• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Prizren-50 vjetori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore

October 19, 2017 by dgreca

-Në ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren/2 Ok Prizren-Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar/1 Prizren

PRIZREN, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prizren, qytetin më të madhin jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, në mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (ish Institutit për Mbrojtje të Monumenteve).1 ok Prizren 3

Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren: “Zejet dhe Artizanatet e Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autores Shpresë Siqeca, “Gurët Mbivarrorë në Kompleksin e Teqesë Sinani në Prizren” të Media Fishekqiut, “Katalog me Eksponate nga Rajoni i Prizrenit” dhe “Katalog Araste Vice-Versa”.

2 Prizren

Mes pjesëmarrësve në ceremoninë në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren ishte edhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili mbajti fjalim përshëndetës.Ai u shpreh se është një kënaqësi e dyfishtë që po merr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, apo siç është emërtuar në fillet e themelimit tij si Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.“E para për faktin se po e shënojmë 50 vjetorin e themelimit të këtij institucioni të veçantë, ku për pesë dekada jeni angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë të çmuar kulturore. E dyta, se nga ky ambient rikonfirmoj faktin se qyteti Prizrenit përveç se është bërë qendër universitare, nga viti ardhshëm do jetë edhe qendra apo selia e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit”, tha ministri Gashi.Ai foli për rëndësinë dhe kontributin që ka dhënë QRTK-ja në Prizren e cila ka bërë të mundur që vlerat e shumta e të pakontestueshme të kulturës materiale të krijuara pa ndërprerë, në këtë areal gjeografik të ruhen e të promovohen.“Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar, për të cilin ashtu siç mundi t’i ruajë toka me shekuj, duhet të mbetet obligim i yni që institucionalisht të përkujdesemi për to”, tha ministri, duke e shprehur edhe mirënjohjen për stafin e vyeshëm dhe profesional të QRTK-së por edhe për të gjithë ata, që për dekada, me përkushtim dhanë kontribut të madh në këtë fushë.“Njërin ndër personalitetet të cilin nuk mund të mos e përkujtojmë sot, është Muhamed Shukriu i cili tërë jetën ia kushtoi trashëgimisë kulturore. Andaj në përputhje me mandatin tim si Ministër me kënaqësi do i ndaj mirënjohjen për ‘Post Mortem’ për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë kulturore këtij personalitetit të çmuar të vendit tonë”, theksoi për fund ministri Kujtim Gashi, duke i ndarë këtë çmim familjarëve të Shukriut.Ministri u zotua se do të punojë për një përkrahje edhe më të madhe, për t’u mundësuar institucioneve të trashëgimisë kulturore ta avancojnë këtë fushë.Prezantimin e historikut të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren¸ që nga themelimi në vitin 1967, të sukseseve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, e bëri Jusuf Xhibo, ushtrues i detyrës së drejtorit, ndërsa  kishte edhe një koktej përcjellur me muzikë klasike.

Filed Under: Kulture Tagged With: i Qendrës Rajonale për, Prizren-50 vjetori, Trashëgimi Kulturore

KONKURS- Promovim imazhit të Kosovës

October 19, 2017 by dgreca

Mnistria e Puneve te Jashtme-Promovim imazhit të Kosovës/

2 sheshi medin

-Konkurs për përzgjedhjen e Fotografive dhe Shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017/

1 sheshi Olbright

 Foto Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI: Sheshi Medlin Olbrajt në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë, te Newborn, afër selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme/

PRISHTINË, 18 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës  dërgoi sot këtë njoftim:Me iniciativën e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të zakonshëm, që të marrin pjesë në garën për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për Vitin 2017, që kanë për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës. Konkursi, fokusohet në kategoritë që përfshinë, por, nuk kufizohen vetëm në çështjet si më poshtë: Trashëgimi kulturore dhe fetare; (Shkrime dhe fotografi që ndërlidhen me promovimin e objekteve kulturore dhe fetare);  

1.      Atraksionet turistike natyrore (Shkrime dhe Fotografi mbi bukuritë natyrore të Kosovës);

2.      Muzikë (Fotografi dhe shkrime në kontekst të cilës përshkruhen yjet brenda dhe jashtë Kosovës dhe që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

3.      Sport (Fotografi dhe shkrime që përshkruajnë ngritjen dhe zhvillimin e sportit vendor si dhe të yjeve të sportit në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

4.      Film (Shkrime dhe fotografi, që ndërlidhen me zhvillimin e kinematografisë kosovare, si dhe sukseset e filmit dhe yjeve të filmit kosovar si në aspektin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë);

5.      Histori (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohen vlerat historike të Kosovës dhe personalitete kombëtare, që kanë kontribuar në historinë e Kosovës);

6.      Ekonomi (Fotografi dhe shkrime që përfshinë zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë së Kosovës, sektorët më atraktiv për bërje të biznesit si dhe bizneseve të suksesshme vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë investuar në Kosovë);

7.      Kuzhina Tradicionale; (Fotografi dhe shkrime mbi kuzhinën tradicionale);

8.      Veshjet tradicionale (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohet historia e veshjeve tradicionale).Aplikuesit në këtë garë përfshijnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, por, pa dyshim edhe të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të aplikojnë me fotografitë dhe shkrimet e tyre autoriale.

 Aplikuesit, fotografitë dhe shkrimet e tyre për pjesëmarrje në këtë garë duhet t’i dërgojnë në adresën elektronike zyrtare të Divizionit për Komunikim Publik të Ministrisë së Punëve të Jashtme: dkp.mpj@rks-gov.net apo edhe nëpërmjet formës fizike në adresën si më poshtë:

 Divizioni për Komunikim Publik/Njësia Wikipedia dhe Wikimedia

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 Fotografitë e dorëzuara nga aplikantët duhet të përmbajnë një mesazh të shkurtër në lidhje me vendin ku është bërë ajo, datën si dhe autorin, duke përfshirë edhe kontaktet e tij/saj. Fotografitë nuk duhet të jenë të publikuara më parë në rrjetet sociale dhe internet. Shkrimet, të cilat kanë qenë të publikuara më parë, duhet të përmbajnë emrin e medias, datën dhe numrin e faqes së publikimit, emrin si dhe kontaktet e autorit. Fotot dhe shkrimet më të mira do të përzgjidhen nga një Komision/Juri Profesionale, e cila do të bëjë përzgjedhjen e tre çmimeve të para si dhe 20 fotografive dhe shkrimeve të tjera më të mira për vitin 2017. Shkrimi dhe fotografia, e cila do të vlerësohet nga Komisioni/Juria për vendin e parë do të shpërblehen me 1000 Euro, ato në vendin e dytë me nga 800 Euro, ndërsa ato në të tretin me nga 500 Euro.

20 shkrimet dhe fotografitë të tjera të përzgjedhura nga Komisioni/Juria Profesionale do të shpërblehen me nga 100 Euro.Autorët e shkrimeve dhe fotografive do të ruajnë të drejtën tyre autoriale, por, me pjesëmarrjen në këtë garë, i japin të drejtën Ministrisë së Punëve të Jashtme për publikim dhe përdorim që ka për qëllim promovimin e Republikës së Kosovës, por, jo edhe atë për qëllim përfitimi komercial. Fotografitë dhe shkrimet përzgjedhura do të publikohen edhe në Wikipedia dhe kompani gjigante të teknologjisë dhe kërkimit dhe do të përdoren edhe për organizimin e ekspozitave fizike në Ambasadat e Republikave të Kosovës, ekspozitave online në ueb-faqe të tyre si dhe në hollet e Institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, ku Kosova merr pjesë.

Konkursi do të mbetet i hapur nga sot, datë 18 Tetor, 2017 deri më datën 31 Tetor, 2017 në orën 16:00. Ministria e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë aplikuesit potencial për një aplikim sa më të madh  në këtë garë mbarëkombëtare, qëllimi kryesor i së cilës është promovimi i një imazhi sa më të mirë për vendin tonë.

Me respekt,

Ministria e Punëve të Jashtme

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, imazhit të Kosovës, promovim

Mirënjohje që do përcillet në breza

October 19, 2017 by dgreca

1 ok Kostaq DukaNga Thanas Hoda/ Çikago/Ne që erdhëm nga Shqipëria në Amerikë, pas vitit 1990, vërtetë gëzonim, se erdhëm në vendin e lirisë dhe demokracisë, ku mund të ndërtonim një jetë më të mirë veçanërisht për fëmijët tanë por njëkohësisht ishim të ngarkuar edhe me plot strese e shqetësime shkaktuar nga vështirësitë jo të vogla të fillimit. Erdhëm në një vend, që nuk e njihnim, me mënyra te reja pune e jetese. Shumica nga ne nuk njihnin gjuhën angleze, nuk kishin profesionin e duhur për bizneset amerikane, ishim me dokumente e pa dokumente, thjesht me një vizë turistike, por me mendimin e vullnetin për qëndrim të përhershëm. Për më tepër ishim të lodhur nga hallet e përditëshme të jetës në vendin tonë.

Të stresuar para vështirësive, në muajt e parë në jo pak raste na ka humbur besimi dhe ka lindur mendimi për t’u rikthyer nga kishim ardhur.Por fati na buzëqeshi. Këtu në Çikago, jetonin shqiptarë, të ardhur që para lufte të cilët kishin hapur biznese të fuqishme,  që ruanin gjuhën shqipe dhe zakonet tona të bukura. Këta shqiptarë hapën zemrat, dyert e shtëpive duke ofruar mikpritjen dhe inkurajimin dhe mbi të gjitha krijuan mundësitë e punësimit  në vetë bizneset e tyre.

Veçanërisht në vitet e para të emigrimit pas 90-tës, emri i biznesmenit të shquar në Çikago, George Samatas, (Jorgji Shamata), u bë shpejt i njohur për mikpritjen e ndihmën e pakursyer të emigrantëve të rinj, jo vetëm me lidhje të afërta e të largëta familjare, por thjesht për faktin se ata ishin shqiptarë.Rrugën e emigracionit, nga fshati  malor Sinicë, në Devollin e Sipërm të Korçës ai e mori që në moshë të re. Fillimisht  qëndroi në Kanada. Më vonë në vitin 1946 u vendos në Çikago plot  ëndrra dhe vrull rinor.

Ishte vetëm 29 vjeç , kur në vitin 1949 hapi  restorantin me emrin e fshatit të lindjes Sinicë që më pas u shoqërua me veprimtari të tjera biznesi.

U martua me një vajzë shqiptare,  Antigoni Pano, nga fshati Qytezë po nga Devolli i Sipërm.

Zonja Antigoni Shamata është  një grua  e nderuar në mbarë komunitetin shqiptar në Çikago për sjelljen e ngrohtë e mikpritjen që tregon ndaj të gjithve. Ajo i qëndroi pranë bashkëshortit të vet në rrugën e gjatë deri sa ai u nda nga jeta më 20 Nëntor të vitit 2004  në moshën 84 vjeçare. Sot znj. Antigoni, 88 vjeç  nuk rresht së treguari për burrin e vet shëmbullor duke shprehur në veçanti dashurinë e përherëshme të tij për vendlindjen e shqiptarët.

Vitet 80-të do të ishin vite të një një suksesi të jashtëzakonshëm në fushën e biznesit të z.Xhorxh Shamata, duke e bërë atë në një nga biznesmenët më të nderuar dhe më të shquar në Çikago.

Biznesi i tij shtrihet në fushën e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor ndaj të moshuarve. Pa hyrë në hollësi po përmendim se biznesi familjar që ndërtoi z. Xhorxh Shamata përfshin 12 godina të natyrës së kujdesit shëndetësor por edhe të të jetuarit në mënyrë të pavarur, me apartamente banimi dhe mjedise të shumta për jetesë e veprimtari të larmishme, si restorante, pishina, biblioteka, ambiente sportive,  për veprimtari argëtuese e deri sallone bukurie etj.

Në biznesin e tij janë punësuar mbi 3 mijë punonjës mes të cilëve qindra shqiptarë emigrantë të pas viteve 90-të, duke u ndihmuar të aftësohen në profesione te ndryshme.Ai i njihte me emër shqiptarët, ndiqte përparimin e tyre në punë dhe në jetë, i inkurajonte dhe i nxiste të ecnin përpara. Veçanërisht të rinjtë i këshillonte dhe ndihmonte që të vazhdonin shkollat e larta duke realizuar ëndrrat dhe ambicjet e tyre.

Shqiptarët i janë shume mirënjohës këtij njeriu  me zemër të madhe, që kurrë nuk u mërzit, nuk u lodh e nuk përtoi asnjëherë të ndihmonte këdo që kishte nevojë dhe lutej për një vend pune.

Që nga fillimet e viteve 90-të kanë kaluar mbi 20 e ca vjet dhe gjërat kanë ndryshuar për mirë. Shqiptarët emigrantë kanë shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve edhe biznese të suksesëshme, fëmijët kanë mbaruar shkollat e larta dhe punojnë në vende ku kërkohet kualifikim e profesionalizëm. Sot vetë ata janë në gjëndje të bëhen përkrahës të emigrantëve të rinj si dikur ai burri energjik, fjalë urtë e zemërartë Xhorxh Shamata, kujtimi dhe mirënjohja për të cilin do të përcillen në breza.Figura e Xhorxh Shamatës merr shkëlqim jo vetëm si biznesmen i fuqishëm, me intuitë e larpamës, por edhe si një njeri patriot që ka dhënë shumë për komunitetin në Amerikë dhe ka kryer mjaft bamirësi në vendlindje. Ai është ndër kontribuesit kryesorë për ngritjen e Kishës Othodokse Shqiptare Shën Nikolla në Çikago me një histori mbi 70-të vjeçare. Pas 90-tës financoi për restaurimin e kishës së Shën Nikollës në Sinicë. Po këtu në Sinicë dha kontribut financiar për ngritjen nga themelet të Kishës së Shën Thanasit që ishte rënuar në vitin 1967 . Vëmendjen e drejtoi edhe në qytetin e Korçës. Dhuroi një shumë të konsiderueshme për ndërtimin e ikonostasit të Kishës Shën Ilia në Korçë ku në shënjë respekti është vendosur mbishkrimi “Dhuruar nga Jorgji dhe Antigoni Shamata.” Ndihmesë dha edhe për Kishën e Shën Prodhomit në Voskopojë dhe atë  të Shën Pjetrit në fshatin Vithkuq. Në Maj të vitit 1996 krijoi fondacionin “Jorgji dhe Antigoni Shamata” duke ndihmuar financiarisht fëmijë me aftësi të kufizuara mendore. Ka dhënë gjithashtu ndihmesë për spitalin dhe senatoriumin e qytetit të Korçës.

Më 30 shtator të vitit 1996 për gjithë kontributin e tij , Këshilli i Bashkisë së Korçës e nderoi z. Xhorxh Shamata “Qytetar nderi”ndërsa për të nderuar veprën e kujtimin e tij Bashkësia Sinicare në Çikago e shpalli Anëtar Nderi të saj.

Ishte dëshira një grupi emigrantësh shqiptarë që për të përjetësuar jetën e veprën e tij të hartohej një libër me kujtime, mbresa dhe intervista nga të afërm dhe shqiptarë të tjerë, që kanë ndjerë në mënyrë të prekëshme dorën e ngrohtë  mikpritëse të z. Xhorxh Shamata. Për gati një vit u mblodhën materialet, shkrime, intervista, foto të ndryshme, mes të cilave edhe një intervistë e bashkëshortes së z. Xhorxh Shamata, Antigoni Shamata.

Libri me titull “Mirënjohje që do të përcillet në breza” është ndarë në tre kapituj: Ribashkim pas një ndarje të gjatë. Si  një familje edhe pse pa lidhje gjaku. Intervista.

Në fund nëpërmjet fotosh të ilustruara jepet një vështrim në rrugën e biznesit që mban firmën Shamata.

Për përgatitjen dhe redaktimin e këtij libri punoi krijuesi Kostaq Duka. Korrektimi u realizua nga Thanas Hoda dhe puna në kompjutër nga Albert Sakaj. Sponsorizuan Josif Kotemelo dhe Gjergji Tumba. Libri u botua dhe u vu në qarkullim në Amazon.

Më 15 Tetor, në hollin e Kishës Orthodokse Shqiptare u bë promovimi i këtij libri në prani të një pjesëmarrjeje të gjërë.

Uroi mirëseardhjen At Kostandin Tuda i cili tha se nuk është rastësi që ky promovim u bë në mjediset e kishës. Z. Xhorxh Shamata do të kujtohet e nderohet gjithmonë si një nga kontribuesit kryesorë për ngritjen e kësaj kishe dhe si një njeri që dha aq shumë ndihmesë për komunitetin shqiptar.

Sollën mbresa dhe vlerësime për veprën e paharruar të z.Xhorxh Shamata Josif Kotemelo, Thanas Hoda, Jani Depo, Paskal Gjikdhima, Sokol Gjata, Andon Shamata, Flora Tumba, Spiro Haxhi,Memo Gjonzeneli. Për natyrën familjare të z. Xhorxh Shamata, sjelljen me të afërmit etj, solli mbresat e tij z.Randi Sutter nipi i zonjës Antigoni Shamata. Me interes të veçantë ishte ideja që u hodh në këtë veprimtari nga z. Paskal Gjikdhima për të bërë propozim nga komuniteti që z. Xhorxh Shamata të nderohet nga Presidenti i Shqipërisë.

Znj.Cindy Thiem, vajza e z. Xhorxh Shamatës falenderoi komunitetin shqiptar për respektin e treguar ndaj babait të saj, veçanërisht bashkëpunëtorët që ndihmuan në hartimin e librit.  Veprimtarinë e mbylli me fjalën e tij krijuesi Kostaq Duka.

Me këtë rast  në një kënd të vecantë u bë shitja e mjaft librave. Të hollat e grumbulluara kaluan si ndihmesë për kishën.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Cikago, Mirenjohje, në breza, që do përcillet, Thanas Hoda

TË DENJËT PËR NDËSHKIM

October 19, 2017 by dgreca

ATA JANË TË DENJËT PËR NDËSHKIM TË HIDHUR QË I BËNË TË ECIN KOKËULUR/

Nga Ramadan Bozhlani/

Kryetarëve të komunave u erdhi koha për t’i zbritur shkallët e frontit, së bashku me drejtorët e tyre. Braktisja e kolltukut është e dhimbëshme, por dyfishohet ajo nëse detyra e ushtruar nuk ka qenë e justifikuar me zotësi dhe përgjegjëshmëri. Çdo identifikim i mos qeverisjesë së duhur të periudhës katër vjeçare ua rëndon shpatullat duke ju shkaktuar trazira në ndërgjegjje.

Ta vështrosh me fytyrë të zbehur për të fundën herë zyrën e kryetarit ose të drejtorit dhe pastaj ta mbyllësh duke e tërhequr pas vetës ngarkesën psikologjike dhe emocionale të abuzimit, fajit, padrejtësisë, padijenisë dhe të mos zotësisë është sikurse të nisësh në funeral për ta varrosur ndërgjegjjen.

Ky katër vjetësh skalit gjurmë në historinë e qytetit. Këto gjurmë i ndjekun deri në varr dhe përtej tij prijësit. Udhëheqsat në ikje kur përballohen me pasojat e shkaktuara nga ana e tyre, së bashku me familjen dhe pasardhësit i përjetojnë më dramatikisht se sa të tjerët. Dhe në këtë mënyrë shndërrohen në kryeviktima të skenarit të tyre tragjik. Të abuzosh me besimin e njerëzve nga cilësia e udhëheqësit është krimi i ndëshkushëm ligjërisht dhe moralisht nga e kaluara e tashmja dhe e ardhmja. Por, ne kemi prijës të atillë që në vend të brejtjes së ndërgjegjes marrin kurajo për t’i ringjitur shkallët e pushtetit.

Qytetarët sistemohen në bankën e kryefajtorëve nëse e marrin guximin e verbër për t’i ndihmuar që t’i ringjesin shkallët e pushtetit partit ose prijësit që na kanë zhgënjyer për katër vitet e kaluar. Mos të funksionojmë me trurin e peshkut duke harruar çdo pakënaqësi, vuajtje, dëshprim, zhgenjim dhe sfidë përballë premtimeve naive të shijusëve të pushtetit.Ata janë të denjët për ndëshkim të hidhur që i bënë të ecin kokëulur.

Filed Under: Analiza Tagged With: PËR NDËSHKIM, Ramadan Bozhlani, TË DENJËT

Bullgaria, partner strategjik i Kosovës

October 19, 2017 by dgreca

-Zv/kryeministrja dhe ministrja  e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në vizitën nw Kosovë takon presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj  dhe kryediplomatin Behgjet Pacolli/

1 Thaci-Bullgaria është shteti i 32-të që ka njohur Kosovën në 20 mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik/

PRISHTINË, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, nisi sot vizitën dyditore në Prishtinë, ku u prit edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës gjatë procesit të shtet ndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.“Bullgaria është partner strategjik i Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi duke shtuar se, “Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”.“Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, ka theksuar presidenti. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria mbështet të gjitha përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon. “Duhet të shikojmë kah e ardhmja në paqe e bashkëpunim”, u shpreh ajo.Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Bullgarisë.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, sipas axhendes pritet këtë pasdite në takime të veçanta edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj  si dhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e më pas do mbahet një konerencë e përbashkët shtypi e kryediplomatëve të dy vendeve. Koѕova ëѕhtë ѕhtetі і fundіt – і gјaѕhtë і Ballkanіt Perëndіmor, të сіlіn mіnіѕtrјa e Punëve të Јaѕhtme e vіzіton në kuadrіn e turneut të ѕaј ballkanіk, që fіlloі gјatë verëѕ ѕë këtіј viti.Në korrik shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, vizitoi Shqipërinë dhe në takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati  ranë dakord së bashku të zgjerojnë spektrin e bashkëpunimit në kuadër të një plani veprimi më të fokusuar përgjatë kryesisë bullgare te Këshillit të Bashkimit Europian.Bullgaria është shteti i 32-të që ka njohur Kosovën në 20 mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Bullgaria, partner Strategjik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT