• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

Kur Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korçës

September 14, 2017 by dgreca

Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo-Negovani që u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905./

1 Spiro Kosturi

Ne Foto:Spiro Kosturi/ 

Nga Arben Llalla/

Qyteti i Korçës gjithnjë ka qenë nën presionet e Greqisë për greqizmin e tij me anë të kishës dhe shkollave greke, të cilat janë munduar të krijojnë një pakicë artificiale që para 200 vitesh. Lufta e ashpër është zhvilluar midis patriotëve shqiptarë dhe strukturave kishtare dhe shtetërore greke. Kjo luftë nuk ka kursyer shumë figura të larta shqiptare dhe greke, luftë e cila në një formë më klasike zhvillohet edhe sot.

1 Mitropoliti Fotis

Ne foto:Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis/

Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptarë është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis, i cili nën robën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.

Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve, të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo-Negovani që u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905.

1 Jovan Kosturi

Ne Foto:Jovan Kosturi/

Gjithnjë është shkruar se Mitropolit Fotin e vrau çeta e Bajo Topullit, por pa përmendur asnjë emër. Studiuesi Xhevat Lluri shkruan se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajram Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, mars 1908. Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh, pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por, nuk u mësua, nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.

Në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora shkruan se çetat e Spiro Kosturit dhe e Spiro Bellkamenit kanë vrarë Mitropolitin Fotis dhe klerikë të tjerë antishqiptarë.

Studiuesi dhe shkrimtari grek, Tasos Kondojanidhis, shkruan se Mitropolitin e Korçës, Fotin e vrau Spiro Kosturi.

Gjatë kërkimeve të mia dola në përfundimit se Tasos Kondojanidhis ka të drejtë në tezën e tij se Mitropolit Fotis Kallpidhin e ka vrarë Spiro Kosturi. Këtë tezë e mbështes edhe unë në bazë të ngjarjeve që u zhvilluan pas vrasjes së Mitropolitit grek dhe të disa të dhënave që gjeta gjatë kërkimeve në lidhje me këtë ngjarje.

Mihal Grameno në një shkrim të botuar në gazetën “Drita” të Sofjes, më 1 shkurt 1908, shkruan se Spiro Kosturin e vranë grekët, sepse ata mendonin që familja Kosturi ka gisht në vrasjen e Mitropolitit. Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetëset kryesore të Komitetit të Fshehtë të Manastirit. Vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtetë i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi, sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.

Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët myslimanë, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptarë të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël. Korçarët e vranë atë, duke ju vënë ballas kundër greqizmit të shqiptarëve me përhapjen e gjuhës greke dhe mallkimin e gjuhës shqipe. Por, Patriarkana e Stambollit nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo çoi Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllav nga Azia e Vogël.

Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historigrafinë greke tek heronjtë e luftës për Maqedoninë greke, e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me robën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespa, Korça, Pogradeci.

Kush është Foti Kallpidhis

Mitropolit Foti Kallpidhis ka lindur më 1865 në Çakrak- Giresun, të Turqisë, afër kufirit me Gjeorgjinë dhe Armeninë. Foti Kallpidhi i përket grupit ortodoks të Azisë së Vogël. Ata identifikohen si ortodoksë pondios (tradiat, zakohet, veshjet dhe ana antropologjike e pondiove është më afër sllavëve të Azisë së Vogël dhe osmanëve se sa europianëve dhe më larg me grekët e vjetër). Familja e tij ishte shumë e varfër dhe e dërgoi për të mësuar në shkollën fetare. Kallpidhis i ngjit shpejt shkallët e karrierës duke zënë poste të rëndësishme në Patriarkanën e Stambollit, ku i besojnë detyra të rëndësishme. Në vitin 1897, ai caktohet një nga drejtuesit kryesorë të revistës javore “Ekklisiastiki Alitheia” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambollit.

Në Maj të 1902, Foti Kallpidhis u caktua Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe i Përmetit.  Ai nisi aktivitetin për greqizimin e ortodoksëve shqiptarë, ashtu si shumë klerikë të tjerë. Fotis Kallpidhis financoi hapjen e disa shkollave greke në Prefekturën e Korçës, ku mësonin fëmijët shqiptarë. Për këto veprime Mitropolit Foti mori lëvdata nga shteti grek. Në përfundim të vitit shkollor më 1905, konsulli grek i Manastirit në ndarjen e diplomave të nxënësve shqiptarë që ndiqnin shkollën greke të Korçës e mbylli fjalimin e tij përshëndetës me fjalët: “Ky është greqizmi i pastër! Rroftë Korça greke!” (ka mundësi që ky konsull të ketë qenë Stamatios Kuzes Pezas, sepse ai lëvizte shumë në fshatrat shqiptarë ato vite nga Follorina-Korçë)

Në Qershor të vitit 1905, Mitropoliti Fotis i shpëtoi një atentati në fshatin Plasë. Pas këtij atentati ai i kërkoi autoriteteve turke që ta ruanin, por shqiptarët e kishin ndarë që ta vrisnin. Në fillim të shtatorit të vitit 1906, rrugës për në fshatin Bradvicë, Spiro Kosturi vret Mitropolitin Fotis Kallpaidhis. (Bradvica i përket Komunës së Hoçishtit).

Greqia dhe Patriarkana e Stambollit kërkojnë gjetjen e vrasësit të Mitropolitit.

Revista javore “Ekklisiastiki Alitheia” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambolli, i kushtoi vëmendje të veçantë vrasjes dhe figurës së Mitropolitit Fotis Kallpidhis. Në numrin e 16 Shtatorit, 1906, shkruhet një faqe për vrasjen dhe biografinë e tij. Lajme rreth vrasjes, meshën që mbajti në Korçë Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli për nder të Mitropolitit të vrarë Fotis dhe shqiptarëve që akuzoheshin për këtë vrasje u botuan në disa numra të revistës në fjalë.

Fjalimin gjatë ceremonisë së varrimit të Foti Kallpidhit e mbajti Mitropoliti i Kosturit, Germanos Kravangjeli, i cili u betua se do t’i gjende vrasësit e klerikut grek. Mitropoliti Karavangjelis hapët shprehu para besimtarëve shqiptarë se misioni i Mitropolit Fotit për përhapjen e greqizmit do të vazhdojë, sepse gjaku u derdh për çlirimin e Greqisë. (Grekët Korçën e kanë quajtur dhe e quajnë tokë të tyre). Në përfundim të fjalës ai mallkoi shqiptarët dhe vrasësit.

Mitropoliti Germanos Karavangjeli kishte raporte shumë të mira me qeveritarët turqë dhe u angazhua personalisht për të gjetur vrasësit e Foti Kallpidhit. Mitropoliti Karavangjeli kishte patur shumë lidhje të ngushta me Kallpidhis. Ata kishin qenë shokë klase gjatë studimeve dhe midis tyre ruhej një lidhje e fortë miqësie, Foti Kallpidhis dhe Karavangjeli i përkisnin grupit të ortodoksëve Pondios, nga Azia e Vogël.

Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli, kur gjendej në vështirësi kërkonte ndihmën e ushtrisë turke. Më 1903, turqit vranë komitin bullgar Lazar Poptrajkov, i cili ishte nga fshatrat bullgarë të Kosturit. Karavangjeli ua kërkoi trupin e tij turqve dhe pasi i preu kokën e mbante në zyrën e tij si triumf ndaj luftës bullgaro-greke të viteve 1904-1908.

Më 11 nëntor 1906 dy grekë vranë në Selanik Spiro Kosturin si i akuzuari kryesor për vrasjen e Mitropolit Fotit. Grekët nuk u mjaftuan vetëm me këtë vrasje, ata vranë edhe Kostaq Kosturin. Pas disa ditësh qeveria turke arrestoi babanë dhe vëllezërit e Spiros. Këto veprime ishin bërë në bashkëpunim me Mitropolitin e Kosturit, Karavangjelin dhe qeveritarëve turqë kundër patriotëve shqiptarë. Gazeta “Drita” e Sofjes më 26 Shkurt 1907, botonte një artikull të bujshëm të redaksisë me titull “Pse grekët vranë Spiro Kosturin? Ç’bëri qeveria barbare, ç’duhet të bëjnë shqiptarët?”

Pas shumë presioneve nga mediat shqiptare dhe pagesës që paguan shoqatat patriotike, qeveria turke për mungesë provash i liroi nga paraburgimi Jovan Kosturin dhe dy djemtë e tij.

 

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, kur Spiro Kosturi, vrau Metropoliten e korces

Kupa e Shqiperise: ”Only in Albania”! Policet nderpresin ndeshjen!

September 14, 2017 by Administrator

*. Laci shenon 12 here. Besa kater trajnere per nje ndeshje./

KP

Nga Albano Kolonjari/ Futbolli shqiptar vazhdon te cudise. Takimi Tomorri-Bylis 0-1, nderpritet sepse largohen forcat e rendit. Laci vendos rekord, fiton12-0 perballe Sopotit. Kavajasit kater trajner per nje ndeshje. Partizani pas 30 vjeteve ne Kucove, fiton 6-2. Kampionet KO ne Rrogozhine.

Skuadra e Beses se Kavajes ka vendosur nje rekord original duke ndryshuar kater trajnere  ne nje kohe shume te shkurter. Fillimisht ishte Julian Ahmataj, ai qe u largua nga drejtimi i skuadres. Presidenti Nexhat Bizhdili emeron Bledar Sinellen ne rolin e trajnerit. Por as 48 ore me pas, vendin e Sinelles e ze shefi  i klubit Ilirian Berati.  Por edhe aventura e  Berati, nuk sgjat shume, ne krye te ekipit vjen Artion Poci. Sikur te mos mjaftonte kjo, ekipin simpatik dhe me shume histori ne kampionatet shqiptare, ne takimin e Kupes se Shqiperise perballe Tiranes e drejton Bledar Sinella.  Kater trajnere per nje ndeshje, nje rekord original per ne librin e rekordeve Gunnies.

Por ne kete liber duhet te vendoset edhe takimi Tomorri-Blylis. Takimi ndrpritet ne minute e 65’, pasi forcat e rendit largohen nga stadimi i qytetit te Corovodes. Tomorri do te humbase takimin 0-3 ne tavoline per shkak te deshtimit te organizimit te ndeshjesh. Ky takim u luajt ne Corovode sepse fusha e stadiumit te Beratit eshte duke u rikonstroktuar. Por ajo qe te bie ne sy eshte mospergjegjesia e forcave te rendit per te mbarevatjen e ketej aktiviteti. Eshte e pakuptimte qe te marresh persiper nje aktivitet te tille dhe me pas te largohesh pas asnje aresye. Eshte e pakuptimte te tallesh me djersen dhe pasioni e futbollisteve, tifozeve e te dyja klubeve.

Laci pasi i dha nje “shuplake” Partizanit duke fituar 0-2 ne Tirane ne ndeshjen hapese te kampionatit, vendosi nje rekord original duke fituar 12-0 ndaj Sopotit te Librazhdit, ne turin e pare te Kupes se Shqiperise. Ne fitoren e bujshme ndaj skuadres se kategorise se dyte spikati sulmuesi 19 vjecar Redon Xhixha i cili shenoi pese gola ne kete takim. Sipas staticienit Dash Frasheri:” Fitoren me te thelle ne Kupen e Shqiperise e ka arritur Partizani perballe Punese se Beratit (Tomorri sot) ne vitin 1950,  14-0, ku shtate gola i shenoi legjenda e Partizanit dhe e Kombetares Refik Resmja . Gjithashtu jane edhe dy rezultate te tjera te thella, Dinamo-Spartaku i Tiranes 12-0 ne kampionatin e vitit 1951, dhe Partizani-Elbasani 12-0 kampionati e vitit 1955”.

Naftetari-Partizani u kthye ne nje feste. “Legjenda e kuqe” u rikthye ne Kucove, ku ka nje numer te madh tifozesh duke fituar thelle 2-6. Takimi u cilesua si nje feste sportive nga vendasit. Diferencat ne fushen e lojes ishin te medha. Partizani luajti serisht pa kapitenin Hoxha, por hodhi ne fushe per here te pare sulmuesin e Kombetares Cani, i cili shenoi edhe golin e pare ne nje aktivitet sportive shqiptar, pas karrieres se tij italiane.

Por suprizat ne turin e pare ne kane fund. Kampionet e Shqiperise, kuksianet humben minamalisht 1-0 perballe Egatias se Rrogozhines. Ne tre takime te drejtuar nga trajneri i ri serb Mladen Milinković , Kampionet kane rregjistruar 2 humbje dhe nje fitore. Kembanat  tashme jane duke rene.

Ndeshja tjeter qe u prit me interes ajo e derbit myzeqar Fieri-Lushnja u perfundoi ne barazimi 1-1, dhe skuadra qe do te kualifikohet me tej do te vendoset pas dy javesh.

Ndeshjet

Egnatia–Kukësi 1-0

14′ Bakiasi

Naftetari-Partizani 2-6

Laci-Sopoti-12-0

Tërbuni–Teuta 1-0
34′ Shaba

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa–Tirana 1-2
29′ Perja / 31′ (p), 68′ Karabeci

Iliria–Kamza 0-2
25′ Raçiç, 57′ Plaku

Shënkolli–Besëlidhja 0-2
56′ Dyca

Burreli–Erzeni 2-1
49′ Kaloshi, 77′ Farruku / 75′ Vathi

E luajtur, 06.09.2017

Mamurrasi-Skënderbeu 0-8
17′ Kelmendi, 37′, 53′ (11-m) Muzaka  63′ Shkodra, 77′ Nespor, 79′ Demte, 80′, 86′ Soue

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kupa e shqiperise, policet

HARRY BAJRAKTARI, URIIM PER KRYEMINSTRIN HARADINAJ

September 13, 2017 by dgreca

1 Harry Haradinaj

Veprimtari i njohur i Komunitetit shqiptar në SHBA, njëkohësisht biznesmen i suksesshëm, ish botuesi i parë i gazetës shqiptaro-amerikane”Illyria” e ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, z. Ramush haradinaj, duke shprehur besimin se ai do të arrijë që të përballet suksesshëm me sfidat që e presin Republikën e Kosovës gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Ja cfarë shkruan në statusin e tij në Facebook, z. Bajraktari.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj…

Kam nderin dhe respektin, që në emrin tim personal, t’u uroj me plot kënaqësi zgjedhjen në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i bindur se me punën tuaj energjike gjatë mandatit katërvjeçar, do të sillni një zhvillim më të shpejtë ekonomk të Kosovës, një luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një aktivitet të shtuar në thellimin e demokracisë dhe në realizimin e shumë punëve jetike që e presin Kosovën, ku qytetarët e saj të bëhen të besueshëm dhe të ndjehen të lumtur në vendin e tyre.
Kosova ka nevojë të ecë shumë më shpejtë në integrimet everopiane, në realizimin e vizave për qytetarët e saj, në krijimin e ushtrisë dhe inkuadrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, si vlerë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe forcimin e vazhdueshëm të miqësisë me SHBA.
Urime, shumë sukses!

Me respekt,

Harry Bajraktari
Kosovë, shtator 2017.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, Ramush Haradinaj, uron Kryeministrin

RAMA & META SHTERNGOJNE DUART, BETOHET QEVERIA

September 13, 2017 by dgreca

Anëtarët e Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës/

TIRANE- 13 shtator 2017- Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot pasdite para Presidentit Meta gjatë ceremonisë solemne.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Kryeministri Edi Rama; Zëvendëskryeministrja Senida Mesi; Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati; Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka; Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj; Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla; Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu; Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato u betuan para Presidentit të Republikës dhe firmosën dokumentin e betimit.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.

Mesazhi i Presidentit të Republikës në ceremoninë e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave:

“I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca, por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.

Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucionet e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standardet e sigurisë kombëtare e publike, por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Edhe një herë suksese në detyrën e rëndësishme për të cilën u betuat sot!”

Filed Under: Komente Tagged With: betohet, Presidenti Meta, Rama 2

Merkel uron kryeministrin Haradinaj

September 13, 2017 by dgreca

Kancelarja e Gjermanisë,  Merkel uron kryeministrin e Kosovës Haradinaj/

2 Haradinaj

PRISHTINË, 13 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/
Kancelarja e Republikës  Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për zgjedhjen, duke i dëshiror fat dhe sukses.
Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:
I nderuari Zoti Kryeministër,

Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses. 

Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

 

Filed Under: Kronike Tagged With: kryeministrin Haradinaj, Merkel uron

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT