• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

Homazh për Edip Tërshanën

June 13, 2017 by dgreca

Me rastin e 110 vjetorit të lindjes dhe 70 vjetorit te ekzekutimit/

1 edip

Nga Reshat  Kripa/Fisnikëria lind bashkë me njeriun. Ajo trashëgohet brez pas brezi. Atë nuk mund ta përçudnojë asgjë. Ajo është një dhuratë e Zotit, të cilën nuk mund ta kenë fat të gjithë.  Ky gjak nuk mungonte në dejet e familjes Tërshana. Edipi, i lindur më 15 mars  1907, ishte djali i katërt i Abdurrahmanit dhe Sabries.  I ati, anëtar i klubit patriotik “Bashkimi“, merr pjesë në Kuvendin e Dibrës më 23 korrik 1909. Punon për hapjen e shkollave shqipe me alfabetin latin dhe është pjesëmarrës me armë në dorë i përpjekjeve të mëdha të viteve 1912 – 1913 kundër serbëve.

Shkollën fillore Edipi e filloi në vitin 1916 në shkollën shqipe të Dibrës. Më 1920 ajo mbyllet dhe ai fillon punë si çirak në një repart qeleshepunuesish. Në vitin 1922 vendosen në Peshkopi. Po atë vit vazhdon shkollën qytetëse të hapur në Tiranë me vendimin e qeverisë së Sulejman Delvinës, për fëmijët dibranë. E  mbaron në vitin 1923 dhe po atë vit fillon shkollën normale në Elbasan të cilën e mbaron në vitin 1928.

Më 16 shtator 1928 fillon punë si mësues i klasës së parë në shkollën plotore Shijak. Kështu vazhdon vite me rradhë. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e priti me indinjatë. Refuzon me përbuzje propozimin për t’u regjistruar si anëtar i partisë fashiste. 27 nëntor 1942, 30 vjetori i shpalljes së pavarësisë. Me nismën e tij vihet në skenë drama e Foqion Postolit “Lulja e Kujtimit“. Entuziazmi ishte i paparë. Sallën e ndezën më tepër fjalët e zjarrta të Edip Tërshanës dhe Beqir Haçit. Të nesërmen manifestimi i madh në shesh për  ditën  e  flamurit.  Përleshje me forcat e kuesturës.

Në   pranverën   e   vitit  1942  bie  në  kontakt  me elementë antifashistë si Irfan Hajrullai dhe Mustafa Gjinishi. Ata e njohin me punimet e Konferencës së Pezës. Në bazë të vendimeve të saj, shtruan nevojën e krijimit të këshillit antifashist të Dibrës. Me krijimin e tij zgjidhet kryetar i këtij këshilli. Motivi kryesor  ishte lufta kundër pushtuesve fashistë. Në të bënin pjesë të gjitha forcat politike. të vendit

Më 8 shtator 1943 Italia kapitullon. Edipi merr kontakt me kapitenin anglez Hendz dhe komandantin e batalionit italian “Firence“ Armando Picci, për të ardhmen e batalionit. Vendosin që forcat e këtij batalioni të vihen në dispozicion të Komandës së Divizionit të Lartë Aleat të Lindjes së Mesme. Divizioni largohet nga Dibra. Këshilli antifashist del nga ilegaliteti. Por rrugët morën një rrjedhë tjetër, fare të papranueshme. Mbrojtjen e qytetit e mori komanda partizane që priste kthimin e Haxhi Lleshit. Çuditërisht filluan plaçkitjet në qytet. U dogjën edhe disa shtëpi, kryesisht të nacionalistëve.  Më 9 shtator 1943 organizohet një mbledhje në prefekturë. Edipi kërkon shpjegime për gjendjen, por askush nuk i kthen përgjigje. Tradhëtia e madhe e konferencës së Mukjes kishte filluar të vihej në zbatim nga krerët e lëvizjes komuniste. Edipi detyrohet të jap dorëheqjen nga kryetar i këshillit antifashist në shenjë proteste.

Tashmë pasojat e Mukjes ishin shpërndarë në gjithë Shqipërinë. Edipi dhe kapiteni anglez Hendz kërkojnë të gjejnë një rrugë pajtimi ndërmjet forcave që po venin drejt një lufte vëllavrasëse.. Më 24 shtator 1943 organizohet një takim i Mit-hat Frashërit, Hasan Dostit dhe Isuf Luzit me krerët dibranë Fiqiri Dine dhe Cen Elezi që kishte si qëllim organizimin e  një  komiteti  kombëtar  dibran. Por  ngjarjet  kishin  marrë  rrugë. Komunistët kishin mundur të marrin në dorë drejtimin e këshillit. Sipas udhëzimeve të tyre, krahas flamurit shqiptar u ngrit edhe ai maqedonas. Shenja e parë e tradhëtisë së madhe që do të vazhdonte më vonë me dorëzimin e këtyre krahinave Jugosllavisë. Edipi heq dorë përfundimisht nga ky këshill.

Në mars 1945 shkon të takojë dhëndrin e tij Habib Gegën që ndodhej në burg. Merr kontakt me Qenan Dibrën, i cili i rekomandon për avokat Suat Asllanin. Ata e informojnë për lëvizjen antikomuniste që kishte filluar në Tiranë, me pjesëmarrjen e personave të rrymave të ndryshme.  Ata i parashtruan organizimin e një organizate të tillë antikomuniste dhe demokrate në Dibër. Këtë gjë Edipi filloi ta vinte në zbatim porsa mbërriti në qytetin e tij. Aty takohet me miqtë e tij Shefqet Shehun, Eqerem Kukelin, Rasim Fetahun, Islam dhe Xheladin Ndreun me të cilët krijon bërthamën e organizatës që do të quhej “Bashkimi Demokratik“ dhe që do të përmblidhte rreth vetes përfaqësues nga rryma të ndryshme si social-demokratë, monarkistë dhe të grupit të rezistencës. Lidhjet me Tiranën i mbante nëpërmjet Qenan Dibrës.

Aktiviteti i mësipërm nuk kishte si të mos binte në sy të sigurimit të shtetit. Për këtë, sipas udhëzimeve nga qendra Edipi tërhiqet për pak kohë. Cen Elezi me djemtë Islam dhe Xheladin Ndreu, Dan Kaloshi dhe Menajt e Lurës detyrohen të marrin malet. Shefqet Shehu, Rasim Fetahu dhe Eqerem Kukeli arrestohen.  Po ashtu arrestohen në Tiranë edhe Qenan Dibra, Suat Asllani, Ivzi Golja dhe të tjerë. Kishte filluar terrori i tmerrshëm komunist.

Ardhja e Hysni Alimerkos si profesor i letërsisë në fund të shtatorit 1946, i dha një hov të ri lëvizjes. Ajo kishte gjetur në personin e tij njeriun që dinte të drejtonte dhe të jepte leksione të shkëlqyera organizimi.  Hysni Alimerkua, i lindur në Tragjas të Vlorës, mori mësimet fillore dhe të mesme në vendin e tij. Pastaj shkoi për studimet e larta në Firence të Italisë, ku u diplomua për letërsi. Gjatë luftës ka qenë sekretar i financës së Komitetit Krahinor të organizatës së Ballit Kombëtar për Vlorën. Takimi me Edipin bëri që pikëpamjet e tyre të ishin të njëjta. Së bashku me Jani Ikonomin, Alqi Nushin dhe  Kozma   Gjergon   u   bënë   strumbullari   i   lëvizjes antikomuniste në Peshkopi.

Më 17 maj 1947 në Dobrovë, shefi i sigurimit krimineli Kopi Niku kryen arrestimin e Edip Tërshanës.  Arrestohen gjithashtu  edhe Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Alqi Nushi dhe të tjerë.Për të detyruar të arrestuarit  të pranonin akuzat false, u provuan llojet më të tmerrshme të torturave. Vetëm ata që i kanë provuar ato  në shpinën e tyre, mund t’ju tregojnë për to. Por më mirë të mos flasë. Ato duken si të pabesueshme dhe të sajuara. Megjithatë një gjë dihet. Të gjithë qëndruan si luanë, pa u përkulur para dhunës së ushtruar. Në mbarim të hetuesisë Edipin e lejojnë të takojë vajzën dhe djalin. Ky takim la mbresa në shpirtin e tij. Iu kujtua e kaluara. Ata i kishin sjellë disa ushqime të mbështjella me një gazetë “Bashkimi“ që qarkullonte në atë kohë. Anët e kësaj gazete përdori Edipi për të shkruar dy letra, njërën për të bijën, Lirinë, kurse tjetrën për diktatorin Enver Hoxha.  Pastaj vendosi t’i jap fund jetës duke prerë damarët. Të mbytur në gjak e gjeti një nga rojet rastësisht. Në letrën drejtuar Lirisë shkruan:

“Ëndrra ime është që Shqipëria të bëhet siç  dua  unë.  Ajo do të realizohet dhe ju do të gëzoni emrin si bij të saj. Të jeni  kryelartë  se vdes si shqiptar”.

Ndërsa në letrën drejtuar diktatorit, ndër të tjera,  thekson  me  krenarinë   e  një nacionalisti të vërtetë:  “Ideali kombëtar më ka ba qi të jem kundra Lëvizjes Nacionalçlirimtare, unë qi kam qenë krijuesi i saj. Ju jo vetëm hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por sot pushteti juej i quejtun popullor asht në robëni të Belgradit politikisht dhe ekonomikisht Kjo asht tradhëti!

            Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq qi i bahen këtij populli. Jam kundra për burgosjet e 20.000 apo 30.000 shqiptarve vetëm e vetëm se nuk janë komunistë. Dhe kjo vetëm pse kështu don sllavi.  Kjo  asht tradhëti”!

Më 17 nëntor 1947 filloi gjyqi kundër 12 të akuzuarve. Para gjykatësve kukull ndodhen: Edip Tërshana, Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Alqi Nushi, Rexhep Mborja, Selim Graceni, Adem Shehu, Rifat Dibra, Mahmut Ndreu, Elez Selishta, Ferit Pervizi dhe Munir Shatku. Para gjykatësve të arrestuarit qëndruan si heronj.

`           Më 21 nëntor jepet vendimi. Edipi, Hysniu dhe Jani dënohen me vdekje me pushaktim. Të tjerët me burgime të rënda. Të arrestuarit kthehen në qeli në pritje të zbatimit të vendimit. Në fund të dhjetorit lejohet takimi i fundit. Xhevria, e shoqja, dërgon fëmijët. Fjala e fundit e Edipit drejtuar atyre ishte:

– Mos vishni petkun e tradhëtisë

Personalisht kam patur fatin të njihem me dy nga personazhet kryesorë të këtij grupi. Avokatin Jani Ikonomi e kam njohur në kampin e Urës Vajgurore. Një burrë i veçantë. Një intelektual dhe idealist i rrallë. Një mësues i ndjenjave nacionaliste për ne të burgosurit e brezit të ri.. Shpesh herë na thoshte:

– Mos u ligështoni, mos u përkulni para torturave dhe urisë! Qëndroni me kryet lartë, ashtu si kanë qëndruar paraardhësit tanë! E ardhmja e Shqipërisë është e sigurtë. Gjaku i të rënëve është ushqimi i saj. Do të vijë koha kur njerëzit do shkëputen nga demagogjia e kuqe dhe do fillojnë të ndërtojnë të ardhmen e atdheut, të ardhmen me të vërtetë demokratike! Për këtë jam i sigurtë,

Sot Jani nuk jeton më, por ideali i tij trimfoi mbi dogmat komuniste.

Me Hysniun u njoha pasi doli nga burgu,. por më tepër u lidhëm me ndryshimet demokratike, kur luftonim në Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, për realizimin e amanetit të të rënëve tanë, për çrrënjosjen e komunizmit nga vendi ynë. Idhulli i tij ishte Edip Tërshana. Kur u lirua nga burgu i Burrelit pas njëzet vjetësh dhe po kthehej për në shtëpi, ndaloi në qytetin e Kavajës. Donte të takonte Xhevrien, Lirinë dhe Nihatin, familjen e mikut të tij më të mirë, të cilët banonin atje.  Trokiti në portë. Ajo u hap dhe ata mbetën të shtangur. Iu duk sikur para tyre u shfaq Edipi. Të nesërmen ai u nis për në Vlorë.

Shpesh herë Hysniu më tregonte çastet e fundit të mikut të tij të pavdekshëm, Edipit,  duke i  shoqëruar me dhimbje:

– Kishte kaluar mesi i natës dhe ne, qoftë nga  ngarkesa  psikologjike, qoftë nga të ftohtit, nuk na kishte marr gjumi. Duhet të ketë qenë ora dy e gjysmë e natës, kur dëgjojmë një urdhër që u jepet ushtarëve:

– Përgatitni armët!

Nga biruca e tij dëgjojmë zërin e Edipit që na thotë:

– Nuk janë shenja të mira. Unë jam njëqind për qind i vdekur. Sidoqoftë, kushdo që do të shpëtojë, t’u tregojë fëmijëve të vërtetën. Amanet djalin!

S’vonoi shumë kur dëgjojmë  Kopi  Nikun  që  i  drejtohet Edipit:

– Qenke bërë gati? Dil atëhere.

E hipën në makinë dhe u nisën. Zhurma e saj u dëgjua edhe pak kohë, pastaj e mbuloi zhurma e lumit. Pas pak u dëgjua një breshëri armësh. Edipi ishte ndarë prej nesh. Një rreshter nga Pogradeci që shërbente aty na tregoi çastet e fundit të tij. Kur e kishte pyetur prokurori për fjalën e fundit ai thirri:

– Rrnoftë Shqypnia!

Në sytë e Hysniut pashë të rridhnin dy pika lot.

Filed Under: ESSE Tagged With: homazh, për Edip Tërshana, reshat kripa

Shqiptarët nuk janë vetëm pasardhës të Ilirëve

June 13, 2017 by dgreca

DOGMATIKË DHE HERETIKË/

pellazget-iliret-shqiptaret

Kritikë mbi pikëpamjen shkencore te Z.Korkuti mbi origjinën pellazge te shqiptarëve, ose mohimi i mohimit të ketij mendimi/

Pasi shekulli i XXI futi këmbët në mijevjeçarin e tretë të erës sonë dhe z.Korkuti u bë kryetar i Akademisë së Shkencave të shqiptarëve të Shqipërisë Trung; mendoi se kishte ardhur koha që t’i lante hesapet një herë e mirë me plangprishësit, ose ata që i bien këmborës mbi  origjinën pellazge të shqiptarëve.

Dëgjoni  këtu o shqiptarë, tha Ai:  Kanë dalë disa diletante, që ma kanë prishur gjumin, prandaj kam vendosur që t’i shpallë heretikë; pasi librat e tyre bien në kundërshtim me dogmën që mbroj unë dhe ata që janë pas meje. Pasi bëri një listë të tyre dhe librave të tyre u dha porosi shtëpive botuese dhe librarive, që libra të tillë të hiqen nga qarkullimi dhe mundësisht të digjen në sheshet kryesore të qyteteve, ndërsa autorët e tyre, meqënëse nuk kemi mundësi t’i djegim në turrën e druve; t’u ngjisim emrat në shtyllën e turpit të shpallur nga “Gazeta Shqiptare”.

Kush jeni Ju z.Korkuti që kini vendosur të persekutoni libra dhe autorë, pasi ata thonë atë që mendojnë dhe meqënëse ata janë “diletantë”, ç’punë ju prishin juve që jeni në majën e Olimpit të shkencës shqiptare, madje në rolin e Zeusit, që lëshon shkrepëtima dhe vetëtima ndaj kujtdo. Pse kini frikë dhe nga kush kini frikë?

Por shqetësimi i z.Korkuti, (ose “shqetësimi objektiv” siç e përshkruan një vllaho-grek me mbiemër shqiptar, Barka) është se ata autorë po lexohen nga shqipëtarët, ndërsa veprat e tij, që nuk dihet ku janë, nuk po lexohen. Librat e tyre po u hapin sytë shqiptarëve dhe po shërbejnë për krijimin e një Ideollogjie Kombëtare. Po çfarë pune i prish kjo z.Korkuti? Këtë e di ai.

Z.Korkuti në shkencë nuk ka gjeneralë dhe ushtarë; në shkencë mendimi i një kryetari akademie nuk do të thotë se është mendimi më i mirë shkencor dhe duhet të qëndrojë në krye. Në shkencë nuk ka tituj, grada dhe nishane; madje nuk ka as profesionistë dhe amatorë. Shëmbujt janë kuptimplotë; Shampolioni, zbërthyesi i “Gurit të Rozetës”:  “I pajisur me njohjen e pothuaj gjithë gjuhëve të vjetra, edhe pse i penguar nga “baronët” e zakonshëm të shkencës zyrtare dhe kundër pikëpmajes së “të diturve”, pohoi në mënyrë gjeniale, se edhe gjuha me hieroglife duhet të kishte domozdomërisht një alphabet fonetik (“Thot-i fliste shqip” Xhuzepe Katapano,f.74);  Shlimani ishte një tregtar, por zbuloi Trojën dhe Mikenën. Z.Korkuti mblidhni mëndjen dhe drejtojuni arësyes.

Ju nxirrni si argument, se këta autorë nuk njohin greqishten e vjetër, as latinishten. Por në listimin Tuaj figurojnë edhe disa gjeneralë të mendimit shkencor si Prof.Pilika dhe Matheu Aref, studjues poliglotë dhe njohës të gjuhëve të vdekura. Tabelat e Arefit, nëqoftëse i kini lexuar veprat e tij, e pasqyrojnë këtë. Pilika, siç thuhet në parathënie të librit të tij, njeh 5 gjuhë të vdekura dhe gjithë gjithë 11 gjuhë.

Pilikën; ish kolegët e tu, ata që mbronin idenë tënde dhe devijuan historinë e Shqipërisë, ata që ndryshuan kursin e studimit shkencor nga origjina pellazge, në origjinën ilire të shqiptarëve; pasi e larguan Pilikën  nga institucionet shkencore, e internuan ne fushat e Myzeqesë; dhe tani pas vdekjes së tij, Ju pa ndroje dhe pa turp po e linçoni përsëri, thjesht se tani keni kapur një post të lartë, pasi nga aftësitë dhe kapaciteti shkencor nuk arrini në nivelin e tij.Turp.

Ja çfare thotë vetë Pilika për këtë problematikë, atë të origjinës pellazgjike. Po zgjatem pak në referimin, por ja vlen.

“…Shkenca historigrafike botërore e pranon njëzëri që trualli i atdheut tonë (Xara, Lanabregasi, Bardhaj), ka qënë i banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi i paleolitit).Së këtejmi rrjedh pa një, pa dy, se tek ne kanë gjalluar njerëz shumëmijë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur fort vonë në siujdhesën e Haimit (Hemit), -autokton, parailir, parahelen, -emri i kryehershëm i Ballkanit të sotshëm…” (Pellazgët-Origjina jonë e mohuar,f.9).

Këtu, duke qënë në fushën Tuaj, nuk besoj se kini kundërshtim, pasi Ju me studimet tuaja kini treguar se territori i vendit tone ka qënë i banuar edhe më herët,  para 70.000 , madje dhe 100.000 vjetësh. Mendoj se ju kini folur në këto studime  për njerëz dhe jo për majmunë. Atëhere, nëqoftëse këta kanë qënë qënie njerëzore, dhe për më tepër autoktonë; atëhehere, pse mos të kenë qënë pellazgët?!!!

Puna ndryshon, nëqoftëse Ju, mendimit për origjinën tonë ilire, I bashkangjisni edhe mungesën e autoktonisë, pra ardhjen e të parëve tanë në Ballkan. Atëhere teoria Juaj nuk ndryshon nga ajo e fqinjëve sllavo-helenë, të cilët na quajnë ne shqiptarët ardhacakë në Ballkan.

Në përfundim të parathënies së veprës së vet prof.Pilika, për njerëz të sërës Tuaj shprehet: “…Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e 500 dijetarëve të kohës së re (pervec 200 dijetarëve të antikitetit), jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazgo-ilire-shqiptare, por mbi të gjitha është në gjëndje të demonstrojë këtë me përpikmëri matematike…

…Tek-tuk ndonjë ithtar i së vjetrës, ndrydhet symbyllazi ndër njohuri të përcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht  të papërligjshëm, agnosticist…,rreket ende më kot (veç me shkumë fjalësh) që të hedhë akoma edhe sot, qëllimthi, apo jo, farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme, parailire, pellazge…”(Pellazgët-Origjina jonë e mohuar,f.10).

Ju pa ndroje dhe pa u skuqur, se po bëni një vepër aspak të moralshme, zini në gojë dhe listoni në listën tuaj të turpit edhe të ndjerin Aristidh Kola, këtë njeri me zëmër të madhe, këtë patrot të madh të çështjes kombëtare, këtë studjues pasionat dhe të shkëlqyer. Po ju tregoj postulatin që na ka lënë i ndjeri Aristidh Kola:

“Pellazgët nuk janë një mizë që ka rënë në qumësht dhe duke hequr mizën mund ta pini qumështin të qetë”.  

          Dhe ju z.Korkuti e kuptoni shumë mirë këtë shprehje, pasi ashtu si dhe unë e keni origjinën nga fshati dhe në fëmijëri, të dy bashkë, shumë herë kemi larguar mizat që na binin në kusinë e qumështit.

Por, asnjëherë z.Korkuti, Ju dhe gjithë luftëtarët fytyrëvrerosur të Vorio-Epirit, nuk do ta largoni dot këtë mizë nga qumështi pellazgjik, me të cilin janë mëkuar për mijra vjet raca jonë e shkëlqyer, të cilën në lashtësi e kanë quajtur hyjnore.

Unë do të tregoj edhe një autor tjetër, Jaho Brahaj, vepra e të cilit, në një mënyrë ose tjetër, ka marrë edhe bekimin e Akademisë së Shkencave.

Kjo vepër  është “Flamuri Kombëtar Shqiptar, Origjina, Lashtësia”.  Në këtë vepër autori, duke mos ditur mendimin tuaj, mbase ka bërë sakrilegj kur përmënd pellazgët si origjinën tonë. Ja cfare thotë ai : “…dielli ishte object kulti. Ky është i hyjnizuar edhe nga banorët e lashtë parailirë të Ballkanit, ku banonin edhe stërgjyshërit e shqiptarëve,pellazgët (f.11).

Në një referencë autori thotë : “…Stipcevici, kur flet për ilirët parashekullit të V para erës së re, i quan protoilir-pellazg” (f.12).

Ajo cfarë është më e rëndësishmja, Jaho Brahaj në këtë vepër na tregon edhe emblemën e Hititëve–Shqiponja dykrenore e Perandorisë Hitite e  gdhendur në gur, shekulli i XII para e.s (f.41). Prapë na dolën këta Hititët, por s’na u ndanë!!

Pra, shqiponja dykrenore ka qënë symbol, shënjë, emblemë edhe e pellazgëve të Anatolisë, Hititëve.

Në vazhdim, unë do të përmëndja edhe arbëreshin Xhuzepe Katapano, i cili me veprën e tij “Thot-i  Fliste Shqip” bëri epokë në sajë të një zbulimi shumë të madh. Ai vërtetoi se Thoti e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik egjyptian duke patur si çelës gjuhën shqipe. Ju mund të thoni se Zef Katapano ishte diletant, por ai ishte akademik zotëri dhe akademik në Itali jo në Shqipëri.

Ju qëllimisht lini në hije mendimtarin dhe kollosin e teorisë pellazge, helenistin e shquar, njohësin e shkëlqyer të gjuhëve të vdekura, përfshirë edhe sanskritishten, Spiro Kondën, autorin më të madh shqiptar për origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të vetë  të shqiptarëve, i cili me veprën e tij “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik” ka bërë epokë. Pse, z.kryetar i akademisë së shkencave; pasi mendimi i tij i ndriçuar Ju vret sytë.

Ju qëllimisht nuk përmëndni të madhin Petro Zheji, të cilin ju vet si akademi e propozuat sivjet për çmimin kult për revolucionin e tij në gjuhësi, për origjinën pellazge të gjuhës shqipe.

Për pellazgët kanë folur edhe R.D’Anzhely me Z.Majanin. Edhe për këta do të thoni se nuk njihnin greqishten e vjetër! Edhe për këta do të thoni që ishin diletantë! Por ata ishin akademik të Akademisë Franceze zotëri.

I fusni edhe këta në listë që të gjithë bashkë shqiptarë dhe të huaj dhe i linçoni ata dhe veprën e tyre, pasi edhe këta flasin dhe mbrojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të shqipëtarëve.

Po kush është dogma e z.Korkuti?  Idea e z.Korkuti është kjo: Shqiptarët e kanë origjinën nga Ilirët dhe për rrjedhojë edhe gjuha shqipe vjen nga ilirishtja. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo është një e vërtetë e pranuar. Por njëkohësisht është edhe një e vërtetë jo e plotë, pasi ajo nuk pranon që kjo origjinë shkon deri tek pellazgët, e për rrjedhojë duke e nxjerrë gjuhën shqipe të lidhur drejtëpërdrejtë, në daçi edhe nëpërmjet ilirishtes, me pellazgjishten. Në këtë rast ajo menjëherë kthehet në dogmë dhe ka mbetur një dogmë. Pse mbrohet kjo dogmë dhe kush ka interes që kjo dogmë të mbetet si e vërteta absolute e shkencës shqiptare?

Ajo është një dogmë, pasi qëllimisht ngushton origjinën e shqiptarëve vetëm tek ilirët; ndërkohë që origjina e shqiptarëve, ashtu si flamuri i tyre, është me dy koka: Shqiptarët vijnë nga Ilirët, po aq sa vijnë edhe nga epirotët dhe të dy palët si ilirët, ashtu edhe epirotët, vijnë prej pellazgëve.

Iliria dhe Epiri janë trojet zulmëmëdha prej nga rrodhën arbërit. Dhe me arbërit në Arbëri nuk kishte më ilirë dhe epirotë; por kishte gegë dhe toskë. Kjo është e vërteta historike.

Origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe epirotët e mbrojnë shumë autorë. Unë po e filloj me një autor shqiptar që është shumë i  qartë dhe mjaft i saktë. Ky është Mehdi Frashëri nga dera e ndritur e frashëllinjve. Në veprën e vet “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve” ai në kreun e dytë, të cilin e emërton “Iliria ose Gegëria” na thotë:

“…Në kohët e vjetra fjala Gegëri osë Toskëri, nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri, Iliri; dhe për Toskëri, Epir…Nga ky shkak, për të ardhur konformë me historinë e vjetër, pëlqyem edhe na, të përdorim fjalën Iliri dhe Epir, për këtë periudhë të vjetër historike, në vënd të Gegërisë dhe të Toskërisë….Nga ana e Jugut gjer ku vinte kufiri i Ilirisë, Gegërisë, edhe ku fillonte ai i Epirit, i Toskërisë, historishkronjësit e vjetër janë ndarë më dysh: simbas Strabonit, Epiri fillonte nga Shkumbini e poshtë, lum që atëhere quhej Genysys; simbas Tit Livit nga Vjosa e poshtë, të cilit asi kohe i thoshin Aus…”. (F.70-71 e botimit në fjalë). Ju mund të thoni që Mehdi Frashëri është diletant dhe nuk e njeh greqishten e vjetër. Pyeteni dhe do t’u përgjigjet ai vetë!  Kur Mehdi Frashëri ka botuar këtë libër, Ju nuk kishit lindur akoma.

Ja çfarë na thotë lidhur me këtë problematikë Robert D’Anzhely:Shqiptarët mendojnë se janë të gjithë pasardhës të Ilirëve…Në thelb kjo është e vërtetë vetëm për një pjesë fare të vogël të shqiptarëve, për disa të Veriut, por shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nga pak kudo: Në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, në Itali, nëpër ishujt etj; nuk janë pasardhës të Ilirëve, por të degëve të tjera të trungut të racës pellazge  (ku padyshim futen edhe epirotët).

Në të vërtetë shqiptarët nuk janë vetëm pasardhës të Ilirëve, por edhe të popullsive të bardha të lashtësisë, bashkë me Trakët, Grekët, Frigët dhe popullsitë e tjera të Azisë së Vogël, Etruskët, Latinët; me një fjalë të të gjitha popullsive që të lashtët i përmblidhnin me emrin e përgjithshëm PELLAZGË…”.

Nga ana tjetër, mjafton që një dijetar perëndimor të shprehë mendimin, se pellazgët nuk kanë ekzistuar, pervec se në imagjinatën e dijetarëve të lashtësisë, ose që ata përbëjnë një mit të këtyre të lashtëve, e menjëherë shqiptarët e kanë pranuar pa rezerva.

Dhe ajo që është më për të ardhur keq, një nga më të diturit e tyre (ndoshta bëhet fjalë për Cabejin), pa asnjë mënyrë shpjegimi, pohon se në të vërtetë pellazgët nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Dr.K nga Fieri (ndoshta ky jeni Ju), të cilin e kam takuar njëherë në Paris, ishte më i bindur se gjithë shqiptarët e tjerë, meqë kjo gjë është pohuar nga Maks MULLER, dhe me paditurinë e vet, nuk ndruhej të pretendonte se gjithë dijetërt e tjerë, që nuk mendonin si Max MULLER e kishin gabim

Problemi bëhet interesant pasi mësojmë se kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është në të “njëjtën gjatësi vale” me studjuesit helenë; të cilët edhe  ata, interesant, ndajnë të njëjtin mendim me z.Korkuti; Pra që shqiptarët kanë një origjinë dhe vetëm një, atë nga Ilirët dhe nga askush tjetër.

Për këtë problem, na vjen në ndihmë përsëri i linçuari Robert d’Anzhely duke na rëfyer se çfarë thonë studjuesit helenë lidhur me origjinën e shqiptarëve.

“…Shqiptarët kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ato kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik, as edhe një tjetër, as edhe një emër…

Helenizmi shtrihej deri në Orik në gjirin e Vlorës. Banorët e Epirit të Veriut (shiko sa bukur, dolëm tek Vorio-Epiri, hajde se më thellë dhe më rurëza) Kaonët, Antitanët, Perrebët etj ka shumë të ngjarë që të ishin helenë…

Nisur nga këto vrejtje të përgjithshme, të cilat na ndihmojnë për të gjetur origjinën e shqiptarëve të sotëm, shumica e kërkuesve janë të mendimit që shqiptarët e sotëm, edhe në se janë përzier me popuj të tjerë, doemos kanë ardhur,të paktën në pjesën më të madhe, nga banorët e lashtë të vendit, Ilirët…Doket e zakonet shumë të lashta dhe patriarkale dhe e gjithë jeta e e malësorëve shqiptarë flet në favor të mendimit, se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë…

Çështja e banorëve të brigjeve të detit, të fushave dhe të Epirit në raport me atë të malësorëve ndryshon. Atje ka pasur një popullsi të shumtë helene (shiko sa bukur)…por ka marrë një karakter shqiptar si rezultat  zbritjes së malësorëve drejt bregdetit e qyteteve…

Më konkretisht, banorët e Epirit të Veriut në mënyrë absolute, formuan një popullsi helene autentike (Ja ku fle lepuri, doni më për Belulin)…”

(Enigma-Robert D’Anzhely,f-309).

Tani, shumë thjesht mund të bëhet pyetja: Kujt i intereson qe origjina e shqiptarëve të mos jetë edhe nga Epiri? Ose e shprehur më qartë, kujt i intereson që toskët epirotë të mos quhen shqiptarë, por t’u jepet një emër tjetër; psh të quhen grekë. Kush dëshiron që kufirin e shtetit të vet ta çojë deri në Shkumbin, ku ndahen gegët me toskët; pra që toskët të zhduken dhe të mos përmënden më, por të quhen grekë? E shikoni që dogma që mbrohet me fanatizëm i ka rrënjët të thella dhe pasojat shumë të rrezikshme. Prandaj edhe vllaho greku, Barka, i ka dalë në mbrojtje dhe njëkohësisht nxjerr si mburojë, Kryetarin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, z.Korkuti.

Megjithatë, ju z.Korkuti, po të ishit thelluar, po t’i studjonit në thellësi dhe gjërësi Ilirët, me domosdo ju në fund të këtij studimi do të kishit cekur pellazgët; ashtu si një anije e madhe kur futet ne ngushtica prek fundin e detit.

Shëmbullin e keni shumë afër, një banor i bregdetit Adriatik, Aleksandër Stipçeviq, që i ka studjuar seriozisht dhe me dashuri Ilirët, ka  nxjerrë një vepër të madhe për ta. Në këtë vepër, pavarësisht se ai është marrë me ilirët, përfundimet e kanë shpënë tek lidhja e tyre me pellazgët. Që të jem më konkret po përmend nja dy raste të veprës së tij “Ilirët”.

“Përputhshmëria e dokeve të shumta të varrimit të të vdekurve te ilirët edhe te grekët e hershëm (dhe grekët e hershëm  janë pellazgët), përputhshmëria e simbolikës funerale, siç mund të përcaktohet në bazë të dokumentacionit arkeologjik…e tërë kjo flet për bazën  shpirtërore që ka qënë e përbashkët për të dy grupet etnike” (f.308 e veprës së cituar në shqip).

Kur flet për kultin e gjarpërit tek ilirët, Stipçeviq, rrëfen se ky kult është i njëjtë me atë të Hititëve në Azinë e Vogël. Por Hititët, nuk e di në se ju z.Korkuti e dini apo jo, që janë pellazgë. Perandoria zulmëmadhe Hitite me kryeqytet  Hatushën ishte një perandori pellazge, nga shpërbërja e së cilës dolën mbretëritë e fuqishme të Likianëve, Lidianëve (paraardhësit e pellazgëve Tirrenë), Kanaenëve, Karianëve, që të gjithë popuj pellazgë etj etj.

Dhe që të jem pak më konkretë po referohem plakut Katapano, I cili na tregon për disa fjalë të përdorura nga Hititët. Ata për të treguar kohën e tashme përdornin fjalën njërrokshe  “NI”. Në gjuhën e sotme shqipe kemi këto fjalë për kohën e tanishme: NITASH  (që e përdorin gegët), TANI (që e përdorin toskët), NANI, ( që e përdorin arvanitasit), NIME (që e përdor Shqipëria e Mesme); Pra nuk do shumë mend që kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë dhe ajo që është më e cuditshmja, dialektet e shqipes së sotme për këtë fjalë janë më larg njëra tjetrës, ndërkohë që në lidhjen e drejtëpërdrejtë me fjalën hitite janë me afër dhe ajo që i lidh të gjitha, është fjala njërrokshe “NI”, pra është fjala rrënjëse pellazge “NI”. Katapano na tregon se Hititët përdornin edhe fjalën “URIM”, e cila ka ardhur pa asnjë ndryshim në gjuhën e sotme shqipe.

Por këtu Katapano  na surprizon kur na thotë se fjala “URIM” në hebraishten e vjetër përdorej nga priftërinjtë hebrenj, kur ata komunikonin me perëndinë. Surpriza vazhdon më tej kur ai na tregon se në hebraishten e vjetër fjala “SHEINAH” ka kuptimin “prania e zotit mes nesh”. Zbërthimi i kësaj fjale nga pellazgjishtja, ose hebraishtja, si të doni, në gjuhën e sotme shqipe bëhet “SHEH-AI-NA”, sheh-ai-(kah) na. Meqënëse zoti në lashtësi thirrej “AI”, ose thjesht “I”, në toskërisht kjo fjalë është më e kuptueshme, pasi  gërma “H” nuk shqiptohet dhe fjala”SHEH” shqiptohet “SHE”; atëhere ajo shqiptohet “SHE-I-NA”, sheh ai kah na.

Pra, vazhdojmë atje ku e lamë, kulti i gjarpërit, para  se të jetë një kult ilir ka qënë një kult pellazg, pra i trashëguar nga pellazgët tek ilirët. Madje, ai shkon më tej kur duke ju referuar një autori, K.Oshtirit, i cili nga ana e vet emrin e etnisë së madhe të ilirëve e lidh me emrin e gjarpërit hitit, Illujankash. Sipas këtij autori, origjina e emrit Ilir nuk është indo-europian por “Alarodik dhe pikërisht pellazgjik”.

Por në këtë linjë, në lidhjen e emërit të Ilirëve me Hititët, pra edhe me pellazgët,  është edhe Xhuzepe Katapano, i cili nuk përdor emërtimin pellazgë, por në vend të tij përdor emërtimin Ilir. Ai shprehet se ilirët atlantidas (pellazgët atlantidas) pas përmbytjes së madhe 12.000 vjet para erës sonë shkuan në Kaukaz dhe pas largimit të ujrave zbritën në Azinë e Vogël me emrin e ri, Hitit, duke krijuar 6500 vjet p.e.s perandorinë hitite me kryeqytet Hatushën. Por vazhduan edhe në drejtim të Egjyptit.

Po citojmë disa nga vargjet e Zef Katapanos që shprehin këtë mendim: “ Kjo e ditura hyjneshë (perëndesha egjyptiane MAT) është po e farës sonë arbëreshë, çë me Thotin  shkoi  Misir ka Kaukazi, kur Ilir ynë llauzi po i nxir gjithë  ka stera e bardhë e dëlirë…..dreq Evropën bënë të lirë. Kështu llauzit tonë arbëror i dhanë ëmrin pra hyjnor: “I Lir”, se për lirinë sterës bardhë epër shpërblim”.

Pra, ka autorë z.Korkuti, që edhe emrin Ilir e nxjerrin me origjinë pellazgjike. Po vetë banorët e Ilirisë atëhere, a nuk janë edhe ata me origjinë pellazgjike, për derisa vetë emri i tyre ka këtë origjinë.

Në vazhdim të kultit të gjarpërit Stipçeviq tregon se nga kërkimet arkeologjike në Prishtinë në një figurinë të neolitit të vonë është gjetur gjarpëri i mbështjellë kutullaç. Figurina të tilla, vazhdon ai, janë gjetur në Mikenë. Nuk ka pikë dyshimi thotë autori, se domethënia e kultit në Prishtinë dhe Mikenë, është e njëjtë; dmth paraqet mbrojtësin e vatrës së shtëpisë dhe njëkohësisht personifikimi i kryetarit të ndjerë të fisit.(f.319 e veprës së cituar). Pra, besoj se nuk ka nevojë që t’ua shpjegoj, se zakonet e pellazgëve dardanë janë të njëjta me ato të pellazgëve mikenas.

Në përfundim Stipçeviq thotë : “religjioni ilir dhe grek kanë pasur së paku pjesërisht, bazën e përbashkët shpirtërore në botën neoeneolitike mesdhetare, që ka rezultuar pa dyshim në ngjashmërinë e një sërë detajesh në mes të këtyre dy religjioneve dhe mitollogjive, dhe gjithësesi edhe të simboleve gjegjëse”. F.438.

Por ajo që nuk thotë Stipçeviq, është fakti se bota neoeneolitike mesdhetare nuk është gjë tjetër, veçse bota mesdhetare pellazge. Janë pellazgët ata që popullonin gjithë bregun e Mesdheut, Azi të Vogël, Lindjen e Afërme, Veriun e Afrikës,  gadishujt, Iberik, Apenin dhe Ballkanik; Pra, janë pëllazgët, parahelenë dhe parailirë, që u kanë lënë trashëgimi të njëjta dy etnive të krijuara dhjetra shekuj më vonë.

Neritan Ceka flet për kultin e gjarpërit të pasqyruar  në monedhat e gjetura nga gërmimet arkeologjike në qytetet e lashta të Bylisit, Amantias dhe Olimpes në Mavrovë të Vlorës. Por, ajo që është më e rëndësishmja, është fakti se këtë kult, kultin e gjarpërit,  të gjetur në këto monedha, Neritan Ceka e quan kult pellazgjik.

Por që të mos dalim nga tema, po përmëndim një autor, të cilin dalëzotësi juaj, z.Barka, e ka shumë për zëmër. Ky është N.G.L.Hamond. Ja çfarë na thotë Hamondi. Gjakmarrja është një zakon i njëjtë si tek grekët e lashtë (pellazgë po i quaj unë) ashtu edhe tek shqiptarët, banorë të Ilirisë, apo të Epirit. Ai i drejtohet nje episodi të shkruar në Iliadë, ku përshkruhet tablloja e mburojës së Akilit; ku pleqësia ishte mbledhur për të ndalur një gjakmarrje. Në vijim, ai shpjegon se edhe Drakoni, ligjvënësi i madh Helen u përpoq që të ndalte gjakmarrjen; po ashtu, pas tij edhe i madhi Solon. Në vazhdim ai tregon, se në vitin 1894 njëzetekatër pleqtë e Kastratit vendosën të njëjtin ligj, që kishte vendosur edhe Soloni para 25 shekujsh, lidhur me qarjen me lot për faqe. (“Epiri”, f..41-42 në shqip).

Në vazhdim të kësaj ideje, që si ilirët, ashtu edhe epirotët, rrjedhin prej pellazgëve; po hidhemi pak në traditat dhe zakonet e sotshme të shqiptarëve, të cilat kanë mbetur të tilla për mijra vjet dhe vijnë që nga mugëtirat e kohrave. Hamondi përmendi gjakmarrjen. Por unë do të përmënd mikpritjen, një zakon i stërlashtë pellazgjik. Një zakon që kishte për dalëzotës bash vetë Zeusin gjëmimmadh.

Në malësitë tona thuhet që shtëpia është e mikut dhe e zotit. Nëqoftëse do të kthehemi prapa 3000 vjet, kjo shprehje du të thuhej që banesa është e mikut dhe e Zeusit. Për të vërtetuar këtë po i referohemi drejtëpërsëdrejti “Odisesë” :

“…ki nderim për hyjni  o trim bujar! Ne sot të biem ndër këmbë: ta dish se Zeusi hakmerret rëndë për miq e nevojtarë, se Zeusi do t’u shtrohet miqve  buka…” f.157 ne shqip. Vazhdojmë:

“…Zeusin mikpritës e nderoj në ty…Tamam po thua, mik! Kjo është mënyra më e lehtë në të gjithë botën t’më dalë nami e të më tallin sot e përgjithmonë! (shiko se me të njëjtën gjuhë do të fliste edhe një malësor i yni pas 3000 vjetësh) të pres tjetrin si mik, pastaj t’i sulem e t’ia marr shpirtin! Zoti mos e dhëntë! Me ç’sy e faqe unë pastaj t’i lutem Zeusit, birit të Kronosit atë…”.

Hidhemi tek Eskili, tek Lutëset, ja çfarë u tregon Danau plak Danaideve, se si  e priten fjalën e tij për mbrojtje argivët dhe vetë mbreti i tyre Pelazgu:

“Argivët që të gjithë u shprehën pa ngurim dhe ndezën zjarr të ri në zëmrën time plakë. Të gjithë ngritën lart të djathtat ogurmira.- Një pyll i tërë duarsh- dhe ja si vendosën: “këtu, në këtë vënd të lirë mund të rroni, askush nuk do t’ju prekë, askush t’ju marrë peng. I huaj qoftë a vëndas, njeri s’mund t’ju trazojë. Në rast se kundër jush veprohet me përdhunë, këdo nga vëndalinjtë që ndihmë nuk ju jep, e prek veç damk e turpit dhe rruga e mërgimit” për ne të tilla fjalë tha mbreti i pelazgëve. Pa shtoi se qyteti nuk duhej në të ardhmen të cyste zëmëratën e Zeusit ndaj lutsve, se njollë të dyfishtë mbi vete do të merrte- për miqtë vëndalinj- se kjo patjetër shpagim do të kërkontë, shpagimin e së keqes. Dhe populli argiv, këto me të dëgjuar, me dorë dha pëlqimin pa pritur që ta ftonin. Nga fjala e goditur u bind me të vërtetë ky populli pelazg, po vulën e vu Zeusi…”.(f.75  e veprës së cituar).

Po të shtoj ndonjë fjalë unë, prishet, se pastaj më vret Zeusi dhe Eskili.

Nga zakonet hidhemi tek etnografia: Të gjithë e njohim xhubletën e malësisë, vendësit thonë që është një veshje e lashtë e malësoreve, thonë që është edhe ilire. Nuk kam kundërshtim. Por, në gjetjet arkeologjike në Kretë janë zbuluar veshje të grave kretane, pellazge të njëjta me xhubletën e Malësisë. Hane shan hane Bagdad. Malësoret tona me veshje greke!!!! Apo greket e lashta me veshjen shqiptare, apo ilire në daçi!!! Vetvetiu, këtu na shpëtojnë pellazgët, të cilët kanë banuar si në Kretë dhe në Mikenë, si  në Argos dhe në Korinth; po ashtu edhe në Dardani dhe në Iliri. Përgjigja është e thjeshtë:

Xhubleta është një veshje pellazge, dhe që të gjithë ata që e kanë përdorur kanë qënë pellazgë. Ndërsa ata që e përdorin sot e kësaj dite, si rrjedhojë e kanë origjinën nga pellazgët.

Vazhdojmë më tej. Veshja tradicionale e burrave malësorë në Shqipërinë e Veriut me tirqe përdoret edhe nga burrat kretas në Greqi si veshje popullore. Po kësaj çfarë t’i themi?!!! Janë malësorët tanë grekë?!!! Apo janë kretasit, ose kretanët, malësorë shqiptarë?!!! Këtë rebus po e lë që ta zgjidh vetë z.Korkuti, mbase na i nxjerr edhe kretasit me origjinë ilire.

Thuhet se gjama e burrave të Malësisë eshtë përmendur nga Herodoti si një zakon që përdorej nga burrat në Kretë në rast vdekje. (Prapë na doli kjo Kreta, ore nuk na u nda)

Kemi dëgjuar për vallen e shpatave, që sot e kësaj dite dhe për mijëra vjet kërcehet nga malësorët  tanë. E po pastaj, do të thoni Ju? Po, sepse sa më thellë futemi, aq më shumë gjëjmë rurëza. Në një festival tradicional në Umbria të Italisë edhe atje kërcehej vallja e shpatave. Ç’duan italianët  me vallen e shpatave? Nuk duan italianët, por duan umbrianët. Mbase ju z.Korkuti e dini që umbrianët e lashtë janë etruskë dhe se Umbria, po ashtu si Toskana ka qënë e banuar prej Etruskëve dhe që etruskët janë pellazgë, nuk duhet ta vini në dyshim. Pra, mos vallja e shpatave do të thoni ju, është një valle pellazge?!! Dhe ata që e kërcejnë sot e kësaj dite, do të thosha unë, janë me origjinë nga pellazgët.

Vazhdojmë më tej dhe hidhemi në Greqi. Legjenda thotë që kur lindi Zeusi foshnje qante. Për të mos e gjetur Kroni dhe ta hante, foshnja ishte strehuar tek kretasit e lashtë pellazgë, të cilët e njihnin shumë mirë zakonin e mikpritjes z.Korkuti. Kur foshnja Zeus qante, thotë legjenda, kretanet pellazgë për ta qetësuar dhe për të mos u dëgjuar e qara, ngriheshin në valle dhe përplasnin shpatat e tyre. Mbase i rrëmbyen shpatat për t’i treguar Kronit se jetën e mikut vogëlush do ta mbronin me jetën e tyre, pasi kështu i mësonte zakoni i mikpritjes. Kështu mbase lindi vallja e shpatave.  Pra këtu ndodhemi para një trekëndëshi pellazgjik Umbria-Bjeshkët e Namuna – Kretë. Ky trekëndësh është si trekëndëshi i Bermudes që do të thithë në gjeratoren e vet gjithë antipellazgjistët. Por ka edhe më. Po ju tregoj një dilentatizëm nga ato që z.Korkuti nuk i ka hiç për qejf.

Sot e kësaj dite grekët e quajnë Kretën, Krriti; ndërsa ne shqiptarët e quajmë Kretë. Kush është emri  i vërtetë, ajo që shqiptojnë të huajt, apo ajo që shqiptojnë vëndësit. Besoj se edhe ju jeni në një mëndje më mua: Ai emër që shqiptojnë vëndësit. Pra, Krriti. Por nëqoftëse kthehemi prapë tek legjenda. Kreta është vendi ku u rrit  Zeusi, ose vendi që e rriti, ose që kë rriti; pra Krriti. Pra si i lidh gjërat legjenda. Pra këtu na del, se edhe emri i Kretës vjen nga vepra që kanë kryer banorët e saj pellazgë para mijra vjetësh, nga rritja e Zeusit dhe për çudi shpjegimin dhe kuptimin ja jep gjuha shqipe, do apo nuk do z.Korkuti.

Por  ka edhe një çudi tjetër. Shqiptarët dhe turqit  (pasardhesit e pellazgëve të Anatolisë) e thërasin Kretën me emrin Gjiriti. Menjëherë do të hidhen disa dhe do të thonë që kjo është fjalë turke, që vjen nga turqishtja. Dakord, or xhan. Por, po ta shikojmë me kujdes, kjo është një fjalë e vjetër shqipe,ose pellazge. Gjiriti munt e kuptohet edhe si Gjiri,ose Gjiu që e rriti. Pra është fjalë me të njëjtin kuptim si Krriti. Por ndërsa të parën e përdornin pellazgët vendas të Kretës; të dytën, ndoshta e përdornin pellazgët e Anatolisë, mbase Hititët, mbase Lidianët,ose mbase edhe vetë Likianët, gjuha e të cilëve dokumentohet më afër gjuhës shqipe.  Çdo gjë është e mundur.

Ja çfarë na thotë për gjuhën shqipe një autor francez Luis Benlou:

“…në Liki, në Troadë, në Kretë, në Atikë në kohëra që nuk mbahen mënd, hasej një popullsi zanafillore e njëjtë, e cila fliste një gjuhë dhe vetëm një gjuhë dhe kjo gjuhë ishte GJUHA  SHQIPE, apo gjuha që ngjante me të…

…Ne mendojmë se banorët zanafillorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël deri në Halis, duhet të kenë folur idioma pak a shumë të ngjashme me gjuhën shqipe..”. (Greqia përpara grekëve-f.128 dhe 81.bot.shqip).

Ndërsa një autor tjetër francez, Robert D’Anzhely,  kur vjen fjala për gjuhën shqipe na thotë:

Gjuha pellazge është kaq e largët dhe numëron dhjetra e qindra mijëvjecarë të formimit, të zhvillimit, të evoluimit e të njëjtësimit. Po të ndjekim termat e Biblës- gjuha pellazge është kaq primitive, sa që është gjuha e vetme që flitej nga raca e bardhë.

Gjuha pellazge është gjuha universale e racës së bardhë.

Gjuha e Ilirëve, ashtu si edhe gjuha e Trakëve, si dhe i gjithë popullsive të tjera të bardha, është GJUHA PELLAZGE.

Gjuha shqipe është GJENIALE dhe UNIVERSALE.

Ndërsa Petro Zheji e quan gjuhën shqipe- gjuhë kozmike. Pra, është i njëjti emërtim, pasi  D’Anzhely e quan gjuhën shqipe-gjuhë të universit.

Mund të thoni edhe ju, ashtu siç thoshte i madhi Çabej, që mitet dhe legjendat janë përralla boshe me të cilat nuk duhet të mbushim kokat e vogla të fëmijve në shkolla. Dakort me kokat e fëmijve; por kur hynë në kokat  tona të mëdha o i madhi Çabej, qysh tua bëjmë?!!!

Por kemi edhe një vlerësim tjetër për mitet dhe legjendat dhe ky vlerësim na vjen nga përtej Adriatikut nga Xhuzepe Katapano:

“…Mitet dhe legjendat, ndryshe nga sa mendohet zakonisht, nuk janë gjithëmonë përralla apo pjellë e fantazisë, por  FOSILE të HISTORISË; janë kujtesë kolektive e gjinisë njerëzore e vjetër prej 600.000 vitesh; e cila ka rregjistruar ngjarje të kaluara-ndonjëherë të shtrëmbëruara, gjatë përcjelljes nga brezi në brez – por përherë të vërteta, ashtu siç ka dëshmuar shkenca në 100 vitet e fundit, me kusht që të vlerësohen me kodin e duhur, pa paragjykime…”. (f.41 e veprës së cituar).

Deri këtu folëm për zakonte, tradita dhe për  etnografi. Herës tjetër do të flasim për atë që ka më shumë qejf z.Korkuti, për arkeologjinë. Kalofshi gëzuar vitin e Ri.

Me respekt  Petro Dangëllia(Vijon)

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: DOGMATIKË DHE HERETIKË, Petro Dangellia

PO ZBRAZEN TROJET SHQIPTARE DHE ASKUSH NUK E ÇANË KOKËN

June 13, 2017 by dgreca

1-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Ky nuk është një lajm që nuk dihej më parë, por është disi ndryshe kur vërtetohen përmasat e këtij problemi nga një agjenci e madhe botërore, cila është e njohur për anketat e saja të famshme e që matin opinionet botërore mbi çështje të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.  Javën që kaloi, Gallup botoi një raport mbi emigracionin ndërkombëtar, ku ndër të tjera përfshihet edhe dëshira e lartë e shqiptarëve për tu larguar nga trojet e veta.  Ky lajm është edhe më tronditës kur të merren parasyshë të dhënat e organizatës Gallup të anketave, e cila në raportin botëror mbi emigracionin, botoi të dhëna edhe mbi numrin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga Kosova, të cilët janë shprehur se po të kishin mundësi të largoheshin nga vendi, do të bnin një gjë të tillë.

Sipas organizatës Gallup, 14% e njerëzve anë e mbanë botës do të dëshironin të emigronin nga vendet e tyre, për në ndonjë vend tjetër, po të kishin mundësi ose 710-milion veta anë e mbanë botës, në përgjithsi, mendojnë të largohen nga atdheu i tyre po t’u jepej rasti.  Këto të dhëna nga Gallup bazohen në intervistat që kjo organizatë thotë se ka zhvilluar me 586,806 të rritur në 156 vende të ndryshme anë e mbanë botës, midis viteve 2013-2016.

Në raportin e organizatës Gallup thuhet se gjatë kësaj periudhe  në nivel ndërkombëtar  është venë në dukje rritja më e madhe e dëshirës për të emigruar sidomos nga vendet evropiane që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, si edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore.   Arsyet për rritjen e dëshirës për të emigruar janë të shumta, sipas agjencisë Gallup, por përmend si kryesoret luftën civile në Siri, përcakton papunësinë kronike në Shqipëri si një prej arsyeve që njerzit dëshirojnë të largohen në një numër aq të madh, si dhe shpërthimin e sëmundjes ebola në Bregun e Fildisht, në Afrikë. Bregu i Fildisht është në vendin e parë në botë të atyre që dëshirojnë të largohen së andejmi, i pasuar nga Haiti në vendin e dytë, ndërsa Shqipëria zë vendin e tretë botërisht për numrin më të madh të qytetarëve të saj që dëshirojnë të emigrojnë. Ky numër ka arritur një shifër marramendse prej 56% e popullsisë shqiptare që dëshiron të largohet nga vendi.

Thonë se “ku dhemb dhëmballa shkon gjuha”.  Kur pashë radhitjen e Shqipërisë nga organizata Gallup në vendin e tretë në botë pas Bregut të Fildisht dhe Haitit, me një përqindje prej 56% të popullsisë shqiptare që dëshiron të largohet nga atdheu po të kishte mundësi, m’u duk si diçka tepër e pa besueshme, por edhe një gjë tepër e trishtueshme.  Madje Gallup shënon se numri i shqiptarëve ishte ndër rritjet më të mëdha të dëshirës për të emigruar në krahasim me 154 vendet që pasqyron raporti, duke shënuar një ndryshim të dukshëm me raportin e mëparshëm të kësaj agjencie të viteve 2010-2012 kur përqindja e shqiptarëve që kishin shprehur dërhirën për të emigruar ka qenë gjatë asaj periudhe 36%. Domethënë pra se raporti i fundit Gallup shënon një rritje të numrit të shqiptarëve që duan të emigrojnë po të kenë mundësi, nga 36% që ishte në periudhën 2010-2012, në atë prej 56% sot, natyrisht, po tu jepej rasti për tu larguar nga vendi i tyre.  Një e dhënë kjo absolutisht e tmershme, që duhej të shkundte nga gjumi çdo udhëheqës të ndershëm që ia do të mirën vendit dhe kombit të vet.

Edhe Kosova, sipas Gallup ka shënuar rritje në numrin e atyre që dëshirojnë të emigrojnë: nga 29% për periudhën 2010-2012, në 34% sot e atyre që duan të ikin po tu jepej rasti.  Po të marrim parasyshë këtu edhe të dhënat për Maqedoninë që gjithashtu sipas Gallup, sot 34% e popullsisë së atij vendi që dëshirojnë të largohen dhe që shumica mund të jenë shqiptarë, por edhe  shifrat nga trojet e tjera shqiptare si në Mal të Zi e Preshevë —  atëherë mund të thuhet se kemi të bëjmë me një tragjedi kombëtare të përmasave të pa para ndonjëherë: zbrazjen e trojeve shqiptare në kohë paqeje, ndërkohë që askush nuk e çanë kokën për këtë punë.  Mund të thuhet se më shumë se gjysma e shqiptarëve do të largoheshin nga trojet e veta, po të kishin mundësi. Raporti Gallup mbi emigracionin është një pasqyrim i pakënaqsive masive të shqiptarëve dhe një paralajmërim serioz për klasën politike shqiptare në të gjtiha trojet shqiptare për të adresuar këtë problem, para se të bëhet tepër vonë.

Shqipëria është në kulmin e një fushate politike për zgjedhjet e 25 qershorit dhe Kosova sa po përfundoi fushatën, ndërkohë që mbajti zgjedhjet për parlamentin e ardhëshëm të djelën që kaloi.  Në asnjërin rast nuk është diskutuar seriozisht ky fenomen i tmershëm për të ardhmen e shoqërisë shqiptare dhe të kombit.  Jo vetëm politikanët, të cilët janë shkaku kryesor i këtij fenomeni dhe i gjëndjes së krijuar, por as media vizive as ajo e shkruar nuk e gjejnë të arsyeshme që të zhvillohet një debat publik në lidhje me këtë çeshtje.  Është për tu habitur se si media dhe politikanët shqiptarë, gjashtë muajt e fundit, kanë shpenzuar më shumë kohë në televizion dhe në gazeta, duke debatuar mbi dëmet që i ka sjellur botës dhe Shteteve të Bashkuara – madje edhe marrëdhënieve shqiptaro-amerikane — zgjedhja e Donald Trump-it president, se sa tragjedia kombëtare që përbën zbrazja, dalëngadalë, e trojeve shqiptare.   Ndërkohë që sipas raportit të Gallup – Shtetet e Bashkuara mbeten gjithnjë destinacioni numër një në botë, i atyre që kërkojnë të largohen nga vendet e tyre, anë e mbanë botës dhe që po të kenë mundësi dëshirojnë të emigrojnë në një vend   të preferuar për ta.

Historia e shqiptarëve njeh, fatkeqsisht, shpërngulje tragjike të detyruara me forcë të shqiptarëve nga trojet e veta, nga Kosova dhe Maqedonia në bazë të marrveshjeve midis Serbisë e Turqisë fillim shekullin e kaluar, por edhe shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Çamëria. Fatkeqsisht, duket sikur planet serbe të Çubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta, po i zbatojnë vetë shqiptarët sot.

Por, për këtë fenomen tepër shqetsues për kombin sot, shqiptarët nuk mund të fajësojnë komunizmin, as serbin, as grekun, e as turkun.  Po t’i detyronte dikush tjetër shqiptarët që të largoheshin nga vendi tyre, të gjithë ne do ishim rrugëve të qyteteve të Amerikës dhe të Evropës dhe koridoreve të kancelarive perëndimore për të kërkuar drejtësi për shqiptarët dhe për t’i thënë stop shpërnguljes së shqiptarëve.  Sot, shqiptarët jetojnë në paqë, në dy shtete që e quajnë veten demokratike dhe kontrollojnë fatin e tyre si kurrë më parë.  Njëra anëtare e NATO-s me shpresë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe tjetra gjithashtu me ambicje për t’iu bashkuar integrimeve euro-atlantike.  Atëherë ku tjetër të kërkojmë drejtësi, përveç aty – në Tiranë dhe në Prishtinë – aty ku  pikërisht sot duhet të kërkohet drejtësia dhe përgjegjësia për këtë pakënaqsi të një numri kaq të madh të shqiptarëve me jetën e tyre në vendlindje, ashtuqë të gjënden zgjidhje për ta bërë jetesën më të mirë e më të drejtë për të gjithë shqiptarët pa dallim dhe si rrjedhim të zhduket dëshira aq të madhe të tyre për tu larguar nga vendi.   Për këtë fenomen të trishtueshëm, votuesi shqiptar duhet ta kërkojë përgjigjen dhe përgjegjësinë aty, tek klasa e sotëme politike shqiptare.

Në raportin e agjencisë Gallup thuhet se rritja e numrit të atyre që dëshirojnë të largohen nga vendet e origjinës mund të jetë një pasqyrim i konflikteve dhe trazirave në disa pjesë të botës, ku lufta, uria, tragjeditë natyrore dhe sëmundjet e bëjnë jetën e njerzëve tepër të vështirë dhe të pamundur që të vazhdojnë të jetojnë në vendet e tyre.  Ata të cilëve u intereson e ardhmja e shqiptarëve dhe e kombit duhet të pyesin veten se çka i shtynë shqiptarët që të dëshirojnë të largohen nga trojet e veta në një numër aqë të madh prej 56% e popullsisë në Shqipëri dhe 34% e popullsisë së Republkës së Kosovës, siç ve në dukje raporti i fundit i entit ndërkombëtar Gallup dhe kush është përgjegjës për këtë situatë.

Ka ardhur koha, para se të jetë tepër vonë, që dikush të bëjë pyetjen se pse shqiptarët duan të largohen aq masivisht nga atdheu i tyre në çperekun e shekullit 21, që patëm menduar, siç duket gabimisht, se duhej të ishte shekulli i shqiptarëve.   Pse shqiptarët janë në krye të listës në Evropë dhe të tretët në botë – pas Bregut të Fildisht dhe Haitit – që po të kenë mundësi do të largoheshin nga vendlindja pa asnjë hesitim?  Çka i shtynë shqiptarët që të arrijnë në një përfundim të tillë dhe kush është përgjegjës për këtë?  Dhe çfarë ndodhë me kombin shqiptar, nëqoftse eventualisht bëhet realitet dëshira e kësaj përqindjeje dërmuese të shqiptarëve dhe gjenë rastin e mundësinë për të braktisur trojet e veta nën rrethanat e sotëme?   Dhe kush duhet të mbahet përgjegjës politikisht, për këtë?  Për këtë problem – përveç klasës politike të këtij çerek shekulli post-komunizëm është përgjegjëse media edhe votuesi shqiptar që nuk kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për fatin e kombit nga përfaqsuesit e tij politikë.  Dikush duhet të çajë kokën me këtë dukuri tepër shqetsuese, para se të jetë tepër vonë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Frank shkreli, PO ZBRAZEN, TROJET SHQIPTARE DHE ASKUSH

Një demokrat(i vetëm) tek socialistët

June 13, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

festa-14-696x508

ne Foto: Mjeku Halim Kosova, Kandidati per deputet i Demokrateve, ne oborrin e socialisteve/

Nuk e di pse në 26 vjetorin e PS-së mori pjesë vetëm një demokrat. Dhe ky më liberali. Ose më normali midis demokratëve. Mjeku Halim Kosova. Dhe e ka mire kur thotë që, më shumë njoh brenda PS-së se PD-së. Sot PS-ja është një batalion njerëzish me xhaketa të kthyera. Kuadro nga teserat e bashkimeve profesionale, borizanët e propogandës, heronjtë e punës socialiste etj. Ose ekonomisë së përbashkët, ndërrmarrjeve që përfunduan në skrap. Aq sa sot e dëshmon përshembull pamja e atyre vagonave të lodhur të trenave. Që po i shesin lësëistat për qejf të tyre. Shkurt një Smt-ë e braktisur. Që fal një inati pervers karshi Berishës. Mban këmbë e duar lidhur një klasë të re nga etërit dhe militantët e vjetër. Kjo quhet rilindje. Për ata që nuk e dine, se çfarë janë xhaketat e kthyera, pasi tani rrobat janë me shumicë nga gabi deri tek sallonet firmato. Dhe të merresh me kthimin e një pale panatallonave përshembull, është çmënderui etj. Perversitet. Kush po pyet më për rroba.
Xhaketat e kthyera, një metode e djeshme. Pasi i dilte boja teritalit nga përdorimi i gjatë.. Të zinjtë baballarët tanë, punëtorët. Shkonin tek mjeshtrat e gjilpërës dhe hekurit, rrobaqepësit. Dhe ata i shqepnin me kujdes, e i qepnin prapë Se sa i vente kostoja një xhakete, kjo nuk kishte asnjë rëndësi përballë betimit të na rrojë partia. Shkurt i kthenin faqen teritalit. Mallit të lakmuar në socializëm. Çfarë të bënin.
Një pjesë e këtyre xhaketave të kthyera, janë me shumicë sot tek PD-ja. Mirëpo për të na mbushur mendjen se janë me të vërtetë demokratë. Bëjnë karshillëk nga distanca. Madje postojnë statute kundër PS-së. Historisë së saj. Dhe një e më dy përmendin faktin se si kjo parti është pjellë e partisë së punës. Një strategji kjo, kaq efikase sa të bën t’i bjesh murit me kokë. Pasi jemi me shumicë të konsiderueshme si popull që e hamë sapunin për djath. Kaq bukur na driblojnë me top e pa top, sa edhe na dhimbset Halimi i vetëm aty. Edhe na habit. Edhe na vjen për ta përshëndetur, edhe për të qarë. Pasi na është krijuar përshtypja se, një socialist a një demokrat në oborrin e shoqi, shoqit. I ngjan sikur pranisë së një arabi në oborrin e një çifuti dhe anasjelltas. Dhe se kemi për gjë të pyesim, ore vëlla, a hahet buka e socialistit? A hahet buka e demokratit? Vërtetë kush e ka provuar?
Po dashuri (me që jam mashkull) a bëhet me një socialiste?
Shkurt edhe na ha, edhe na kërruhet.
Po nuk kemi se si ja bëjmë. Se na i kanë futur thellë tashmë. Na kanë infektuar qerratenjtë.
Demokrati i vërtetë shkon në festë, e, i uron socialistët. Dhe fal Zotit është mjek. I ndimoftë. Kurse demokratët socialkomunistë. Buçkot, bëjnë statute me gjak, me zi, me krime. Triumfatorë që na i kanë futur sa krahu. Ta mbajmë me shëndet.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Një demokrat(i vetëm), tek socialistët

DEPUTETET E LISTAVE PARTIAKE

June 13, 2017 by dgreca

Deputetet e listave partiake, klanore, nuk e perfaqesojne popullin!/

1 Parlamenti i pare

NGA SADIK ELSHANI/* Me 11 qershor ne Kosove u mbajten zgjedhjet per deputete te Kuvendit te Kosoves, ndersa me 25 qershor ne Shqiperi do te mbahen zgjedhjet per deputete te Kuvendit te Shqiperise, Ky proces zgjedhor ne formen e tanishme nuk duhet te jete i pranueshem ne te artdhmen, sepse kandidatet per deputete nuk konkurojne individualisht, ne menyre te drejtperdrejte ne zonat e tyre zgjedhore perkatese. Ata jane pjese e listave te perpiluara nga boset e partive perkatese. Keto lista te pakuptimta e te pavlera me kujtojne listat e Çiçikovit, personazhit te romanit “Shpirtera te vdekura” te Gogolit. Çiçikovi bredhte neper stepat e Rusise dhe nga pronaret e tokave mbledhte (fuste ne lista) sherbetoret qe kishin vdekur. Pra, shpirtera te vdekur, per ta mashtruar pastaj qeverine… te tilla jane edhe listat e deputeteve te perpiluara nga prijesit, zotet e partive politike. Ato lista jane te pakuptimta, sepse nuk i sherbejne askujt, nuk i sherbejne popullit, por vetem interesave te boseve, zotuesve, pronareve te partive politike. Thene me mire, klaneve, grupeve mafioze te tyre. Kryetari i partise dhe nje rreth fare i ngushte rreth tij vendos se kush duhet te jete ne liste dhe ku duhet te kandidoje ai kandidat. Kush ben fjale per demokracine e brendshme ne parti?! Ndodh shpesh qe nje kandidat qe kurre nuk ka jetuar ne nje qytet, apo rreth, caktohet qe te perfaqesoje ate qytet, ate rreth. Keshtu e kerkojne ineresat partiake, klanore –  kush pyet per interest e vendit, popullit! Pra, kujt i sherbejne deputete te tille? Ke perfaqesojne keta deputete? Popullin? Jo, ata perfaqesojne interesat e uleta klanore, partiake. Ata tani nuk jane sherbestare te popullit, por servile te verber te bosave te partise – parti qe me shume ngjajne me grupe mafioze, grupe gangsteresh, sesa me organizata politiko – shoqerore te mirefillta.

Shumica e deputeteve te Kuvendit te Kosoves dhe atij te Shqiperise jane njerez te zhveshur nga çdo vlere morale e njerezore. Jane njerez qe as qe e cajne koken per hallet, per mireqenjen e popullit, por vetem e shfrytezojne poziten e tyre per t’u pasuruar ne menyre te pandershme e te paligjshme, per t’i mbrojtur interesat e familjareve dhe klaneve te tyre. Kuvendi (Parlamenti) duhet te jete nje tempull i demokracise se nje vendi ku rrahen problemet e vendit, çeshtjet madhore te kombit. Te ne ndodh e kunderta: Kuvendet tona jane shnderruar ne sheshe betejash ku hidhet gaz lotesjelles, arena gladiatoresh ku deputetet fyejne, shajne e rrahen me njeri – tjetrin, sepse sipas tyre, keshtu e kerkojne interest e partive te tyre. Njerezve te tille u mungojne ndjenjat, vetedija, ndergjegja kombetare, u mungon vizioni i qarte per perspektiven e vendit, u mungon pergatitja profesionale dhe kultura politike, parlamentare. Çka eshte edhe me e keqja, atyre u mungojne edhe rregullat minimale, me elementare te miresjelljes.Prandaj, ne sot nuk kemi nje program kombetar, nje platforme kombetare, nuk flasim me nje ze dhe nuk mbajme nje qendrim te perbashket per çeshtjet jetike te vendit tone. Kuptohet, partite politike duhet t’i kene profilet e tyre, dallimet e tyre, por jo dallime te tejskajshme (ekstreme), sa ta konsiderojne njeri – tjetrin armik e jo vetem kundershtar politik. Mund t’i kene dallimet ne qasjet per zgjidhjen e problemeve te ndryshme, por kur vjen çeshtja per mbrojtjen e interesave kombetare te gjithe duhet te flasin me nje ze, te behen nje. Nuk ka kurrefare bashkepunimi ne mes te partive politike shqiptare per ndonje çeshtje te caktuar per ta permiresuar mireqenjen e popullit, per t’i bashkerenduar veprimet per interesat madhore kombetare. Udheheqesit shqiptare, udheheqesit e partive politike shqiptare me me kenaqesi takohen me Vuçiqin (ish kryeministrin, tani kryetarin e Serbise), sesa me njeri – tjetrin.

Gjendja e sotme ne Kuvendin e Shqiperise, atmosfera qe eshte krijuar ne ate Kuvend eshte nen nivelin e Kuvendit te Pare te Shqiperis te gati 100 viteve me pare. Te kujtojme se ne ate kohe depute ishin: At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Stavri Vinjau e shume te tjere.  Fjalori i ndyre, sjelljet e pahijshme, jodinjitoze nuk duhet te kene vend ne Kuvendin e Shqiperise dhe ate te Kosoves, as ne skenen politike shqiptare, madje as ne rruge. Tani gjate fushates zgjedhore keta deputete na paraqiten si engjuj, thua se gjer me tani kane jetuar ne ndonje planet tjeter. Harrojne se ata jane vete pergjegjes te drejtperdrejte per gjendjen e rende ekonomike, shoqerore politike qe sot ekziston ne vend. Na premtojne mrekullira, por populli yne e ka nje fjale te urte: “Ujku qimen e nderron, zakonin s’e harron”. Na bombardojne me parulla: “Rilindje”, “Republika e Re”, “Koha per Fillimin e Ri’, etj. Asnjera nga keto emertime terheqese nuk mund te permbushen me riciklimin e politikaneve jokombetare, te korruptuar, mashtrues e genjeshtare. Degjojme fjalet: te majte, te djathte, por ne skenen politike shqiptare nuk e degjojme fjalen: kombetar, sepse askush nuk eshte duke punuar per ceshtjet kombetare, por vetem per ato vetjake, klanore, partiake. Edhe populli duhet te zgjohet, te marre pjese masovikisht ne zgjedhje dhe te zgjedhe kandidatet me te pershtatshem e t’u thote jo, demagogeve, palaçove, matrapazave. Ne demokraci, vota e lire eshte arma me e fuqishme qe e ka populli ne duart e tij.

Kuvendet kane luajtur nje rol te rendesishem ne historine e popullit tone. Ato kane qene institucione shteterore kur shteti shqiptar nuk ekzistonte. Ne ato kuvende jane mbledhur burrat e zgjedhur dhe kane kuvenduar me maturi, mençuri per çeshtje madhore te kombit tone, per fatet e tij ne rrethana shume te veshtira historike. Ne keto kuvende jane derguar burrat me te zote, me te mire, me trima te zonave te tyre. Fjalet kyce te ketyre kuvendeve kane qene:besa, lidhja, beselidhja, bashkimi. Nje nga keto kuvendet e rendesishme, ndoshta me i rendesishmi deri ne  shpalljen e pavaresise se Shqiperise u mbajt pikerisht diten e sotme (10 qershor) 139 vite me pare ne Prizren: Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ne Prizren u mblodhen perfaqesuesit nga te gjitha trevat shqiptare me nje qellim te perbashket, per te mbrojtur teresine tokesore te trojeve shqiptare, per formimin e shtetit autonom shqiptar dhe per t’i treguar botes se ky vend ka zot.

Edhe sot te mesojme e te frymezohemi nga pervoja historike e bashkimit kombetar te Lidhjes se Prizrenit. Te marrim shembull nga Rilindesit tane mendjendritur, te lartesojme vlerat tona kombetare, kodin tone te larte etik e moral. Per nje kohe te gjate ideologjite e huaja te te gjithe spektrit politik dhe te gjitha ngjyrave politike i kane sjellur perçarje e deme te medha kombit tone. Partia e shqiptarit le te jete kombi, Shqiperia, dhe ideologjia e tij te jete: shqiptarizmi. Kjo eshte jehona dhe porosia e idealeve te Epokes se ndritur te Lidhjes se Prizrenit. Vetem te bashkuar mund te ecim perpara!

Filadelfia, qershor, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Deputetet e Listave, partiake, Sadik Elshani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT