kishte theksuar se “Çfarëdo që të jeni, bëhu i mirë në atë drejtim”, duke i inkurajuar studentët e pranishëm që të nxjerrin më të mirën nga rruga që zgjedhin.
“Ndiqni ëndrrat tuaja, bëni gjithçka për to dhe unë jam e sigurt që Universiteti Graceland na ka pajisur të gjithëve neve me gjithçka që duhet për ta bërë këtë. Mos e zgjidhni temën e jetës tuaj por bëhu storja e vetvetes”, ka theksuar në fjalën solemne ministrja Hoxha.
 
Titulli Doktor nderi, i është dhënë Ministres Hoxha me motivacionin: Personalitet i merituar që ka dhënë kontribut të shquar në shoqëri, Ajo nderon Universitetin Graceland dhe është e lidhur me këtë institucion, si dhe promovon vlerat e jetës që i kultivon Universiteti Graceland për studentët e vet./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Bell Jashari, Doctor e Nderit, kosovo, Ministry e Drejtesise, SHBA

Takimi Mediu-ambasadori LU:Gjithmonë ka shanse për dialog

May 2, 2017 by dgreca

reu i Partisë Republikane Fatmir Mediu konsumoi sot një kafe pune me Ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi që zgjati më shumë se 1 orë  u zhvillua në ABA Center dhe mësohet së ishte thirrur nga diplomati amerikan.

Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë situata e fundit politike në vend.

Pas takimit, Mediu tha se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu: Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe besoj që kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

I pyetur nëse janë reale këto shanse, Mediu u përgjigj:

“Mendoj se gjithmonë ka shanse për dialog sa kohë jemi të përgjegjshëm që duhet të bëjmë më të mirën për vendin dhe jo për interesa jo normale të pushtetit”.

Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, porse kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasadori Lu, Fatmir Mediu, Takimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT