• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Kosova- Urdhri i Lirisë shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

October 13, 2017 by dgreca

2dekorata-Komandanti i FSK-së, në emër të Presidentit të Kosovës, dekoron shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein/

1 te katerUASHINGTON, 13 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/Në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me Dekoratën Urdhri i Lirisë.Njoftimi i dërguar thekson se, gjeneral Rama, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane. Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në  Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në. Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: të Forcave Ajrore, të SHBA-ve, Urdhri i Lirisë shefit të Shtabit

Pse Kosova nuk aplikoi në UNESKO

October 13, 2017 by dgreca

epa06261122 (FILE) - View of the UNESCO's great conference room during the 38th session of the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) General Conference at the UNESCO headquarters in Paris, France, 09 November 2015 (reissued 12 October 2017). According to reports from 12 October 2017, diplomats said the USA were planning to withdraw from the UNESCO. The withdrawal is seen as a response in protest against the full membership to the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) granted to Palestinians. EPA-EFE/CHRISTOPHE PETIT TESSON

Nga  arch. Ylber Vokshi -Ylli/

Sa në shikim të parë dukej befasi mos aplikimi  Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO, edhe ma neveritës ishte shpjegimi i MPJ ( Ministria e Punëve të Jashtme ) që e ndërmori një hap të tillë për ta shtyrë aplikimin për anëtarësim. Që të jetë ironia edhe ma e madhe njoftohemi se ky veprim është ndërmarrë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të Kuintit. A thua përse këto shtete u ”detyruan” të na mbështesin,përse nuk tregohen shkaktarët e vërtetë të kësaj situate nënçmuese që vet ne e kemi krijuar.

Pa mëdyshje ky veprim është rezultat i mos punës kronike dhe jo-profesionale që është e domosdoshme në këto raste,çka pritëm që përkrahësit ndërkombëtar të na turpërojnë duke i kundërshtuar veprimet tona jo serioze,jo vetëm në rastin konkret por edhe në shumë raste tjera,që mendja e shëndoshë e njeriut normal kurrqysh nuk mundet ti arsyetoi. Edhe situata politike konfuze pas zgjedhjeve parlamentare nuk mundet të jetë arsyetim i qëndrueshëm,thelbi i problemit qëndron në filozofinë jetësore tek vet ne,deshëm apo nuk deshëm atë duhemi pranuar për fat të keq.

Për njohësit e rrjedhave kulturore ky veprim tregon shumëçka, e ma së paku seriozitet dhe përgjegjësi në inkuadrimin e shtetit tonë të brishtë në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare, të rëndësishme për funksionimin e shtetit, si është rasti konkret i këtyre ditëve me mos aplikim në UNESCO  ( Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ).

Janë të pa shpjegueshme veprimet dhe sjelljet e përgjegjësve institucional me pasivitetin e treguar në periodën dy vjeçare pas dështimit të vitit 2015, kur në  mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në Paris, nuk arritëm të pranohemi si anëtare të barabartë me 195 shtetet tjera të kësaj organizate,shumë të rëndësishme të OKB-së.

Pas dështimit të vitit 2015,pritej mobilizim gjithëkombëtar duke angazhuar edhe ekspertët  nga Shqipëria që kishin dituri dhe eksperiencë, pasi tre site ishin të pranuara në UNESCO, si Butrinti,Berati dhe Gjirokastra. Ata së bashku me institucionet dhe ekspertët e shumtë vendor dhe  ndërkombëtarë,duhej të përgatiteshin në mënyrë dinjitoze dhe me ekspertizë profesionale,me forcën e argumenteve që i kemi me bollëk, të konkurrojmë për anëtarësim në këtë mekanizëm rëndësishëm ndërkombëtar në vitin 2017.

Ky mobilizim mungoi,institucionet që e kanë obligim dhe paguhen për këtë me paturpësi dështuan dhe zgjodhën abstenimin apo mos aplikimin këtë herë. Jam i sigurt se kjo apati  do të vazhdoi edhe në të ardhmen, nëse do të lejohet kjo mos punë dhe mos përgjegjësi.  Angazhimi në këtë proces shumë të vështirë të aderimit në UNESCO është dashur të jetë gjithëpërfshirës,nuk ka pozitë dhe opozitë në këto raste,duhej angazhim permanent i ekspertëve të shumtë,intelektualëve të pavarur,që të përfaqësojmë sa ma mirë shtetin e Kosovës.

Jam i vetëdijshëm se aderimi në këtë organizatë ka konotacione të mëdha politike,është i ndërlidhur me sferat e interesit, me lojëra të ndyta politike ku kundërshtarët e kësaj çështje të prirë nga Serbia patën sukses edhe kësaj radhe, falë pa-aftësisë tonë, që nuk po dimë të shfrytëzojmë përkrahjen e pa-rezervë të botës progresive të udhëhequr nga SHBA-të,dhe gjendjen faktike në terren.

Për klasën aktuale politike e rëndësishme është tendenca permanente për të nënçmuar dhe anatemuar ekspertët e shumtë që kanë vepruar në këtë lami në Kosovë me dekada. Ata as që janë konsultuar ndonjëherë  për disa çështje apo kritere që kërkohen në këto raste. Për të bindur botën me na pranuar, duhen veprime të shumta konkrete të cilat e kamë bindjen po na mungojnë për të iu kundërvu propagandës agresive serbe.

Mendova së perioda dy vjeçare “2015-2017” do të jetë e mjaftueshme, për të plotësuar kërkesat elementare që  ishin kërkuar për aplikim të serishëm, si përgatitjen e dosjes për aplikim duke filluar nga përkrahja institucionale,karakteristikat teknike, legjislative,kapacitetet teknike,formimin e grupeve të punues me ekspert,përpilimin e planit të punës,planin e konservimit,planin e menaxhimit,si dhe planin e shfrytëzimit promovimit të monumenteve,si dhe fushave tjera që i mbulon kjo organizatë.

Shumë mirë që në qershor 2016 u themelua “Task Forca”për përcjelljen e procesit të anëtarësimit si  dhe u promovua “Strategjia Kombëtare  e Trashëgimisë Kulturore 2017-2027 ”. Mungoi pa shpjegim miratimi i Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe ai për Bashkitë Fetare që ishin parakushte për anëtarësim. Opinioni kurrë nuk u informua se çka punoi ajo  “Task forca “ e themeluar mu për këtë qellim, e cila me forcën e argumenteve të shumta teknike dhe faktike duhej të arsyetonte kërkesën për anëtarësim, por si duket shumë pak kanë punuar apo asgjë. pos për promovim mediatik. Edhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) shpalli vetëm 23 asete në mbrojtje të përhershme të trashëgimisë kulturore,çka është shumë pak duke e krahasuar me numrin e madh të tyre, që për çdo vit evidentohen si të përkohshme .

Kaptinë e veçantë është sjellja së institucioneve tona ndaj propagandës agresive Serbe në ”luftën” kundër pranimit të Kosovës në UNESCO,kurrsesi nuk mundet të justifikohet këto veprime. I lejohet Serbisë të keqpërdorën ato 1247 artefakte të Kosovës, të cilat i ka uzurpuar dhe ende nuk i ka kthye edhe se ishte obligim ndërkombëtar (pako e Ahtisarit). Për keqardhje ishte rasti me keqpërdorimin e tyre në ekspozitën e organizuar në Paris në fund të vitit 2016. Njejtë ndodhi edhe këtyre ditëve kur në prag të sesionit vjeshtorë të asamblesë të UNESCO-s ,Serbia lancoi një film dokumentar me shumë të pa vërteta. E tërë kjo u mundësua nga pasiviteti i ynë i pa shpjegueshëm, i mbështjell me misteri se çka është duke ndodhur me sjelljen  e zyrtarëve të lartë shtetëror kështu. A ka dikush në këtë shtet që me argumente të shumta ti kundërvihet kësaj propagande “gebelsiane”.

Ajo çka është ma dëshpëruese në tërë këtë proces konsiston në atë se sa nuk jemi vetëkritik me tërë situatën e krijuar në vitet e pas luftës së fundit,posaçërisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilën në të gjitha anët me të gjitha mjetet edhe sot po e shkatërrojmë. Me vetëdije me të madhe po e zhdukim të kaluarën tonë,fare pa u brengosur për identitetin tonë urban dhe rural. Ndërtimet me leje e pa leje,uzurpimet e pronës publike,prishja e zbulimeve arkeologjike,zhdukja e tyre, janë vetëm një imtësi në arsenalin e veprimeve kundër ligjore që i kemi bërë këtyre viteve.

Kush na ka faj për këtë të huajt apo vet ne, të mendojmë pak për ketë çka jemi duke i bërë vetes,bota shef pasi ne këto veprime i bëjmë haptas pa u ngurruar fare,pa u fshehur nga organet shtetërore,që në princip nuk reagojnë edhe se e kanë detyrë parësore me e mbrojtur rendin,ligjin dhe kushtetutën.

Politikë-bërësit tonë së bashku me diplomacinë senile po i lejojnë këto veprime të Serbisë duke mos reaguar,e anëtarësimi i yni në këto organizma ndërkombëtare është jetik për të gjithë ne, pasi me pranin tonë në UNESCO do të jemi kontribuues të mëdhenj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe forcimin e IDENTITEIT tonë në këta hapësira me shekuj.

 

 

 

 

Prishtinë                                                                             arch. Ylber Vokshi -Ylli

13 tetor 2017                                                                                    arkitekt i pavarur

ylberv@gmail.com

 

Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Analiza Tagged With: arch. Ylber Vokshi Ylli, nuk aplikoi në UNESKO, PSE KOSOVA

VATRA- FORMËZOHET KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES

October 13, 2017 by dgreca

U formëzua Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës Panshqiptare Vatra/

DRITAN VATRA-4

Bazuar në vendimet  e mëparshme të Kryetarit të Federatës, Kryesisë dhe Këshillit, si dhe me propozim të z. Bashkim Musabelliu, u formëzua  Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës sonë me këtë përbërje:

Bashkim Musabelliu, Kryetar.Musabelliu eshte jurist me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, gjyqtar, avokat dhe konsulent ligjor.

Mehmet Kadria, Anëtar

Kadria është jurist i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, me përvojë dhe me kulturë të gjërë.

Kujtim Porja, Anëtar

Porja është jurist me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës administrative dhe publike.

Kryetari I Vatrës z.Mishto falenderoi z . Musabelliu për përzgjedhjen e kujdesshme dhe me shumë integritet të anëtarëve të komisionit dhe i kërkoi z. Musabelliu që Komisioni i Garancive të Kanunores të funksionojë tërësisht i pavarur nga cdo interes apo konjukture, dhe ti përmbahet rreptësisht vetëm Kanunores, si një gur i shenjtë i ekzistencës dhe mbarëvarjes së punëve në Federatë.

Konstituimi dhe pranimi i kredencialeve të anëtarëve të Komisionit do të bëhet ditët e ardhshme.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Bashkim Musabelliu, dalip greca, Komisioni i Kanunores, Vatra

“SHTËPIA E XHA QERIMIT” DHE EKSPLORIMET E UGOLINIT NË BUTRINT

October 13, 2017 by dgreca

Gezim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1 Ugolini1.Debati mbi ndërtimet ne zonat arkeologjike njihet si një pikë e nxehtë.Ka një ndjeshmëri të madhe qytetare për mbnrotjen dhe mos shkatërimin e objketeve të trashgimisë kulturore materiale.Duke hyrë në temë.Në sitin e Butrintit mbrojtur nga UNESCO,po rikonstruktohet godina e “xha Qerimit”,banesa e vetme  që shërbente si fjetore për rojtarët e kohës.Banesa, qq ka shërbyer magazinë gjithë kohës për objekte dhe mjetet e  ekspeditave arkeologjike me një projekt, po kërkohet të rikthehet në një godinë shërbimi.Pyetjet që ngrihen dhe kan kërkuar vëmndje ditët e fundit janë:

-A lejohet ndërtimi(rikonsturksioni) në një zonë të mbrojtur si Butriniti?

-A janë firmat e ndërtimit të miratura për të kryer ndërtime në zonat arkeologjike?

-A ja vlen të ribëhet nëj godinë shërbimesh në një vend  kur dikur janë kryer gërmime dhe është  brenda një zone historike apo kryhen  studime të tjera?

-A duhet të ruajmë trashëgimin duke lënë jashtë biznesin që kërkon të gllabëroj vendet ku fitimi është i qëndrueshëm dhe i garantuar?

Një biznesmen, që  merret me errëzat kërkoi dy vjet më parë të rijetizonte kalanë e Ali Pashës në Porto Plermo,mirëpo qëndrimi ka qënë kundër këtij rijetizimi dhe kalaja ku dikur kishte bujtur Vasiliqia mbeti e pacënuar.Shumë kohë më parë u kërkua të rijetizohej kalaj e Lezhës me ndërtime të lehta ,por që në të vërtetë janë bizneset ata që kërkojnë fitime përmes shërbiemeve  për turistët që viztojnë objektet trashgimisë kulturore.Rreth 8-9 vjet më parë u kërkua të rijetizohej kalaja e Kaninës  ,por që nuk ndodhi edhe pse ka raste të tjera  biznesi ka punën etij të  shtrij tentakulat e tij,atje ku ka më tepër fitim.

Në rastinë fjalë zgjidhja më e mencur do të ishte  me një fjalë të vetme.Më mirë prisheni  fare atë atë ndërtim,  të mbetur prej viteve ‘75.Kështu do të mbrohej zona ,firmat do të shtyheshin më tej këtij limiti dhe  godinat e shërbimit për qytetartë le ti bëjnë jashtë kufijve.Fakt, që synohet që brenda objektevev historike të trahëgimisë  është numri i lartë i turistëve që do të vizitojnë këtë perla në jug të vendit.Pra ka një fitim të madh edhe për lokalët e shërbimit.Shikoni rastin e Apolonisë,të Bylysit,të Gjirokastrës me numrin e turistëve,që kërkojnë të njihen me trashgimin kulturore që afron ky sit arkeologjik.Sa ëshët fitimi mjafton të kujtojmë se 10-15 vjet më parë,biletashitësi i këtij kishte shkuar me pushime në Sharm El sheik.Mirëpo edhe specialistëtë të cilët ngrenë zërin  janë të dyzuar.Edhe të kryhen ndërtime në zona arkeologjiek,pra ndërtime të lehta edhe të mos kryhen thonë.Nëse rindërtimi do të ishte kryer me mjete të lehta dhe të lëvizshme dihet, që zhurmë nuk do të kishte .Por ,kjo zhurmë mendoj se nuk ka shumë vend.Ajo duhet bërë për rastet kur dëtimi është prezent më obejkete që janë kataloguar dhe janë realisht  të trashgimisë kulturore,si psh një murr,mozaik,portike, etj.Duke qënë se ndërtimi ka ekzistuar  ai duhej bërë me një ndërtim me një konsturksion të thjeshtë dhe me një firmë të specializuar sic e kërkon ligji.
2.

Për ata të interesuar në qytetërimet e kaluara, vendet arkeologjike kanë një vlerë të veçantë në bazë të lidhjes fizike që ato ofrojnë me këto civilizime ,shkruan James G. Schryver.AssProfessor of Art History at the University of Minnesota, Morris.Për të tjerët, ata mund ky interesim mund të kenë interesa financiare, politike, apo ndonjë vlerë tjetër. Artikulli Richard Hodges  për ‘ Nikita Hrushovi në këtë çështje na tregon se, në gjysmën e dytë të shekullit të 20, vlera e Butrintit varej shumë nga ata të  cilët po e shikonin. Për regjimit komunist pas Luftës së Dytë Botërore të Enver Hoxhës, ishte një lidhje mes popullit të tij modern të Shqipërisë dhe qytetërimit të madh Ilyrian të së kaluarës. Për Hrushovin, vlera historike e faqes ishte afër askund aq i madh sa potencialin e saj për ta përdorur si një bazë sovjetike nëndetëse.Këto ide që hedh James G. Schryver kan gëluar sigurisht në atë kohë ngase pak më poshtë e shohim arsyetimni e tij mbi të kaluarën e lashtë të Butrinit  si dhe të misionit arkeologjik Italian në Butrint.

3.

Këto pikëpamje të ndryshme të Butrintit nuk mund të na habisin sot, kur ne të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se ne të sjellë vetë agjendat tona me ne kur të bëjnë të pamundurën për të përjetuar ose ri-krijuar të kaluarën.Ajo që ata mund të na çojnë për të kërkuar, megjithatë, nëse është apo jo agjenda të ngjashme kanë qenë në punë, kur vendi u gërmua fillimisht, parë, dhe paraqitur për një publik më të gjerë me ekskavator e tij italian, Luigi Maria Ugolini. Një vështrim i përciptë në shumë publikime Ugolinit shpejti tregon se, për të paktën, Butrint do të thotë shumë më tepër se shuma e zbulimeve të saj arkeologjike.Në nivel rajonal, puna e Ugolinit në Butrint, dhe në të vërtetë në Shqipëri në përgjithësi, është kryer në kuadër të  sfondit të një qeverie italiane që dëshiron për të kundërshtuar atë që ata e shihnin si rritjen e ndikimit francez në kuadër të mbretërisë. Në një nivel më individual, Ugolini e pa veten si thjesht  të thelluar në një  marrëdhënie të veçantë shkencore mes Italisë me Shqipërinë dhe duke vazhduar me eksplorimet e një linjë të gjatë të arkeologëve dhe studiuesve të tjerë që shtrihen (sipas tij) të gjithë rrugën prapa në vizitën e 1435 Ciriaco d’Ancona-së . në anketat e tij më të përgjithshme të vendit në vitin 1920, në mënyrë të veçantë Ugolini ka shmangur shpenzimet e sasive të mëdha të kohës në Shqipërinë qendrore, të cilën ai e deklaruar ishte një pjesë e vendit që ishte studiuar në mënyrë adekuate. Edhe pse, në mënyrë të veçantë, ai ishte i interesuar (banorëve të lashtë të gadishullit Ballkanik), ai ishte larg nga indiferent ndaj provave për përmirësimet e bëra në Shqipëri e lashtë nga Perandoria Romake. Këto interesa, dhe lidhja që ai pa me përshkrimin e vizitës dyditore Enea ‘atje në Aeneid, ishin ato që në fund të fundit e çuan për të punuar në Butrint.

4.

Misioni italian ngritën çadrat në akropolin në Butrint,  në vitin 1928.Në vitin 1937, një version të popullarizuara të raporteve të tij zyrtaretë gërmimit Butrintit u botua pas vdekjes (Ugolini vdiq në moshën 41 vjec, Tetor 4, 1936 në Bolonjë). Në një paralele interesante me disa nga fjalët më vonë Hrushovit në lidhje me vendin, parathënien e këtij më të lexuar nga librat e Ugolinit -Butrinto: Il Mito d’Enea (1937) -s në mënyrë specifike se Mussolini, ka kërkuar që Ugolinitë e shkruajnë atë, sepse “është njerëzit që paguajnë për studimet tona me sakrificën e tyre, dhe për këtë arsye që kanë të drejtë më të madhe të të gjithë të gëzojnë rezultatet.” Ajo që Ugolini ka prezantuar ishte historia e një qyteti  i lidhur fort mes Trojës së lashtë dhe të Romës së lashtë. Ajo ishte modeluar pas ish dhe u bë model për këtë të fundit. Si e tillë, ajo është e lidhur edhe me Italinë fashiste të  Musolinit .Për ata gërmuar në Butrint puna e tyre në këtë “Colonia Augusta,” ky Troy të dytë, nuk ishte vetëm një çështje e rëndësisë arkeologjike dhe historike, por një e krenarisë kombëtare.Ajo ishte me këtë krenari se Ugolini paraqitur punën e tij për publikun italian. Në faqet e para të tekstit, ai vuri në dukje se, që nga fillimi, Butrint i dhe rrethinat e tij kishte premtuar jo vetëm mundësi më të mirë për zbulimin e provave të kolonizimit grek apo Korintit, por edhe nga të mirat e dominimit të saj të gjatë me Romën e lashtë . Ajo ishte vetëm katër vjet më vonë, në pranverën e vitit 1928, që Ugolini ishte në gjendje për të realizuar dëshirën e tij për të punuar në Butrint.Ai arriti me ekipin e tij të vogël me anije, ashtu si Eneas, dhe ndërsa duke pritur aty pranë për të erës dhe ujërat për të qetësuar për ndeshjen e fundit të udhëtimit, ai kaloi kohën e duke rilexuar poemën e Virgjilit. Rreziqet dhe vështirësitë e shumta e kanë pritur ekipin pasi ata arritën në vend, por asnjë nga këto nuk i ka penguar  ata për tjua shuar entuziazmin e tyre.Jo vetëm që ishte vendi në vetvete mjaft i egër, por edhe prokurimi i dispozitave provuar e vështirë, me udhëtim Sarandë, qytetin më të afërt, shpesh duke marrë një ditë e gjysmë për të përfunduar. Për fat të mirë, në sajë të punës së mëparshme të inxhinierëve ushtarakë italianë të shekullit të 20, një burim i ujit të pijshëm mund të gjendet afër katër orë larg. Dhe në kullimit, dhe punët hidraulike në vend.

Në fund, raporti i tij ishte një përzierje të angazhohen për përshkrimin shkencor dhe analiza, eksplorim narrative (duke përfshirë një përshkrim të florën, faunën, dhe banorët e rajonit) që do të jetë në vendin e vet në faqet e National Geographic Magazine.

5.

Në vitet që kanë kaluar,  kam parë zhvillimin me interes të konsiderueshëm për hetimet arkeologjike të zhvilluara në Shqipëri në mes të viteve 1924 dhe 1943 nga misioni arkeologjik italian, dhe veçanërisht figura e Luigi Maria Ugolini, i cili ishte protagonisti kryesor i misionit dhe përgjegjës deri  në1936, vitin e parakohshëm të tij,  shkruan  Stefano Magnani te studimi i tij: “”In Albania sulle orme di Roma. L’archeologia politica di Luigi Maria Ugolini .Arsyet për këtë janë të shumta. Një rol kyç është luajtur fillimisht nga debati italian mbi arkeologjinë gjatë  viteve njëzet apo  të kohës së fashizmit. Ishin të studiuara në Arkivat historike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të dokumenteve zyrtare, që kanë të bëjnë me organizimin e misionit italian në Shqipëri, në bazë të së cilës ishte e mundur për rindërtimine  kontekstit politik dhe ideologjik në të cilin u mbajt dhe të hetojë kompleksitetin e marrëdhënieve politike tëUgolinit  dhe qëllimi me të cilën ai e udhëhoqi për dymbëdhjetë vjet. E rëndësishme doli të jetë shkruan,  Stefano Magnani ,edhe festimi i përvjetor i njëqindtë  i lindjes së arkeologu, i cili u ka dhënë mundësinë për një konotacione më të mirë të personalitetit të tij, nga pikëpamja e njeriut dhe shkencore, përmes një kujtimi lokal dhe  grumbullimi i artikujve të përkushtuar për aktivitetet e Ugolinit u shfaq në guotidiani të  shumta dhe revista të periudhës .Kjo ka kontribuar në zbulimin e një dokumentacioni të pabotuar që ishte besuar i  humbur, dhe se në fakt ai ishte harruar vetëm në arkivat e ndryshme, duke përfshirë sidomos Arkivin Shtetëror në Tiranë dhe Muzeu i civilizimit romak.

Filed Under: Analiza Tagged With: “SHTËPIA E XHA QERIMIT” DHE EKSPLORIMET E, Gezim Llojdia, UGOLINIT NË BUTRINT

U MBLODH KRYESIA E VATRES

October 13, 2017 by dgreca

1 Foto e perbashket

VATRA- MBËSHTETJE TELEVIZIONIT KULTURA SHQIPTARE NË 20 VJETOR/
1 ademi flet

Të Mërkurën me 11 tetor 2017, u mblodh Kryesia e Federatës së Vatrës nën drejtimin e Kryetarit z. Dritan Mishto.Mori pjesë edhe z. Adem Belliu, pronar i Televizionit Kultura Shqiptare.Një ndër pikat e këtij takimi ishte mbështetja që Federata Vatra i jep Televizionit Kultura Shqiptare në 20 Vjetorin e themelimit.

1 KryesiaBelliu e njohu Kryesinë e Vatrës me programin e festimeve të 20 vjetorit, të Televizionit, ekrani i të cilit ka qenë nëj dritare të hapur edhe për Vatrën e vatranët, për degët e vatrës në Florida si: Jacksonville, Tampa Clearwater, Werchester-MA, Queens, NY, qendër etj. Anëtarët e kryesisë shprehën solidaritetin për t’i dhënë mbështetje dhe për t’u bërë pjesë e festës. Kjo ftesë u drejtohet të gjithë vatranëve që të bëhen pjesë e mbrëmjes gala që do të organizohet me 29 tetor. Festa fillon që me 5.00 pm.

1 Keshilli

Kryesia e Vatrës diskutoi edhe për veprimtaritë e tjera të komunitetit shqiptar, përfshi edhe Festën e Flamurit, 105 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

Kryesia e Vatrës diskutoi edhe për veprimtaritë e tjera të komunitetit shqiptar, përfshi edhe Festën e Flamurit.Federata Vatra në vijim të traditës së saj 105 vjecare do ta organizojë festimin me 26 Nëntor 2017. Në këtë mbledhje të Kryesisë u zgjodh Komisioni që do të organizojë festën e Flamurit. Kryetar u zgjodh anëtari i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar I saj, z. Marjan Cubi. Komisionit iu ngarkua detyra e kontaktimit me organizatat e tjera ët komunitetit për të bashkëvepruar në këtë festë që duhet të bashkojë të gjithë bashkatdhetarët nën drejtimin e Vatrës, e cila e ka kryesuar këtë festë për 104 vite, po kjo do të ndodhë edhe në 105 vjetor.

Kryesia u bën thirrje degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme të Amerikës së Veriut dhe në Kanada, që të marrin masa organizative për ta festuar me madhështi Festën e Flamurit dhe të ftojnë që të bashkohen me vatranët edhe organizatat e tjera ët komunitetit.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë u diskutua edhe për cështje organizative, si regjistrimi i degëve dhe shtimi i anëtarësisë.

Një pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe diskutimi i zhvillimeve në komunitet, si dhe zhvillimet e fundit në Ballkan e më gjërë dhe qëndrimet e Vatrës.

Anetari i kryesise së Vatrës dr. Skender Murtezani, per shkak te  pjesemarrjes se tij të parë në kryesinë, bëri betimin per detyren e anetarit te kryesise dhe kredencialet e tij u pranuan.

Degeve do tu jepen detaje teknike per vendimet e marra.

 

(Fotot nga takimi i se Merkures, 11 Tenor 2017)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, U MBLODH KRYESIA, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT