• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2017

Europa League! Partizani dhe Tirana, “Lamtumire Europe”.

July 6, 2017 by Administrator

partizani ne bullgari

Nga Albano Kolonjari/Partizani dhe Tirana u eleminuan nga kundershtaret e tyre ne turin e pare te Europa League. Legenda e kuqe humbi ndeshjen e dyte me rezultatin 1-0. Botev Plovdivit shenoi ne minute e 22-te me ane te Felipe Brisola, qe shfrytezoi nje vendosje te gabuar te qendermbrojtjes se Partizanit. Ne ndryshim nga ndeshja e pare qe u zhvillua ne Tirane ku Partizani humbi me rezultatin 3-1, te kuqte luajten nje ndeshje te mire dhe kishin mundesi qe ta barazonin rezultatin por lojtaret u treguan egoiste. Me rezultatin e pergjithshem 4-1, Partizani i dha fund aventures europiane duke mos treguar asgje nga vlerat e ekipit qe sezonin e kaluar i dha tonin Super Liges Shqiptare dhe beri nje paraqitje shume te mire ne Kupat e Europes. Largimet e disa futbolliteve si Ekuban, Torassa, Ramadani ndikuan ne lojen e ekipit. Nderkohe qe tranjeri i njohur i Partizanit,Sulejman Starova, pas takimit u shpreh:”Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, por Botev e meritoi kualifikimin. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Në fillimin e pjesës së parë kishim mundësi të shënonim por e humbëm dhe Botev kontrolloi topin. Ata rrezikuan me Nedelev dhe shënuan, duke e bërë më të lehtë për ta ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e mirë, edhe për spektatorët. Nuk jam i lumtur me rezultatin, minimalisht barazimi do të ishte më i mirë për ne. Më duhet të them se në përgjithësi, Botev kishte më shumë avantazh që para ndeshjes së parë. Për shkak se kishin filluar më shpejt punën, ndërsa ne kemi filluar sezonin me 6 lojtarë të cilët nuk janë më në skuadër. Katër ndeshje miqësore që zhvilluan ata janë shumë në krahasim me ne, ndërsa të kesh të njëjtën skuadër te vitit të kaluar është një avantazh i madh. Pas kësaj, mund të them se kanë një cilësi të madhe lojtarësh si Nedelev e Kosoko, apo të tjerë me shumë cilësi. Kjo është arsyeja pse them që në fund të dy ndeshjeve, Botev e meritonte të kualifikohej në turin e dytë.

Tirana 0 me 3

Tirana humbi me rezultatin0-3 ndeshjen e dyte me Maccabin e Tel Avivit.  Me  rezultatin e pergjithshem 0-5 bardheblute e eleminuan nga Europa Leuge. Tirana tregoi nje nivel te kenaqshem gjate pjese se parë, por kartoni i kuq i marre nga Sentamu ne te 45-ten minute ndryshoi krejtesisht rrjedhen e lojes. Ne pjesen e dyte Tirana nuk rezistoi dhe pesoi tre gola. Pas ndeshjes tekniku Ze Maria u shpreh:” ” Mendimi im për këtë ndeshje është se në pjesën e parë ne luajtëm shumë mirë. Krijuam tre apo 4 raste për shënim dhe ekipi kishte stabilitet në lojë, por në fundin e pjesës së parë gjërat u vështirësuan për ne sepse mbetëm një lojtar më pak në fushë. Është e vështirë të luash ndaj Maccabit me 11 lojtarë dhe jo me 10 futbollistë, gjërat ndryshuan pas daljes me të kuq të sulmuesit tonë. Në pjesën e dytë hymë në fushë shumë të lodhur dhe e kishim të pamundur të përballonim forcën e tyre”.

 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Eliminohen, Partizani dhe Tirana

Nga refugjat lufte i Kosovës, te “Bloomberg”-u në New York

July 6, 2017 by dgreca

Rrëfimi i Gazmend Gjonbalajt: nga refugjat lufte i Kosovës, te “Bloomberg”-u në New York/1 GAZMEND-GJONBALAJ-1Nga Saimir Sulaj, Washington/

Ishte vetëm 22 vjeç kur lufta në Kosovë e detyroi të niste jetën e refugjatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen. Ëndrra për suksesin në Kosovën e tij të dashur iu pre në mes. Por teksa një ëndërr po i shuhej, një tjetër lindi papritmas dhe iu bë realitet falë punës së palodhur e sakrificave. Historia e tij, është ajo klasikja e një shqiptari të përvuajtur që korr sukses në një vend të huaj e të madh, siç është Amerika, por që nuk harron as vendlindjen dhe kontribuon përditë për të. Talenti dhe angazhimi iu shpërblyen shpejt dhe tashmë ka arritur majat, duke punuar në pozicion drejtues për kompaninë e famshme financiare në New York e kudo në botë, “Bloomberg”. Me Gazmendin u takuam në kryeqytetin amerikan, Washington, D. C., në një prej vizitave të tij të shpeshta, si anëtar i bordit të drejtorëve të “American Councils” që ndihmon studentë nga 80 shtete të ndryshme të botës, mes tyre edhe Shqipëria e Kosova, për studime në Amerikë.

Gazmend, mund të na tregosh pak më shumë për kompaninë “Bloomberg” ku ju punoni? Çfarë është “Bloomberg” për ata që nuk e njohin dhe si arriti kjo kompani që të bëhet kaq e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ju faleminderit shumë së pari për ftesën dhe për rastin që më jepet që t’ju drejtohem lexuesve tuaj! Kompania “Bloomberg” është një ndër kompanitë kryesore që jep informacione për financë. Çdo kompani financiare dhe çdo qeveri botërore ka sistemin e “Bloomberg” ku marrin informacionet për tregjet dhe çfarë ndodh në të gjithë botën. “Bloomberg” ka dhe shumë anë të tjera. Ka anën mediatike. Ka televizion, radio dhe gazeta të ndryshme. Por fokusi kryesor është në shërbimin e financave dhe të bizneseve.

Unë kam ardhur në Amerikë në vitin 1999 si refugjat lufte. Praktikisht fillova nga zero. Pas dy tre muajsh, NATO hyri në Kosovë. Prindërit e mi u kthyen. Por për arsye të kushteve, unë si djali më i madh kisha detyrimin që të përkrahja financiarisht familjen. Unë isha student shumë i mirë nga Kosova, por kur erdha këtu në SHBA, m’u desh që të punoja menjëherë. Kam punuar për disa vite për “Nielsen Media Research”, pastaj në Neë York Stock Exchange për pesë vite. Tashmë punoj prej pesë vitesh në “Bloomberg” në postin e drejtorit për Zhvillim dhe Hulumtim. Ndoshta ishte pasioni shqiptar, apo guxim prej një intelektuali budalla që mora përsipër disa projekte shumë milionë dollarëshe, gjë që kur e mendoj tani në retrospektive, më duket e frikshme. I realizuam ato projekte dhe në atë mënyrë karriera ime nisi të ecë përpara. Unë isha një djalë që vija nga Bregu i Diellit nga Prishtina, të cilit iu besuan projekte miliona dollarëshe. Është një eksperiencë që përkthehet në realizimin e ëndrrës amerikane. Jam shumë krenar që ato vlera të trashëguara prej prindërve të mi i kam mishëruar, që të punosh me integritet dhe të punosh shumë, rezultatet do të vijnë. Dhe ashtu ndodhi.

Cili është pozicioni juaj aktual në “Bloomberg” dhe me se merret saktësisht ai sektor ku ju punoni?

 Unë jam drejtor për Zhvillim dhe Hulumtim në “Bloomberg”. Për gjashtë vite kam punuar në sistemin “Bloomberg Law”. Kam qenë lider kryesor teknik aty. Kam pasur gati 100 punonjës në varësi.

Me se merrej ky sistem?

“Bloomberg Law” merret me çfarëdo që përmendet në fushën legjislative dhe juridike në SHBA, me materiale që janë grumbulluar prej disa vitesh. Tashmë prej dy vitesh jam duke ndërtuar një ekip të ri që merret me mbrojtjen e bizneseve nga pastrimi i parave. Duhet të dihet sfondi i çfarëdo transaksioni bankar. Fokusi i punës së grupit që unë ndërtoj, është ndërtimi i sistemeve që zbulon pastrimin e mundshëm të parave.

Çfarë shkollimi kryet këtu në Amerikë pasi erdhët?

 Unë isha student shumë i mirë në Prishtinë dhe erdha këtu kur kisha për të dhënë vetëm disa provime përpara se të diplomohesha. Por kur erdha këtu, më duhej ta nisja nga zero. Nuk kisha para që të nisja shkollë. Qëllimi im ishte edhe vizioni im, që të shkoja në një shkollë të mirë. Por vizioni dhe mundësitë që kisha nuk përputheshin. Për një vit punova shumë dhe kurseva disa para. Aplikova në dy universitete: “Columbia University” dhe në “New York University”. Konkurrova në “NYU” dhe mora rezultate të mira e u pranova. Por për fat të keq nuk kisha mundësi të mjaftueshme financiare. Kisha punuar shumë dhe kisha mbledhur vetëm pesë mijë e 500 dollarë. Këto para ishin të mjaftueshme për të ndjekur vetëm dy lëndë. Këto ishin gjithë paratë e mia dhe i investova në shkollim. Ky ishte një motivim i madh, sepse unë kisha edhe detyrimin që të ndihmoja familjen. Kjo më shërbeu që të studioj shumë dhe t’ia dal. Pasi mbarova ato dy lëndë arrita të siguroj një bursë të vogël, edhe pse vështirësitë vijuan dhe m’u desh të përballesha me to. Pasi mbarova universitetin “NYU” përfundova edhe dy mastera. Një në shkenca kompjuterike dhe një në menaxhimin e sistemeve të informacionit. Këto dy mastera më hapën dyert për më tej. Deri në atë moment po punoja për “Nielsen Media Research” pastaj për Neë York Stock Exchange dhe më vonë në “Bloomberg”.

Ju jeni goxha i përfshirë në aktivitetet e komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në SHBA, por edhe në ndihmë të shqiptarëve në atdhe. Mund të më flisni pak për veprimtarinë tuaj në këtë fushë?

Së pari dua të them se unë sot jam gjallë dhe familja ime është gjallë falë komunitetit shqiptar në Amerikë. Është një komunitet i mrekullueshëm. Është një komunitet shumë aktiv që sakrifikon çdo gjë për shqiptarët në Ballkan. Kur erdha këtu në fillim u frymëzova shumë, por nuk i kisha mundësitë. Isha i shkolluar dhe e dija mirë gjuhën. Ndaj u angazhova shumë t’i ndihmoj shqiptarët, sidomos politikanët që vinin nga Ballkani. Nisa të jepja përkrahjen time maksimale, me qasje në sistemet legjislative dhe kudo, sepse i kisha mundësitë. Por të them të drejtën, jam i zhgënjyer me gjeneratat e vjetra të politikanëve tanë. Ata vijnë me njëfarë vetëpromovimi dhe e harrojnë misionin e tyre kryesor në shërbim të njerëzve. Komuniteti shqiptar në Amerikë është i shpërndarë, por mbetet i mrekullueshëm. Në çdo moment bën promovimin e interesave kombëtare. Edhe unë jam shumë i frymëzuar me shqiptarët këtu.

Cili ka qenë roli juaj dhe çfarë po bëni aktualisht? Më përmendët para se të nisnim intervistën se jeni të angazhuar që të sillni studentë shqiptarë që të vijnë e të shkollohen këtu në Amerikë.

Unë i kam të dy prindërit profesorë, por unë nuk do të bëhem kurrë i tillë. Edhe pse jam i shkolluar. Kam arritur në përfundimin se vetëm përmes shkollimit, mund të ndryshojmë për mirë vendin tonë, apo edhe botën. Para disa vitesh u angazhova me fondin “Kosova-America Education Found”. Ky është një program edukativ që prej 14 vitesh sjell studentë nga Kosova që të marrin master këtu në Amerikë me detyrimin që të kthehen në Kosovë dhe të ndryshojnë vendin në të mirë. Tani jam në bordin e drejtorëve të “American Councils” me shtab qendror këtu në Washington, D. C. Jam i vetmi shqiptaro-amerikan aty dhe ne jemi përgjegjës për programet edukative në 80 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën e shumë shtete të tjera të Ballkanit. Misioni ynë, misioni im, është që të çojmë një mesazh të fortë për shqiptarët në Ballkan, se me punë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin, çfarëdo industrie mund të shpërthejë në përmasa globale. Sidomos teknologjia. Tanimë nuk ka asnjë pengesë që të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, të mos bëjnë ato çka ka bërë “Google” apo “Facebook”. Çdo pengesë logjistike ka rënë. Qasja në internet është e hapur.

Detyra ime dhe mesazhi kryesor është që edhe pse është vështirë që të marrim fonde prej komunitetit, sepse shkollimi është i shtrenjtë në amerikë, është që çdo i ri, nëse punon fort dhe bashkëpunon me të tjerët, sepse pa bashkëpunim nuk arrihet asgjë, mund t’ia dalë për çdo gjë. Mesazhi im i dytë shkon për shqiptaro-amerikanët në Amerikë. Të vazhdojnë të jenë të mrekullueshëm dhe i ftoj që të përfshihen sa më shumë në jetën e komunitetit këtu. Të rinjve shqiptaro-amerikanë ju rekomandoj që të jenë sa më shumë aktivë në komunitetin shqiptar. Jo për të tjerët, por për veten e tyre. Sepse nëse angazhohen, do të jenë më aktivë edhe në fushën e tyre të punës. /Kortezi: tesheshi.com/

Filed Under: Histori Tagged With: ne New York, Nga refugjat lufte i Kosovës, Saimir Sulaj, te “Bloomberg”-u

Trump takon në Poloni “Europën e re”

July 6, 2017 by dgreca

Nga Gerhard Gnauk/

Në prag të samitit të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, viziton Varshavën dhe takohet me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh e qeverishë nga nisma rajonale e tre detrave: Detit Baltik, Adriatikut dhe Detit të Zi.1 Trump

Tensioni në Varshavë është në rritje: po vjen Trumpi. Nuk është hera e parë, që një president amerikan viziton Poloninë. Që nga koha e Richard Nixonit (1972) deri më sot ka pasur dhjetë vizita të këtij lloji. Edhe samite rajonale me Poloninë si vend organizator ka pasur mjaft. Por këtë të mërkurë dhe të enjte (05.07 – 06.07) mblidhen të gjitha menjëherë: Donald Trump, i cili është në një farë mënyre presidneti krejt ndryshe i SHBA-së, takohet në Varshave me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh dhe qeverishë nga vendet lindore të BE-së që nga Estonia deri tek Bullgaria si dhe Austria.

Qeveria Trump, siç njofton Shtëpia e Bardhë, do që të “ritheksojë detyrimin e palëkundur të Amerikës ndaj njërit prej aleatëve më të ngushtë europianë si dhe që për administratën e SHBA-së ka prioritet forcimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s”. Bëhet fjalë edhe për “vlera dhe interesa të përbashkëta dhe një lidhje të ngushtë me Europën Qendrore. Gjatë këtij prezantimi të parë në Europpë Trump do të mbajë një fjalim të rëndësishëm para një mase njerëzish në monumentin përkujtimor të kryengritjes së Varshavës.

Presidenti Duda: Nisma e tre detrave është prioriteti im

Një vizitë në Varshavë është për kreun amerikan të shtetit pothuajse gjithmonë si të ardhurit në shtëpi. Asnjëherë ndonjë vizitë në Varshavë nuk është pritur me deonstrata, përkundrazi ka pasur gjithmonë demonstrim të aleancës së kuptueshme historike amerikano-polake. Gjatë kësaj vizitë Polonia jo vetëm do të prezantohet si “vendi i lirisë”, siç preferojnë ta lëvdojnë atë gjithmonë preesidentët amerikanë. Por këtë herë shtohet dhe fakti që Varshava prezantohet si organizatorja e takimit të nismës së tre detrave (“Three Seas Initiative”). Presidenti Andrzhej Duda e prezantoi këtë koncept në një fjalim programatik në konferencën GlobSec në Bratislavë.

Duda tha atje, se kjo nismë do të jetë një “ndër prioritetet” e presidencës së tij. “Polonia do të bashkëkontribuojë në një bashkësi rajonale në bashkësinë euroatlantike”, tha ai duke sqaruar, se Europa Qendrore “në mënyrë të vetëkuptueshme është mjedisi politik i Polonisë”. “Ndaj ne synojmë, që Europa Qendrore të jetë e sigurtë dhe koherente dhe ajo të zhvillohet ekonimikisht në mënyrë dinamike.”

Nisma nuk drejtohet kundër BE-së

Ashtu si bashkëpunimi i anëtarëve lindorë të NATO-s (Duda përmendi në këtë kontekst grupin e “nëntë vndeve të Bukureshtit”), duhet të funksionojë edhe ky grup brenda strukturave ekzistuese, pra brenda BE-së. Grupi ndërdetar nuk synon krijimin e ndonjë blloku apo të ndonjë politike të jashtme të veçantë, sigurojnë ekspertët e vendeve pjesëmarrëse.

Koncepti ndërtar dhe “Europa e re”

Megjithatë kjo nismë të kujton edhe disa të tjera nisma më të hershme. Njëri ndër më të vjetrit është koncepti “ndërdetar” , kur para luftës Polonia përpiqej të farkëtonte aleanca me vendet më të vogla duke u ndodhur vet në situatën delikate mes Gjermanisë revizioniste dhe Bashkimit Sovjetik agresiv. Ndërdetare asokohe nënkuptonte hapësirën me influencë polake mes Detit Baltik dhe Detit të Zi. Ndërsa tani kjo hapësirë është zgjeruar deri në Adriatik, duke u bërë kështu nisma e tre detrave. Takimi i parë rajonal i këtij formacioni u zhvillua më 2016 në Kroaci.

Vizita e Trumpit zgjon edhe një kujtim tjetër: Kur më 2003 në luftën e Irakut SHBA-ja nisi me rrëzimin e Saddam Husseinit dhe kërkonte partnerë për “koalicionin e të vullnetshmëve”, në të krahas Britanisë së Madhe, Italisë e Spanjës morën pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe Çekia. Anëtarët e rinj të NATO-s asokohe u pagëzuan si “Europa e re”.

Me ndjenja të përziera ndaj Trumpit

Sot në kushtet e ndryshuara, Trump has sërish tek “Europa e re”. Të paktën në Hungari e Poloni ai gjen qeveri, të cilat janë mjaft skeptike ndaj demokracisë liberale dhe “establishmentit”. Ndonëse sot shumë vende janë të shqetësuara për shkak të qendrimit të Trumpit deri tani të paqartë kundrejt Rusisë dhe NATO-s, qeveria polake tregohet pozitive ndaj lojës së çuditshme të Trumpit.

Kësisoj ditët e ardhëshme mund të konturohet një afrim mes SHBA-së nga njëra anë dhe “Europës së re” nga ana tjetër. Kësaj radhe kjo e përforcuar edhe nga dy faktorë: nga njëra anë furnizimet e para me gaz të lëngshëm nga Amerika në Poloni, që e lehëtësojnë këtë të fundit nga varësia riskante politke prej gazit rus. Dhe nga ana tjetër nga prania për herë të parë e dukshme e trupave të aleancës në Poloni dhe në hapësirën e Baltikut.

Udhëtimi i Trumpit në Varshavë një ditë para samitit të G20-ës do të jetë një shprehje e qartë e mirënjohjes ndaj partnerit besnik të SHBA-së, Polonisë dhe vlerësohet si një simbol politik. Por rreziku, që pas kësaj Europa mund të duket edhe më e përçarë se tani, nuk është i dukshëm. Ndërsa për Trumpin vizita është një shans për të shijuar ndoshta një pritje me brohoritje në Europë – pikërisht atë që ai nuk mund ta marë në Hamburg dhe në Europën Perëndimore.

Filed Under: Politike Tagged With: : Po vjen Trumpi!, Tensioni në Varshavë

Kosovë-Dogana lehtësira për bashkatdhetarë

July 6, 2017 by dgreca

-Të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen  për gjëra të parëndësishme/

1 Harte kosove

 PRISHTINË, 6 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Dogana e Kosovës deklaroi sot se, duke marrë parasysh se tani kemi hyrë në sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore.
Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim.
Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen  për gjëra të parëndësishme.   
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bashkatdhetaret, Behlul Jashari, Doganat, Koosve

Kosovë-Miratohet buxheti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2018

July 6, 2017 by dgreca

Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim të largoi nga procesi i likuidimit dhe shitjes së aseteve të NSH Apiko dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria – Deçan/

1 agjensia ok
PRISHTINË, 6 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në një mbledhje të rregullt ka miratuar shpërndarjen e përkohshme të pesë ndërmarrjeve në likuidim – Imkos, Germia,Teka Komerc, I.M.B. Mulliri dhe NGLB në shumën 1,642,889.31 euro.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi listën e Shitjes së Aseteve 35 si dhe depozitat e tyre. Veç kësaj, pas një shqyrtimi dhe analizimi të thukët, Bordi miratoi edhe buxhetin e Agjencisë për vitin 2018. Më kërkesë të Bordit të Drejtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka përgatitur një raport lidhur me kërkesat e Bordit të mbledhjeve të datave 31 gusht dhe 23/30 nëntor të vitit 2016, i cili ishte i natyrës informative lidhur me çështjet e shpërndarjes së 20%.
Ndryshim/plotësimi i aktit themelues të Agjencisë gjithashtu është miratuar në këtë mbledhje të Bordit, ndërsa si pika të rendit të ditës kanë qenë edhe shqyrtimet e raporteve të komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënie të aseteve të NSH-ve, si dhe raportet e qiradhënies së aseteve përmes shpalljeve publike të muajit qershor 2017, të cilat u miratuan.
 Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bordi ka marrë vendim të largoi nga procesi i likuidimit dhe shitjes së aseteve të NSH Apiko dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria – Deçan, ndërmarrje këto që preken nga vendimi i lartpërmendur. 
 Bordi i AKP shqyrtoi raportin e Komisionit të Banesave me ç’rast miratoi shitjen e njëzet e dy banesave. Ndërsa, sa i përket kërkesave për privatizim të banesave të Trepça SHA, Bordi pezulloi shqyrtimin e tyre deri në përcaktimin përfundimtar të statusit të saj.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në një konferencë shtypi në prag të 2017-ës deklaronte se për këtë vit ka përcaktuar 14 objektiva kryesore, ndërkohë që ende nuk i ka shitur 1.764 asete të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa që nga qershori 2002 kur është themeluar, atëherë si Agjenci Kosovare e Mirëbesimit, ka nënshkruar 1.286 kontrata të shitjes së ndërmarrjeve të reja dhe të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.
 Bordi i Drejtorëve kryesuar nga Petrit Gashi dhe Menaxhmenti i drejtuar nga Ekrem Hajdari bënë prezantimin e punës dhe aktiviteteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2016, ku theksuan edhe se çështjet e ngritura në objektivat e vitit 2017 janë përcaktuar që të jenë në përputhje me interesin e përgjithshëm të Kosovës për të përfunduar procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore pa vonesa të mëtejme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Agjensia e privatizimit, Behlul Jashari, Buxheti 2018

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT