• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Asgjë e re nga Fronti Opozitar

October 19, 2017 by dgreca

1 Fronti OpozitaFronti opozitar më kot /

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/ Florida/Ky është fronti opozitar më kot ndaj as mos e çoni nëpër mend se do të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës. Për më tepër pas këtyre shifrave marramendëse që po dalin nga fitimet që u ka sjellur droga, grupeve, qarqeve dhe përftuesve të tjerë, përfshi këtu edhe qeverinë aktuale. Kush ka paranë, ka pushtetin. Dhe këta janë pasuruar e forcuar aq shumë, sa vetëm ndonjë plan nga jashtë mund t’i shkuli nga pushteti. Lul Basha dhe Monika as mos e çoni nëpër mend. Eshtë fronti opozitar më kot sapo i sheh. Sapo i dëgjon. Një skuadër e dale bojë duke filluar nga Lulzim Basha që rri me dhunë në krye të një PD-je të cilën e ndjekin nga pas një takëm që nuk e kanë për gjë ta quajnë normale uzurpimin e postit. Hiqeni nga mendja se liderë të tillë do ndreqin vendin. E ndjekin ai soj që bëri Gërdecin a 21 janarin. Kur shikon Monikën kryetare e një partie familjare. Një rrotacion mes babait, mamasë e nesër i biri. Një transaksion politik legal ku gjithçka duket kaq normale sado akuzave për përvetësim deri të thesarit të shtetit. Të eurove me kapul, me video, por ai që i dispononte hëngri dhe’ para pak ditësh. Kur shikon Koçon ideatorin e legalizimit të marihuanës sa kohë që ishte në krah të Ramës. Një lloj reformatori për politikat rajonale të rilindjes. I konkloduar me skandale seksuale, prona të dyshimta në vijën bregdetare. Kur shikon Mediun, kryetarin e përjetshëm të një partie që veç emri i ka mbetur. Këtij vet, t’i rrojnë votat e demokratëve. Atyre që sot hanë fara luledielli rrugëve se idealet i kanë për Fatmirin dhe çunin e Fahriut. Apo atë tjetrin, Zenin e Saliut. Kur shikon Nardin, hokatarin e batutave dhe starin e dance with me. Kë të kapësh e kë të lësh. Një lloj Byroje politike e kohës.

Me gjithë mend e keni se ky front do nxjerri Shqipërinë në shesh? Nuk e besoj…

Shqipëria duhet të dali vet.

Një tjetër shtet, një tjetër qytetari…, pas Francës, që përmbysi kastat e vjetra, ishte edhe Austria pak ditë më pare. Solli në krye të legjislativit një burrë 31 vjeçar me emrin Sebastian Kurz. Një parti popullore e djathtë. Do ishte një shenjë e mire për të djathtën tone. Por kjo e jona vetëm emrin ka të tillë. Eshtë e uzurpuar nga tarafi i Zërit të Popullit. Nga ata që përpilonin dikur dosje. Pra nga xhelatët e diktaturës. A kanë mundësi shqiptarët ta kurojnë veten e tyre. Sigurisht që kanë! Lufta me drogën është në hapat e para. Por kjo jo nga ne, nga vendi fqinj. Nga ne, e gjitha është një zhurmë, e cila ashtu si të tjerat do shuhet shpejt. Dhe ne do të vazhdojmë në atë llumin e poteres mes militantëve.

Nuk është vrarë asnjë politikan, asnjë gjykatës, asnjë shtetar. E si mund të mendosh se po luftohet droga. Po bëhen reforma… Kjo dosja e madhe e përgjimeve të prokurorisë së Katanias në shtetin fqinj, është e gjitha një histori për të vënë duart në kokë. Mjafton të kujtosh një fakt, se si një oficer vrojtues a monitorues i vijës bregdetare, i shtetit shqiptar kujdeset që trafikantët e drogës të mos devijojnë në ujrat e Greqisë.

Gjithmonë referuar përgjegjësisë së detyrës me kushtetutë.

Me sinqeritet është për të vënë duart në kokë. Në një shtet normal, me një opozitë të besueshme, do ishte rrëzuar jo një qeveri por do ishin përjashtuar nga politika batalione të tëra figurash të saja. Tek ne nuk ndodh. Nuk ka për të ndodhur. Njerëzit janë të lodhur të sjellin rishtas në pushtet Lul Bashën e Sali Berishën. Monikën, Nardin, Koçon, Vangjelin etj. Janë kryekëput të lodhur.

Kjo sepse e gjithë është një lojë me hidhe dhe prite.

E një klase njerëzish që e kanë marrë peng jetën tuaj.

Në mëndje më shkon në një ëndërr ide se, sikur të ngrihet , të ndodhi rishtas një lëvizje tjetër studentore. Një lëvizje së cilës të mos ja marrin frenat misionarët e diktaturës, por e tillë që t’i dali zot vendit të saj. Droga dhe klanet e saj janë përdorur nga të gjitha palët. Nuk është gjë e re. Por kjo që ndodhi këto vitet e rilindjes ramore, qe një fushatë mahnitëse e tipit të korrje e shirjeve dikur. Tashmë Shqipëria është zënë gafil. Ta çosh mendjen tek një aleancë e gjerë politike? Nuk ia vlen. Janë më shumë se të konsumuar. Prandaj duhet diçka e re. Pra një lëvizje e re. Por fatkeqësisht… studenti aty, o është i kapur nga njëshat, nga militantizmi, o po nxiton të plotësoj Llotarinë amerikane. Kjo është e vërteta. Unë e shoh më të pashpresë se kurrë. Dhe ca më tepër kur gjithçka është debat studiosh. Në Katania vepron policia, në Shqipëri studiot. Të pashpresë, fyese. Lutuni për një lëvizje të re…

Filed Under: Politike Tagged With: asgje e re, Ilir Levonja, nga Fronti Opozitar

“E hënë në Detroit”, krijimtari e artë e shkrimtares Diana Gëllçi

October 19, 2017 by dgreca

DIANA GELLCINga Vepror Hasani/Ishte një nga ditët e mia pa motiv, krejt bosh, pa dituar çfarë të bëj, e zbrazët, që s’mbushet mbushet me asgjë edhe sikur të përpiqesh. Hyra në librari, kot, krejt kot, si për t’i shpëtuar mërzisë sime, pa asnjë shpresë, i sigurtë që nuk do t’i shpëtoja zbrazëtisë që më kishte kapluar. “Dua një libër”, – i thashë librashitëses. “Çfarë libri?”- më pyeti ajo. “Një libër që lexohet me qejf, që të bën shoqëri kur ndihesh keq”. Kot e thashë edhe atë fjali; kështu thuhet përgjithësisht për librat, para se t’i blesh, sepse kur i shfleton prapë mbetesh bosh, madje as që kisha ndërmend të blija ndonjë libër. Sot nuk lexon askush, sepse të gjithë shkruajnë. “Do t’ju jap librin me tregime të Diana Gëllçit, më tha ajo, duke e hequr nga rafti. “E hënë në Detroit”, e ke lexuar? – më pyeti, duke ma zgjatur. E mora. Diana Gëllci ishte një emër i njohur. Kishte shkruar poezi dhe tregime që kur ishte në shkollë të mesme, ndoshta edhe më parë. “Eshtë një krijimtari e artë, e vërtetë” – më tha librashitsja kur po dilja. Nuk arrita t’i kthej përgjigje. Vazhdoja të isha i hutuar.

“Pëllumbat e “Huntington Banks”

 Mbërrita në shtëpi. Nisa të shfletoj librin “E hënë në Detroit”, shpresoja të gjeja diçka të bukur, jo për lekët që pagova, por për t’i dhënë jetë ditës që më kishte pushtuar me kotësi. Shpesh në ditë të tilla përfundoja në pijetore. Edhe prej andej dilja i trishtuar më shumë nga ç’kisha qenë. Për ditë të tilla nuk ka ilaç. Nisa të lexoja pa ndonjë qejf të madh, thjesht sa për t’i hedhur një sy, me mendimin për ta lexuar një ditë tjetër, që do të thoshte se nuk do ta lexoja kurrë. Personazhi i tregimit “Gjoba e pëllumbave” m’u bë shok, ishte i sinqertë, i besueshëm, i vërtetë , fliste rrjedhshëm, rrëfente bukur, pa zbukurime, nuk gënjente, tregonte shpirtin e vërtetë njerëzor, që e bënin mjaft tërheqës. Kalova në faqen tjetër, pastaj te tjetra e te tjetra. Ishte një vajzë e re, nuk më kujtohet përse studionte. E ndiqte vazhdimisht një lloj mërzie, nuk gjente dot punë, sherre në shtëpi që nuk po punësohej dot. Ajo sherret i quante “valvula të stresit”, por poshte thënies së saj lexohej edhe brenga e veshur me mërzi. Nuk e përcaktoja dot ç’lloj mërzie ishte, sepse e tregonte bukur, por unë i gjeta një shpjegim: ishte ajo mërzi që të duhet kur je i mërzitur, ngaqë edhe pse është mërzi të jep një kënaqësi të habitshme; fillon e qetësohesh, duke menduar se kështu u ndodh edhe të tjerëve, askush nuk u shpëton ditëve të trishtuara.

E harrova trishtimin tim

Edhe ditët e studentes  rridhnin monotonshëm: pa lekë në xhep, gjëra të njëjta, profesori po ai që kishte qenë simestrin e parë, e njëjta veshje, me të njëjtat syze, madje edhe me atë objektin katërkëndësh që e mban prej kohësh në xhepin e majtë të pantallonave. Të mërzitshëm ishin edhe kandidatët e saj për martesë, madje ata dukeshin edhe më të mërzitshëm, ngaqë ishin gjithnjë të gëzuar. Vetëm pëllumbat e sheshit tek ndërtesa “Huntington Banks”, i jepnin paqe, por atje nuk të linin të qëndroje me makinë më shumë se dy minuta. Dhe ajo shkonte atje, merrte gjobën, sepse kishte qëndruar më tepër nga sa lejohej, madje ajo qëndronte para sheshit edhe kur pëllumbat kishin fluturuar diku tjetër dhe  nuk ishin aty…

“Bashkëjetesa”

Do t’ju rrëfej edhe një tregim tjetër për ata që nuk e kanë lexuar librin, sepse unë e di, që ju tashmë po e kuptoni që bëhet fjalë për një krijimtari të vërtetë dhe prisni të mësoni më shumë për jetën e personazheve, sepse njerëzit e tjerrin vetë pjesën tjetër të gjërave, mjafton t’ua gacmosh pakës fantazinë. I tillë është edhe tregimi “Bashkëjetesa”. Autorja Diana Gëllçi e ka ditur mirë çfarë kërshërie do të ngjallte tek lexuesit e saj, mjaft që libri të ishte në dorën e tyre. Rrëfimi flet për dy bashkëshortë shqiptarë. Kishin emigruar në Amerikë si familje bashkë me katër fëmijët e vegjël; më i madhi katër vjeç, më i vogli  disa muajsh. Burri i saj natën punonte në minierë, në mesditë lante pjatat në një restorant. Vinte i lodhur dhe ikte i lodhur, njësoj si një qenie ireale. Gruaja e tij rri në shtëpi, që prej shumë kohësh nuk ka shkuar asgjëkundi, sheh vetëm televizor. Edhe ditët e tjera nuk do të jenë më të mira për të; televizori i është mërzitur. Fëmijët bëjnë vetëm zhurmë, luajnë në dhomë e kthejnë përmbys gjithçka. E vetmja gjë e veçantë në atë ndërtesë ku banon ajo, është doktori që jeton një kat më poshtë. Ai është i pamartuar, njeri i dashur, i sjellshëm, pjesën më të madhe e kalon jashtë, por gruaja e ndjen hapin e tij, kur ai ikën dhe vjen. Sa herë që fëmijët bëjnë zhurmë, i detyron të shkojnë te doktori dhe t’i kërkojnë të falur. Pastaj i pyet: “Si i thatë doktorit? Po ai çfarë u tha? A e mori vesh që u dërgova unë? Fëmijët i tregojnë gjithçka, por ajo duket sikur kërkon të kuptojë shumë më shumë nga ato që i thonë fëmijët e saj. Si vijon me tej? Eh, është mrekulli të lexosh Diana Gëllçin.

“E hënë në Detroit”

Librashitsja kishte patur të drejtë kur më tha: “Është një krijimtari e artë!”  Jo rallë u kthehem pasazheve që më pëlqejnë më shumë, ua lexoj miqve të mi; shpesh  më thonë: “Është libër filozofik”. Tashmë unë e di, ju që jeni duke lexuar këtë shkrim, doni të dinë si është një përshkrim në origjinal i shkrimtares Diana Gëllçi dhe jo i treguar nga të tjerët. Do t’jua heq këtë kureshtje, por sërish do të mbeteni në kërshërinë tuaj, sepse nuk mundem t’ju tregoj gjithçka deri në fund;  as lejen e autores nuk e kam për këtë gjë. Për ju po përzgjedh tregimin “E hënë në Detroit”, rrëfimi nis kështu:

“I dashur D!

Dita e sotme s’pati asgjë të veçantë. Në mëngjes u zgjova përsëri me një ëndërr të çuditshme, që si gjithmonë më shpie tek rruga e Elbasanit, por që s’më kujtohet pothuajse kurrë. U zgjova ndërsa dikush, me një ton intrigues, po më thoshte: “This si the first day of the rest of your life! (Kjo është dita e parë për pjesën tjetër të jetës suaj). Një çast mbajta frymën… Po flisja anglisht në ëndërr?! Po kjo qenkësh vërtet e madhe! Dhe vetëm pas disa sekondash i shkoqita edhe një herë me mend fjalët e fundit. Aman, profeci e madhe! Sigurisht që kjo do të jetë dita e parë e pjesës së pasderidjeshme të jetës, pse, si mund të ishte ndryshe. Vetëm provim të mos ishte… Uh, po që të ishte vërtet ditë provimi?! U ngrita me vrap… Pastaj mora vesh se një vajzë 20-vjeçare nga shteti i Xhorxhias kishte fituar njërën nga llotaritë më të mëdha në historinë e Amerikës. Tjetër: çmimi i gazit është rritur edhe tre cent më shumë. Dhe … ah! Duke pritur të hyja në autostradë, vure re se…”Nuk mund të tregoj gjithçka deri në fund.

 “Xhelozia”

 Nuk e di pse kam dëshirën t’ju rrëfej edhe një tregim të fundit, ndoshta ngaqë kënaqësinë e dhuruar prej librit, dua ta ndaj me të gjithë. Nuk ndodh edhe me ju kështu? Pas leximit të një libri të bukur, nuk kini dashur t’ia tregoni dikujt tjetri? Kështu po ndodh edhe me mua, ndaj nuk do të rri pa ju rrëfyer edhe një copëz të vogël nga tregimi “Xhelozia”, kuptohet me fjalët e mia, sepse ashtu siç është shkruar nga Diana Gëllçi mund ta lexoni vetëm te libri i shkruar prej saj. Bëhet fjalë për dy bashkëshortë të divorcuar. Ata kishin kohë që ishin ndarë nga njëri-tjetri. Gruaja jetonte në një shtëpi me qira bashkë me vajzën, kurse burri në një apartament, por gruas së tij herë-herë i hipte një ndjenjë e tërbuar për të marrë vësh se ç’bënte ish-burri i saj, që dukej sikur s’kishte ndërmend të martohej. Kur ndodhte që  të zotët e shtëpisë me qira bënin ndonjë rregullim në shtëpinë e tyre, e bija i kërkonte të atit që të flinin për disa ditë në apartamentin e tij. Ai ua lironte banesën, por vetë ikte diku tjetër. Ish-burri i saj jetonte në një apartament të thjeshtë, të qetë, intim, me libra të shumtë, disqe, kaseta, sepse i pëlqente të dëgjonte muzikë. Ndodhi që një ditë shkuan sërish në apartamentin e tij. Me të hyrë në apartamentin e tij këqyri gjithçka me kujdes. Më pas, ish-gruas i pëlqeu të bentë një dush në apartamentin e tij por kur po lahej vuri re se vaska ishte mbushur me ca fije të gjata flokësh të kuqe.

“Plehrë!” shau me vete të shoqin.

Deri ku shkonte xhelozia e saj, çfarë ndodhi më pas me të etj, kini gjithë mundësinë ta zbuloni vetë te libri “E hënë në Detroit”, është vërtet një krijimtari e mrekullueshme që ta bën jetën më të bukur.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Diana Gellçit, e Hene ne Detroit, Veprim Halili

HARADINAJ-ANSAMBLI”RUGOVA”, BEGATI KULTURORE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

October 19, 2017 by dgreca

-Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj/

4 Ramushi

 PRISHTINË, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”,  të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.Udhëheqësit e AFA “Rugova” theksuan se në mungesë të statusit ligjor të Ansamblit, rrezikohet ruajtja e kësaj trashëgimie, këngët, vallet, lojërat, por edhe veshjet tradicionale, që janë tipike për trevën e Rugovës, dhe me këtë do të pësonte trashëgimia kulturore e vendit. 2 rugovaKryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar lartë si thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, premtoi se Qeveria të cilën e udhëheq do të ndërmarr të gjitha veprimet konform ligjeve në fuqi për rregullimin shumë të shpejtë të statusit të tyre ligjor.1 ok Rugova RamushPërfaqësuesit e Ansamblit “Rugova” theksuan se sfidë e tyre thelbësore është që ta ruajnë e kultivojnë, si dhe ta shpijnë më tej ndër breza këtë trashëgimi që është begati kulturore jo vetëm e Kosovës, porse e të gjithë shqiptarëve. Ata poashtu e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, pa harruar ta përmendin faktin se ai është kryeministri i parë i vendit që i pret në takim./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Asambli Rugova, Begati Kulturore, Ramush Haradinaj

Zbardhje- Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës

October 19, 2017 by dgreca

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

1 Habilaj1Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

PERGJIMI 1/

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar dje ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridionews.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

“Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri”-shkruan me tej gazeta.

Ajo citon deklaratatt e kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

“Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim – kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij. Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit”-shkruan gazeta.

Pjesa per Moisi Habilajn, pergjimi dhe emri i Tahirit 

Moisi Habilaj në Siçili kishte urën e biznesit te tij te ndihmuar nga nje rrjet grosistësh, te cilet blinin me leke ne dore qinda kg marijuana e me pas ua vinin ne dispozicion klaneve mafioze per shitje. Kjo jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë nuk u hetua, asnjehere i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, si ishte rasti i fotografimit me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Hetimet çojnë në emra e mbiemra. Si rasti i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë kyce në Catania për blerjen e drogës qe sillej nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri. Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Synimi ishte qe të merrnin veten sa më shpejt nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.

“Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, si i cilesonte ai forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për afarat e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Kurse në Itali, grupit i behen sekuestrime të vazhdueshme, cfare ben nisjen e bisedimeve të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit. Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën manaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

“Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.

Filed Under: Kronike Tagged With: “30 mijë euro i duhet, Habilaj, t’ia japë Saimirit”

EDHE 10 TON DROGE NE VLORE

October 19, 2017 by dgreca

10 toneNë Shqipëri një sasi e madhe droge është zbuluar në orët e vona të natës në fshatin Babicë e Vogël në qarkun e Vlorës. Dyshohet për afër 10 ton marijuanë e cila është gjetur në një banesë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Për zhvillimin e tij ka patur njoftime kontradiktore. Burime nga prokuroria bënë të ditur se ai është pjesë e një hetimi të nisur që në fund të viti të kaluar në bazë të informacioneve të marra nga rrugë operative dhe përmes shërbimeve sekrete. Sipas të njejtave burimeve, operacioni përbën fazën e dytë të hetimit që disa muaj më parë çoi në sekuestrimin po në fshatrat e Vlorës të 24 tonëve marijuanë, dhe që lidhet sipas Prokurorisë me grupin e Habilajve, vëllezërve të përfshirë në organizatën kriminale italo-shqiptare e cila u godit në Catania të Siçilisë 3 ditë më parë. Një rast i cili ka shkaktuar një furtunë politike në vend, pasi në përgjimet e trafikantëve të dyshuar përmendet disa herë emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton të ketë lidhje farefisnore me Habilajt. Sipas burimeve nga Prokuroria, operacioni në Babicë, vjen pas takimit që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati dy ditë më parë me drejtorin e Shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi, dhe mbledhjes që ai zhvilloi mbrëmë me drejtuesit e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Një version tjetër ka ofruar Policia e Shtetit. Burime pranë saj, shpjegojnë se operacioni është nisur nga të dhëna policore për praninë e sasive të marijuanës dhe se njësitë e saj speciale janë angazhuar pasi dyshohej se në zonë mund të gjendej dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj, një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia italiane.

Të dhënat e para flasin dhe për disa persona të ndaluar, por ende nuk ka një version zyrtar, pasi operacioni ka vijuar edhe pas mesnate, duke ushtruar kontrolle në disa banesa të tjera.

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Ton doge, ne Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT